Një fotografi e “lumtur” e fëmijëve refugjatë kosovarë gjatë luftës së vitit 1999

Në kampet e Shqipërisë, gjatë kohës së luftës të fundit në Kosovë, qëndronin shumë kosovarë.

Momente të qëndrimit në këto vende u dëshmuan me anë të fotografive nga Carol Guzy, e cila në atë kohë ishte fotoreportere për Washington Post.

Në një fotografi të tillë janë disa fëmijë që qëndronin në një kamp në Kukës, ku me ata ishin duke punuar pjesëtarë të Programit të UNICEF-it.

Ata shihen se janë të lumtur me njëri-tjetrin kur përfundonin pjesën e mësimit, në këtë moment të fotografisë ata duken se kanë dalë për të luajtur./klankosova/KultPlus.com

‘Unë nuk i ndjek rregullat e sundimit, unë drejtoj me zemër, jo me mendje’

KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të Princeshës Diana.

“Unë nuk i ndjek rregullat e sundimit… Unë drejtoj me zemër, jo me mendje”

“Të gjithë duhet të vlerësohen. Çdo njëri prej nesh ka potencialin që të japë diçka në shkëmbim”

“Bëni një akt mirësie, pa pritur për shpërblim, e sigurt që një ditë dikush mund të bëjë të njëjtën gjë për ju”

“Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Disave nuk u pëlqen kjo, por kjo është mënyra se si unë jam”

“Dy gjëra qëndrojnë si guri: Mirësia në vështirësitë e tjetrit, kurajoja në vështirësitë tuaja”

“Secili prej nesh duhet të tregojë sa na intereson njëri-tjetri dhe gjatë këtij procesi duhet të kujdesemi për veten tonë”

“Njerëzit mendojnë se në fund të ditës një njeri është përgjigjja e vetme. Në të vërtetë, një punë që të përmbush është më e mirë për mua”

“Bëni vetëm atë që ju thotë zemra juaj”

“Jeta është thjesht një udhëtim” / KultPlus.com

‘Anna Karenina’, kryevepra e Tolstoit vjen në Netflix

Kryevepra e famshme e Tolstoit, “Anna Karenina” do të vijë si një serial në Netflix.

Përkohësisht, titulli i serialit është “Anna K”, por do të ndryshojë sapo të përfundojë prodhimi. Seriali do të bazohet në romanin klasik, por do të jetë një version më modern, transmeton KultPlus.

Në sfondin e Rusisë moderne, seriali do të përqendrohet te figura e sekretares Anna Karenina, gruaja e guvernatorit të ardhshëm të Shën Petersburgut.

Lidhja e dashurisë me Vronskin, trashëgimtari i një perandorie alumini, do të jetë një nga çështjet kryesore që seriali pritet të trajtojë. Marrëdhënia e tyre do të fillojë të kriset, duke kërcënuar ekuilibrat delikate të marrëdhënieve familjare dhe jetën e tyre shoqërore.

Sipas informacioneve të para, rolin kryesor të Anës do ta marrë Svetlana Hotshenkova.

Skenaristi i serialit, Roman Kador tha: “Sjellja e Anna Karenina në Rusi në shekullin të 21-të dhe në të njëjtën kohë, ta njohësh atë me të gjithë botën në gjuhën e saj, përmes kësaj mrekullie, të quajtur Netflix, është një ëndërr për mua. / KultPlus.com

Prill, 1990: Kur në New York kërkohej liri dhe demokraci për Kosovën

Nga Jusuf Buxhovi

Përkujtesë historike, Nju Jork, 30 prill 1990

KUR KËRKOHEJ LIRI DHE DEMOKRACI PËR KOSOVËN

Çaste mbresëlënëse nga manifestimi “Liri dhe Demokraci për Kosovën”, organizuar nga Lidhja Shqiptaro-amerikane – bartëse e të gjitha veprimtarive që lidheshin me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në nivelet më të larta amerikane, e ku morën pjesë një numri i madh intelektualësh nga Kosova, shumë prej tyre të kyqur tashmë në lëvizjen kombëtare që kishte marrë përsipër çlirimin nga pushtimi serb si dhe vendosjen e saj në binarët e pandalshëm të shtetësisë. / KultPlus.com

Gjon Muharremaj pranon ‘Kullën e Sahatit’ nga Erion Veliaj

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj i ka dhuruar këngëtarit Gjon Muharremaj, “Kullën e Sahatit” si shenjë mirënjohje për suksesin e tij.

I njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti në zyrën e tij këngëtarin të cilin e vlerësoi maksimalisht për arritjet, teksa i dhuroi “Kullën e Sahatit” një simbol për miqtë special.

“Të kam ndjekur që kur ke qenë fëmijë edhe je shembulli i dikujt që i ka arritur gjërat me punë, me punë, me punë, me punë, me punë, me përpjekje. Një familje që ka sakrifikuar shumë për të të rritur, ama ia ke shpërblyer. Edhe kur të pashë edhe ty edhe Anxhelën dhe thashë: Vetëm Shqiptaria mund të çoj dy përfaqësues.”, u shpreh Veliaj.

Duke iu referuar karrierës së Gjonit, Veliaj tha se është shembulli më i mirë se me shumë punë mund të arrihet gjithçka.

“Jam shumë krenar për ty edhe dua shumë që të jesh një shembull për djem e vajza të tjerë. Ti je shembulli që dikush duhet të punoj non-stop për ato 3 minuta në Eurovizion, 13 vjet për ato 3 minuta, kështu që të uroj shumë sukses. Shpresoj që do të kesh një kujtesë të kohës, ku ti punon dhe sakrifikon, por edhe të kilometrit zero ku i kemi rrënjët të gjithë. Kështu që ti ke gjysmën e rrënjëve të tua këtu në Tiranë, edhe mezi pres të vish e ta konsiderosh shtëpinë tënde”, vijoi Veliaj.

Gjoni falënderoi kryetarin Veliaj për dhuratën, ndërsa tha se ndihet krenar që gjysmën e origjinës së tij e ka nga Tirana, pasi nëna e tij është lindur e rritur pikërisht në kryeqytetin shqiptar.

“Faleminderit shumë për këtë dhuratë, dhe për këtë simbolikë shumë të bukur. Ndjehem shumë krenar që e kam gjysmën time nga Tirana dhe e përqafoj gjithë fisin tim që është këtu. Faleminderit shumë”, u shpreh këngëtari. /demokracia/ KultPlus.com

Vdiq këngëtari i famshëm B.J. Thomas

Këngëtari i famshëm B.J. Thomas, fitues i çmimit Grammy, ka vdekur në moshën 78-vjeçare, raporton agjencia AP, përcjell KultPlus.

Thomas ishte bërë i njohur me këngët si “I Just Can’t Help Believing”, “Raindrops Keep Fallin’ On My Head” dhe “Hooked on a Feeling”.

Thomas, në mars kishte njoftuar se është diagnostikuar me kancer të mushkërive. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Arlington, Teksas nga komplikimet e sëmundjes, ka njoftuar publicisti i tij Jeremy Westby. / KultPlus.com

Kur Ibrahim Rugova u shpall ‘Doktor Nderi’ në Francë (FOTO)

Në dhjetor të vitit 1996, ish-Presidenti Ibrahim Rugova ishte shpallur ”Doktor Nderi” (Honoris Causa) në Universitetin e Parisit VIII në Sorbonë të Francës.

Sekretari i Zyrës së Presidentit Rugova, Adnan Merovci, ka publikuar këto fotografi dhe ka treguar se prezent në këtë ngjarje ishin edhe Fadil Vokrri, Avni Spahiu, Daut Berisha dhe Alush Gashi, përcjell KultPlus.

Më 1996, Presidenti RUGOVA u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë. Në këtë ngjarje me rëndësi prezent ishin edhe 4 njerëz të veçantë: Fadil VOKRRI, Avni SPAHIU, Daut BERISHA dhe Dr. Alush Gashi!”, ka shkruar Mervoci në Facebook. / KultPlus.com

‘Këto thikat e mia, ty të vrisnin, unë shumë mirë e dija’ (VIDEO)

Alban Ramosaj me këngën ‘Thikat e mia’ ka fituar edicionin e 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Teksti i këngës është shkruar nga Fifi dhe vetë këngëtari Ramosaj. Këngëtari krahas votave të jurisë, rrëmbeu edhe ato të artistëve por dhe të publikut.

KultPlus ju sjell videon dhe tekstin e këngës triumfuese në këtë edicion të Këngës Magjike.

Ti me hile dashninë nëmun ma ke dhon’,
E me hile sytë e mi ti i ke pa
Pa fije krenarie n’gjunj t’kam ra
Moj e marrë, ç’a ke pa?!

Refreni:

Po mirë…
Këto thikat e mia
Ty të vrisnin, unë shumë mirë e dija
E mu’ m’pëlqente të shihja,
Kur dilje nga vetja për ne. (2X)

Strofa II

Moj e marrë, kush pat’ faj në kët’ dashni,
Rrejta un a m’rrejte ti,
Që të dy vdiqëm n’vetmi

Moj e marrë, e u shuam si qiri
Ç’të du trupin më, a e di?
Po prapë s’du t’shof me njeri

Refreni:

Po mirë…
Këto thikat e mia
Ty të vrisnin, unë shumë mirë e dija
E mu’ m’pëlqente të shihja,
Kur dilje nga vetja për ne. (2X)

Bridge

Kur dilje nga vetja për ne (2X)

Djallin, djallin, djallin-djallin, n’shishe e mban,
aman mos e fal, mos e fal më thonë.

Refreni

Këto thikat e mia
Ty të vrisnin, unë shumë mirë e dija
E mu’ m’pëlqente të shihja,
Kur dilje nga vetja për ne.

Pa hile, t’kam dasht pa hile.
t’kam dasht pa hile, moj e marrë! / KultPlus.com

Statuja e Colstonit në qendër të ekspozitës ‘Black Lives Matter’

Statuja e tregtarit më të njohur në botë të skllevërve, Edward Colston, e hedhur në një lum qershorin e kaluar në vazhdën e lëvizjes ”Black Lives Matter”, do të jetë në qendër të një ekspozite në Bristol.

“Statuja e Colstonit: Po më tej?” është një “ekspozitë e përkohshme që synon të hapë një diskutim të madh shoqëror për historinë tonë”, thotë kryetari laburist i bashkisë së Bristolit, Marvin Rees.

Më 7 qershor protestuesit kundër racizmit në qytetin anglez të Bristolit, rrëzuan statujën kontraverse të tregtarit të skllevërve, Edward Colston dhe më pas e hodhën në ujërat e lumit Avon gjatë manifestimit të lëvizjes ”Black Lives Matter”, e lindur pas vrasjes nga policia amerikane, në fund të majit 2020, të George Floyd, pjesë e komunitetit afro-amerikan.

Kjo ekspozitë do të jetë një mundësi për të mbledhur opinionet e banorëve për të ardhmen e statujës, përmes një sondazhi të hartuar nga komisioni “Ne jemi Bristoli”. /atsh/ KultPlus.com

Alban Ramosaj mes lotësh në Këngën Magjike: O mam, fitova (VIDEO)

Alban Ramosaj me këngën ‘Thikat e mia’ ka fituar edicionin e 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Teksti i këngës është shkruar nga Fifi dhe vetë këngëtari Ramosaj. Këngëtari krahas votave të jurisë, rrëmbeu edhe ato të artistëve por dhe të publikut.

Çmimi u dorëzua nga fituesja e edicionit të kaluar të Këngës Magjike, Eneda Tarifa. Ndërkaq Alban Ramosaj pas fitores falënderoj nënën e tij dhe publikun duke theksuar se kjo ishte vetëm një kujtesë e arsyes se pse ai këndon.

Ndër të tjera, Ramosaj pranoi çmimin mes lotësh. Ishin fjalët ”O mam, fitova” që emocionuan të gjithë të pranishmit. / KultPlus.com

‘Muzeu i Gruas’, atraksioni më i ri në Tiranë

Në qytetin e Tiranës kohët e fundit janë krijuar shumë institucione apo hapësira atraktive për qytetarët dhe turistët e huaj që vizitojnë kryeqytetin.

Një tjetër atraksion mjaft i veçantë që i është shtuar së fundmi Tiranës është “Muzeu i Gruas”, i cili është një rrugëtim në etapa të ndryshme kohore i gruas shqiptare dhe emancipimit të saj në fusha të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Ky muze vjen si një iniciativë private e Elsa Ballaurit, e cila prej shumë vitesh ka qenë një personazh i njohur në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Agjencia Telegrafike Shqiptare vizitoi nga afër këtë muze, ku në një hapësirë modeste e cila mban vlera të mëdha të figurës femërore Elsa Ballauri tregon si nisi ideja për hapjen e tij si dhe pasionin e saj për të koleksionuar objekte të cilat janë përdorur nga gratë në kohë të ndryshme.

“Shpresoj që çdo grua ta gjej veten në epoka të ndryshme ashtu sikurse është ideuar edhe muzeu dhe shpresoj që edhe të gjej dhe të kem sa më shumë burra të entuziazmuar sikurse ju. Është vërtetë e bukur kur njerëzit në një muze gjithmonë mendojnë që komunikojnë bukur me njëri-tjetrin. Kjo ide nisi nga disa rrethana që u poqën në një moment kur unë para disa vitesh mora një çmim si “Pishtari i grave”, i cili u mor nga disa gra në disa vende të botës. Është një çmim i cili duhet patjetër të bëhej diçka në mënyrë personale dhe unë vendosa të bëj muzeun”, tregon ajo për ATSH-në.

Pyetjes se përse ndërtoi pikërisht një muze dhe jo diçka tjetër Ballauri iu përgjigj se, “kjo vjen nga historiku im si koleksioniste që e kam një pasion që në fëmijëri dhe e rritur në një ambient koleksionistësh dhe për më tepër e trashëgoj nga babai im që ka qenë filatelist dhe arkitekt muzeumesh. Këto kanë bërë që muzeu ishte një gjë përmbyllëse për të përfytyruar dhe ndërtova një muze gruaje që ishte gati gati 99 për qind e angazhimit të kohës sime. Kjo ishte për mua shumë e natyrshme”.

“Ka qenë ideja edhe më përpara që koleksioni im të mos jetë për të ndenjur me mua apo ata 5 njerëz. Duhet të ishte për më shumë sepse përveç kësaj, një tjetër shqetësim për jetën e grave ka qenë mosnjohja me to. Askush nuk e njeh sikurse duhet dhe fatkeqësia fillon nga vetë gratë. Historia nuk na ka lënë të tregojmë të vërtetën siç duhet. Komunizmi e sheshoi dhe anashkaloi të kaluarën dhe ne kemi shumë probleme të tjera të cilat kur nuk realizohen na bëjnë të mos njohim veten dhe mos komunikojmë me veten dhe pikërisht kjo na bën më të ftohtë dhe më pak patriotikë. Ky ishte shqetësimi i cili ka ardhur si pasojë e punës time me të drejtat e njeriut për vite me radhë. Kjo bëri që të mendoj që kemi nevojë për muzeun e gruas. Edhe të drejtat e grave evidentohen nëpërmjet tij. Muzeu dhe objektet kanë tjetër vlerë dhe rëndësi”, u shpreh Ballauri.

Mbi objektet e ekspozuara në këtë muze dhe periudhat kur ato datojnë Ballauri tregon për ATSH se, “kam bërë një kronologji që nga periudha e antikitetit sepse e kam parë edhe këtë si mangësi me figurën e gruas nga koha e antikitetit kur ne si zona të fiseve ilire kemi një të kaluar”.

“Kam disa dokumente por jo shumë që tregojnë se çfarë ka ndodhur me gruan e asaj kohe. Kemi gjetje arkeologjike dhe të gjitha bashkë tregojnë se si gruaja ka ndryshuar nga periudha në periudhë dhe se si ajo ka udhëtuar bashkë me historinë. E rëndësishme të mos shohim vetëm se çfarë ka veshur por edhe rolin apo marrëdhëniet me burrin, pozicionin e saj në shoqëri etj. Ky është synimi i muzeut. Nuk është vetëm etnografik për pasurinë e veshjes por më shumë një antropologji më e thellë. Pse pikërisht gruaja është figura kryesore thoni ju? Pyetja është shumë me rëndësi për t’u diskutuar sepse meriton analizë më të madhe. Ka një “pse” të madhe që edhe unë e kam thënë që pse të flasim kaq shumë për gruan kur diskutojmë për barazinë? Pikërisht se barazia nuk ekziston dhe duhet për të zhdukur përfundimisht diskriminimin. Se përse të luftojmë për të drejtat e grave dhe jo edhe të burrave? Pikërisht sepse barazia nuk ekziston dhe burrat i kanë dhënë vetes atributet për të qenë lider. Gratë sikurse shumë grupimesh minoritetesh bëjnë që të kundërshtojnë pikërisht këtë potencë të madhe burrërore. Mendoj që edhe sikur të kishte barazi, prapë ia vlen një muze gruaje sepse mbart shumë vlera. Duhet një vizualitet për atë që kanë bërë gratë në histori. Burrat nuk kanë interes që të nxjerrin në pah ato që kanë bërë gratë në histori, këtu përfshi edhe gratë”, u shpreh Ballauri.

“Shumica e tyre janë të mbledhura në mënyrë instiktive gjatë viteve sepse mua objektet e vjetra sidomos më tregojnë histori. Kjo më ndodh me çdo objekt në tërësi që t’i njoh historinë ku, si dhe pse është përdorur. Ka qenë një hobi nga fëmijëria dhe koleksioni është mbledhur që shumë herët dhe s’kam qenë koleksioniste tipike që i mbledh për t’i shitur. Këtu një pjesë e madhe janë objekte familjare që kanë qenë dhe janë ruajtur nëpër shtëpi. Ato nuk dilnin por që erdhi momenti të zgjidhja objektet që kanë lidhje vetëm me femrën. Këtu nuk është i gjithë koleksioni sepse herë pas here edhe ndryshojnë objektet. Në përputhshmëri me faktorin grua kam siguruar edhe objektet. Ky muze apo koleksioni, tani mund të quhet një institucion”, tha ajo.

“Muzeu është i vizitueshëm pasi ky është edhe qëllimi. Ka projekte dhe për shkollat por më e shpeshta dhe e rëndësishmja është kontakti që kemi me shkollat dhe grupet e të rinjve dhe me rëndësi është që muzeu do të eci nëpërmjet projekteve të ndryshme për të pasur një zë të gruas, jo vetëm të tanishme por edhe për ta njohur atë më gjerë nëpërmjet historisë së gruas”, përfundoi Ballauri. /atsh/ KultPlus.com

Gjon’s Tears në Shqipëri: Nuk e kam fshehur kurrë origjinën time

Gjon Muharremaj apo i njohur me emrin artistik si Gjon’s Tears ditën e premte ka mbërritur në Shqipëri.

Pas suksesit të madh që korri në “Eurovision 2021”, ku ai përfaqësoi Zvicrën me “Tout l’Universe” dhe fitoi vendin e tretë, karriera e tij do të vijojë në Paris në përgatitjen e tre albumeve.

Në një intervistë dhënë për Top Channel, ai ndihet se ka përfaqësuar të dy kombësitë, transmeton KultPlus.

I njëjti theksoi se do shkojë në Francë e më pas në Spanjë për të punuar për projektet e tij.

“Njerëzit janë të interesuar për muzikën time. Me Eurovisionin kam pasur mundësinë që t’i prek njerëzit muzikalisht. Eurovision më ka hapur shumë dyer. Do shkoj në Francë dhe më pas në Spanjë për muzikë. Ishte shumë bukur të merrja pjesë në Eurovision”, tha Gjon.

Gjoni deklaron se nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij dhe se spektaklet shqiptare janë ato që i kanë dhënë më shumë famë.

“Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë ‘Albanians Got Talent” dhe ‘The Voice Kids” kur këndova këngën time ‘Babi’. Dua t’i them të gjithë atyre që kanë plane në muzikë që të punojnë sa më shumë, të kenë besim tek vetja”, u shpreh Muharremaj.

Theksojmë se Gjon’s Tears përfaqësoi këtë vit për të dytën herë Zvicrën në “Eurovision”, kësaj radhe i treti në finale me gjithsej 432 pikë. / KultPlus.com

Asaj që iku…

Poezi nga Mikhail Yuryevich Lermontov

Nuk të përulem, ka mbaruar,
Asnjë premtim i yti s’hyn dot
Në shpirtin tim për ta sunduar,
Jemi të huaj, sot dhe mot.

Ti ke harruar që lirinë
S’ia fal mashtrimit kurresesi,
Por dhe kështu, vite që s’vijnë
Për sytë e tu u bëra fli.

Edhe kështu tek ti pandehja
të gjeja shpirt e shok e short;
Dhe tërë botën e urreja,
Që të të doja ty me fort.

Gjithë ato çaste të qëndrimit
Tek këmbët tuaja, e beson?
Ia kam rrëmbyer frymëzimit
Më se po mi zëvendëson?

Nga ndonjë çast mendimbegatë
Dhe forc’e shpirtit s’ish çudi,
T’i jepje botës një dhuratë
Dhe të më jepte pavdekësi.

Pse doje pra të më ndërroje
atë kurorë lavdiplot?
Pse s’qe atëherë kur premtoje
E tillë siç je bërë sot?

Krenar jam, falmë është e kotë,
kërko një tjetër dashuri;
Për asnjë gjë në këtë botë,
Nuk mund të rri në skllavëri.

Nën qiell të jugut, në vend tjetër
Do të largohem, ndoshta shpejt.
Po jemi njohur pak si tepër,
Për t’u harruar ashtu krejt.

Që sot do të zë të argëtohem
Dhe të betohem paskëtaj,
Vetëm do qesh e do gëzohem
Dhe për asgjë nuk do të qaj.

Do rrej si djalli sa të dua,
Si desha, më s’do dashuroj,
A mund të dua më një grua,
Kur sot një engjull më tradhëtoi?

Të vdisja desha dhe të vuaj,
me botën desha të luftoj;
Që fort të voglën dorën tuaj,
I çmendur, të mundja ta shtrëngoj.

Pa të kuptuar dot mashtrimin,
Ta fala shpirtin mbushur plot;
Ia njohe këtij shpirti çmimin?
Ia njohe, une s’të njoha dot. / KultPlus.com

Butrinti, destinacioni i preferuar i turistëve të huaj

Parku Kombëtar i Butrintit, mbetet një prej atraksioneve tërheqëse si për pushuesit vendas dhe për të huaj.

Sipas të dhënave zyrtare janë mbi 2 mijë persona që e vizitojnë ccdo ditë duke u njohur jo vetëm me historinë por edhe me arkitekturën e qytetit antik.  

 “Jam nga Florida, Shqipëria është nje vend shumë i bukur. Njerëzit janë shumë të mirë. Deti është shumë i bukur. Malet shumë të bukura qytetet gjithashtu më pëlqejnë. Tani do vizitojmë Butrintin, është hera e parë që vij këtu” thotë një turist.

“Është një vend arkeologjik i bukur, vizituam kështjellën e cila kishte një pamje të mrekullueshme. Edhe një natyrë të bukur, jam nga Maqedonia e Veriut” thotë një tjetër turist.

Në ditët e pushimit kanë vizituar dhe vende të tjera. Duke u shprehur se do të rikthehen sërish nuk lënë pa përmendur bukuritë por sigurisht edhe mikpritjen e qytetarëve.

“Eshte hera e parë që vij në Shqipëri, shqiptarët janë mikpritës, edhe të gatshëm për të bashkëpunuar edhe për të ndihmuar.”

“Është hera ime e parë në Shqipëri. Më pëlqeu Shqipëria, ishim në Durrës dhe erdhëm edhe këtu për një xhiro të bukur. Është një vend në zhvillim jo si te ne. Ne jemi te mbyllur. Ne jemi mësuar të shohim ndërtesa të vjetra në Itali, edhe kjo bën pjesë në historine tonë romane, ngjan me Venecian Romen, ndihemi gati si në shtëpi. Është një eksperience e bukur me natyrë të bukur edhe vende te bukura.”

Butrintit nuk i mungojnë as shqiptarët e Kosovës të cilët e vlerësojnë për bukuritë dhe veçantinë që ka.

Gjatë vitit të shkuar ku për shkak të pandemisë, monumentet kulturore dhe arkeologjike ishin në krizë vizitorësh dhe Butrinti numëronte një mesatare prej vetëm 200 personash në ditë./oranews/ KultPlus.com

Billie Eilish së shpejti me këngë të re

Albumi i dytë i këngëtares Billie Eilish do të publikohet këtë verë.

Ajo po pret që albumi “Happier than ever” të dalë më 30 korrik, i cili do të ketë këngët “My Future”, “Therefore I Am”, dhe “Your Power”.

Të premten, Billie në Instagram ka shfaqur një video të shkurtër dhe duket se është pjesë e video-muzikës së saj të ardhshme, shkruan NME, transmeton KultPlus.

Ndërkaq, ka paralajmëruar se këngën e re do ta lansojë javën e ardhshme. / KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve të ‘Këngës Magjike’

Është mbajtur sonte nata finale e edicionit të 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Përgjatë kësaj finaleje kanë performuar artist të shumtë e janë ndarë çmime të shumta.

Ishte Alban Ramosaj ai që fitoi çmimin kryesor me këngën ‘Thikat e mija’.

Ndërkaq ndër çmimet e para që u dha në ‘Këngën Magjike’ ishte ‘Artisti i ri më i mirë’ të cilën e rrëmbyen Urban Band me këngën ‘Edhe një natë’.

Kurse çmimi i dytë të ndarë gjatë kësaj nate ‘Artistja Ndërkombëtare e fitoi Nusta me këngën ‘We Are One’.

Nata e sotme krahas performancave që dhanë artistët në skenë u shoqërua edhe me prezencën e dy finalistëve të Eurovsionit, Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri.

Më poshtë gjeni listën me pikët e grumbulluara nga secili konkurrent pjesëmarrës./ KultPlus.com

Alban Ramosaj fitues i ‘Këngës Magjike’ (VIDEO)

Alban Ramosaj me këngën ‘Thikat e mia’ ka fituar edicionin e 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Teksti i këngës është shkruar nga Fifi dhe vetë këngëtari Ramosaj. Këngëtari krahas votave të jurisë, rrëmbeu edhe ato të artistëve por dhe të publikut.

Çmimi u dorëzua nga fituesja e edicionit të kaluar të Këngës Magjike, Eneda Tarifa. Ndërkaq Alban Ramosaj pas fitores falënderoj nënën e tij dhe publikun duke theksuar se kjo ishte vetëm një kujtesë e arsyes se pse ai këndon.

Nata e sotme krahas performancave që dhanë artistët në skenë u shoqërua edhe me prezencën e dy finalistëve të Eurovsionit, Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri./ KultPlus.com

Gjon’s Tears në ‘Kënga Magjike’: Jam shumë krenar që jam sonte këtu, jeni shumë të talentuar

Është duke u mbajtur sonte nata finale e edicionit të 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Prezentë në këtë natë janë edhe pjesëmarrësit e sivjetëm të Eurovisionit, Gjon’s Tears që përfaqësoi Zvicrën dhe Anxhela Peristeri që përfaqësoi Shqipërinë.

Ishte Ardit Gjebrea ai që u afrua afër të dy finalistëve të Eurovisionit për ti falënderuar për pjesëmarrjen e tyre në natën e sotme.

Peristeri tha se është shume e lumtur që pranë vetes ka edhe Gjonin i cili në një mënyrë përfaqësoi denjësisht Shqipërinë.

“Falënderim shumë jam shumë e lumtur që është Gjoni këtu se edhe ai përfaqësoi shumë denjësisht Shqipërinë”, tha ajo.

Ndërkaq Gjon Muharremaj u shpreh se është shumë krenar që i është ofruar mundësia të përcjellë festivalin ‘Kënga Magjike’.

“Jam shumë krenar që jam këtu për ta shikuar festivalin dhe keni shumë talent në Shqipëri, kështu që kjo nuk është një gjë e re kur shikoni Anxhelën edhe Aurelën dhe jam shumë i gëzuar që jam këtu. Dhe faleminderit vazhdoni të jeni të talentuar”, tha ndër të tjera ai./ KultPlus.com

104 vite nga vdekja e Nikollë Kaçorrit, nënkrytari i qeverisë së parë shqiptare

Dom Nikollë Kaçorri ka qenë prelat katolik dhe figurë e shquar e kryengritjeve kundër rendit xhonturk, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe zv/kryeministri i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit.

Dom Nikollë Kaçorri ndërroi jetë në Vjenë, më 29 maj të vitin l9l7, pas një sëmundje të rëndë në moshën 55 vjeçare. Emri i dom Nikollë Kaçorrit është përmendur rrallë gjatë viteve të komunizmit, duke mos i dhënë vendin që meriton këtij kleriku katolik në panteonin e figurave të shquara të kombit shqiptar.

Çdo 28 Nëntor, së bashku me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin përkujtohet edhe atdhetari i madh, prifti shqiptar, dom Nikollë Kaçorri, strategu i harruar i pavarësisë së Shqipërisë.

Nënkryetar i Qeverisë së Vlorës të vitit 1912, dom Nikollë Kaçorri, qe një personalitet i spikatur i Kishës katolike të Shqipërisë, me detyra e misione të ndryshme, qe një atdhetar i flaktë, që shkriu jetën për liri e pavarësi të popullit e të vendit, e kujtojmë se ai qe edhe një intelektual i madh, që dha kontribut të veçantë në afirmimin e vlerave kulturore të kombit shqiptar.

Kush ishte Imzot Nikollë Kaçorri?

Ky prift patriot, që jetoi e punoi për Fe e Atdhe, ishte nga Kreja e Lurës, ku lindi në vitin 1862, me baba katolik e nënë myslimane. Mësimet e para i kryen në Seminarin Papnor të Shkodrës, studimet e larta të filozofisë e të teologjisë në Austri. Shërben për 23 vjet rresht si prift famullitar në Delbinisht e Durrës, duke nxjerrë meshtarë të rinj e duke ndërtuar Kisha të reja, pa harruar asnjë çast misionin e tij për Fe e Atdhe.

Kultivimi e mbrojtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe kumtimi i Lajmit të Mirë, ishin dy elemente përbërëse të veprimtarisë së tij. Është ndihmës i ngushtë i kryeipeshkvit të sëmurë të Durrësit, Imzot Primo Biankut. Është klerik por edhe patriot, është meshtar por edhe muzikant, është predikatar por edhe dijetar.

Dom Nikollë Kaçorri është në kujtimet e fratit të ri françeskan Atë Bon Gjeçaj, gjakovarit të sapo dalë nga universitetet evropiane, kur në vitin 1897 kremtonin në Durrës Meshën bashkë dhe, sipas radhës, ndërsa Imzot Nikollë Kaçorri i binte harmoniumit e këndonte liturgjinë hyjnore, Atë Bon Gjeçaj e ndihmonte atë me violinën e tij. E, ai është edhe në kujtimet e Imzot Pjetër Demës i cili, gjatë viteve 1905-1906, për një periudhë dy vjeçare, ishte ndihmës e krah i djathtë i Imzot Kaçorrit si famullitar në Durrës, sidomos gjatë verës, kur Imzot Kaçorri shkonte me shërbimet e veta në Austri.

Atdhedashuria dhe ndjenja e lartë e patriotizmit, e shtyjnë Imzot Nikollë Kaçorrin që gjatë viteve 1910-1912 të bëhet drejtues i zjarrtë i kryengritjes së Kurbinit me arritjen finale e sublime, atë të 28 nëntor-it 1912, kur ai është përbri Ismail Qemalit, në ngritjen e Flamurit në Vlorë.

Megjithëse prift, për interesat e kombit e të Atdheut, dom Nikollë Kaçorri nuk tërhiqet edhe mbas atij çasti të lavdishëm për detyrat e tjera që ja kërkon interesi i popullit dhe Atdheut. Është nën-kryetar i Qeverisë së parë shqiptare.

Merr pjesë në shumë kuvende kombëtare, sidomos ndër ato për arsim-kulture dhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. Është pjesëtar në Kongresin e Manastirit dhe përkrahës për hapjen e normales së Elbasanit. Është aty ku e kërkon interesi e Atdheut. Dhe largohet burrërisht prej detyrave, largohet nga politika, vetëm atëherë kur, me ndërgjegjen e tij të pastër shef e kupton se në atë politikë ka papastërti e mos sinqeritet, që rrezikon fatet e popullit e të Atdheut të tij të dashur. Burrërisht në rrezik e në pjesëmarrje, edhe me burrërisht në vendim e largim, dom Nikollë Kaçorri mbetet përgjithmonë një figurë e shquar e Rilindjes shqiptare kombëtare.

Ndërroi jetë në Vjenë më 29 maj të vitin l9l7, pas një sëmundje të rëndë në moshën 55 vjeçare. Emri i dom Nikollë Kaçorrit është përmendur rrallë gjatë viteve të komunizmit, duke mos i dhënë vendin që meriton këtij kleriku katolik në panteonin e figurave të shquara të kombit shqiptar./ KultPlus.com

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears së bashku në audiencën e Këngës Magjike

Tashmë po zhvillohet festivali më i madh shqiptar, “Kënga Magjike 2021”, shkruan KultPlus.

Të pranishëm janë edhe dy pjesëmarrësit shqiptarë në Eurovision, Gjon’s Tears që ka përfaqësuar Zvicrën dhe Anxhela Peristeri që ka përfaqësuar Shqipërinë.

Në disa video të postuara në Instaram Story Gjon Muharremaj shihet së bashku me Anxhelën dhe Aurela Gaçen teksa pëcjellën këngët konkurruese në këtë festival./ KultPlus.com

Kostumi arbëresh i Villa Badessa (FOTO)

Studiuesi arbëresh Italo Elmo, i apasionuar pas kostumeve kombëtare të komuniteteve arbëreshe, realizon edhe foto artistike si kjo e vajzës nga Villa Badessa (Badhesa në arbërisht), në provincën e Pescara-s.

Fotoja është realizuar në vitin 1999.

Italo Elmo ka lindur në San Benedetto Ullano në Kozenca dhe ka jetuar në San Demetrio Crotone që nga viti 1981.

Për disa vite ai ka qenë i përfshirë në mbledhjen dhe përmirësimin e materialeve të historisë lokale që ekzistojnë në arkiva në një përpjekje për të shkruar historinë me burime dokumentare. Një hulumtim që synon të tregojë Arbërinë, historinë e saj, pasuritë e saj, në besimin se kujtesa është gjithashtu një nevojë shoqërore e komuniteteve, e cila zhvillon identitetin dhe përkatësinë.

Në fushën e etnografisë, hulumtimi në terren i kryer që nga viti 1977 ka kontribuar në mbledhjen dhe organizimin sistematik të dokumentacionit që lidhet me traditat popullore të komuniteteve shqipfolëse të Italisë./ doasporashqiptare/KultPlus.com

Thesaret e ikonografisë shqiptare në Muzeun e ri të Artit Mesjetar, arsye e rëndësishme për të vizituar “Parisin e Vogël” të Shqipërisë (VIDEO)

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky muze duke theksuar se është një arsye e rëndësishme për të vizituar “Parisin e Vogël” të Shqipërisë.

“Thesaret e ikonografisë shqiptare, një arsye e rëndësishme për të vizituar “Parisin e Vogël” të Shqipërisë. Muzeu i ri i Artit Mesjetar, Korçë”, shprehet Rama krahas videos.

I pozicionuar përgjatë Bulevard “Fan Noli” në Korçë dhe restauruar në 2016, ky muze është jo vetëm një ekspozitë vizive vlerash por edhe një institucion unikal në rajon.

Ky muze ka një fond prej 8000 objekte të artit mesjetar ndër të cilat 6500 janë ikona të ekspozuara në një frymë bashkëkohore me një rend kronologjik të zhvillimit të mjeshtërisë ikonografike në Shqipëri. Prezantimi i trashëgimisë së Artit Mesjetar të rikthen në gjenezën e mistikes dhe ritualeve të shenjta.

Eksponatet dhe fondet e pasura të tij përbëhen nga objekte historike, kulturore e artistike të periudhës mesjetare, që lidhen kryesisht me trashëgiminë e krishterë bizantine dhe pasbizantine.

Ikonat, objektet prej guri, koleksioni i objekteve prej metalesh të çmuara, druri të gdhendur, tekstili, letre etj., janë shembuj të një pasurie e larmie vlerash të paçmuara të krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre.

Gjithashtu, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ofron një audio guide në tre gjuhë të huaja nëpërmjet një aplikacioni për të gjithë vizitorët./ATSH/ KultPlus.com

Fillon nata finale e Këngës Magjike 2021

Ka filluar tashmë nata finale e edicionit 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Së bashku me producentin Ardit Gjebrea, sivjet kompeticioni muzikor po prezantohet edhe nga artistja Marsela Çibukaj.

Kurse juria e këtij edicioni janë Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Në finalen e sotme do të konkurrojnë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajd-i Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj./ KultPlus.com

‘Udhëtimi i shpyrtit’ të Lena Markut, mbërrin në Poradec

Nga Flora Nikolla

Pogradec, 29 Maj/AE/.-Kur Lena Marku pikturon, ndien sikur nga shpirti i saj dalin në siperfaqe të gjitha toksinet e grumbulluara ndër vite.Dhe kjo ka një arsye: e gjitha është e dashuria e madhe që Lena ka për artin që e konsideron pasurinë dhe botën  e saj te madhe ku ajo ka qasje.

Në punimet e Lena Markut, më shumë se gjithçka tjeter, ka dashuri, të cilën e beson me të gjithë qënien e saj.  Ajo thotë se , “dashuria bën mrekulli” dhe se,”piktura vetë është një dashuri”.

Ndaj dhe kur sheh veprat e saj lehtë e kupton se çdo pikturë e Lenës,  është një rrëfim jete, një lidhje me ndodhitë e mira e të vështira të encikopedisë jetë që  kalojmë  e jetojmë  cdo ditë .

Ne Kroaci e  solli, dashuria ndaj babait të fëmijëve të saj. E adhuron natyrën e që ka ky vënd ballkanik , pranë detit, dhe jo vetem  e frymëzon për të pikturuar, por Kroacia, është  dhe vend i shenjtë  për Lenën pasi në çdo cep,  i rifreskon kujtimet e femijërisë së fëmijeve të saj, tashmë të rritur , përkrahja e saj më e madhe.

Vendlindjen  e saj  Shkupin, e viziton shpesh dhe me shumë dashuri.

Ndërsa sa i përket nacionalitetit të saj shqiptar, Lena Marku, me krenari e shfaq gjithkund ku shkon duke e përfshire faktin që Nënë Tereza është një shqiptare nga Shkupi.

Kur i thanë  që do të ishte pjesmarrëse në “Ditët e Albanian Excellence”, në pjesën juglindorë të Shqipërisë dhe në Dibër të Madhe në Maqedoninë e Veriut,  perjetoi  nderim dhe pa me dyshje e pranoi ftesen.

Sepse Lena Markun, çdo  ekspozitë  e saj e emocionon në mënyra të veçanta,  por kur bëhet fjalë për ekspozitat në Shqipëri,  perveç emocioneve të zakonshme, i shtohet  emocioni kombëtar që e bën gjithë këtë ndjenjë edhe më të bukur.

F.N:   Cila ka qënë historia e lidhjes së Lenës me pikturën ?

L.M: Unë jam fëmija më i vogel i familjes dhe për fatin tim të mirë me ngjyrat dhe vizatimet jam takuar që në moshë të  hershme falë motrave të mia të cilat në atë kohë shkonin në shkollë  dhe duhej të kryenin detyrat .

Gjithmonë shprehja dëshirën që detyrat e artit t’ua kryeja unë, dhe këtë pa e vënë re që u kthye në rutinë.  Ishtë një obligim që e kryeja me shumë qef.

Në fillimet e mia në shkollë ndiqja me pasion orën e artit dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë gëzimin që ndjeja tek sa përgatitesha për detyrat që në jepnin.

Do t’u tregoj nje rast për të qeshur…

Kishim për detyrë të bënim një punim. Aq shumë dhashë shpirtin pas atij punimi sa që ngjyrat që kisha, nuk më mjaftonin dhe në pamundësi të zgjedhjeve tjera, ia ‘vodha’, motrës time Ana Markut ( e cila aktualisht kultivon një  formë tjetër arti) setin e grimit të cilin e përdorte për t’u bërë edhe më e bukur se c’ishte .

I  përdora pa  menduar pasojat dhe përfundimi doli perfekt.

Në atë punim u pa interesimi im për artin nga mësindhënësit  dhe me këtë rast, më ftuan të jem pjesë në grupin shkollor të artit ku punova disa piktura të cilat sot e kësaj  dite janë ende  të varura në muret e shkollës.

F.N: Sot çfarë përjetimesh keni kur pikturoni ?

L.M: Hmm… Eshte një ndjesi e vecantë.  Kur pikturoj ndjej sikur nenvetëdija ime,  nxjer në siperfaqe të gjitha toksinet e grumbulluara aty ndër vite.

F.N: Kur cdo kush sheh piktururat tuaja , i duket vetja si përballë një rrëfimi vetiak plot ndjesi individuale…

L.M: Patjeter që po.  Në seicilën pikture timen  ka dicka personale nga unë.  E gjitha  kjo varion nga disponimi, gjëndja momentale, nga ndodhitë e jetës si dhe nga këndvështrimi im.

Per shembull, dje kam pikturuar gruan prapa grilave kurse sot, të njëjtën e kam pikturuar në hapësirë ku kufiri i vetëm i saj është qielli.

F.N: Cilat janë teknikat që ju preferoni ?

L.M: Jam e prirur pas ideve inovative, punoj me teknika të ndryshme por veçoj akrilikun në shumicën e punimeve të mia. Eshtë e  rëndësishme të them se tekniken me të cilën do te punoj e vendos vetë piktura e jo unë.

F.N: Po temat më të preferuara tuajat ?

L.M: Në punimet e mia, më shumë se gjithçka tjeter, ka dashuri. Kjo është një temë, të cilën e besoj me të gjithë qënien time.  Dashuria bën mrekulli dhe piktura është vetë një e tillë.

F.N: A mund të themi që piktura, është një katarsis i shpirtit tuaj delikat, aq dhe artist

L.M: Më pëlqen shumë si pyetje !

Piktura përfundimisht është  çlirim i thellë shpirteror. Jam përulësisht falenderuese që  jam përzgjedhur nga universi të kem këtë dhunti dhe mundësi të çliroj shpirtin në këtë mënyrë, madje një gjë të tillë do ua kisha dëshëruar të gjithëve. Momenti kyç është kur ndjej se shpirti im ndërthuret me artin dhe e plotesojnë njëri-tjetrin.

F.N: Cilat janë disa nga ekspozitat që ju keni hapur dhe  ku ?

L.M: Ekspozitat e mia i përjetoj  ashtu si fëmijët e mi, vështirë se mund t’i ndaj. Me xhelozinë më të madhe  ruaj kujtimet  emia për secilën . Në vijim po tregoj për të cdo ekspozitë .

Ekspozita ime e parë  është hapur  ne Rijekë dhe  është titulluar “Liria e shpirtit” Më pas kam hapur  ekspozitën , “Realiteti”  në Crikvenice. ” Le të festohet kuq e zi” , është ekspozita e celur me rastin e hapjes së ambasadës shqiptare ne Zagreb. – “Udhetim” , është ekspozita e hapur po në  Rijekë në nder të  një eventi të natyrës latine.

Po ashtu kam hapur disa ekpozita në disa vendeve të  nacionaliteteve të ndryshme.

F.N:  Cilat janë disa nga përjetimet tuaja përballë njē ekspozite?

L.M: Kur  i vështroj pikturat e mia, mbushem me aq shumë lumturi sa që më mjafton edhe për ta ndarë me të tjerët. Me fjale tjera ekspozita është piadestali i kenaqesisë per mua si artiste. Seicili sukses i pranuar vendos mbi shpatullat tona nje gradë më tepër duke na shtyrë drejte sukseseve të radhës.

F.N: Jetoni në Kroaci, keni lindur në Shkup në Maqedoninë e Veriut, jeni Shqiptare… Si jeton , Lena, në këtë triangul?

L.M :Kam qënë në moshë fare të vogel kur më pëlqente  jeta në Kroaci, dhe kjo dëshirë pastaj edhe u realizua. Jo rastësisht e them se duhet patur kujdes se çfarë dëshirojmë dhe kërkojmë nga jeta, patjetër një dite kjo dëshirë edhe realizohet.

Ne Kroaci më ka sjelle dashuria ndaj babait të fëmijëve të mi dhe këtu unë ndihem mirë. E adhuroj natyrën e sa i perket detit do të kisha përdor shprehjen tuaj të famshme: “afër detit, afër mbretit” .

Përveç faktit që më inspiron për pikturim, Kroacia , për mua është vend i shenjtë pasi  çdo cep më rifreskon kujtimet e femijërisë së fëmijeve të mi, të cilet tani të rritur, janë përkrahja ime më e madhe.  Ketu gjithashtu kam edhe një shoqëri mjaft të mirë dhe  besnike. Vendlindjen time Shkupin, e vizitoj shpesh me shumë dashuri. Sa i përket nacionalitetit, me krenari e shfaq gjithkund ku unë shkoj duke e përfshire faktin që Nënë Tereza ishte një shqiptare nga Shkupi.

Kështu që ky trekendësh edhe më tepër e ka pasuruar  llojshmërinë e kulturës së artit tim.

F.N: Ju jeni ftuar ne Pogradec nga Albanian Excellence  për të hapur një  ekspozitë vetiake…A keni emoción ?

L.M: Ne momentin kur  më propozuat  të marr pjesë në këtë event madhështor me ka bere te ndjehem shume e nderuar dhe sigurisht se pa medyshje e kam pranuar ftesen. Seicila ekspozitë më emocionon në mënyra të vecanta por kur bëhet fjalë për ekspozitat në Shqipëri, pervec emocioneve të zakonshme, shtohet edhe  emocioni kombëtar që e bën gjithë këtë ndjenjë edhe më të bukur.

F.N: Cilat janë punimet që ju do të paraqiteni ?

L.M: Këtë herë  kam me vete një numër  të madh të pikturave për të cilat do te mundohem shkurtimisht t’ua spjegoj.

Mund te them se ndahen ne piktura abstrakte dhe reale kurse jane të ndara ne 4 cikle:

– Ne ciklin e parë prezantohen piktura për të cilat jam frymëzuar nga periudha më e vështirë e jetës time.

– Protagonistet e ciklit dyte, pas përjetimit të një lidhje dashurie të ndaluar, vendosin ta dënojnë veten me burgim të përjetshëm.

– Cikli i tretë, sjell figurën e nje gruaje të sigurtë në vetvete, një grua e cila është e vetëdijshme që nuk duhet të jetë perfekte për të qënë e pranuar, një grua qe di të dashurojë mangësitë e saj. Në fakt është një grua sic unë e mendoj se duhet të jetë.

– Cikli i katert është tema aktuale e  corona virus  e cila as mua  nuk më la indiferente.

Gjate mbylljes se parë totale u influencova aq shumë sa që vendosa edhe unë mënyrën time:  ta mbyllja coronen duke e vendosur brenda kornizave. Pergjatë kohës sa po e punoja atë punim ndieja se po mbroja veten dhe të afërmit e mi.

F.N: A jeni e lumtur me artin tuaj dhe ku doni të arrini ?

L.M: Para seicilit sukses timit kam qënë e bindur se kam arritur kulmin por cdo herë arti arrin të më befasojë duke mos bërë t’i tejkaloj vijat e mia të kuqe.

Kam plane të mëdha para vetes, ndër to jane edhe ekspozita tjera të cilat janë të paracaktuara,.Si ënderr imja, është hapja e nje galerie personale, ëndërr  e cila në sytë dhe mendjen time eshte ve se më evizualizuar.

Arti është dashuria ime më e madhe pas fëmijeve të mi, është shoku im, është pasuria ime që vazhdimisht me zbraz dhe mbush.  Arti është bota ime në të cilën vetëm unë kam qasje.

Tash, pasi tre femijët e mi janë rritur dhe pavarësuar nga unë, arti  është ai i cili me mban “të obliguar” dhe smë le asnjëherë të vetme./albanianexcellence/ KultPlus.com