Çka është nana?

Nga Flutur Mustafa

Nana asht’ rrezja e parë e mëngjesit;
që sytë ti puth, të përqafon e shtrëngon.
Nga andrra të ndan e në realitet të sjell
që të mbron, e vetëm s’të le e me ty lufton.

Nana asht’ engjëlli i krahut të djathtë
tek ty sheh vetëm mirësinë e të do pa kushte;
e tek prehri i saj i ngrohtë gjithnjë
ka vend ku të prehesh e ta pshtetësh kryt.

Nana t’i numron lotët e dhimbje ndjen dyfish
lutje thurr për lumturinë tënde si varg inxhish
dhe nuk mallkon atë që qerpikun ta prishë
por lutet për nanen e saj/tij; shpirtin asaj mos me ja nxi.

Eh nana.

Ajo gjumin e saj e ka ba përkundje të djepit,
e ka shndërru në pik tamli t’gjinit që shtatin rrisin.
Dhimbjet e saja i ka qëndisë në ninulla
që gjumin ta bafsh pa ankthe e të qetë. / KultPlus.com

”Rolling Stones” kërcënojnë me padi Trumpin për përdorimin e këngëve të tyre

Grupi legjendar i muzikës rok ”Rolling Stones” ka kërcënuar presidentin amerikan Donald Trump me procedim ligjor për përdorimin e këngëve të tyre në mitingjet e tij, përkundër direktivave të ndalimit dhe mospërdorimit të tyre.

”Stones” përmes një deklarate theksoi se ekipi i tyre juridik po punon me organizatën e të drejtave të muzikës BMI për të ndaluar përdorimin e materialit të tyre në fushatën për rizgjedhjen e Trumpit.

“BMI e ka njoftuar fushatën e Trumpit në emër të ‘Stones’ se përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre do të përbëjë shkelje të marrëveshjes së saj të licencimit”, tha ”Stones”.

“Nëse Donald Trump nuk ndërpret përdorimin e materialit tonë dhe vazhdon, atëherë ai do të përballet me proces gjyqësor për thyerjen e embargos dhe për përdorimin e muzikës që nuk është licencuar”, shtoi grupi i muzkës rok.

”Stones” ishin ankuar gjatë fushatës së Trumpit në vitin 2016 për përdorimin e muzikës së tyre për të ndezur emocionet e përkrahësve të tij konservatorë në mitingje.

Kënga klasike e “The Rolling Stones” e vitit 1969, “You Can’t Always Get What You Want (Nuk mund të kesh gjithmonë atë që dëshiron)” ishte një këngë e famshme në mitingjet e tij./ atsh/ KultPlus.com

Sopranoja e re Edina Pllana: Unë gjithmonë kam ëndërruar të bëhem një solo këngëtare

Qendrim Badalli

“Unë me muzikën jam lidhur që nga fëmijëria e hershme. Unë mund ta kujtoj edhe tash kohën kur si fëmijë kam qarë me muzikën e kompozitorit Brams. Gjithmonë kam qenë e njohur si një fëmijë që ka kënduar gjithkund. Në shkollë fillore mësuesja më kishte zgjedhur si këngëtarja e klasës ku isha vetëm tetë vjetësh. Kënga ime e preferuar që e këndoja atëherë ishte “Vjeshta”.  Shpesh gjatë orës se Edukatës Fizike jemi mbledhur në oborr të shkollës ku mu më kanë rrethuar të gjithë shokët e shoqet e klasës dhe unë këndoja për qefin e tyre, nën duartrokitjet e të gjithëve”.

Kështu e nisi intervistën për KultPlus, Edina Pllana, një nga talentet më të spikatura të muzikës klasike në Kosovë.

Tutje, ajo vazhdon intervistën duke rrëfyer sesi zgjodhi që të vazhdojë me muzike pavarësisht se kishte suksese edhe në drejtimet tjera:

“Unë kam pasur suksese edhe në drejtimet tjera përveç muzikës por meqë të tjerët më thonin se jam më e talentuar në muzikë, kam vazhduar me këtë drejtim. Unë gjithmonë kam ëndërruar të bëhem një solo këngëtare dhe shtytës drejt kësaj është sopranoja Elbenita Kajtazi, të cilën e falënderoj shumë dhe e cila është gjithmonë krah meje. Gjithmonë mund të kesh sugjerim se si të vendosësh për karriere, mirëpo atë zjarrin që e ke brenda kurrë nuk duhet ta shuash dhe gjithmonë duhet të vazhdosh përpara. Fatmirësisht, për këtë drejtim unë kam pasur edhe mbështetjen familjare, dhe shpresoj që edhe të tjerët ta kenë pasur dhe ta kenë në vazhdimësi”.


“Çdo gjë është e mundur”, i kishte thënë sopranoja me famë ndërkombëtare, Albenita Kajtazi, Edina Pllanës, në një moshë të re kur ajo ka qenë në hapat e parë të muzikës klasike:

“Shkolla e Muzikës në Mitrovicë ka qenë njoftimi i parë për mua me teorinë e muzikës. Besoj që për çdo artistë është një mundësi shumë e mirë që ta filloj karrierën dhe t’i marrë hapat e parë profesional prej kësaj kohë dhe në këtë mënyrë. Kemi pasur edhe disa koncerte korale dhe solo atëkohë ku unë kam marrë pjesë. Në këtë kohë kam mbajtur edhe Master Klasën e parë me Albenita Kajtazin, dhe nga ajo e kujtoj një porosi që gjithmonë më ka ngelur në mendje “Çdo gjë është e mundur”.

Ndryshimi i vendbanimit nga Vushtrria në Prishtinë nuk e kishte destabilizuar Pllanën në asnjë drejtim. Ajo flet për ‘adaptim të shpejtë”:

“Besoj se ne si njerëz jemi të prirë të kemi frikë nga ndryshimi, mirëpo nga ky ndryshimi im i vendbanimit kam pasur shumë të mira. Adaptimi ka qenë relativisht shumë i shpejtë. Unë nuk kam pasur paragjykime ose pengesa tjera, as në rrafshin profesional as në atë njerëzor”.

Pllana flet për studimet në Universitetin e Prishtinës, teksa përmend speficikisht profesorin dhe kompozitorin e njohur Mendi Mengjiqin:

“Vitet e para të studimeve kanë qenë vitet më efektive dhe më produktive për mua si një artiste e re. Kam marrë pjesë në disa koncerte që kemi organizuar brenda fakulteti. Për mua ka qenë privilegj që në studime ta kem profesorin Mendi Mengjiqi.  Gjithashtu me duhet të falënderoj edhe të gjithë profesorët e tjerë që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në ndërtimin tim artistik”.

Tutje, sopranoja e re nga Kosova, ka vlerësim të mirë për Universitetin e Prishtinë.

“Për kushtet që kemi, unë jam shumë e kënaqur me Universitetin e Prishtinës. Është shumë mirë që ofrohet një mundësi për talentet dhe artistët që t’i marrin hapat e parë në këtë universitet. Mendoj se niveli është solid. Ka shumë profesorë që punojnë me gjithë përkushtimin e mundshëm”.

Pllana flet për koncertet solistike që ka pasur gjerë tani teksa tregon edhe për rregulla që i ndihmojnë artistët para çdo koncerti.

“Vitin e kaluar në muajin Maj, kam mbajtur koncertin solistik me vepra nga Moxard-i, bashkë me disa kolegë të tjerë. Kam pasur edhe një koncert tjetër pas muajit Maj, ka qenë koncerti më i mirë që kam pasur deri tani sepse ka qenë koncert me orkestër, ka qenë momenti ku jam ndjerë tepër e përmbushur. Para çdo koncerti, ne artistët i kemi disa rregulla që na ndihmojnë shumë, dhe që ia rekomandoj çdo artisti, ato janë meditimet e ndryshme, relaksimi i plotë, dhe mbushja me vetëbesim”.

Edina Pllana, ka pasur ftesë për koncert në Gjermani por që situata pandemike e krijuar ndërkohë ia kishte ndalur rrjedhën:

“Kam pasur një ftesë nga kori amerikano-gjerman, kam qenë e ftuar si mysafire për një koncert në Frankfurt, por fatkeqësisht shkaku i situatës pandemike është bllokuar gjithçka. Megjithatë, vet ftesa për një koncert në Gjermani për mua do të thotë shumë”.

Emrat e njohur të muzikës klasike nga Kosova me famë ndërkombëtare si Ramë Lahaj, Inva Mula, Ermonela Jaho, Pllana i quan ‘shtylla kryesore artistike’ për ne:

“Ata janë shtylla jonë kryesore artistike. Ata janë modelet për ne të rinjtë se si asnjëherë nuk duhet dorëzuar dhe gjithmonë duhet të vazhdojmë përpara për të arritur sukseset. Me Ramë Lahajn kam pasur një Master Klasë kohë më parë, mendoj se ai është i jashtëzakonshëm”.

Ajo vlerëson potencialin artistik në vend por shprehet e pakënaqur me ndihmën e shtetit për artistët në përgjithësi:

“Unë mendoj se përgjithësisht jemi në hapa të mirë. Koncertet që po zhvillohen nga Filarmonia e Kosovës dhe aktivitetet tjera janë sinjale të mira për fushën e kulturës në Kosovë. Fatkeqësisht shteti nuk i ndihmon artistët në vendin tonë. Nëse do të isha në ndonjë pozitë vendimmarrëse, artistët do t’i ndihmoja në çështjet financiare”.

“Unë dua ta shoh veten në shtëpi artistike”, tha sopranoja e re Edina Pllana duke e përfunduar intervistën për KultPlus.

“Synimi im është përmbushja e të gjitha ëndrrave të mija. Unë dua ta shoh vetëm në shtëpi operistike diku jashtë shtetit, në vendet ku është e zhvilluar shumë muzika klasike. Unë ftoj të gjithë bashkëmoshatarët që asnjëherë të mos e lëshojnë qëllimin e tyre, të luftojnë dhe të kenë besim në vete”.  / KultPlus.com



Pema e rrallë, që Naim Frashëri mbolli në Sarandë, sot kërkon shpëtim

Dëshmia e Moikom Zeqos: “…Do të përmend me nderim mikun tim, shkencëtarin e bujqësisë Ahmet Osja, i cili qe i pari që më kumtoi se në qytetin e Sarandës ndodhen dy drurë piperi, këto drurë ishin sjellë në formë fidanësh nga Maroku dhe qenë mbjellë nga duart e Naim Frashërit.

Pema e madhe e piperit është aty, në zemër të Sarandës, në vendin e braktisur që është ende në një ankand shtetëror të bërë e të anuluar. Mund të këtë sot 145 vjeç dhe mezi mbahet në këmbë. Kushedi kush e dëshiron këtë vend në kërthizë të qytetit e shpresojmë që një njëri i mirë ta marrë e ta vlerësojë. Apo ndonjë që as nuk do t’ia dijë për pemën e piperit?

Pakkush e di që Rilindasi ynë Kombëtar, Naim Frashëri, ka jetuar e punuar në Sarandë për pak vite në të largëtin 1874-76. Ishte nëpunës i doganës së qytetit jugor dhe në këtë kohë mik i çmuar i Hasan Tahsinit. Me disa ditë pushime në qytetin tonë në breg të detit Jon, edhe unë duke shijuar bukuritë, mikëpritjen, ushqimin, kërkova me ngulm të gjeja ndonjë gjurmë të Naimit. Librin e Moikom Zeqos mbi Naim Frashërin e Bektashizmin “Syri i Tretë” e kisha lexuar, por një rilexim pas ikjes së tij nga kjo jetë, më erdhi natyrshëm ta bëja. Dhe aty, në faqen 281 ka një dëshmi befasuese, një sinjal, një shenjë: “… Do të përmend me nderim mikun tim, shkencëtarin e bujqësisë Ahmet Osja, i cili qe i pari që më kumtoi se në qytetin e Sarandës ndodhen dy drurë piperi, këto drurë ishin sjellë në formë fidanësh nga Maroku dhe qenë mbjellë nga duart e Naim Frashërit. Naim Frashëri tani nuk është më, por drurët e piperit janë, të cuditëshme si dy qënie jashtëtokësorësh në këto brigje jonike, si dy emigrantë të habitshëm dhe të pa shpërbëshëm në klimën dhe peizazhin jonik…”, shkruante Moikom Zeqo në 2001, 19 vite më parë.

Në Sarandë pak e dinë këtë histori. Disa nuk e kanë dëgjuar asnjëherë, por gazetari i Report Tv Limos Didani e gjeti pemën e vjetër të piperit. Ishte këtu. Në qendër të qytetit bregdetar, në një vend të braktisur e ndoshta më të lënin pasdore se kudo.

Këtu jam edhe unë. Pema është e vuajtur, e gërryer, e vjetër, është vetëm 1, ndryshe nga dëshmia në libër. Ndoshta ka qenë dhe një tjetër më parë, tani nuk është më. Të jetë kjo pemë piperi vallë e mbjellë me duart e Naimit, siç dëshmon agronomi e shkencëtari i bujqësisë,(për fat të keq edhe ai nuk jeton më), Ahmet Osja? Ekspertët mund të llogarisin kollaj moshën e saj për të kuptuar nëse është pema që mbolli Naim Frashëri, apo një rimbjellje në kohë? Nëse do të ishte pema e piperit gati 145 vjeçare do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme natyrore, nëse do të ishte vërtetë pema e Naimit, vlera dhe misioni për ta shpëtuar e rivlerësuar është e shumëfishtë, e jashtëzakonshme për Sarandën e Shqipërinë mbarë.

Nuk e di sa e rastësishme është ardhja ime këtë vit këtu, nuk e di nëse dy burra të nderuar si Moikom Zeqo dhe Ahmet Osja kanë të drejtë, por unë dua shumë ta besoj që këtë pemë të bukur, të vjetër, plot plagë e dhimbje, këtë pemë të piperit ta ketë mbjellë Naim Frashëri siç thonë, më i miri dhe më i madhi nga poetët tanë. Kanë shkruar dhe e kanë admiruar të gjithë Naimin: Lasgush Poradeci e kishte idhull, Kadareja “vdiste” për të, Dritëro Agolli e kishtë në zemër, Rexhep Qosja e Dhimitër Shuteriqi janë ndër më të mëdhenjtë studiues të tij. Që Naim Frashëri punoi në Doganë, është pak e sikletshme ta thuash sot, sidomos në ditët kur doganierët nuk mund të jenë kurrësesi naimë, e megjithatë, Dogana, Saranda, pema e piperit janë dëshmi të një Shqipëria të mirë, të pastër, të drejtë, të bukur e njerëzore. Moikom Zeqo fliste shumë me gazetarët, i donte shumë si lajmës të të vërtetave, të fakteve. Sigurisht fliste me ata gazetarë që dinë të dëgjojnë, jo me kë vetëm flet e flet papushim. Kërkonte gjithmonë t’i ngacmonte, t’i inkurajonte për të gjetur lajmin e mirë, lajmin që do t’i shërbejë më shumë Shqipërisë.

Saranda është kthyer në këto ditë të nxehta në një kantier ndërtimi: Pikërisht Bulevardi “Naim Frashëri” do të bëhet më i bukur se kurrë. Dy shqiptarë të nderuar dëshmuan dhe na e lënë amanet se atë pemë të rrallë piperi, vetëm Naimi e ka mbjellë me duart e tij. Ndërsa ne shqiptarët modernë po mbjellim pemë në çdo cep, sa bukur dhe mirë do të ishte të ruanim dhe shpëtonim pemën e tij. Pema e rrallë dhe e e bukur dhe me vlerë e Naim Frashërit në Sarandë/Shqiptarja / KultPlus.com

Dua Lipa ka arritur suksesin e radhës, thyen rekord

Është bërë e ditur se këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka thyer një rekord të radhës.

Kënga e saj të famshme ‘IDGAF’, ka shënuar rekord të ri.

Kënga e publikuar vite më parë ka arritur shifrën e 1 miliardë dëgjimeve në platformën digjitale ‘Spotify’, çfarë e bën atë femrën e parë që arrin këtë sukses.

Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ndërsa edhe për këngën “Don’t Start Now” shënohen 944 milionë klikime. / KultPlus.com

Brenda bunkerëve: Si po përgatitet 1% e botës për apokalipsin

Nëse dikush do t’ju pyeste se si e mendoni një “bunker të kohëve moderne”, me siguri që do të imagjinoni një dhomë të mbushur me çanta, sende të nevojshme dhe ushqime të konservuara.

Por, kompani në të gjithë botën po investojnë që “bunkeri i shekullit XXI” të jetë shumë më ndryshe nga çfarë imagjinojmë.

Këto kompani po përpiqen të plotësojnë kërkesën – e 1% të njerëzve në botë – për të patur një strukturë që të mbron nga çdo rrezik, qoftë kjo pandemi, asteroid apo Lufta e Tretë Botërore.

“Bunkeri i babait apo gjyshit nuk është i rehatshëm,” tha për CNN Robert Vicino, sipërmarrës i pasurive të patundshme dhe CEO i kompanisë Vivos, që ndërton dhe administron struktura të tilla strehimore.

“Bunkerët e tyre ishin gri, prej metali dhe ngjanin si anije ose diçka ushtarake. Njerëzimi nuk mund të mbijetojë për shumë kohë në një mjedis të tillë, kaq të zymtë.”

Shumë njerëz me ndikim global kanë ndërtuar struktura të tilla për të strehuar familjen dhe stafin. Bill Gates thuhet se ka bunkerë mbrojtës në të gjitha pronat e tij.

Gary Lynch, menaxher i përgjithshëm i Rising S me bazë në Teksas, thotë se shitjet e bunkerëve të nëndheshëm të kompanisë u rritën me 700% në vitin 2016, në krahasim me vitin 2015.

Oppidum në Republikën Çeke, i konsideruar si “bunkeri më i madh i miliarderëve në botë”

Bunkerët e kompanisë në fjalë janë të krijuara për të rezistuar për breza me radhë, mund të mbajnë minimumi një vit ushqime dhe janë rezistentë ndaj tërmeteve, shkruan Anabel.

Struktura të tilla të fortifikuara janë të ndërtuara që t’i bëjnë ballë një sulmi bërthamor dhe vijnë të pajisura me sisteme energjetike, sisteme pastrimi dhe filtrimi. Një pjesë e tyre kanë kopshte për të plotësuar nevojat për ushqim. / KultPlus.com

Gjuhëtari dhe albanologu i shquar Eqrem Çabej mes arbëreshëve (FOTO)

Kjo është një foto e vitit 1931 ose 1932, kur Eqrem Çabej ishte në Horë t’Arbëreshvet – Piana degli Albanesi afër Palermos, Sicili (në atë kohë quhej ende Piana dei Greci) shkruan KultPlus.

Sapo kishte kryer studimet në Universitetin e Vjenës dhe kishte shkuar të studionte në vend arbërishten e Horës, përmbi të cilën po shkruante tezën e doktoratës “Italoalbanische Studien” (Studime italoshqiptare, ose arbëreshe).

Ende e pabotuar, kjo vepër rinie do të shohë së shpejti dritën e botimit, në përkthimin e Ardian Klosit, kryer rreth dhjetë vjet më parë. /KultPlus.com

Një natë nga netët pa gjumë

Poezi nga Ali Podrimja

Zgjohu Kosovë! Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemër, mu në shpirt,
si t’i kam hedhur duart rreth belit
për të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu, Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
Ç`janë këto gjurmë gjaku që po shtohen
nëpër fytyrën tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rreth shtëpisë sime?…
Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!…

Sonte vetëm mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në këto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut…..
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t’pelcitur.
Bota në ty le të kallet!

Makiaveli: Aty ku ka vullnet të madh, nuk mund të ketë vështirësi të mëdha

Nikolo Makiaveli ishte një politikan, diplomat, filozof, historian dhe poet nga Firenca, shkruan KultPlus.

Së bashku me Leonardo da Vinçin mendohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes. Ky përcaktim – sipas shumë njerëzve – veçorizon në mënyrë më të kryer qoftë njeriun ashtu edhe letrarin dhe jo emërtimin makiavelizëm, që ka hyrë për tjetër gjë në gjuhën e tanishme për të treguar një mençuri dhe një mprehtësi të mendimit kurdoherë të hollë e kulmor.

Pas një kohe studimesh të tendosura, në vitin 1498 hyri në jetën politike si sekretar i republikës . Është autori i veprës së famshme Il Principe (“Princi”).

Gjatë viteve të jetës së tij politike (1498 – 1512) pati mundësi të njihte ambasadorë, politikanë, princa dhe të studiojë me themel zhvillimin e ngjarjeve.

Më poshtë disa thënie të tij:

“Ku është njeriu, aty dyshohet më tepër”.
“Të qeverisësh do të thotë të bësh të besojnë”. (“Princi”)
“Qëllimi arësyeton mjetin”
“Nëse dëshiron ta mundësh armikun,sajo vdekjen tënde”. /KultPlus.com

Gruaja luan në violinë teksa i nënshtrohet një operacioni në tru (VIDEO)

Kjo video e shpërndarë nëpër rrjete sociale u bë e famshme, teksa në të shihet një grua që luan në violinë gjersa i nënshtrohet operacionit, shkruan KultPlus.

Muzika është shumë e rëndësishme për jetën e njeriut. Këtë gjë e dëshmon edhe kjo video, në të cilën gruaja tejkalon momente të vështira gjatë operacionit duke luajtur në violinë.

Më poshtë video e publikuar në “The Independent”. /KultPlus.com

Presidenti Meta: Lamtumirë kryeshqiponja e valles së shqipeve, Besim Zekthi

Ditën e sotme është ndarë nga jeta mjeshtri i valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit”, Besim Zekthi.

Presidenti i Shqiperise Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ikjen e një ikone të artit shqiptar. “Falë talentit të spikatur dhe interpretimit të lartë e virtuoz si askush tjetër, ai i dha valles shqiptare, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare, të gjithë shkëlqimin e merituar, duke u duartrokitur dhe vlerësuar nga shumë gjenerata. Arti shqiptar humbi sot një prej personaliteteve më të shquara, që me krijimtarinë e tij koreografike, e bëri edhe më të famshëm identitetin dhe kulturën kombëtare në mbarë botën”,- shprehet ndër të tjera, Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

“Lamtumirë kryeshqiponja e valles së shqipeve, Besim Zekthi! Ndarja nga jeta e emblemës dhe solistit të pakrahasueshëm të Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore, Mjeshtrit të Madh dhe Nderit të Kombit, Besim Zekthi është thellësisht trishtuese.

Falë talentit të spikatur dhe interpretimit të lartë e virtuoz si askush tjetër, ai i dha valles shqiptare, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare, të gjithë shkëlqimin e merituar, duke u duartrokitur dhe vlerësuar nga shumë gjenerata.

Arti shqiptar humbi sot një prej personaliteteve më të shquara, që me krijimtarinë e tij koreografike, e bëri edhe më të famshëm identitetin dhe kulturën kombëtare në mbarë botën.

Edhe në periudhën më të errët të izolimit të vendit, virtuoziteti i Besim Zekthit dhe i artistëve si ai, arriti të lartësonte kulturën e popullit shqiptar dhe identitetit tonë europian edhe në skenat më prestigjoze botërore, ku mori të gjithë vlerësimin e merituar.

Falë emocioneve të papërshkruara në interpretimin e valleve ai rriti krenarinë, optimizmin dhe vetëbesimin e kombit tonë për ditë më të mira, mbështetur fort në rrënjët e traditave dhe vlerave më të mira kulturore e artistike të trashëguara brez pas brezi. Përjetësisht krenarë e mirënjohës për kontributin e Besim Zekthit për promovimin denjësisht të pasurisë sonë kulturore kombëtare, duke i përçuar vlerat e saj tek brezat e artistëve të rinj dhe duke u shndërruar në një shembull të përjetshëm frymëzimi.

Ngushëllimet më të përzemërta familjes Zekthi, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe mbarë komunitetit të artistëve. Vepra dhe kujtimi i Tij do të mbeten të paharruara!

Nga viti 1957 deri në vitin 1990, “Mjeshtri i madh” – Besim Zekthi interpretoi në mbi 200 valle si solist, duke realizuar me qindra figura artistike, të cilat janë të fotografuara në memorien artistike të gjithë adhuruesve të tij, në mbarë brezat shqiptarë. Karriera e tij shënon kulme suksesi jo vetëm në trevat shqiptare, por anekënd botës, ku me Ansamblin Popullor të Këngëve e Valleve, Besiz Zekthi “i dha zë e shpirt” valles dhe muzikës tone tradicionale.

Jeta e tij artistike është e lidhur fort me jetën artisike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, jo vetëm si valltar, por  një seri vallesh janë krijuar prej tij dhe sot interpretohen me sukses nga  artistët e AKVP, si pjesë e fondit të artë të trashëgimisë tone kulturore. Ndër to mund të përmendim: “Valle me motive të Lapardhasë”, “Valle e Librazhdit”, “Valle e Shengjergjit”, “Valle e Leskovikut”, “Valle me motive të Çermenikës”, “Valle e Konispolit”, “Valle lave”, :valle e Kuksit”, “Valle me motive të Prizrenit”, “Valle me motive të Krujës”, “Për flamur, për atdhe”, “ Dasma e Rugovës”, “Valle me motive të Drenicës”, “Gju më gju me popullin”, “Valle mzeqare”, “Vjelja e mollëve”, etj.

Në vitin 2017 për të gjithë kontributin e tij artistik, në më shumë se 50 vjet në Ansamblin Popullor të Këngëve dhe Valleve, por dhe më gjerë, Besim Zekthi u dekorua nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, me titullin “Nderi i Kombit”.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe adhuruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij, “Nderin e Kombit” – Besim Zekthi. /KultPlus.com

Shtyhet rihapja e Disneyland në ShBA

Rihapja e Disneyland do të vonohet përtej 17 korrikut, njoftoi ”Walt Disney Co” në një deklaratë, por pa dhënë detaje të mëtejshme për datën.

“Kalifornia ka bërë me dije se nuk do të japë udhëzime për rihapjen e parkut deri pas 4 korrikut”, deklaroi kompania.

Gjithashtu kompania tregoi se është në bisedime me sindikatat e saj të punonjësve, disa prej të cilave kanë ngritur shqetësime për rihapjen e parkut, pasi rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten. /KultPlus.com

Dy Xhulietat e idealizuara të piktorit britanik, Thomas Francis Dicksee

“Xhulieta në ballkon” 1875 dhe “Xhuliea” 1877 nuk janë identike dhe rrjedhimisht secila prej tyre orvatet t’i qaset një mënyre të veçantë shprehëse, të ndryshtë njëra nga tjetra, thua se piktori ka dashur të na ngërthejë në një kuiz për njëren prej heroinave të dashurisë emblematike të Shekspirit, asaj të tragjedisë “Romeo dhe Xhulieta”. Këto dy tablo janë të të njëjtit autor, me dy vite diferencë njëra nga tjetra, të kohës së kurorëzimit si tablo të galerisë së tij. Nuk përjashtohet mundësia që Thomas Francis Dicksee ta ketë patur të porositur të njëjten personazh të tragjedisë shekspiriane nga dy klientë të ndryshëm. Dhe ai është kujdesur të mos krijojë të njëjtën gjë. Ndoshta njëra nga tjetra nuk dallojnë vetëm në atë vështrim kureshtar që kaplon dritimin e hënës veroneze. Enigma që rreket të dallojë Xhulietat është toni i ngjyrave që plazmon me një shkëlqim më të fortë dhe driton me një hënë më të vezullimtë. Shprehia e

(c) Dundee Art Galleries and Museums Collection (Dundee City Council); Supplied by The Public Catalogue Foundation

portreteve është e ndryshtë, sepse e tillë është edhe ajo e fytyrës. Ndoshta edhe teknikat e realizimit, duke ardhur të perfeksionohen e bëjnë veprën pasardhëse të Xhulietës më të pranishme në atë çfarë tragjedia e “Romeo dhe Xhulieta” skalit hir dhe shpirtje. Që të dyja Xhulietat qëndrojnë në pritjen solemne në ballkonin e famshëm të vilës veroneze, ashtu në heshtjen e natës e trazimin e shpirtit që skalit në portretet dhe vështrimet e tyre një mister, njëjtësisht nga ai që dramaturgu i madh mbrujti në krijimin e shpirtit dhe shtatit, zjarrit dhe pasionit, dashurisë dhe vdekjes. E tillë tragjike vjen edhe në tablotë kjo dashuri e shëlbyer e një shpirti të paepur dëshirimi. Veç dritës së perëndishme që peneli i piktorit, ngjuhet në meitin e hënës dhe zjarrin e dashurisë, nuk ka asnjë dritë tjetër të bardhëdhuar në pritjen që do të mbetet përjetësisht e stampuar në memorien e fjalës dhe artit që e lartësuan në idil penën e tragjedianit të madh dhe e hyjnizuan këtë shprehi në magjepsjen e gjithëkohëshme. Secili do ta ketë të vështirë të bëjë dallimin e asaj rreth preferencave që e shtyjnë të pranojë njëren. Të dyja kanë pothuaj gjithçka që jetësimi artistik e ka skalitur. Solemniteti i kësaj pritje është i tillë sublim, sepse është nata që i bëhet prehje dhe hëna që lan me një ceremonial dehës të hirshmen e dashurisë. Piktori e shenjtëron tablonë dhe hyjnizon në një ikon vajzën dhe gruan, pasionin dhe besimin, vetë pritjen që trondit njëjt edhe sot pas kaq vitesh, që kur Xhulieta zbriti nga tragjedia per t’u ngjitur në tablo.

(c) Sunderland Museum & Winter Gardens; Supplied by The Public Catalogue Foundation

Cili është Thomas Francis Dicksee?

Thomas Francis Dicksee ishte një portretist dhe piktor i temave historike, zhanrit, shpesh i frymëzuar nga veprat e Shekspirit. Thomas Francis Dicksee u lindi në Londër më 13 dhjetor 1819 dhe ishte nxënësi i HP Briggs. Ai ekspozoi në Akademinë Mbretërore nga 1841 deri në vitin e vdekjes së tij. Vëllai, John Robert Dicksee, ishte gjithashtu piktor, dhe fëmijët e tij, Sir Francis Dicksee dhe Margaret u bënë mjeshtra të penelit.

Thomas Dicksee prodhoi një seri portretesh të anëtarëve të familjes, dhe gjithashtu pikturoi portrete të idealizuara, duke përfshirë personazhet shekspiriane si Ophelia, Beatrice, Miranda dhe Ariel. Një Xhulieta është në Galerinë e Arteve në Sunderland, dhe në Opera është në koleksionin e Galerisë së Arteve të Leicester. Një portret i Lady Teasdale është në Galerinë e Arteve Adelaide, Australi dhe një Ophelia (1875) gjendet në Muzeun e Arteve Mead, Amherst, Massachusetts. Dicksee do të bëhej veçanërisht i njohur për përshkrimet e tij të heroinave shekspiriane dhe ekspozoi gjithsej shtatë në Akademinë Mbretërore. Piktura të tjera të bojërave të vajit janë parë në disa ankande, duke përfshirë Christ of the Cornfield, Distant Thoughts, dhe piktura të Beatrice, Miranda dhe Amy Robsart. Vdiq në Londër më 6 nëntor 1895.

Albert Vataj /KultPlus.com

“Mendoja se gjëja më e keqe në jetë ishte të përfundoje krejt i vetëm, isha gabuar”

Robin Williams ka qenë aktor, komedian dhe këngëtar amerikan i njohur për aftësitë e tij të improvizimit dhe larushinë e zërave që krijonte, shkruan KultPlus.

Williams konsiderohet si njëri nga komedianët më të mirë të të gjitha kohëve. Sonte po e sjellim një thënie të tij të famshme:

“Mendoja se gjëja më e keqe në jetë ishte të përfundoje krejt i vetëm. Isha gabuar! Gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh me njerëz, të cilët të bëjnë të ndihesh vetëm”. /KultPlus.com

Një interpretim fantastik nga anëtari i grupit “The Gipsy Kings” (VIDEO)

“The Gipsy Kings” është një nga grupet më të njohura në botë, i muzikës flamenco, salsa e pop që  kryesisht kanë performuar në gjuhën spanjolle, shkruan KultPlus.

Ky grup arriti të bëhet i famshëm në mbarë botën me këngët e tyre flamenco, rumba dhe me ndikime nga muzika pop.

Më poshtë po e sjellim një interpretim të këngëtarit Nicloas Reyes, anëtar i grupit. /KultPlus.com

Më 1 korrik hapet pishina e Gërmisë

Përfundimisht pishina e Gërmisë do t’i hap dyert për vizitorët më 1 korrik.

Nga kjo datë qytetarët ditën e nxehta mund t’i kalojnë duke u freskuar në këtë vend.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing”, Liridon Llapashtica.

Llapashtica tha se janë gati për fillimin e aktiviteteve duke respektuar edhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ne jemi gati sa i përket anës teknike dhe do të startojmë nga e mërkura më 1 korrik. Nga rekomandimet janë çështje e distancës si brenda ashtu edhe në hyrje të pishinës, punonjësit e “Sport Marketingut”, do të jenë të pajisur me maska dhe dorëza do t’i përmbahemi të gjitha rekomandimeve”.

Ai theksoi se vizitorët janë të obliguar të mbajnë distancën sociale deri në dy metra.

“Numër të caktuar nuk ka, pishina i ka 5ha hapësirë, ka mjaftueshëm vend dhe ne kemi caktuar edhe distancën. Është një element shumë me rendësi ku sipas OBSH-së dhe studimeve të fundit, kemi parë edhe praktika nga shtetet e ndryshme pishinat nuk janë mbyllur për shkak se klori që përdorët në ujin e pishinave është element vrasës për çdo bakterie, prandaj brenda ujit nuk do të ketë kufizime për numrin e personave”.

Edhe këtë vit çmimi i biletave do të jetë i njëjtë për qytetarë që frekuentojnë këtë pishinë.

Për të rriturit çmimi mbetet 2 euro ndërsa për fëmijët mbi moshën 7 vjeç, 1 euro. /KultPlus.com

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund t’iu besojë më”

Thënie nga Friedrich Nietzsche

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund të ju besojë më.”

“Ata shiheshin duke vallëzuar, mendoheshin si të çmendur prej atyre që s’mund ta dëgjonin muzikën.”

“Ti ke rrugën tënde, unë rrugën time. Sa për rrugën e drejt, rrugën e duhur, ajo nuk ekziston.”

“Duhet të kesh kaos përbrenda për t’i dhën jetë një ylli vallëzues.”

“Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen.”

“Njeriu i dijes jo vetëm që duhet të jetë në gjendje t’i dojë armiqt e vetë, por gjithashtu edhe ti urrejë miqt e vetë.”

“Nuk mund të besoj në një Zot i cili përgjatë gjithë kohës dëshiron të jetë i lavdëruar.”

“Kur jemi të lodhur, ne sulmohemi nga idetë të cilat i kemi pushtuar shumë kohë më parë.”

“Gjarpëri që nuk mund ta flak tutje lëkurën e tij, vdes. Njësoj është edhe me mendjet të cilat pushojnë së ndryshuari mendimet e tyre; ato pushojnë së qenuri mendje.”

“Tek individët, marrëzia është e rrallë; mirëpo tek grupet, partitë, kombet dhe epokat, ajo është rregull.”

“Përparësia e një kujtese të dobët është se njeriu, i shijon disa herë gjërat e njejta sikur për herë të parë.”

“Njeriu është kafsha më mizore.”

“Besimi: të mos duash ta dish cila është e vërteta.”

“Një shëtitje e zakonshme nëpër çmendinë tregon se besimi nuk vërteton asgjë.”

“Keni kujdes kur i luftoni bishat, që edhe ju vetë të mos bëheni bishë pastaj…. Sepse kur e vështron me ngulm për kohë të gjatë humnerë, edhe humnera ju vështron juve.”

“Nuk ekzistojnë sipërfaqe të bukura pa thellësitë e tmerrshme.”

“Në botë ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata që duan të dijn dhe ata që duan të besojnë.”

“Ajo që është bërë nga dashuria, është gjithmonë përtej së mirës dhe së keqe.”

“Heshtja është më e keqja; të gjitha të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese.”

“Fijet e padukshme janë lidhëset më të forta.”

“I vetmuari i’a zgjat dorën shumë shpejt kujtdo që e ndesh.”

“Ndoshta unë e di se përse vetëm njeriu qesh; vetëm ai vuan aq thellë sa që i është dashur ta shpik qeshjen.”

“Në fund të fundit është dëshira, dhe jo e dëshiruara ajo që e dashurojmë.”

“Edhe sot si gjithmonë, njerëzit ndahen në dy grupe: skllevërit dhe të lirët. Kushdo që nuk i ka 2/3 e ditës për veten e vetë, është skllav, pavarësisht nëse është burrështetas, biznesmen, zyrtarë ose profesor.”

“Ata e turbullojnë ujin për t’u dukur më i thellë.”

“Ekziston më shumë mençuri në trupin tuaj se sa në filozofinë tuaj më të thellë.”

“Në të vërtetë, shpresa është më e keqja sepse ajo i zgjat vuajtjet e njeriut.”

– Friedrich Nietzsche /KultPlus.com

74 libra që i propozon për t’i lexuar shkrimtari Jorge Luis Borges

Në vitin 1985, shkrimtari i njohur Jorge Luis Borges nisi të radhiste librat të cilët atij i kishin ndihmuar në jetë, ia kishin ndryshuar jetën dhe librat të cilët ai do ti rekomandonte për lexim.

Detyra iu dha nga Hyspamerica – një botues nga Argjentina, ndërsa kësisoj shkrimtari i njohur nisi të krijonte listën e tij. Libraria personale e tij përmban tituj nga më të ndryshmit, disa të përkthyer në anglisht e disa vetëm në gjuhën spanjolle.

Një pjesë e librave janë edhe në gjuhën shqipe, sikur Dino Buzzati, Dostojevski, Søren Kierkegaard, Daniel Defoe e autorë tjerë.

Po e paraqesim këtu listën e 74 librave të cilët ju duhet ti lexoni:

1. Stories by Julio Cortázar (not sure if this refers to Hopscotch, Blow-Up and Other Stories, or neither)
2. & 3. The Apocryphal Gospels
4. Amerika and The Complete Stories by Franz Kafka
5. The Blue Cross: A Father Brown Mystery by G.K. Chesterton
6. & 7. The Moonstone by Wilkie Collins
8. The Intelligence of Flowers by Maurice Maeterlinck
9. The Desert of the Tartars by Dino Buzzati
10. Peer Gynt and Hedda Gabler by Henrik Ibsen
11. The Mandarin: And Other Stories by Eça de Queirós
12. The Jesuit Empire by Leopoldo Lugones
13. The Counterfeiters by André Gide
14. The Time Machine and The Invisible Man by H.G. Wells
15. The Greek Myths by Robert Graves
16. & 17. Demons by Fyodor Dostoyevsky
18. Mathematics and the Imagination by Edward Kasner
19. The Great God Brown and Other Plays, Strange Interlude, and Mourning Becomes Electra by Eugene O’Neill
20. Tales of Ise by Ariwara no Narihara
21. Benito Cereno, Billy Budd, and Bartleby, the Scrivener by Herman Melville
22. The Tragic Everyday, The Blind Pilot, and Words and Blood by Giovanni Papini
23. The Three Impostors
24. Songs of Songs tr. by Fray Luis de León
25. An Explanation of the Book of Job tr. by Fray Luis de León
26. The End of the Tether and Heart of Darkness by Joseph Conrad
27. The Decline and Fall of the Roman Empire by Edward Gibbon
28. Essays & Dialogues by Oscar Wilde
29. Barbarian in Asia by Henri Michaux
30. The Glass Bead Game by Hermann Hesse
31. Buried Alive by Arnold Bennett
32. On the Nature of Animals by Claudius Elianus
33. The Theory of the Leisure Class by Thorstein Veblen
34. The Temptation of St. Antony by Gustave Flaubert
35. Travels by Marco Polo
36. Imaginary lives by Marcel Schwob
37. Caesar and Cleopatra, Major Barbara, and Candide by George Bernard Shaw
38. Macus Brutus and The Hour of All by Francisco de Quevedo
39. The Red Redmaynes by Eden Phillpotts
40. Fear and Trembling by Søren Kierkegaard
41. The Golem by Gustav Meyrink
42. The Lesson of the Master, The Figure in the Carpet, and The Private Life by Henry James
43. & 44. The Nine Books of the History of Herodotus by Herdotus
45. Pedro Páramo by Juan Rulfo
46. Tales by Rudyard Kipling
47. Vathek by William Beckford
48. Moll Flanders by Daniel Defoe
49. The Professional Secret & Other Texts by Jean Cocteau
50. The Last Days of Emmanuel Kant and Other Stories by Thomas de Quincey
51. Prologue to the Work of Silverio Lanza by Ramon Gomez de la Serna
52. The Thousand and One Nights
53. New Arabian Nights and Markheim by Robert Louis Stevenson
54. Salvation of the Jews, The Blood of the Poor, and In the Darkness by Léon Bloy
55. The Bhagavad Gita and The Epic of Gilgamesh
56. Fantastic Stories by Juan José Arreola
57. Lady into Fox, A Man in the Zoo, and The Sailor’s Return by David Garnett
58. Gulliver’s Travels by Jonathan Swift
59. Literary Criticism by Paul Groussac
60. The Idols by Manuel Mujica Láinez
61. The Book of Good Love by Juan Ruiz
62. Complete Poetry by William Blake
63. Above the Dark Circus by Hugh Walpole
64. Poetical Works by Ezequiel Martinez Estrada
65. Tales by Edgar Allan Poe
66. The Aeneid by Virgil
67. Stories by Voltaire
68. An Experiment with Time by J.W. Dunne
69. An Essay on Orlando Furioso by Atilio Momigliano
70. & 71. The Varieties of Religious Experience and The Study of Human Nature by William James
72. Egil’s Saga by Snorri Sturluson
73. The Book of the Dead
74. & 75. The Problem of Time by J. Alexander Gunn /KultPlus.com

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valleve popullore Besim Zekthi

Ndahet nga jeta mjeshtëri i valleve popullore Besim Zekthi. Lajmin e ka bërë me dije Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

“Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi. Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë.” – thuhet në njoftim.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve  që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendësueshmin, Besim Zekthi.

Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970. /KultPlus.com

Rocku përballë racizmit

Nuk ka arsye përse duhet mohuar se heavy metali ka një lidhje më të komplikuar me racën sesa shumë prej ndjekësve të saj do të dëshironin ta pranonin apo kundërshtonin. Pjesa më e zymtë, dëshmi për racizmin e hapur është që ka vendosur brenda vetes edhe “black metal” këta 30 vjetët e fundit, ndjekur nga shembulli i racizmit të hapur nga Varg Vikernes, anëtar i “Mayhem” dhe “Burzum”. Tani është edhe një zhanër që njihet si “metali kombëtaro-socialist i njerëzve me ngjyrë”.

Pastaj është edhe fakti se si u krijua zhanri metal. Themeluesit në fund të viteve ’60 dhe në fillim të viteve ’70 ishin ende duke luajtur muzikë që rrjedh nga zhanri blues (edhe “Black Sabbath” filloi si një bend blues-rock. Bateristi i tyre Bill Ward, i mbushi incizimet e tyre me melodi të inspiruara nga jazzi), transmeton KOHA.

Gjersa kërkonim një libër për metalin e hershëm, sociologu Keith Kahn-Harris dhe unë diskutuam sesi kodifikimi i metalit një dekadë më vonë, a ashtu diçka, pas incizimit të parë të “Sabbath”, ishte një proces i heqjes se melodive të blues, kështu që origjina e “Black metal” është pikërisht nga këta tinguj. Kjo nuk është diçka e keqe – thotë ai dhe potencon se muzika punk ka bërë gati të njëjtën në evolucionin e tij nga R&B në pub rock – por që ka ndodhur.

Kështu që, ka qenë prekëse të shohësh se sa shumë reagime ka pasur nga bota e metalit për protestat “Black Lives Matter” jo duke rrudhur krahët, por duke treguar se ndonjëherë gjëja e duhur për të bërë është që të flasësh. Një nderim për “Black Sabbath” për printimin e bluzave ku logoja e tyre nga albumi “Master of Reality” është kthyer në “Black Lives Matter”. Respekt për Serj Tankin nga grupi “System of Down”, që ka bërë një deklaratë të qartë: “Koordinohuni online dhe bllokoni çdo rrugë dhe detyrojeni regjimin që të largohet. Ka ardhur koha. Të ka ardhur koha @realdonaldtrup”. Respekt për të gjitha grupet e metalit që janë bërë bashkë në “Bandcamp” për të grumbulluar para për BLM.

Një nderim i madh, po ashtu për Axl Rose – teksti i të cilit në “One in a Million” është i zhveshur nga racizmi dhe ofendimi – për dy fakte që “Guns N’Roses” ka mbështetur BLM në “Instagram” dhe për faktin se Rose në mënyrë të qartë është pozicionuar kundër Donald Trumpit.

“Mediat e dobëta nuk janë duke bërë çdo gjë brenda fuqive të tyre për të nxitur urrejtje dhe anarki, këtë po e bëni ju”, ka shkruar ai në “Twitter”. “Ne e dimë se çfarë po bëni ju, ju jeni lajmet e rrejshme dhe të dëmshme, arsyetim i neveritshëm i një personi me agjendë të sëmurë, ne mund të punojmë përtej jush me çfarëdo që na duhet për të pasur një të ardhme më të fuqishme dhe më të mirë”. /Koha.net /KultPlus.com

Kur Joyce dhe Proust u takuan në vitin 1922 dhe u mërzitën tmerrësisht nga njëri-tjetri

Kur përmendim emrat e artistëve të mirënjohur të së shkuarës, u referohemi veprave të tyre më të vlerësuara – për shembull, Orson Welles na kujton Qytetarin Kane ose Luftën e botëve, dhe H. G. Wells na kujton Makina e kohës ose… Luftën e botëve. Dhe kur të dy artistë u takuan në vitin 1940, zbuluan se botët e tyre, të cilat tashmë ishin ndërthurur në filmin famëkeq të Welles-it, kishin goxha për të folur së bashku, duke shkëmbyer përzemërsisht histori, idera dhe admirim reciprok.

Një tjetër takim historik ndërmjet dy artistëve të cilin mund ta konsiderojmë të ngjashëm, ai midis James Joyce-it që njihet për Uliksin, dhe Marcel Proust-it që njihet për Në kërkim të kohës së humbur, nuk solli një bisedë kaq të këndshme.

Siç ka vënë në dukje kritiku irlandez, Arthur Power:

“Ja tek takohen dy figurat më të mëdha të letërsisë së kohës sonë, dhe e pyesin njëri-tjetrin nëse i pëlqejnë tartufët.”

Ky të paktën është njëri version i kësaj ngjarjeje në maj të vitit 1922, kur Proust-i po i afrohej fundit të jetës. Takimi u bë në një një festë të organizuar për Igor Stravinsky-n dhe Sergei Diaghilev-in, në hotel Majestic. Të dy ishin lexues të etshëm, me memorie të shkëlqyera (siç e dimë me siguri për Proust-in) dhe i kuptonin me intuitë mekanizmat kulturorë të modernitetit. Ata mund të bënin biseda kaq serioze….

Megjithatë, një pjesëmarrës me emrin William Carlos Williams, e përshkruan në mënyrën më komike…..

Ben Jackson i London Review of Books shkruan: “Joyce-i mbërriti i dehur dhe i veshur keq, ndërsa Proust-i, me një gëzof të hedhur mbi supe, hapi derën”.

Më pas, shkruan Williams, “të dy burrat u ulën në karrige krah njëri-tjetrit, ndërsa “mbështetësit” prisnin “shkëndija prej fjalëve të mençura”.

Ndërsa ata biseduan për sportet e për motin, sikur të ishin dy të moshuar që po takoheshin në sallën e pritjes për t’u vizituar te doktori, apo dy personazhe të Samuel Beckett-it, të munduar nga ankesat e papërfillshme me rëndësi madhore.

“Kam përditë dhimbje koke. Sytë i ndiej shumë keq”, – tha Joyce-i.

Proust-i ia ktheu:

“Stomaku im i gjorë. Si do t’ia bëj? Po më dhemb. Në fakt, duhet të largohem menjëherë”.

“Ndodhem në të njëjtën situatë”,-iu përgjigj Joyce-i. “Sikur të gjej dikë që të më mbajë për krahu. Mirupafshim”!

“Charmé”, -tha Proust-i. “Oh, stomaku im, stomaku im”.

Ford Madox Ford e konfirmon këtë version, por siç tregon Richard Ellmann, që është biografi më i respektuar i Joyce-it, organizatori i festës, romancieri Sydney Schiff, e mohon atë. Nuk duket se Ellmann favorizon ndonjë version të caktuar, megjithatë, ai na tregon versionin e Joyce-it, i cili është dhënë shumë herë.

Autori i Uliksit mbante mend se “biseda e tyre përmbante vetëm fjalën ‘Jo’. Proust-i më pyeti nëse e njihja filan njeri. I thashë, ‘Jo’”. Ndërsa Proust-i u pyet nëse e kishte lexuar Uliksin, dhe ai u përgjigj gjithashtu negativisht. “Ishte një situatë”, kujton Joyce-i, “e pamundur”. Të ftuar të tjerë e mbanin mend në mënyrë të ngjashme takimin.

Në një version tjetër ne shohim se çfarë ndodh pas diskutimit të tyre – një rrëfim që i përngjan një skenari të një mbrëmjeje që mbyllet me zhgënjim. Bashkëshortja e Sydney Schiff-it, Violeta, kujton se Joyce-i i dehur u fut në një taksi bashkë me këta të dy dhe Proust-in, e hapi direkt dritaren. “Duke ditur frikën paralizuese që Proust-i kishte ndaj rrymës së erës”, shkruan një faqe për Proust-in, Violeta “e mbylli menjëherë dritaren”. Kur taksia mbërriti tek apartamenti i Proust-it, romancieri francez e “nxiti irlandezin që ta lejonte taksistin ta çonte deri në shtëpi”, e më pas “shpejtoi për tek apartamenti i tij”.

Interpretimet e shumta kundërshtuese, duket se bashkohen në një pikë: takimi ishte i pavlerë. Megjithatë, një shkrimtar botoi së fundmi atë që pretendohet se është një libër i tërë mbi këtë temë. Edhe ai mbërrin në konkluzionin se “askush nuk mund ta thotë me siguri se çfarë folën me njëri-tjetrin”. Është tunduese të mendosh se mund të kishte shkuar ndryshe, nëse do të ishin takuar më herët ose në rrethana të tjera, duke marrë parasysh prirjen e Joyce-it për të pirë me tepri dhe shëndetin e dobët të Proust-it e antipatinë e tij ndaj shoqërisë. Revista The New Inquiry citon një koment që Joyce-i i bëri Samuel Beckett-it për Proust-in:

“Nëse do të na kishin lejuar të takoheshim e të bisedonim diku….”

Megjithëse thuhet që të dy shkrimtarët rrëfyen se nuk ia kishin lexuar librat njëri-tjetrit, Jackson vëren se kur Joyce-i “pranoi që u kishte hedhur një sy disa faqeve, deklaroi se nuk kishte dalluar ‘ndonjë talent të veçantë’”. Ai gjithashtu shfaqi njëfarë zilie për rrethanat e rehatshme të Proust-it. Proust-i, i cili vdiq gjashtë muaj më vonë, nuk përmendi ndonjë gjë për takimin që pati.

Përktheu David Hudhri /KultPlus.com

“Një dashuri transatlantike”, përmbledhja e letërkëmbimit të ethshëm mes Simone De Beauvoir dhe Nelson Algrenit

Herët në ’47, Simone De Beauvoir ndërmori fluturimin e saj të parë nga Parisi i dërrmuar i pasluftës, drejt Nju Jorkut energjik të bumit amerikan. Ajo s’mund ta dinte kurrsesi se ky udhëtim, i nisur si një tur leksionesh nga një intelektuale reaksionare, do të përfundonte me ndryshimin e perceptimit të saj për botën, dhe mbi të gjitha, për dashurinë.

“Një dashuri transatlantike” është një përmbledhje e letërkëmbimit të ethshëm mes Simone De Beauvoir dhe Nelson Algren-it, shkrimtarit amerikan më të njohur pas Heminguejit, që u botuan në Francë nga Sylvie Le Bon de Beauvoir, thjeshtra e shkrimtares. Tashmë, bota e kafeneve të Parisit, e avenuve të zhurmshme të Nju Jorkut dhe e kabareve të Çikagos, do të flasë shqip falë përkthimit të Alda Bardhylit.

Para se të njihej me Algren, De Beauvoir ia kish dedikuar jetën e saj angazhimit intelektual dhe idealeve, shpesh zhgënjyese të politikës së Luftës. Rinia e saj qe një kronikë e mbushur me bombardime, uri dhe fatalitet artistik. Por, gjërat ndryshuan pas nisjes së marrëdhënies me Jean Paul Startre, filozofin më të madh të shekullit në Francë. Madje, De Beauvoir u varros pranë Sartre, ndonëse në gisht mbante unazën e Algren, të cilin ajo shpesh e thërriste me përkëdheli “burri im i dashur”.

Dashuria mes Simonës dhe Nelsonit, anipse e bukur për nga natyra, ashtu siç të gjitha dashuritë e mëdha, ishte e destinuar të vdiste, apo thënë më mirë, të pësonte një vdekje të ëmbël, një vdekje nga ato që mund të mbarten vetëm në letra. Ata kishin shumë të përbashkëta. Të dy ishin majtistë të thekur; të dy të martuar me punën e tyre, dhe të dy shpirtërisht të pa përmbushur. Marrëdhënia aseksuale mes Sartre e Simonës, dhe suksesi i pamjaftueshëm i Algren e forcuan më tej lidhjen e tyre, dhe njëherësh e dobësuan atë.

Algren, një burrë tradicional i jugut amerikan, me një shpirt aventurieri, që ia dedikonte veprat e tij shtresës së varfër dhe punëtorëve të hekurudhave, s’mund të pranonte kurrë rolin e të “dytit”. Ndaj marrëdhënia e tyre u zbeh, ashtu si një tufë kartash në terrin e sirtarit. Letërkëmbimi u tejzgjat në vite dhe dashuria u vyshk, u kthye në një mirëkuptim mes miqsh të ngushtë, megjithëse për diçka jemi të sigurt: thellë në zemrat e tyre, ajo s’u shua asnjëherë.

Alda Bardhyli, e njohur për angazhimin e saj të gjatë në editorinë shqiptare, ka marrë përsipër përkthimin e më shumë se 600 letrave, duke jetuar pasditet e lakmueshme të Parisit, në kapërcyell mes modernizmit dhe surrealizmit të Max Ernst.

Libri i ngjan një muzeu kujtimesh, ku pas çdo hapi, pas çdo vështrimi drejt tablove, mund të dëgjosh një pëshpërimë, mundimin e penës mbi kartë, apo të qeshurat e Algren dhe De Beauvoir, atje në folenë e tyre të ngrohtë, në Wabansia. /KultPlus.com

Ambasadori italian mahnitet me bukuritë e Kosovës (FOTO)

Kosova ka bukuri të shumta të natyrës që nuk ka sesi të mos iu bien në sy njerëzve që vizitojnë vendin, por edhe jetojnë edhe punojnë në vendin tonë.

Këtë herë, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është mahnitur nga to, e madje këtë gjë e tha publikisht.

Orlando ka shkruar “thjeshtë wow”, teksa i ka bashkangjitur disa fotografi të bëra në Kosovë. /KultPlus.com

Esma: The story of a Roma girl and the obstacles of being one

Arbër Selmani
Photo courtesy: Laura Hasani

Esma says that she is 5 years old. Her birthday is more often than you can think of. Every time she sees me, respectively every Thursday or Friday, she has the birthday and I should give her some money. All she needs is money.

Have you been eating something?

Yes, a toast – she says

And you do you need now 1 euro?

To have another toast later on today – Esma says.

Well, if I give you 1 euro, you should buy the toast and come around here so I can see that you are not lying to me

Come with me if you do not believe me…

No, I believe you, just buy the toast and come around – I say to her.

I and Esma are friends for some time now. She is somewhere around 5 or 6 years old, despite the fact that her family probably told her to present herself more maturely than she is. She comes closer, with the sandwich and we dive into a small talk about her life. Esma lives somewhere in Pristina, close to Dodona Theatre. She will of course hide the exact location. I do not insist whatsoever. I know that she is a Roma girl, and this is rather because she told me and also because I have heard people call her ‘magjupe’ – a pejorative and offensive word used towards Roma people.

I don’t care that people call me like that. I only want some money, and no trouble – Esma tells me.

And what do you do when people call you like that?

When I insist on them giving me money, some people act well while the others will yell, and that’s when I leave. I always behave, I don’t say stupid things, and if someone will hit me I will hit back.

Esma is very curious about me as well, but I refrain.

*

Esma states that her mother and father also beg in the streets around the capital city. She is selling several snacks in exchange for some money, with the face of an innocent child who is obviously a victim of this society. She has to survive somehow.

I don’t even know what ‘magjupe’ is. I know it must be something bad, but when someone would use that word, I just turn my head another side and walk. My mother said to me that I shouldn’t do anything. It is definitely a bad approach, and I do not even care to know the meaning of that word.

Esma knows that I am interviewing her and that I will not photograph or even record the story she is giving me. Nobody will know who she is, despite these being her own words.

She agreed.

*

According to a recent report conducted by OSCE, a lot of children belonging to Roma, Ashkali and Egyptians communities in Kosovo already go around in the streets and beg or sell or are victims of exploitation. Members of the Roma community in Kosovo make their living by collecting metal items, while men are involved in seasonal work related to agriculture or construction. When talking about children, the collection of plastics, garbage and recyclable materials is also expressed, through which if they earn decently, they help their families. According to this report, while there are no exact numbers on how many children are engaged in this activity, more boys are engaged in collecting things while girls are more engaged in charity search. Most of the children involved come from social housing in Plemetin | [I]

According to ‘NGO Vorae – Voice of Roma, Ashkali and Egyptians’ – one of the biggest ones dealing with all three communities, there are approximately 230 children all over Kosovo doing physical work in the streets, mostly begging. The Centre for Social Work does not have separate statistics, but according to them, about 90% of this number comes from the Roma, Ashkali and Egyptian communities.

“The economic situation of the families of these children is very difficult and very often the families force the children to stop schooling and dedicate themselves only to work: collecting cans in garbage containers, cleaning car windows at intersections of major cities in Kosovo, and also these children are often encountered begging in city cafeterias or on the streets” they tell us on behalf of the VORAE NGO.

The NGO is only dealing with cases of children who have dropped out of primary school, by afterwards trying to get these children back to school.

In Lipjan, Podujeva and Obiliq, the Center for Social Work this year has launched a pilot project on digitalization of the services it provides, with a focus on informing citizens about the importance of withdrawing children from the road work. Through brochures, announcements, banners in the city, advertisements and media, children will be helped to drop the begging on the streets and will know more about the risks this can carry.

“These children are very likely to be exposed to the risk of being exploited by organized crime circles for sexual purposes and forced labour. Being part of this system, they are only deprived of access to social services and adequate protection” say the representatives of VORAE.

The Department of Education in this organization annually organizes various campaigns for sending children to schools, while the problem is deeper than it seems.

‘More trainings on topics that raise children’s awareness of the dangers of going out on the streets should be held, there should be more meetings with the parents of these children, more awareness of citizens to report cases of children who they encounter on the streets, more centres for housing children who do not have families should be built, there should be an economic empowerment of the families of these children who go out on the streets. There are many ways in which children could be kept out of the streets and inside the education system” VORAE representatives emphasize.

*

I am again accompanying Esma. She doesn’t talk a lot, she only talks about survival. We continue talking with her and she also wants to know about me and my journalism skills.

Just like her, there are other children around Pristina.

“The Government of Kosovo should take measures and be more serious when it comes to children who are spending their days on the street. Help is needed, and more policies so that these children can be treated and protected” says Avni Mustafa on behalf of Roma Versitas Kosovo RVK.

Esma is about to leave.

  • I need to leave and find my sister, she is also somewhere around.
  • Take care. – I say.

TEKSTI NË GJUHËN SHQIPE

TEKSTI NË GJUHËN ROME

[ This article is produced as part of the project “Supporting media and Independent Journalism with a Human Rights Perspective in Kosovo”, supported by the European Union in Kosovo and implemented by Kosovo 2.0, CEL and KCGS. Its contents are the sole responsibility of KULTPLUS/YIHR KS and do not reflect the views of the EU, K2.0, CEL or KCGS. ]