COVID-19: Liderët botërorë kërkojnë marrëveshje për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u është bashkuar më shumë se 20 liderëve të botës në thirrjen për një marrëveshje të re për të ndihmuar botën që të përgatitet për pandemitë e ardhshme.

Në një artikull për gazetat në botë, liderët përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë thënë se COVID-19 ka qenë sfida më e madhe e botës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një tjetër pandemi apo krizë shëndetësore s’është çështje “nëse do të ndodhë, por kur”, kanë thënë ata.

Dhe pandemia ka treguar se “askush s’është i sigurt përderisa të gjithë të jenë të sigurt”.

Duke shkruar për “Telegraph” në Britani dhe mediume si “Le Monde” në Francë a “El Pais” në Spanjë, 24 liderë botërorë kanë argumentuar që një traktat i ngjashëm sikur ai pas Luftës së Dytë Botërore është i nevojshëm për bashkëpunim më të mirë.

Nënshkruesit, ku përfshihet edhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thonë se në atë kohë, pas dy luftërave shkatërruese, liderët botërorë ishin bërë bashkë për të tejkaluar krizën, ndërsa tash shtetet duhet të bëhen bashkë për të luftuar izolimin dhe nacionalizmin si dhe për të adresuar sfidat që mund të tejkalohen vetëm me bashkim dhe bashkëpunim. / KultPlus.com

‘Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi’

KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Anne Frank.

Vërtetë është për tu habitur se si nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia sepse duken shumë absurd dhe të pamundur për ti realizuar. Megjithatë nuk tërhiqem nga ato, përkundër të gjithave edhe më tutje besoj se njerëzit janë të mirë.

Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën, por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd.

Sa mirë është ajo kur askush nuk duhet pritur asnjë çast për ta bërë botën më të mirë.

Në shtigje të gjata, arma më e mprehtë nga të gjitha është shpirtmirësia dhe ndjeshmëria.

Kujto të gjitha bukuritë rreth teje dhe bëhu i lumtur.

Fati meritohet duke bërë vepra të mira dhe duke punuar, duke mos spekuluar dhe duke mos qenë i mërzitshëm e i bezdisshëm.

Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi. Njerëzit janë vetëm njerëz dhe të gjithë njerëzit kanë mangësi dhe veti, por të gjithë ne lindim të mirë.

Mund të jesh i vetmuar madje edhe atëherë kur shumë njerëz të duan, nëse për askënd nuk je një dhe i vetëm.

Të gjithë jetojmë me dëshirë që të jemi fatlum dhe të lumtur. Jetët tona janë të ndryshme, por përsëri të njëjta.

Thellë në vetvete, të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit.

Pse disa njerëz duhet të durojnë urie, përderisa ne viset tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë ashtu të çmendur.

Nuk dua të jetoj kot, si shumica e njerëzve. Dua të jem e dobishme dhe t’u sjellë kënaqësi të gjithë njerëzve, madje edhe atyre të cilët kurrë nuk i kam njohur. Dua të vazhdoj të jetoj edhe pas vdekjes. / KultPlus.com

‘Çdo ditë, në çdo kafene në Prishtinë shoh telefona që kushtojnë 1000 euro…’

Nga Ermal Sadiku

Çdo dite, ne cdo tavoline te kafeneve te Prishtines shof iPhona te shtrejt para secilit. Nje telefon i tille, kushton perafersisht 1000 euro. Pa marre parasysh se si eshte ble ky telefon, po du me i nda disa ide se cfare mund te besh sot me 1000 euro, ne vend se ti investosh ne telefon. Ku mund ti investosh ato para shume me mire.

– Regjistro nje kurs te gjuhesh Gjermane. Nje kurs intensiv me vlere prej 1000 euro, te mundeson direkt nje vend pune ne kompanite si KiKxxl & evroTarget L.L.C  Webhelp Kosovo Teleperformance Group  etj

– Krijo nje website personal me 500 euro. Paraqit aty projektet, ku ke punuar, cka ke punuar dhe cka mund te punosh. 500 euro te tjera ne SEO

– Bleje nje sistem per video inqizim dhe fillo nje podcast online. Te gjitha paisjet per fillestar nuk kalojne 1000 euro. Pocastin mundesh me materializu.

– Bleje kurset ne Masterclass ne dicka qe te pelqen ta mesosh, perfeksionosh dhe punosh. 15 euro ne muaj eshte investimi me i mire ne jete. Ndoshta edhe Lynda / Pluralsight etj

– Regjistrohu ne MOOC. Miliona kurse papagese. Paret shpenozoj ne pica qe me qene i lumtur.

– Paguje Linkedin Premium ose Sales Navigator edhe fillo me “marketu” veten per te gjet pune / klienta.

– Vizito nje qytet qe ske qene kurr. P.sh Parisin. Ia vlen me shume se 5 iPhona.

– Paguaje nje kompani qe te pelqen per te ta mundu me kry nje intership aty./ KultPlus.com

‘Vetëharrimi’, drama që sjellë luftën e dyfishtë të mbijetuarave të dhunës seksuale

Suada Qorraj

Grua mes tri jetësh, atë të para luftës, gjatë saj, e tash dhe pas saj, por në fund duke mos u gjendur në asnjërën prej tyre. Dikur grua, nënë e profesoreshë, kurse sot veç një hije më shumë. Dikur me dy fëmijë, kurse sot me njërën që i fle në qiell e varrin s’ia di, e me  tjetrën që gojën s’hap, e n ‘ditar duke shkruar rri. E dhunuar gjatë luftës, e dëshmitare e dhunës, e mbijetuara, por e harruara e paqes. Është kjo ‘Vetëharrimi’, drama që ngritet mbi fatin e traumën shpirtërore të grave të dhunuara, plaga e së cilave ka mbetur e pashëruar, shkruan KultPlus.

Teksa drama tashmë kishte filluar të merrte jetë në skenën e teatrit Dodona, mes dritareve që silleshin sa në njërin skaj në tjetrin, dhe muzikës që sillte loja në çelo, pikërisht një natë para premierës së kësaj shfaqje, KultPlus ishte prezent në provat gjenerale të ‘Vetëharrimit’.

Dramaturgu Besim Rexhaj në një prononcim për KultPlus tha se ky ka qenë një ndër tekstet më të vështira për tu shkruar për shkak të ndjeshmërisë dhe kujdesit që kërkon trajtimi i keqja çështjeje.

“Ka qenë shumë e vështirë, unë kam shkruar edhe tre drama tjera, por në kuptimin e vështirësisë psikologjike, sigurisht që ky ka qenë teksti më i vështirë që e kam shkruar deri më sot. Kjo për shkak të ndjeshmërisë dhe nevojës që të kemi kujdes në trajtimin e çështjes. Prandaj dhe në këtë kuptim barrën e shkrimit të kësaj monodrame nuk e kam mbajtur fare lehtë”, pohoi profesori Rexhaj.

Tutje ai ka shtuar se kjo monodramë nuk paraqet vetëm fatin e trishtë të një individi, por përmes saj shënjohet kategoria e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, ku përmes simbolizmit të personalitetit të gruas artikulohet dhe kalimi i saj në kthetrat e dhunimit.

Me gjuhën e dhembjes, të akuzës, të ironisë e të qortimit moral e madje, edhe politik, drama ‘Vetëharrimi’ është ndërtuar si thirrje artistike, e cila do të duhej të nxiste ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë, e cila ende vazhdon ta margjinalizoje plagën më të rëndë që ka lënë prapa lufta gjenocide e Serbisë së Millosheviqit në Kosovë.

Për Besim Rexhaj është thelbësore që përmes ‘Vetëharrimit’ të marrë jehonë tragjikja që i ka ndodhur femrës, jo vetëm gjatë luftës por edhe pas luftës.

“Përkundër rrethanave të krijuara nga pandemia ne kemi qenë këmbëngulës që të realizojmë një shfaqje teatrore që i bënë jehonë tragjikës së femrës sonë, që ka ndodhë gjatë luftës së fundit. Synimi ka qenë që të artikulojmë jo vetëm tragjedinë e tyre, por dhe pozitën e tyre margjinale, më shumë se njëzet vite pas luftës. Pra ideja është që ti bëjmë jehonë vështirësive të tyre të luftës e të pas luftës”, deklaroi ai.

Për personazhin kryesor të kësaj drame Sheqerie Buqaj, mishërimi me një rol të tillë nuk ka qenë edhe aq i lehtë, sepse për sa kohë që ajo gjendet në skenë, për ata pak minuta ndjenë atë që gratë e dhunuara gjatë luftës e jetojnë dhe e heshtin çdo ditë.

Tutje ajo ka shtuar se teksa është munduar që të futet sado pak në lëkuren e grave që i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës, ajo dhe ka arritur ti arsyetoj për heshtjen e tyre, pikërisht për faktin se tash e njëzet e dy vite pas luftës, për to ende mungon përkrahja shtetërore.

“Jam munduar që të futem në lëkurën e atyre grave, ku dhe i kam arsyetuar shpesh herë për heshtjen e tyre, sepse është shumë e vështirë të flasësh kur nuk ke përkrahje shtetërore, sepse nuk mjafton që të bëhesh e famshme vetëm nëpërmjet medieve, përderisa shteti nuk bënë asgjë për të dënuar kriminelët”, tha ndër të tjera aktorja.

‘Vetëharrimi’ shoqërohej nën tingujt e çelos së Gresa Broqit, e melodisë së zërit të saj kumbues, pikërisht atëherë kur tragjedia e tri jetëve mbërrinte kulmin e saj.

Në një prononcim për KultPlus Broqi theksoi se nuk është e lehtë që të jesh pjesë e një shfaqjeje të tillë, sepse mishërohesh me atë se çka ka ndodhur më shumë se njëzet vite më parë e njëkohësisht ballafaqohesh me idenë e të bërit të ditur vendit se nuk është e lehtë të jetosh çdo ditë nën hijen e përjetimeve të tilla e pa një mbështetje të duhur shtetërore.

Krejt në fund dramaturgu dhe profesori Besim Rexhaj tha se për shkak të pandemisë janë detyruar që premierën e shfaqjes ta bëjnë përballë një publiku të vogël në numër, e që në kushte normale një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

‘Vetëharrimi’, si tekst dramatik i Besim Rexhajt e si shfaqje teatrore e Fadil Hysajt do të shfaqet nesër në Teatrin ‘Dodona’ në orën 19:30, kurse do të ketë dhe reprizën një ditë më pas./ KultPlus.com

Historianët e Deçanit: Të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan përmes një komunikate për media thotë se me shqetësim të madh është duke e përcjellë situatën rreth çështjes kontestuese në mes ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” dhe Komunës së Deçanit në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër.

Historianët e Deçanit në reagim thonë se “dënojnë ashpër presionet ndërkombëtare për zbatimin e këtij vendimi antikushtetues dhe antiligjor, i cili buron në ligjet e kohës së Millosheviqit”.

Në një komunikatë për media, Lidhja e Historianëve të Kosovës i bën thirrje Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Prishtinë, që të mos e zbatojë vendimin antikushtetues dhe antiligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 21 maj 2016, për pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan, pasi që si i tillë ai prek gjithë qytetarët e Deçanit dhe është pengese për zhvillimin ekonomik të kësaj pjese të Kosovës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, është i papranueshëm edhe për Komunën e Deçanit dhe qytetarët e kësaj komune, andaj ne e ripërsërisim edhe një here kërkesën tonë drejtuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Prishtinë që të mos e zbatojë këtë vendim të dëmshëm dhe të pariparueshëm për Deçanin në veçanti dhe Kosovën në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, Kryesia e Lidhjes së Historianëve thekson se zbatimi eventual i vendimit do të sjellë shumë dëme juridike dhe do të sfidojë rëndë sistemin kushtetuese dhe juridik në Kosovë, teksa rikujton se institucionet e Kosovës duhet të deklarohen kundër zbatimeve të vendime të kohës së masave të dhunshme të periudhës 1990-1999, kur dihet se këto vendime i ka shpallur të pa zbatueshme Administrata e Kombeve të Bashkuar në Kosovës – Misioni i UNMIK-ut.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës i ri-kërkon Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, që me urgjencë të nxjerrë një Ligj të veçantë ose Ligj special, me të cilin do t’i shpallë të pazbatuara dhe të pavlefshme ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nën ligjore të Serbisë për Kosovën gjatë periudhës mars 1989 e deri në qershor 1999, duke vendosur që këto prona dhe ndërmarrje t’i kthehen Komunës së Deçanit dhe të mos i falen Manastirit të Deçanit.

Ndryshe, igumeni i Deçanit, Sava Janjiq, kishte dërguar në Kushtetuese dy vendime. Sipas këtyre vendimeve, pronat prej 24 hektarësh tokë që i ishin dhuruar Manastirit të Deçanit me një marrëveshje të Qeverisë së Serbisë dhe këtij manastiri në vitin 1997, lidheshin me ish-Agjencinë e Mirëbesimit dhe pasardhësen e saj Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte aprovuar ankesën e Manastirit të Deçanit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte përkrahur nga Dioçeza e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkën dhe Prizrenin, duke vlerësuar se Gjykata ka treguar gatishmërinë dhe kompetencë për të marrë një “vendim të paanshëm ,me të cilin mbrohet e drejta në pronë e Manastirit”.

Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit, i cili mbrohet nga UNESCO-ja, nuk kanë dhënë pëlqim as për vazhdimin e rrugës Deçan-Plavë, që lidh Kosovën me Malin e Zi. / KultPlus.com

Shenjtërimi i nënës në tablonë ‘La Charité’ të William Bouguereau-t


“La Charité” është një nga punët që sinjifikon krejt galerinë krijuese të William Bouguereau, i cili megjithëse u anatemua si askush tjetër, u mohua dhe u dëbua bashkë me stilin e tij akademik, sot e gjejmë në podin e famës, larg nga e shkuara fyese, pluhuri i harresës dhe dangat e poshtërimit.

“La Charité” (Mëshira), e piktorit William Adolphe Bouguereau (30 nëntor 1825 – 19 gusht 1905) është realizuar në vaj, kanavacë në vitin 1878. Përmasat: 196 x 117 cm (77,17 ” x 46,06 “).

I përket një koleksioni privat.

“La Charité” (Mëshira) aktualisht mban rekordin botëror si piktura më e shtrenjtë e shitur e galerisë së Bouguereau. Ajo u shit në një ankand në vitin 2000 kundrejt vlerës 3.600.000 dollarë. Për një piktor të mbetur pas portave të mbyllura, kjo është një befasi.

“La Charité” (Mëshira) përshkruan një grua të bukur, shëmbëllimi i përsosmërisë femërore, dlirësisë së kulluar, hireve rrezatuese dhe forcës amësore. Ajo kridhet në këtë tablo jo vetëm si elementi dominues por edhe dëshmimi më universal dhe i vetvetishëm i rolit të një nëne, i rolit të vazhdimsisë së jetës. Ajo shpreh kujdeseni dhe mbrojtjen e pesë fëmijë të vegjël, duke u dhënë atyre edukatë, ushqim dhe dije. Mirërritja është përfaqësuar nga gjinjtë e saj të kolmë që tregon synimin për të lejuar fëmijët të gjejnë aty përkujdesje në të ushqyer. Prarimi i syve, drejtqëndimi dhe rrethqarkimi i krahëve që zapton tre nga vogëlushët, shëmbëllen atë kumt gruaje dhe nëne që jetësohet në botkuptimin e të pazevendësueshmes, që nga Hyjlindësja e këndej.

Eshtë ngadhnjimi emblematik i një nëne, njimendja dhe vullnesa e saj e hovshme për të dhënë për ta gjithçka nga vetja përkundër gjithë përpjekjeve dhe sakrificave vetmohuese.

Nën këmbën e saj të majtë qëndron një enë përmbys me monedha ari dhe argjendi, të cilat qëllimisht janë derdhur. Ky simbol tregon se nuk ka kosto për lumturinë e tyre, që e tejkalon atë për të cilën ajo, nëna, është e gatshme t’ua japë me mish e me shpirtë. Pratë kësisoj nuk trajtohen si përparësi, ata nuk zotërojnë atë forcë, atë energji që u duhet atyre për t’u rritur të shëndetshëm të edukuar dhe të ditur. Burimi i vetëm prej nga ata e marrin atë që u duhet në jetë është ëma e tyre, është e perëndishmja, që piktori e ka trajtuar si një shenjtore, si një amanet që ka marrë mbi vete në përjetësi një grua, një nënë. Një tjetër detaj është edhe tematika e dijes, e shtjelluar nëpërmjet elementit të fëmijës, i cili është mbështetur mbi disa libra dhe diç lexon në një fletë të shkëputur dhe të vendosur në shkallare.

Fëmija i ndrojtur që struket në të djathtë nën petkat solemne që derdhen përposhtë prej shtatit të gruas, dëshmon dhe denoncon realitetin, ashpërsinë dhe egërsinë, me të cilën ai do të qaset. Por nëna është aty, e vetmja dhe më e vetvetishmja mburoje dhe edukuese e fëmijëve, të cilët mbartin misionin trashëgimisë. Ajo rend në përjetësi me dashurinë dhe detyrimin, për fëmijët e saj, për jetën, për gjeneratat. Një nënë është themeli i një brezi! /albertvataj/ KultPlus.com

‘Nëse emrin tënd çdo natë e thërras e për ty flas, s’do të thotë se ty të du’ (VIDEO)

Çdokush që ndjen nostalgji për krijimtarinë e grupit “Marigona”, s’mund të mos e kujtojë një nga këngët epike të tij e që është e titulluar “Sonte”.

Kjo këngë e realizuar në vitin 2002, i ka rezistuar kohës për shkak të vijës melodike, tekstit e vdieoklipit që zbërthen kuptimin e këngës. Duke qenë se grupi “Marigona”, nuk i ka munguar as festivaleve, pikërisht me këngën “Sonte” arriti të shpërblehet në në festivalin “Shoëfest”, në vitin 2002, shkruan KultPlus.

Grupi Marigona është një grup muzikor i themeluar në vitin 1991 nga Faton Kurteshi në qytetin e Mitrovicës. Vokalist i grupit është Vullnet Sefaja po ashtu nga Mitrovica. Anëtarët e grupit janë ndërruar disa herë, por Vullnet Sefaja ka qenë pjesë e grupit që nga fillimi.

KultPlus ju përcjellë videoklipin dhe tekstin e këngës.

Sonte gjithçka ndahet n’gjysmë përveç dhimbjes
Sonte asgjë s’është e lehtë përveç ikjes
Sonte kujt dorën ia mban , kujt ne vesh i flet
Puthja jote nesër kënd e pret e kënd me vonë e vret

Ref:
Nëse emrin tënd çdo nate e thërras e për ty flas
S’do t’thotë se ty të du
Nëse netët pa ty vijnë e shkojnë, do t’mundem unë pa ty
Kur ti mundesh pa mu.

Sot kujtimet fund nuk kanë as s’du t’i harroj
Ndoshta nesër kot do t’qan, ndoshta veç ëndërroj
Se fshehtësi ishe për mu, këtë unë tash e di
Do t’provoj pa ty me jetu, do t ‘lutëm në vetmi / KultPlus.com

‘Unë zgjodha të të dua në heshtje’

Poezi nga Rumi

Unë zgjodha të të dua në heshtje…
Sepse brenda në heshtje,
Unë s’gjej refuzim.

Unë zgjodha të të dua në brengën time…
Sepse brenda saj, askush s’të zotëron dot veç meje.

Unë zgjodha të të adhuroj nga larg…
Sepse largësia, mund t’më mbrojë prej dhimbjes.

Unë zgjodha të të puth me erën…
Sepse era puth më lehtë se buzët e mia.

Unë zgjodha të të mbaj në ëndrrat e mia…
Sepse në to, ti nuk ke fund. / KultPlus.com

Fahredin Shehu dhe Maklena Nika, pjesë e ‘Maratonës së Parë të Poezisë Ballkanike’

Revista “Balkan Culture” organizon Maratonën e Parë të Poezisë Ballkanike më 31 mars.

Në këtë event do të marrin pjesë 17 poetë të njohur nga 12 vende, midis tyre Maklena Nika e cila përfaqëson Shqipërinë, dhe Fahredin Shehu, Kosovën, të cilët do të lexojnë poezitë e tyre në gjuhën e tyre (me përkthim simultan në anglisht).

Maratona e Parë e Poezisë Ballkanike aspiron të kontribuojë në forcimin e imazhit të poezisë, por edhe në bashkëveprimin dhe njohjen e popujve të Ballkanit. Ballkani, një udhëkryq i kulturave dhe tregtisë, gjithmonë ka funksionuar pozitivisht. Gjithmonë mikpritës dhe tolerant, me një larmi gjuhësh, fesh dhe etnish.

Folësi kryesor i veprimtarisë do të jetë Prorektori i Universitetit të Peloponezit, Profesor George Andreiomenos.

Aktiviteti do të zhvillohet të mërkurën më 31 mars 2021, në orën 19:00 në YouTube. / KultPlus.com

Sharon Stone rrëfen eksperiencën tronditëse: I shpëtova vdekjes

Sharon Stone ka hapur zemrën së fundmi dhe ka rrëfyer detaje të shumta nga jeta e saj personale. Aktorja e famshme ka treguar se vite më parë i ka shpëtuar vdekjes për një fije pas një goditje në tru.

Në shtator të 2001, 63-vjeçarja pësoi një goditje në tru dhe mjekët i hoqën të gjitha shpresat për jetë. Sharon pati hemorragji cerebrale që zgjati për 9 ditë me radhë.

Në një intervistë për “Today Sunday” Stone ka kujtuar se ka telefonuar të ëmën dhe se i ka thënë që është mirë të vish në spital sa më parë.

“Dhoma ishte shumë e qetë. Kur dhoma është shumë e qetë dhe askush nuk nxiton që të të shëroj, këtu e kupton se vdekja po afron dhe sa serioze është çdo gjë”, ka treguar aktorja.

“Në librin tënd ti shkruan për dritën, ndjenjën e humbjes, ke parë njerëzit që kanë humbur jetën”, e ka pyetur më tej gazetarin aktoren për të treguar më shumë detaje.

“Zbulova se unë nuk isha e vetmja që kam pasur këtë eksperiencë. Është shumë e thellë. Dhe unë e di se shkencëtarët ndjejnë se është diçka shkencore që ndodh. Dhe spiritualistët besojnë se është diçka spirituale. Personalisht unë jam me Ajnshtajnin, që beson tek të dyja”, ka thënë Sharon.

Aktorja ka shtuar se kjo eksperiencë e ndihmoi që të vlerësonte prioritetet e saj në jetë. / KultPlus.com

Viti 1980, kur në Itali mbahej festivali i parë i këngës arbëreshe (VIDEO)

Ndonëse janë tepër aktivë në organizimet e ngjarjeve kulturore, rrallë herë ekzistojnë pamje filmike të arbëreshëve gjatë shekullit të kaluar.

Një nga materialet e rralla është edhe video e Festivali të parë të këngës arbëreshe, të mbajtur në vitin 1980 në San Demetrio Corone. Në video e mëposhtme janw pwrzgjehdur  disa nga interpretimet në Festivalin e parë, si dhe pjesë nga Festivali i II në gusht të vitit 1981.

Disa nga këngët pjesëmarrëse: “E bukura e katundit” kënduar nga Francesco Pappaterra. “Vinja tek Nana”, kënduar nga Rosanna Bloise.

“Jemi Arbëreshë”, kënduar nga Demetrio Damico. Kënga “Sheshi”, nga Gennaro Moise Chiodi. “Nani lirem”, kënduar nga Mimmo Damicc. “Te rahji i Kroit”, kënduar nga Grupi Folk i San Çosmo Albanese, një grup i përbërë nga 5 vajza arbëreshe. Kënga “Dimbri” nga këngëtarja Antonina Genusa. “Një kartë ka Xhermania” (Një letër nga Gjermania) është kënga fituese e festivalit të parë të këngës arbëreshe, kënduar nga Michele Baffa.

Festivali i dytë i këngës arbëreshe u organizua nga Komuna e San Demetrio Çorone dhe Radio Libera Skanderbeg më 13 gusht 1981 në San Demetrio Corone.

Disa nga këngët pjesëmarrëse ishin: “Zëmra ime” nga Giuditta De Santis. “Retrati jot” (Foto jote) nga Emilio Spezzano. “Mos më lër” nga Françesço Pappaterra. “Njetër Vashës”, kënduar nga Michelle Baffa. “Hekur i zi” nga Cosmo Algeri. “Sot u zgjova”, një këngë nga Alfio Moccia, e çila i dedikohej të gjithë atyre që nuk kanë harruar rrënjët dhe pranojnë me kënaqësi që janë arbëreshë.

Rita Ora përkujton fëmijërinë në Kosovë (FOTO)

Rita Ora ka postuar disa foto nga fëmijëria.

Këngëtarja nga Kosova, me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në Instagram një foto të kohës së fëmijërisë.

Ajo ka shpërndarë disa foto bashkë me motrën e saj Elenën, e po ashtu edhe një foto tjetër ku Rita shihet me flokë ngjyrë të zezë dhe e buzëqeshur.

Të shpeshta janë rastet kur këngëtarja publikon fotografi nga fëmijëria. Ajo shpesh here ka postuar fotografi të kohës sa ishte në Kosovë, bashkë me familjen e saj. / KultPlus.com

Kreshnik Hoti me qasje të re për inteligjencën artificiale, prezantohet në një ndër revistat më prestigjioze në botë

Kreshnik Hoti, profesor i asocuar në Fakultetin e Mjekësisë, ka shënuar sukses të rëndësishëm shkencor, duke publikuar së fundi në revistën prestigjioze ‘Nature Medicine’ me impakt faktor 36.13, ndër më të lartat në botë, përcjell KultPlus.

Kjo punë është realizuar gjatë qëndrimit njëvjeçar të profesorit Hoti në Massachusetts Institute of Technology (MIT), përmes bursës së Fulbright-it.

Kreshniku dhe kolegët nga MIT-i zhvilluan një qasje të re të përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) për të vlerësuar vetadministrimin e terapisë pa asnjë kontakt me pacientin, duke përdorur sinjalet pa tela (ëireless). Kështu, autorët kanë dëshmuar një potencial të ri të IA-së në përmirësimin e sigurisë së barnave.

Ky është punimi i kategorisë ‘hulumtim origjinal’, i botuar në revistën me impaktin më të lartë, që mban afilimin e UP-së. / KultPlus.com

Pas 7-të ditë përpjekjesh, çlirohet plotësisht anija që e bllokoi Kanalin e Suezit

Ekipet e shpëtimit të hënën kanë pasur sukses në çlirimin e një anije masive kontejnerësh që e kishte bllokuar Kanalin e Suezit për shtatë ditët e fundit, duke bllokuar një nga arteriet kryesore tregtare në botë, raporton The Guardian, transmeton KultPlus.

Një baticë e fortë mesdite ndihmoi një flotë rimorkiatorësh që më në fund të çlirojnë anijën 220 mijë tonëshe dhe ta tërheqin atë drejt një liqeni midis skajit verior dhe jugor të kanalit, ku anija mund t’i nënshtrohej inspektimit teknik, thanë autoritetet e kanalit.

Të dhënat satelitore nga MarineTraffic.com konfirmuan se anija po largohej nga bregu në drejtim të qendrës së kanalit.

Pengesat kanë krijuar një bllokim masiv trafiku në pasazhin jetësor, duke mbajtur të bllokuar 9 miliardë dollarë çdo ditë në tregtinë globale dhe duke tendosur zinxhirët e furnizimit tashmë të ngarkuar nga pandemia e koronavirusit.

Të paktën 367 anije, që mbanin gjithçka, nga nafta e papërpunuar deri te bagëtia, janë ende të grumbulluara në të dy skajet e kanalit, në pritje të kalimit.

Më herët të hënën, një ekip egjiptian i shpëtimit dhe një ekip ndërkombëtar kishte arritur ta çlirojë pjesërisht anijen. / KultPlus.com

Pemët e mbjellura gjatë Revolucionit Francez po priten për të rindërtuar Katedralen e Parisit

Në ish-pyllin mbretëror të Bercé, në rajonin Loire të Francës, pemë shumëvjeçare po priten si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rindërtuar Notre Dame. Ndër to u pre edhe një lis 65 metra i gjatë, 230-vjeçar, mbjellë gjatë Revolucionit Francez.

Pema, bashkë me 1000 lisa të tjerë, do të përdoren për të rindërtuar pjesën prej druri të çatisë që u dëmtua nga flakët, e cila shkatërroi ndërtesën gotike, në prill 2019. “Ne e dimë se është fundi i diçkaje, por është gjithashtu një fillim i ri dhe është jeta e dytë më e mirë që mund t’i japim kësaj peme”, tha një roje e pyllit, transmeton KultPlus.

Pemët në Bercé kanë një kurbë të lehtë që i bën ato ideale në këtë proces. Lisat e zgjedhur do të priten dhe do të thahen për 12 deri në 18 muaj për t’u siguruar që trarët nuk do të tkurren ose lëvizin. Sipas ekspertëve, pemët u mbollën në kohën e mbretit Luigji i XIV, në mënyrë që të siguroheshin dru për të ndërtuar direkët për anijet që i përkisnin marinës franceze.

Përveç tetë lisave që do të merren nga pylli në Bercé, shumë pemë janë dhuruar nga 200 pyje në të gjithë vendin. Megjithatë, një peticion drejtuar ministrit të Ekologjisë së Francës ka bërë thirrje për ndalimin e prerjes së pemëve, por grupet e pylltarisë thonë se numri i pemëve që priten përfaqëson një përqindje shumë të vogël. / KultPlus.com

75-vjetori i Zija Çelës, duartrokitet shkrimtari që nuk e humb kurrë buzëqeshjen

Ata që e njohin thonë se Zija Çela e gjen gjithnjë forcën për të kërkuar gëzimin dhe për të shkruar mbi dashurinë.

Kështu e gjetëm edhe në qendrën kombëtare të librit, të festonte 75-vjetorin. Në këtë ditë të veçantë, Zija Çela na jep një mesazh të madh: të gjejmë dashurinë përtej gjithçkaje që na duhet të kalojmë duke ndarë kështu edhe ditën e trishtë të humbjes së të birit, përkthyesit Dritan Çela.

Botuesja e tij, Irena Toçi, përmes urimit ndau me miqtë e tij konsideratën e lartë që kanë për këtë autor me të cilin bashkëpunojnë prej vitesh dhe për letërsinë e çmuar që lë ai.

“Me qindra e mijëra mësues veprën tënde e kanë busull për të edukuar fëmijët e sotëm”, deklaroi ajo. Ndonëse në kushte të vështira pandemie miqtë e radhës që u bënë pjesë e kësaj feste nuk kishin ardhur duarbosh.

Zija Çela njihet si një mësues, i mirë, si një shkrimtar, por edhe kryeredaktor që në vite e vite punë nuk rresht së përcjelli pozitivitet për të rinjtë apo ata që duan të mësojnë prej tij./a2/ KultPlus.com

“Nuk skuqem nga rrëfimi im”

(Meri LALAJ: Dashuri e ndaluar, roman,  Filara, Tiranë)

Shkruan: Gentiana Softolli

Meri

Meri Kristaq Lalaj u lind në Pogradec (1943). Shkollimin e mesëm e  ndoqi në vendlindje, ndërsa studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë-Letërsi Angleze. Përreth tri vjet ka punuar në gjimnazin e Korçës, pastaj shtatë vite ka qenë në internim me ish-bashkëshortin e saj, për të vazhduar punën e saj në një shkollë tetëvjeçare në Pogradec nga ku edhe doli në pension. Meri, gjatë viteve sa ka punuar si mësuese, ka botuar shumë shpesh në gazeta të ndryshme artikuj, që kanë të bëjnë me problemet jetësore të vendit, gjë të cilën vazhdon ta bëjë ende edhe sot. Që nga vitet e ‘90-të ka botuar dhe përkthyer shumë libra, ndër të cilët mund të përmendim këtu, si: “Lasgushi në Poradec” (ditar), “Qentë nuk magullijnë më” (roman), “Gjethe vjeshte” (poezi), “Esenin – një jetë” (përkthim monografi), “Betoveni dhe Revolucioni Frëng” (përkthim), “Romeo dhe Xhulieta takohen” (mbresa për Kosovën), “Dashuri e ndaluar” (roman) etj. Gjatë krijimtarisë së saj letrare, ajo është nderuar me disa çmime letrare, si: Çmimin Kombëtar për vëllimin me tregime, Çmimin për poezinë më të mirë si dhe çmime të tjera.  

Romani

Dashuri e ndaluar është një roman ku rrëfehet një relacion dashurie të cilin Meri e cilëson si të ndaluar, duke u bazuar në rrethanat kontekstuale, pra kohën kur ndodhin ngjarjet dhe duke marrë parasysh kontekstet  të tjera në të cilat gjendeshin personazhet.

Periudha e komunizmit, internimet, burgosja, braktisja e punës dhe familjes, shtatzënia e paplanifikuar, ikja, bashkimi, ndarja e ritakimi janë disa nga pikat mbështetëse në bazë të të cilave autorja ka arritur të thur këtë rrëfim, duke na e ofruar në nivel romani me shenja të forta autobiografike, sepse nga një pikëvështrim mund ta pranojmë si një pjesë e shkëputur nga një libër jete i autores në fjalë. Peripecitë sfidat dhe aventurat kalitëse duket sikur nuk kanë fund asnjëherë për personazhet e këtij romani.  Një vepër shpreh jo një zhanër apo teknikë, mirëpo, shpreh tërësinë e personalitetit ashtu siç arrin edhe Meri që t’i gërshetojë identitetin e saj si autore dhe narratore me identitetin e personazheve brenda në roman.

Prandaj, nëse duhet ta tipizojmë në bazë të tematikës, ky është një roman i dashurisë së përvuajtur, ndërsa tipologjikisht një roman a novelë autobiografike, ndërsa sipas karakterit, roman i personazhit. Personazhi ka ngjashmëri të forta me personin, i cili objektivisht identifikohet me narratorin autobiografik.

Një gjysmë jete nga jeta

Në kuadër të këtij romani rrëfehet historia e dashurisë ose thënë më mirë një gjysmë jete nga jeta e Amblës, e cila dashurohet me një minator, Agronin. E gjithë ngjarja e paraqitur brenda këtyre faqeve është e periudhës së komunizmit në Shqipëri, detaj ky që e plotëson tej mase dramaticitetin brenda romanit. Dashuri e ndaluar pretendohet të jetë e strukturuar në nivel romani, por që nga hyrja, për të vazhduar në shtjellimin e ngjarjes, të cilin e pasqyron me emocion dhe figura tejet realiste e të ndjeshme e gjer në fund, arrijmë që gjatë gjithë kohës të dallojmë elemente autobiografike, që asociojnë në një ditar i cili përmbledh një epokë sa të dashur e shpirtërore, aq edhe të trishtë. Pra, Dashuri e ndaluar i plotëson të gjitha kriteret për të qenë roman autobiografik, duke u nisur nga dedikimi i këtij romani drejtuar bijës së saj, ‘për të cilën mbeti gjallë’, siç pohon autorja, pastaj me njoftimin që “sekretet e saj ka vendosur të mos i marrë në varr, por t’i lë këtu mbi tokë”, një guxim ky që Meri Lalajn e bën Zonjë të madhe në letërsi dhe në jetë. Përveç kësaj, roman autobiografik e bën edhe rrëfimi në vetën e parë, normë e kërkuar nga tekstet autobiografike, tutje emocioni dhe ligjërimi pasionant i autores për jetën e kaluar, që arrin ta përcjellë te lexuesi, përshkrimi i detajuar retrospektiv i ngjarjeve, i veprimeve apo situatave, teknika e njohjes me personazhet dytësore (reale), që janë kryesisht familjarë, rrëfimet e të cilëve si rrallëherë ajo i dallon me kursiv si dhe shumë detaje të tjera. Ngjarjet zhvillohen në një kronologji të rregullt me përjashtim të ndërfutjes së rrëfimeve për personazhet nga e kaluara.  Dashuria bëhet shkak për pasojat, një luftë e madhe e shpallur e ideologjisë me të dashuruarit në frymën “dekadente”, jashtë skemave të ideologjisë së diktaturës, e cila dashuri përkthehet në dhunë, në proces të torturës.

Non erubesco evangelium

Duket se për Merin vlen konstatimi i Kazanova-s: non erubesco evangelium (nuk skuqem nga rrëfimi im). Pra, edhe autorja në fjalë nuk skuqet nga rrëfimi i saj duke e shpalosur atë në formën më të sinqertë të mundshme.

Te romani Dashuri e ndaluar veprimet dhe vendimet e Amblës na shpalosin “mitin e kryeneçësisë” duke e identifikuar kështu personazhin kryesor si një femër kryeneçe, e cila përkundër pasojave që mund t’i sillnin veprimet e saj, ajo sërish nuk zmbrapset. Estetika psikologjike e romaneve apo shkrimeve autobiografike specifikon shprehjen e personalitetit në formën më të sinqertë të mundshme, e cila në një mënyrë apo tjetër na shfaqet edhe si sprovë e vërtetësisë të cilën, siç duket, autorja e përballon goxha mirë. Ata që e njohin mirë jetën e kësaj autoreje dhe e kanë lexuar ditarin e saj  “Lasgushi në Pogradec”, e dinë që Meri Lalaj është ndër të rrallët njerëz të kulturës, ndër të rrallët miq, që kur Lasgush Poradeci u braktis në vetminë e tij të madhe, ajo iu gjet pranë, si njeri e familjar, si një dëshmitare e gjallë e ditëve të pleqërisë së poetit më të madh në letërsinë shqipe.

Koha e zhvillimit të ngjarjeve dhe koha e shkrimit të ngjarjeve sigurisht se shpërfaqin dallimet e veta. Koha e ngjarjeve në roman gjatë gjithë kohës është objektive, por në mënyrë indirekte, natyrshëm arrijmë ta shohim qasjen e autores kundrejt ngjarjeve në kohën e tyre të zhvillimit, në krahasim me kohën kur ajo vendos që ‘sekretet’ e saja t’i hedhë në letër.

Ambla dhe Agroni

Dashuri e ndaluar  është një roman në epiqendër të të cilit është dashuria e pamundshme e Amblës dhe Agronit.  Gjatë rrëfimit, autorja përveçse na ofron personazhe episodikë, pra na njofton me një rreth  më të gjerë familjar dhe histori që mendohen se kanë ndodhur në të kaluarën, shpesh jep shenja  që provojnë ta pasqyrojnë jetën dhe problemet e popullit  nën diktaturë. Kështu nga tema individuale e diskursi personal zgjerohet në tematikën e përgjithshme, e diskursin e shumëllojshëm, historik, politik dhe ideologjik. Personazhi i Amblës, në këtë roman, na shfaqet si një vajzë plot jetë, e dashur, ambicioze, e mençur dhe tejet luftarake për ëndrrat e saj. Një femër që nuk rresht së dashuruari e së luftuari për qëllimet e saja deri në fund. Ajo shndërrohet në figurë emblematike për të gjitha ato gra, që kurrë nuk iu tremb syri nga fjalët dhe fyerjet e maskarenjve të monizmit, që i adresojnë kundrejt tyre kur ato ndahen nga bashkëshortët e tyre apo kur vendosin të mos i nënshtrohen një regjimi të caktuar. Vendosmëria, puna dhe sakrifica e Amblës, bëhen shëmbëlltyrë e fuqisë, luftës dhe rezistencës së gruas karshi çdo pengese. Agroni, ani pse një minator i thjeshtë dhe përherë një i përndjekur e i internuar nga policia, përfaqëson burrin i cili është pothuaj fillikat i vetëm në këtë botë, derisa takohet me Amblën. Dashurohet shumë me të edhe pse historia e tyre e paarritshme e dashurisë fillon në spital, ata nuk i ndalon ky fakt dhe bëjnë çdo lloj përpjekje për të vazhduar tutje. Agroni dhe Ambla jetonin vetëm për njëri-tjetrin dhe për çdo veprim, qoftë i mirë apo i keq, ishin vetëm ata të dy. Ambla ishte dashuria dhe shpresa e vetme për Agronin, ndaj edhe ndarja prej saj ishte tejet e rëndë.

Megjithatë, historia e dashurisë së këtyre dy protagonistëve rrodhi jo aq zakonshëm sa dashuritë e tjera, ata u takuan dhe u njohën në spital, aty u dashuruan dhe aty njohën lumturinë, të cilën ndoshta përherë e kishin ëndërruar por që përherë u kishte munguar. Mirëpo, nganjëherë Zoti thjesht nuk do ose si themi nuk qe e shkruar, ndaj kështu ishte edhe për Amblën dhe Agronin. Ata u deshën shumë e u munduan pa fund, por më kot, sërish i priti ndarja aty ku ata edhe menduan. Rrugët e tyre u ndanë për t’u takuar prapë pas 20 vjetësh, atëherë kur bija e tyre, Elira, ishte martuar dhe po jetonte e lumtur ne Angli, ndërsa ata të dy kishin arritur që sadopak t’i stabilizonin jetët e tyre. Por, një gjë ishte ende e njëjtë për të dy, ende duheshin po aq shumë dhe ende kishin mall për njeri-tjetrin.

Përfundim

“Ai që është penduar për mëkatet që ka bërë është më i pastër se ai që nuk ka bërë kurrë mëkate” dhe “siç duket edhe me Zotin e paskërkan mirë këta mëkatarët” thotë Meri Lalaj, por dashuria e ndaluar, e pamundur dhe e paarritshme e Amblës dhe Agronit, nuk arriti dot që të gjejë një happy end. Ata nuk bënin bashkë, ndoshta nuk arritën ta mbanin njëri-tjetrin pranë dhe zgjidhja e vetme ishte ndarja. Ndonjëherë gjërat kështu shkojnë dashuro, vuaj, duro dhe duaj  qoftë edhe nga larg, sepse afria jo gjithmonë të sjellë paqe. Sidoqoftë,  shkrimtarja dhe përkthyesja jonë, Meri Lalaj, me ketë roman evokon kohën e diktaturës, duke qenë e hapur deri në rrëfimet më të ndjeshme, pa fshehur, por si një autore eksplicite që rrëfen përvoja jete kur edhe dashuria luftohej nga ideologjia dhe literatura nga diktatura. Meri Lalaj është njëra ndër autorët më të veçanta që i bëri ballë këtij presioni të dyfishtë, për të na dëshmuar sot e gjithë jetën.

(Autorja është studente e vitit të dytë në Fakultetin e Filologjisë, Dega e Gjuhës shqipe)/ KultPlus.com

Dikund shkohet tani: tragjikomikja

Ese nga Ibrahim Berisha

Një shoqëri dhe shtet i mirë ka edhe shumë heronj të pavërejtshëm. Qytetarë që duhet të admirohen për punën që e bëjnë. Por, heronjtë dallojnë prej avanturierëve. Heronjtë janë modestë, fjalëpak, të urtë, ndërsa avanturierët fjalëplot, mashtrues dhe arrogantë.

Interpretimi shkollor i Don Kishotit të Servantesit ushqen me ëmbëlsirën gazmore në të parë se fjala ishte për një personazh që duhej njohur nëse jo krejtësisht si të marrë, atëherë po se po, si të humbur në kohë dhe hapësirë. Kishoti ynë shkollor donte ta rikthejë botën e dikurshme të fisnikërisë duke na lënë ne, të gjithë brezave të ardhshëm me dilemën e pashpjegueshme: Nëse në botë është më e madhe sëmundja e reales tragjike apo e ireales komike?

Por interpretimi stereotipizues vazhdon të ushqejë mendimin se tragjikja dhe komikja nuk ishin sëmundje të përkohshme, por të përhershme që duhet kujdesur mirëkuptueshëm për to. Kjo është edhe njëra nga të mirat që mësohet nga misioni avanturesk kishotian se nuk duhet ndarë tragjikën prej komikës. Ajo është një e njëjta gjë: tragjikomikja.

E vërteta, një këso reference për realitetin tragjikokomik tregon se nuk është fjala për personazhe që duken pak të marrë e pak të humbur, por për protoganistë të vetëlumtur që i shohin gjithë të tjerët të humbur në kohë dhe hapësirë. Fisniku Don Kishoti dhe shërbyesi i tij, Sanço Pança, bëjnë më me vetëbesim avanturat e pafundme nga të cilat nuk i zbraps asgjë. Por, e bukura këtij rrëfimi është se ata që e kanë lexuar librin e Servantesit, mund t’u kujtohet, se fjala nuk është sall për donkishotët, por kryekëput fjala është për të gjitha kohërat, në të cilat njerëzit janë sall sançopança dmth edhe personazhe të admiruara.

Në një letër që i dërgon kreut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, imzot Albert Grakki, që nuk ishte shqiptar po shërbente në Dukagjin, kuptohet duke ndjerë

tragjedikomedinë e avanturierëve politikë shqiptarë, mos me thënë mizorë, ndër të tjera shkruan: “Tue kenë të gjithë të bashkuem, kini me kenë të sigurtë se Zoti i fitoreve ka me kenë me ju.” (25 prill 1880). Duke mos pasur ende një histori të shkruar politike të paideologjizuar, nuk është sqaruar pse dhe si ngjanë përçarjet në kreun shqiptar gjatë dhe pas Lidhjes së Prizrenit, gjatë kohës dhe pas Pavarësisë, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, në periudhën postkomuniste. Gjithnjë. Pse ngjajnë aq hapur dhe në këtë formë kaq banale edhe sot luftërat e pamëshirshme pa pasur në krye asnjë parim a interes publik? Është e kuptueshme, se në këtë garë të përçarjes kishte dhe ka plot “fisnikë” të humbur në kohë dhe hapësirë sikur Don Kishoti. Sëmundja e kahershme kjo: mistikë, fascionim dhe mbresëlënie, me qitjen e interesit personal përpara interesit të përgjithshëm. Vetën dhe familjen përpara shoqërisë, kombit, shtetit. Ose gjithçka mbas veti. Plus, aleatin e madh, injorancën, me vete.

Duhet përsëritur qasjen e Konstandin Chekrezit, për të përkujtuar, pse është mirë të shohim me shpesh veten në pasqyrë:” Shqiptarët e kan zakon – edhe ky asht nji faktor psikologjik- qe të mallkojnë Fuqitë e Mdhaja per intrigat dhe pabesitë e tyne, dhe të çthuren në sharje kundër fqinjëvet të tyre të “panginjur” dhe gjakpirës”, sepse këta janë munduar të çdukin racën arbnore me planet e tyre “satanike”. Po shqiptarët harrojnë se çdo komb e ka brenda në trupin e tij krymbin e lengimit dhe të vdirjes së vet. Prandaj, ndofta nuk u pëlqen të shkojnë në mendje faktin se ata vetë ose udhheqsat e tyre u japin shkak të huajve dhe fqinjëvet që të përfitojnë nga grindjet dhe mosmarrveshjet e një kombi të përçarë…”.

Pasqyra dhe jo balta na tregon ngjyrën e vërtetë të shëndetit po edhe llojin dhe përmasën e sëmundjes.

Virtyti është dituri dhe e keqja, padrejtësia, bëhet nga padituria, i referohet kështu Platoni Sokratit. Njerëzit pasi lakmojnë të mirën shumë lehtë mund të bëhen të këqinj. Ata që flasin në emër të tjetrit dhe ata që heshtin në emër të tyre. Një relacion avanturesk thuaja identik i Don Kishotit me Sanço Pançën. Por e mira, ekziston profecia: të gjithë duan të jenë heronj, në këtë rast, në shtetin e shpresës. Edhe kjo është e mundur, madje e domosdoshme. Mjafton për të bërë diçka të guximshme dhe të mirë për të qenë hero. A nuk është një hero studenti që kthehet me një diplomë me notë

të shkëlqyeshme në shtëpi? A nuk është hero një sportist që kthehet me një medale në shtëpi? A nuk është hero një fermer që e bënë tokën e tij të prodhojë pemë, perime? Një shoqëri dhe shtet i mirë ka edhe shumë heronj të pavërejtshëm. Qytetarë që duhet të admirohen për punën që e bëjnë. Por, heronjtë dallojnë prej avanturierëve. Heronjtë janë modestë, ndërsa avanturierët fjalëplot dhe dhe mashtrues.

Shopenhaueri shkruan se Dante i madh, në këtë botë, kishte material të mjaftueshëm për të ngritur Ferrin pasi poeti njohu dhe jetoi në Ferrin Real. Parajsën nuk e ngriti se nuk e njohu fare në këtë botë. Por ai nuk dekurajon, por frymëzon për të përballuar sfidat, dhe për të zënë e hipur në qerren fitimtare. Ferri i Dantes ka të bëj me punën e pastrimit prej mëkateve. Për të mbijetuar përhershmë të keqen na ndihmon edhe përfolja e Kantit: „E vetmja gjë absolute është një vullnet i mirë“. Shtuar kësaj, arsyen: Në mënyrë që një vullnet i keq asnjëherë të mos jetë absolut.

Pra, nuk duhet humbur besimin. Do besuar në dashurinë dhe përkushtimin e vërtetë të qytetarit, ashtu si thotë edhe sentenca latine: Dum spiro spero – Derisa marrë frymë edhe shpresoj. Pra duhet shpresuar përnjëmend. / KultPlus.com

Muzeu i Louvreit ekspozon online koleksionin e plotë


Muzeu i Louvreit ka lansuar një platformë online ku po i ekspozon të gjitha veprat e muzeut, që janë më shumë se 480 mijë.

(CNN) – Nuk ka asgjë më të mirë sesa të kalosh një pasdite me shi në muze, zhytur në bukuritë dhe mrekullitë e artit dhe historisë. Tani, Muzeu i Louvreit – muzeu më i vizituar në botë – po jua mundëson këtë nga shtëpia juaj.

Muzeu francez ka lansuar një platformë online ku po i shfaq të gjitha veprat e muzeut, që janë më shumë se 480 mijë. Këtë e ka bërë të ditur vetë muzeu, në një komunikatë për media.

Adhuruesit e artit dhe hulumtuesit tani e kanë mundësinë që ta shohin të gjithë koleksionin online dhe pa pagesë.

Ueb-faqja do ta bëjë të qasshëm shikimin e tetë departamenteve të koleksionit, duke nisur nga arti islamik e deri te skulpturat e renesancës, artefaktet e Egjiptit dhe piktura nga artistë nga mbarë bota.

“Sot, Muzeu i Louvreit është duke larguar pluhurin nga thesari i tij, deri te më i vogli”, citohet të ketë thënë drejtori i Louvreit. “Për herë të parë çdokush mund të ketë qasje në të gjitha veprat e koleksionit nga një kompjuter ose telefon i mençur dhe atë gratis, edhe nëse veprat janë duke u shfaqur në muze, të huazuara, apo edhe të vendosura në garazh”.

“Trashëgimia e mrekullueshme e Muzeut të Louvreit tani është një klikim larg”, ka shtuar ai. “Jam e sigurt që kjo përmbajtje digjitale do t’i inspirojë në të ardhmen njerëzit për të ardhur dhe për ta zbuluar këtë koleksion edhe në mënyrë fizike”.

Në komunikatë është bërë e ditur se vizitorët mund ta shohin koleksionin masiv të muzeut nëpërmjet kërkimeve të avancuara, duke kërkuar departamentin specifik, temën ose të ngjashme.

Ueb-faqja ka një hartë interaktive, që ua mundëson njerëzve ta eksplorojnë muzeun dhe çdo vepër nga një hapësirë në tjetrën.

Në komunikatë është bërë e ditur se ueb-faqja do të përditësohet rregullisht nga ekspertë të muzeut, të cilët do ta zgjerojnë gradualisht koleksionin.
Përderisa Muzeu i Louvreit vazhdon të jetë i mbyllur që prej tetorit të vitit të kaluar, aty po bëhen renovime afatgjate. / KultPlus.com

Vitia: Nesër fillon vaksinimi në Klinikën Infektive dhe tek salla “1 Tetori”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur takim virtual me këshillin e kryetarëve të komunave në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit antiCOVID-19.

Vitia njoftoi kryetarët e komunave rreth arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave në Kosovë, e që të parët që do të vaksinohen janë personeli shëndetësorë dhe personave mbi moshën 80 vjeçare dhe me sëmundje kronike të mëdha.

Vitia ka treguar se vaksinimi do të filloj të martën në Klinikën Infektive dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa nëpër komuna vaksinimi do të nis të enjten ose të premten e kësaj jave. Kështu thuhet në komunikatën për media të Asociacionit të Komunave.

Gjatë këtij takimi virtual, ministri Vitia ka kërkuar që të ketë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë COVID-19.

“Ministri Vitia në këtë takim kërkoj që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi. Ai poashtu tregoi që është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunat”, thuhet në komunikatën për media.

Në anën tjetër, Kryetarët e Komunave në këtë takim u shprehen të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin sa më të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë rreth procesit të fillimit të vaksinimit por dhe sfidave të tjera me të cilat janë duke u ballafaquar komunat.

Në këtë takim Kryetarët e Komunave kanë adresuar disa probleme me të cilat janë duke u ballafaquar në komuna e që janë, mungesa e stafit shëndetësor, problemet me furnizim me barna nga listat esenciale si dhe probleme të natyrave të ngjashme të cilat i kërkuan nga ministri që të adresohen sa më parë nga ana e ministrisë.

Në fund të këtij takimi i’u kërkua ministrit Vitia, që të shqyrtohet kërkesa e bërë nga komunat për një sasi të testeve rapide prej 100,000 teste e cila është adresuar nga komunat dhe presim të kemi një përgjigje nga ana e Ministrisë. / ATV / KultPlus.com

Elton John paralajmëron bashkëpunimin e pazakontë me grupin “Metallica”

Elton John e ka paralajmëruar një bashkëpunim të pazakontë me grupin “Metallica”, kjo pasi kantautori i njohur britanik i ka bashkuar forcat me bendin ikonik të muzikës metal gjatë karantinës së shkaktuar nga koronavirusi.

Ende nuk dihet nëse ata do ta realizojnë ndonjë këngë të re, por Elton John së fundmi foli shkurtimisht për bashkëpunimin në fjalë duke thënë: “Sapo kam realizuar një projekt me grupin ‘Metallica’. Kemi punuar gjatë periudhës së karantinës. Gjatë kësaj kohë po ashtu kam punuar edhe me grupin ‘Gorillaz’ dhe muzikantë të tjerë me të cilët kemi realizuar këngë shumë të mira. Pra jam fokusuar në projekte më ndryshe nga ato të zakonshmet për mua. Të gjithë të interesuarit për të punuar me mua, do t’ua jap emailin tim ku mund të më shkruani dhe mund të planifikojmë diçka bashkë, në rregull?”.

Derisa John nuk zbuloi shumë rreth këtij bashkëpunimi, këngëtarja Miley Cyrus pak kohë më parë kishte treguar se albumi i saj i ardhshëm me këngë “cover’ të grupit Metallica, do ta përfshinin edhe Elton Johnin duke interpretuar në piano në versionin e saj të ri të hitit “Nothing Else Matters”.

“E kam realizuar një cover të hitit të ‘Nothing Else Matters’ nga ‘Metallica’, pjesë e së cilit është edhe Elton John duke interpretuar në piano. Pra në këtë projekt i kam përfshirë disa artistë të mëdhenj si Yo-Yo Ma dhe Chad Smith, dhe jam shumë e emocionuar për këtë bashkëpunim. Dua të them, ta krijosh një këngë e cila e përfshinë Elton Johnin, grupin ‘Metallica’ dhe mua… më pëlqen shumë kur përbërësit nuk përshtaten me njëri-tjetrin. Pra ky duket një kombinim që nuk do t’i kujtohej dikujt tjetër për ta realizuar, dhe që të dal kënga sa më e mirë të duhet patjetër të punosh me një producent sikur Andrew Watt, i cili do ta ndërmerrte një rrezik të tillë”, citohet të ketë thënë Miley Cyrus.

Bateristi i bendit legjendar “Metallica”, Lars Ulrich, kohë më parë e kishte ndarë në rrjetet sociale një fotografi ku shihet bashkë me Elton Johnin, duke u shoqëruar në prapaskenat e koncertit të yllit të hitit “Rocketman”, në Los Angeles.

Në lajme të tjera, para një jave u bë i ditur lajmi se Dua Lipa dhe Neil Patrick Harris do t’iu bashkohen Sir Elton Johnit dhe bashkëshortit të tij, David Furnish, në ndejën e përvitshme “Elton John AIDS Foundation” që tradicionalisht organizohet pak para ceremonisë “Oscar”.

Ylli i hitit “Levitating” do të performoj në këtë ngjarje e cila mbahet më 25 prill në formatin virtual, dhe e cila do të prezantohet nga aktori 47-vjeçar Neil Patrick Harris, dhe emra të tjerë të showbizit të cilët edhe nuk janë bërë publik.

“Është një nderë i madh të jem pjesë e një prej ndejave më ikonike para ceremonisë ‘Oscar’, dhe jam shumë krenare ta mbështes fondacionin ‘Elton John AIDS Foundation’ dhe të ndihmoj në trajtimin e stigmës që ekziston rreth HIV-it, pasi kemi nevojë për ta ndërtuar një botë më të mirë dhe më pranuese për të gjithë. Dhe ta ndajë skenën me Elton Johnin do të jetë një ëndërr e shndërruar në realitet për mua,” citohet të ketë thënë Dua Lipa, në prononcimin e saj për publikun.

Për herë të parë në historinë e kësaj ngjarjeje, përkrahësit e fondacionit janë ftuar ta ndjekin këtë ndejë të famshme që zë vend para ceremonisë së shpërblimeve prestigjioze “Oscar”, në formë virtuale. / KultPlus.com

Shpell’ e Dragobisë

Nga Fan Noli

Elegji për Bajram Currin

Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.

Më 29 Mars 1925, në shpellën e Dragobisë ra heroikisht luftëtari nga Kosova, Bajram Curri. Për nder të tij në vitin 1952 qyteti Kolgecaj në Shqipëri u riemërua sipas emrit të tij. / KultPlus.com

“Më duaj më shumë kur më pak e meritoj, sepse pikërisht atëherë kam më shumë nevojë”

Thënie nga Gaius Valerius Catullus

“Më duaj më shumë kur më pak e meritoj, sepse pikërisht atëherë kam më shumë nevojë.”

“Le ta shijojmë jetën dashurore, e të mos ua vëmë veshin plakaruqeve që llomotisin gjithë ditën.”

“Mos lufto me dy armiq njëherësh.”

“Në dashuri ka gjëra që të detyrojnë të dashurosh më tepër, por të bëjnë të duash të mirën më pak.”

“Nuk mund të shërohesh për një çast nga një dashuri që zgjati një jetë.”

“Urrej e dashuroj. Ndoshta më pyet përse e bëj. Nuk e di, por e ndiej dhe nuk gjej paqe.”

“Duhet pranuar humbja kur është e qartë se ke humbur.”

“Nuk ka gjë më idiote se të qeshësh si idiot.”

“Premtimet e femrës duhen shkruar mbi ujin vërshues.” / KultPlus.com

BE-ja dënon relativizimin apo mohimin e gjenocidit në Srebrenicë

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të mos relativizohet apo mohohet gjenocidi në Srebrenicë, duke thënë se zyrtarët në të gjitha shtetet që synojnë integrim në BE duhet të jenë të gatshëm të respektojnë vlerat evropiane, ndër të cilat është edhe trajtimi me respekt i viktimave të gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Reagimi i BE-së është bërë pas një deklarate të ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave në Mal të Zi, Vladimir Leposaviq, e cila është cilësuar si mohim apo relativizim i gjenocidit në Srebrenicë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeti nëse, si ministër i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave, ai ishte i gatshëm të pranonte që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi, ministri Leposaviq ka thënë se ai nuk mund të njihte ose të mos e njihte një ngjarje “për të cilën nuk ka njohuri” .

Leposaviq ka thënë se ai ishte i gatshëm të pranonte që krimi i gjenocidit ishte kryer në Srebrenicë “kur kjo të vërtetohet pa dyshime”.

“Bashkimi Evropian refuzon dhe dënon çfarëdo mohimi, relativizmi apo keqinterpretimi të gjenocidit në Srebrenicë. Vitin e kaluar shënuam 25 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, një prej kapitujve më të errët në historinë moderne të Evropës. Është koha e fundit që të gjithë liderët politikë në rajon të udhëheqin rrugën drejt respektimit të viktimave dhe promovojnë pajtimin”, thuhet në qëndrimin e BE-së.

Në të njëjtën deklaratë rikujtohet se BE-ja “është bashkim i vlerave” dhe se “mohimi i fakteve të dëshmuara dhe dokumentuara mirë për ngjarjet e luftës, përfshirë edhe krimet e luftës, apo revizionizmi, shkojnë kundër themeleve të këtyre vlerave”.

“Nga secili vend që aspiron të anëtarësohet në BE pritet që të respektoj dhe promovojë vlerat demokratike të BE-së, të drejtat e njeriut, tolerancën dhe drejtësinë. Kjo përfshinë edhe trajtimin e viktimave të gjenocidit me respektin dhe dinjitetin më të madh”, thuhet në deklaratën e BE-së, dërguar mediave.

Bashkimi Evropian zakonisht dënon mohimet e krimeve dhe gjenocidit e madje si nga shtetet anëtare ashtu edhe nga ato kandidate kërkon që mohimi i veprave të gjenocidit të bëhet i dënueshëm me ligj.

Në Mal të Zi, pas zgjedhjeve të fundit është krijuar qeveria në krye të së cilës janë partitë pro serbe. Ato, së paku në deklarimet publike janë shprehur të përkushtuara për të respektuar obligimet e Malit të Zi si shtet anëtar i NATO-s dhe aspiratat për anëtarësim në BE.

Më herët, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë tha se ishte e shqetësuar me deklarimet që vinin në dyshim atë që ka ndodhur në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë luftës së vitit 1995.

“Shpresojmë që Qeveria e Malit të Zi do të dënojë pa mëdyshje masakrën dhe do ta quajë atë ashtu siç ishte – gjenocid”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë./rel / KultPlus.com