Pamje nga qyteti shpellor në Gjeorgji

E shtrirë nëpër shpatet e Erushetit, mbi luginën e lumit Kura, Vardzia është qyteti shpellor më i shquar i Gjeorgjisë.

I gdhendur në shkëmb, ai përbëhet nga 6,000 dhoma të shpërndara në 19 nivele, duke përfshirë 25 bodrume vere, një manastir, 15 kishëza dhe një farmaci, të gjitha të bashkuara për të krijuar një qytet dhe manastir të shekullit të 6-të.

I konceptuar dhe ndërtuar për herë të parë si një kështjellë në shekullin e 12-të nën mbretërimin e Giorgi III, ishte vajza e tij që e projektoi.

Nën syrin e saj vigjilent, një seri e përpunuar shpellash dhe dhomash u gërmuan thellë në barkun e Erushetit, mes tyre një tunel i fshehtë shpëtimi dhe salla qorre për të ngatërruar armiqtë.

Me kalimin e viteve, ajo u shndërrua shpejt në një manastir të gjerë, qendër kulturore dhe kështjellë sulmuese.

Vardzia ishte shtëpia e rreth 2,000 murgjve, strehonte dhjetëra-mijëra banorë dhe falë tarracave pjellore dhe një sistemi kompleks vaditjeje, ishte një qytet funksioinal.

Në krye të saj ishte Tamara e Madhe, një monarke legjendare që fitoi titullin e mbretit. Gjatë mbretërimit të saj gati 30-vjeçar, Gjeorgjia lulëzoi politikisht dhe territorialisht.

Sado i begatë, suksesi i Varxhias ishte relativisht i shkurtër. Në vitin 1283, një tërmet tronditi rajonin, duke shkatërruar më shumë se 70% të qytetit dhe duke hedhur murin e jashtëm në një ortek të përmasave biblike.

E mbetur pa një mbrojtje të fortë, shumica e Vardzias u largua, duke lënë pas vetëm murgjit e palëkundur. Sot numërohen rreth 500 shpella të mbetura, duke përfshirë një farmaci, bodrumet e verës dhe labirinti i tuneleve./Ora News / KultPlus.com

Kjo është fjala më e kërkuar në internet për vitin 2021

Fjalët janë mjete të dobishme që tregojnë ide, aspirata dhe pasiguri. Por ato mund të bëhen edhe mjete për konflikt ideologjik, e njëjta gjë ndodhi edhe me vaksinën në vitin 2021. E cila është fjala më e klikuar, sipas Merriam-Webster. 

“Kjo ishte një fjalë jashtëzakonisht e përmendur në të dhënat tona çdo ditë në vitin 2021,” tha Peter Sokolowski, kryeredaktori i Merriam-Webster për Associated Press përpara njoftimit.

“Në të vërtetë përfaqëson dy histori të ndryshme. Njëra është historia shkencore, kjo shpejtësi e jashtëzakonshme me të cilën u zhvilluan vaksinat. Por ka edhe debate në lidhje me sigurinë, politikën dhe përkatësinë politike. Është një fjalë që mbart këto dy histori të mëdha,” tha ai.

Fjala “vaksinë” nuk lindi brenda një dite, apo për shkak të një pandemie të vetme. Përdorimi i parë i njohur daton në vitin 1882, por referencat shfaqen më herët tha Sokolowski. Vitin e kaluar, Merriam-Webster,  një kompani që prodhon libra dhe është e njohur për fjalorët e saj  zgjodhi fjalën “pandemi” si fjalën e vitit./abcnews.al / KultPlus.com

Thënie të të huajve për Skënderbeun, “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”

Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sot më 17 janar, në këtë ditë që mbushen 550 vjet nga vdekja e tij, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica. Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.

  1. Papa Kalikst i III

“Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!

  1. Papa Piu I II

“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!”

  1. Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559

“17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.

  1. Sulltan Mehmeti II

“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”

  1. Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez

“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.

  1. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut

“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!” 

  1. Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”

“Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”

  1. Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën

“Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë. ”

  1. Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia

“Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”

  1. Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”

“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.”/ KultPlus.com

Ambasadori Minxhozi: 28 Nëntori festohet bukur, kudo ku ka shqiptarë

Me rastin e 109-të vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi pritjen solemne me këtë rast, ku morën pjesë personalitetet më të larta të vendit, përfaqësues të partive politike, Trupi Diplomatik i akredituar në Kosovë, personalitete të shquara të botës së artit dhe më gjerë, shkruan KultPlus.

Ambasadori Minxhozi, në fjalën e tij përshëndetëse, u shpreh se kjo ditë e shënuar për kombin shqiptar, festohet bukur kudo ku ka shqiptarë.

Një fjalë përshëndetëse për të nderuar Ditën e Pavarësisë, e mbajtën dhe Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Tenorët e shquar, Kastriot Tusha dhe Josif Gjipali, me performancat e tyre, i dhanë një tjetër dimension mbrëmjes, duke u duartrokitur gjatë nga të ftuarit.

Gjatë pritjes, në ambientet e sallës, u prezantua ekspozita “Gratë shqiptare” e piktores Saranda Xhemajli, ekspozitë që ngjalli shumë interes për të ftuarit.

Në përfundim të mbrëmjes, artistja Fiona Rushiti ndezi qiellin e Prishtinës, duke sfiduar shiun dhe lartësinë, mbi shqiponjën në flakë./ KultPlus.com

Shqiptari në Danimarkë fiton çmimin kryesor “Vild Med Dans”

Jimilian Ismailit në bazë të paraqitjeve përfekte skenike dhe lidhëshmëria e lëvizjes së tij, bëri që të fitoi çmimin kryesor “Vild Med Dans.

Bëhet e ditur se Jimilian Ismaili, në bazë të paraqitjeve përfekte skenike dhe lidhëshmërisë së lëvizjes së tij, bëri që të fitojë çmimin kryesor “Vild Med Dans në Danimarkë, shkruan albinfo.ch.

Përgjatë të gjitha netve të këtij spektakli, shqiptari na ka emocionuar dhe është admiruar edhe publiku danez për talentin e jashtëzakonshëm, virtuozitetin e kërcimin elegant, por mbi të gjitha shpirtin e bukur prej artisti të Jimilianit, që nuk harron të përcjellë çdo herë edhe ngjyrat tona kombëtare, te cilat i kanë rrënjët në trashëgiminë artistike e patriotike të familjes se tij. Pavarësisht se konkurrenca ishte e madhe, shqiptari triumfoi nga vlerësimi që iu bë nga juria, e po ashtu edhe publiku i gjerë./Albinfo.ch/ KultPlus.com

Kur mësuese Fitorja tallte: Hana na ke sjellë ndonjë morr sot në klasë?

Ilir Seci

Kam kenë në klasen e pestë, stina ka kenë pranverë, e mbaj mend stinën sepse ajo qe ndodhi atë ditë mu duk se e pati nxi edhe bukurine e pranveres malësore…

Edhe atë ditë si për ditë bamë rreshtimin ne oborrin para shkollës tetëvjeçare, komandatja e çetës se pionierëve e dha komandën dhe u futëm nëpër klasa…Orën e parë kishim landën e gjuhës shqipe…Lânda që e kisha ma inat e ma, nga tana landët e mesimit. Jo se nuk mesoja, sepse kam kenë nxanës shumë i mirë, por e kisha inat se me dukej sikur na e mesonim me zor nji gjuhë që nuk e fliste kurrkush ndër tanë njerezit që njihja, në rrethin familjar, në rrethin farefisnor e ma gjanë në tanë rrethin shoqnor. Gjuhën Letrare si e thirrshin. Këtë pakënaqesi ia pata shprehë njiherë babës tem…nji natë vjeshte kur baba kishte vndue kazanin me pjekë rakinë në oborr të shpisë. Asokohe kazani merrej me rend, krejt katundi kishte vetëm nji kazan prandaj duhej me e pjekë shpejt e shpejt rakinë për me ia lëshue rendin shoqit. Baba rrinte tue pjekë rakinë disa ditë e netë rresht dhe nji natë unë iu luta babes me ndejte çuet me të te kazani. Natën vone, kur ishim vetem në oborr ia diftova babës pakënaqësinë teme per gjuhen letrare. Baba u mendue pak, më kqyri drejt e tha :

-“Bir, këto gjana mos ia thuej kujt, kurrkujt tjeter. Po biro ke të drejte me kenë i paknaqun…Gjuha letrare asht vendose me detyrim. Vendim partiak, nuk asht marreveshje gjuhëtaresh as studiuesish.” Dhe aty baba me diftoi se ideja e nji gjuhe letrare ishte ne fakt ide e vjeter qysh nga rilindasit…ishte provue me u vendose ne vitet 30-te por kishte pase kundershtime dhe Mbreti Zog nuk kishte nderhy me vendose pa dvetë kënd si bani Enveri me standartin e vitit 1972…

-“Ia kanë ba me të pa drejtë Gegnisë” – tha Baba, – ”nuk na asht mohue vetëm gjuha, por na asht mohue edhe tanë ai kontribut i madh në kulturën shqiptare….kontributi i klerit katolik që mohohet krejtiskreti. As përmendet kund At Fishta që asht poeti kombetar…”
Ato fjale mu gdhenden ne mendje pse erdhen si pergjegjie e dyshimeve të mia per gjuhen standarte…Sa herë me binin ndermend ne oren e gjuhes letrare…
Mu kujtuen edhe ne orën e parë të asaj dite pranvere, kur u ulem nëpër bankat që u kërcitshin tana gozhdat. Vetem kercitja e gozhdave ndihej para fillimit të orës se gjuhes, tanë klasa heshtnin. Heshtnin sepse mesuesja e Gjuhës ishte msuesja ma e frikshme e tanë shkollës. Të tanë i trembeshin asaj. Deri edhe vetë drejtori i shkolles i trembej. Ajo bante ligjin. Sepse ajo mesuese ishte prej poshti. “Prej poshti” – në Malesi thuhej per ata qe kishin ardhe nga rrethet e jugut.

Por kjo nuk ishte arsyeja kryesore pse të tane i trembeshin msuese Fitores. Arsyeja pse të tanë i trembeshin asaj ishte se mesuese Fitorja e kishte burrin te madh në Degën e Brendshme. Kjo gja e shpjegonte friken e drejtorit dhe tanë keshillit pedagogjik. Kjo gja shpjegonte pse nderpritej e qeshuna e grupit te mesuesve sa afrohej kolegia e tyne Fitorja. Çkado me kenë tue fole mesuesit nderveti, sa afrohej kolegia e tyen Fitorja menjihere ndrrohej tema, kputej ne mes e qeshuna dhe nji nga nji të tanë mesuesve u kujtohej se kishin harrue pa krye ndonji gja, kush me shkrue diçka në ditar e kush me rishikue edhe njihere korrigjimet e provimit…Mesuese Fitorja që e kish të shoqin të madh në Degën e Brendshme jo vetem qe nuk bezdisej nga kjo gja por mesa kishim verejte ndjente knaqsi prej frikës që ngjallte. E shijonte pushtetin e dhanun prej të shojt…Pushtetin qe ia jepte Dega e Brendshme…

Dega e Brendshme…ishte ajo siperfaqja e rrethueme me plepa mbrenda mureve te nalta, ne lagjen “Partizani”. Me oborrin aq të frikshem sa na dukej sikur edhe ajri i qytetit druhej me hy mbrenda atyne mureve të Deges. Edhe ajri druhej me hy aty sepse kushdo qe hynte aty nuk mund delte ma i lirë…Edhe ajri ngjante sikur donte me ike prej aty. Këtë bindje frike e perforconin edhe plepat mbrenda oborrit te Degës që tanaherat dukeshin si të vyshkyn, sikur nuk kishin ajër sa duhet. Malsoret me ate mekanizmin e tyne mbijetues ia kishin ndrrue emnin Deges tue krijue eufemizmin “Te Plepat”…”Rri se po te çojmë te Plepat.” – ishte kercenimi që i bante femijet me u palue në gjume pa ba fjalë…
Njatë friken e femijeve qe paloheshin ne gjume sa u permendeshin Plepat ma kujtonte nxitimi i mesuesve sa afrohej kolegia Fitore…Edhe faj nuk kishin me u drue se i shoqi i saj ish i madh te Plepat…
Si gjithëherë në heshtje u hap dera dhe mesuese Fitorja shkoi te tavolina e saj. Bani apelin tue u talle me secilin nga nxanesit qe ia thirrte emnin, “Fatmir, pse ia shpie bukën dëm familjes?”, “Artan kur i ke larë sitë herën e fundit?”, “Hana na ke sjellë ndonjë morr sot ne klasë mo?”…

Mbas apelit mesuesja nxori fletoret nga çanta, kishte ba korrigjimin e hartimit te fundit…
Nji nga nji ngriti ne kambë secilin tue i diftue gabimet qe kishin ba… kur mbrrini nga mesi i kapicës se fletoreve thirri Hanën që e talli per morrat kur bani apelin…

-“Hana fletoren e hartimit tënd e kam hapur gjithë frikë se mos kishte ndonjë morr brenda.”
Heshtje…vetem nja dy vajza qe njiheshin si servile te mesueses provuen me qeshë por e qeshuna e tyne ishte ma shume si kuisje bushtrash. Shumica e klases u ndie keq…U ndiem keq sepse na e dinim qe e Ama e Hanës vuente nga nje semundje e randë dhe kishte muej qe ishte e shtrueme ne spital ne Tiranë. Edhe i shoqi i saj kish mbetë atje me gruen e femijet kishin mbete mbas se keqi. Ishin gjashtë fmijë, 5 vllazen e nji moter dhe Hana në klase te peste ishte e vetmja femen ne atë shpi…Kush me u kujdese per ta!? …Normal qe kishin me i mblue morrat. Jetonin ne nji nga katundet rreth qytetit, asokohe katundet ngat qytetit shkonin ne tetevjeçare ne qytet dhe u duhej me ba disa ore në kambe perditë, dimen dhe verë, shi e borë, hangër e pa hangër… Por keto gjana nuk i hynin në sy mesuese Fitores qe tallej pashpirtesisht me Hanën e shkretë pse ia patën gjete nji morr nji dite kur banë kontrollin e pastertise ne shkolle.

-“Hanë, pse e ke shkruar prapë “Uki” në vënd që të shkruash “Ujku?…Moj kafshë po sa herë të kam thënë mesohu te shkruash me mbaresën “u” aty ku është mbaresa “i”?”

Hana si duket e fyeme sa nuk mbante ma nga permendja e morrave, u ngrit e i tha :
-“Msuese na “uki” i thom kendej ka Malsia. Ju prej poshti i thoni “ujku” punë per ju, vazhdoni me i thane “ujku”, nuk u detyrojme me e thane si na. Secili ta mbajne te vetën.”

E pamësueme me ndigjue kundershtime, mesuesja u shtang…per disa sekonda u bukos dhe nuk diti se çka me thanë. Mbasadnej si tanë njerezit qe kane pushtetin e krijuem me frikë, u turr drejt bankes së Hanës. Rresht per disa minuta kercitën shpullat ne faqet e Hanës.

-“Moj maloke e trashe…kujt ia thua atë ti moj?, Ore o të bej une ty njeri o do të ta nxij jetën.” – ulerinte mesuejsa qe e kishte humbe fillin…
-“Perzo kur të duesh nisja se ma zi se e kam jeten s’mundesh me ma nxi.” – ia ktheu Hana…Fyemja e mesueses ia kishte prekë ndonji nerv dikund çikës malsore sepse edhe mbas tane atij rrebeshi shputash, ajo nuk po nxirrte pikë loti.
Fap, fap, fap…u shtuen shputat…

-“Do të të ngordh në dru moj korbë derisa të thuash “Ujku” – ulërinte mesuesja…
-“O pasha Tyrben e Shkelzenit edhe në kopsh si krypa në prush njet se kam me i thanë ndryshe veç “Uki”…Ti kur të duesh kop.” – ia ktheu Hana e mbledhun grusht…

Ulërimat e mesueses jehuen në tanë shkollën :
-“Çfarë bëj une këtu me keta njerez të trashë mor aman? Kemi ardhur nga ane e anes burrë e grua per t’iu qytetëruar…Dhe as per nder nuk na e dini…Malokë të trashë.”
Dhe breshni i shpullave vazhdonte tue ra në faqet e Hanës…U hap dera e klases dhe hyni drejtori…
-“Mesuese Fitore çka është problemi?”
-“Ik qërohu birbo…edhe ti si këta je.”
Drejtori kishte ngri ne derë…as ishte ai qe rrinte as ai qe ikte. Mesuesja vazhdoi me e rrahë Hanën derisa iu lodhen krahët. E Hana tane kohën nji pikë loti se qiti…
***
Do kujtime në jetë njerit i shkaktojne plagë në shpirt…plagë që me kohe sherohen por që lanë mbrapa vragë që nuk zhduken kurrë sa të jesh gjalle… E tillë ka mbetë edhe vraga e njasaj dite të nxime në nji stinë pranvere… edhe shtatëqind vjet me rrnue sa herë ndiej dikënd që flet gjuhen letrare mue gjaja e pare që më bjen në mendje asht ajo ditë…/KultPlus.com

Festë në Dibër, hapet Rruga e Arbërit

Hapet zyrtarisht për qarkullim Rruga e Arbërit. Kjo rrugë e shumë pritur prej vitesh është inaguruar sot nga kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rama njofton se provizorisht kalohet me “By Pass” në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë.

Sipas Ramës pas hapjes së këtij tuneli, rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se Rruga e Arbrit bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme.

MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit.

Adriana Matoshi: As pasunia e botes, as fama, e asnië sukses e arritje n’jetë, nuk vijnë para shëndetit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, e cila është e njohur edhe për rolet e saj të shumta në teatër e film, ka njoftuar se sërish është diagnostifikuar me sëmundjen e tumorit në tru. Ajo ka shkruar në rrjetin social Facebook se të mërkurën do të përballet sërish “mes jetës dhe vdekjes”, derisa ka falënderuar doktorët dhe profesionistët “me të cilët bashkë kemi me luftu edhe kësaj here”.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e saj mbi ketë përballje.

Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at’her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten, me e njofte forcen e brendshme edhe me e pa dashnine e sinqeritetin e njerzve rreth vetes.

Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n’kete jete. Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m’ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t’madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmite, prind, m’pritke puna, projektet…

Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.

Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.

Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.

Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…

I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here.

E falenderoj Zotin qe n’krejt kto sfida po m’jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja.

Besoj qe ne fund t’javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni.

JU DUA FORT ❤️

Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN.

Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.

N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.

Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve.

N’fund te javes qe e kemi fatin e degjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhe me vullnetin e Zotit edhe perkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama e as parja./ KultPlus.com

Dokumentari për familjen mbretërore zgjedh të mos përdorë fjalën “Megxit”

Një dokumentar shumë i diskutuar për familjen mbretërore ka zgjedhur të mos përdorë fjalën “Megxit” që do të transmetohet në episodin e nesërm, pasi termi ishte kritikuar më parë nga Princi Harry.

Fjala mund të ishte shfaqur në episodin e dytë të BBC 2 The Princes and The Press, i cili do të transmetohet nesër. Në vend të kësaj, titulli i episodit është quajtur ‘Sussexit’, raporton The Telegraph, dhe dokumentari do të eksplorojë pretendimet në lidhje me informimet e pallatit në prapaskenë dhe mungesën e supozuar të mbështetjes së marrë nga Duka dhe Dukesha.

“Ndoshta njerëzit e dinë këtë dhe ndoshta jo, por termi Megxit ishte ose është një term misognist, dhe ai u krijua për tallje, i përforcuar nga korrespondentët mbretërorë dhe u rrit vazhdimisht në mediat kryesore”, tha Harry.

Termi është një bashkim i ‘Meghan’ dhe ‘Exit’, frymëzuar nga slogani i ngjashëm i ‘Brexit’.

Megxit është përdorur gjerësisht për të përshkruar largimin e Princit Harry dhe Maghan Markle nga detyrat mbretërore, të cilën çifti e njoftoi në Instagram më 8 janar 2020. Sipas faqes së tij në Ëikipedia, përdorimi i parë i Megxit është i panjohur, por fillimisht u shfaq në mediat kryesore si titull në “The Sun” më 9 janar 2020.

Megxit vazhdoi të përfshihej në Collins English Dictionary si një nga dhjetë fjalët e reja më të mira të vitit 2020. Por Princi Harry argumentoi se duke vënë fokusin e largimit të tyre të përbashkët te gruaja e tij, fjala ‘Megxit’ ishte seksiste.

Kongoli: Gruaja as në letërsi nuk mund të zotërohet, kështu e ka bërë Zoti

Me një krijimtari intensive, pas Kadaresë, Fatos Kongoli është shkrimtari më i përkthyer në gjuhë të huaja.

I konsideruar shkrimtari i tranzicionit, veprat e tij mbajnë dhimbjen dhe trazimet shpirtërore në Shqipërinë e pas viteve ’90; jo pak herë librat e tij janë bërë fokus i debateve për pësimin e individit në një shoqëri si e jona, të egër e të ashpër, ndërsa flet se si kanë lindur personazhet e tij, në një proces krijues unik ku kanë ndikuar Balzak, Kamy, Çehov…

Kohë më parë, në një bisedë me Violeta Muratin, Kongoli kishte treguar se në çdo libër që ka shkruar gruaja është personazhi qendror dhe asnjë nga personazhet e tij nuk mund të realizohej pa një grua.

Çdo libër që keni shkruar ka një histori dashurie. Cila grua ka ekzistuar në librat tuaj apo, ajo, është brenda burrave rebelë të letërsisë që shkruani?

Është e drejtë, në çdo libër që kam shkruar, gruaja është personazh qendror. Asnjë nga personazhet e mi nuk mund të realizohej pa një grua. Për mua, letërsia është një grua e bukur mbas së cilës kam shkuar gjithë jetën pa e zotëruar dot kurrë. Ajo as në letërsi nuk mund të zotërohet, kështu e ka bërë Zoti. / KultPlus.com

Kjo ishte gruaja shqiptare që lundroi me tetë anijet, Bubulina shqiptare në kartëmonedha, shtatore e filma

Rajna Kovaçi

Veprimtaria e grave të shquara shqiptare është e lidhur ngushtë me rrethanat në të cilat u krijua, veproi dhe jetoi populli shqiptar. Si rrjedhim është më se i nevojshëm një rrugëtim i shkurtër nëpër të kaluarën për të njohur më thellë jetën dhe veprën e këtyre figurave. Padyshim ndjenja e përkatësisë etnike si dhe robërimi i gjatë krijuan llogjikën e qëndresës së përhershme shqiptare ndaj pushtuesve të ndryshëm. Sic e dimë shtyllë e fuqishme e kësaj qëndrese ka qene gruaja. Ajo e bëri këtë përmes edukimit të gjeneratave, edukim ky që niste që nga ninullat e para që mbajti frymën liridashëse, kultivoi ndjenjën e mosgjunjëzimit e të respektit ndaj vlerave njerëzore e kombëtare. Prandaj në udhën e stërgjatur të historisë meritat e gruas shqiptare zënë një vend shumë të rëndësishëm.

Nëse do të donim të strukturonim një skemë për letërsinë feministe, do të pranonim se Simone De Beauvior e Virginia Wolfe kanë një pararendëse të femnizmit europian dhe romantik e kjo ishtë Elena Gjika. Kjo figurë ka fituar një rëndësi të vecantë për ne shqiptarët nga prejardhja e saj shpallur prej vetë asaj.

Në historinë mijëvjecare të njerëzimt nuk është i madh numri i grave që patën mundësinë të shquhen në sfera të ndryshme të jetës. U njohën kryesisht , emrat e atyre grave që zëvëndësuan apo përkrah burrave të tyre të shquar i mbështetën në cdo hap. Laskarina Bubulina ishte ndryshe, për kohën që jetoj ishte nga gratë më të emancipuara e më trime të kohës. Bota e mbyllur por vepruese dhe krijuese e gruas nisi të gjejë shprehje vetëm nga shekulli XVIII. Në shekujt vijues, falë këmbënguljes individuale të femrave dhe më pas nisi të shpaloset energjia krijuese e gruas. Fundi i shëkullit të XIX shënon inkuadrimin e gruas në të gjitha sferat e jetës dhe, mbi të gjitha në qarqet e vendimarrjes, duke pasuruar kështu trashëgiminë e cmuar të njerëzimit.

Por jashtë rrjedhave historike nuk mbeti as gruaja shqiptare. Duke patur parasysh ulje ngritjet historike të kombit shqiptar, një mori grash meritojnë të njihen më mirë, sepse ishin shtylla të mirëfillta dhe të qëndrushme të familjes dhe të kombit me njemërues të përbashkët: grua shqiptare. Por ashtu si e sheh gruan shqiptare Margaret Jursenal kur shkruan :”Për nënë do të doja një shqiptare!…” Andaj nuk është rastësi që nga gjiri I popullit shqiptar doli Donika Kastrioti, Elena Gjika, Motrat Qirjazi, Dhaskalina Bubulina, Shën Angjelina, dhe më pas, Nëna më e madhe e botës së sotme, Shën Nëna TEREZA.

Qëndresa dhe sakrifica, si formë e rezistencës e grave shqiptare në luftërat për liri dhe pavarësi, sipas burimeve historike paraqitet në vazhdimësi. Ato u rezistuan tendencave të asimilimit atje ku jetonin si dhe të akulturimit, duke mëkuar që nga kohët antike frymën e edukimit human, familjar,patrotizmin si dhe traditën krijuese popullore. Pra siç e dimë ky nuk ishte fushëveprimi I vetëm I gruas shqiptare, ajo u shqua jo vetëm në fushën politike, ushrarako-luftarake, të arsimimit por dhe të kulturës dhe shkencës. Nga bashkësia e grave shqiptare, të cilat qëndruan dhe vepruan në rrethana të vështira të kohëve, dolën personalitete të shquara, veprat e të cilave I tejkaluan kufijtë gjinorë e kombëtar. Ja cfarë thotë Dora d’istria për grate:” Ato dëshmuan se truri nuk ka gjini dhe me veprat e tyre dëshmuan se nuk ka fuqi që mund t’I ndalë synimet e shenjta të një populli për vetëvendosje, emancipim të gjithëanshëm dhe arritje të barazisë gjinore…”
Dhaskalina Bubulina…?

Ajo ka një histori të rrallë, arvanitësja –Kapedania, kjo grua e rrallë, me legjendën më të vecantë e të rrallë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Jeta e Bubulinës është një luftë legjendare e jetuar në detet e Greqisë e mesdheut. Shkrimtari francez Michel de Gece përshkruan me vërtetësi betejat historike të Bubulinës të revolucionit grek. Arvanitësja që kishte ardhur në Hidra në këtë ishull sëbashku me shumë emigrant të tjerë shqiptar rretha fër tre shekuj më parë, sic kishun bërë në ishujt e tjerë të Greqisë atje pranë si në Specaj, Psaros, në Peloponez dhe Eubë. Është vërtetë shumë interesant fakti që në muzeun Zhan D’Arka”në Rouen në Francë. Krahas figurave gra luftëtare të vlerësuara nga bota e kulturuar qëndron krenare edhe Bubulina jonë.

Kush ishte Dhaskaina Bubulina?

Dhaskalina lindi në një burg të Stambollit i quajtur “ Kështjella e shtatë kullave”, në mëngjezin e 11 majit të vitit 1771. Nëna e saj Parashqevia, kishte shkuar të takonte burrin e saj Kapiten Stavri Pinotis, që mbahej I burgosur nga turqit. Ai ishte një luftëtar I rezistencës greke, që luftonte për clirimin e Greqisë. Ajo kishte shitur gjithshka që kishte, vetëm që të shkonte e të takonte në burgun e tmerrshëm burrin e saj. Rruga për në Stamboll kishte qenë shumë e gjatë. Më kot kishte kërkuar ta ndihmonin në dyert e Fanarit, por më në fund kishte mundur të siguronte një leje që të shihte bashkëshortin e saj. Fatkeqësisht kur kishte arritur në qelinë e burgut ajo e gjetit ë vdekur burrin e saj. Nga trishtimi I madh gruaja fatkeqe e lindi fëmijën para kohe. Burzino shoku i Pinotis-it ishte i burgosur bashkë me të shoqin të saj, e ndihmoi Parashqevin gjatë lindjes dhe I vuri emrin Dhaskalina, në kujtim të nënës së tij. Më pas bashkë me Dhaskalinën e dobët Shqevo( i thërrisnin shkurt Parashqevisë) u kthye në Hidra, në shtëpinë e saj. Pas disa kohësh Shqevo shkon në Specaj , ku edhe martohet për të dytën herë. Edhe Specaj ishte populluar me arvanitas, por më të butë e më të dashur se ata të Hidrës që ishin edhe rivalët e tyre.
“Në Specaj flisnin arvanitika, pra shqip”, shkruan Michele de Grece nëpërmjet gojës së Bubulinës. “ Në fakt nëna, ati im dhe unë, ishim grekë pa qenë të tillë, Ishim grekë me shpirt e me zemër, me fe dhe me ideale dhe sigurisht grekë, të sakrificës, sepse ne jepnim edhe jetën tonë për Greqinë. Por jo grekë nga gjaku. Unë jam një arvanitase, me një fjalë shqiptare. Që prej kohësh tepër të largëta, raca e jonë ka patur emra tepër të ndryshëm. Vallë a janë pellazgët, ilirjanë. Di që Hidra është shqiptare dhe Specaj gjithashtu…”
Bubulina ka qenë një nga gratë më të shquara ndër pjesëmarrësit që luftuan në revolucjonin grek të vitit 1821. Në moshën 17 Bubulina u martua me kapitenin arbëresh të marinës së Specës-Dhimitër janozës. Në atë kohë Hidrotët dhe Spicotët ishin në luftë me piratët, që e vështirësonin shumë tregëtinë e tyre në detin mesdhe. Më në fund trimat i thyen piratët por në këtë betejë të ashpër mbeti i vrarë bashkëshorti i bubulinës.
Pas disa vjetësh Bubulina u martua përsëri me një kapiten shqipëtar,speciotin Dhimitër Bubulina, nga i cili mori mbiemrin dhe u bë e njohur dhe hyri në historinë e njerëzimit. Nga të dyja martesat pati gjashtë fëmijë, tre djem dhe tre vajza. Lufta që vazhdonte kundër piratëve i mori jetën edhe burrit të dytë, ishte viti 1811. Bubulina vuri në shërbim të luftës kundër turqve të gjithë pasurinë që kishte. Kjo zonjë mori pjesë në shumë beteja, si trime dhe burrëneshë e vërtetë si nëpër betejat në tokë ashtu edhe në det. Vetë ajo i udhëhoqi trimat edhe në Greqinë jugore. Shumë fitore të kryengritësve grek kundër pushtuesve turq kanë lidhje me sgjuarësinë si një stratege e vërtetë dhe trimërinë e saj. Tregojnë që në një betejë shumë të ashpër pasi i armatosi luftëtarët e saj arbëreshë dhe përgatiti anijet. Ajo mori drejtimin e anijes më të madhe, anijet më të vogla i la nën komandën e djemve të saj –janit dhe Gjergjit. Si fillim bllokoi Nafion, zbarkoi në Milos dhe furnizoi me ushqime ushtrinë e këtij qyteti. Më pas Bubulina mori pjesë në rrethimin dhe clirimin e Tripolicës dhe Monemvasit që ndodhet në Peloponez. Por fatkeqësit e ndoqën, në betejën e fundit ju vra i biri –jani. Në të gjitha betejat ku ajo luftoi dolën në pah aftësitë dhe talenti i saj i rrallë si një stratege, trime – një ushtarake e vërtetë., ku spikaste heroizmi dhe guximi shqiptar.
Historianët tregonin, se në Tripolicë ajo hyri e para hipur mbi një kalë, në krye të ushtrisë dhe për cudi ajo cliroi haremet e pashait. Bubulina trime mori pjesë edhe në luftën për clirimin e Naflios, i cili më vonë u caktua edhe kryeqyteti i përkohshëm i Greqisë. Kapedanen e tokës dhe të deteve e gjeje kudo mes luftëtarëve të saj. Bubulina shkoi kudo, e gjeje mes luftëtarëve si me Kollokotronin.
Shkrimtari i madh rus Gogol-i dhe shumë historianë e përshkruanin Bubulinën si një sokoleshë të vërtetë, truplidhur, të hijshme, të fortë si lisi, guximtare, e pajisur me një mencuri natyrale, stratege e vërtetë. Një historjan grek, Filimoni jepte këtë përcaktim për Bubulinën:” frikacaku përpara saj turpërohej, ndërsa trimi tërhiqej…” Kjo figurë e spikatur historike u quajt “heroinë” nga poetët dhe shkrimtarët e asaj kohe. Këtë grua trimëreshë e gjen të përshkruar me gjithë madhështinë e saj tek poeti arbëresh Zef Serembe, Zhyl Verni, tek historiani grek Kosta Biri, Michael Kokkinaris etj. Ajo tashmë është një legjendë nga gojëdhanat, poezia popullore, ka hyrë në pikturë, skulpturë, mbetet e tillë si në Greqi dhe Shqipëri, tek arbëreshët e Greqisë.
Kështu i këndonte Naim Frashëri asaj dhe trimit arbëresh Kanarit:” … Bubulina dhe Kanari shqiptar dhe bij shqiptari…”

Sipas Elena Gjikës, kur shkoi në kryeqytetine Perandorisë Osmane , u pranua në organizatën e shoqërisë së miqve(Heteris), e cila nën shembullin e revolucionit francez, i pranonte me dëshirë gratë në lëvizjen shoqërore revolucionare.

Sa e ashpër dhe e rëmbyer ishte në beteja kundër armiqve, aq e urtë dhe me shpirt humanist ndaj njerzve të pafajshëm. Por në majin e vitit 1825 vdiq Bubulina, e vranë në Specia tradhëtisht, jo në fushëbetejë. Një nga historianët e shumtë grek ,Diege Seria, shkruante për humbjen e Bubulinës:” Duart e një vrasësi e derdhën atë gjak, që gjatë betejave , hekuri i armikut e kishte “respektuar” për tu kushtur lirisë…” Ndërsa Michael Kokinaris thotë kështu për Bubulinën:” Ajo e filloj revolucionin dhe ishte e vetmja grua në histori që ju dha titulli i madh Gruaja e Parë Admirale nga Perandori rus…” Kurse italiani Periviane Xekini theksonte:” Bubulina ishte aq guximtare, sa në det ashtu edhe në tokë, i njihte rreziqet dhe vetëm i përbuzte, ajo luftonte vetëm për lirinë. Edhe pse kanë kaluar shekuj, që në kohën kur stërgjyshërit e saj kishin lënë Arbërinë, por edhe Bubulina nuk e harroi atdheun e saj të dashur, Shqipërinë. Historianët dhe biografët e saj thonë që Bubulina u jepte urdhëra detarëve të saj trima nëpër beteja vetëm në gjuhën shqipe. Ishte kjo gjuhë që i ngriti në këmbë fshatatrët arbëresh të Buas, të Spatës, të Lalës, të Laskës, Lopësit, Muzaqit. Ajo luftoi kundër armikut të përbashkët të Gadishullit Ballkanik. Historiani Hijasin Hekardi në veprën e tij: ” Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Sipërme”, pasi vë në dukje se, ”historia jep provat e shkëlqyera të energjisë, zgjuarësisë dhe veprimtarisë të shqiptarëve”theksonte se:” Shqipëria i ka dhënë historisë personalitete të ndritura, njëra prej tyre ka qenë edhe trimëresha Bubulina…”
Për Bubulinën janë ngritur shtatore, figura e saj është përdorë në kartmonedhat greke, sikurse janë realizuar edhe dy filma, i fundit në vitin 2005./KultPlus.com

Dy sy ende pyesin botën…

“Vajza afgane”, imazhi i famshëm i kopertinës për prestigjiozen ”National Geographic” e vitit 1985, fitoi statusin e refugjatit nga kryeministri italian Mario Draghi, gjë që riktheu në qendër të vëmendjes historinë e atij portreti drithërues.

Fotografi e shkrepur në vitin 1984, e fotoreporterit Steve McCurry, paraqet një vajzë adoleshente me sy të gjelbër dhe shami, që shikon kamerën. Identiteti i subjektit të fotografisë nuk dihej fillimisht, por në fillim të vitit 2002, ajo u identifikua si Sharbat Gula.

Gula u gjet asokohe në moshën 30-vjeçare, në një rajon të largët të Afganistanit. Identiteti i saj u identifikua në vitin 2002, përmes analizës së irisit të syrit. Sharbat kujtoi gjithashtu, se e kishin fotografuar, por nuk e kishte parë kurrë fotografinë e saj, deri në vitin 2002.

Ajo ishte fëmijë në kampin e refugjatëve ”Nasir Bagh” në Pakistan, gjatë pushtimit sovjetik të Afganistanit, kohës kur u realizua fotografia.

“Në vitin 1985, falë shkrepjes nga Steve McCurry, i cili, një vit më parë e kishte portretizuar atë në një kamp refugjatësh në Peshawar, për kopertinën e revistës ”National Geographic”, Sharbat Gula u bë e njohur në të gjithë botën – madje, simboli i peripecive dhe konflikteve nëpër të cilat po kalonte Afganistani dhe populli,” – thuhet në deklaratën nga zyra e Kryeministrit italian.

Në vitin 2016, McCurry tregoi historinë e atij imazhi, për CNN.

“E dija, se ajo kishte një vështrim të jashtëzakonshëm, një vështrim depërtues. Por, na rrethonte një turmë njerëzish dhe pluhur… Bëhet fjalë, për kohën përpara kamerave digjitale dhe asnjëherë nuk e dije, se çfarë do të ndodhte me filmin.”

Fotoreporteri tregoi se e dinte që fotografia ishte e veçantë, prej momentit kur e shkrepi. “Ia tregova redaktorit të revistës. Ai u grit në këmbë dhe bërtiti: Kjo është kopertina e radhës!

Fotografia e Sharbatit u konsiderua si imazhi i gruas refugjate të vendosur në një kamp të largët, në kërkim të mbrojtjes së perëndimit. Ajo u bë simbol i Afganistanit dhe u konsiderua si ”Mona Liza e botës së tretë”./ konica.al/ KultPlus.com

Pas 30-të viteve, Gjakova bëhet me kinema, emërtohet me emrin e Hyrije Hanës

Pas 30-të viteve, Gjakova ka rihapë kinemanë, ceremoni kjo që është bërë me rastin e festës së 28 Nëntorit, shkruan KultPlus.

Kinemaja është rihapur te Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, dhe kjo kinema do të mbajë emrin e Hyrije Hanës.

Hyrije Hana njihet si grua që hoqi shumë nga UDB-ja serbe, një prej aktoreve të para të Teatrit Krahinor të Prishtinës.

Ajo ishte edhe spikerja e parë e Radios së posapahur në Prizren, në vitin 1945 dhe më pas edhe në Radio Prishtinë, në vitin 1946.

Ndërkohë, me rastin e rihapjes së kinemasë në Gjakovë, në mbrëmjen e së hënës është shfaqë filmi “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, film i cili tashmë ka marrë shumë çmime të rëndësishme ndërkombëtare./ KultPlus.com

“Gëzuar 29 Nëntorin”, Rama poston pamjet e “Rrugës së Arbërit” (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e “29 Nëntorit”, me një video ku shihet rruga Arbërit”.

Rama ka njoftuar prej disa kohësh që ky aks tepër i rëndësishëm do të hapej me 29 Nëntor. “Rruga e Arbërit” lidh Peshkopinë me Tiranën në më pak se një orë, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe të mallrave mes dy zonave.

“MIRËMËNGJES GËZUAR 29 NËNTORIN” shkruan Rama.

“Rruga e Arbërit” do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga kalon në Qarkun e Tiranës – në Njësinë Administrative të Zall-Bastarit dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, rruga kalon në territorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, fshati Fshat. Pas daljes nga tuneli i Qafë-Buallit rruga kalon në afërsi të urës së Cerenecit, si dhe në të djathtë të fshatit Shupenzë./ KultPlus.com

Premiera e shfaqjes “Stiffler”, sjell sfidat e një punëtoreje të seksit

Me tekstin “Stiffler” nga Dori Basha, nën regjinë e Kushtrim Koliqit dhe me aktorët Rebeka Qena, Adrian Morina dhe Armend Smajli, Integra ka realizuar një tjetër projekt teatror i cili paraqet jetën dhe sfidat e një punëtoreje seksi, kështu duke trajtuar një çështje tejet të ndjeshme që ka të bëjë me të drejtat dhe trajtimin e këtij grupi të margjinalizuar në shoqërinë tonë.

Shfaqja tregon përvojën e Havës, një punëtore seksi e therur me thikë në shpinë nga një klient i saj, e cila kalon 24 orë duke kërkuar ndihmë nëpër institucione dhe adresa të ndryshme, ku trajtohet e gjykohet si kriminele e jo si viktimë e një krimi.

Shfaqja ka marrë titullin “Stiffler”, kështu duke portretizuar thikën të cilën Hava e mban të ngulur në shpinë përgjatë gjithë shfaqjes si simbol të asaj që ajo merr në secilin institucion e derë që troket për të kërkuar ndihmë, një tjetër thikë të ngulur në plagën që vazhdon t’i qëndroj hapur.

Stiffler është rrëfim për një shoqëri që përdor moralin si kriter për shfaqje të njerëzisë e ofrim të ndihmës; për një sistem që e ka të internalizuar bindjen se trupi i një gruaje të “pamoralshme” më parë duhet të gjykohet vetë si vepër penale se sa të këqyret si dëshmi e një krimi të dhunshëm. Dhe, përfundimisht, është rrëfim për lehtësinë e amnistimit të dhunës, keqbërësit, e krimit të kryer në emër të virtyteve të shoqërisë.

Pjesë e ekipit artistik të këtij prodhimi janë edhe Njomëza Luci, kostumografe; Genc Elezaj, kompozitor; Mentor Berisha, skenograf; Kreshnike Osmani, asistent regjisore; Leart Rama, video realizator, Yann Perregaux, dizajner i dritave dhe Gëzim Ramizi, dizajner.

Premiera e shfaqjes “Stiffler” është me 04 dhjetor 2021, prej orës 20:00 dhe repriza e parë me 05 dhjetor 2019, prej orës 20:00 në Teatrin “ODA” në Prishtinë.

Kjo shfaqje realizohet nga Integra në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim Komunitar, The Global Fund, Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, Rockefeller Brother Funds, Kumunën e Prishtinës, Teatrin ODA dhe Qendrën Multimedia./ KultPlus.com

Vdes stilisti i njohur që bëri histori

Stilisti amerikan Virgil Abloh, vdiq në moshën 41-vjeçare pas betejës së heshtur me një sëmundje të rëndë. Ai ishte afrikano-amerikani i parë që u bë drejtor artistik i një shtëpie franceze të modës kur mori drejtimin e Louis Vuitton.

Abloh ishte gjithashtu CEO dhe themeluesi i markës së njohur “Off-White”, një shtëpi e modës me qendër në Milano.

Lajmi për vdekjen e Abloh u shpërnda në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ku në një deklaratë shkruhej:

“Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Virgil Abloh, një baba, bashkëshort, bir, vëlla dhe mik jashtëzakonisht të përkushtuar.

Ai ka lënë pas gruan e tij të dashur Shannon Abloh, fëmijët e tij Lowe Abloh dhe Grey Abloh, motrën e tij Edwina Abloh, prindërit e tij Nee dhe Eunice Abloh dhe shumë miq dhe kolegë të dashur.

Për më shumë se dy vjet, Virgil luftoi me guxim një formë të rrallë, agresive të kancerit, angiosarkoma kardiake. Ai zgjodhi ta duronte betejën e tij privatisht që nga diagnoza e tij në 2019, duke iu nënshtruar trajtimeve të shumta sfiduese, të gjitha ndërsa drejtonte disa institucione të rëndësishme që përfshijnë modën, artin dhe kulturën.

Përmes gjithë kësaj, etika e tij e punës, kurioziteti i pafund dhe optimizmi nuk u lëkundën kurrë. Virgil u nxit nga përkushtimi i tij ndaj zanatit dhe misionit të tij për të hapur dyert për të tjerët dhe për të krijuar shtigje për barazi më të madhe në art dhe dizajn.

“Ai shpesh thoshte: “Gjithçka që bëj është për versionin 17-vjeçar të vetes sime”, duke besuar thellë në fuqinë e artit për të frymëzuar brezat e ardhshëm.

“Ne ju falënderojmë të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe kërkojmë privatësi teksa pikëllojmë dhe festojmë jetën e Virgil.”/gazeta express/ KultPlus.com

Përfundon festivali ‘Hasi Jehon’

Ansambli “Çeta e Profetëve” nga Kruma e Hasit të Shqipërisë fituese e edicionit të 32 te Festivalit “Hasi Jehon”.

Me ndarjen e çmimeve ka përfunduar mbrëmë nata e tretë, nata finale e edicionit të 32 të Festivalit “Hasi Jehon”. Juria e përbërë nga Sami Piraj (kryetar i Jurisë), Asim Canolli, Hysen Dida, Dilaver Kryeziu  dhe Muhamet Lushaj ka bërë ndarjen çmimeve tradicionale të Festivalit. Samir Piraj, kryetar i Komisionit tha në fjalën e tij se “Festivali ka arritur që të trajtojë probleme më esenciale të vlerave të trashëgimisë shpirtërore dhe asaj muzikore”.

“ Edhe ky edicion është spikatë me shumë karakteristika që e shenjëzojnë si një ngjarje të shënuar kulturore. Natyrisht, e ka pas shumë vështirë të qëndroj në ballë të problemeve të cilat janë praktikisht të pranishme në jetën tonë siç është Covid 19 dhe problemet tjera. Megjithatë ka shumë karakteristika që e shenjëzojnë si Festivalin unikat tash për tash në Kosovë dhe ky eveniment, kjo ngajrje kulturore shpresoj që të jetë pjesë e ruajtjes insttitucionale të trashëgimisë shpirtërore dhe materiale. E them për shumë arsye dhe njëra ndër to është organizimi kaq dinjitoz i Ansamblit “Malësori” si gjenerator faktikisht realizues i këtij Festivali në krye me kryetarin Haziz Hodaj” tha Sami Piraj.

Ai në vazhdim i shpalosi çmimet.

Çmimin “Malësori” e fitoi Ansambli “Çeta e Profetëve” nga Kruma e Hasit

Çmimi “Malësorja” iu nda për Ansamblin “Deçani” nga Deçani

Çmimi “Lahuta” iu nda Ansamblit “Bresana” nga Bresana

Çmimi “Nazmije Totaj” iu nda këngëtares  Mamure Belaj nga Kaçaniku

Ritali më objektiv Ansambli “Bresana” nga Bresana

Grupi më i dalluar i rapsodëve nga “Hajvalia”  nga Hajvalia

Kostumet autoktone “Deçani” nga Deçani

Koreografia më e mirë Ansambli “Bajram Curri” Prishtinë

Grupi më i mirë i vallltarëve “Anamorava” Viti

Dyshja më e mirë e valltarëve dyshja e Ansamblit “Deçani” nga Deçani

Vallatarja më e mirë Rilindë Gjonbalaj “Vuthaj” Mal i Zi

Valltari më i mirë Fahri Musa nga Ansambli “Anamorava” Viti

Rapsodi më i dalluar Përparim Brati nga Kruma

Orkestra më e dalluar “Bajram Curri” Prishtinë

Instrumentisti i dalluar I takon Muharrem Dibrës nga Kruma e Shqipërisë./KultPlus.com

Ndizen dritat për festat e fundvitit, kështu duket Prishtina këtë vit

Komuna e Prishtinës sonte ka ndezur dritat dekoruese në sheshin e qytetit në prag të festave të fundvitit.

Ndezja e dritave këtë vit u bë më herët se zakonisht.

Qytetarë nga e gjithë Kosova sot kanë festuar 28 Nëntorin në sheshin e Prishtinës.

Dekorimet në sheshin e qytetit i kanë kushtuar komunës 50 mijë euro./kallxo/KultPlus.com

Ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, që ndodhet në Dubai është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar në orët e mbrëmjes së 28 nëntorit.

Shqipëria sot feston ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912.

Shteti i Katarit ka respektuar edhe viteve të kaluara shqiptarët duke ndriçuar me çdo 28 nëntor ndërtesën më të lartë në botë më flamurin kombëtar shqiptar.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë këtë pamje në rrjetin social Facebook.

“Një pamje e bukur nga Dubai”

“Jemi një”, ka shkruar shkurt ai./KultPlus.com

Audioguidë që zbulon ‘sekretet’ e Selisë së Qeverisë së parë të Shqipërisë

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë tashmë mund të vizitohet nga të gjithë nëpërmjet një audioguide të realizuar nga Ministria e Kulturës.

Ministrja Elva Margariti shprehet se “sot, është dita të nderojmë ata shqiptarë, që bënë të mundur që flamuri kuq e zi të valëvitet i lirë dhe krenar”.

Ajo fton që të gjithë që të vizitojnë Muzeun e Pavarësisë, kësaj herë shoqëruar edhe me audioguidë, që do t’u zbulojë “sekretet” e Selisë së Qeverisë së parë të Shqipërisë së “mosvarme”.

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, siç njihet ndryshe godina ku ka pasur Selinë Qeveria Provizore e Ismail Qemalit në Skelën e Vlorës, është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë dhe Muze i Pavarësisë Kombëtare më 27 Nëntor të vitit 1962, ndërsa emërtimin përfundimtar “Muzeu Kombëtar i Pavarësisë” e ka marrë me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr 293, datë 17/05/2006.

Audioguida përbëhet nga 9 pika interesi, një për çdo sallë, me kohëzgjatje 20 minuta. Audioguida mund të përdoret si një vizitë e plotë sipas itinerarit të caktuar ose nëpërmjet kërkimit të sallave ose personazheve historik./atsh/KultPlus.com

Blinken uron 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Krenarë që ju quajmë aleatë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar shqiptarët me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një deklarate të DASH, zyrtari i lartë amerikan vlerëson Shqipërinë si një vend të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian.

Blinken risjell në vëmendje pritjen që shqiptarët u bënë refugjatëve afganë, ‘siç bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe grupe të tjera që ikin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit’.

Sekretari amerikan i Shtetit shprehet më tej se SHBA janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian.

“Ne presim të thellojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat”, mbyllet deklarata e Blinken./euronews / KultPlus.com

Sot u zhvilluan ndeshjet e kampionatit vjeshtor të Goalball-it, sport ky që luhet nga personat e verbër

Sot u zhvilluan ndeshjet e kampionatit vjeshtor të Goalball-it, sport ky mjaft i popullarizuar në mesin e sporteve paraolimpike që luhet nga personat e verbër, ndërsa rëndësia e këtij kampionati u shtua edhe më shumë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës Kombëtare të Flamurit.

E pranishme në këtë ngjarje ishte Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Daulina Osmani, e cila i përgëzoi organizatorët e këtij kampionati dhe uroi që ky sport të masivizohet edhe më shumë në të ardhmen tek vendi ynë.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës së Sporteve për të Verbër të Kosovës, z. Rinor Ymeri, kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, z. Daut Tishuki, kryetarja e Komitetit Paraolimpik të Kosovës, znj. Njomza Emini dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Avni Nuha.

Ndeshjet e sotme u zhvilluan në sallën e edukatës fizike të shkollës ShMLU “Gjon Serreçi” në Ferizaj, ndërsa pjesëmarrëse ishin skuadrat KG Mitrovica, KG Ferizaj, KG Prizreni dhe QBMK “Xheladin Deda”. / KultPlus.com

Çeku: Jam shumë i gëzuar që këtë 28 nëntor po e shënojmë me një bashkëpunim kulturor me Shqipërinë si kurrë më herët

“Jam shumë i gëzuar që këtë 28 Nëntor po e shënojmë me një bashkëpunim kulturor me Shqipërinë si kurrë më herët”, nis njoftimin Ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

Jemi kthyer nga Shqipëria me nënshkrimin e disa dokumenteve shumë të rëndësishme, përfshi kalendarin e përbashkët kulturor dhe marrëveshjen për trashëgimi kulturore.

Gjithashtu, në fushën e bashkëpunimit kulturor kemi nënshkruar pesë marrëveshje mes institucioneve tona artistike, bibliotekave, muzeve, parqeve arkeologjike, arkivave shtetërore.

Me rëndësi të veçantë është edhe marrëveshja e bashkëpunimit mes Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit, Ansamblit Popullor (TKOBAP) të Republikës të Shqipërisë dhe Operës, Filharmonisë, Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” të Republikës të Kosovës.

Kjo marrëveshje do të krijojë bazë të fortë për bashkëpunim artistik e shkëmbim kulturor, dhe në veçanti do të nxisë konsolidimin e institucionit më të ri, të themeluar këtë vit, atë të Operës së Kosovës.

Besoj shumë që përmes bashkëpunimit kulturor të ndërsjellë, do të tejkalohen edhe kufizimet administrative dhe burokratike. Do të punojmë që vlerat tona kombëtare t’i promovojmë dhe t’i ruajmë gjithmonë me krenari.

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, pavarësinë e kombit shqiptar. / KultPlus.com

Të rinjtë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës vizitë në MKRS për nder të 28 Nëntorit

Të rinjtë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës vizitë në MKRS për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është organizuar një vizitë 2-ditore me 25 të rinj shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Kjo vizitë është organizuar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë këtyre dy ditëve të rinjtë kanë realizuar një punëtori ku kanë ofruar idetë e tyre për bashkëpunimet e ardhshme ndërmjet të rinjve shqiptarë dhe kërkuan më shumë projekte që lidhen me nxitjen dhe inkurajimin e bashkëpunimeve rinore ndërshqiptare. Me këtë rast kanë qëndruar në Prishtinë ku për së afërmi kanë përjetuar edhe festimin e ditës së Festës së 28 Nëntorit në Kosovë.

Në fund kanë vizituar edhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku janë pritur nga Zëvendësministri, z. Sejnur Veshall, këshilltari i Ministrit z. Onur Canhas dhe zyrtari i departamentit të rinisë z. Vedat Jashari ku është disktuar mbi bashkëpunimet, sfidat dhe planet mes MKRS-së dhe komunitetit rinor. / KultPlus.com