“The Guardian” me artikull për Shqipërinë, jehonën turistike dhe vizitën e kryeministrit italian

“Është e gjitha për Shqipërinë” për shumë italianë këtë verë, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni.

Kështu e ka nisur artikullin “The Guardian” kushtuar Shqipërisë, dhe jehonës turistike në vendin tonë, vizitën e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni dhe zgjedhjen e shumë italianëve për ti kaluar pushimet në shtetin fqinj.

Kryeministrja u largua nga një shtëpi ferme e rrethuar nga pemë ulliri në Puglia dhe hipi në një traget të mbushur me turistë këtë javë për në Vlorë, një qytet shqiptar, plazhet e të cilit rivalizojnë me ato të rajonit jugor të Italisë në anën e kundërt të Adriatikut, vazhdon artikulli.

Katalizatori për udhëtimin e saj të shkurtër dhe të minutës së fundit ishte zbulimi se mijëra italianë i kanë shmangur shezlonget e vendit të tyre të shtrenjta për vendin ballkanik këtë vit, një trend që ka pakënaqur disa zyrtarë të qeverisë italiane.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndezi debatin pasi u mburr në rrjetet sociale për “pushtimin” e “gati gjysmë milioni” turistëve italianë. Ai e ilustroi çështjen duke krahasuar një foto të një trageti të mbushur plot që mbërrin në vendin e tij me një nga Vlora, anija mallrash që mbante rreth 20,000 refugjatë shqiptarë që u larguan në drejtim të kundërt më 8 gusht 1991.

“Ajo doli [nga trageti] me një grup të madh italianësh që dukeshin shumë krenarë për shoqëruesen e tyre të veçantë të udhëtimit dhe po brohorisnin teksa ajo zbriste”, tha Rama për Guardian. “Ajo çfarë është e mrekullueshme për Giorgia është se ajo është autentike dhe shumë e drejtpërdrejtë – ajo që shihni është ajo që merrni. Fjalët e saj të para pasi e shoqërova në vendin ku qëndroi ishin: ‘Sa i bukur është ky qytet!’

Italianët dhe turistë të tjerë europianë po vërshojnë në turma drejt Shqipërisë, një nga vendet më të varfra të Europës, imazhi i së cilës është përlyer prej kohësh nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Po, ata tërhiqen nga plazhet dhe malet. Por ata janë kryesisht të magjepsur, siç pranon Rama, nga kostot e lira të vendit.

Pushuesit italianë, veçanërisht ata në Puglia, janë acaruar gjithnjë e më shumë këtë verë nga kostot ndonjëherë të tepruara.

Kostoja mesatare e marrjes me qira të dy shezlongeve dhe një çadre është midis 35 € dhe 50 € në ditë në Puglia – dukshëm më e lartë se në Shqipëri, ku është më shumë se 10 €.

“Çmimet më të ulëta këtu padyshim që e bëjnë magjinë e tyre, por mendoj se është më shumë se vetëm çmimet”, tha Rama. “Shqipëria ka hequr qafe më në fund stigmën e tmerrshme të viteve ’90 që na persekutoi për kaq shumë vite. Shqipëria është tashmë destinacioni i ri turistik që do të zbulohet në Mesdhe.”

Ndër ata që udhëtonin për herë të parë në Shqipëri ishte Alessandro, një 32-vjeçar që jeton në Bolonjë, por u rrit në Salento, një zonë e Puglias në thembër të çizmes së Italisë, e njohur për plazhet e saj të paprishur. Ai dhe e dashura e tij e nisën udhëtimin e tyre këtë fundjavë me një vizitë në lumin e Shalës në veri para se të niseshin për në bregdet.

“Ne gjithmonë na pëlqen të vizitojmë vende të ndryshme dhe mua më pëlqen shumë Evropa Lindore, kështu që vetë vendi është motivi i parë,” tha ai. “E dyta është çmimi. Edhe shumë kolegë të mi shkojnë në Shqipëri sepse është më lirë se Puglia, apo Siçilia, Sardenja dhe Toskana. Ato janë të gjitha të bukura, por të gjitha kushtojnë shumë më tepër këtë vit.”

Ndërsa numri i turistëve të huaj në Itali është rritur këtë vit krahasuar me vitin 2022, udhëtimet e brendshme janë ulur deri në 30% , sipas shifrave të këtij muaji nga shoqata e turizmit, Federturismo. Disa italianë kanë hequr dorë fare nga pushimet për shkak të kostos së lartë të jetesës, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur destinacione më të lira edhe nëse kjo nënkupton pagesën e fluturimeve apo trageteve. Demoskopia, instituti i kërkimit, tha se kostoja e një pushimi në Itali ishte rritur me një mesatare prej 9% krahasuar me vitin 2022.

Edhe pse shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre, të shtyrë kryesisht nga varfëria dhe korrupsioni, vendi po tërhiq vizitorë spanjollë, britanikë, amerikanë “e madje edhe australianë”, tha Rama.

Rama është fokusuar shumë te turizmi vitet e fundit. Hotele të reja kanë dalë dhe një aeroport pritet të hapet në Vlorë vitin e ardhshëm. Shqipëria po bëhet gjithashtu gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e udhëtarëve të rinj për skenën e saj të festave, me shtypin italian që e krahason atë me Rimini në vitet 1960.

“Ky është viti i parë që Tirana është e mbushur me njerëz gjatë gjithë vitit, me shumë të rinj që vijnë për të shijuar jetën e natës,” tha Frenkli Prengaj, menaxher i agjencisë turistike Discover Albania në kryeqytetin shqiptar. “Është plot me italianë, spanjollë dhe anglezë. Shqipëria sot ofron një shërbim turistik më të mirë se sa, të themi, pesë apo 10 vjet më parë – dhe fjala kyçe është ‘e lirë’.

Francesco Lollobrigida, ministri i Bujqësisë i Italisë dhe kunati i Melonit, i cili pushoi me të në Puglia,  kundërshtoi përpjekjen e Shqipërisë për të konkurruar me Italinë.

“Ne duhet të shpjegojmë se cilësia shpërblehet,” u tha ai gazetarëve . “Prandaj, kur dikush paguan më shumë, do të thotë se ai merr më shumë. Puglia është një përsosmëri… me sa duket, ka vende në bregdetin e Adriatikut që aspirojnë të kenë të njëjtën prirje për të mirëpritur turistët në të njëjtën mënyrë që ka Pulia. Por ajo që gjen në Pulia nuk mund të gjendet atje.”

Ndërkohë, Matteo Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë, dukej se po udhëtonte nga zgjedhja e tij e zakonshme për pushimet veriore në Polignano a Mare, një vend ikonik plazhi në Puglia, për të ndarë një selfie me të dashurën e tij në të cilën ai deklaroi: “Che meraviglia !” (sa e mrekullueshme).

Por italianët jo vetëm që po pushojnë vetëm në Shqipëri, por shumë jetojnë atje, të tërhequr nga kostoja më e ulët e jetesës dhe taksat.

“Ka kaq shumë italianë këtu tani sa bëjmë shaka se Shqipëria është rajoni i 21-të i Italisë,” tha Amos Ballico, një operator turistik për Discover Albania, me origjinë nga Veneto. “Dikur ishin kryesisht pensionistë, por tani po vijnë të gjithë”.

Ai tha se vendi tërhoqi shumë nga jugu, kryesisht për shkak të afërsisë dhe marrëdhënieve historike midis të dyve.

Disa njerëz panë postimin e Ramës që krahasonte turistët italianë me shqiptarët e arratisur në Itali në ofensivën e viteve ’90.

“Njerëzve që nuk mund të buzëqeshin dhe ta marrin veten shumë seriozisht, humbasin një pjesë të madhe të dhuratës së mrekullueshme të jetës,” tha ai. “Por pavarësisht kësaj pakice të zhurmshme, postimi ishte vetëm një buzëqeshje në një moment emocionues në rrugëtimin tonë drejt një të ardhmeje më të ndritshme. Tridhjetë vjet më parë ne po shpëtonim nga ferri dhe u shfaqëm në brigjet italiane duke u dukur si të huaj nga një planet tjetër. Në ditët e sotme italianët po shfaqen në brigjet tona… duke pushtuar Shqipërinë butësisht dhe ëmbël”. /TopChannel/ /KultPlus.com

Shqipëria e treta në botë për rritjen në turizëm, Rama publikon statistikat e OBT-së

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të tretën për rritjen në turizëm, pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot statistikat më të fundit të OBT-së, të cilat i referohen periudhës qershor 2022-qershor 2023.

“Ja edhe tabela krahasuese nga qershori vjet deri në qershorin sivjet, e sapopublikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, ku Shqipëria renditet e treta për rritjen në turizëm, pas Katarit dhe Arabisë Saudite, po pa Kupën e Botës”, shkruan Rama.

Sipas INSTAT, numri i turistëve që vizituan Shqipërinë vijoi rritjen edhe përgjatë muajit qershor.

Konkretisht, numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 76.4 % në qershor, krahasuar me qershorin e vitit të shkuar. Në total numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 49.7 %, në krahasim me qershorin e 2022.atsh

Gazeta ‘L’Est républicain’ promovon Shqipërinë, Rama: Mbi 60 mijë turistë francezë në 7 muaj

“Shqipëria është e mrekullueshme”, shkruan gazeta e njohur franceze “L’Est républicain”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e botuar nga gazeta franceze e cila thekson se “është koha e duhur për të zbuluar këtë destinacion origjinal dhe të lirë”.

Rama theksoi se “mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, plot 56 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”.

Në shkrimin e botuar nga francezja “L’Est républicain” thuhet se “Shqipëria është e mahnitshme. Aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike, ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike”.

“Shqipëria është një vend malor (70 % e sipërfaqes është e përbërë nga malet). Alpet dinarike, në veri të vendit kulmojnë në 2700 m lartësi. Ato rezistojnë ende të egra dhe pak të frekuentuara. Parku kombëtar i Thethit është një nga vendet që duhet vizituar. Me malet, ujëvarat, shpellat dhe fshatrat si ai i Thethit, me vlera arkitekturore”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e “L’Est républicain”.

Gazeta franceze ka përshkruar Alpet, Thethin, liqenin e Komanit, qytetin e Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Butrintit dhe Tiranën./atsh/KultPlus.com

TG24 promovon 10 plazhet më të bukura shqiptare, Rama: Mbi 310 mijë turistë italianë në 6 muaj

Kolosi mediatik italian TG24 promovon Shqipërinë turisitike përmes një shkrimi që i dedikohet rivierës, nga Velipoja në Sarandë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e TG24 që promovon 10 plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar.

“10 plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar, sipas kolosit mediatik TG24 në Italinë fqinje që përshkon rivieren nga Velipoja në Sarandë, duke e shtuar promovimin e Shqipërisë turistike nga ana tjetër e Adriatikut”, shkruan Rama.

Po ashtu, Kryeministri informoi se mbi 310 mijë turistë italianë kanë frekuentuar Shqipërinë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, më shumë se asnjëherë më parë.

“Turistët shijojnë mikpritjen dhe ushqimin fantastik, plazhet dhe natyrën e mrekullueshme, me premtimin për t’u kthyer sërish”, tha Rama.

Ndërsa e cilëson Shqipërinë si Maldivet e Europës, TG24 ndan përshtypjet për 10 plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar për pushime me çmime të lira.

TG24 sjell një përshkrim të detajuar të plazheve shqiptare nga Drimadhes, Dhërmi, Ksamil, Gjipe, Borsh, Sarandë e Vlorë në bregdetin jonian, te Velipoja, Shëngjini e Lalzi në bregdetin e Adriatikut./atsh/KultPlus.com

Tabloidi britanik: Kala Festival po e shndërron Shqipërinë në një markë

Gjatë ditës joga, gjatë natës festë. Kjo është Kala Festival, që po përpiqet ta bëjë markë Shqipërinë, shkruan Rachel Moss për ”Metro”-n, tabloidin me tirazhin më të madh në Mbretërinë e Bashkuar.

”Reflektimi i hënës që ‘kërcen’ mbi Jon të lë pa frymë dhe muzika është aq e mirë sa stafi ynë po ngjitet në bar për t’iu bashkuar festës. Kjo nuk është ajo që prisja nga udhëtimi im i parë në Shqipëri.

Kur u thoni të afërmve mbi moshën, le të themi, 45 vjeç, se po shkoni në bastionin e ish-komunistëve, ata do të bëjnë një pyetje: a është i sigurt ai?

Megjithëse diktatura e saj ra në vitin 1990, Shqipëria ka luftuar për të marrë vendin që i takon në sytë e pushuesve, pa u ndihmuar nga përmendja e saj e rregullt në Westminster se në vitin 2022, kishte më shumë shqiptarë që aplikonin për azil në MB se çdo kombësi tjetër.

Megjithatë, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të reja evropiane për ata që e njohin, duke tërhequr një rekord prej pesë milionë turistësh vitin e kaluar. Si?

Kala, një festival njëjavor i mbajtur në qytetin bregdetar të Dhërmiut, premton joga ditën dhe kërcimin natën, për një brez të ri vizitorësh që kërkojnë parajsën me pak para’.

Kala e sheh veten si një alternativë luksoze për frekuentuesit e festivaleve. Në vend të një tende, ju mund të zgjidhni nga paketat që ofrojnë hotele me tre, katër ose pesë yje. Harrojini hamburgerët ngjyrë bezhë, pasi restorantet buzë plazhit shërbejnë linguini me fruta deti, sallata të freskëta dhe pica cilësore.

Është një nga disa festivalet që zhvillohen në atë që është quajtur në mënyrë fantastike “Rivera Shqiptare”, me organizatorët që punojnë ngushtë me bordin turistik shqiptar për të riparuar reputacionin ndërkombëtar të vendit.

Deri më tani, kaq i suksesshëm. Por së pari, ju duhet të mbërrini atje…

Dhe ne mbërritëm në hotelin ”Elysium”, të përshëndetur nga stafi i sjellshëm, dushe të ngrohta dhe shtretër të rehatshëm.

Të nesërmen, shoqja ime ishte e para që hapi perdet. “Duhet ta shihni këtë pamje!” tha ajo.

Dhe kishte të drejtë. Vija bregdetare e Dhërmiut është thjesht mahnitëse.

Hoteli është rreth 15 minuta në këmbë nga vendi i festivalit, ku do të gjeni katër skena kryesore. ”Klubi i jahteve” (pothuajse gjithmonë bosh), ”The Cove” (piktoresk, por me guralecë), ”Empire” (skena kryesore me grupe të drejtpërdrejta, kërcimtarë dhe vibe të mira gjithëpërfshirëse) dhe ”Splendor” (vendi që duhet të jetë për setet e DJ-ve të zhytur në dritën e hënës, ku festa vazhdon derisa të lind dielli).

Formacioni përmban një përzierje eklektike të shtëpisë, disko, funk, tekno dhe gjithçka ndërmjet tyre.

Të preferuarat tona përfshinin orkestrën ”Dele Sosimi Afrobeat” (argëtim infektiv me një anë të saksit) DJ Yu Su (i këndshëm i nënvlerësuar), Paula Tape (ai set ikonik me dritë hëne që i bëri të gjithë të kërcejnë) dhe një shfaqje pop-up nga CC:DISCO në një restorant picash (ju duhet të doni një DJ që nuk e merr veten shumë seriozisht)…

Nëse kjo nuk ju pëlqen, mund të merrni një varkë në plazhin e bukur të Gjipesë, të çlodheni për mbrëmjen me joga në perëndim të diellit, të bëheni kreativ me prosecco dhe pikturë ose të vizitoni spa-në buzë ujit. Vetëm mbani mend, të gjitha këto aktivitete do t’ju kushtojnë shtesë, me çmime që fillojnë nga gjashtë paund deri në 35 paund për një masazh 30-minutësh.

Organizatorët e Kala deklarojnë me krenari se një qëndrim për shtatë netë në festival fillon nga vetëm 299 paund për person, duke përfshirë një rrip dore të festivalit. Kjo nuk përfshin fluturimet ose transferimet dhe për të përfituar vërtet sa më shumë nga ajo që ofrohet, do t’ju duhet të shpenzoni më shumë.

Megjithatë, atmosfera është jashtëzakonisht miqësore. Natyra butik e festivalit – i cili mirëpret maksimumi 3 000 të ftuar në krahasim me 200 000 të Glastonbury – do të thotë që ju shihni të njëjtat fytyra vazhdimisht dhe përjetoni një ndjenjë komuniteti.

Gjithashtu ndiheni tepër i sigurt. Posterat përreth faqes u kujtojnë njerëzve se ngacmimi dhe urrejtja nuk do të tolerohen.

Nuk e kam parë kurrë atë nivel të kujdesit për sigurinë dhe mirëqenien e grave në asnjë festival në Mbretërinë e Bashkuar.

Si dëshmi se sa fort qeveria shqiptare po i lidh shpresat e saj te Kala Festival, Mirela Kumbaro Furxhi, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, mbërrin për të folur në një sallë gazetarësh për planet turistike të Dhërmiut.

”Standardi profesional ndoshta nuk është më i miri në botë, por kompensohet nga mikpritja”, thotë ajo, duke pranuar se Shqipëria është ende një lojtare e re në këtë lojë.

Ajo e përshkruan vendin si ‘lulja’ e pazbuluar ose Evropa gati për të lulëzuar.

Pra, pse ajo mendon se disa shqiptarë ende rrezikojnë jetën e tyre për t’u larguar?

”Sepse është shumë e vështirë të marrësh një vizë britanike”, më thotë ajo.

”Ata nuk po rrezikojnë jetën e tyre për të shkuar në Francë. Shumë shqiptarë emigrojnë, për shembull, në Gjermani, sepse Gjermania ka një sistem të rregulluar me rregulla. Ju nuk e keni këtë mundësi. Nëse po krijoni një sistem, më normal, më të arritshëm, siç ka Gjermania, Franca apo Italia, askush nuk do të udhëtonte me varka të vogla”, shton ajo.

”Ka perceptime të gabuara nga të dyja palët”, shton ajo, mes britanikëve se si është Shqipëria dhe mes shqiptarëve se si është Britania e Madhe.

”Në Britaninë e Madhe, perceptimi i krijuar nga politikanët, duke përdorur kanalet mediatike, është perceptimi se e gjithë Shqipëria po vjen në MB. Jo, jo dhe jo”, thekson Kumbaro.

”Është kaq e vështirë të ndryshosh mentalitetin dhe të ndryshosh perceptimin në Shqipëri dhe në Britaninë e Madhe. Por, kjo është ‘lufta’. Ne kemi fituar disa beteja, por jo luftën”, thotë Kumbaro.

Më pëlqeu shumë Kala Festival. Me muzikë të mirë, ushqim të mirë, një ditë të mbushur me aktivitete dhe një sfond mahnitës dhe nuk mund të kërkosh më shumë. Siç tha një turist francez “pa ankesa, pa keqardhje”./atsh/KultPlus.com

Shqipëria me fluks të lartë turistësh këtë sezon vere

Shqipëria po njeh fluks të lartë turistësh këtë sezon veror, ndërsa autoritetet në vend kanë deklaruar se vetëm përmes portës së Rinasit në vend pritet të hyjnë mbi 8 milionë të huaj, me qëllim turizmin.

President i ATHS-së Besnik Vathi, në një intervistë për ATSH-në flet për një sezon të mbarë, madje ai shton se fluksi i lartë i turistëve i ka gjetur të papërgatitur.

“Askush, as me operatorët turistik, as qeveria nuk ishim të përgatitur për një fluks kaq të lartë turistësh”, thotë ai.

Vathi, rendit disa nga arsyet se pse Shqipëria është sot një destinacion mjaft i kërkuar.

Sipas tij, infrastruktura aeroportuale dhe shtimi i operimit të linjave të fluturimet “low cost” kanë luajtur rol parësor, ndërsa promovimi perms medies sociale është një tjetër faktor. Madje këto dy faktorë, Vathi i konsideron si revolucione.

“Situata në vitin 2023 parashikohet të jetë më e mira që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Arsyet të cilat na kanë sjellë në këtë situate janë kryesisht hapja e madhe e aeroportit të Tiranës, fillimi i fluturimeve “low cost” dhe rritja me 2 deri në 3 herë e qyteteve me të cilat ka fluturime direkte nga Tirana, në raport me vitin para pandemisë. Ndërkohë gjatë pandemisë filluan fluturimet direkte nga Lindja e Mesme” , u shpreh kreu i ATHS-së për ATSH.

Kjo, sipas tij, ka bërë që Shqipëria të përfitojë një numër në rritje të turistëve.
Vathi shprehet optimist se Shqipëria do të vijojë të ketë sezone turistike verore të suksesshme si për sa i përket shifrave edhe të ardhurave.

“Kjo situatë do të vijojë edhe në vitet e ardhshme dhe numrat jo vetëm që do të mbeten këto që janë, por do të ketë një rritje progressive nga viti në vit”, thekson ai.

Kreu i ATHS-së, tregon dhe për rolin që kanë luajtur mediet sociale.

“Kësaj situate duhet t’i shtohet edhe revolucioni tjetër që kanë sjellë mediet online, që pa e pasur të nevojshme të paguash, shpërndajnë informacion për situatën, bukuritë, kushtet, bëjnë krahasime të çmimeve në destinancione të ndryshme, dhe shpërndajnë informacion. Në rrjetet sociale nuk konkurrojmë se kush paguan më shumë, se sa me cilësitë që ka një destinacion. Për shembull: nëse ti publikon një foto nga Ksamili, Valbona, Thethi a Tirana, të huaj të shumtë do të ndikohen në vendimin e tyre për ta vizituar. Disa të tjerë do të shkruajnë dhe japin informacion. Kjo është në fakt një reklamë që shumëfishon në mënyrë të natyrshme ato avantazhe cilësore në raport me vendet e tjera”, thotë Vathi.

Ai u ndal dhe në disa nga problematikat me të cilat përballet ky sektor.

“Bizneset, qeveria, vendi, askush nuk ishte i përgatitur për këtë fluks kaq të lartë. Duhet të kesh punonjës dhe ti kesh të trajnuar. Duhet të kesh kapacitetet për t’I transportuar, sepse nuk bëhet fjalë për tu përgatitur sot për nesër. Njëkohësisht duhet përmirësuar transporti, qytetas dhe ai ndërqytetas. Trafiku është një tjetër element që duhet përmirësuar”, shprehet Vathi për ATSH.

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti arriti 3.396.932.

Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky numër është rritur me 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Vetëm gjatë muajit qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.007.033. Ky numër është rritur me 15 %, krahasuar me qershor 2022.

Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë 2023, është 3.024.102, duke u rritur me 20 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në qershor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 954.389 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 30.082 dhe 8.971 shtetas./atsh/KultPlus.com

RTL: Shqipëria destinacioni autentik i pushimeve gjithnjë e më popullor

Do të jetë Franca, Spanja, Italia apo Shqipëria në krye këtë vit?

Sipas agjencive të ndryshme turistike dhe ANWB-së (Shoqata Mbretërore Holandeze e Udhëtimeve), Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor pushimesh, shkruan faqja e njohur informative holandeze rtlnieuws.nl.

Vitin e kaluar vendi ishte kaq shumë i popullarizuar sa që disa agjenci udhëtimesh ishin mbushur plot.

Wladimir Meijer i ”Albania Travel” thotë se është e vështirë se mund të përballojë kërkesën për vendin.

Dikur ai filloi të organizonte udhëtime në Mal të Zi dhe më pas shtoi Shqipërinë.

“Njerëzit ishin aq të kënaqur me atë rajon sa vendosëm të ofrojmë udhëtime vetëm në Shqipëri,” tha ai për Editie NL.

Meijer thotë se shet aktualisht pesë herë më shumë udhëtime në atë vend.

”Krahasuar me vitin e kaluar, madje kemi një rritje prej 50 për qind. Vendi është padyshim në ngritje, këtë vit jemi tërësisht të shitur”, thekson Meijer.

Operatori turistik lokal Isuf Braho nga ”Visit Albania” po sheh gjithashtu gjithnjë e më shumë holandezë që vijnë në vendin e tij.

”Ne shohim që numri i holandezëve që vijnë në Shqipëri dyfishohet çdo vit”, tha ai për Editie NL.

”Pyeta shumë turistë se si erdhën në Shqipëri si destinacion. Ata thanë se nuk e kishin idenë se do të kishte një ndikim kaq të madh te ta”, thekson ai.

Prandaj Brahos i pëlqen të shohë holandezët të vijnë.

“Ata janë turistë të mirë. Ne kemi shumë male dhe shumë det dhe kjo tërheq njerëz të këndshëm”, shton Braho.

ANWB sheh gjithashtu një interes në rritje për Shqipërinë si një destinacion.

Sipas ekspertit televiziv Ron Vergouwen, programet televizive mund ta bëjnë një vend të popullarizuar për shkak të mënyrës se si ai portretizohet.

“Televizioni është një udhërrëfyes i madh pushimesh”, i thotë ai Editie NL.

”Gjithçka është filmuar aq bukur, sa asnjë broshurë udhëtimi nuk mund ta konkurrojë atë”, thotë ai.

Por jo vetëm programi televiziv ka luajtur një rol.

Meijer gjithashtu sheh një kulm për shkak të Covid-19.

“Njerëzit që shkonin me pushime aventureske në Vietnam ose Kamboxhia, për shembull, tani janë pak më afër shtëpisë. Gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë diçka ndryshe nga destinacionet e zakonshme dhe duan një eksperiencë autentike. Këtë mund ta gjeni në Shqipëri”, thekson Meijer.

”Shqipëria është vendi i fundit që u hap pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe ajo konsiderohej edhe Koreja e Veriut e Evropës. Mendohet gjithashtu se ka kriminalitet, por njerëzit që kthehen nga pushimet nga Shqipëria, na bëjnë të ditur se janë pritur shkëlqyeshëm”, përfundon Meijer./atsh/KultPlus.com

‘Shqipëria destinacion i preferuar i holandezëve’, RTL News: Këtë vit, 50% më shumë kërkesa

Shqipëria është një përvojë unike dhe destinacion i preferuar i turistëve nga Holanda. Kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50 %. Agjencitë janë të gjitha të rezervuara.

Kështu raporton revista holandeze “RTL News”, njoftoi sot në rrjetet sociale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, duke theksuar se edhe një prej “Reality show” më të ndjekur në Holandë u regjistrua në vendin tonë.

“Reality show më i ndjekur në Holandë ‘Wie is de Mol?’ regjistrimet e të cilit u zhvilluan në destinacionet më të bukura të vendit tone, ngjalli mjaft kuriozitet në sytë e publikut holandez, duke e kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve më të preferuara për t’u vizituar”, njofton Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Sipas RTL News, këtë vit kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50 % dhe të gjitha agjencitë janë të rezervuara. Sot, gjithnjë e më shumë turistët po kërkojnë diçka ndryshe nga destinacionet e zakonshme dhe duan një përvojë autentike”, njofton Ministria e Jashtme, duke iu referuar shkrimit të revistës holandeze.

“Kultura, tradita, bujaria, mikpritja, uji  i kristaltë, ajri i pastër, Alpet e larta, kaltërsia e Adriatikut dhe Jonit, trashëgimitë kulturore të mbrojtura nga UNESCO si dhe kulinaria e pasur e kanë kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve më unike për t’u vizituar, një përvojë autentike jo vetëm për turistët hollandez, por për turistët nga e gjithë bota”, përfundon njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme./atsh/KultPlus.com

Vizita e De Cuellar, pikë kthese për demokratizimin e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton 12 majin e vitit 1990, kur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, vizitoi Tiranën zyrtare.

Kjo vizitë, pjesë e një turneu në Evropën Lindore, do të shënonte pikën e kthesës për demokratizimin e Shqipërisë, e cila vite më parë ishte bërë objekt mediatik pas futjes së familjes Popa në ambasadën italiane.

De Cuellar u prit në aeroportin e Tiranës nga Ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile dhe një sërë ambasadorësh të huaj të stacionuar në Shqipëri.

Një nga hapat e parë që Shqipëria ndërmori pas vizitës së tij ishte edhe pjesëmarrja në Konferencën e Bashkëpunimit dhe të Sigurisë në Evropë, si edhe lejimin e pajisjes për herë të parë me pasaportë të shtetasve shqiptar. / atsh / KultPlus.com

Reportazhi i RAI3: Shqipëria, destinacioni i momentit

Shqipëria si destinacion turistik po promovohet çdo vit e më shumë në medie dhe televizione ndërkombëtare.

Së fundmi, kanali televiziv italian RAI3 transmetoi një reportazh ku turoperatorët italianë e cilësojnë Shqipërinë si “destinacionin e momentit”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila u shpreh se “reportazhi i RAI3, si promovim i shkëlqyer i turizmit në Shqipëri, duke pasqyruar edhe ngjarjen më të rëndësishme që organizuam, Konventën Ndërkombëtare të Turizmit-FESTA”.

“Plazhe të pastra, det i kristaltë dhe peizazhe që të lënë pa frymë”, kështu e nis reportazhin kanali televiziv italian RAI3.

Reportazhi i RAI3:

Dy brigjet ngjajnë me njëri-tjetrin dhe pothuajse prekin njëri-tjetrin në ato 71 kilometra që ndajnë Otranton nga Vlora. Italia dhe Shqipëria nuk kanë qenë kurrë kaq afër. Të krijojmë një urë lidhëse mes dy vendeve sot dhe mbi të gjitha turizmin. Italianët që zgjedhin të kalojnë pushimet në vendin e shqiponjave janë gjithnjë e më shumë.

Mesatarisht, nga 10 vlerësime, 8 janë për Shqipërinë. Tashmë është destinacioni i momentit, por edhe për kostot, për lidhjet nga Bari nga Brindisi nga Ankona, kështu që njerëzit mund të vendosin se kur dhe si duan të shkojnë në Shqipëri.

Tragete ditore për në Vlorë dhe Durrës, por edhe fluturime direkte për në Tiranë, të disponueshme nga një duzinë aeroportesh. Në Bari takuam disa pasagjerë që niseshin për të vizituar kryeqytetin dhe më pas për t’u zhvendosur në vende të tjera.

“Në Tiranë dhe më tej. Do të ikim prej andej. Kam pesë ditë për të vizituar. Mendoj të paktën Vlorën, por ndoshta edhe Shkodrën”, tha një prej tyre.

“Kam dëgjuar për Sarandën Tiranën dhe Durrësin. Janë vende të bukura. Ka edhe plazhe.

Do të kalojmë dy ditë në Tiranë, Vlorë dhe dy qytete të tjera, në Sarandë dhe më pas në Durrës, një javë domethënë”, tha një tjetër.

“Djali im shkoi dhe u kënaq dhe do të shkojë sërish sapo të kthehemi ne, megjithatë do ta shohim vetë”, tha një turist.

“Po shkojmë në Tiranë për një kurë dentare”, tha një qytetar italian.
“Dhe do të përfitoni edhe për pak pushime?”
“Po, do të kalojmë pesë ditë dhe shpresoj t’ia kalojmë mirë”.

Protezat dentare dhe kazinotë ndihmojnë në rritjen e një fluksi që po bëhet gjithnjë e më i qëndrueshëm edhe falë tarifave konkurruese.

“Ekonomikisht e shoh shumë të përshtatshme, kjo do të na bëjë shumë konkurrencë”, tha një qytetar.

“Në hotel për një javë. Ne gjithashtu do të marrim makinë me qira, 25 euro, një gjë që në vende të tjera nuk e shpenzon këtë shumë”, tha një tjetër.

Sa kushton një javë në qershor?

“Në qershor, duke përfshirë tragetin dhe një hotel me 3-4 yje, kushton rreth 350 deri në maksimum 400 euro”, shtoi ai.

Komoditet, por edhe histori, art, mikpritje dhe me qeverinë që hap dyert për vendet fqinje duke i fokusuar në një departament të vetëm ku ka bashkuar mjedisin dhe turizmin.

Reportazhi fokusohet edhe në deklaratat e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Mjedisi duhet mbrojtur dhe jo shfrytëzuar. Në këtë kontekst përgjegjësia është shumë e madhe. Qeveria shqiptare, në kërkim të një ekuilibri, ka bashkuar në një portofol si sektorin e mjedisit ashtu edhe atë të turizmit për të zhvilluar turizmin në mënyrë të qëndrueshme dhe për të mbrojtur mjedisin jo vetëm si një pasuri të jashtëzakonshme natyrore, por edhe një burim për një ofertë të larmishme turistike”, u shpreh ajo.

Nga veriu në jug, nga bregu në brendësi, rrugë dhe itinerare duke filluar nga ato më të testuarat.

Zona më e kërkuar është Saranda. Saranda dhe Ksamili, që ndodhet në jug të Sarandës. Jane 10 kilometra nga Saranda. Zona e dytë është Vlora

A ka ende zona për të zbuluar?

Po, ka shumë. Dhërmiu dhe Borshi jane zona që për fat ka shumë pak hotele, 4 apo 5 hotele. /atsh / KultPlus.com

Özgül Özkan Yavuz: Shqipëria po bëhet tejet aktive në turizëm


Në ditën e dytë të Konventës Ndërkombëtare të Turizmit që zhvillohet në Tiranë, zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë, Özgül Özkan Yavuz e vuri theksin te zhvillimi i turizmit rajonal.

Yavuz u shpreh se Shqipëria po bëhet tepër aktive në fushën e turizmit. “Vitin e shkuar vizitova Shqipërinë për një çështje kulturore kurse sivjet po vijmë në forum turizmi dhe është zhvillim goxha i mbarë”, u shpreh ajo.

Ajo tha se Turqia është një nga 10 vendet kryesore në industrinë e turizmit dhe vitin e shkuar vendi pati diku te 52 milionë hyrje që gjeneruan 46 miliardë dollarë.

“Kjo industri është madhore për ne. Me miliona njerëz në Turqi janë të punësuar të drejtpërdrejtë apo tërthorazi në këtë industri. Turizmi është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të donim ta shtonim, të rrisnim ose të prezantonim formate të rinj turistikë apo të të bërit turizëm. Kemi produkt goxha të fortë në turizmin bregdetar dhe nuk është e lehte të konkurronim aty, por do të donim të rrisim dhe shtonim efektin pozitiv që ka turizmi në zhvillimin tonë rajonal dhe për këtë arsye po shtrojmë tematikën dhe po flasim për turizmin rural dhe jemi të lumtur që jemi renditur te fshatrat më të bukur turistikë. Jemi në këtë listë me tre destinacione të vogla”, tha ministrja turke.

“Kemi ambicie për një turizëm sa më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm në Turqi. Turqia është vendi i parë që ka nënshkruar një marrëveshje me Këshillin e Turizmit të Qëndrueshëm këtë vit dhe do të shndërrohet në detyrim për tërë mjediset tona turistike me hotel-restorante dhe gjithçka tjetër që deri në vitin 2030, 25 mijë biznese do të jenë të certifikuar në këtë certifikatë të turizmit të qëndrueshëm. Sivjet sa e nisëm këtë proces dhe sakaq 10% e industrisë sonë është certifikuar dhe kjo përbën sfidën tonë të radhës”, tha Özgül Özkan Yavuz. / atsh / KultPlus.com

Kur Shqipëria shkëlqente në skenat botërore (FOTO)

Agim Krajka dhe Vaçe Zela me Ansamblin e Shtetit, në vitet ’80-të, kohë kur turnetë artistike nga Ansambli, zinin një pjesë të rëndësishme të programit të tyre.

Mes pjesëmarrësve bien lehtësisht në sy, e madhja Vaçe Zela dhe kompozitori i shquar i muzikës së lehtë, Agim Krajka. Fotot janë realizuar në vitin 1988, para dhe gjatë shfaqjes së Ansamblit të këngëve dhe valleve të Shqipërisë, në një qytet të Austrisë.

Në këto imazhe bie në sy prania e këngëtares legjendare Vaçe Zela, Agrim Krajkës, mjeshtrit të ndjerë Rexhep Çeliku, partneres së tij Lili Cingu, si dhe vallëtarë, instrumentistë dhe anëtarë të delegacionit shqiptar. Fotografitë u publikuan për herë të parë, nga gazetari dhe studiuesi, Armand Plaka. /KultPlus.com

Pamje të rralla të Shqipërisë nga viti 1931 (FOTO)

Në vitin 1931, Shqipëria ishte një vend i vendosur në Evropën Juglindore, i vendosur në Gadishullin Ballkanik. Në atë kohë, ishte një monarki nën Mbretin Zog I, i cili kishte ardhur në pushtet me një grusht shteti në vitin 1924. Shqipëria ishte një vend kryesisht bujqësor, me një popullsi kryesisht analfabete dhe të varfër, shkruan KultPlus.

Ajo ishte e rrethuar nga vende më të mëdha, më të fuqishme, duke përfshirë Italinë, Jugosllavinë dhe Greqinë, dhe stabiliteti i saj politik dhe ekonomik shpesh ndikohej nga këta fqinjë. Në vitin 1931, Shqipëria po përballej gjithashtu me tensione të brendshme politike, pasi fraksione të ndryshme brenda vendit luftonin për pushtet dhe ndikim.

Në një përmbledhje të shkurtit 1931, nga National Geographic u botuan foto nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.

Më poshtë mund t’i shihni këto fotografi

‘Sa kemi mall s’ka deti valë, shikojmë nga larg, mendojmë për ty, o moj e bukur Shqipëri’ (VIDEO)

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,
N`mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,
moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
moj Shqipëri!

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri./ KultPlus.com

The Guardian: Shqipëria akuzon Britaninë e Madhe për mungesë bashkëpunimi

Burime qeveritare në Tiranë, sipas medias britanike The Guardian, thonë se përpjekjet e shumta për të marrë informacion nga Britania e Madhe në lidhje me pasagjerët në varkat e vogla kishin dështuar, duke i lënë emigrantët të vepronin në errësirë.

Ministria e Brendshme Britanike dyshohet se është përgjegjëse për vonimin e përpjekjeve për ndalimin e kalimeve të Kanalit anglez duke mos i dhënë qeverisë shqiptare informacion mbi rrugët e udhëtimit të emigrantëve që mbërrijnë në Britani, përcjell KultPlus.

“Ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar. E vetmja gjë që kemi kërkuar nga miqtë tanë britanikë është të na japin disa informacione për 140,000 shqiptarët që jetojnë në Britani. Vetëm Britania e Madhe ka informacion mbi rrugët”, tha një burim i qeverisë shqiptare për median britanike.

Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12,000 raportohen si shqiptarë krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020.

Dan O’Mahoney, komandanti për Forcën Kufitare, tha të hënën se numrat barazoheshin me “1 për qind deri në 2 për qind” të burrave shqiptarë të moshës 20 dhe 40 vjeç”.

“Burimet e qeverisë shqiptare shprehën zhgënjimin për mungesën e një bashkëpunimi efektiv, nisur nga shqetësimet për këtë çështje në qeverinë britanike. Tirana ka siguruar oficerët e Forcave Kufitare për të operuar në Dover, siç kërkohet nga Zyra e Brendshme, dhe zyrtarët kanë kontrolluar ata që po fluturonin jashtë Shqipërisë”, thuhet në shkrim.

Dështimi i qeverisë britanike për të vënë në veprim një marrëveshje për dëbimin e shpejtë të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në vend, nënvizohet nga mediat britanike, si burimi kryesor i shqetësimit në Tiranë. /KultPlus.com

Rusët kanë filluar të largohen nga vendi i tyre, Rama: Janë të mirëpritur në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur sot qëndrimin e tij për rusët që po largohen nga vendi i tyre pas mobilizimit të pjesshëm ushtarak të Presidentit Vladimir Putin.

Gazetarët e pyetën Ramën për zhvillimet e fundit në Rusi, e ai tha se është pro hapjes së dyerve për rusët dhe se ata mund të largohen nga vendi i tyre në shenjë revolte ndaj Putinit.

Ai u përgjigj shkurt duke thënë: “Janë të mirëpritur në Shqipëri”.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, numri i atyre që u larguan nga Rusia kaloi në 100,000 vetëm në Kazakistan dhe Gjeorgji dhe numri i tyre po rritet pas frikës së rekrutimit në front.

Gjermania ishte vendi i parë që hapi dyert për rusët që largoheshin nga vendi i tyre, duke u premtuar atyre kujdes dhe vëmendje. /KultPlus.com

Kosova dhe Shqipëria mund të jenë në të njëjtin grup në “Evropianin 2024”

Pasi përfundimit të garës së Ligës së Kombeve, tanimë janë bërë të ditur edhe vazot për kampionatin e ardhshëm Evropian, që do të mbahet në Gjermani në vitin 2024, shkruan KultPlus.

Shqipëria është në vazon e tretë, ndërkohë Kosova në vazon e katërt, prandaj në Evropianin e ardhshëm të dyja mund të jenë në të njëjtin grup.

Më poshtë mund t’i shihni edhe të gjitha vazot dhe kombëtaret tjera.

Shorti që do të përcaktojë grupet kualifikuese për në Euro 2024 do të hidhet të dielën e 9 tetorit 2022. /KultPlus.com

Flamujt më të vjetër në botë, ja ku renditet Shqipëria

Të gjurmosh origjinën e saktë të çdo flamuri nga e gjithë bota mund të jetë e vështirë pasi shumë prej tyre nuk kanë histori konkrete. Disa nga flamujt më të vjetër kanë histori që bazohen në legjenda, të cilat mund të mos jenë të sakta historikisht. Për më tepër, flamujt shpesh pësojnë disa ndryshime dhe është e rrallë që flamuri i një vendi të duket i njëjtë me atë që ishte kur u përdor për herë të parë.

Përkundër këtyre sfidave, është përpiluar një listë nga oldest.org që përfaqëson më së miri atë që besohet gjerësisht se janë flamujt më të vjetër në botë.

  1. Spanja

Viti i parë i përdorur: 1785

Viti i Miratuar Zyrtarisht: 1981

Emri Zyrtar: Rojigualda

Ngjyrat kryesore: Tribanda e kuqe dhe e verdhë me stemën spanjolle

Flamuri aktual i Spanjës gjurmon historinë e tij në shenjën detare të vendit të 1785 i njohur si Pabellón de la Marina de Guerra. Dizajni i flamurit u zgjodh personalisht nga Mbreti Charles III i Spanjës nga 12 flamuj të ndryshëm të projektuar nga Antonio Valdés y Bazán. Gjatë dekadave të ardhshme, flamuri u përdor kryesisht mbi fortesat bregdetare, kazermat detare dhe pasuritë e tjera detare.

Flamuri nuk u përdor nga një njësi spanjolle e tokës deri në 1820 dhe nuk u përdor jashtë qëllimeve ushtarake deri në 1843 kur Mbretëresha Isabella II e Spanjës bëri zyrtar flamurin. Që atëherë, skema e ngjyrave të kuqe dhe të verdhë të flamurit ka mbetur në takt (me përjashtim të periudhës së Republikës së Dytë nga 1931 – 1939) me ndryshimin e vetëm stemës.

  1. Rusia

Viti i parë i përdorur: 1696

Viti i Miratuar Zyrtarisht: 1993

Emri zyrtar: Триколор (Trikolor)

Ngjyrat kryesore: tribandë e bardhë, blu dhe e kuqe

Versioni modern i flamurit rus u miratua për herë të parë në 1696 nga Tsardom i Rusisë, por nuk ka qenë në përdorim të vazhdueshëm për shkak të historisë së trazuar të Rusisë. Flamuri trengjyrësh është përdorur dhe shpërdoruar disa herë gjatë gjithë historisë së Rusisë dhe më në fund u restaurua në 1993. Flamuri i Rusisë duket shumë i ngjashëm me flamurin Hollandez dhe sipas dy historive të ndryshme të origjinës kjo ishte e qëllimshme. Të dy historitë lidhin flamurin trengjyrësh të Rusisë direkt me atë të përdorur në Hollandë. Sipas të dy tregimeve, një car rus (ose Aleksi I ose Pjetri i Madh) u frymëzua për të valvitur flamurin e tij detar pasi dëshmoi flamujt detarë të përdorur nga Hollandezët.

  1. Japonia

Viti i parë i përdorur: shek. XVI, ndoshta më i vjetër

Viti i Miratuar Zyrtarisht: 1870

Emri Zyrtar: Nisshōki i Hinomaru

Ngjyrat kryesore: E bardhë me diell të kuq

Ashtu si shumë prej flamujve më të vjetër, origjina e flamurit japonez është e mbështjellë me mite dhe legjenda. Japonezët e konsiderojnë 660 pes si datën e themelimit të vendit dhe ata besojnë se Perandori i parë i Japonisë ishte një pasardhës i perëndeshës së diellit Amaterasu. Për shkak të kësaj historie (legjendare), simboli i diellit ka qenë gjithmonë i rëndësishëm në Japoni, veçanërisht në flamurin e vendit. Përdorimi i parë i regjistruar i një flamuri me motiv dielli në Japoni daton në 701, nëse kjo histori është e vërtetë, kjo do ta bënte flamurin e Japonisë më të vjetrin. Sidoqoftë, kjo histori shpesh diskutohet dhe jashtë Japonisë por flamuri i vendit rrallë konsiderohet më i vjetri në botë. Flamuri më i vjetër ekzistues japonez daton vetëm para shekullit të 16-të dhe përsëri, vjen me histori legjendare që e vendos atë nga shekulli i 11-të.

  1. Hollanda

Viti i parë i përdorur: c.1572

Viti i Miratuar Zyrtarisht: 1937

Emri zyrtar: Flamuri i Mbretërisë së Hollandës

Ngjyrat kryesore: tribandë e kuqe, e bardhë dhe blu

Flamuri modern Hollandez (Hollandë) është një ndryshim i Flamurit të Princit i përdorur nga William Prince of Orange në Revoltën Hollandeze kundër Mbretit Philip II të Spanjës gjatë fundit të shekullit të 16-të. Ky flamur me tre ngjyra ishte fillimisht portokalli, i bardhë dhe blu. Përfundimisht, shiriti i sipërm portokalli u ndryshua në të kuq diku pas 1630. Sipas CIA World Factbook, ndryshimi i ngjyrës mund të ketë qenë për shkak të kalimit të ngjyrës portokalli në të kuqe me kalimin e kohës. Për më tepër, Cact Factbook e konsideron flamurin Hollandez si trengjyrëshin më të vjetër në përdorim të vazhdueshëm. Ky pretendim ndihmohet nga fakti se shumica e flamujve më të hershëm përdornin vetëm dy ngjyra.

  1. Suedia

Viti i parë i përdorur: c.1562, ndoshta më herët

Viti i Miratuar Zyrtarisht: 1906

Emri zyrtar: Asnjë

Ngjyrat kryesore: Blu me kryq të verdhë nordik

Historia e flamurit suedez mund të jetë e vështirë të gjurmohet pasi ekzistojnë disa histori të ndryshme rreth origjinës së tij. Disa teori sugjerojnë që bluja dhe e verdha e flamurit janë përdorur nga gjykata mbretërore Suedeze që prej të paktën 1275. Një histori tjetër thotë se ngjyrat e flamurit u frymëzuan nga stema e tanishme suedeze nga 1442. Disa nga flamujt më të vjetër të ruajtur Suedisht tregojnë se ngjyrat e flamurit të hershëm mund të kenë qenë në të vërtetë blu dhe e bardhë. Në fakt, përshkrimi i parë ligjor i flamurit me një kryq të verdhë në një sfond blu daton vetëm në 1562.

  1. Zvicra

Viti i parë i përdorur: c.1470, ndoshta më herët

Viti i Miratuar Zyrtarisht: 1889

Emri zyrtar: Asnjë

Ngjyrat kryesore: E kuqe me kryq të bardhë

Flamuri i Zvicrës është një nga vetëm dy flamuj katrorë të shtetit sovran në botë, tjetri i përket Qytetit të Vatikanit. Edhe pse zyrtarisht flamuri është katror, ​​anijet zvicerane dhe organet joqeveritare shpesh valvisin një version drejtkëndëshe të flamurit zviceran. Historia e flamurit zviceran mund të gjurmohet në tre legjenda të ndryshme: Legjioni Theban, Reichssturmfahne (Flamuri i Luftës Perandorake) gjatë shekullit të 12-të dhe Arma Christi në shekullin e 13-të. Ndërsa të gjitha këto grupe mund të kenë përdorur një flamur të kuq me kryq të bardhë, flamuri katror u përdor për herë të parë diku në vitet 1470. Simboli i Kryqit të Kuq (një kryq i kuq në një sfond të bardhë) është një e anasjelltë e drejtpërdrejtë i flamurit zviceran. Ky simbol u bë simboli origjinal i mbrojtjes i shpallur nga konventa e parë e Gjenevës dhe i bën nderim themeluesit të Kryqit të Kuq, Zvicerian Henry Dunant.

  1. Shqipëria

Viti i parë i përdorur: c.1443, ndoshta më herët

Viti i Miratuar Zyrtarisht: 1912

Emri Zyrtar: Flamuri Kombëtar

Ngjyrat kryesore: E kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenare

Imazhet e një shqiponje të zezë dykrenare në një sfond të kuq u përdorën nga familjet fisnike të Shqipërisë që nga Mesjeta. Këto familje huazuan shqiponjën dykrenare nga flamuri i Perandorisë Bizantine. Dizajni i flamurit modern të Shqipërisë gjurmohet drejtpërdrejt në stemën e Shtëpisë së Kastriotit. Gjergj Kastriot Skënderbeu përdori një flamur të kuq me një shqiponjë të zezë dykrenare kur drejtoi një revoltë kundër Perandorisë Osmane që rezultoi në pavarësinë e Shqipërisë. Që atëherë, simboli i shqiponjës dykrenare është ripërdorur nga nacionalistët shqiptarë sa herë që vendi ka luftuar për pavarësinë e tij. Flamuri u miratua zyrtarisht në 1912.

  1. Letonia

Viti i parë i përdorur: rreth 1279

Viti i Miratuar Zyrtarisht: 1918; ri-miratuar në 1990

Emri zyrtar: Asnjë

Ngjyrat kryesore: E kuqe me brez të hollë të bardhë

Flamuri Letonez duket i ngjashëm me shumë prej flamujve më të vjetër në botë, të cilët gjithashtu kanë një skemë ngjyrash të kuqe dhe të bardhë. Ndërsa askush nuk e di me siguri se kur u përdor për herë të parë flamuri kuqezi në Letoni, ka prova historike që tregojnë se flamuri mund të ishte përdorur qysh në shekullin e 13-të. Një flamur i kuq me një shirit të bardhë u përmend për herë të parë në Kronikën Rhymed të Livonia, flamuri u përdor në 1279 gjatë një beteje midis fiseve antike Letoneze nga Cēsis. Flamuri kuq e bardhë u miratua zyrtarisht në 1918 dhe u përdor derisa filloi pushtimi Sovjetik i Letonisë në 1940. Flamuri i Letonisë së pavarur u rikuperua përfundimisht në 1990.

  1. Austri

Viti i parë i përdorur: c. fundi i shekullit të 12-të, por e dokumentuar zyrtarisht në 1230

Viti i Miratuar Zyrtarisht: 1918

Emri zyrtar: Asnjë

Ngjyrat kryesore: Tribanda e kuqe dhe e bardhë

Flamuri i Austrisë është shpesh një nga pretendentët kryesorë për flamurin më të vjetër në botë. Tribanda e kuqe dhe e bardhë mund të jetë përdorur që në 1105 dhe bazohet në stemën e dinastisë mesjetare Babenberg. Edhe pse kjo i paraprin flamurit danez me një shekull, përdorimi i parë i dokumentuar zyrtar i triband nuk ndodhi deri në 1230. Sipas legjendës austriake, flamuri i vendit u shpik nga Duka Leopold V i Austrisë si pasojë e luftimeve të tij gjatë Rrethimit të Akrit (1189 – 1191). Ndërsa kjo histori ndoshta nuk është e vërtetë, sundimtarët e Austrisë kanë përdorur ngjyra të kuqe të bardhë të kuqe prej fundit të shekullit të 13-të.

  1. Danimarka

Viti i përdorur për herë të parë: c.1219, ndoshta më herët

Viti i Miratuar Zyrtarisht: 1625

Emri Zyrtar: Dannebrog

Ngjyrat kryesore: E kuqe me kryq të bardhë nordik

Megjithëse disa vende pretendojnë të kenë flamurin më të vjetër, flamuri i Danimarkës konsiderohet gjerësisht se është flamuri më i vjetër ekzistues në botë. Zyrtarisht, flamuri njihet si Dannebrog dhe tregon historinë e tij që prej së paku 1219. Flamuri njihet nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness si flamuri kombëtar më i vjetër i përdorur vazhdimisht. Sipas legjendës, flamuri ra nga qielli gjatë një beteje në Lyndanisse, Estoni. Ndërsa legjenda mund të jetë shfaqur rreth vitit 1500, ka prova se një flamur i kuq me një kryq të bardhë ishte duke u përdorur nga danezët që nga rreth 1340 – 1370. Dannebrog është treguar në një Gelre Armorial nga rreth kësaj kohe së bashku me stemën e mbreti i Danimarkës në atë kohë. /SCAN/ KultPlus.com

76 vjet nga kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

76 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se organizimi i rezistencës antikomuniste nisi në zonën e Shkodrës, me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore. Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende ishte i dobët. Në Postribë lëvizja u nxit kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. Mbledhjet e para patën si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave dhe të banorëve të qytetit të Shkodrës.

Nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve.  Mes tyre edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër dhe në fshatrat rreth saj. Kryengritja e Postribës u shtyp nga regjimi duke dërguar forca të shumta. Osman Haxhia, u kap dhe u dënua, ndërsa Jup Kazazi i rrethuar nga forcat shtetërore, u vetëvra dhe kufomën e tij e shëtitën rrugëve të Shkodrës për të dhënë një mesazh.

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” kujton se që nga ajo periudhë nisën raprezaljet më çnjerëzore.

Për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, për Kryengritjen e Postribës njihen disa procese të shkëputura nga njëra-tjetra. Në gjyqet e para ajo që konstatohet është se përveç të dyshuarve si kryengritës, ka një numër të madh klerikësh dhe intelektualësh të Shkodrës.

Për 9 të pandehurit: Dulo Kali, Mons.Gjergj Volaj, Bilbil Hajni, Xhelal Hardoli, Cin Serreqi, Ragip Meta, Osman Haxhija, Shaban Abdullahi, Isa Meta u dha dënimi me vdekje.

Për të pandehurit: Padre Gurashi, Abaz Hysi, Myrto Dani, Jakup Dani u dha burgim i përjetshëm. Për të pandehurit: Syrja Anamali e Nuh Duli denimi me 20 vjet privim lirie.

Për të pandehurit: Sami Rrepishti, Hafiz Derguti, Sulo Kurti e Hajdin Tafa u dha dënimi me 15 vjet privim lirie.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ofron foto të një raporti të Komitetit Qendror të Partisë mbi kryengritjen e Postribës si dhe një foto ku shfaqen anëtarë të çetave të Ballit Kombëtar, ndër ta edhe Jup Kazazi, një nga drejtuesit kryesorë të kësaj lëvizjeje. /atsh /KultPlus.com

Dyfish më shumë turistë francezë nga janari në korrik

38,915 turistë francezë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari në korrik, dyfish më shumë se sa vitin e kaluar kur ishin 19,184 të tillë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e Laurence Depoux për gazetën e njohur franceze ”Femina”.

“I vërtetë, plot histori, ngjyra, por mbi të gjitha informues dhe frymëzues është ky reportazh i Laurence Delpoux për lexuesit francezë”, theksoi Rama.

“Përmes bashkëbisedimeve me aktorë të turizmit shqiptar, janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga plazhet e jugut deri tek Përmeti e Gjirokastra”, shtoi Rama.

“Gjëja e parë që çdo njeri mund të shikojë kur vjen në Sarandë, është një hapësirë buzë detit, e cila përveç magjisë që mund të japë tek çdo qytetar, ose çdo i huaj, sepse njerëzit kanë nevojë për hapësirë dhe trotuare, që nuk ka në asnjë vend dhe kur je afër, buzë detit, jep jo vetëm kënaqësi, por të jep dhe argëtim. Kam parë turistë të ndryshëm dhe me cilësi. Kam parë sa i përket muzikës, që nuk luan muzika në orë nate, që përsa i përket kësaj varianti njerëzit duan qetësinë e tyre. Është një ambient familjar. Ne duam turistë familjarë, me familjen në Sarandë. Deti qe i pastër sa i përket cilësisë së ujit. Dhe duket që po ecën. Saranda u ndërtua shpejt e shpejt pa urbanistikë. Tani janë bërë gjëra që përpiqen sa më shumë për turizmin që ta rregullojnë, sepse është një vend shumë i bukur dhe turistik”, u shpreh një turist.

“Më mirë se në Itali. Shumë bukur ishte shumë bukur, plazhi të gjitha”, thanë dy turistë të tjerë.

Ndërsa një turist i huaj theksoi se, “qytet shumë i mirë, ka shumë plazhe. Nuk është i shtrenjtë në krahasim me vendet e tjera evropiane. E sugjeroj si një vend të mirë për të qëndruar për 1 javë ose edhe më tepër”.

“Saranda e bukur, kemi ardhur për dy ditë, shpresoj të rikthehemi shpejt”, u shpreh një turist italian.

“Pushime shumë të mira, vend shumë i mirë, qytet shumë i bukur. Na pëlqen shumë deti, është i pastër, na pëlqen të notojmë, uji është shumë i ngrohtë, na pëlqen. Çmimet shumë të mira. Ne jemi nga Ukraina dhe çmimet janë pothuajse të njëjta. Do të qëndrojmë gjatë gjithë verës këtu”, tha një turist nga Ukraina.

“Është vend i mrekullueshëm, është vend magjik. Opinioni i përgjithshëm është që gjithçka këtu është shumë e bukur, është magjike. Mbrëmja është e jashtëzakonshme, ka shumë gjëra për të bërë dhe nuk na mjafton koha që kemi në dispozicion. Plazhet janë madhështorë, sapo pamë një plazh dhe uji ishte i kristaltë. Ksamili i mrekullueshëm, kemi qenë herë tjetër dhe do të shkojmë edhe nesër. Deti është i mrekullueshëm, çdo gjë këtu është e bukur. Po kënaqemi shumë”, u shpreh një turist italian.

Ndërsa një turist nga Serbia tha se, “është mahnitëse, është shumë bukur, ka shumë njerëz dhe deti është i këndshëm. Ngjyrat janë të mrekullueshme, çdokush këtu është i hareshëm. Po është shumë mirë këtu. Kemi qenë dhe vitin e kaluar dhe mendoj se qyteti po zgjerohet, ka shumë hotele dhe bare të reja. Ka plazhe edhe për familjarë, edhe për të rinj. Mendoj që këtu ka diçka për të gjithë. Po mendojmë që të vijmë sërish vitin tjetër”.

Shqipëria po shënon këtë vit sezonin më të mirë turistik sa i takon fluksit të lartë të vizitorëve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë.

INSTAT bëri të ditur se në qershor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 876.056. Ky numër është rritur me 45,0 %, krahasuar me qershor 2021.

Shifrat tregojnë se 18 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër 4228 vizitorëve të së njëjtës periudhë të vitit që shkoi.

Kryeministri Rama u shpreh më herët se nga 36 mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar 90 mijë kanë qenë vizitorët nga Britania e Madhe në Shqipëri këta shtatë muaj, falë edhe shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte./atagoval/ /KultPlus.com

Begaj me vizitë zyrtare në Kosovë, zbardhet axhenda e takimeve dy ditore (FOTO)

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë më 15 dhe 16 gusht, shkruan KultPlus.

Begaj do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës në Prishtinë.

Në axhendën e vizitës së presidentit shqiptar janë takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, takim me komandantin e KFOR-it dhe me ushtarët e FA të Shqipërisë në Kosovë.

Ndërkohë, kjo është edhe axhenda e plotë:

E hënë, 15 gusht 2022
10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës
10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve (para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës) Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë
10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh. S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu dhe delegacionin
11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur
11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve
12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca
13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête me Albin Kurtin, Kryeministër i Republikës së Kosovës
13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin
15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës
16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës
Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari

E martë, 16 gusht 2022
09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi
09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku
10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj
10:45-11:00 Takim me partitë minoritare
11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it
12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë)
13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit
14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit /KultPlus.com

“The Times”: TikTok nxit turistët të vizitojnë Shqipërinë

Pamja magjepse e plazheve dhe ushqimet e lira i ftojnë turistët drejt një destinacioni të ri, Shqipërisë, shkruan korrespondenti i së përditshmes britanike “The Times” për udhëtimet, Ben Clatworthy.

Ujërat të kristalta, zona të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ndërkohë që vetëm rastësisht mund të ndodhë që veshi të të kapë zërin e ndonjë britaniku.

Shqipëria po flak tej famën e saj, kur bëhet fjalë për krimin e organizuar, dhe po konkurron me Greqinë dhe Kroacinë tani që turizmi po ringjallet pas pandemisë.

Kërkesa është aq e lartë, saqë kompanitë ajrore po rrisin shpeshtësinë e fluturimeve, operatorët e udhëtimeve dhe turizmit po prezantojnë ture të reja, kurse grupet më të mëdha hoteliere po njoftojnë vazhdimisht hapjen e hoteleve të tyre të reja në vend.

Ekspertët e turizmit dhe udhëtimeve shprehen që media sociale është një forcë nxitëse e interesit gjithnjë e më të madh për të vizituar këtë vend.

“Ata janë përdorues të gjerë të mediave sociale atje dhe kanë përfituar nga kjo”, shprehet Ellie Marr, një specialiste për Shqipërinë në agjencinë e udhëtimeve “Regent Holidays”.

“Në të kaluarën shumë interes ishte nga njerëzit që do të zbulonin Shqipërinë si një destinacion i panjohur dhe i paeksploruar, me një të kaluar komuniste”, shtoi ajo.

“Kurse tani fakt është që njerëzit e kanë parë në imazhe, kanë dëgjuar për të dhe e kuptojnë se është një vend mahnitës për bregdetin dhe bukurinë e tij natyrore. Mediat sociale kanë pasur një efekt të madh”, tha ajo

Videot e publikuara në rrjetin social “TikTok” shfaqin pamje të Ksamilit, një resort plazhesh me ujëra të kaltra dhe këto video janë shikuar më shumë se 60 milionë herë.

Marr, e cila sapo është kthyer nga pushimet familjare nga ai vend, shprehet se ato që e tërhoqën më së tepërmi janë natyre, peisazhi i mrekullueshëm dhe bregdeti i bukur.

“Për sa i përket peizazhit, mund të them se është një kombinim i Greqisë, Kroacisë dhe Malit të Zi”, tha ajo. “Veç kësaj, vendi ka një histori vërtet magjepsëse që, falë edhe të kaluarës së afërt komuniste, e bën tepër intriguese”.

“Skyscanner”, platforma më e madhe e rezervimit të fluturimeve në botë, tha se rezervimet nga viti i kaluar për në Shqipëri janë rritur 96 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, viti i fundit i udhëtimeve para pandemisë.

Kompania ajrore “EasyJet” kishte planifikuar të niste fluturime direkte tre herë në javë nga aeroporti i “Gatwick” për në Tiranë, kryeqyteti i vendit, që në maj të vitit 2020, por kjo u vonua për shkak të pandemisë. Linja ajrore tani kryen fluturime direkte gjashtë herë në javë.

Të gjitha linjat ajrore kanë rritur numrin e tyre të fluturimeve drejt Shqipërisë. Në korrik 2019, 76 fluturime, me 14,000 pasagjerë, u kryen nga Britania e Madhe për në Shqipëri, sipas “Cirium”, një kompani analitike fluturimi. Ky numër u rrit në 207 muajin e kaluar, me 39,600 pasagjerë.

“Original Travel” shet paketa udhëtimesh turistike në këtë vend prej dy vjetësh dhe parashikon një bum të fortë turistik.

“Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia kanë qenë të gjithë jashtëzakonisht të zënë këtë verë, por mundësitë dhe kapacitetet e tyre po pakësohen”, u shpreh bashkëthemeluesi i kompanisë, Tom Barber.

“Jemi të sigurt se do të fillojë të ketë një vërshim të turstëve drejt Shqipërisë. Ne sigurisht që po e promovojmë këtë si një alternativë ndaj këtyre destinacioneve, si një opsion i shkëlqyer për pushime me makinë me shumë aventura”.

Gjatë muajve të fundit, “ToursByLocals”, që operon në të gjitha vendet e Europës, ka konstatuar një rritje të ndjeshme në rezervimet e udhëtimeve nga ana britanikëve gjatë kohës që po kalonin udhëtimet në këtë vend. Kompania ka shtuar në itineraret e saj një udhëtim për në qytetin e Korçës, si edhe një udhëtim shumë-ditor në Rivierën Shqiptare , që nis nga plazhet e Durresit, për të vijuar në qytetin e Vlorës, në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe në parkun arkeologjik të Butrintit, që është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Celia Silvani, 31, e cila ka rezervuar një udhëtim për në fundt të muajit, tha: “Jam frymëzuar nga numri i videove të ‘TikTok’ që kam parë në faqen time ‘For You’ lidhur me Rivierën Shqiptare. Duket absolutisht mahnitëse dhe disi  më ndryshe nga ndoshta disa prej zonave më të njohura të turizmit masiv të Europës, ku nuk më pëlqen të shkoj”.

Silvani nga Londra jugore, bashkëshorti i saj do të shkojnë në Ksamil dhe Sarandë.

“Ne po fluturojmë për në Korfuz dhe po marrim tragetin nga atje, kështu që do të arrijmë të vizitojmë dy vende në një udhëtim. Jam shumë e emocionuar dhe shpresoj që realiteti të përmbushë pritshmëritë e mia shumë të mëdha nisur nga imazhet në ‘TikTok’.”

Një tjetër faktor nxitës i kërkesës, veçanërisht në kushtet kur çmimet e pushimeve do të rriten vitin e ardhshëm, janë çmimet e ulëta të Shqipërisë.

“Është me të vërtetë një nga destinacionet e fundit me të vërtetë buxhetore në Europë”, tha Marr. “Ju mund të gjeni një vakt me tre pjata për 10 stërlina në restorante të caktuara. Plus, ju mund të pini një gotë verë për 2 stërlina dhe një birrë për 1,5 stërlina. Kjo duket se nuk më askund”.

Çmimet e biletave të kompanisë “EasyJet” për fluturimet mes Gatwick dhe Tiranës nisin nga 34.99 euro në muajin tetor. Kompania “Wizzair” është gjithashtu e pranishme atje. Kompania “Albawings” ofron çmime biletash që nisin nga 50.99 euro nga Stanstedi, ndërsa kompania “British Airways” kryen fluturime direkte drejt Tiranës për 60 stërlina. Të gjithë këto çmime janë vetëm një drejtim. Plazhi i Durresit ëshët vetëm 45 minuta larg me makinë nga Tirana, dhe gati pesë orë deri në Sarandë, që është skaji jugor i Rivierës Shqiptare.

Kompanitë turistike shprehen se edhe pushimet luksoze në Shqipëri nuk janë shumë të shtrenjta. Në veri të Sarandës, “Illyrian Boutique Hotel”, kushton 415 stërlina për shtatë netë në Booking.com. Për 876 stërlina në javë, pushuesit mund të qëndrojnë në dhomat e bardha të “Yacht Hotel”, në qytetin tërheqës bregdetar të Vlorës, me shëtitoren e saj të veshur me palma.

Ushqimi përqendrohet kryesisht rreth produkteve të detit dhe sërish më shumë produkte deti.  Liqeni i Butrintit është një burim kryesor i midhjeve. Pica është kudo, së bashku me makaronat, falë traditës së Italisë fqinje. Shijet greke dhe ballkanike janë gjithashtu të njohura. Karbohidratet janë një ide e mirë pasi shqiptarëve u pëlqejnë pijet e forta. Turistëve u sugjeromë të kërkojnë raki, pije tradicionale alkoolike, por të sigurohen që të mos e teprojnë me të.

Pamja magjepse e plazheve dhe ushqimet e lira i ftojnë turistët drejt një destinacioni të ri, Shqipërisë, shkruan korrespondenti i së përditshmes britanike “The Times” për udhëtimet, Ben Clatworthy.

Ujërat të kristalta, zona të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ndërkohë që vetëm rastësisht mund të ndodhë që veshi të të kapë zërin e ndonjë britaniku.

Shqipëria po flak tej famën e saj, kur bëhet fjalë për krimin e organizuar, dhe po konkurron me Greqinë dhe Kroacinë tani që turizmi po ringjallet pas pandemisë.

Kërkesa është aq e lartë, saqë kompanitë ajrore po rrisin shpeshtësinë e fluturimeve, operatorët e udhëtimeve dhe turizmit po prezantojnë ture të reja, kurse grupet më të mëdha hoteliere po njoftojnë vazhdimisht hapjen e hoteleve të tyre të reja në vend.

Ekspertët e turizmit dhe udhëtimeve shprehen që media sociale është një forcë nxitëse e interesit gjithnjë e më të madh për të vizituar këtë vend.

“Ata janë përdorues të gjerë të mediave sociale atje dhe kanë përfituar nga kjo”, shprehet Ellie Marr, një specialiste për Shqipërinë në agjencinë e udhëtimeve “Regent Holidays”.

“Në të kaluarën shumë interes ishte nga njerëzit që do të zbulonin Shqipërinë si një destinacion i panjohur dhe i paeksploruar, me një të kaluar komuniste”, shtoi ajo.

“Kurse tani fakt është që njerëzit e kanë parë në imazhe, kanë dëgjuar për të dhe e kuptojnë se është një vend mahnitës për bregdetin dhe bukurinë e tij natyrore. Mediat sociale kanë pasur një efekt të madh”, tha ajo

Videot e publikuara në rrjetin social “TikTok” shfaqin pamje të Ksamilit, një resort plazhesh me ujëra të kaltra dhe këto video janë shikuar më shumë se 60 milionë herë.

Marr, e cila sapo është kthyer nga pushimet familjare nga ai vend, shprehet se ato që e tërhoqën më së tepërmi janë natyre, peisazhi i mrekullueshëm dhe bregdeti i bukur.

“Për sa i përket peizazhit, mund të them se është një kombinim i Greqisë, Kroacisë dhe Malit të Zi”, tha ajo. “Veç kësaj, vendi ka një histori vërtet magjepsëse që, falë edhe të kaluarës së afërt komuniste, e bën tepër intriguese”.

“Skyscanner”, platforma më e madhe e rezervimit të fluturimeve në botë, tha se rezervimet nga viti i kaluar për në Shqipëri janë rritur 96 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, viti i fundit i udhëtimeve para pandemisë.

Kompania ajrore “EasyJet” kishte planifikuar të niste fluturime direkte tre herë në javë nga aeroporti i “Gatwick” për në Tiranë, kryeqyteti i vendit, që në maj të vitit 2020, por kjo u vonua për shkak të pandemisë. Linja ajrore tani kryen fluturime direkte gjashtë herë në javë.

Të gjitha linjat ajrore kanë rritur numrin e tyre të fluturimeve drejt Shqipërisë. Në korrik 2019, 76 fluturime, me 14,000 pasagjerë, u kryen nga Britania e Madhe për në Shqipëri, sipas “Cirium”, një kompani analitike fluturimi. Ky numër u rrit në 207 muajin e kaluar, me 39,600 pasagjerë.

“Original Travel” shet paketa udhëtimesh turistike në këtë vend prej dy vjetësh dhe parashikon një bum të fortë turistik.

“Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia kanë qenë të gjithë jashtëzakonisht të zënë këtë verë, por mundësitë dhe kapacitetet e tyre po pakësohen”, u shpreh bashkëthemeluesi i kompanisë, Tom Barber.

“Jemi të sigurt se do të fillojë të ketë një vërshim të turstëve drejt Shqipërisë. Ne sigurisht që po e promovojmë këtë si një alternativë ndaj këtyre destinacioneve, si një opsion i shkëlqyer për pushime me makinë me shumë aventura”.

Gjatë muajve të fundit, “ToursByLocals”, që operon në të gjitha vendet e Europës, ka konstatuar një rritje të ndjeshme në rezervimet e udhëtimeve nga ana britanikëve gjatë kohës që po kalonin udhëtimet në këtë vend. Kompania ka shtuar në itineraret e saj një udhëtim për në qytetin e Korçës, si edhe një udhëtim shumë-ditor në Rivierën Shqiptare , që nis nga plazhet e Durresit, për të vijuar në qytetin e Vlorës, në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe në parkun arkeologjik të Butrintit, që është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Celia Silvani, 31, e cila ka rezervuar një udhëtim për në fundt të muajit, tha: “Jam frymëzuar nga numri i videove të ‘TikTok’ që kam parë në faqen time ‘For You’ lidhur me Rivierën Shqiptare. Duket absolutisht mahnitëse dhe disi  më ndryshe nga ndoshta disa prej zonave më të njohura të turizmit masiv të Europës, ku nuk më pëlqen të shkoj”.

Silvani nga Londra jugore, bashkëshorti i saj do të shkojnë në Ksamil dhe Sarandë.

“Ne po fluturojmë për në Korfuz dhe po marrim tragetin nga atje, kështu që do të arrijmë të vizitojmë dy vende në një udhëtim. Jam shumë e emocionuar dhe shpresoj që realiteti të përmbushë pritshmëritë e mia shumë të mëdha nisur nga imazhet në ‘TikTok’.”

Një tjetër faktor nxitës i kërkesës, veçanërisht në kushtet kur çmimet e pushimeve do të rriten vitin e ardhshëm, janë çmimet e ulëta të Shqipërisë.

“Është me të vërtetë një nga destinacionet e fundit me të vërtetë buxhetore në Europë”, tha Marr. “Ju mund të gjeni një vakt me tre pjata për 10 stërlina në restorante të caktuara. Plus, ju mund të pini një gotë verë për 2 stërlina dhe një birrë për 1,5 stërlina. Kjo duket se nuk më askund”.

Çmimet e biletave të kompanisë “EasyJet” për fluturimet mes Gatwick dhe Tiranës nisin nga 34.99 euro në muajin tetor. Kompania “Wizzair” është gjithashtu e pranishme atje. Kompania “Albawings” ofron çmime biletash që nisin nga 50.99 euro nga Stanstedi, ndërsa kompania “British Airways” kryen fluturime direkte drejt Tiranës për 60 stërlina. Të gjithë këto çmime janë vetëm një drejtim. Plazhi i Durresit ëshët vetëm 45 minuta larg me makinë nga Tirana, dhe gati pesë orë deri në Sarandë, që është skaji jugor i Rivierës Shqiptare.

Kompanitë turistike shprehen se edhe pushimet luksoze në Shqipëri nuk janë shumë të shtrenjta. Në veri të Sarandës, “Illyrian Boutique Hotel”, kushton 415 stërlina për shtatë netë në Booking.com. Për 876 stërlina në javë, pushuesit mund të qëndrojnë në dhomat e bardha të “Yacht Hotel”, në qytetin tërheqës bregdetar të Vlorës, me shëtitoren e saj të veshur me palma.

Ushqimi përqendrohet kryesisht rreth produkteve të detit dhe sërish më shumë produkte deti.  Liqeni i Butrintit është një burim kryesor i midhjeve. Pica është kudo, së bashku me makaronat, falë traditës së Italisë fqinje. Shijet greke dhe ballkanike janë gjithashtu të njohura. Karbohidratet janë një ide e mirë pasi shqiptarëve u pëlqejnë pijet e forta. Turistëve u sugjeromë të kërkojnë raki, pije tradicionale alkoolike, por të sigurohen që të mos e teprojnë me të. /ata.gov.al /KultPlus.com

Origjina e emrit Shqipëri

Shqiptarët janë një nga të pakët popuj të Europës, e mund të themi edhe të kontinenteve të tjera, te të cilët ekzistojnë dy emra nacionalë, njëri me përdorim të brendshëm, d.m.th. emri me të cilin ata emërojnë popullin e vet, e tjetri emri me të cilin njihen nga bota e jashtme.

Nga Eqrem Çabej 

Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj.

Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që m‘anë tjetër në kolonitë shqiptare që gjinden n‘Itali e në Greqi ky emër nuk njihet. Shqiptarët e Italisë jugore e të Siqelisë, pasardhës të shpërngulurish prej Shqipërie kryesisht gjatë luftërave të para me turqit nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në shekullin e XV e të XVI, e quajnë veten e vet dhe përgjithësisht popullin e atdheut të tyre të vjetër arbëresh, dhe këtë atdhe Arbër, Arbëri. Këto emra përdorin gjer më sot dhe pasardhësit e atyre shqiptarëve që u shpërngulën pak më parë, në shekullin e XIV e të XV, prej Shqipërie për në Greqi, të cilët edhe ata nuk e kanë në përdorim emrin që zotëron sot në Shqipëri; edhe ata përdorin rregullisht arbëresh për “shqiptar”, arbërishte për “gjuhë shqipe”, arbërisht për “shqip, në gjuhën shqipe”.

Këto të dhëna tregojnë qartë që emri i sotëm shqiptar, Shqipëri, Shqipni, në kohë të Skënderbeut ende nuk kishte dalë, ose të pakën nuk ish përgjithësuar, e që ky gjithsesi është më i ri se emri i parë. Kjo do të thotë që emri i vjetër nacional i vendit e i popullit ka qenë arbën, arbër, arbëresh, arbëresh. E meqë ky emër, sikundër shihet me vështrimin e parë, është identik me Albania, Albanese etj. që u përmendën më sipër, nga gjithë këto rezulton që shqiptarët në mesjetë e kanë quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjerë.

Kjo pamje etnografike gjen vërtetimin e plotësimin e saj më një anë me disa të dhëna – të vjetra e më të reja – prej Shqipërie, më anë tjetër me dëshminë e gjuhëve të popujve fqinj me shqiptarët, e m‘anë tjetër me emrat e Shqipërisë e të shqiptarëve në burimet e ndryshme europiane të mesjetës.

Sikundër është vënë re që nga gjysma e shekullit të kaluar, emri i vjetër i vendit, përveç se në kolonitë shqiptare, që sapo u zunë ngoje, është ruajtur edhe vetë në Shqipëri. Një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së mesme ç‘merr prej Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën, dhe mal e arbën përdoret atje për “male e fusha”. Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh, dhe Arbënesh quhet edhe ishulli gjuhësor shqiptar që gjindet afër qytetit të Zarës në Dalmaci, themeluar në gjysmën e parë të shekullit të XVIII, prej të shpërngulurish nga anët e katundit në fjalë. Arbanë është një katund afër Tiranës. Më anë tjetër, në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe të Gjirokastrës e të Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni ose nga anëtari i ndonjë tjetre popullsi ballkanike. Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqipëri, po ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.

Që ai ka qenë në përdorim me përmasa nacionale, në mbarë territorin gjuhësor të shqipes, këtë e vërtetojnë ndër të tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arbëneshe të anëve të Kosovës. M‘anë tjetër burimet historike të vendit e plotësojnë këtë pamje edhe për të kaluarën. Në monumentet letrare të shqipes së vjetër, të cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbënë , populli me arbënesh, arbëruer, dhe gjuha e tij me arbënisht.

Me këto të dhëna të brendshme në lidhje me emrin nacional të Shqipërisë e të popullit të saj, pajtojnë burimet e jashtme, dëshmia e gjuhëve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e këtij emri, i cili në rrymë të kohëve rrezatoi prej Shqipërie tek ata popuj. Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe arbanasin. Arbananu quhet ai dhe në bullgarishten popullore, arbanas në rumanishten e vjetër, dhe tek aromunët e Shqipërisë e të Maqedonisë arbines, arbinesi, të gjitha reflekse të shqipes arbënesh e të varianteve të saj. Duke u ngjitur te burimet historike të mesjetës, në dokumentet e shkruara latinisht të vendeve perëndimore të kohës para dinastisë së Anjouve, të cilët patën marrëdhënie politike me disa treva të Shqipërisë, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.

Duke i shikuar këto dëshmi, të brendshme edhe të jashtme, me një vështrim përmbledhës, rezulton se emri nacional i hershëm i popullit shqiptar e i vendit të tij është arbën arbër me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizotëruar në Shqipëri gjer në shekujt e parë të sundimit osman.

Ky emër rrënjët ndërkaq i ka që në kohën antike.

Sikundër dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit, në shekullin e dytë të erës së re, në hartën e tij botërore shënon emrin e një fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis në një trevë të Shqipërisë të mesme, afërsisht midis Durrësit e Dibrës së sotme e në lindje të Leshit.

Prej këtij emri rrjedh rregullisht Arbën Arbër i shqipes, një dëshmi, ndër të tjera, që shqiptarët janë anas, autoktonë në vendbanimet e sotme dhe që aty ka një vazhdimësi, një kontinuitet gjuhe të pakën që prej antikitetit.

Nga Arbën, si u tha, ka dalë në analizë të fundit emri i Shqipërisë e i shqiptarëve te popujt e Gadishullit Ballkanik e të pjesëve të tjera të Europës. Historikisht ky emër, mbi dëshminë e përbashkët të Ptolemeut, të burimeve mesjetare të vendeve të ndryshme dhe të përhapjes së sotme popullore në Shqipëri, në krye të herës pas gjithë gjasësh i ka përkitur një treve e një popullsie të Shqipërisë së mesme; ai u përgjithësua pastaj si emër nacional në mbarë vendin që në kohën para Skënderbeut.

Përsa i përket emrit shqiptar, Shqipëri, Shqipni, ky si emër populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua më sipër, zuri vend gjatë kohës së sundimit turk, pas shpërnguljes shqiptare për në Greqi e n‘Itali. Përhapja e tij si emër nacional dhe zhdukja e emrit të vjetër si i tillë, ka lidhje pas gjase me lëvizjet etnike e sociale të popullit gjatë mesjetës dhe kohës së parë turke, me shtegtime të brendshme, me formime fisesh të reja në ato perioda historike, veçse shtysat konkrete për një zëvendësim të tillë nuk mund të ndiqen.

Vetëm një gjë mund të thuhet me gjasë të madhe, që shqip në krye të herës ka qenë emri i gjuhës. Ky si i tillë ka qenë mbase me përdorim më të moçëm, mbase paralel me emrin arbën arbër si emër etnik, dhe pastaj do të ketë shtrirë fushën e përdorimit, duke përfshirë edhe popullin e vendin. Shihet kështu se më i vjetri shkrimtar shqiptar që njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas ndë Arbanit “në Shqipëri” ka shqip “në gjuhë shqipe”; ashtu dhe Pjetër Budi (1621) shqip të na e thotë, e Pjetër Bogdani (1683) një gramatikë latin e shqip. Përdorimi etnik i këtij emri rreth vitit 1700 kishte zënë rrënjë, sepse në Vendimet e Koncilit provincial të vitit 1706 krahas Arbëni “Shqipëria” dhe i Arbëneshi “shqiptari” del edhe gjuhë e Shqipëtarëvet. Mendimi që emri shqiptar të ketë ekzistuar në Shqipëri veriore që në shekullin e XIV, e të jetë identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder të një banori të qytetit të Drishtit afër Shkodrës që përmendet rreth vjetëve 1368-1402 në arkivat e Raguzës, mbetet një hipotezë që meriton të gjurmohet më tej.

Në lidhje më në fund me burimin e dy emravet arbën edhe shqip, do pasur parasysh se shumë emra të popujve, të vjetra e më të reja, që njihen nga historia, mbeten me domethënie e burim të paditur. Një kusht paraprak i domosdoshëm në këtë fushë kërkimesh është konstatimi i formës së kryehershme të emrit përkatës. Në lidhje me këtë, për emrin e vjetër nacional të shqiptarëve mund të thuhet me siguri që nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para është forma e mirëfilltë, sikundër del dhe nga dëshmitë vendëse së bashku me dëshmitë popullore ballkanike që u zunë ngoje më sipër. Prandaj kërkimi i një rrënje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide. Duke u nisur përkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi “fushë, rrafshinë”, i cili ruhet në mal e arbën të përmendur më lart, mund ta afrojmë këtë emër me latinishten arvum “arë, tokë e punuar, fushë”, greqishten e vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”. Me emrin e Arbënit mund të ketë një lidhje të moçme edhe emri i ishullit Arbe të Dalmacisë.

Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri Shqipni, prej nga ka dalë edhe folja shqipëroj, shqipëlloj “spiegoj, sqaroj” e gjuhës popullore, ky emër mbetet me gurrë të dyshimtë.

Mendime që të ketë dalë nga emri i shqipes, duke e pasur pra shqiptarët emrin e tyre prej këtij shpendi, qysh në kohën e Skënderbeut, duke e vënë në lidhje m‘anë tjetër këtë emërtim me fjalët e Plutarkut, që Pirroja pas fitores që korri mbi makedonët u kremtua me epitetin “shqiponjë”, nuk duket t‘i rezistojë kritikës, po të nisemi nga trajtat e këtyre dy emrave.

Në të vërtetë, tek autorët e vjetër shqiptarë, shqip, shkruar me këtë trajtë, dallohet dukshëm nga emri i shpendit, që shkruhet tek ata rregullisht shqype, gjë që tregon se kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme. Jo bindëse paraqitet dhe afrimi me qipi “mullar bari”, me paravendim (presupozim) të një kuptimi të hershëm “grumbull, popull”.

Të dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera të këtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” prej greqishtes së re skippetto(n) “pushkë” (kjo prej italishtes schioppetto), një fjalë që dëshmohet për greqishten sëpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesueshëm mbetet mënëfund edhe spiegimi i fjalës shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do të thotë: “kuptoj”, si kanë thënë, po “marr; vë më njanë; përjashtoj; pranoj”. Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqip mbetet një çështje e hapët.

*Botuar në revistën “Shqipëria e re”, 1972/ KultPlus.com

Komuniteti shqiptar i Worcester feston 100 vjetorin e marrdhenieve Shqipëri-SHBA

Me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë nën kujdesin e Ambasadores Floreta Luli-Faber, u organizua një aktivitet festiv nga Albanian Community of Worcester të shtetit Massachusets dhe u mbështet nga Worcester Historical Museum.

Një përzgjedhje fotografish mbi 100 vjeçare mundësuan kthimin në kohë, dhe sollën historitë e një komuniteti sa të vjetër aq dhe vital që prej më shumë se një shekulli. Kryetari i Bashkisë së Worcester Joe Petty, pasi përshëndeti aktivitetin, i dorëzoi Ambasadores Faber Çelësin e Qytetit, në shenjë mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar ndaj komunitetit shqiptar në Worcester.

Festimet kulmuan me një koncert madhështor të mbajtur në sheshin ‘Skënderbej’. Atmosfera festive dhe mijra vetë që mbushën sheshin, treguan dhe një herë që lidhja mes popujve tanë ka në themel një miqësi dhe dashuri të pa kushtëzuar.

Shqipëria mbetet gjithmonë mirënjohëse për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj popullit tonë. /diasporashqiptare.al /KultPlus.com