Shahini: Shkollat në Shqipëri do të hapen vetëm për maturantët

Shkollat do të hapen tre javë vetëm për maturantët, ndërsa të tjerët do të vijojnë procesin mësimor online nga shtëpia.

Vendimi u bë publik nga ministrja shqiptare e Arsimit, Besa Shahini.

“Shkollat për maturantët do të hapen nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit. Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët”, tha Shahini.

Minstrja e Arsimit njoftoi se viti shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020 dhe provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen.

“Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit. Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë. Klasa e 1-11 deri në fund të majit dhe mësimi online për to, do të mbyllet 2 javë më herët”, vijoi ajo.

Shahini theksoi në këtë kohë pandemie procesi mësimor për maturantët do të zhvillohet me distancë 1.5 metra mes tyre dhe numri i nxënësve në një klasë jo më shumë së 15 vetë. /TCH/ KultPlus.com

Në Zvicër fëmijët e vegjël lejohen t’i përqafojnë gjyshërit

Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se tani fëmijët nën moshën 10 vjeçare mund të përqafojnë gjyshërit e tyre, sipas rishikimit të këshillave zyrtare për koronavirusin.

Shefi i Departamentit për Sëmundje Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë Daniel Koch, ka thënë që shkencëtarët pohojnë se fëmijët e vegjël nuk e bartin virusin.

Sidoqoftë, ai thekson se këto takime duhet të jenë të shkurtra dhe nuk lejohet përkujdesja këta fëmijë gjatë gjithë ditës, raporton BBC, transmeton KOHA.

Zvicra është një nga disa vendet evropiane që ka filluar t’i lehtësojë masat e izolimit.

Këtë javë, kopshtet dhe floktarët, janë lejuar t’i hapin dyert e tyre. Shkollat ​​dhe dyqanet do të lejohen të rihapen brenda dy javësh.

Koch, në një konferencë shtypi këtë javë, ka thënë se këshillat origjinale për të mbajtur distancën midis fëmijëve dhe gjyshërve të tyre u bënë kur dihej më pak se si bartej koronavirusi.

“Fëmijët e vegjël nuk janë të infektuar dhe nuk mund ta bartin virusin pasi që ata thjesht nuk kanë receptorët për ta kapur sëmundjen”, ka thënë ai.

Kosova ndan 500 mijë euro për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin

Kosova ka ndarë 500 mijë euro për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, njofton Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës.

Në këtë njoftim për media, theksohet se duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Ministria e Financave dhe Transfereve në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e ndihmës financiare në shumën prej 500 mijë euro për komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e kësaj ndihme ka dhënë zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, me prejardhje nga Kapiti – Medvegjë”, thuhet në njoftim.

Sipas kumtesës, kjo shumë është ndarë për arsye se Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për obligimin që ka për popullatën shqiptare e cila jeton në këto treva.

Në këtë frymë, Qeveria është treguar e gatshme t’iu dalë në ndihmë këtyre komunave me shumat përkatëse si më poshtë:

Për komunën e Preshevës – dyqind mijë euro (200,000.00 €);

Për komunën e Bujanocit – dyqind mijë euro (200,000.00 €);

Për komunën e Medvegjës – njëqind mijë euro (100,000.00 €).

“Gjithashtu, Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se me datën 27 prill, Thesari i Kosovës ka realizuar pagesat, përkatësisht donacionet, për të tri komunat. Sipas procedurave të zakonshme bankare, këto pagesa janë realizuar si transfere ndërkombëtare nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes bankës korrespondente “Deutsche Bank AG” (Gjermani) në llogaritë e komunave në Bankën Qendrore të Serbisë, si ndihmë dhe solidaritet për popullatën e atjeshme në këtë kohë pandemie nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

“Hotel Unioni” në Prishtinë që dikur njihej me emrin “Skanderbeg”

Ndërtesa e United Colors of Benetton të cilën e shihni duke ecur në Prishtinë njihej me emrin ‘’Hotel Unioni’’.

Kjo ndërtesë fillimisht e quajtur ‘’Skanderbeg’’ u ndërtua në vitin 1927 dhe u përdor si bujtinë deri më 1945 kur edhe iu ndërrua emri në “Hotel Union”. Objekti u ndërtuar nën mbikëqyrjen e arkitektit austriak, Andija Kremer.

Komuna e Prishtinës, në vitin 2008, njoftoi se kishte për qëllim rrafshimin e këtij objekti, nën pretekstin se nuk zotëronte asnjë vlerë të rëndësishme arkitektonike dhe në mënyrë që të hapet rruga për bulevardin e ri ‘’Ibrahim Rugova’’, që do të ndërtohej.

Mirëpo, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës pati shprehur rekomandimin e vet për restaurimin e menjëhershëm të tij. Gjendja e objektit ishte përkeqësuar edhe më shumë, kur aty kishte rënë një zjarr në vitin 2009, veprim për të cilin ishte arrestuar një i pastrehë, nën dyshimin e kryerjes së këtij akti.

Në vitin 2010, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore njoftoi për marrëveshjen me kompaninë italiane të modës ‘’The United Colors of Benetton’’ për të rivendosur objektin në gjendje sa më të afërt me gjendjen origjinale të tij.

Pas përfundimit të punëve në restaurim, në vitin 2013 ‘’United Colors of Benetton’’ inauguroi një hapësirë 2.000 metrash katrorë në objektin e ish-hotel Skanderbeg. Koha.net / KultPlus.com

Image

Aprovohen rregulla të reja për ceremoninë e ardhshme “Oscar” shkaku i pandemisë

Për herë të parë në histori, Akademia do të lejojë nominimin e filmave që nuk janë shfaqur në kinema por në platforma digjitale si: Netflix, Hulu, HBO, Amazon Prime etj.

Kriteret e reja për filmat që mund të nominohen u bënë publike sot përmes një deklarate për shtyp. Ndryshimi nuk do të jetë i përhershëm dhe do të vlejë vetëm për filmat e publikuar këtë vit, transmeton K.J njoftimet.

Përzgjedhja e të nominuarve për Oscar u vu në pikëpyetje pasi izolimi dhe distancimi social shkaktuan anulimin e festivaleve të filmit si ai i Kanës apo “South by Southwest”, dhe mbylljen e kinemave.

Më parë, një film duhej të shfaqej për të paktën shtatë ditë në kinema në Los Angeles që të merrej parasysh për një çmim Oscar. Tani, filmat e planifikuar për t’u shfaqur në kinema por që u lansuan vetëm në platformat digjitale, kanë mundësi të përzgjidhen për t’u nominuar.

“Akademia beson se magjia e filmave përjetohet duke i parë në kinema. I qëndrojmë të palëkundur këtij besimi,” tha presidentja e Akademisë, Dawn Hudson, në një deklaratë. “Sidoqoftë, pandemia tragjike e Covid-19 kërkon ndryshimin e përkohshëm të rregullave”.

Në momentin që kinematë do të hapen, gjithçka do të kthehet në normalitet. Nëse kinematë hapen në verë, siç parashikohet, atëherë Akademia do të cilësojë edhe kinema të tjera në New York, Chicago, San Francisco, Miami dhe Atlanta, si të certifikuara për të shfaqur filma pretendentë për nominimet Oscar. Ky ndryshim ka qenë objekt debati për një kohë të gjatë, pasi Netflix, Amazon dhe platforma të tjera, shpenzojnë miliona në fushatat për Oscar për filmat e tyre origjinalë. Për të plotësuar kushtet e Akademisë, Netflix i shfaq filmat dhe në kinema dhe në platformë.

Gjithashtu, Akademia i ka bërë edhe disa ndryshime të tjera. Kategoritë e miksimit të zërit dhe montazhit të zërit do të shkrihen në një kategori të quajtur arritja më e madhe në zë, për të theksuar punën në grup.

Të gjithë anëtarët e Akademisë do të kenë të drejtë të votojnë në raundin e parë të filmit ndërkombëtar, kategori që më parë njihej si filmi më i mirë në gjuhë të huaj. / KultPlus.com

Filmi “Shija e derrit”, me një histori dramatike të një familjeje shqiptare

Filmi “Shija e derrit” trajton një histori dramatike, të një familjeje të shtresës së ulët provinciale shqiptare. Një familje, e cila edhe pse e gjendur në kushte të vështira ekonomike, vendos që të mos dorëzohet përpara skamjes. Me regji nga Elvis Lule, ky film i metrazhit të shkurtër sjell në role aktorët Lulzim Zeqja, Arta Selimi dhe Artan Islami.

Me skenar shkruar nga Elvis Lule dhe Erenik Beqiri, filmi “Shija e derrit” i ka mbaruar xhirimet dhe regjisori shprehet se puna me projektin nisi siç ndodh shpesh në procesin e ndërtimit të një skenari, ku pasi ideja është pjekur si një produkt hulumtimi dhe qëndrimi artistik, lindja është e pashmangshme. Filmi “Shija e derrit” ka në fokus të tij individin, dhe regjisori Elvis Lule i pyetur për skenarin shprehet se për këtë bashkëpunim falenderon edhe mikun e tij Erenik Beqiri. “Pasi disa qëndrime artistike krijojnë një pjekje të caktuar, pas këtij procesi këto qëndrime socialo- artistike fillojnë të kompozohen në një strukturë letrare dhe pas një procesi filtrues erdhëm në këtë skenar të shkurtër, i cili në fokusin e tij ka individin, gjej rastin të falënderoj mikun dhe bashkëpunëtorin tim Erenik Beqiri”, tregon regjisori Elvis Lule për filmin “Shija e derrit”. Aktorët në film janë emra të njohur për publikun, por regjisori Elvis Lule tregon se ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë gjatë punës për këtë projekt kinematografik. “Kryesisht siç ndodh shpesh në proceset e kompozimit të një skenari ti bazohesh mbi një personazh real për të ndërtuar një figurë artistike, në këtë rast kështu ndodhi edhe me mikun tim Lulzim Zeqja, ishte hera e parë në këtë bashkëpunim shumë të mirë me Arta Selimin, Artan Islamin dhe zbulimin e një djali të vogël, por me një të ardhme brilante Juri Zeneli”, vijon ai. Ky film i metrazhit të shkurtër është një bashkëpunim mes Element Studios, Kube Studios dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, si bashkë prodhues në këtë produkt kinematografik.

Festivalet dhe premiera

Premiera e filmit “Shija e derrit” ishte menduar në fundin e muajit mars 2020, por regjisori Elvis Lule shprehet se për shkak të situatës në të cilën ndodhemi kjo ishte e pamundur. “Nuk kemi një datë fikse, sepse jemi të diktuar nga situata”, shprehet Lule. Situata në të cilën ndodhemi për shkak të koronavirusit ka penalizuar të gjithë në fushën e artit në mbarë botën, dhe detyrimisht edhe regjisorin Elvis Lule, që me këtë projekt si destinacion kryesor ka festivalet dhe rrjedhimisht sallat me publik. Por ai tregon se shpresa është që të kenë pjesëmarrje gjatë vitit, që vjen në festivale. “Po vijojmë bashkë me producentin tim Regis Canameri, të cilin gjej rastin ta falenderoj shumë me aplikimet në festivale, të cilat shpresojmë të jenë aktive në vitin 2021”, tregon regjisori. Me angazhime në kinematografi, por regjisori Elvis Lule vijon me punën e tij edhe në fushën e teatrit me vlerësime. Në lidhje me angazhimet e tij në jetën artistike, ai shprehet se fokusi këto vitet e fundit është më tepër te skenari dhe prodhimet audio vizuale. “Në fundin e muajit shkurt mbyllëm me sukses një prodhim teatral të Teatrit Kombëtar, shfaqjen “Galaksia” me regjisore Rovena Lule Kuka, ku unë kisha rolin e një drejtori artistik të prodhimit. Fokusi në vitet e fundit është orientuar për më tepër në hapësirën e skenarit dhe të prodhimeve të ndryshme audio vizuale, të cilat bëjnë pjesë në përditshmërinë time si regjisor”, tregon regjisori Elvi Lule. Në vijim të punës së tij, Elvis Lule tregon se është punuar mbi një skenar të metrazhit të gjatë, të cilin shpreson të ketë një realizim brenda dy viteve në vijim. /KultPlus.com

Përjetimet e grave të mbijetuara të dhunës seksuale në luftë vijnë në formë të audio dramave

Libri me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë “Unë dua të dëgjohem”, është libri që ka rrqethur të gjithë ata që e kanë lexuar, por ky cikël i rrëfimeve tashmë po vjen në një formë tjetër falë punës së regjisorit Kushtrim Koliqi, shkruan KultPlus.

Nëpërmes aktoreve Edona Reshitaj, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili dhe Xhejlane Tërbunja dhe nën regjinë e Kushtrim Koliqit, bazuar në këtë libër dhe duke e pasur parasysh rëndësinë dhe vlerën e këtyre rrëfimeve për dokumentimin e së kaluarës, Integra me partnerët e saj (forumZFD dhe KRCT), kanë vendosur që të vazhdojnë punën e tyre me rrëfimet e librit të kutjesës “Unë dua të dëgjohem” duke kontribuar edhe në fushën e trashëgimisë audio-vizuele. Kështu, është realizuar cikli i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ky projekt ka për qëllim që nëpërmes prodhimeve specifike të dokumentoj dhe ruaj një aspekt tejet të rëndësishëm të së kaluarës së Kosovës, të avokoj për kauzën e fateve dhe vuajtjeve individuale të grave të torturuara gjatë luftës, dhe përfundimisht të kontribuoj direkt në trashëgiminë audio-vizuele kosovare”, ka thënë Koliqi për KultPlus.

Ky aktivitet, i dizajnuar për një audiencë të gjerë, për më shumë se dy muaj rresht do të transmetoj 10 audio drama në Radio Kosova 1.

Kjo seri e audio dramave do të nis me datë 04 maj, për të vazhduar deri më 07.07.2020.

Rrëfimet që do të prezentohen në format të audio dramave janë:

  • Episodi i parë: “Dhunimi i gjithë lagjes” – premiera më 04.05.2020, ora 17:00, repriza më 05.05.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1
  • Episodi i dytë: “Dy herë më ka ndodh” – premiera më 11.05.2020, ora 17:00, repriza më 12.05.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1
  • Episodi i tretë: “Rrëfimi i ndarjes nga kolona” – premiera më 18.05.2020, ora 17:00, më repriza 19.05.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1
  • Episodi i katërt: “Skllavja e seksit” – premiera më 25.05.2020, ora 17:00, repriza më 26.05.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1
  • Episodi i pestë: “Kthimi i gabuar nga Zvicra” – premiera më 01.06.2020, ora 17:00, repriza më 02.06.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1
  • Episodi i gjashtë: “Kurrë ditë s’kam pa” – premiera më 08.06.2020, ora 17:00, repriza më 09.06.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1
  • Episodi i shtatë: “Lufta i prishi krejt” – premiera më 15.06.2020, ora 17:00, repriza më 16.06.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1
  • Episodi i tetë: “Nuk më mori në Gjermani” – premiera më 22.06.2020, ora 17:00, repriza më 23.06.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1
  • Episodi i nëntë: “Nuk desha me hy te ai lokali” – premiera më 29.06.2020, ora 17:00, repriza më 30.06.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1
  • Episodi i dhjetë: “Unë, motra, kunata, çikat e tezës, hallës…” – premiera më 06.07.2020, ora 17:00, repriza më 07.07.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1

Ekipi kreativ i angazhuar në këtë projekt përbëhet nga aktoret: Edona Reshitaj, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili, Xhejlane Tërbunja, dramaturg: Visar Krusha, kompozitor: Memli Kelmendi, producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi.

Pas transmetimit në radio, këto prodhime do të jenë në dispozicion të përhershëm për ndëgjuesit online nëpërmes ngarkimit të tyre në platformën www.kosovomemory.org

Cikli i audio dramave “Unë Dua Të Dëgjohem” është realizuar nga Integra, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, forumZFD dhe Radio Kosova në bashkëpunim me CDF, Ambasadën Suedeze në Kosovë, Rockefeller Brothers Fund dhe BMZ. / KultPlus.com

Helmeta dhe shpata e Skënderbeut, inspirim për piktorin Gazmend Freitag

Në vitin 2014 piktori Gazmend Freitag ka vizituar armët e Skënderbeut në muzeun historik në Vjenë. Kur e pa helmetën dhe shpatën e Skënderbeut e përshkroi një rrëqethje e madhe dhe e gjatë në tërë trupin, shkruan KultPlus.

“Ishte një ndjenjë lumturie e pa përjetuar kurrë më parë, para ndonjë objekti apo elementi kombëtarë. M’u duk sikur e takova vet Skënderbeun! Ishte një takim imi me Skënderbeun pas 500 vjetësh”, pohon piktori.

Pas këtij takimi shpirtëror në të u pasqyrua një frymëzim i madh për t’i pikturuar armët e tij.

“Nga fotot e bëra, që i shikoja gjithmonë,  ku dy vjet më vonë, pra në janar të vitit 2017, fillova të pikturoj me vaj që edhe zgjati gjysmë viti. Përgjatë procesit të pikturimit të armëve të Skënderbeut kam qenë i përmbushur me atë energjinë pozitive që morra nga vizita që isha në muzeum, ku qëndrova me orë të tëra.

Më preokupon edhe sot për pasardhësit e tij, kush janë dhe kah janë të shpërndarë nëpër botë”, thotë artisti.

Ai tutje pohon se është shumë i lidhur shpirtërisht me heroin tonë legjendar Skënderbeun, po ashtu edhe me shumë figura tjera kombëtare e që janë inspirim për punën që ai bën.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu është hero kombëtar i shqiptarëve, i këtij populli të lashtë dhe me histori shumë të veçantë, është figura më e madhe, është figura me të cilën identifikohen shqiptarët, është figura që i bën krenar, që i frymëzon në të gjitha fushat, pra edhe në art. Gjatë pesë shekujve, Skënderbeu ka qenë gjithmonë figura që i ka bërë bashkë shqiptarët, që i ka frymëzuar me atdhedashuri, me vullnet dhe me përkushtim për t’u bashkuar, sepse, siç thoshte edhe vetë Skënderbeu, të bashkuar bëhemi më të forte”, thotë për fund Gazmend Freitag. / KultPlus.com

ORCA: Emërimi i mashtruesit si ministër i arsimit, sulm mbi cilësinë

ORCA ka pranuar me shqetësim propozimin e Ramë Likajt të AAK-së për emërim si Ministër i Arsimit. ORCA konsideron se ky propozim është i dëmshëm për arsimin në Kosovë në përgjithësi dhe për arsimin e lartë në veçanti.

Ramë Likaj është i përfshirë në skandalin më të madh të Universitetit të Prishtinës si një nga profesorët e avancuar përmes plagjiaturës dhe mashtrimit akademik i njohur si rasti i Supermenëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Ramë Likaj është avancuar nga pozita e profesorit të asocuar në atë të profesorit të rregullt në vitin 2018 përmes një procesi mashtrues. Ramë Likaj me rastin e avancimit të tij ka paraqitur 19 punime shkencore brenda 1 viti e gjysëm, sa 19 fishi i kolegëve të tij norvegjezë që arrijnë të publikojnë jo më shumë se 1 punim në vit.

Së bashku me 7 profesorë të tjerë Likaj është avancuar përmes punimeve në revista fallce të cilat u kanë mundësuar atyre që përmes mashtrimeve akademike të fryjnë numrin e punimeve. ORCA ka zhvilluar një hulumtim të gjerë për të gjitha punimet e profesorëve të denoncuar dhe ka formuar dosje masive prej 492 faqesh, që i është dërguar Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës. Në këtë dosje ka dëshmi të qarta se në punimet e përmendura të 8 profesorëve përfshirë dhe Ramë Likajn, ka kopjim pa citim – pra plagjiaturë, gabime drejtshkrimore e gramatikore, si dhe paraqitje të së njëjtës përmbajtje me dy tituj, si dy punime të ndryshme.

Për më tepër, një vit më vonë në vitin 2019 platforma indeksuese SCOPUS i ka përjashtuar revistat që i kanë publikuar këto punime pasi ORCA i ka denoncuar ato revista edhe në SCOPUS. Pra nuk ka dyshim se punimet e kandidatit për ministër ishin mashtruese dhe se avancimi i tij është jomeritor.

ORCA e sheh këtë emërim potencial si sulm direkt mbi cilësinë në arsim në Kosovë. ORCA do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta parandaluar dhe luftuar një sulm të tillë duke përdorur të gjitha mjetet demokratike në dispozicion.
—————————————————————
Kronologjia e ngjarjeve

Më 8 tetor 2018, ORCA ka dorëzuar para Këshillit të Etikës së UP-së, denoncimin për 8 profesorë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të cilët janë avancuar me punime në revista mashtruese. 8 profesorët kishin publikuar nga 7 deri në 19 punime secili brenda një periudhe 1 vjeçare e gjysmë. Kjo gjë është e pamundur, nëse për asgjë tjetër atëherë për faktin e thjeshtë se një profesor i inxhinierisë mekanike në Norvegji, arrin të publikojë 0.96 punime në vit, pra as një punim të plotë.
Këta 8 veta u avancuan përmes një grumbulli punimesh. Shumica e punimeve përmbajnë plagjiaturë, gabime në drejtshkrim dhe gramatikë në gjuhën angleze, gjë që e bën të pamundur që ato të botohen në revista cilësore. Megjithatë, revistat ku ishin botuar këto punime ishin të indeksuara në platformën SCOPUS.

ORCA paralelisht me këtë denoncim, më 6 korrik 2018, i është drejtuar SCOPUS për të ngritur dyshimet për revistat.
Ndërkohë, ORCA ka zhvilluar një hulumtim të gjerë për të gjitha punimet e profesorëve të denoncuar dhe ka formuar këtë dosje masive prej 492 faqesh, që i është dërguar Këshillit të Etikës. Në këtë dosje ka dëshmi të qarta se në punimet e përmendura të 8 profesorëve, ka kopjim pa citim – pra plagjiaturë, gabime drejtshkrimore e gramatikore, si dhe paraqitje të së njëjtës përmbajtje me dy tituj, si dy punime të ndryshme.

Më datën 23 prill 2019, SCOPUS ka njoftuar ORCA-n se revistat nuk janë më pjesë e indeksimit për vitin 2019 e tutje: “publikuesi [i revistave] është informuar se mbulimi i SCOPUS për të dy titujt nuk vazhdon për vitin 2019 e tutje.”

Ky njoftim nga SCOPUS më 8 maj 2019 iu dorëzua Këshillit të Etikës.

Vendimi i SCOPUS për t’i hequr nga lista për vitin 2019 këto revista shkencore, është mbështetur në vlerësimin për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2017/2018, kur edhe kanë publikuar e kur janë avancuar 8 profesorët.

Pra, mund të thuhet përtej çdo dyshimi të bazuar se: Ahmet Shala, Ramë Likaj, Azem Kyçyku, Mirlind Bruçi, Naser Lajqi, Nexhat Qehaja, Rexhep Selimaj, Xhevat Berisha, janë avancuar me punime të publikuara në revista mashtruese.

Megjithatë Këshilli i Etikës nuk ka marrë ende vendim përfundimtar për këtë rast duke e lënë ende pezull atë. /KultPlus.com

Dua Lipa e aprovon remixin e këngës “Hallucinate” me muzikën e lajmeve në BBC



Këngëtarja e famshme korovaro-britanike, Dua Lipa, e ka aprovuar një remix të ri të hitit të saj “Hallucinate” e cila është përzier me muzikën e lajmeve të kanalit BBC, dhe ka dalë një version shumë i bukur i këngës.

Një qytetarë i Glasgowit, Ben Howell, e ka krijuar një version të këtij hiti duke e përzier muzikën e lajmeve me këngën e Lipës, në laptopin e tij.

Më pas, ai kishte vendosur ta postoj atë në YouTube dhe Twitter, ku i ka bërë ‘tag’ këngëtaren dhe kanalin BBC, transmeton Koha.

“LAJMI KRYESORË I DITËS: Më në fund e kam përfunduar remixin e këngës së Dua Lipës me muzikën e lajmeve të kanalit BBC,” kishte shkruar Howell në llogarinë e tij në Twitter.

Dhe këtij mesazhi I ishte përgjigjur edhe këngëtarja e famshme, e cila duke bërë shaka tha: “Niveli karantinë: remix i muzikës së @bbcnews me këngën “Hallucinate” / Faleminderit @greg_james që ma ke dërguar këtë video! Besoj kjo do të thotë se duhet krijuar një muzikë të re të lajmeve???”

https://twitter.com/DUALIPA/status/1255124061887377408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1255124061887377408&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshowbiz%2F219694%2Fdua-lipa-e-aprovon-remixin-e-kenges-hallucinate-me-muziken-e-lajmeve-ne-bbc%2F

“Hallucinate” është pjesë e albumit të dytë të Lipës me titull “Future Nostalgia”, i cili u lansua gjatë kohës sa bota po qëndron në karantinë shkaku i pandemisë së koronavirusit. Ajo transmetohet në YouTube në version ‘audio’, për shkak se në këtë periudhë është e vështirë t’i realizohet videoklipi. / KultPlus.com

Mjekët në Shqipëri: Kemi dy muaj që nuk takojmë familjarët

Pas një dite të gjatë, kur dalin nga dera e infektivit, pasi kanë hequr veshjet, janë dezinfektuar, këtyre grave dhe burrave u duhet të përballen me familjet e tyre . Frika se ndoshta mund ti infektojnë,i ka detyruar që të ndahen nga fëmijët, të ruajnë distancë me ta.

“Unë kam një vajzë një vjeç e gjysmë dhe një djalë 10 vjeç. Kontakti me djalin është më thjeshtë sepse mjafton që të mos përqafohemi edhe pse duket e çuditshme që të mos përqafosh fëmijën. Por kjo është më e pakta kur të duhet edhe të mos i shohësh fare apo mos ti kesh afër fare. Ashtu si vajza e ka të pamundur të më qëndrojë larg, ajo është në momentin që eksploron sytë hundën gojën dhe është e pamundur që ta mbash larg. Pastaj prindërit e mi jetojnë me mua dhe transmetueshmëria nëpërmjet saj është më e madhe. Kështu dhe unë dhe im shoq, dhe ai është mjek dhe jemi detyruar të largohemi nga shtëpia”, tregon Nevila Gjermeni, mjeke infeksioniste.

“Ishte pak e vështirë, unë kam dy fëmijë , bashkëshortin dhe ne bëmë një ndarje në familje duke mos kontaktuar. Ata ishin shumë të emocionuar, më thoshin mami bëj kujdes, çfarë duhet të bëjmë të vijmë te dhoma të të bëjmë diçka …ka qenë goxha emocionuese edhe kjo pjesë. Kemi patur edhe ne emocionet tona , kemi patur emocione aq të forta saqë kemi qarë në krahët e njëra-tjetrës , bashkë me doktoreshat…edhe tani e ndjej atë emocion se u ktheva mbrapsht”- Merita Sefa.

“Eee këtu pastaj më fillon është e vështirë nuk është e lehtë nuk është e lehtë . Është frika se mos sëmurësh familjarët e tu me thënë të drejtën por do kalojë”, tregon Prof. ASC Najada Çomo , shefe e sherbimit infektiv. /KultPlus.com

Analistët – burra

Nga Arben I. Kastrati

Kanalet tona televizive, përnatshëm transmetojnë debate. Në debate, prania e analistëve burra është e dukshme. Mungesa e analisteve, flet për një shoqëri patriarkale, në të cilën gratë janë të padenja për debat me analistët burra. Në shoqërinë tonë, të menduarit është ekskluzivitet i burrave. Ndërsa, mendimi i gruas, për burrin shqiptarë, është fyes.

Mes debate burrash, në kohën e përcaktuar për marketing, në televizione na shfaqen video porosi, në të cilat këshillohen gratë e dhunuara nga burrat, të lajmërojnë rastet e dhunës në numra pa pagesë. Përmbajtja e video porosisë, e dëshmon faktin që gratë janë të dhunuara.

Për shkak të varfërisë mendore të projektuesve të debateve televizive, që besojnë që të gjitha debatet duhet të jenë vetëm politike sepse politika sjellë shikueshmëri!!!! dhe në këtë garë televizive për shikueshmëri, pandemia për ne është e një rëndësie minore dhe një dukuri që assesi nuk i dëmton shqiptarët. Sepse madhështia mashkullore shqiptare, është më e fortë se cdo virus. Gratë nuk duhet të kenë frikë nga virusi, sepse kanë shqiptarë për burra.

Ne jemi të dënuar përjetësisht që përnatshëm të shikojmë debate politike. Nëse redaktorët dhe moderatorët e debateve, vendosin një ditë të ftojnë gra paneliste, le të ftojnë gra jo për shkak të përkatësisë gjinore, por për shkak të dijes me të cilën karakterizohen. Të mos ftohen gra të forumeve të partive politike që na dëftojnë mendimet e liderëve të tyre përkatës partiak, të cilët kanë shpikur “forumin e gruas” për të gënjyer vlerësimin që kanë për gruan. Vetë ekzistenca e forumeve të grave në partitë politike, dëftojnë një lloj diskriminimi modern. Nëse s’ka forume burrash në partitë politike, nënkupton që partitë politike janë ekskluzivitet i burrave. Ekzistenca e forumeve të grave, dokumenton një qasje privuese ndaj barabarësisë. Forumet e grave, janë një turp partiak, ku gratë mblidhen herë pas here, jo për të debatuar, por për të joshur votuese duke u ofruar lëngje dhe pjekurina të gatuara nga gratë në vështërsi.

Debatet politike televizive, tani më, i shikoj hera herës teksa ndërroj kanalet, por nuk i dëgjoj. Dëgjimi i gjithologëve panelistë për situatën politike në vend, është i dëmshëm për shëndetin. Prandaj, në këtë kohë pandemie, kujdesi i shtuar është obligim qytetaresk. Në këto emisione të përnatshme debatesh, të ftuarit mund të jenë burra, por jo edhe analistë. Shumica e tyre, janë: b-analistë. / KultPlus.com

Mëso falas nga videot e Shkollës Finlandeze

A dëshironi të mësoni nga mësuesit më profesionalë në vend dhe nga teknologjia më e avancuar? Ju ftojmë të ndiqni kurrikulën më atraktive dhe profesionale për nxënësit e të gjitha niveleve përmes videove të krijuara nga Shkolla Finlandeze. Përmes këtyre videoeve ju mund të mësoni nga afër disa nga praktikat më të mira të përdorura në mësimdhënien në Shkollën Finlandeze si dhe të fitoni njohuri FALAS nga mësimdhënësit por edhe nxënësit e shkëlqyer.

Nga një grumbull i videove nga lëndë dhe nivele të ndryshme të shkollimit, të gjithë nxënësit në Kosovë mund të ndjekin mësimet e organizuara nga mësimdhënësit profesional në Shkollën Finlandeze. Çdo ditë, nxënësit mund të ndjekin videot në lëndë që nga matematika, fizika, kimia, biologjia, deri tek muzika, arti, dhe lëndë shoqërore të përgatitura me ushtrime shtesë nga mësimdhënësit në mënyrë që nxënësit të ushtrojnë detyra shtesë rreth mësimeve.

Në këtë link mund t’i shikoni të gjitha videot e punuara nga mësimdhënësit tanë dhe nxënësit: https://kosovo.finnish.school/mesimionline/

Përveç mësimeve të përgatitura nga mësimdhënësit, edhe nxënësit tanë kanë shfaqur talentin e tyre duke mësuar të tjerët përmes videoeve të tyre interaktive. Duke krijuar instrumente nga pajisjet shtëpiake, duke përdorur aplikacionet dhe platformat elektronike më të avancuara, si dhe duke sqaruar në mënyrë të jashtëzakonshme, nxënësit tanë i mësojnë të tjerët rreth mësimeve të cilat ata tashmë i kanë përvetësuar nga mësimdhënësit tanë.

Pas shikimit të videove, nxënësit poashtu mund të plotësojnë kuizet për secilin mësim dhe të testojnë progresin e tyre. Nxënësit të cilët do të vijojnë rregullisht mësimet nga videot dhe plotësojnë kuizet do të shpërblehen me certifikata të pjesëmarrjes në fund të vitit shkollor.

A dëshironi që edhe ju të bëheni nxënës model në vendin tuaj? Regjistrohu sot edhe ti në shkollën tonë dhe bëhu lider i së ardhmes. Regjistrohuni këtu për vitin e ardhshëm shkollor dhe filloni mësimin online menjëherë FALAS: https://bit.ly/3a5iWoU

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.kosovo.finnish.school apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze.

(Shkrim i sponsorizuar)

MKRS nënshkruan memorandum me komunën e Kaçanikut

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Fusha ndihmëse në Kaçanik” i cili do të implementohet në këtë vit.

Në bazë të memorandumit ministria merr përsipër ta përkrahë financiarisht projektin ndërkaq komuna bashkë me MKRS-në do të kujdesen për implementimin e projektit.

Në takimin e zhvilluar mes ministres Dumoshi dhe kryetarit të Kaçanikut, Ilazi, u bisedua edhe për projektet konkrete që do të implementohen në këtë komunë.

Ministrja Dumoshi tha se është e rëndësishme që në këtë kohë të vështirë projektet të trajtohen sa më me kujdes e me prioritet dhe të cilat i plotësojnë nevojat primare të qytetarëve. Me realizimin e këtij projekti të fushës ndihmëse, sportistët e Kaçanikut do të kenë edhe një hapësirë tjetër ku t’i kryejnë aktivitetet e tyre sportive.

Ndërkaq, kryetari Ilazi e falënderoi ministren për përkrahjen ndaj komunës dhe u shpreh se vazhdimisht MKRS-ja dhe komuna e Kaçanikut kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë. /KultPlus.com

Visar Kuçi përformon sonte për fëmijët me aftësi të kufizuara

Në këtë kohë izolimi ku e gjithë bota po përballet me pandeminë Covid-19, artistët kanë qenë plotësisht të përkushtuar që këto ditë të vështira, t’i bëjnë sa më të lehta për njerëzit, shkruan KultPlus.

Organizuar nga Unicef, instrumentisti i njohur Visar Kuçi do të sjell sonte një performancë me një qëllim krejt të veçantë. Ajo ju dedikohet fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Fëmijët me aftësi të kufizuara meritojnë një natë plot me buzëqeshje dhe muzikë, që do ta sjellim te ju përmes Visar Kuçit”, thuhet në njoftim.

Performanca vjen sonte në ora 18:00 live në faqen zyrtare të UNICEF në Facebook. / KultPlus.com

Hitchcock: Për mua, arti vjen më përpara se demokracia

Alfred Hitchcock njihet si një prej përfaqësuesve absolut të artit. Ja disa prej frazave të tij më të njohura:

Ka diçka më të rëndësishme se logjika, imagjinata.

Drama është jeta së cilës i janë hequr pjesët e mërzitshme.

Edhe nëse do të xhiroja një film mbi Hirushen, publiku do të kërkonte ndonjë kufomë në karrocë.

Për mua, arti vjen më përpara se demokracia.

Dialogu duhet të jetë thjesht një tingull mes të tjerëve, vetëm diçka që del nga goja e njerëzve, sytë e të cilëve, si pjesë shprehëse vizive, tregojnë historinë.

Kam një kurë perfekte për grykën e skuqur; ta pres.

Nuk ka terror tek e shtëna, por vetëm te pritja e saj. /KultPlus.com

Ministria e Kulturës shpall konkurs për çmimet vjetore në fushën e kinematografisë

Me qëllim të zhvillimit, avancimit dhe promovimit të krijimtarisë filmike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkursin për çmimet vjetore në fushën e kinematografisë, shkruan KultPlus.

Ftohen të interesuarit që të propozojnë kandidatët për Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” dhe “Çmimin vjetor për Kinematografi” që u jepet krijuesve të dalluar, të cilët me krijimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë të thella në fushën e kinemtografisë.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore ”Bekim Fehmiu”.

  • Ky Çmim u ndahet personaliteteve të shquara të fushës së kinematografisë për suksesin, të arriturat gjatë karrierës, risitë dhe kontributin e veçantë në avancimin e kinematografisë. Ky  Çmim  mund ti jepet edhe pas vdekjes së autorit.
  • Laureat të çmimit mund të jenë: producentet, regjisoret, skenaristët, aktorët, drejtoret e fotografisë,  skenografët, kostumografët, kompozitorët, animatorët dhe krijuesit që në mënyrë kreative kontribuojnë në kinematografi.
  • Çmimi mund ti ndahet vetëm shtetasve të Republikë së Kosovës.

“Çmimi Vjetor për Kinematografi”

  • Ky çmim i ndahet çdo vit, autorit për veprat filmike të realizuara gjatë vitit paraprak kalendarik.
  • Çmimi Vjetor për Kinematografi, sipas vendimit të jurisë, ndahet çdo vit vetëm në njerën nga këto kategori:  producenti më i mirë, regjisori më i  mirë, skenaristi më i mirë, aktori/a më i/e mirë, drejtorit të fotografisë,  skenografi më i mirë, kostumografi më i mirë, kompozitori më i mirë dhe animatori më i mirë.
  • Çmimi mund ti ndahet vetëm shtetasve të Republikë së Kosovës.

Konkurrimi për çmimet për Kinematografi mund të bëhet  përmes propozimit nga:

  1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës;
  2. Qendra Kinematografike e Kosovës;
  3. Produksionet Filmike të regjistruara në Kosovë;
  4. Shoqatat e Filmit të regjistruara në Kosovë;
  5. Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës.
  • Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë.
  • Propozimi që bëhet nga institucionet e lartpërmendura duhet të përmbajnë: Arsyetimin me shkrim, CV-in e të nominuarit dhe materialet  tjera përcjellëse audiovizuele për të nominuarin.
  • Propozimi duhet të firmoset nga titullari i institucionit/asociacionit që ka të drejtën e propozimit.
  • Propozimi me shkrim duhet të  dërgohet jo më larg se 30 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit në mediet e shkruara, në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrën nr. 022 (Adresa: MKRS, 10.000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35). / KultPlus.com

Rrugët vjeneze të pasura me histori qindravjeçare

Përktheu: Bujar Meholli

Stilet e larmishme arkitekturore të Vjenës i bëjnë jehonë historisë së saj; gjithçka duhet bërë për ta përjetuar të kaluarën e saj intriguese është thjeshtë një shëtitje nëpër rrugët e kryeqytetit austriak, shkruan KultPlus.

Një rrugicë romake, kopshti zoologjik më i vjetër në botë, janë vetëm disa nga vendet më interesante që mund të hasen në Vjenë, e po ashtu edhe shtëpitë e disa prej kompozitorëve më të famshëm në botë.

Që nga themelimi i saj në epokën Romake, Vjena ka pasur histori të gjatë. Ishte qendër kulturore e rëndësishme gjatë mbretërimit të dinastisë Habsburg, dikur ishte kryeqyteti i Perandorisë Austro-Hungareze, atëherë kur mirëpriti mendimtarë dhe artistë të mëdhenj nga mbarë bota.

Kjo trashëgimi e pasur shihet qartë në arkitekturën mbresëlënëse që e popullon qytetin me pallatet baroke, përkrah strukturave moderniste të pasluftës. Këtu janë disa nga vendet më të mira për t’i shijuar nëpër rrugët vjeneze.

Osterreich, Wien 1, Karntner Strasse

One of Vienna’s original trade routes, Kärntner Strasse has been in the city since Roman times | © Hackenberg-Photo-Cologne / Alamy Stock Photo

Vendndodhja e kësaj kështjelle në historinë e hershme të Vjenës, tregon pasazh të vogël e intim të asaj lavdie të lashtë. E vendosur në të djathtë të Universitetit të Vjenës, kjo rrugë skenike u përdor si lokacion në filmin “The third man” të vitit 1949, ku luajti Orson Welles.

Liebenberg, Monument in the front of the University of Vienna

Mölker Bastei is home to a number of notable buildings, and featured in an Orson Welles movie | © Roman Plesky / Alamy Stock Photo

Shumë godina mund të gjenden në “Mölker Bastei”, si Shtëpia “Pasqualati” ku jetonte dikur Betoveni, apo monumenti grandioz “Liebenberg” që i shërbente ish-kryebashkiakut të Vjenës Johann Andreas von Liebenberg.

Pranë Pallatit “Schönbrunn” dhe kopshtit zoologjik më të vjetër në botë “Tiergarten”, gjendet rruga “Altgasse”, njëra nga rrugët më të vjetra në botë. Aty gjenden disa godina me gur të verdhë që t’i kujtojnë muret me ngjyra agrumesh. Përgjatë rrugës ka një përzierje të kafeneve, dyqaneve antike dhe bareve që janë të njohura dhe të frekuentuara nga turistët.

Njëra nga rrugët më të njohura të qytetit është “Kärntner Strasse”, e cila ekziston qysh nga kohërat romake. Për fat të keq, shumica e godinave të asaj kohe janë shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sot, rruga është e pasur me larminë e saj të arkitekturës historike. Kjo rrugë ka qenë zonë këmbësorësh që nga viti 1974 dhe është shumë e përshtatshme për shëtitje gjatë kohës së lirë.

Wien, Wohnbau, Barenmuhlenhaus, Operngasse 18, Heinrich Schmid und Hermann Aichinger. Verbauung der Operngasse durch den Assanie

Operngasse is named after the opera that dominates the area | © allOver images / Alamy Stock Photo

Natyrisht, “Operngasse” është e famshme për shkak se aty është vendndodhja e Operës Shtetërore të Vjenës, e cila është me famë botërore. Kjo rrugë ka shumë histori, në të kanë ndodhur një mori ngjarjesh, duke përfshirë atentatin ndaj Mbretit Zog të Shqipërisë në vitin 1931, kur ky po dilte nga Opera pasi kish dëgjuar një shfaqje tw Pagliacci-t.

Vienna, Austria - January 8, 2014: Sign to Marx Augustin on the facade of Griechenbeisl, Vienna, Austria

The historic Fleischmarkt was named after the butchers who used to be located here | © Roman Babakin / Alamy Stock Photo

Në gjuhën gjermane, “Fleischmarkt”, do të thotë “Tregu i mishit”. Kjo rrugë mori këtë emër sepse ishte dikur shtëpia e kasapëve të shumtë në vitet 1200. Godinat e bukura të ndërtuara sipas stilit të artit modern i japin shumë bukuri, sikurse Kisha Ortodokse Greke e Trinisë së Shenjtë që është veçanërisht tërheqëse.

Pest Column, Graben street, Vienna, Austria, Europe

Graben started out as a ditch before becoming a residential street in the 18th century | © Lucas Vallecillos / Alamy Stock Photo

Rruga “Graben” është njëra nga më të vjetrat, e mbushur po ashtu me histori. Në shekullin e 18-të aty banonte kompozitori Moxart. Sot, kjo rrugë është e njohur edhe si rrugë tregtare.

Rruga “Blumenstockgasse” është vendndodhja e manastirit të Shën Agnes-it i cili u mbyll më 1783. Arkitektura e saj neoklasike dhe shëtitoret e saj tërheqin mjaft turistë. Rruga gëlon nga kafenetë, aty gjendet edhe kafeneja e parë e njohur si “kafeneja e maceve” e quajtur “Cafe Neko”. Aty pari në një rrugicë të ngushtë mesjetare dikur banonte kompozitori Betoven. Culture Trip /KultPlus.com

Kim Mehmeti: Lufta e bënë trimin hero, por jo edhe analfabetin akademik dhe çdo komandant burrështetas

Nga Kim Mehmeti

Lufta e bënë trimin hero që do i përkulen të gjithë, por jo edhe analfabetin akademik dhe çdo komandant burrështetas!

“Gjatë historisë ka ndodhur që popujt e sapoçliruar nga thundra e armikut dhe nga plaçkitësit e huaj shekullor, të bien nën ‘robërinë’ e hajdutëve të vetë!

Kjo rëndom u ka ndodhur shoqërive që kanë harruar se lufta e bënë trimin hero të cilit duhet ngritur përmendore ku nxënësit do çojnë lule e do përkulen, por nuk mundet që analfabetin ta bëjë akademik dhe çdo komandant ta bëjë burrështetas.

Po pra, kjo u ka ndodhur popujve që kanë harruar se gjatë robërisë, armiku t’i rrallon dhe t’i asgjëson njerëzit e vlefshëm, pra ta pengon konsolidimi e elitave politike, shkencore, kulturore…, duke krijuar kështu hapësirë që të vijnë në shprehje maskarenj e mjeranë!

Dhe përafërsisht të gjitha këto të thëna më lart i ndodhën Kosovës, ku sot janë bërë bashkë gjithë ata që i frikohen të vërtetës për të shkuarën e tyre dhe që ashtu të bashkuar duan ta pengojnë pastrimin e plehut politik, që është duke e qelbur gjithë vendin!” / KultPlus.com

Mjekja e urgjencës në Gjermani: Bravo Kosova për menaxhimin

Mjekja e urgjencës në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, së fundmi në një deklarim të saj ka përgëzuar punën që po bëjnë autoritetet kosovare në menaxhimin e krizës së Covid19 dhe mantelbardhëve në këto ditë pandemie.

Kosova ka pasur një ecuri shumë të mirë sa u përket shifrave aktuale të të infektuarve dhe të shkallës së vdekshmërisë, sipas saj, dhe se në aspektin profesional duke u bazuar në përvojat e saj dhe modelin gjerman në menaxhimin e krizës së COVID19, ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur për ta kaluar pandeminë pa pasoja të rënda, shkruan kosovapost.

“BRAVO Kosova”, ka thënë mjekja me origjinë shqiptare që vepron në Gjermani.

Nga këndvështrimi im profesional dhe duke e krahasuar me modelin gjerman te menaxhimit te Krizës se COVID-19 e vlerësoj shumë pozitivisht gjendjen e pandemisë në Kosovë. Deri Kosova ka pasur një ecuri shume të mirë persa i përket shifrave aktuale të të infektuarve dhe te vdekshmërisë. Vlerësoj si shumë të kënaqshme masat e rrepta të izolimit dhe Kosova është në rrugën e duhur për ta kaluar pandeminë pa pasoja të rënda”, ka thënë Aurora Metaj-Dollenberg. /Albinfo.ch / KultPlus.com

‘Becoming’ i Michelle Obamës, tashmë edhe film


Quhet Becoming, filmi dokumentar i drejtuar nga Nadia Hallgren që tregon jetën dhe përvojat e ish-zonjës së parë Michelle Obama.

Në 6 maj filmi do të shihet në Netflix në të gjithë botën.

“Ato muaj që kam kaluar duke udhëtuar, duke takuar njerëz në qytete në të gjithë botën, më bënë të kuptoj se ajo që kemi të përbashkët është e thellë dhe e vërtetë. Në grupe të mëdha dhe të vogla, të rinj dhe të moshuar, unikë dhe të bashkuar, u takuam dhe ne ndamë histori, duke mbushur ato hapësira me gëzimet, shqetësimet dhe ëndrrat tona”, theksoi Michelle.

“Becoming” rrëfen jetën e ish-Zonjës së Parë në një kohë të ndryshimeve të thella, jo vetëm në një nivel personal, por edhe për vendin për të cilin ajo dhe burri i saj kanë bërë një shërbim me ndikim të madh për tetë vjet, brenda Shtëpisë së Bardhë.

Është një mundësi për një vështrim të ngushtë në jetën e një prej grave më të njohura në botë, ndikim i aftë të ndikojë në miliona njerëz. Filmi merr shikuesit prapa skenave, ndërsa ish-Zonja e Parë bën një turne në 34 qytete dhe thekson fuqinë e komunitetit për të bërë dallimet dhe frymën e lidhjes që vjen me ndarjen e tregimeve. /atsh/ KultPlus.com

Më 29 prill 1980 u nda nga jeta Alfred Hitchcock, regjisor dhe producent filmi

Alfred Joseph Hitchcock – Alfred Jozef Hiçkok (13 gusht 1899 Londër – 29 prill 1980 Los Angeles), regjisor dhe producent filmi amerikano-anglezë dhe shkrimtar i librave me temë kriminalistike dhe horror.

Biografia

Jeta e hershme

Alfred Joseph Hitchcock u lind më 13 gusht 1899 në Londër në paralaxhen Leytonstone si djali i dytë dhe fëmiu mëi ri i tregtarit William Hitchcock dhe i gruas së tij Emme Jane Hitchcock (para Whelan). Familja e tyre ishte e besimit katolik. Alfred vijoi në shkollën katolike. Fëmijërinë e kaloi i vetmuar dhe i mbyllur.

Në atë kohë, në fëmijërinë e hershme, tregon se babai i tij e dërgon me një letër në stacionin policor. Pasi që komisarit ia dorëzon porosinë ata e burgosin për një kohë të shkurtër. Kjo ishte një ankdodotë shumë e njohur dhe ai tregon se ky ishte shkaku për mosbesimin në polici të cilën e ka paraqitë më vonë në shumë filma të tij.

Në moshën 14 vjeçare Hitchcok e humb babanë dhe e braktisë kolegjin shën Ignacisë në Stamford Hill, shkollë e tij e deriatëherëshme dhe pastaj vijon në Shkollën e inxhinierisë dhe navigacionit. Pas diplomimit bëhet vizatues dhe dizajner i reklamave në një fabrikë të telefonave.

Në atë kohë Hitchcock interesohet për fotografinë ku fillon të punojë në Idustrinë e filmit në Londër në vitin 1920, dhe e fiton një punë të përhershme në Islington Studio, si dizajner i titujve për filmi pa zë.

Filma

No. 13 (Unfinished, also known as Mrs. Peabody) (1922)
Always Tell Your Wife (Uncredited) (1923)
The Pleasure Garden (1925)
The Mountain Eagle (1926)
The Lodger: A Story of the London Fog (1927)
Downhill (1927)
Easy Virtue (1928), bazur në një luajtur nga Noel Coward
The Ring (1927), një tregim origjinal nga Hitchcock.
The Farmer’s Wife (1928)
Champagne (1928)
The Manxman (1929)
Blackmail (1929)

Film me fjalë

Blackmail (1929)
Juno and the Paycock (1930)
Murder! (1930)
Elstree Calling (1930)
The Skin Game (1931)
Mary (1931)
Number Seventeen (1932)
Rich and Strange (1932)
Waltzes from Vienna (1933)
The Man Who Knew Too Much (1934)
The 39 Steps (1935), me Robert Donat
Secret Agent (1936),
Sabotage (1936)
Young and Innocent (1937)
The Lady Vanishes (1938), me Michael Redgrave
Jamaica Inn (1939), me Charles Laughton
Rebecca (1940), i vetmi film i tij që ka fituar Academy Award për filmi më miri.
Foreign Correspondent (1940)
Mr. & Mrs. Smith (1941), written by Norman Krasna
Suspicion (1941)
Saboteur (1942),
Shadow of a Doubt (1943)
Lifeboat (1944), Tallulah Bankhead’s roli më i njohur
Aventure Malgache (1944),
Bon Voyage (1944),
Spellbound (1945),
Notorious (1946)
The Paradine Case (1947)
Rope (1948)
Under Capricorn (1949)
Stage Fright (1950)
Strangers on a Train (1951)
I Confess (1953)
Dial M for Murder (1954)
Rear Window (1954)
To Catch a Thief (1955)
The Trouble with Harry (1955)
The Man Who Knew Too Much (1956), remake të filmit e tij të 1934.
The Wrong Man (1956)
Vertigo (1958)
North by Northwest (1959)
Psycho (1960)
The Birds (1963)
Marnie (1964)
Torn Curtain (1966)
Topaz (1969)
Frenzy (1972)
Family Plot (1976)

Episode televizive

Alfred Hitchcock Presents: “Revenge” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “Breakdown” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “The Case of Mr. Pelham” (1955)
Alfred Hitchcock Presents: “Back for Christmas” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “Wet Saturday” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “Mr. Blanchard’s Secret” (1956)
Alfred Hitchcock Presents: “One More Mile to Go” (1957)
Suspicion: “Four O’Clock” (1957)
Alfred Hitchcock Presents: “The Perfect Crime” (1957)
Alfred Hitchcock Presents: “Lamb to the Slaughter” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Dip in the Pool” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Poison” (1958)
Alfred Hitchcock Presents: “Banquo’s Chair” (1959)
Alfred Hitchcock Presents: “Arthur” (1959)
Alfred Hitchcock Presents: “The Crystal Trench” (1959)
Ford Startime: “Incident at a Corner” (1960)
Alfred Hitchcock Presents: “Mrs. Bixby and the Colonel’s Coat” (1960)
Alfred Hitchcock Presents: “The Horseplayer” (1961)
Alfred Hitchcock Presents: “Bang! You’re Dead” (1961)
The Alfred Hitchcock Hour: “I Saw the Whole Thing” (1962)

Literatura

Truffaut, François: Hitchcock
Leitch, Thomas: The Encyclopedia of Alfred Hitchcock
DeRosa, Steven: Writing with Hitchcock
Deutelbaum, Marshall; Poague, Leland (ed.): A Hitchcock Reader
Spoto, Donald: The Art of Alfred Hitchcock
Spoto, Donald: The Dark Side of Genius
Gottlieb, Sidney: Alfred Hitchcock: Interviews
Conrad, Peter: The Hitchcock Murders
Rebello, Stephen: Alfred Hitchcock and the Making of Psiho
McGilligan, Patrick: Alfred Hitchcock: A Life in Darkness and Light
Modleski, Tania: The Women Who Knew Too Much: Hitchcock And Feminist Theory
Wood, Robin: Hitchcock’s Films Revisited

Stampa:Str rightmost/ Alfred Hitchcock në IMDb
Hitchcock’s article ‘Why I Make Melodramas’ from 1936
Alfred Hitchcock — The Master of Suspense
Senses of Cinema’s “Great Directors” Alfred Hitchcock profile
Hitchcock’s Style—online exhibit from screenonline, a website of the British Film Institute
Multi-Language Website
Official Universal Website
Hitchcock at the SoundtrackINFO project
Warner Video: Alfred Hitchcock
The Alfred Hitchcock Scholars/”MacGuffin” Web Page – the online extension of the Alfred Hitchcock journal The MacGuffin
Writing With Hitchcock – Companion site to Steven DeRosa’s book of the same name, includes original interviews, essays, script excerpts, and extensive material on Hitchcock’s unproduced works.
The Hitchcock DVD Information Site – details of Hitchcock DVD releases from around the world
The Man Who Knew Too Much – Watch the movie online for free
Basic Hitchcock Film Techniques A checklist of his top 13 film techniques.
In-depth interview with Hitchcock from 1963} /KultPlus.com

Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit, pothuajse e përfunduar, më e larta në rajon (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama përcolli pamje nga Ura e Vashës, pothuajse e përfunduar tashmë, pjesë e rrugës së Arbrit.

“Mirëmëngjesi nga ura e Vashës”, uroi kryeministri Rama.

Rama inspektoi dje punimet në urën e Vashës, e cila është më e larta në rajon, 152 m, tashmë thuajse e përfunduar, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Sa i takon punimeve, janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një bypass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm.

Nga 70 km rrugë që ka Rruga e Arbrit dhe 6 tunele, janë përfunduar 5 tunele dhe me shumë se 54 km janë të përshkueshme. /atsh/ KultPlus.com

Shënohet 108-vjetori i shoqatës shqiptaro-amerikane “Vatra”

Shoqata shqiptaro-amerikane “Vatra” dje mbushi 108 vjet nga themelimi i saj.

Misioni i saj kryesor që prej themelimit ka qenë mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si dhe lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës. Kjo shoqatë është i pari grup shqiptaro-amerikan që ka lobuar për çështjen shqiptare.

Takimi i parë që bëri bashkë të gjithë shqiptarët në Amerikë, me synimin për të krijuar një federatë të vetme, u zhvillua në 24 dhjetor 1911 në Boston. Takimi për themelimin pati dhe pjesëmarrjen e shoqatës Besa-Besën. Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi.

Takimet vazhduan deri në datën 28 prill 1912, kur dhe Vatra u regjistrua zyrtarisht.

“Vatra” gjatë historisë së saj ka publikuar edhe dy revista: “Dielli” dhe “The Adriatic Review”.

Shtëpia e Vatrës ka një koleksion të mirë të gazetës “Dielli”, gazeta më e vjetër në gjuhën shqipe që vazhdon të publikohet edhe sot, ajo konsiderohet kujtesa historike e “Vatrës”.

Arkivi i Vatrës është jetëshkrimi i saj, që u flet shqiptarëve të Amerikës, sidomos të rinjve, për të kaluarën e këtij komuniteti të gjallë, të larmishëm dhe interesant.

Vatra është organizimi më jetëgjatë në mbarë botën shqiptare. Kontributi i kësaj federate në çështjen kombëtare dhe formimin e shtetit e ka kthyer Vatrën në një simbol të nacionalizmit shqiptar dhe patriotizmit. / KultPlus.com