Majlinda Kelmendi shet medaljen e saj për të blerë ilaçe për fëmijët me sëmundje të rënda: Unë dua që ata të jetojnë

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka shitur medaljen e artë të cilën e ka firuar në Lojërat Olimpike, për të blerë ilaçe për fëmijët me sëmundje të rënda, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook të bërë nga Center for Equal Opportunities, kanë bërë të ditur se shtija e kësaj medaljeje ka sjellë të ardhura të mëdha për fëmijët e prekur nga kanceri.

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare.

Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dh uroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të shërohen me ndihmën tuaj”, thuhet ndër të tjera në postim./ KultPlus.com

Sot 4 vjet më parë përfunduan Lojërat Olimpike “Rio2016”, Kosova u kthye me medalje të artë

Sot katër vite më parë ishte dita kur lojërat Olimpike Verore në “Rio2016” përfunduan.

Njëherit ky ishte edhe viti më i mirë për Kosovë, pasi vendi ynë debutoi për herë të parë në një kompeticion të tillë dhe u kthye me medalje të artë, falë Majlinda Kelmendit.

Ekipi i xhudos edhe pse ishte kthyer më herët në Kosovë, ata u kthyen krenar së bashku me Mjalinda Kelmendi që kishte fituar medaljen e artë.

Kujtojmë se flamurin e ceremonisë mbyllëse e barti notari Lum Zhaveli. / KultPlus.com

Majlinda Kelmendi: Shtyrja e Lojërave Olimpike lajm i mirë për mua

Pandemia e koronavirusit ka pezulluar të gjitha aktivitet sportivë në Kosovë, këtu duke përfshirë edhe sportin e xhudos.

Kjo ka ndikuar mjaft shumë edhe në formën e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit, e cila ka qenë e karantinuar së bashku me ekipin olimpik të Kosovës për më shumë se 11 javë, në qendrën stërvitore në qytetin e Pejës.

Kelmendi në një intervistë për KosovaPress, ka përshkruar kohën e karantinës, duke u shprehur se kanë pasur vështirësi të mëdha në ditët e parë, mirëpo më pas janë mësuar duke qëndruar së bashku me trajnerin Driton Kuka dhe pjesën tjetër të ekipit.

“Mund të them se në fillim ka qenë pak e vështirë, por pas disa javësh jemi mësuar, jemi adaptuar. Pjesa më e vështirë ka qenë ajo që nuk e kemi pa familjen, mirëpo sa i përket stërvitjeve kemi ushtruar mjaft mirë, në krahasim me vendet tjerat të cilat nuk kanë munduar me ushtru aspak”, tha Kelmendi.

Covid-19 ishte gjithashtu shkaktari i shterjes për një vit të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, mirëpo një vendim të tillë, Kelmendi e cilësoi si një lajm të mirë për të duke parë edhe formën në të cilën ajo është duke kaluar.

“Për mua personalisht ka qenë lajm i mirë duke e marrë parasysh që kam pas probleme me disa lëndime kohëve të fundit dhe po mendoj që kam kohë të përgatitemi më mirë”, deklaroi ajo.

Kelmendi gjithashtu u shpreh se i kanë munguar shumë garat, si asaj, ashtu edhe pjesës tjetër të ekipit, ndërsa për të ardhmen potencoi se nga ajo duhet të priten vetë suksese të mëdha, e sidomos në Lojëra Olimpike, atje ku edhe synon medaljen e dytë të artë në karrierën e saj.

“Mos me rrejt kam pasur shumë stres këto kohët e fundit dhe kam pasur nevojë që të pushoj. Këtë e kam vërejtur gjatë karantinës. Tash ia ka nis me më munguar por gjatë këtyre tre muajve s’mund të them se më kanë munguar shumë, se thjesht kam pushuar, jam relaksuar dhe e kam pas jetën ashtu komplet pa stres dhe tanimë kam filluar të ndjej mungesën… Po unë po vazhdoj me punu, me ushtru shumë seriozisht dhe po mendoj që duhet të presim vetëm suksese”, përfundoi Kelmendi.

Kujtojmë që Majlinda Kelmendi së bashku me trajnerin e saj, Driton Kuka kanë qenë shumë të zëshëm në kërkesën e tyre për lirimin e masave, sidomos për sportistët të cilët është dashur ta mbanin formën e tyre në nivel të lartë me stërvitje jo të zakonshme gjatë pandemisë së koronavirusit. / KultPlus.com

Në New York Times: Mund të ndiheni krenar që një nga sportistet më të mira të botës mbanë flamurin tuaj

“Majlinda Kelmendi, sportistja e parë nga Kosova që ka fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, sot përuroi statujen e saj në qytetin e lindjes.

Kelmendi është xhudiste. Ajo ka fituar medaljen e artë Olimpike në kategorinë deri në 52 kg në vitin 2016, në garat e Rio De Janeiro. Përveç kësaj, Majlinda është dy herë kampione e botës dhe dy herë kampione evropiane.

Qindra persona, përfshirë presidentin e Federatës Botërore të Judos, Marius Viser, ishin mbledhur në Pejë, 85 km në perëndim të Prishtinës, për ta parë statujen e bronzit të Kelmendit.

“Besoj se statuja do t’i motivojë fëmijët dhe do t’i bind që mund të arrijnë suksese në jetë. Unë jam nisur nga ky vend i vogël dhe kam arritur majat botërore” – u shpreh Majlinda, 28 vjeçare.

Majlinda është zgjedhur “sportistja e vitit” në tri vitet e fundit në Kosovë.

“Majlinda është inspirimi më i mirë për sportin e Kosovës – u shpreh Marius Viser, kryetari i Federatës Botërore të Xhudos. “Mund të ndiheni krenar që një nga sportistet më të mira të botës mbanë flamurin tuaj”.

IFJ gjithashtu nderoi ngjarjen në webfaqen e tyre zyrtar. “Në rrethana normale, statujat bëhen për t’i nderuar ata që nuk jetojnë më. Të kesh një statuj në kohën sa jeton është përjashtim shumë i rrallë. Majlinda Kelmendi është një nga ato përjashtimet”.

Statuja i kushtoi federatës rreth 200.000 euro (220.000 dollar), dhe u bë nga dueti artistik i New Yorkut, Gillie dhe Marc.

Përurohet shtatorja e Majlinda Kelmendit

Shtatorja e kampiones Olimpike kosovare, Majlinda Kelmendi u përurua sot në vendlindjen e saj, në Pejë.

Përurimin e shtatores e bëri presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili ishte i pranishëm edhe në ceremoninë e Laureatëve 2019, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës të enjten.

Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike. Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016.

Trajneri i saj, Driton Kuka, e kishte konfirmuar në korrik të vitit të kaluar, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se Federata Botërore e Xhudos ka vendosur t’i ndërtojë statujë Majlinda Kelmendit.

Kuka kishte thënë se “artistët më të njohur në botë janë ftuar për ta punuar statujën e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!”.

Përkundër që kjo statujë u ndërtua nga Federata Botërore e Xhudos, Kuka bëri të ditur se ajo do të vendoset në Kosovë dhe kërkoi sugjerime për lokacionin e saktë.

Pikërisht lokacioni ishte bërë problemi kryesor në këtë çështje, pasi që Driton Kuka thoshte se Komuna e Prishtinës s’i ka kthyer atij përgjigje qysh nga vera për lokacionin e statujës së Majlinda Kelmendit. Më vonë u vendos që ajo shtatore të ngrihet në Pejë. / KultPlus.com

Shtatorja e Majlinda Kelmendit përurohet më 28 shkurt

Shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, do të përurohet më 28 shkurt në ora 11:00. Shtatorja që fillimisht ishte menduar të vendoset në Prishtinë, do të vendoset në qytetin e lindjes së kampiones, në Pejë.

Kjo është bërë e ditur të shtunën për Koha.net nga trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Që më 18 korrik të vitit të kaluar Kuka kishte njoftuar se Federata Ndërkombëtare e Xhudos, përkatësisht presidenti i saj Marius Vizer, ka angazhuar artistë të njohur botëror për të punuar shtatore të bronztë për kampionen e xhudos. Federata Botërore ka mbuluar shpenzimet e punimit të shtatores, ndërsa kishte dilema vetëm se ku do të vendosej ajo.

Një prej ideve fillestare ishte që shtatorja të vendosej diku në Prishtinë. Më 15 gusht të vitit të kaluar, Ministri i atëhershëm i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të ndajë një lokacion të përshtatshëm për vendosjen e shtatores së Majlindës. Nga Komuna nuk ka pasur përgjigje zyrtare, sipas trajnerit Kuka.

Në dhjetor Kuka njoftoi se shtatorja po vinte në Kosovë dhe se përgjigje nuk kishte ende nga Komuna e Prishtinës. Kështu shtatorja është dërguar në Pejë dhe ajo do të zbulohet më 28 shkurt. Në ceremoninë e zbulimit do të jetë edhe i pari i IJF-së, Vizer, që është mik i madh i Federatës së Xhudos së Kosovës. Vizer do të marr pjesë edhe në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për vitin 2019 nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që mbahet më 27 shkurt.

“Vizeri vjen javën tjetër në ceremoni të KOK-ut dhe në përurim të shtatores së Majlindës në Pejë. Kemi vendosur që shtatoren e Majlindës ta vendosim në një park në qytetin tonë. Është një vend i mirë, afër Shtëpisë së Kulturës. Përurimi bëhet më 28 shkurt nga ora 11:00”, ka njoftuar Kuka.

Majlinda Kelmendi është bindshëm sportistja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave. Ka fituar medaljen e artë olimpike në Rio 2016. Ka edhe dy tituj të botës, një medalje të bronztë botërore, plot katër medalje të arta evropiane dhe shumë e shumë suksese të tjera.

Majlinda dhe ekipi i Kosovës në xhudo vlerësohet lartë nga IJF-ja dhe presidenti i saj, Vizer. /KultPlus.com

Vlora Dumoshi pret ekipën e xhudistëve të Kosovës që fituan normën olimpike për në ‘Tokyo 2020’

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, përzgjedhësin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka si dhe xhudistët që kanë fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ministrja Dumoshi fillimisht ka uruar Distria Krasniqi për medaljen e artë dhe Nora Gjakova për medaljen e bronztë në Grand Slam-in e xhudos që u mbajtën më 8 e 9 shkurt në Paris të Francës. Po ashtu ajo u shpreh e lumtur për punën dhe suksesin që po e tregojnë xhudistët në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

“Vajzat dhe djemtë tanë po na bëjnë krenarë me punën luftarake të tyre, në lojërat të ndryshme ndërkombëtare dhe ky suksese nuk do të ishte po të mos kishin mbështetjen dhe përkushtimin tuaj si tuaj si trajner”, tha ministrja Dumoshi, duke theksuar faktin se me sukseset e arritura, xhudistët e Kosovës po i bëjnë nder vendit dhe po e promovojnë e forcojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Unë si ministre mbetem e përkushtuar që të jem gjithmonë mbështetëse e fuqishme e sportit. Duke pasur parasysh që këtë vit i kemi edhe lojërat olimpike, është e rëndësisë së veçantë që vendi ynë do të përfaqësohet sa më suksesshëm me garuesit e saj në Tokyo të Japonisë duke e dëshmuar edhe njëherë që kemi talente në sport”, u shpreh tutje ministrja duke u zotuar se MKRS-ja do të mbështesë sportistët për faktin se po i sjellin vendit medalje e suksese.

Ndërkaq kryetari Agron Kuka falënderoi ministren për pritjen dhe e uroi për marrjen e detyrës. Ai kërkoi nga ministrja Dumoshi që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi i MKRS-së me Federatën e Xhudos ashtu që bashkërisht të arrihen sukseset e synuara.

Ministrja e drejtuesit e xhudos diskutuan edhe për çështjen e Qendrës Kombëtare të Xhudos e cila së shpejti do të fillojë së ndërtuar në qytetin e Pejës dhe ku ministria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim.

Ministrja Dumoshi, gjithashtu, tha se shumë shpejt do t’i bëhet edhe zgjidhja e përcaktimit të lokacionit për vendosjen e shtatores së Majlinda Kelmendit, të cilën Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka sjellë në Kosovë për nder të xhudistes tonë me renome ndërkombëtare. / KultPlus.com

Ekipi i xhudos i Kosovës vendoset në pullën postare të Japonisë

Në rrjetin social Facebook trajneri Driton Kuka ka bërë të ditur se ekipi i xhudos së Kosovës është vendosur në pullën postare të Japonisë.

Vlerësim të madh ekipi kosovar ka marrë nga e gjithë bota, ndërsa sporti i xhudos tashmë ka arritur ta bëjë shtetin tonë të njohur kudo nëpër botë.

Shteti i Japonisë ka vendosur që ekipit tonë t’ia bëjë një vend në pullën postare.

Më poshtë postimi i plotë i Kukës:

Në Japoni pulla postare me ekipin tonë si shenjë e miqësisë dhe respektit për ekipin tonë!

Punë serioze e Ambasadorit Malazogu për Botërorin e vitit të kaluar si dhe për Lojërat Olimpike sivjet. /KultPlus.com

Momentet historike të shqiptarëve në një video emocionuese

Në kanalin YouTube është ngarkuar një video e cila ka mbledhur brenda vetes momentet historike të shqiptarëve, shkruan KultPlus.

Këto momente janë shoqëruar nën melodinë e këngës “Coming Home” të Rita Orës, një prej vajzave shqiptare që ka arritur majat e suksesit botëror dhe ka bërë shqiptarët krenarë jo rrallë herë.

Kjo video po pëlqehet e po shpërndahet shumë në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Artistët e rinj prezantojnë pikturat në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Në mjediset e Muzeut Kombëtar të Kosovës, të martën u hap ekspozita “Dekonstruksion”, e kuruar nga piktorja Majlinda Kelmendi.

Kjo ekspozitë përmban veprat e studentëve dhe të diplomuarve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Ekspozita paraqet krahasimin dhe kontrastimin e ideve bashkëkohore dhe shembujve historikë, duke bërë një rikthim në kohë. Artistët dhe studentët e artit janë në gjendje të shohin se si idetë evoluojnë dhe si e kaluara informon tendencat e ditëve të sotme me ide të reja, shkruan rtv21.tv  

Kuratorja e ekspozitës, Majlinda Kelmendi, u shpreh e lumtur për punën e studentëve të saj. Theksoi se ekspozita paraqet të gjithë procesin e ngritjes profesionale të këtyre artistëve.

“Me fjalën dhe me titullin “Dekonstruksion” e ekspozitës kam dashur të them që të kthejmë kokën mbrapa tek ajo që është ë bukur, e bërthamës, e traditës sonë  por sigurisht duke e sjellur ne kohë. Ne jemi pjesë e këtyre viteve e këtij shekulli dhe sigurisht ne do të moderohemi dhe do të ecim me kohën, por asnjëherë nuk duhet ta harrojmë atë që kemi në bërthamë. Punët të cilat janë këtu janë menduar gjatë prej këtyre artisteve, ne kemi komunikuar gjatë gjithë kohës, kemi ardhur tek ideja, tek hulumtimi dhe pastaj deri tek realizimi i këtyre veprave. Unë jap lëndën e pikturës konceputale dhe së bashku me ta kemi punuar prej dy vjetëve për këtë qëllim, për realizimin e kësaj ekspozite”, tha Kelmendi.

Për punën e studentëve dhe dëshirën e madhe të Kelmendit për realizimin e ekspozitës, fjalë të mira patën edhe disa nga profesorët e Fakultetit të Arteve, Xhevdet Pantina e Agnes Nokshiqi.

“Faktikisht , arti konceptual vet me krijimin e kësaj dege në Fakultetin e Arteve po e dëshmon vazhdimisht punën e tyre, sidomos profesoresha Majlindë që më ngulm dhe arriti t’i paraqes vlerat e studenteve dhe me të vërtet është një punë vuliminoze që unë do të them tamam që jem krah jo vetëm ndaj shteteve të rajonit, por edhe shteteve evropiane sa i përket punës profesionale të studentëve, por edhe nivelit te tyre akademik dhe artistik, është gjë që duhet vlerësua jashtëzakonisht shumë”, tha Pantina.

Ndërkaq Nokshiqi tha se “Më së pari po shihet që është punë që e bën me përkushtim, dhe kur i sheh punimet është shumë interesante. Mënyra qysh jonë të punuara dhe secili e ka qasjen e vet edhe atë artin që don me shpreh në secilin punim. Edhe tepër bukur po duket. Unë jam tepër e kënaqur dhe shumë krenare që në kemi këtë kuadër dhe studentë në fakultet”.

Secila nga këto vepra interesante përmbante një mbishkrim përshkrues rreth temës së trajtuar.

Artistët e ekspozitës janë: Rea Latifi, Agnesa Eshrefi, Endrita Ibishi, Art Terstena, Ema Isaku, Enkela Maxhuni, Drilon Haxhijaj, Endrit Jashanica, Abetare Syla, Ardhmerie Bregovina, Diore Buzhala, Erza Kryeziu, Fikrete Misini dhe Kybra Alemdar. Ekspozita “Dekonstruksion” e piktorëve të rinj të Fakultetit të Arteve, do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar të Kosovës deri më 17 nëntor./KultPlus.com

Mediat franceze: Kosova, një fortesë e papritur në xhudo

Kombi i vogël i Kosovës është shfaqur si një fuqi e xhudos në botë, duke gëzuar një sukses të papritur të tij të kryesuar nga kampionia olimpike Majlinda Kelmendi.

Njëmbëdhjetë vjet pasi fitoi pavarësinë nga Serbia dhe në Olimpiadën e saj të parë verore, suksesi i Kelmendit në Rio në vitin 2016 i mundësoi Kosovës dhe dy milion njerëzve të saj të mposhtnin vëllain e saj të madh Shqipërinë që kurrë nuk ka fituar një medalje olimpike në asnjë sport.

Historia e suksesit të xhudos në Kosovë u krijua nga trajneri Driton “Toni” Kuka, në qytetin e vogël të Pejës, ku themeloi një klub xhudo së bashku me vëllezërit e tij, duke filluar me një dhomë trajnimi e me një çati  që rrjedhte.

Jam i sigurt që nëse nuk do të ishte Toni, Kosova nuk do t’i kishte këto medalje sot, e veçanërisht arin olimpik”, tha Kelmendi për AFP.

Në një vend të varfër si Ballkani, ku futbolli është sporti kryesor, xhudokasit mezi mund të presin të jenë në krye të listës për ndihmë financiare nga autoritetet. Ata marrin vetëm 250,000 euro (281,000 dollarë) çdo vit, tha Kuka, nga i gjithë buxheti i qeverisë sportive prej 17 milion eurosh. /amp.france/ KultPlus.com

Federata Botërore e Xhudos kërkon vend adekuat për statujën e Majlinda Kelmendit

Sarandë B. Rugova

Majlinda Kelmendi nga Kosova është xhudistja më e mirë në botë e cila për momentin është ambasadorja kryesore e vendit, përmes së cilës shumë vende të botës janë duke e njohur Kosovën, shkruan KultPlus.

Trajneri i saj Driton Toni Kuka sapo e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, se Federata Botërore e Xhudos përkatësisht Presidenti Vizer ka vendosur që të punojë statujën e bronztë të xhudistes sonë, Majlinda Kelmendi.

Ky është postimi i tij i plotë:

‘Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në botë, për të punuar statujën e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!
Çdo gjë do kryhet sa i përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja, ndonjë vend meritor në vendin tonë.Shpresoj që për Majlindën të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryeveprën që do vij nga New York së shpejti …’

Majlinda Kelmendi është shpallur dy herë kampione e botës me dy tituj evropian. / KultPlus.com

Presidenti Meta takohet me kampionen e botës: Me krenarinë e sportit shqiptar

 Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto në Facebook me kampionen e botës, Majlinda Kelmendin dhe ekipin e xhudos së Kosovës.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.
Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë.🇦🇱👐🇽🇰”, shkruan Meta.

Kreu i Shtetit ndodhet në Sarajevë që prej ditës së djeshme ku po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore. /Gazeta Liberale / KultPlus.com

Majlinda Kelmendi: Për Kosovën e jap 200 përqindëshin

Majlinda Kelmendi thotë se gjithmonë është e gatshme ta japë 200 përqindëshin nga vetja për Kosovën dhe është se etur të fitojë medalje vazhdimisht, pavarësisht e ka fituar shumë në karrierën e vet të bujshme.

Majlinda e fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minks 2019 të shtunën, të parën në histori të Kosovës, duke e shtuar një tjetër të artë në koleksionin e saj madhështor, që ruan medalje ta arta olimpike, botërore dhe evropiane, shkruan Gazeta Express.  

E pyetur se si ndihen kundërshtarët e saj kur ndeshen me kampionen olimpike, Kelmendi tha se votimi duhet të jetë gjithmonë i shtuar.

“Natyrisht motivi është i madh. Ama unë harroj që jam kampione e botës dhe e olimpike. Dua të mendoj vetëm për medalje të reja”, tha Delmendi për televizionin publik.

Ajo është mirënjohëse për përkrahjen që e mori në finale për medalje të artë ndaj ruses  Natalia Kuziutina, e cila e kishte përkrahjen e shtetit fqinj, Bjellorusisë, aty ku po mbahen lojërat.

“Po, keni mundur ta vëreni në finale çfarë atmosfere ishte, i gjithë publiku ka qenë me Kuziutinen. Mirëpo, as unë nuk kam qenë vetë, kam pasur përkrahës në sallë. Nëse ata thoshim Rusia, tonët thoshin Bravo Majlinda. Lufta ka qenë shumë e fortë. Unë e jap 200 për qindëshin”, shtoi ajo.

E pyetur çfarë e mban të motivuar, 28-vjeçrja tha: “Kurrë nuk jam e kënaqur, dua gjithmonë të fitoj dhe të lajm në krye, kjo është arsyeja pse punoj kaq fort.” / KultPlus.com

Majlinda flet pas triumfit, tregon kujt ia dedikon medaljen (VIDEO)

Majlinda Kelmendi dje ka arritur të fitoj medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Pas këtij triumfi, Majlinda është shprehur tejet e lumtur.

“Sigurisht që po ndihem shumë e lumtur. Është hera e parë për mua që marrë pjesëë në Lojërat Evropiane, që në sportin tonë janë të njëjta me kampionatin evropian, arsye për të cilën marrim dy medalje në një ditë”, ka thënë fillimisht Majlinda, transmeton lajmi.net.

“Realisht ishte një ditë e vështirë dhe e gjatë, me mjaft stres, duke pasur parasysh se dy vitet e fundit nuk morra pjesë në kampionate, për arsye të lëndimeve. Sot isha mjaft e motivuar dhe besoj se gara shkoi shumë mirë.”

“Finalja shkoi ashtu siç dëshirova. Rusja është shumë e fortë fizikisht, por në fund bëra gjuajtjen e hodha dhe thjesht ndjeva atmosferën e mirë që ishte aty. Jo shpesh kemi mundësi të shohim shqiptarët të na përkrahin në këso nivele kështu që i falënderoj.”

“Këtë medalje ia dedikoj një personi që ishte shumë i veçantë për mua, djalit të tezës sime, Labinot Harbuzi, që fatkeqësisht e kemi humbur disa muaj më parë. Ai besonte gjithmonë në mua dhe këtë medalje ia dedikojë atij”, ka thënë ndër të tjerash Majlinda.

Kjo ishte medalja e parë e artë për Kosovën në një Kampionat Evropian, por gjithashtu e para edhe për Majlindën.

Më poshtë intervista e Majlindës të cilën e ka publikuar komiteti olimpik i Kosovës.

Majlinda Kelmendi mposhti xhudisten ruse, fiton medaljen e artë

Driton Kuka duket se i është gëzuar shumë suksesit të Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës në Minks të Bjellorusisë.

Kosova ka fituar një medalje të artë dhe një të argjendtë në xhudo në Lojërat e dyta Evropiane, e që padyshim se është një moment historik.

Kelmendi u stolis me medaljen e artë, pasi në finale mposhti xhudisten ruse, Natalia Kuziutina, ndërsa Gjakova fitoi të argjendtën në përballjen ndaj Daria Mezhetskaia.

Trajneri Kuka ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka dhe dy xhudistët tona.

 “Trepça prodhon ari edhe argjend! Majlinda e artë. Nora e argjendtë. Lojërat Olimpike Evropiane 🥇🇽🇰. Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar ai në Facebook e Instagram.

Kjo është medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt. /Telegrafi/

Majlinda Kelmendi solli të shkuarën, të tashmen, ëndrrat e saj dhe vijën e kuqe në mes tyre

Alberina Haxhijaj

Mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Kosovës është bërë hapja e ekspozitës së artistes Majlinda Kelmendi, shkruan KultPlus.

Artistja Kelmendi në veprat e saj të fundit të cilat erdhën të ekspozuara mbrëmë tregoi lidhshmërinë që ka ajo me të kaluarën, të tashmen por edhe me procesin e të ëndërruarit.

Sipas kuratorit Edison Çeraj, artistja Majlinda Kelmendi nuk i rikthehet të shkuarës ngaqë është e magjepsur prej saj, as për t’u arratisur prej të tashmes, por mbi të gjitha, për të njohur veten dhe për të kuptuar kohën në të cilën jeton.

“Ashtu siç nuk zgjedhim se çfarë kujtojmë e çfarë harrojmë, po ashtu nuk zgjedhin se kur do mendojmë e kur do ndiejmë. E gjitha rrjedh, vetëm rrjedh. Ne dorëzohemi, pastaj ngrihemi. Më pas zgjedhim, pastaj harrohemi. Me pas kujtohemi, me shpresën që të mos jetë vonë. Edhe kur është vonë, ka gjithmonë një xhep kohë për të bërë atë që duhet. Është ai xhep kohë që të rikthen të gjithë “kohën e humbur”. Kelmendi e kërkon me ngul këtë “kohë të humbur”, atë kohë të ndaluar ku lejohej vetëm ajo që diktohet “vija e partisë”. Ajo kërkon gjurmët e asaj periudhe në të tashmen e saj, në atë çfarë ajo është sot jo vetëm si artiste por mbi të gjitha si njeri”, thekson Çeraj.

Koncepti i ekspozitës “A është e shkuar ëndërr” sipas artistes Kelmendi ka ardhur pikërisht duke kërkuar përgjigje në këtë pyetje e cila sipas saj na shoqëron të gjithëve. Mirëpo përtej kësaj pyetje ajo tregoi për KultPlus se në veprat e saj dëshiron që të vejë afër njëra-tjetrës të shkuarën dhe realitetin për një analizë pasi që sipas saj pa e njohur të shkuarën nuk mundemi të derivojmë në të tashmen.

“Ne kemi pasur tranzicion të gjatë në Shqipëri dhe në Kosovës dhe historianët e ndryshëm janë përpjekur që të manipulojnë me virtytin dhe me historinë tonë por jo me ëndrrën tonë. Me këtë kam dashur që edhe të ngacmojë publikun, në mënyrë që sa të ketë jetë të ketë edhe ëndërr. E shkuara nuk duhet që të ndikojë në të ardhmen tonë por gjithsesi ajo është aty afër nesh dhe ne duhet të përpiqemi për pak ndryshim”, u shpreh ajo duke thënë se e gjithë ekspozita e saj është lojë me simbole diçka që mund të vërehet edhe nga vizitorët të cilët do e shohin këtë ekspozitë.

E rëndësishme sipas artistes përtej historisë si e shkuar në rrafsh shoqëror është se çdo njeri ka një të shkuar në rrafsh individual në këtë rast kujtimet. Pikërisht këto kujtime sipas saj- të cilat mund të barten në forma të ndryshme si përmes shkrimeve apo në këtë rast përmes artit- krijojnë së bashku memorien kolektive.

Veprat e Kelmendit të cilat erdhën te ekspozuara sonte duke përfshirë këtu edhe video-instalacionet, shtriheshin përgjatë mureve të lyera me të bardhë apo të zezë. Ngjyra tjetër që veçohej në këtë ekspozitë ishte e kuqja, një përzgjedhje e tillë për modifikimin e hapësirës ekspozuese sipas artistes është bërë në mënyrë të qëllimshme dhe krijon lidhshmëri me veprat e video-instalacionet e ekspozuara.

“Shumë gjëra të së shkuarës janë në tym në kujtesën tonë por herë pas herë ngjarje apo histori të caktuar, qofshin ato të bukura ose jo, ngelin në kujtesën tonë ashtu siç janë sot. Ndërsa e kuqja simbolizon dy gjëra, së pari kujtimet që mbeten sikurse janë sot, reale. Pastaj edhe si ngjyrë që lidhet me atë si për shembull në komunikacion e që ndalon diçka, për t’u larguar nga diçka që nuk të bënë mirë për të tashmen”, u shpreh artistja për KultPlus.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë këtij muaji për të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë që të zbërthejnë më shumë lidhshmërinë në mes të së kaluarës, të tashmes dhe ëndrrës që ka sjell artistja Majlinda Kelmendi përmes artit të saj. / KultPlus.com

Derisa Majlinda Kelmendi flet për televizionin japonez, në atë francez flitet për Dua Lipën

Sot trajneri i kampiones botërore në xhudo Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ka publikuar një fotografi mjaft interesante.

Fotografia tregon Majlinda Kelmendin teksa jep një intervistë për televizionin japonez ndërsa në televizionin francez jepet lajmi për triumfin e Dua Lipës në ngjarjen më të rëndësishme botërorë të muzikës siç është Grammy.

Edhe vet Kuka, ka shkruar se ndihet i motivuar me këto pamje, teksa ka theksuar se të rinjtë shqiptarë po e pushtojnë botën

“Pamja ime sot në Hotel në Paris!
Majlinda intervistë për Tv Japonez ndërsa në TV Francez po flitet për Dua Lipën 
Të rinjtë Shqiptar po pushtojnë Botën!:, ka shkruar Kuka./ Insajderi.com

Majlinda Kelmendi hap ekspozitën e saj personale në Romë

Të mërkurën Muzeu ‘Laboratori i Artit Bashkëkohor’ në Universitetin Sapieza në Romë do të hapë ekspozitën personale të artistës Majlinda Kelmendi, shkruan KultPlus.

Kelmendi është artiste e njohur e artit e cila është e vlerësuar ndërkombëtarisht. Ajo ka ekspozuar punën e saj në vende të te ndryshme ndërkombëtare Italia, Austria, Gjermania, Hungaria, Portugalia, Belgjika, Spanja, Polonia, Texas / SHBA, Republika Çeke, Bullgaria, Mali i Zi, duke marrë çmime të rëndësishme dhe mirënjohje.

Ne ceremoni do të jenë prezent Ambasadoria e Republikës së Kosovës në Itali Alma Lama, Presidenti i Fondacionit Sapienza-Romë Antonello Folco Biagini dhe Drejtori i MLAC Claudio Zambianchi.

Kjo ngjarje është ne patronazh të Ambasadës se Kosovës në Itali, Fondacionin Sapienza Rome dhe Universiteti Sapienza të Romës.

Majlinda Kelmendi (e lindur më 4 tetor 1966 në Tiranë, Shqipëri) është gjithashtu themeluese e Galerisë ExpoArt40 dhe drejtore artistik nga viti 2008 e këtej në – Projektin Multimedial International Net-Rrjet. Studimet Universitare: Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë, Shqipëri nga 1986 deri në vitin 1990. Studime pasuniversitare: Magjistre e Arteve –Fakulteti Arteve të Bukura në Prishtinë prej vitit 1999 deri në vitin 2000. Aktualisht: Profesor në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Arteve të Bukura (nga viti 2000), Departamentin e Artit Konceptual dhe mediave të reja.

Ekspozita do të qëndroj e hapur 16 janari deri më 31 janar 2019 ./ KultPlus.com

Të mërkurën Muzeu ‘Laboratori i Artit Bashkëkohor’ në Universitetin Sapieza në Romë do të hapë ekspozitën personale të artistës Majlinda Kelmendi, shkruan KultPlus.

Majlinda Kelmendi do të prezantohet me ekspozitë personale në Romë të Italisë

Javën që vjen, Muzeu Laboratori i Artit Bashkëkohor në Universitetin Sapieza Romë do të hapë ekspozitën personale të Majlinda Kelmendit, artiste e njohur e artit e cila është e vlerësuar ndërkombëtarisht, shkruan KultPlus.

“COESTISTENZA” titullohet ekspozita, e cila përfshin punën e dy viteve të fundit të artistes Kelmendi.

Majlinda Kelmendi ka ekspozuar punën e saj në vende të te ndryshme  ndërkombëtare si Italia, Austria, Gjermania, Hungaria, Portugalia, Belgjika, Spanja, Polonia, Texas / SHBA, Republika Çeke, Bullgaria, Mali i Zi, duke marrë çmime të rëndësishme dhe mirënjohje.

 Ne ceremoni hapëse të ekspozitës do jenë  prezent   Presidenti  Fondacionit Sapienza Romë  Antonello Folco Biagini dhe Drejtori i MLAC Claudio Zambianchi.

Ekspozita do të hapet më 16 janar dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 janar 2019 në Muzeun Laboratori i Artit Bashkëkohor në Universitetin Sapieza në Romë.

Kjo ngjarje është ne patronazh  te Ambasadës  së Kosovës në Itali,  Fondacionin Sapienza Rome dhe Universiteti Sapienza të Romës.

Majlinda Kelmendi (e lindur më 4 tetor 1966 në Tiranë, Shqipëri) është gjithashtu themeluese e Galerisë ExpoArt40 dhe Drejtor artistik nga viti 2008 e këtej në – Projektin Multimedial International Net-Rrjet prej 2008 -2018 për 10 edicione, me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ajo është kuratore e projekteve të tjera në rajon dhe më gjerë. Studimet Universitare: Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë, Shqipëri nga 1986 deri në vitin 1990. studime pasuniversitare: Magjistre e Arteve –Fakulteti  Arteve të Bukura në Prishtinë prej vitit 1999 deri në vitin 2000. Aktualisht: Profesor në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Arteve të Bukura (nga viti 2000), Departamentin e Artit Konceptual dhe mediave të reja./ KultPlus.com

Nën hijen e Majlinda Kelmendit

Sot në Prizren janë përuruar shtatorët e liderëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Avdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, shkruan KultPlus.

Në përurimin e këtyre shtatorëve kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, dhe kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka. Në mesin e këtyre liderëve, Majlinda Kelmendi ka qenë e vetmja grua që ka tërhequr mbulesën e kuqe në zbulim të shtatores, ndërsa në fotografitë e shpërndara shihen të gjithë politikanët shqiptarë të rreshtuar prapa saj.

Majlinda Kelmendi prin në listën e njerëzve që e kanë ngritur më së larti flamurin e Kosovës e ka ndikuar në forcimin e identitetit të një shteti të sapoformuar. Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vize.

Në shkurt të 2016-ës, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titullin e tretë radhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën.Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampjonatin Europian të Judo në Kazan, Rusi. Në Lojërat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë Kosovare që fitoj një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojërat Olimpike. / KultPlus.com

“Linku i origjinës”, ekspozita personale e piktores Majlinda Kelmendi në Itali

Majlinda Kelmendi, piktorja e njohur shqiptare dhe njëkohësisht profesoreshë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës hap nga ora 19:00 ekspozitën e saj personale në Galerinë Domus Romana, në Itali.

Ekspozita mbahet në Galerinë Domus Romana.

“Linku i origjinës” titullohet ekspozita e piktores Majlinda Kelmendi, e cila bart copëza të historisë. Piktorja në një intervistë për emisionin “Bon Bon” në rtv21, teksa foli për projektin në të cilin ka kohë që ka punuar, përmendi se në mesin e punimeve është një pikturë dhjetë metra, ndërsa tjerat janë nga gjashtë metra.

Kelmendi u shpreh tejet e emocionuar për ekspozimin e këtyre punimeve në Romë, që njihet si vend i artit dhe kulturës dhe ajo mendon se kjo ekspozitë do të përcjellë mesazh dhe të tregojë se arti jonë është i kohës, modern.

“Më ngacmon ideja që kemi në gjenet tona një vendosje të tillë të cilën e trashëgojmë dhe e zhvillojmë. Por edhe kushtet historike në të cilat rritemi dhe formohemi breza të tërë ndikojnë në gjenet tonat, në ndryshimin dhe formimin tonë. Pikerisht me këtë element përbëhet cikli im, të lidhjes time personale me historitë e mija”, u shpreh piktorja. Sipas saj, sado që të ecim e avancohemi, ai linku i rrjedhshmërisë duhet të vazhdojë./21Media / KultPlus.com

“Bac, çikat na e zbardhen ftyrën!” (FOTO)

“Bac, u kry” është një nga panot e famshme që u përdor si një formë komunikimi ndaj përmbushjes së amanetit të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe të rënëve të tjerë për lirinë e vendit, shkruan KultPlus.

Bazuar në këtë, në këto ditë festive ekipi i “Image of Kosova”, ka përzgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë një mesazh për ambasadoret më të mira të vendit, që po e ngritin emrin e këtij shteti, në shumë vende të botës.

Në këtë fotografi të dizajnuar nga “Image of Kosova”, shihen këngëtaret shqiptare me fame botërore Rita Ora, Dua Lipa dhe kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, ndërsa shkruhet “Bac, çikat na e zbardhen ftyrën!”. /KultPlus.com

Grabit kohën tënde ! Tretemi dhe shkojmë kundra njeri-tjetrit

Me anë të madhështisë së shpirtit tonë të dalim nga ngushtësitë e dobësive njerëzore. Fatkeqësisht ka shumë njerëz që dalin nga shtëpitë dhe bëhen copë me punët e të tjerëve, jeta këta njerëz i rrokullis në një humnerë. Koha i kalon nëpërmjet shpirtrave të thyer dhe të copëtuar, të robëruar nga lakmia, pa asnjë pikë referimi, të pakënaqur nga vetja, duke mos pasur drejtimin e duhur, fati dhe befasia i drejton në jetë. Ky shpirt i përqendruar në ligësi, s’ka aspak vlerë dhe thellësi, por hedh poshtë ç’do gjë dhe mbi të gjitha veten e tij. Sa më larg tyre të rrimë që të ruajmë vetveten.

Veset na rrethojnë në ç’do anë,mundohen të pengojnë dhe të deformojnë të vërtetën. Nuk flasim vetëm për ata që i lexohet në fytyrë e keqja. Por shiko ata të cilët nuk e duan punën, shiko ata që flasin e mburren gjithë ditën për “zgjuarsinë e tyre”, dikush ka dëshirë veç të flasë, dikush ti dëgjoj, dikush ti mbroj, por askush nuk kërkon ti kthehet vetes.

Tretemi dhe shkojmë kundra njeri-tjetrit. Dikush adhuron këtë, dikush adhuron atë, askush nuk i përket vetes. Nuk shikojnë, brenda vetes, nuk dëgjojnë veten e tyre, nuk mund të merren me veten. O mëndje e ndritur që nuk shkëlqeve kurrë, përvetëso jetën tënde, jo të të tjerëve, se nuk u bëre kurrë zotëruesi i të ardhmes tënde, jetës tënde.

Bëj një bilanc të të shkuarës tënde, shiko ç’farë ke humbur, grabit kohën tënde. Dhe shiko që ke hedhur poshtë ç’do gjë dhe mbi të gjitha edhe veten tënde, jeta të është rrokullisur në humnerë, mashtrohesh me gënjeshtra, shpirt i thyer dhe i dërmuar që ecën në turmën e njerëzve që dalin nga shtëpia për qëllimet e tyre dhe bëhen copa me punët e të tjerëve, duke mos lënë rehat as veten e tyre. Duke u ulur në ç’do tavolinë dhe duke hyrë në çdo derë që gjejnë hapur, të mjerë që prishin gjumin e tyre që te presin zgjimin e të tjerëve.

Trego sa vlen, nëse po, mundohu dhe analizo çfarë gjëra të vlefshme mund të bësh, shiko me kujdes brenda vetes, dhe në fund jeto jetën tënde. Ki besim te vetja, mos shko në gjurmë të tërthorta të njerëzve që shkojnë pa drejtim, që përçahen në mes të rrugës, pasuro veten tënde, zotëro dëshirat, pavarëso veten sa më shpejt që të mundesh pasi do të vije një ditë që nëse nuk e ke kuptuar do të mallkosh veten, do të kap plogështia dhe do të kaploj zilia për arritjet e të tjerëve. Kush nuk jep fryte, ushqen mllefin nuk pranon suksesin dhe dëshpërohet pafundësisht. Nëse ke humbur të qenit qytetar, nëse nuk je i ditur, bëhu njeri, nëse nuk ke asnjërën i mjeri ti./KultPlus.com