Vdiq astronauti amerikan Collins

Astronauti amerikan Michael Collins, që fluturoi në një prej misioneve më të famshme hapësinore, ka vdekur në moshën 90-vjeçare, raporton BBC.

Collins ishte pjesë e ekuipazhit prej tre anëtarëve të Apollo 11, misionit të parë të uljes në Hënë në vitin 1969. Ndryshe nga Neil Amstrong dhe Buzz Aldrin, ai kurrë nuk eci në Hënë. Collins qëndroi pas dhe pilotoi modulin komandues ndërsa orbitoi rreth Hënës. Për shkak të kësaj, Collins shpesh është quajtur “astronauti i harruar”./kohanet/KultPlus.com

“Kam folur kundër pushtetit popullor, por s’jam spiune”, historia prekëse e sopranos Merita Sokoli që u arrestua nga ish-sigurimi i Shtetit

Nëpër sallat modeste të radio-Tiranës, u shua zëri. “Kanë arrestuar sopranon”, pëshpëritej nën zë. Frikë dhe trishtim ngërthyer bashkë, në fyturat e djemve e vajzave artistë. Sigurimi i Shtetit po kontrollonte arkivat, shoqëruar me ulërima.

Ishte pranverë, një ditë maji në vitin 1947, kur u ndal një melodi. Nëpër sallat modeste të radio-Tiranës, u shua zëri. “Kanë arrestuar sopranon”, pëshpëritej nën zë. Frikë dhe trishtim ngërthyer bashkë, në fyturat e djemve e vajzave artistë. Sigurimi i Shtetit po kontrollonte arkivat, shoqëruar me ulërima…

“Të shuhet zëri i saj… të mos mbetet asnjë shenjë…” Sepse ishte zëri i “armikut të popullit”, ishte zëri i Merita Sokolit, vajzës korçare që vinte nga auditorët e Akademisë Nacionale të Santa Cecilias, në Romë. Atje kishte studiuar e kishte spikatur si soprano me zë të rrallë, nëpër ato auditorë ku studionte edhe Enio Morikone, ku studiuan e u formuan si artistë me famë botërore, Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Franco Donatoni, por edhe Preng Jakova.

Fati i Meritës do të ishte krejt i ndryshëm nga kolegët e saj të akademisë Santa Cecilia. Do të ishte i ndryshëm, jo vetëm për faktin se Shqipëria nuk mund të krahasohej me Italinë e asaj kohe, dhe jo vetëm sa i përket artit. Por fati i Meritës do të ishte i ndryshëm, për faktin sepse do t’i ndalej kënga e do të përfundonte pas hekurave të burgut, pa bërë asnjë faj. Më 16 maj të vitit 1947, Merita u arrestua, për t’u dënuar me pesë vite burg si “armike e pushtetit popullor”.

Në qytetin e Korçës, nuk do të dëgjohej kurrë më kënga e saj. Në radio Tirana gjithashtu, nuk do të ishte më, as ajo e as kënga e saj, nuk do të shfaqej më në sheshxhirime, atje ku kishte qenë e para grua shqiptare, në të parin film shqiptar, për të spikatur edhe si aktore.

Ylli që u shua

Merita Sokoli ishte vetëm 14 vjeç, kur nisi të këndonte në skenat shqiptare. Këndoi në skenat e Tiranës e Korçës. Ajo shoqërohej në piano, nga muzikantët e njohur të asaj kohe, pianistët Pjetër Dungu e Tonin Guraziu.

Në vitin 1939, Merita nisi studimet në Itali, në Akademine Nacionale të Santa Cecilia në Romë, institucion në të cilin kanë studiuar edhe të famshmit Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Ennio Morricone, Franco Donatoni, Preng Jakova etj.

Studimet e saj purfunduan në gusht të vitit 1944, me pedagogun Ricardo Stracati. E sapo kthyer nga Roma, në vitin 1944, Merita Sokoli nisi të këndonte në Radio Tirana, së bashku me sopranot Tefta Tashkon, Marie Krajën por edhe Viktori Xhaçkën.

“Takim në liqen”

 Në vitin 1945, nisi të aktivizohet edhe në Teatrin Popullor. Atje gjeti dashamirësinë e artistëve të mëdhenj Naim Frashëri, Lazër Filipi, Prokop Mima, Liza Vorfit, etj. Merita e kishte një përvojë të rëndësishme si aktore, sepse kishte qenë aktore ne filmin e parë shqiptar, që titullohej, “Takim në Liqen”. Ishte në rol protagonist, së bashku me Kristaq Antoniun, në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër. Xhirimet u realizuan në Shkodër dhe në Manastirin e Shën Naumit në Pogradec, në vitin 1942. Filmi u shfaq vetëm një herë, në Itali. Një fotografi nga sheshi i xhirimeve, vjen si kontribut i të birit të Merita Sokolit, Diti Tezha. Ai e ruan si një ndër gjërat më të rëndësishme fotografinë e nënës së tij, aktorja e parë shqiptare. Në maj të vitit 1947, Merita Sokoli dhe i fejuari i saj Tika Tezha, u arrestuan të akuzuar “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Procesverbali i Sigurimit të Shtetit

“Merita Sokoli, e bija e Ramadanit dhe Qerimes, vjeç 23, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë në klagjen Abdulla Bej, rruga Dajti, nr 277, me profesion këngëtare, me arsim të lartë, ka kryer studimet në Romë. Gjatë kohës së okupacionit, nuk ka marrë pjesë në Ballin Kombëtar ose me Legalitetin. Me shtetësi shqiptare, në gjendje ekonomike jo të mirë, nuk ka njeri të arratisur, ka të burgosur të fejuarin e saj, të burgosur ka edhe të vëllanë e saj, e padënuar ndonjëherë, e arrestuar në datën 16/05/1947.

Pasi iu këndua akuza e prokurorit, e pandehura u mor në pyetje: Merita Sokoli tha: akuza që më bëhet, e pranoj pjesërisht. Unë nuk kam qenë në ndonjë lidhje me të misionit anglez. Nuk kam pasur lidhje me Nexhmide Tarakun. Mbi përgjigjen e prokurorit, e pandehura tha se: unë pranoj atë që kam bërë. Unë prej amerikanëve, kam njoftë Thoma Stefene, me të, nuk kam pasur lidhje. Kam shkuar dy herë te UNRA, për të marrë qeratë e shtëpive.

Procesverbalin nuk e pranoj, nuk është e vërtetë që unë të kem qenë spiune. E pandehura mohon që t’ju përgjigjet pyetjeve të kryetarit… Unë pranoj se kam folur kundra pushtetit popullor”, ishte kjo, akuza e vetme që Merita Sokoli pranoi, kur u përball me egërsinë e Sigurimit të Shtetit, në maj të vitit 1947.

Edhe pse e e pafajshme, Merita Sokoli u dënua me 5 vite burg. Torturat dhe mundimet në burgjet e diktaturës, i kaloi së bashku me zonjat Sabiha Kasimati, Rita Koci, Musine Kokalari, Diti Biçaku.

Internimi

Pasi u lirua nga burgu, Merita Sokoli dhe bashkëshorti i saj Tika Tezha, u internuan në Kavajë. “Merita jetoi me qera në lagjen nr 5 dhe punoi në Ndërmarjen Komunale Kavajë. Në Kavajë, ajo nderohej nga të gjithë, e njohën mirë, prandaj e deshën aq shumë. Merita jetoi në Kavajë, deri në vitin 1993, kohë kur emigroi në Amerikë me të birin dhe familjen e tij, por vuante nga tronditje mendore, që ja shkaktonin zhurma e makinave dhe sirena e policisë, zhurmë e cila e bënte gjithmonë të rijetonte momentin e arrestimit”, rrëfen Dorieta Dhonato, familjare e Merita Sokolit.

Merita Sokoli Tezha, vdiq më 4 Nëntor 2007. Ndërroi jetë e sëmurë nga kanceri i mushkërisë. Pak muaj më parë, merita Sokoli Tezha u shpall “Qyetare nderi e Kavajës”. Kujto.al është duke punuar për të përgatitur një dokumentar që i kushtohet jetës së saj artsitike dhe kalvarin e vuajtjeve gjatë diktaturës komuniste.

Marrë nga Kujto.al/ KultPlus.com

Cili është sekreti i ‘fshatit të mrekullive’, me zero raste që nga fillimi i pandemisë?

Një fshat në Gjermani i ka rezistuar COVID – 19 që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, me plot zero raste infektimi. Pyetja që natyrshëm lind, është cili është sekreti që fshihet pas Lieg-ut të Gjermanisë?

Që nga fillimi i pandemisë, 3.25 milionë njerëz në të gjithë Gjermaninë kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe në pjesën më të madhe të vendit, nivelet e larta të incidencës kanë çuar në mbyllje, si dhe masa të rrepta për distancimin social.

Fshati Lieg, me një popullsi prej 400 banorësh, për 14 muaj tanimë, nuk ka regjistruar as edhe një rast të vetëm me COVID. Duket sikur virusi përplaset me një xham imagjinar kur mbërrin në kufirin hyrës të fshatit.

Fakti që nuk ka pasur infeksione COVID-19 në Lieg është akoma më e mrekullueshme, duke pasur parasysh që 90% e njerëzve në fshat udhëtojnë për të punuar.

Sipas banorëve të fshatit, një arsye që mund të ketë çuar në këtë mrekulli është fakti se banorët janë të gjithë të disiplinuar dhe respektojnë rregullat. Nga ana tjetër, ata shprehen se asnjëri në fshat nuk dëshiron të infektohet i pari dhe kjo mund të ketë ndikuar në “mburojën” e deritanishme nga COVID./dw/ KultPlus.com

Fauci: Vendet e pasura kanë përgjegjësi t’i ndihmojnë vendet e varfra në vështirësi

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në ShBA, Anthony Fauci, ka thënë se është përgjegjësi e shteteve të pasura që t’i ndihmojnë vendet që nuk e kanë nivelin e njëjtë të burimeve dhe kapaciteteve për ta luftuar pandeminë.

“Shtetet e Bashkuara vërtet e kanë gjallëruar aktivitetin e tyre për ta ndihmuar Indinë”, tha Fauci, duke shtuar se vendi i tij është duke dërguar në shtetin aziatik oksigjen, Remdesivir, pajisje personale mbrojtëse dhe produkte tjera mjekësore. Së shpejti pritet të dërgohen edhe vaksina.

“Mendoj se është një përgjegjësi që shtetet e pasura duhet ta marrin. Tash për tash është një situatë e tmerrshme tragjike, ku njerëzit po vdesin sepse s’ka mjaftueshëm oksigjen, ku nuk ka mjaftueshëm shtretër në spitale”, tha Fauci.

“Jemi të gjithë së bashku në këtë. Është një botë e ndërlidhur dhe ka përgjegjësi që shtetet kanë ndaj njëra-tjetrës, sidomos nëse je shtet i pasur dhe ke të bësh me shtete që nuk i kanë burimet apo kapacitetet që ke ti”, shtoi eksperti amerikan i sëmundjeve ngjitëse.

Sipas tij, sistemet shëndetësore globale duhet të përditësohen në mënyrë që problemet e tyre të mund të identifikohen më shpejt. Ai tha se transparenca dhe komunikimi mes vendeve është jetik, gjithashtu./ KultPlus.com

Olivia Rodrigo do të performojë në BRIT 2021

Olivia Rodrigo do të interpretojë këngën e saj hit në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve muzikore, e cila do të mbahet më 11 maj 2021 në O2 Arena të Londrës.

Kjo vjen pasi u zbulua se BRIT Awards do të jetë ngjarja e parë e madhe e mbyllur e muzikës që do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar me 4,000 të ftuar, me ata që marrin pjesë atje në ceremoninë, të vendosur nga një fletë votimi. Të ftuarit nuk do të kërkohet të mbajnë maska pasi të ulen dhe nuk do të kërkohet asnjë distancim shoqëror.

Sidoqoftë, ata do të duhet të japin prova të një testi negativ të koronavirusit, i cili identifikon nëse dikush pa simptoma është infektues, përpara se të hyjë./ KultPlus.com

NEW YORK, NY – NOVEMBER 05: Olivia Rodrigo visit’s People Now on November 5, 2019 in New York, United States. (Photo by Jason Mendez/Getty Images)

Profesorët e Kolegjit Universum ligjërojnë në Spanjë në Universitetin “Santiago de Compostela”

Kolegji Universum mbetet institucion lider i ndërkombëtarizimit. Në kuadër të marrëveshjeve me 115 Universitete Evropiane, studentët dhe stafi po përfitojnë shkëmbim për studime/trajnime dhe ligjërim në universitetet më me renome në botë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi Nevila Muka, ligjëruese dhe udhëheqëse e departamentit të Dizajnit në Kolegjin Universum mbajti ligjëratë për studentët në Universitetin “Santiago de Compostela” në Spanjë me temen “Roli i Industrive Kreative në Komunikim”. “Santiago de Compostela” është një nga universitetet më të vjetra në botë.

Deri sot 325 studentë të Kolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar shkëmbim semestral me bursë të plotë në 26 shtete të BE-së.

Të gjithë studentët mund të përfitojnë shkëmbim semestral në njërin nga 115 universitetet partnere të Kolegjit Universum, shiko listën e universiteteve partnere https://www.universum-ks.org/bursa-nderkombetare/

Informohu më shumë duke kontaktuar në [email protected], na ndiqni në facebook apo instagram, kontaktoni në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

179295699_4514451608582412_6477097335095762062_n.jpg

U bë e famshme nga “meme”-t, vajza shet për një shumë marramendëse foton origjinale

Vajza, e cila është bërë e famshme falë fotografisë së saj me një buzëqeshje djallëzore, ku në sfond ka një shtëpi që digjet, ka shitur foton origjinale për një shumë prej 473 000 dollarësh.

Zoe Roth, e cila sot është 21 vjeç, ka dalë në foto kur ishte vetëm 4 vjeç. Ajo foto u bë “meme” perfekte për këdo që kërkon të tregojë një situatë katastrofike.

Fotoja u ble nga koleksionuesi Farzin Fardin Fard, CEO i një kompanie muzikore me seli në Dubai./ KultPlus.com

12-vjeçari diplomohet në shkollën e mesme dhe kolegj në të njëjtën javë

Një 12-vjeçar në Karolinën e Veriut shfrytëzoi më së miri kohën e karantinës që kishte gjatë pandemisë, duke nisur disa mësimë shtesë.

Një vit më vonë, Mike Wimmer, nga Salisbury do të diplomohet në shkollën e mesme dhe në kolegj, në të njëjtën javë.

Wimmer përfundoi katër vite shkollë në një vit dhe si rrjedhojë do të diplomohet nga Kolegji Komunitar Rowan-Cabarrus më 21 maj dhe nga Shkolla e Mesme e Akademisë Concord, më 28 maj./a2/ KultPlus.com

Nagavci ndan mirënjohje për nxënësen Era Syla, fituese e medaljes së argjendtë në EGMO

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, i ka ndarë mirënjohje nxënëses Era Syla, për fitoren e medaljes së argjendtë në Olimpiadën Matematike Evropiane për vajza 2021 (European Girls Mathematical Olympiad-EGMO 2021).

Ministrja tha se është shumë e lumtur që një vajzë e re si Era arrin suksese të tilla, duke shtuar se mirënjohja për këtë nxënëse është mundësi e mirë që të motivojmë të gjitha vajzat dhe djemtë se me angazhim dhe punë arrihen sukseset.

Nagavci theksoi se edhe në programin qeverisës është paraparë mbështetja për të gjitha nivelet dhe se fokusi do të jetë në identifikimin e talentëve të rinj.

Nxënësja Era Syla, e falënderoi ministren Nagavci për mirënjohjen dhe tha se shpreson që pas studimeve në ShBA të kthehet në Kosovë e t’i inspirojë të rinjtë që të ndjekin rrugën e saj.

Ajo po ashtu ka falënderuar Shoqatën e Matematikanëve dhe Institutin Atomi për përkrahjen e fëmijëve me aftësi të jashtëzakonshme.

Në prill të këtij viti është mbajtur Olimpiada e 10-të Evropiane e Matematikës për vajza-EGMO 2021, në të cilën ekipi i Kosovës, përkatësisht nxënësja nga Kosova, Era Syla, fitoi një medalje të argjendtë. Kjo është medalja e parë e argjendtë e Kosovës në një olimpiadë të tillë prestigjioze ndërkombëtare.

Era Syla është atomiste e identifikuar nga Instituti Atomi, e cila edhe vitin e kaluar ka fituar Medalje të Bronztë në EGMO 2020 dhe tashmë është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në Massachusetts Institute of Technology (MIT) në SHBA./ KultPlus.com

Franca arreston italianët e dënuar për terrorizëm para 50-vjetësh


Shtatë italianë luftëtarë guerilë të ekstremit të majtë, e që ishin fshehur në Francë për disa dekada pasi i kishin ikur dënimeve për terrorizëm në Itali, janë arrestuar.

Autoritetet në Francë janë duke kërkuar edhe për tre italianë të dënuar për terrorizëm që lidhej me bombardime e vrasje në periudhat mes të ’60-ave dhe ’80-ave.

Qeveria e Italisë ka kërkuar nga Franca qe disa vjet arrestimin dhe ekstradimin e tyre. Në mediat italiane ata ishin identifikuar si Marina Petrella, Giovanni Alimonti, Enzo Calvitti, Roberta Cappelli, Sergio Tornaghi, Giorgio Pietrostefani dhe Narciso Manenti.

Tre burrat që kanë arritur t’i ikin arrestimit janë Luigi Bergamin, Maurizio Di Marzio dhe Raffaele Ventura.

Pesë nga ta ishin pjesë e “Brigadave të Kuqe”, që luftonin kundër militantëve të krahut të djathtë në një periudhë të trazirave, të njohur si “vitet e plumbit”. Qindra njerëz ishin vrarë atë kohë, përfshirë ish-kryeministrin Aldo Moro, që ishte kidnapuar dhe vrarë nga “Brigadat e Kuqe” më 1978.

Franca nën “doktrinën Mitterrand”, ua kishte lejuar terroristëve të dënuar të qëndronin në shtet e të shmangnin ekstradimin në Itali për shkak të rrezikut të rinisjes së dhunës.

Arrestimet erdhën pas takimit të 8 prillit mes ministrave të Mbrojtjes së dy shteteve.

Cappelli dhe Petrella, të dy nga Roma, ishin dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirjen në vrasjen e Enrico Cavaglit më 1980. Cappelli ishte dënuar edhe për vrasjen e rojës së sigurimit Michele Granato më 1979 dhe lëndimin e dy policëve.

Petrella ishte dënuar edhe për kidnapimin e një zyrtari të lartë që ishte mbajtur peng për 35 ditë më 1980.

Tornaghi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ndërsa Calvitti e Alimonti me nga 11 dhe 18 vjet burgim për tentimvrasje.

Edhe Pietrostefani dhe Manenti ishin dënuar për vrasje. / Koha.net / KultPlus.com

Në foto: Roberta Cappelli, Marina Petrella dhe Giorgio Pietrostefani

Hapet votimi për Çmimin Evropian të Vitit 2021, dy grupe dhe tre persona në garë

Promovimi i arsimit, shpërndarja e maskave falas, mbrojtja e mjedisit kundër padive për shpifje, fitimi i Çmimeve të ndryshme rreth regjisë, bashkëpunimi me artistë përtej kufijve për thyerjen e  stereotipave, janë këto vetëm disa kontribute nga kandidatët për çmimin ‘Evropiani i vitit 2021’, të shpallur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, shkruan KultPlus.

Bashkimi Evropian në Kosovë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur që për të gjashtin vit radhazi do të dhurojë Çmimin Evropian të Vitit për një individ ose institucion që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave Evropiane në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

Përkushtimi i madh ndaj vlerave evropiane ka ardhur nga shumë persona dhe institucione, me ç ‘rast janë përzgjedhur kandidatët për këtë vit, siç janë: Shoqata e Matematikës në Kosovë, Arlinda Murtezi, Grupi jozyrtar i Kosovës ‘Anti-SLAPP’, Blerta Basholli dhe Dardan Aliu i njohur si ‘DJ Respekt’.

Votimi për zgjedhjen e fituesit do të realizohet përmes komenteve duke shënuar një reagim specifik si: like, kujdes, dashuri, HAHA dhe WOW, që duhet të vendosen poshtë fotos të publikuar nga European Union Kosovo. Ky votim do të jetë i hapur deri të premten në ora 22:00./ KultPlus.com

Vuçiq për njohjen e Kosovës nga NETFLIX: E shoh se ata janë duke festuar gjithë ditën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova as nuk mund që ta ëndërrojë njohjen nga Beogradi.

Ai këtë e ka thënë lidhur me deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se prapa “Non paper” që janë publikuar javët e fundit, qëndron Beogradi.

“Nëse ata shpresojnë se Serbia do ta pranojë ta njohë pavarësinë e Kosovës, unë ju them se ata nuk duhet ëndërruar, e lërë më se Serbia qëndron prapa diçkaje të atillë”, ka thënë Vuçiq, raporton Kosovo-online.

Ai me tone tallëse, komentoi edhe njohjen e Kosovës nga Netflix.

“Unë e shoh që ata po festojnë tërë ditën pasi Netflix i vendosi në listën e shteteve. Netflix ju vendosi në atë listë, çfarë ju duhet  tani OKB-ja dhe Interpoli. Shikoni filma, gjuajeni topin”, citohet të ketë thënë Vuçiq. / KultPlus.com

Anna Oxa, këngëtarja me origjinë shqiptare feston sot 60-vjetorin

Anna lindi në Bari më 28 prill 1961, nga nënë italiane dhe baba shqiptar (Qazim Hoxha, emigrant shqiptar në Bari). Mbiemri i saj i vërtetë është Hoxha. Filloi të këndojë si profesioniste në moshë shumë të re. Vetëm 17 vjeçe u klasifikua në vendin e dytë të Festivalit të Sanremos 1978 me këngën “Një emocion i vogël” e nënshkruar nga Ivano Fossati, të cilin e kishte njohur kur ishte 15 vjeçe gjatë audicionit të saj të parë të rëndësishëm për Rca-në.

Pasi bie në sy në Sanremo me një look vagëllimthi punk, merr pjesë në Festivalbar me “Bëjeni me mua” dhe po më 1978-ën boton albumin e saj të debutimit me titullin “OXANNA”, që përmban sidomos cover-a pjesësh të famshme ndërkombëtare. 1979-a është viti i “Kloun i kaltër” dhe i LP-së së dytë të titulluar thjesht ANNA OXA. Këngëtarja puljeze është protagoniste e filmit “Djalë, vajzë, lule, frut” i regjisorit Ruggero Miti. Në fillim të viteve ’80, Q- Disc-u “Kontroll Total” i paraprin ndryshimit të shtëpisë diskografike: më 1982-shin nënshkruan për CBS-në (sot Sony Music) dhe fillon bashkëpunimin me Mario Lavezzi-n, që prodhon pjesët “Unë jo”, paraqitur në Festivalin e Sanremos, dhe “Bëmë të qesh pak”.

Një vit më pas del albumi “Për të ëndërruar, për të kënduar, për të vallëzuar”: kënga referuese është “Pa mua”. Për këtë disk, të prodhuar nga Mario Lavezzi, bashkëpunojnë edhe Ron dhe Flavio Premioli. Në vitin 1984 kthehet në Sanremo: gjithsej ka marrë pjesë në 12 festivale si këngëtare dhe në një si prezantuese (në vitin 1994 bashkë me Pippo Baudo-n dhe Cannelle-n).

Ngjitet në skenën e Aristonit për tre vjet rresht: më ’84-ën këndon “Nuk zbres”, që i paraprin albumit “Vrapi im”, nga do të nxirret më pas kënga “Eklips total”; më ’85-ën këndon “Asaj”, nënshkruar edhe nga Roberto Vecchioni dhe e pranishme në diskun “OXA”; pas dy vendeve të shtata me radhë, më ’86-ën klasifikohet në vendin e pestë me “Eshtë vetëm një çast”, që bën pjesë në albumin me të njëjtin titull. Anna Oxa përshkon rrugën e entertainment-it televiziv si prezantuese e dy edicioneve të “Fantastico”-s në Raiuno, të parën në krah të Enrico Montesano-s dhe të dytën në çift me Massimo Ranieri-n.

Pas nja dy vitesh pushim diskografik, kthehet në skenë përsëri në Sanremo: më ’88-ën klasifikohet e shtata me “Kur lind një dashuri” të realizuar me producentin e saj të ri: Piero Cassano-n e “Matia Bazar”-ëve. Dhe në vitin 1989 fiton Festivalin bashkë me Fausto Leali-n me këngën “Do të të lë”. Në po atë vit boton albumin “Të gjitha drithërimat e botës” dhe fillon bashkëpunimin me New Trolls-at. Në vitin 1990 këndon “Grua me ty” në Sanremo, pastaj i bie rreth e qark Italisë me një tour bashkë me New Trolls-at të dokumentuar në diskun live “Anna Oxa me New Trolls-sat”.

Pas një viti kushtuar familjes së saj (në vitin 1991 lind fëmija i saj i parë, Francesca) dhe diskun “Nga kjo dashuri” (e vitit 1992), Oxa çimentohet me këngën e autorit në përmbledhjet “Cantautori” (1993) dhe “Cantautori 2” (1994): këngët e interpretuara prej saj shkojnë nga “Do të kesh” e Claudio Baglioni-it deri te “Historia” e Francesco De Gregori-t. Në të njëjtën periudhë del compilation-i “Do- gjoksi”. Në vitin 1995 lind Qazimi, fëmija i saj i dytë dhe vitin në vijim regjistron albumin “Ana nuk lihet”, që përmban këngën “Spot” dhe është prodhuar nga ish shoku i saj Gianni Belleno dhe nga Danilo Madonia. Kënga “Histori” klasifikohet në vendin e dytë në Festivalin e Sanremos të vitit 1997 dhe hap përmbledhjen e greatest hits me të njëjtin titull. Versioni spanjoll i këngës “Histori” (“Historias”) ia hap në të dy kanatet dyert e tregut jugamerikan: Anna kalon pothuajse një vit në Kili, Argjentinë, Uruguaj dhe Meksikë. 1999-a është viti i triumfit në Festivalin e Sanremos me “Pa mëshirë”, fitorja e parë si soliste e Annës pas asaj ‘në duet’ me Fausto Leali-n. Dd-ja “Pa mëshirë”, dhjetë këngë të pabotuara mes të cilave dueti “Duke ecur, duke ecur” me Cheyenne-n, është prodhuar nga Fio Zanotti.

Album i ri, “Lëvizja e përjetshme”, dhe pjesëmarrje tjetër në Sanremo me këngën me të njëjtin titull: është viti 2001 dhe disku karakterizohet nga një kërkim i fortë i ritmit, falë bashkëpunimeve me artistë ndërkombëtarë si Wil Malone dhe Tony Levin. Po më 2001-shin është protagoniste e spektaklit të Giorgio Panariello-s “Kthehem të shtunën”. Në vitin 2003 merr pjesë për herë të dymbëdhjetë në Festivalin e Sanremos me këngën “Do të ndryshoj”, kënga e parë e nxjerrë nga albumi i saj i ri “Kam një ëndërr”, i përkufizuar si disku i jetës së saj, sepse të gjitha këngët tregojnë odisenë intime të Annës në rrugën e vështirë të jetës së vet/Shqip. / KultPlus.com

Heqja e notave për nxënësit: Rrahman Jasharaj thotë se do ta hiqte stresin e fëmijëve

Paralajmërimi për heqjen e notimit diferencial për nxënësit e klasave 1 deri në 5, ka ngjallur dilema se cili do të jetë ndikimi që mund të ketë tek nxënësit.

Ata që e vlerësojnë si hap pozitiv dhe që do të hiqte stresin e nxënësve për notat, kanë dilemat se si një gjë e tillë do të menaxhohej pastaj në klasën e 6-të, kur nxënësit do të përballeshin edhe me notim, dhe me mësim lëndor.

Ndërsa, ata që janë kundër largimit të notave, thonë se kjo do të ndikonte në uljen e motivimit të nxënësve për mësim.

Aktualisht në vendin tonë nxënësit e klasave 1 dhe 2 nuk vlerësohen me notim diferencial, por vlerësohen me komente konstruktive të standardizuara kundrejt rezultateve të të nxënit.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nuk kanë kthyer përgjigje se a kanë një plan konkret rreth largimit të notimit diferencial për nxënësit e ciklit fillor dhe kur pritet të realizohet një gjë e tillë.

Në anën tjetër, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, thotë se nga MASHTI kërkojnë që të mos merren vendime pa një analizë të thellë, në mënyrë që të mos dëmtohen nxënësit me vendime dhe strategji eksperimentale.

Një reformë e tillë, sipas tij, duhet të bëhet me një strategji konkrete e cila duhet të implementohet në disa faza kohore dhe jo të jetë aty për aty.

“Ne si Këshill i Prindërve të Kosovës kërkojmë që mos të merren vendime të rëndësishme pa një analizë të thellë, në mënyrë që të mos e dëmtojmë arsimin respektivisht interesin e nxënësve me vendime dhe me strategji EKSPERIMENTALE, sepse për 20 vite fëmijët tanë kanë qenë eksperiment në arsim, gjë që fatkeqësisht edhe koha tregoi. Gjithashtu, vendimet e MASHTI-it për këso çështje duhet të merren në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Prindërve të Kosovës sepse po vendoset për të ardhmen edukative arsimore të fëmijëve tanë”, thuhet në përgjigje.

Reshiti potencon se asnjë veprim që prek nxënësit nuk do të ketë sukses nëse injorohet Këshilli i Prindërve të Kosovës, për çka edhe fton MASHTI-në që asnjë vendim të mos merret pa u konsultuar me ta.

E një ide të tillë që të largohet notimi diferencial e përkrahin edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, megjithatë kanë dilemat e tyre se çfarë ndikimi do të kishte tek nxënësit kur të njëjtit do të dalin në klasën e 6 dhe të përballeshin edhe me notim edhe me mësim lëndor.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, thotë se heqja e notimit do të largonte stresin e nxënësve të cikli të ulët për notat.

 “Mbase kjo ide duhet provuar dhe janë dy momente, një moment se do të hiqej stresi i fëmijëve për notat, do të hiqej presioni i mësimdhënësve nga prindërit sepse kemi informacione se prindërit një pjesë e tyre po them insistojnë në nota të larta për fëmijët e tyre dhe në këtë mënyrë mbase do të bëhej më e relaksuar mësimi nga 1-5. Por, e keqja që na frikëson është se në klasën e 6 pastaj fëmijët do të përballen me nota, do të përballen me një ndërrim total të sistemit arsimor se kalojnë te mësimi lëndor dhe mbase do të jenë mësuar pa nota dhe nuk di si do të reagojnë, si do të angazhohen kur fillon notimi i tyre. Pra, duhet studiuar mirë këtë çështje, mbase do të provohet në shtator, ne nuk e kundërshtojmë këtë gjë”, thotë ai.

Në anën tjetër, njohës të fushës së arsimit janë të ndarë rreth ndikimit që do të kishte largimi i notimit diferencial për nxënësit e ciklit fillor.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, thotë se largimi i notimit diferencial është një reformë e thellë e sistemit arsimor, por që një gjë e tillë deklaron se mund të ndikojë në uljen e përkushtimit të nxënësve për të mësuar.

 “Largimi i vlerësimit diferencial si koncept vije nga vendet perëndimore në një sistem goxha të avancuar dhe në një kulturë më të lartë sa i përket arsimit, tash sa është e zbatueshme e njëjta tek ne kjo është diçka për të debatuar. Mirëpo, frika jonë është që largimi eventual i vlerësimit do të eliminojë atë përkushtimin që nxënësit e këtyre grupmoshave e kanë pasur. Rikujtojë që është pikërisht cikli fillor që dallon shumë më shumë sesa cikli i shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në përkushtim të nxënësve dhe në nota më të mira. Jemi të vetëdijshëm se vlerësimi i brendshëm në të gjitha nivelet pa përjashtim nuk është real, mirëpo eliminimi i po të njëjtit për këto grup mosha dhe për këtë cikël kemi frikë që përkundrazi do të kishte kundërefekte”, thotë ai.

Krejt ndryshe mendon njohësi i çështjeve të arsimit Argjend Osmani, i cili thotë se largimi i notimit diferencial është një hap i qëlluar, por që thotë se një vendim i tillë duhet të përcillet me investime masive në infrastrukturën shkollore dhe në zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

 “Unë mendoj se ky hap është i qëlluar, por megjithatë duhet pasur parasysh që duhet të përcillet me investime masive në infrastrukturën shkollore, në zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe me krijimin e një ambienti të dashur për fëmijët ku ata do të zhvillojnë me një fjalë talentet dhe shkathtësitë e tyre…Vlerësimi mund të jetë motivim, por mund të jetë edhe demotivim për nxënësit varësisht se prej çfarë këndvështrimi analizohet. Mendoj që kjo nuk lidhet shumë me kushtet që u përmenden infrastrukturore dhe me kushtet e tjera përcjellëse në arsim, por që Qeveria definitivisht nuk guxon ta realizojë si masë të vetme, duhet ta përcjellë edhe me masa të tjera shtesë nëse me të vërtetë kanë synim që të ngrisin cilësinë e arsimit”, thotë ai.

Se largimi i vlerësimit tradicional do të ketë ndikim pozitiv tek nxënësit e thotë edhe Arian Musliu, psikolog nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore.

Një gjë e tillë, ai shprehet se e largon konkurrencën që shtyhet nga prindërit që fëmijët e tyre të kenë të gjitha notat 5, derisa potencon se heqja e notave nuk do të ketë ndikim në uljen e motivimit të nxënësve për mësim.

 “Në psikologjinë e edukimit dhe në shkencat e të mësuarit nota nuk është aspekti motivues kryesor edhe kjo konkurrenca për të arritur të gjitha 5 nuk ndikon shumë në motivimin e brendshëm tek nxënësit. Unë mendoj që notat në këtë drejtim nuk do të ulin interesimin e nxënësve për arritje, por interesimi i nxënësve do të rritet në këtë formë. Pra, jo për shkak të eliminimit të konkurrencës po për shkak se nuk do të kenë diçka me të cilën ata do të ballafaqohen vazhdimisht, pra notën. Nga ana tjetër ne i marrim shembull gjithmonë notat pozitive, pra 5, 4, po eliminojmë ndikimin negativ që kanë notat negative që është shumë më i madh sesa ndikimi pozitiv i tyre, pra notat 1, 2 ose edhe 3 në raste të caktuara”, thotë ai.

Musliu thotë se më pastaj mësimdhënësit do të duhej t’i përgatisnin nxënësit të cilët kalojnë nga klasa 5 në të 6 me idenë se tashmë do të vlerësohen me notë.

Çështja e notimit për klasat 1 dhe 2 është rregulluar me udhëzim administrativ në vitin 2016, ku në nenin 3 pika 3.7.2 thuhet se nxënësit e shkallës I(klasa para fillore dhe klasat 1-2) nuk vlerësohen me notë numerike por vlerësohen me komente konstruktive të standardizuara kundrejt rezultateve të të nxënit. / Gazeta Express / KultPlus.com

Fotografia ku përgatit ushqim e tërë familja zgjidhet si më e mira

Një foto e një familjeje të re duke përgatitur me gëzim një vakt në shtëpinë e tyre në Kinë ka fituar një çmim të madh të fotografisë për ushqim.

Li Huaifeng është shpallur ‘Fotografia për Ushqim e Vitit 2021’ për një imazh të titulluar ‘Taste’ (Shije), e kapur në Licheng, Shanxi.

“Kjo foto është teknikisht e jashtëzakonshme në përdorimin e saj të dritës dhe përbërjes”, thotë themeluesja dhe drejtoresha e çmimeve Caroline Kenyon, transmeton Klan Kosova.

“Por ajo që e ngre atë në nivelin e rëndësisë historike është thellësia e tregimit dhe emocionit të saj. Imazhi tregon për një vit izolimi dhe jetese brenda, duke jetuar në komunitete të vogla të familjes së ngushtë. Këtu, skena është larë me dashuri. Një shkrepje e jashtëzakonshme që tregon në mënyrë të përsosur se fotografia nuk ka nevojë për shumë punë për të qenë e shkëlqyeshme ose e paharrueshme”.

“Ky imazh mbetet në mendje”, tha ajo./ klankosova/KultPlus.com

109 vite “Vatra”, organizimi më i madh i shqiptarëve jashtë atdheut

Federata Panshqiptare “Vatra” ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës. Shoqëria “Vatra” u themelua zyrtarisht më 28 Prill 1912.

Takimi i parë për të sjellë së bashku të gjitha organizatat shqiptare amerikane në një federatë ishte zhvilluar më 24 dhjetor 1911 në Boston me nismën e shoqatës “Besa – Besë”.

Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Të dhënat zyrtare të komisionit të bashkimit citojnë: “Ne bëjmë thirrje për të formuar Federatën Pan Shqiptare të Amerikës nga bashkimi i shoqatave të mëposhtme: “Besa – Besë”, “Flamuri i Krujës”, “Shoqëria Kombëtare” dhe “Dallandyshja”.

Ne këtë mbledhje historike u emërua një pleqësi e përkohshme prej këtyre zotërinjve. Sekretar At Fan Noli, arkëtar Llambi Chikozi, menaxher i gazetës “Dielli” Kristo Kirka, organizatorët e degëve të federatës: Faik Konica dhe Kristo Floqi. Mbikëqyrës së gazetës “Dielli”: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili. Federata Panshqiptare “Vatra”, u njoh prej shtetit të Masacusetit dhe mori kartën më 13 qershor 1912.

Një muaj para bashkimit, në mbledhjen e 24 marsit u diskutua edhe emri i federatës. Gjithsecili paraqiti emra të ndryshëm. U propozuan emra të tillë si “Plugu”, “Parmenda”, “Kastrioti”, “Skënderbeu”, “Përlindja” etj., por asnjëri prej tyre nuk u pëlqye. Fan Noli, me elokuencën e tij, arriti t’i bindte delegatët që federata e sapolindur të pagëzohej me emrin “Vatra”.

“Vatra”, shkruante “Dielli”, është emri i shoqërisë së re të bashkuar, është emri me të cilin shoqëria federale e re, për të parën herë, shfaqet si një shoqëri e organizuar, e përgjithshme, e kolonive shqiptare të Amerikës.

Emri i plotë i shoqërisë së re të bashkuar do të ishte Federata Shqiptare e Amerikës “Vatra” (në anglisht: “The Albanian Federation of America “Vatra”). Duke sjell në shprehje argumentet që Noli paraqiti për emërtimin e Federatës Shqiptare të sapokrijuar, në një artikull redaksional të gazetës “Dielli” të datës 4 prill 1912 thuhej:

“Përmbi gjithë kombet e tjera, shqiptari ka më tepër të drejtë të përdorë fjalën “Vatra” si të tijën. “Vatra” fjal’ e butë, e qetë, po me sa të madh kuptim! P.sh,: Ku pi sisë rritet, flet dhe formohet si njeri me ndjenja e zakone shqiptari? Ku njeh njeri-tjetrin dhe pastaj Kombin dhe Atdheun e vet? Ku dëgjon më të bukurat tregime për historinë dhe fisnikërinë e tij? Ku ëndërron për punën, lumturinë e fatbardhësinë e tij? Ku e ka qendrën Shqiptari? Përse rron, punon, mundohet, përpiqet, lufton dhe më në fund vdes?

Për vatrën dhe gjithë për vatrën! Edhe kur themi “Vatra” nuk përmendim vetëm atë copë vend tek bëjmë zjarr e mblidhemi rrotull tok, po e marrim me një kuptim më të lartë e më të shënuar si rrënjën e kombit, si burimin e çdo idealizmi. Shqiptari luftën për Kombin e tij e quan “Luftë vatre”.”

Ky emër u miratua zyrtarisht në mbledhjen për bashkim të 31 marsit 1912, me këtë emër ajo hyri në histori. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Krahasimi i dy fotografive arrin në një përfundim: Estetika admirohet në një nivel të pashëndetshëm

Stereotipat e shumta të zmadhuara të pamjes fizike janë bërë një fenomen tashmë i rrezikshëm për shëndetin mendor dhe fizik të personave që ndjehen të pasigurt në trupin e tyre, kjo pasohet edhe nga vetë shoqëria e cila çdo ditë po vazhdon që të shpërblejë estetiken, pra të bukurën duke harruar se gratë nuk janë të destinuara të duken njësoj e aq më pak ‘perfekte’.

Disa ditë më parë, në rrjete sociale është bërë virale fotografia e modeles amerikane Kendall Jenner, që është postuar me datë 12 shkurt, ku modelja e cila është e veshur me rroba banje ka shfaqur një trup që nga shumë njerëz konsiderohet ‘perfekt’.

Ndërsa në anën tjetër të fotos është shfaqur fotoja e Alyssa Carson, një astronaute 19-vjecare, e cila është bërë personi më i ri në histori duke kaluar të gjitha testet hapësinore të NASA-s dhe që njëkohësisht po përgatitet të jetë njeriu i parë që udhëton në Mars.

Ky krahasim ndaj dy fotografive krejtësisht në kontrast me njëra-tjetrën, sollën në një konkluzion ku krijimi i idhujve ‘plastikë’ që shesin produkte në industrinë komzetike dhe rrjetet sociale që po admirojnë masivisht postimet e gabuara, kanë ndikuar dhe ende vazhdojnë të ndikojnë në komplekset e tepërta të njerëzve të tjerë duke depërtuar kështu tek mendimet e tyre. / KultPlus.com

Pamje piktoreske të hënës rozë, fenomeni që përsëritet dy herë në vit (FOTO)

Më 26 prill ka ndodhur fenomeni i hënës rozë, hëna e katërt e plotë për këtë vit, por padyshim një ndër më të veçantat.

Pamja mahnitëse e saj, me ngjyrën dhe shkëlqimin e fuqishëm  ndodh për arsye se ajo në këtë pikë gjendet afër tokës, për vetëm 360000 km/h ose 24000 milje, shkruan BBC, përcjellë KultPlus.

Shfaqja e saj ka bërë që njerëzit të kapin foto mjaft piktoreske nga vendet më të famshme të botës siç janë: Statuja e Lirisë, linjat teleferike të Londrës, ndërtesat perandorake të Nju Jorkut.

Hëna rozë e këtij prilli është fenomen që përsëritet vetëm dy herë në vit. Data tjetër e shfaqjes së saj paraparë nga ekspertët botërorë është poashtu data 26 e muajit tjetër. / KultPlus.com

Kundërshtarët e martesave LGBT detyrojnë Zvicrën që të organizojë referendum

Zviceranët do ta japin mendimin e tyre për lejimin apo moslejimin e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë, pasi kundërshtarët grumbulluan përkrahje të mjaftueshme për ta detyruar shtetin që të organizojë referendum rreth ligjit të vitit 2020 për lejimin e martesave LGBT.

Ligji i miratuar vitin e kaluar gjithashtu u mundësonte personave transgjinorë që ta ndryshojnë gjininë e tyre ligjore përmes një deklarate. Miratimi i këtij ligji paraqiti ndryshim të madh në shtetin që ka mbetur prapa në këtë aspekt në krahasim me pjesët tjera të Evropës Perëndimore, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Qeveria zvicerane konfirmoi se kundërshtarët e ligjit kanë siguruar përkrahje të mjaftueshme për të organizuar referendum sipas sistemit kombëtar të demokracisë së drejtpërdrejtë. Në maj pritet të caktohet data e referendumit, por ai nuk mund të mbahet para shtatorit, tha një zëdhënës qeveritar.

Kundërshtarët thonë se martesat mes personave të gjinisë së njëjtë janë të rreme dhe se vetëm një burrë e një grua mund të martohen mes vete.

Sidoqoftë, sipas një ankete të një grupi për të drejtat e komunitetit LGBT që u zhvillua vitin e kaluar, mbi 80 për qind e zviceranëve i përkrahin martesat mes gjinive të njëjta, duke lënë të kuptohet se ligji do të mbetet në fuqi edhe pas referendumit. / KultPlus.com

Rita Ora e mahnitshme në performancën e re, paralajmëron versionin akustik për Amazon Music

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Rita Ora, e njohur gjithashtu për stilin dinamik të jetës ka zënë vend në mediat botërore përsëri me dukjen e saj ekstravagante, përcjellë KultPlus.

Në performancën e saj në Amazon, Rita është dukur e mahnitshme duke ruajtur stilin e saj të veçantë.

Në mbishkrimin e fotografive të postuara në Instagram ajo tregon se është jashtëzakonisht entuziaste që të ndajë me fansat e saj të premten versionin akustik të perfomancës së veçantë të realizuar për Amazon Music.

“Të premten versioni akustik! Mezi po pres që të gjithë ta shohin! Performancë shumë shumë e veçantë për Amazon Music”, shkruan Rita. / KultPlus.com  

                                                                                                                                                                                                                    

“Gjahtare e thellësisë të syve t’mi, unë preja juj”

Poezi nga Pablo Neruda
Përktheu Rrezarta Morina

Në qiellin tem n’kohë mugëtire ti si nji re je
E ngjyra jote e forma jote janë pjellë e temes mendje.
Ti je imja, imja grue me buzët e ambla sheqer
E aty në jetën tande andrra jem jetën hedh.

Drita e shpirtit tem kambët e tua t’i ngjyron,
Vena e hidhun n’buzët e tua ambël lëshon,
Oh korrëse e kangës tem n’perëndim!
Që andrrat e vetmueme besojnë t’jesh fati im!

Ti e jemja je, e jemja, e unë kështu bërtas në t’mesditës
fllad, e flladi në zanin tem shterp nuk ka m’shirë aspak.
Gjahtare e thellësisë të syve t’mi, unë preja juj
Rri i qetë n’vështrimin tand t’natës si me kanë ujë

Tash t’kam mbërthy n’rrjetën tem plot muzikë, dashni
E rrjetat e muzikës tem janë të gjera-pafundësi.
Shpirti jem është lindë në bregun e syve tu t’zisë.
E në sytë e tu t’zisë mëmëdheu i andrrave nis. / KultPlus.com

L’ ecrivain chilien Pablo Neruda (1904-1973, nom de plume de Neftali Ricardo Reyes Basoalto) vers 1969 — chilean writer Pablo Neruda, (1904-1973, pen-name of Neftali Ricardo Reyes Basoalto) c. 1969

Kori i Filharmonisë së Kosovës mbrëmë kaloi pragun e perfeksionit, inkuadroi mënyra të veçanta të interpretimit

Era Berisha

Veprimtaria kultivuese dhe e vazhdueshme e këndimit koral apo vokal nga Kori i Filharmonisë së Kosovës, mbrëmë erdhi përmes një sërë veprash të kompozitorëve të ndryshëm, duke filluar nga repertori botëror e deri tek repertori shqiptar, ku me inkuadrimin e vokalit nga secili anëtar dhe elementeve koreografike atraktive, ata thyen çdo barrierë të mundshme e cila pasoi në një tërheqje të duartrokitjeve dhe brohoritjeve të cilat përgjatë natës shkatërruan definimin e limiteve, shkruan KultPlus.

Ky koncert portretizoi literaturën muzikore korale duke filluar nga periudha e renesancës e deri tek periudha bashkëkohore që mbrëmë Kori i Filharmonisë interpretoi në një mënyrë të mahnitshme që nga veprat e kompozitorëve botërorë si: Bennett, Rheinberger, Gorecki, Rabe, Gueavara, Van der Roost, whitacare, Spevacek-Avery, Gjeilo, Lawry, Gerlitz dhe Hernandez, për të vazhduar me kompozitorët shqiptar si: Hajrullah Syla që solli veprën premierë të titulluar ‘Dimër’, Kreshnik Aliçkaj që solli një version ndryshe të veprës ‘Siparantum’ si dhe natyrisht vetë dirigjenti Memli Kelmendi me veprën ‘Sa bukur na ka dal nusja’.

Pasi që të pranishmit zunë vendet e tyre duke mbushur komplet karriget në një numër specifik, pasoi qetësia e cila tanimë ishte pothuajse vepër artistike e bashkangjitur e Korit së Filharmonisë, që mbrëmë në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, solli një hijeshi të pakrahasueshme ndaj të pranishmëve duke i përqafuar dhe rrethuar komplet ata me vokalin e tyre hyjnor që jehonën dhe ushtimat e tyre kaluan pragun e perfeksionit.

Kësaj radhe, melodia dhe tingujt nuk po vinin nga instrumentet, ndonëse përfshirja e tyre ishte prezente me pianon nën manovrimin e Agron Shujakut, kontrabasi dhe violina  nën manovrimin e Visar Kuçit së bashku me interpretimin në violinë të  Festim Fanaj, pastaj tamburini nën manovrimin e Diellza Sylejmanit, kastanjeta nën manovrimin e Donjetë Krasniqi, viola nën manovrimin e Arianit Shehu, violonçela nën manovrimin e Antonio Gashi, si dhe fiz-harmonika e interpretuar nga Elton Balla.

Por ajo që mbizotëroi gjatë gjithë kohës ishin vokalet madhështore të sopranove si; Shkurtë Hykaj, Selvije Marteti, Arta Jashari, Kaltrinë Miftari si dhe tenori Safet Berisha, e po ashtu edhe elementet si lëvizjet koreografike, atraksionet e ndryshme të cilat i dhanë publikut një qasje tjetër duke i mbështjellë ata në hipnotizimin e bukur të tingujve që lirshmërinë e tyre e sollën në një frymë të vetme.

Kështu, krejt në fund ky koncert që frymonte nga kontrolli dhe ritmi diversiv i dirigjentit Memli Kelmendi, i cili inkuadroi mënyra të veçanta të interpretimit duke futur tërë Korin nën komandën dhe fuqinë e tij që herë ishte në një nivel skajshmërie të çmendurisë e herë të tjera në një qetësi pothuajse absolute.

Këto dy anë tërësisht të kundërta nga njëra-tjetra ishin dëshmi që Kori i Filharmonisë së Kosovës posedon një talent unik dhe mënyra se si ata këndojnë në një zë të vetëm dhe se si ata lëvizin jo vetëm vokalin por edhe duart, këmbët dhe komplet trupin e tyre në një harmoni të vetme, e fusin shikuesin dhe dëgjuesin në një shtangim shpirtëror duke fiksuar kështu thellësisht atmosferën dhe gjendjen emocionale të publikut dhe jo vetëm. Në një moment kulminacioni vokal afër përfundimi të një vepre edhe një fëmijë nga publiku që po këndonte së bashku me ta e i cili vazhdoi një notë më tepër, futi publikun dhe Korin në një emocion humoristik që solli buzëqeshjen e secilit.

Ndërsa për të na folur më shumë rreth realizimit të këtij koncerti i cili ka qenë i planifikuar për muajin mars, në një prononcim për KultPlus, ka folur drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari.

“Ky koncert ka qenë i planifikuar shumë më herët por për shkak të situatës pandemike, koncerti është detyruar që disa herë të shtyhet. Pavarësisht kësaj, programi veçse është përpunuar edhe më mirë dhe është arritur një nivel mjaft i lartë profesional i Korit”, tregon Jashari.

Sipas tij, ky program është posaçërisht i zgjedhur nga dirigjenti Memli Kelmendi, ku tutje ka treguar për përvojën interesante për Korin dhe për mënyrën e punës së veçantë të dirigjentit

“Ky program ishte në tërësi premierë që erdhi nga propozimi i vetë dirigjentit duke zgjedhur vepra mjaft komplekse për interpretimin e Korit të Filharmonisë së Kosovës duke e ditur që Kori ka mundësi më të mëdha se koret amatore për shkak të punës tonë të përditshme dhe besoj nga reagimet e publikut që vërtetë ishte një koncert i suksesshëm”, thotë Jashari.

Kurse, për të folur më shumë rreth provave dhe se si kjo premierë la përshtypje tek ai, për KultPlus foli edhe dirigjenti Memli Kelmendi.

“Disa muaj më parë e morra ftesën nga drejtori i Filharmonisë së Kosovës për të ardhur me një program premierë me plan që koncerti të jetë në dy qytete, pra në Prishtinë dhe në Pejë. Unë i falënderohem shumë Drejtorit dhe institucionit dhe gjithë Korit të Filharmonisë së Kosovës për punën dhe përkushtimin maksimal për të ardhur deri në këtë realizim”, thotë Kelmendi.

Sipas tij, procesi i provave nuk ka qenë i lehtë sepse është dashur të punojnë në prova ndaras që nuk i përket punës së Korit, por ata kanë punuar në bazë të rregullave të pandemisë duke e ngadalësuar shumë procesin e punës.

Për Kelmendin, prezenca dhe interesimi i madh i publikut e bëri atë të ndjehet i kënaqur dhe i gëzuar që sheh një numër të audiencës në sallë sepse sipas tij vërehet që njerëzit i kishte marrë malli për të parë diçka të bukur.

Tutje ai ka treguar që në rolin e dirigjentit ai është munduar të nxjerrë diçka tjetër prej Korit, me ato lëvizje koreografike dhe lirshmërinë e tyre, prandaj kjo ka tingëlluar jashtëzakonisht bukur duke i dhënë një ngjyrë dhe frymë tjetër kësaj çasje pikërisht në këtë kohë kaq të vështirë.

“Unë e përjetova shumë bukur sepse është hera e parë që performoj me Korin e Filharmonisë së Kosovës, është një emocion krejtësisht ndryshe sepse jam shumë mirënjohës ndaj tyre, e po ashtu iu përulem dhe falënderohem ndaj secilit anëtar të Korit dhe shumë të tjerë që kanë dhënë kontribut në realizimin e këtij koncertit”, përfundon Kelmendi.

Ky koncert premierë i Korit të Filharmonisë së Kosovës është realizuar në kuadër të sezonit 2020/2021. Ndërsa, repriza e këtij koncerti do të shfaqet të enjten në Pejë në kishën katolike ‘Shën Katarina’. / KultPlus.com

Kosova futet në listën e shteteve në platformën Netflix

Pas fushatës për vendosjen e kufijve të Kosovës në hartat e Apple, tashmë është arritur qëllimi që edhe Netflix të shtojë Kosovën në listën e shteteve në platformën e tyre, shkruan KultPlus.

Nisma e studentit Sovran Hoti i cili njëkohësisht është përdorues i rregullt i Netflix, kishte filluar pasi ai vuri re se lokacioni i Kosovës i figuronte si Serbi dhe kështu ka filluar hulumtimin tutje rreth kësaj çështje e cila ka marrë jehonë dhe vëmendjen e Netflix në muajin shkurt të këtij viti me qëllim që Republika e Kosovës të njihet si shtet në Netflix.

Ky peticion pati jehonë dhe u përkrahë edhe nga shumë artistë, andaj si rezultat i kësaj, pas 37 mijë nënshkrimeve për rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen e kosovarëve dhe futi Kosovën në listën e shteteve në këtë platformë.

Hoti, i cili nuk ju nda kësaj nisme, ka njoftuar sot për këtë arritje duke treguar se Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre, dhe ai pret që e njëjta të ndodhë edhe me vendndodhjen e përdoruesve kosovarë.

Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje simbolike dhe të dinjitetshme.

“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.  Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, ka shkruar Hoti. / KultPlus.com

Raporti i Freedom House: Kosova ka pësuar rënie në nivelin e demokracisë

Organizata Freedom House arrin në përfundimin se udhëheqësit e zgjedhur në Evropën Qendrore dhe Lindore po minojnë vetë institucionet që i sollën ata në detyrë, duke refuzuar normat demokratike dhe duke promovuar sisteme alternative të qeverisjes autoritare. Sipas raportit të përvitshëm “Vendet në Tranzicion 2021” që merr në shqyrtim zhvillimet e vitit pararendës dhe që u bë publik të mërkurën, lloji më i zakonshëm i regjimit në Ballkan vazhdon të jetë ai hibrid/demokraci në tranzicion. Shqipëria dhe Kosova shënuan rënie në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, ndërsa Maqedonia e Veriut shënoi rritje.

Shqipëria, rënie në shoqërinë civile dhe median e pavarur

Shqipëria që edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, shënoi rënie në shoqërinë civile dhe median e pavarur. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria nga 3.82 pikë që kishte një vit më herët, këtë radhë kishte 3.75 pikë.

“Ajo që vërehet është që nota e përgjithshme e Shqipërisë, është në nivelin e notës që Shqipëria ka marrë në vitin 2013. Pra demokracia në Shqipëri është në të njëjtat nivele që Shqipëria ka pasur në vitin 2013, sipas së njëjtit raport të Freedom House”, thotë Gjergji Vurmo, drejtor programi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë, autori i kapitullit për Shqipërinë në raportin “Vendet në Tranzicion”.

Vlerësimi për shoqërinë civile ra nga 5 në 4.75 pikë.

“Ulja e notës i dedikohet një sërë akteve të cilat kanë kufizuar hapësirën në të cilën operon shoqëria civile, hapësirën e aksionit të shoqërisë civile me një sërë kufizimesh përsa i takon së drejtës së tubimit, madje edhe së drejtës për shprehje”, thotë zoti Gjurmo.

Më konkretisht rënia i atribuohet dhunës mes protestuesve dhe forcave të rendit në maj, gjatë acarimeve për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për shkak të vrasjes së të riut Klodian Rasha nga forcat e policisë për shkak të thyerjes së kufizimeve të Covid-it.

Vlerësimi për gjendjen e pavarësisë së medias ra nga 3.75 në 3.50.

“Ka pasur edhe një përkeqësim në dimensionin e lirisë së medias, e cila për të disatin vit ka shënuar disa zhvillime shumë negative, por mesa duket vitin që shkoi, këto zhvillime u ndikuan edhe nga pandemia, edhe nga kufizime të tjera, por edhe nga hyrja në fuqi pjesërisht e paketës antishpifje, njëri prej dy ligjeve i cili hyri në fuqi, pavarësisht se nuk është materializuar konkretisht”, thotë zoti Vurmo, duke shtuar se ka pasur raste që gazetarët janë proceduar edhe penalisht, mbi baza të përhapjes së panikut.

“Ambienti i medias shqiptare, i cili ka qenë prej kohësh i dobësuar nga kontrolli oligarkik ashtu si në pjesën më të madhe të rajonit, është prekur gjithashtu nga përdorimi i shtuar i proceseve gjyqësore strategjike kundër pjesëmarrjes së publikut”, thuhet në raport.

Përveç rënies në kategoritë e qeverisjes demokratike dhe procesit zgjedhor, dy treguesit me vlerësimin më të ulët janë korrupsioni dhe pavarësia e gjyqësorit: respektivisht 3.25 dhe 2.75, i njëjti nivel si një vit më parë.

Raporti vë në dukje situatën e acaruar politike,korrupsionin dhe presionin e bizneseve ndaj qeverisë si probleme të vazhdueshme.

Por aty vlerësohen edhe hapat drejt reformës në drejtësi, megjithëse thuhet se ishin të ngadalta.

“Ne kemi evidentuar edhe zhvillime mjaft pozitive si ngritja e strukturave të reja të drejtësisë, apo edhe zhvillime të tjera në kuadër të disa dimensioneve, siç është edhe dimensioni i qeverisjes kombëtare”, thotë zoti Vurmo.

Raporti në kontekstin e kristalizimit të rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri

Publikimi i raportit të këtij viti përkon me një kohë kur është bërë e qartë që Partia Socialiste në Shqipëri do të qeverisë edhe për një mandat tjetër.

“Shumica aktuale ka bërë histori në këtë kuptim, ka marrë një mandat të tretë, madje ka marrë të dytin mandat radhazi, që nuk ka ndodhur më parë në historinë pluraliste të Shqipërisë, si parti e vetme”, thotë zoti Vurmo.

Vlerësimi për ecurinë e tyre do të analizohet në raportet e ardhshme të Freedom House. Zoti Vurmo sheh si sfidë prirjet e përvijuaja qartë të forcimit të autoritarizmit që kërcënojnë haptazi dhe shumë seriozisht demokracinë shqiptare, institucionet dhe proceset demokratike dhe vetë shoqërinë shqiptare.

“Unë do të bëja thirrje për të gjithë aktorët politikë, por jo vetëm politikë, por edhe aktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare që ta lexojnë me vëmendje këtë raport, pasi është vërtet një kambanë alarmi për rreziqet që paraqesin disa zhvillime në disa fusha të raportit, për demokracinë në Shqipëri, po aq sa edhe për ofertën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe procese të tjera reformuese”, thotë ai.

Është një moment, thotë zoti Vurmo, që Shqipëria mund ta shfrytëzojë në maksimum.

“Që të futet në një cikël normal të sistemit politik, ku bashkëqeveriset në një fare mënyrë, në kuptimin që edhe opozita është pjesë shumë e rëndësishme e qeverisjes, pavarësisht se është maxhoranca ajo që drejton ekzekutivin. Por nga ana tjetër qeverisja në parlament parasheh edhe një rol thelbësor të opozitës parlamentare, po ashtu siç parasheh edhe një rol të theksuar të institucioneve të pavarura, të institucioneve që bëjnë kontrollin (oversight) të pushteteve të tjera”, thotë ai.

Rënie në Kosovë, rritje në Maqedoninë e Veriut

Kosova është po ashtu në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale. Këtë vit ajo shënoi rënie nga 3.18 në 3:14, në ndryshim nga një vit më herët kur ajo kishte pasur ngritje. Ulja është bërë në kategorinë e qeverisjes demokratike në vend, që ishte 2.75 pikë në raportin e vitit të kaluar, ndërsa këtë vit është 2.50.

Vlerësimet për pavarësinë e gjyqësorit dhe korrupsionin vazhdojnë të jenë të ulëta, 2.50 dhe 2.25 respektivisht, të pandryshuara nga një vit më herët.

Maqedonia e Veriut ishte një nga vendet me përparimin më të madh demokratik në vitin 2020.

“Qeveria e majtë e Kryeministrit Zoran Zaev ka riparuar disa nga dëmet institucionale të shkaktuara nga paraardhësi i tij i djathtë populist dhe ka ende një shans për të vënë në jetë aspektet pozitive të demokracisë”, thuhet në raport.

Duke folur më në përgjithësi për rajonin, në raport thuhet se një histori suksesi është veçanërisht e nevojshme në Ballkan, ku përparimet demokratike janë zmbrapsur në shumicën e vendeve.

“Megjithëse ndodhën transferime të rëndësishme të pushtetit në Malin e Zi në 2020 dhe Kosovë në 2021, është ende e paqartë nëse ato do të çojnë në një përmirësim të institucioneve demokratike. Dhe pa një transformim të tillë institucional, çdo ndryshim politik është jashtëzakonisht vështirë të mbetet i qëndrueshëm”, thuhet në raport.

Kthesa antidemokratike

Në zonën me 29 vende të Euroazisë dhe të Evropës Qendrore dhe Lindore që mbulon raporti Vendet në Tranzicion, numri i demokracive është më i ulëti që kur doli raporti për herë të parë në vitin 1995.

Në raport vihet theksi tek shenjat e thellimit të autokratizimit në vende si Hungaria dhe Polonia, të cilat ndihmuan në udhëheqjen e tranzicionit më të gjerë drejt demokracisë në vitet 1990.

“Këto nuk janë anomali, por pjesë e një ndryshimi sistematik drejt autoritarizmit në Evropë dhe Euroazi që mund të ketë pasoja globale. Udhëheqësit antidemokratë po mësojnë nga njëri-tjetri se si të konsolidojnë pushtetin dhe të shtypin kundërshtimin politik duke shmangur ndëshkimet nga institucionet ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Forca e përgjithshme e demokracisë në rajon ka rënë për 17 vjet rresht, sipas “Vendeve në Tranzicion”.

“Drejtuesit që janë kthyer drejt formave antidemokratike të qeverisjes ndjekin strategji të ngjashme: Kryeministri Viktor Orbán në Hungari nisi një model për shtypjen e mediave të pavarura që është përhapur që në Poloni dhe Serbi, partitë në pushtet të Hungarisë dhe Polonisë po përshkallëzojnë sulmet ndaj komunitetit LGBT + dhe grupeve të pakicave etnike dhe fetare, dhe të gjithë po përpiqen të dobësojnë sundimin e ligjit përmes sulmeve ndaj pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në raport.

Polonia dhe Hungaria dallohen për përkeqësimin e tyre të pashembullt demokratik gjatë dekadës së fundit, por shumica e vendeve në raportjanë aktualisht më keq sesa ishin 10 vjet më parë.

“Përhapja e autokracisë në Evropë dhe Euroazi ka pasoja të thella mëdha, jo vetëm për rajonin, por edhe për botën,” thotë Michael J. Abramowitz, president i Freedom House.

“Liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike po distancohen nga demokracia dhe po krijojnë realitetet e tyre të deformuara për të konsoliduar dhe mbajtur pushtetin. Përmes sukseseve të tyre të deritanishme, këto regjime antidemokratike janë duke dhënë paraqitur një shembull dhe duke nxitur rritjen e autoritarizmit në vendet fqinje. Nëse nuk kontrollohen, ata kanë potencialin të minojnë demokracinë dhe për të legjitimuar abuzimin me pushtetin në Evropë dhe më gjerë “, thotë ai.

Në Rusi dhe Bjellorusi, të cilat raporti i kategorizon si regjime të konsoliduara autoritare, shtypja u intensifikua ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Goditja e dhunshme e protestuesve të prodemokracisë në Bjellorusi, përpjekja e Kremlinit për vrasjen e aktivistit Aleksey Navalny dhe shfaqja e fundit e forcës ushtarake ruse përgjatë kufijve të Ukrainës tregojnë se deri ku janë të gatshme të shkojnë këto regjime, për të qëndruar në pushtet.

Zselyke Csaky, drejtoreshë e kërkimeve për Evropën dhe Euroazinë në Freedom House thotë se autoritarizmi nuk është një problem thjesht kombëtar, por mund të përhapet për të infektuar rajone të tëra dhe madje kontinente.

“Demokracitë evropiane dhe grupet e shoqërisë civile duhet të koordinohen në mbështetje të lëvizjeve prodemokraci në vendet ku autoritarizmi po fiton terren. Ndryshimi duhet të vijë nga brenda, por për t’u dhënë këtyre përpjekjeve një shans dhe për të ndaluar valën antidemokratike, demokracitë evropiane dhe partnerët e tyre duhet të japin shembullin dhe ta lënë pas gënjeshtrën se autokracia është një alternativë e pranueshme për demokracinë “, thotë ajo.

Menaxhimi i pritshmërive për zgjedhje transformuese

Në raportin e saj, organizata Freedom House thotë se gjatë “recesionit” aktual të demokracisë në të gjithë botën, shumica e sistemeve demokratike nuk janë shndërruar sa hap e mbyll sytë në regjime autoritare.

Autorët e raportit, duke iu referuar studiuesit të demokracisë, Thomas Carothers flasin për një “zonë gri” e statusit të vendeve hibride.

“Disa vende – të tilla si Kosova, Moldavia ose Ukraina – kanë mbetur në zonën gri për vite me radhë, por të tjerët – veçanërisht Hungaria, Mali i Zi dhe Serbia – janë riklasifikuar vetëm kohët e fundit si regjime hibride dhe të tjera po shkojnë drejt këtij statusi.”

Në raport thuhet se një tipar karakterizues i regjimeve hibride është se udhëheqësit e tyre vazhdojnë të lejojnë zgjedhje në një farë mase konkurruese.

“Garat nuk janë domosdoshmërisht të lira ose të drejta, por as nuk janë tërësisht mashtrime, siç ndodh në regjimet autoritare. Si pasojë, regjimet hibride mund të kthehen drejt demokracisë përmes kutisë së votimit nëse një numër i mjaftueshëm votuesish janë të gatshëm të mbështesin udhëheqjen e re.

Megjithatë, thuhet në raport, siç ka paralajmëruar politologu Larry Diamond, “ndërsa një fitore e opozitës nuk është e pamundur” në zonën gri, “kjo kërkon një nivel të mobilizimit të opozitës, unitet, aftësi dhe heroizëm përtej asaj që normalisht do të ishte e mjaftueshme për fitoren në një demokraci.

“Vendet në Tranzicion” thotë se në nivele të ndryshme “këto tipare mund të shihen në zgjedhjet e fundit në Kosovë (2019 dhe 2021), Malin eZi (2020) dhe Moldovë (2020), si edhe në komunat e Banja Lukës dhe Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë (2020).

Sipas raportit, në të gjithë këto regjime hibride, opozita politike i tejkaloi pritshmëritë duke larguar pushtetarët./ VOA / KultPlus.com