“Gruaja ime ka një të metë të vogël në të folur: herë pas here ndalon të marrë frymë”


James Francis Durante lindi në New York City. Ai ishte më i riu nga katër fëmijët e lindur nga Rosa (Lentino) dhe Bartolomeo Durante, të dy ishin emigrantë nga Salerno, Itali.

Durante ishte një këngëtar, pianist, komedian dhe aktor amerikan. Fjalimi i tij dallues dhe i “zhveshur”, theksi i gjuhës komike, këngët me ndikim në xhaz dhe hunda e spikatur e ndihmuan atë të bëhet një nga personalitetet më të njohura të Amerikës së viteve 1920 deri në vitet ’70. Ai shpesh e përmendte hundën e tij si schnozzola (hundë e madhe), dhe fjala u bë nofka e tij.

KultPlus sot ju sjell një thënie të njohur të Durante: Gruaja ime ka një të metë të vogël në të folur: herë pas here ndalon të marrë frymë. / KultPlus.com

Puna e papaguar e grave vlen plot 10.9 trilion dollarë

Nëse gratë amerikane do të merrnin një rrogë minimale për punët e shtëpisë dhe përkujdesjen e familjarëve, totali i të ardhurave të tyre do të kapte shifrën 1.5 trilion dollarë në vit. Globalisht këto të ardhura shkojnë në 10.9 trilion.

Në 24 tetor të vitit 1975, 90% e grave në Islandë refuzuan të gatuanin, të pastronin dhe të kujdeseshin për fëmijët e tyre për një ditë. I gjithë kombi u paralizua. Burrat u përpoqën ta kryenin vetë këtë punë duke çuar fëmijët në shkollë dhe duke u ushqyer në restorant.

Puna e papaguar, e cila nga Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik përkufizohet si një periudhë kohore e shpenzuar për punët e shtëpisë, pazaret, përkujdesje për fëmijët, përkujdesje për të tjerë të afërm apo për të moshuarit si edhe për aktivitete të tjera pa pagesë që lidhen me mirëmbajtjen e shtëpisë, vazhdon të jetë e padukshme për ekonomistët.

Kjo nuk është pjesë e llogaritjeve të buxhetit të shtetit apo e faktorëve të tjerë të rritjes ekonomike. Është e vështirë për tu vlerësuar sepse sinjalet e kërkesave dhe ofertave të tregut nuk janë funksionale. Besimet tradicionale se kujdesi për fëmijët, për të moshuarit dhe për të sëmurët duhet të jetë falas në familje, errësojnë vlerën e vërtetë ekonomike të kësaj pune.

Megjithatë nëse i referohemi shembullit të Islandës kuptojmë se gratë sigurojnë një subvencion të madh e të panjohur për funksionimin normal të ekonomive tona, të cilat do të merrnin fund nëse gratë do të hiqnin dorë nga këto punë.

Këtë 8 mars, ditën Ndërkombëtare të Gruas kuptuam se nëse gratë do të paguheshin me një rrogë minimale për punët që kryejnë falas, sasia e të ardhurave të tyre vetëm për vitin e kaluar, do të ishte mjaft e madhe.

Sipas analizës së Oxfam vlera e kësaj pune fantazmë shkon në 10.9 trilion dollarë. Një shifër tronditëse e cila tejkalon edhe të ardhurat e kompanive më të mëdha në botë si Walmart, Apple dhe Amazon.

Gjithashtu u krahasua edhe shpërndarja e punës së papaguar tek gjinitë e ndryshme. India rezulton vendi me hendekun më të madh pasi gratë shpenzojnë 6 orë në ditë për të mirëmbajtur shtëpinë ndërsa burrat vetëm 52 minuta. Në shtetet si Suedia, Danimarka dhe Norvegjia kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit kryhet nëpërmjet programeve të ofruara nga sigurimet shoqërore.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gratë shpenzojnë 4 orë në ditë ndërsa burrat 2 orë e gjysmë në ditë. Nëse kthehemi pas në kohë, në vitin 1965 në SHBA ishin pikërisht gratë ato që merreshin me të gjitha punët e shtëpisë.

Në Islandë ka kaluar një vit nga dita e rebelimit të grave e cila u quajt ‘e premtja e gjatë’, kur qeveria mori vendimin e pagave të barabarta për gratë. Sot, gratë islandeze kanë nivelin më të lartë të pjesëmarrjes së fuqisë punëtore në botë.

Pikëpamja për pjesën tjetër të botës është më negative. Sipas llogaritjeve të studiuesve në Forumin Ekonomik Botëror do të duhet edhe një shekull për të arritur barazinë gjinore në çdo shtet./ New York Times/Përktheu për bitchmagazine.al, Emi Bibolli / KultPlus.com

UNDP: Pothuajse 90 për qind e njerëzve në botë i paragjykojnë gratë

Pothuajse 90 për qind e njerëzve janë paragjykues ndaj grave, thuhet në një raport të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Raporti përmban të dhëna “tronditëse” të reagimit global ndaj barazisë gjinore.

Përkundër përparimit në mbylljen e hendekut të barazisë, 91 për qind e burrave dhe 86 për qind e grave kanë të paktën një paragjykim ndaj grave në lidhje me politikën, ekonominë, arsimin, dhunën ose të drejtat riprodhuese.

Indeksi i “Normave Sociale Gjinore” analizon bindjet sociale që pengojnë barazinë gjinore në fusha të tilla si politika, puna dhe arsimi dhe përmban të dhëna nga 75 vende, duke mbuluar mbi 80 për qind të popullsisë në botë.

Sipas raportit, rreth gjysma e burrave dhe grave në botë mendojnë se burrat e kryejnë më mirë detyrën e udhëheqësit në politikë, dhe mbi 40 për qind mendojnë se burrat janë drejtues më të mirë të biznesit dhe se burrat kanë më shumë të drejtë për një punë kur ato janë të pakta.

Sipas raportit, 28 për qind e justifikojnë dhunën e një burri ndaj gruas së tij.

Hulumtimi gjithashtu ofron të dhëna se si po ndryshon paragjykimi në rreth 30 vende të botës.

Rezultatet tregojnë se ndërsa në disa vende ka pasur përmirësime, në të tjera, qëndrimet duket se janë përkeqësuar vitet e fundit, duke sinjalizuar që progresi nuk mund të merret si i mirëqenë.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë në dekadat e fundit për të siguruar që gratë të kenë të njëjtën qasje në nevojat themelore jetësore sikurse burrat. Ne kemi arritur barazi në regjistrimin e shkollës fillore dhe zvogëlimin e vdekshmërisë së nënave me 45 për qind që nga viti 1990. Por, boshllëqet gjinore janë ende shumë të dukshme në fushat e tjera. Lufta për barazinë gjinore ka të bëjë në rend të parë me luftën kundër paragjykimit”, tha Pedro Conceiçao, zyrtar i lartë i UNDP-së.

Kjo analizë e re hedh dritë mbi arsyen pse ekzistojnë “boshllëqe” të mëdha në mes burrave dhe grave në ekonomitë tona, sistemet politike dhe korporatat tona, me gjithë përparimin real në mbylljen e pabarazisë gjinore në fushat themelore të zhvillimit si arsimi dhe shëndetësia; dhe heqjen e pengesave ligjore për përfshirje në politikë dhe ekonomi.

“Për shembull, ndërsa burrat dhe gratë votojnë me norma të ngjashme, vetëm 24 për qind e ulëseve në parlamente në të gjithë botën mbahen nga gratë dhe ka vetëm 10 gra që udhëheqin me qeveritë nga 193 vende”, thuhet në raport.

Dokumenti thekson se gratë në tregun e punës paguhen më pak se burrat.

“Ndërsa gratë punojnë më shumë orë se burrat, kjo punë ka më shumë të ngjarë të jetë pa pagesë”, thonë rezultatet e hulumtimit.

“Ka pasur një angazhim efektiv për të siguruar përfundimin e boshllëqeve në shëndetësi ose arsimim. Por, tani ky angazhim duhet evoluojë për të adresuar diçka shumë më sfiduese: një paragjykim thellësisht i rrënjosur – midis burrave dhe grave – kundër barazisë së mirëfilltë”, tha Achim Steiner, administrator i UNDP-së.

UNDP u bëri thirrje qeverive dhe institucioneve të vënë në funksion politika të reja, që përmes arsimimit dhe ndërgjegjësimit të ndryshojnë këto besime dhe praktika diskriminuese.

“Për shembull, duke përdorur taksat për të stimuluar ndarjen e drejtë të kujdesit dhe përgjegjësisë për fëmijë ose duke inkurajuar gratë dhe vajzat të kyçen në sektorë tradicionalisht të mbizotëruar nga burrat, siç janë forcat e armatosura dhe teknologjia e informacionit”, thuhet në raport. / KultPlus.com

Shtatë gratë e fuqishme të Kosovës, për herë të parë në KultPlus

Fotografia: Atdhe Mulla

Për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, shtatë gra janë emëruar në pozita udhëheqëse të Qeverisë. Ky fakt është mirëpritur nga qytetarët e Republikës së Kosovës dhe është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët.

Andaj, KultPlus në shënim të “Ditës së Gruas” do të bëjë bashkë gratë më të fuqishme të Kosovës në një vend.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, nënkryetarja Arbërie Nagavci dhe ministret: Albulena Haxhiu, Hykmete Bajrami, Rozeta Hajdari, Vlora Dumoshi dhe Emilija Rexhepi do të jenë të ftuarat e radhës në KultPlus Caffe Gallery, mbrëmje kjo që organizohet nga KultPlus dhe UN Women.

Kjo mbrëmje organizohet me idenë e një takimi të përbashkët me gratë artiste dhe gratë e Shoqërisë Civile, në mënyrë që të shihen mundësitë e bashkëpunimit dhe të fuqizimit të gruas.

Mbrëmje do të mbahet më 8 mars, në KultPlus Caffe Gallery.
Hyrja është me ftesa. / KultPlus.com

“Gruaja histerike është i vetmi subjekt që dhuna patriarkale nuk ka arritur ta nënshtrojë, është i vetmi subjekt i lirë”

Nga Sead Zimeri

Histeria është reagimi më normal i subjektit që jeton pa liri dhe që vazhdimisht i nënshtrohet dhunës dhe kërcënimeve për dhunë. Si e tillë histeria është shprehje e një situate të padurueshme dhe e vetmja shprehje emocionale e vërtetë në raste të tilla. Në histeri e gjejmë të vërtetën për situatën e padurueshme të subjektit. Çfarë është befauese prandaj nuk është që subjekti i tillë bëhet histerik por që ai/ajo akoma nuk është bërë histerik. Histeria është shpirti i rrebelimit, tregon që dhuna nuk e ka nënshtruar tërësisht subjektin, që subjekti ka arritur ta ruajë lirinë e saj që e shpreh në formë histerike. Histeria sinjalizon shpirtin rrebelues të subjektit, psherëtimën e të shtypurve, dhe refuzimin e situatës së padrejtë. Histeria është rezistencë.

Kur të shtypurit i merret e drejta e histerisë ajo më ka pushuar së ekzistuari si subjekt lirie, dhe tani vetëm sa i përçon diktatet e sunduesit të saj sikur të ishin të vërteta absolute. Kur subjektit histerik i kërkohet të shprehet me një gjuhë të sjellshme dhe të dialogut, ta respektojë mendimin dhunues (seksist) të bashkëbiseduesit të saj, asaj i kërkohet në fakt që ajo ta pranojë situatën e dhunës si normale, si të domosdoshme, dhe në besim që dhuna është legjitime. Histeria flet pikërisht për një tregim tjetër, atë që dhuna nuk është kurrë legjitime, që ajo është traumatike, që ajo nuk duhet toleruar.

Kërkesa për t’i respektuar të gjitha opinionet, pavarësisht që njëra palë ushtron dhunën dhe tjetra është viktimë e saj është në thelb kërkesë e dhunshme, kërkesë për ta shtypur edhe më tepër subjektin histerik. Në këtë rast, nuk ka barazi të vërtetë, prandaj kërkesa për barazi në mirësjellje, kërkesa për dialog është kërkesë hipokrite, kërkesë për ta mbuluar një situatë të dhunshme që shkakton trauma nga më të ndryshmet. Kërkesa për mirësjellje, në këtë rast i kërkon viktimës që ajo të mos mirret me situatën, me trishtimin që ajo i ka shkaktuar asaj por të ngrihet mbi të dhe të pretendojë që asaj nuk i pengon, nuk i shkakton traumë një situatë e dhunës. Kërkesa për mirësjellje është kërkesë që subjekti i traumatizuar, që subjekti histerik, të krijojë një imazh të rremë të vetes, që të mos i qëndroj besnike vetes por diskursit që ia normalizon dhunën./KultPlus.com

“Lëri të të gjykojnë e dashur, të belbëzojnë për atë që nuk je, të çmenden për atë që je”



Nga Alket Skuka

Lëri të të gjykojnë, e dashur.
Lëri të të keqkuptojnë.
Lëri të ikin.
Lëri të zgjedhin.
Lëri të flasin për ty.
Të belbëzojnë për atë që nuk je.
Të çmenden për atë që je.
Lëri të ecin përballë teje e të mos e kthejnë kokën.
Lëri të të shohin e të mos prekin bukurinë tënde.
Lëri të të kenë zili. Të të duan. Të të adhurojnë.
Pastaj të të lëshojnë poshtë. Të shkojnë sërish.
Lëri përballë teje. Shko. Godit. Shtyj me bërryla. Lagu nën shi. Lëre erën të të peshkojë ëndrrat. Puth. Dashuro. Fal. Rindërtohu. Ti je e fortë. Nuk të mposht asgjë ty. Mos ndrysho. Njerëzit e gabuar do të të ndëshkojnë për atë që je. Të duhurit do të të dashurojnë. Askush s’mund të jetë ti. Magjia jote nuk mund t’i mahnisë të gjithë. Disa do ta xhelozojnë. Andaj, ec drejt me perfekten dhe joperfekten tënde. Bëhu vetvetja. Rritu. Zgjidh ata që bëjnë gjithçka për ty. Zgjidh ata që e kërkojnë me ngulm praninë tënde, dhe jo ata që në mungesën tënde gjejnë justifikime. Zgjidh njerëzit që s’kanë frikë nga mrekullia jote. Zgjidh njerëzit që nuk thonë se të duan, por që e tregojnë atë në sy të botës. Pa asnjë frikë. Askush nuk do mund të jetë paqja e shpirtit tënd, nëse ti s’mund të gjesh vetveten në paqe me atë që ti je. Ndaj bëj një lëng portokalli. Fshiji sytë. Qëndro rebele. Rritu….dashurohu sërish…me vehten. Me çmendurinë e një sekondi… Me vallëzimet e tua nën shi. Me vështrimin tënd nevrik, atëherë kur bota nuk të pret. / KultPlus.com

“Efekti Ferrante”: Gratë shkrimtare po fitojnë vëmendje të jashtëzakonshme

“Miku im brilant” dhe libra të tjerë më të shitur të shkrimtares Elena Ferrante janë frymëzim i romansiereve gra, të cilat janë duke e shkundur establishmentin letrar të mbizotëruar nga burrat e vendit.

Në Itali, proza letrare është konsideruar prej kohësh si arenë burrash. Botuesit, kritikët dhe komisionet e çmimeve letrare kanë hequr dorë nga librat e grave me arsyetimin se janë letërsi për gra apo libra që lexohen në plazh. Ata madje talleshin me Elena Ferrante, por romanet e saj u shndërruan në një sensacion ndërkombëtar, duke shitur mbi 11 milion kopje, si dhe frymëzuar seri të vlerësuara të HBO-s. Reputacioni i saj u rrit duke u bërë romansierja më e suksesshme italiane ndër vite.

Gjatë dy viteve të fundit , romanet nga gratë kanë përbërë afërsisht gjysmën e 20 bestsellerëve në prozën letrare – gati dyfishin e përqindjes nga viti 2017, sipas të dhënave të publikuara nga “Informazioni Editoriali”, i cili anketon shitjet në libraritë e vendit. Disa shkrimtarë dhe profesorë të letërsisë argumentojnë se elitizmi i pluhurosur, më shumë sesa seksizmi i hapur, i pengon gratë të njihen.

“Ka një ide të përhapur që proza letrare duhet të jetë virtuoze dhe vetë-referenciale,” thotë Elisa Gambaro, një studiuese në Universitetin e Milanos. Si rezultat i kësaj, proza letrare që ka sukses në treg shpesh nuk vlerësohet. Por disa gra thonë se duhet të jetë anasjelltas. “Thënë shkurt, gratë shkrimtare kanë tendencë të jenë më pak autentifikuese, sepse nuk janë mësuar të shohin veten si qendrën e botës,” thotë Brogi, studiuese e letërsisë bashkëkohore në Universitetin për të Huajt të Sienas. Sipas saj gratë e kanë zhvilluar gjuhë letrare për të qenë më lehtë të kuptueshme – dhe rastësisht, më lehtë për t’u përkthyer – sepse ato shpesh injoroheshin.

Arritjet e grave shkrimtare kanë nisur një debat të gjerë në Itali për atë se çfarë përbën letërsinë në një vend ku virtuoziteti vetë-referencial vlerësohet shpesh më shumë sesa mjeshtëria e rrëfimit, rezonanca emocionale dhe çështje të tilla si seksizmi apo rolet gjinore.

“Një kohë ne hezitonim të shkruanim për tema të caktuara, nga frika se mund të etiketoheshin si “gjëra grash”, tha Veronica Raimo, autore e romanit “Vajza në derë”, një eksplorim i martesës, shtatzënisë dhe sulmit seksual që u përkthye në anglisht këtë vit. “Ekzistonte një ide që rrëfimet e grave nuk mund të ishin universale. Por kjo po ndryshon”.

Gjatë intervistave, autorët italianë, redaktorët, kritikët, përkthyesit dhe botuesit kanë thanë që gratë shkrimtare kanë fituar një vëmendje të jashtëzakonshme. Disa e quajnë “Efekti Ferrante”. /KultPlus.com

Elena Ferrante: Jemi të detyruara të jemi gra sipas roleve dhe modeleve që u pëlqejnë burrave

Përktheu: Loreta Bërhami

Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh: letërsia është plot me to e kështu është edhe jeta e përditshme. E megjithatë, unë mbetem me to.

E kam parim të mos përgojoj asnjë grua tjetër, edhe sikur të më ketë fyer në mënyrën më të padurueshme.

Ndihem e detyruar të mbaj këtë qëndrim pikërisht sepse e njoh mirë gjendjen e grave: është gjendja ime, të cilën e gjej te të tjerat; e di që sot çdo grua përballet përditë me një stërmundim të jashtëzakonshëm e të dëshpëruar.

E varfër apo e pasur, e paditur apo e arsimuar, e bukur apo e shëmtuar, e famshme apo e panjohur, e martuar apo beqare, e punësuar apo e papunë, me fëmijë apo pa fëmijë, rebele apo e bindur, jemi të gjitha thellësisht të shënjuara nga qenësia në një botë e cila, ndonëse na duket sikur na përket, është helmuar qysh në rrënjë nga mijëvjeçarë sundimi mashkullor.

Gratë jetojnë mes kontradiktave të përhershme dhe stërmundimeve të papërballueshme. Çdo gjë, vërtet çdo gjë, është formësuar në bazë të nevojave të burrave, madje edhe të brendshmet tona, zakonet seksuale, mëmësia.

Jemi të detyruara të jemi gra sipas roleve dhe modeleve që u pëlqejnë burrave, e njëkohësisht duhet edhe të përballemi me ta, të konkurojmë me ta publikisht, duke i bërë më të mirë seç janë dhe gjithnjë duke u kujdesur që të mos i ofendojmë.

Një grua e re që e dua fort, më tha një ditë: “E kam pasur gjithmonë këtë problem me burrat, kam mësuar të mos e teproj”. Me këtë donte të thoshte se ishte ushtruar që të mos ishte tepër e bukur, tepër e zgjuar, tepër e sjellshme, tepër e pavarur, tepër bujare, tepër e vrullshme, tepër e mirë.

E tepërta te një grua shkakton reagime të dhunshme te burrat dhe, sikur të mos mjaftonte, nxit mbi vete armiqësinë e grave të tjera, të cilat luftojnë ditë për ditë me njëra-tjetrën për thërrimet që u lënë burrat. Kurse te burrat, e tepërta shoqërohet me admirim dhe pushtet.

Për pasojë, jo vetëm që pushteti i grave mbytet, por, për hatër të paqes dhe qetësisë, ne mbytim vetveten. Edhe sot, pas një shekulli feminizëm, ende nuk mund të jemi plotësisht vetvetja, nuk i përkasim vetes sonë.

Cenet, mizoritë, krimet, virtytet, kënaqësia, vetë gjuha jonë skaliten përulësisht në hierarkitë e mashkullores, dënohen ose lëvdohen sipas kodesh që realisht nuk na përkasin e që na rraskapitin. E kështu bëhemi lehtësisht pre e urrejtjes së të tjerëve dhe të vetvetes.

Duhet një vigjilencë e pamëshirshme që të arrijmë të tregojmë se çfarë jemi, duke ruajtur njëkohësisht autonominë.

Prandaj ndihem pranë të gjitha grave dhe, shpesh, për një arsye a një tjetër, gjej veten time si te më e mira, ashtu edhe te më e liga ndër to. Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh: letërsia është plot me to e kështu është edhe jeta e përditshme. E megjithatë, unë mbetem me to. /KultPlus.com

Gratë me sens humori janë ato që kanë përjetuar dhimbjet më të mëdha

Çdo fytyrë e qeshur fsheh dhimbje dhe do të befasoheni kur do të zbuloni se njerëzit më të lumtur shpesh luftojnë nën peshën më të rëndë të dhimbjes.

Ju mund të shikoni femrat që duket se e gëzojnë më shumë jetën dhe të pyesni veten se si arrijnë të jenë të lumtura. Ju mund ta keni gjetur veten herë pas here duke i patur zili, duke dëshiruar që të jeni më shumë si ato dhe ta lejoni të qeshurën tuaj të jetë aq e plotë sa e tyrja.

Megjithatë, sekreti që shumë prej tyre fshehin është se fytyrat e tyre të lumtura maskojnë zemrat e mbushura me dhimbje dhe pikëllim. Ato kanë mësuar të buzëqeshnin përmes lotëve dhe lumturia që u sjellin të tjerëve shpesh është një lumturi që ato nuk janë në gjendje t’ia sjellin vetes, transmeton KultPlus.

1. Ato preferojnë të shpërndajnë më shumë gëzim sesa trishtim

Gratë që gjejnë arsye për të qeshur edhe kur ato do të qanin shpesh ndjehen sikur do të rëndonin njerëzit rreth tyre nëse do të shprehnin pikëllimin që ndiejnë thellë brenda tyre.

Ato gjejnë rehati dhe gëzim kur i bëjnë njerëzit të lumtur, dhe për një moment dhimbja shkon tutje larg dhe gjithçka është në rregull me botën. Ato i shohin fytyrat e buzëqeshura rreth tyre, dhe për to, kjo është pafundësisht diçka më e mirë se sa shqetësimi i tyre.

2. Ata e dinë dhimbjen e të ndjerit e pavlerë

Robin Williams dikur ka thënë: “Unë mendoj se njerëzit më të trishtuar përpiqen gjithnjë e më fort për t’i bërë njerëzit të lumtur, sepse e dinë se çfarë është të ndihesh absolutisht i pavlerë dhe nuk duan që dikush tjetër të ndihet ashtu“.

Gratë që kanë kaluar nëpër dhimbje të pabesueshme kurrë nuk do të dëshironin të njëjtën gjë për njerëzit e tyre të zemrës dhe ato kërkojnë për momente me diell në ditët me shi për të lartësuar shpirtrat e njerëzve që duan.

3. Ato qeshin për të harruar vetminë e tyre

Gratë që gjejnë kënaqësi në gjëra të vogla, shpesh po ia mbathin nga një ndjenjë më e thellë vetmie që kërcënon t’i kaplojë ato nëse i kushtojnë vëmendje.

Ato dëshirojnë që të kishin patur dikë që t’i donte ato në momentet e tyre më të errëta, dikë që të qëndronte pranë tyre gjatë netëve plot vetmi dhe t’i ngushëllonte kur t’i kaplonte trishtimi.

Të menduarit për këtë mund të jetë e dhimbshme, kështu që qeshin për të harruar se janë të vetmuara.

4. Zbrazëtia zë vend brenda saj, sapo buzëqeshja “vdes”

Buzëqeshja e tyre kumbuese shërben vetëm për të nxjerrë në pah boshllëkun që ndiejnë nga brenda. Ato mund të duken të ekzaltuara për një sekondë dhe krejtësisht të matura dhe serioze në një moment tjetër për shkak të kuptimit të dhimbshëm që momentet argëtuese të çastit nuk mund ta mbushin boshllëkun brenda tyre.

Dashuria që kërkojnë, pranimi dhe mirëkuptimi që ato dëshirojnë, ende mungojnë, dhe asnjë sasi humori nuk mund ta mbushë kurrë atë boshllëk.

5. Ato i përjetojnë emocionet intensivisht, sepse ato i njohin thellësitë e dhimbjes

Një grua që ka parë anën më të ashpër të realitetit, arrin të përqafojë edhe anën e saj më të bukur. Ajo mund të vlerësojë momentet më të lehta në jetë më mirë, sepse ajo ka përjetuar thellësitë e dhimbjes dhe ajo është mirënjohëse ndaj të mirave që vijnë në rrugën e saj.

Ajo ende mund të përjetojë pjesën e saj të ndjeshme të dhimbjes, por kjo nuk e ndalon atë ta shndërrojë në gëzim kur ajo merr copëza të rralla lumturie.

6. Nganjëherë ato qeshin me dhimbjen e tyre për ta përballuar atë më mirë

Kur gratë bëjnë shaka për dhimbjen që ato ndiejnë dhe bëjnë dritë me vetminë e tyre për të zbavitur njerëzit e tjerë, kjo i ndihmon ato të shprehin atë që ato ndjejnë, në mënyrë që ato të mos e mbajnë më brenda.

Ato mund të jenë duke kaluar me të vërtetë shumë gjëra, por duke folur për këtë nëpërmjet shakasë largon pjesë të dhimbjes që ato ndjejnë. Duke qeshur me këtë, ato e bëjnë më të lehtë diskutimin dhe gjithashtu lejojnë që gratë e tjera që po kalojnë nëpër të njëjtën gjë të dinë se nuk janë vetëm.

7. Ato janë përgjithësisht të ndjeshme ndaj emocioneve

Disa femra që duket se e gëzojnë jetën në plotësinë e saj me çdo gjë që jeta ka për t’u ofruar, sepse ato janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj emocioneve dhe gjendjeve shpirtërore.

Ata kanë përfitimin e të diturit të vlerës së çdo lloj emocioni, pozitiv ose negativ, thellësisht dhe intensivisht, për shkak të ndjeshmërisë së tyre të madhe. Ato mund të lidhen me të tjerët që po kalojnë në të njëjtën situatë lehtësisht, dhe ofrojnë ndjeshmëri e ngushëllim, sepse kanë qenë në ato ditë të vështira./shkollaesuksesit/KultPlus.com

Përpiqu të mos ngopesh kurrë me gjëra të çmuara, stoli dhe tesha do të kesh gjithmonë rrotull

Mos iu nënshtro dhunës së asgjëje! Dija është gjithmonë fakultative, lë vend dhe hapësira për të parë e vepruar ndryshe.

Dhuna e këtushme është çështje trashëgimie. Ti do ta ndjesh në gjakun tënd nevojën për të dhunuar ose për t’u dhunuar. Mos u përgjigj! Mos i beso instikteve shkatërrimtare: ato çojnë gjithmonë për nga vdekja besimin, shpresën, dashurinë dhe vetë jetën. Janë frikë për t’u përballur. Për të ndryshuar. Për të qenë. Frikë për të ndenjur në këmbë si Ti, kur gjithçka e aty-këtushme të thotë të dorëzohesh, të gjunjëzohesh. As dëshirës tënde, mos iu gjunjëzo! Dëshira, ndryshe nga ç’do dëgjosh të thuhet, është gjithmonë më pak se ti vetë dhe se jeta jote.

Ji e pastër! Pastërtia nuk është morali që do dëgjosh përditë, deri në fund të jetës tënde. Moralistët, kiji frikë ata! Ki frikë edhe nga ata njerëz që nuk rreshtohen në asnjë llogore mendimi. Të jesh njeri do të thotë t’i përkasësh patjetër një besimi, çfarëdo zgjedhsh ti për këtë.

Pastërtia është ndershmëria me veten, edhe kur ke faj. Mos e duaj fajin tënd, vetëm kështu nuk do e përsëritësh atë. Cfarëdo jete do zgjedhësh të bësh, mbaj mend: të jesh e ndershme me veten dhe të jesh njerëzore. Dëgjoji të tjerët. Jepu të drejtën për të menduar si dinë e duan. Mos u jep të drejtën të mendojnë për ty. Mos e fal lirinë tënde. Ajo je ti vetë. Është njësoj si të falësh aparatin tënd të frymëmarrjes. Paskëtaj, do të duhet të jetosh me tubat e perceptimeve të të tjerëve në mendje që s’do të të lënë më kurrë të ngrihesh në këmbë.

Ji e fortë dhe bujare. Kontrolloje nepsin tënd dhe babëzinë tënde. Përpiqu të mos ngopesh kurrë me gjëra të çmuara ( dije, dashuri, sinqeritet, përkushtim, vëmendje). Stoli dhe tesha, komoditet dhe flashkësi do të kesh gjithmonë rrotull. Mos bjer pre e tyre. Duket sikur të mbulojnë, kur në të vërtetë të lënë të zhveshur.

Vishe veten tënde me krenari sepse ti vlen. Ti meriton të jesh, të kesh dhe të zgjedhësh.

Zgjidh të kesh afër njerëz të ashpër. Të ashprit në dallim nga dashakeqët kanë një gojë të hidhur, por që të bën mirë. Mos e refuzo ndihmën e të tjerëve. E vogël apo e madhe, ajo gjithmonë vlen nëse ti e çmon sa duhet. Kurrë më të madhe ose më të vogël se c’ t’u dha.

Ji e drejtë dhe ji mirënjohëse. Mos i ik fatit tënd, por as mos iu nënshtro atij. / Eneida Mjeshtri, shkëputur nga “Letër sime bije; Për Noelin”/alblandmedia

Mos u turpëroni të dukeni si grua!

Të dashura gra,
Kur e thërrasim njëra-tjetrën ”femër” e barazojmë veten dhe të tjerat VETËM me qenien tonë anatomike dhe fiziologjike, me atë që kemi vag*inë, mitër, vezë, etj. Dmth në të njëjtin nivel si femrat e gjitarëve të tjerë, një kafshë. Është njëlloj sikur t’i thërrisnim njëra-tjetrës: o moj ti me vag*inë!
Kur e thërrasim njëra-tjetrën ”grua” i japim vetes dhe të tjerave jo vetëm veçorinë e sek*sit, por edhe veçori të tjera që na përkasin si qenie shoqërore që jemi.
– ata që përdorin ”femër” si emër përgjithësues, sepse duan të na dallojnë nga mosha, mund të thonë ”gratë dhe vajzat” (dallimi midis kafshës dhe njeriut më duket më qenësor se dallimi midis të resë dhe të vjetrës);
– ata që kanë një nevojë të papërballueshme të na dallojnë nga gjendja civile, kanë probleme më të thella që nuk mund t’ua zgjidhim ne;
– ata që ju thonë se ”femër” dhe ”grua” kanë të njëjtin kuptim, provojani me këtë shembull:
*sa femër e mirë! (për çfarë thua ta kem fjalën? Për zemrën e mirë?)
*sa grua e mirë! (athua e kam fjalën për të mbrapmet e saj të bukura?);
– ata që ju thonë se kemi probleme më të rëndësishme si vr*asjet e femrave, psh, u thoni se ndoshta po të fillojmë ta trajtojmë njëra-tjetrën si njerëz, jo thjesht si gjitarë, ndoshta do të na vr*asin më pak.
Mos mendoni se na bëjnë nder kur na thonë ”femër” dhe jo ”grua”, vetëm pse duam ta evitojmë atë klang negativ që ka fjala ”grua” në shqip . E vërteta është se “femër” është fjalë zvogëluese për ne, ne jemi shumë më tepër se femra. Ta rimarrim fjalën “grua” dhe ta përdorim në kontekste të mira. Është e papranueshme që ”është bërë si grua”, është shprehje ofenduese për të rejat. Ju që jetoni jashtë e dini mirë se ”woman”, ”donna”, ”kvinna” janë fjalë dhe qëllim i bukur në jetë për të rejat.
Ejani gra ta duam ne të parat emrin tonë!
Filloje sot dhe vazhdoje mot!

P.S. Sa për sqarim, ”Femrat” e Bukowskit në origjinal titullohet ”Gratë”.

Autore: Entela Tabaku

“Gratë, Pasi e kanë transformuar një burrë në qengj, arrijnë gjithnjë ta bindin se është luan”

Disa thënie të veçanta për femrat nga kryevepra e Balzakut, “Komedia njerëzore”.

1-“Thonë se njerëzit janë të egër, edhe tigrat gjithashtu; por, as mizoritë e tigrave, as të nepërkave, as të diplomatëve, as të përfaqësonjësve të ligjës, as të xhelatëve, as të mbretërve nuk mund të krahasohen me dashurinë plot vrer, me ligësinë e ëmbël, me përbuzjen barbare që tregon një femër kundrejt një tjetre, kur njëra e quan veten më të bukur, më të lartë nga fisi e nga pasuria se tjetra, sidomos kur bëhet fjalë për martesë dhe për epërsi; me një fjalë, mizoritë që përmendëm, nuk mund të krahasohen me rivalitetin që kanë gratë midis tyre”.

2-“Gratë, pasi e kanë transformuar një burrë në qengj, arrijnë gjithnjë ta bindin se është luan dhe se ka një karakter të hekurt”.

3-“Ka disa femra që, kur ndahen, venë dhe gjejnë menjëherë një tjetër, shpesh ia rrëmbejnë nga duart dikujt, me gjasa kundërshtares. Këto femra ose e vrasin të dashurin e tyre, fizikisht apo moralisht, ose e degdisin në fund të botës; këto gra i ka rrëmbyer dallga fisnike e pasionit që shfaqet tek to më i fortë se çdo ndjesi drejtësie njerëzore; kjo ka bukurinë e saj. Ka femra të tjera që, kur gjenden ballë përballë me fatkeqësinë e ndarjes, humbjes së një dshurie, ulin kokën dhe vuajnë në heshtje; të gjithë thjesht ecim në rrugën drejt vdekjes, por këto femra ecin drejt saj gjysmë të vdekura, të ndrydhura, qajnë dhe ndihen fajtore, ato luten për njeriun që u shkaktoi dhimbjen dhe e kuptojnë atë deri në çastet e fundit të jetës; kjo është dashuri, dashuria e vërtetë, dashuria e engjëjve, që ka dhimbjen si ushqim dhe prej dhimbjes vdes”.

4-“Rrudhosja e lëkurës është një fakt i pashpjegueshëm, e prapë së prapë i natyrshëm, i cili qysh nga krijimi i botës, i ka hedhur në dëshpërim mjekësinë dhe gratë”.

5-“Ç’i shtyn gratë të shohin në shumë raste vetëm të metat te një njeri i talentuar dhe vetëm cilësitë te një budalla? Sepse ato kanë simpati të madhe për aftësinë e budallait për të qenë pa problem lajkatar, e si i tillë ai i lëvdon gratë pa menduar fare nëse është e vërtetë lëvdata, ai ua fsheh të metat e tyre. Kurse njeriu i talentuar ndjehet superior, për fat të keq ai nuk ia jep askujt kënaqësinë për t’i kompensuar nëpërmjet fjalëve të tij të metat e veta”.

6-“Zemra e një nëne është një humnerë, në fund të së cilës gjendet gjithnjë falja” / Insajderi/ KultPlus.com

Mendoj se gratë mbajnë botën dhe nuk ka patur asnjëherë një burrë të suksesshëm, që nuk ka qenë i mbështeur nga një grua

Thënie të mrekullueshme për gratë e bukura, inteligjente, të forta e të vërteta.

Një grua e bukur është njëqind herë më tërheqëse kur zgjohet nga gjumi, se sa pasi bën tualet.

Xhakomo Kazanova

Një zemër e dobët nuk e ka bërë kurrë për vete një grua të bukur.

Migel De Servantes

Bukuria e vërtetë e një gruaje është e pasqyruar në shpirtin e saj.

Audrey Hepburn

Një grua e bukur i pëlqen syve, një grua e mirë i pëlqen zemrës: e para është margaritar, e dyta thesar.

Honore dë Balzak

Një grua inteligjente, është një grua me të cilën mund të jesh budalla sa herë të duash.

Paul Valery

Asgjë nuk është më e nevojshme për një djalë të ri, se sa shoqëria e grave inteligjente.

Leon Tolstoi

Gjëja më interesante që mund të mësojën një grua, është se nuk do të ketë kurrë nevojë për një burrë.

Një grua e përdor inteligjencën e saj për të gjetur arsyet që mbështesin intuitën e saj.

Gilbert Chesterton

Mendoj se gratë mbajnë botën dhe nuk ka patur asnjëherë një burrë të suksesshëm, që nuk ka qenë i mbështeur nga një grua.

Bob Dylan

Një vajzë e mençur i njeh limitet e veta, por një vajzë inteligjente e di që nuk ka limite.

Marilyn Monroe

Burrat falin dhe harrojnë, ndërsa gratë falin dhe kaq.

Philippe Gerfaut

Gruaja është një mrekulli kontradiktash hyjnore

Jules Michelet

Kur gratë nuk janë të dashuruara, në venat e tyre rrjedh gjaku i ftohtë i një avokati të moshuar.

Honore dë Balzak

Ndërkohë që burrat mburren me histori që nuk kanë ndodhur kurrë, gratë kanë aventura që nuk do i rrëfejnë asnjëherë.

Charles Bukowski

Intuita e grave është shumë më pranë të vërtetës, se sa siguria e burrave.

  1. Kipling

Gratë na duan për defektet tona. Nëse kemi shumë, na i falin të gjitha, edhe inteligjencën tonë.

Oscar Wilde

2018, viti i gruas në SHBA

2018 u quajt Viti i Gruas në Shtetet e Bashkuara, pasi një numër rekord grash u zgjodhën në organe legjislative kombëtare, shtetërore e vendore në mbarë vendin.

Në këtë grup, siç thekson VOA, gjen dhe gra të cilat për herë të parë u përfshinë në politikë kur paraqitën kandidaturën për zgjedhjet e 6 nëntorit, në përgjigje të politikave të administratës Trump. Në janar, në Kongres do të bëjnë betimin një numër rekord grash, plot 126. Që nga fillimet e administratës aktuale, komentet e Presidentit Donald Trump mbi gratë, si dhe politikat e tij nxitën mijëra gra të dilnin në protesta, e disa prej tyre i frymëzuan të konkurronin për poste ku të mund të punonin për ndryshim.

“Marshimi i grave në janar 2017 shënoi fillimin e kësaj lëvizjeje. U shndërrua në një aktivizëm të përqendruar, ku shumë gra u përfshinë të nxitura nga revoltimi i shkaktuar nga komentet e Presidentit dhe nga qëndrimet e tij”, thotë Guian McKee i Universitetit të Virxhinias.

Ajo që e ngacmoi akoma më shumë revoltën e femrave ishin ngacmimet seksuale në vendin e punës, çështje kjo që ndezi një debat mbarëkombëtar dhe u kthye në shkëndijë për lëvizjen #MeToo. Pavarësisht rrugës së gjatë përpara, aktivistët për të drejtat e grave parashikojnë se Viti i Gruas do të vazhdojë përtej 2018-s.


“Gratë” nga Shkupi, triumfon në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Mbrëmë me shfaqjen “Im atë donte Adolfin” nga Teatri i Qytetit- Gjilan, u mbyll edicioni i 48-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ku për tetë netë me radhë në skenën e Teatrit “Adriana” në Ferizaj u ngjitën trupa teatrore nga Shkupi, Korça, Prishtina, Prizreni, Gjilani, Kumanova, Ferizaj, dhe shfaqja mysafire “Le Pont” nga Franca me dy aktorët e kalibrit botëror, Rexhep Mitrovica dhe Arben Bajraktaraj.

E veçanta e këtij edicioni të 48-të Festivalit të Teatrove në Ferizaj ishte konkurrimi me katër drama shqipe si dhe pjesëmarrja e shfaqjes mysafire nga Franca. Sipas komunikatës së Komunës së Ferizajt, mijëra artdashës zunë vendet e tyre për të përcjellur çdo natë shfaqjet e programit të sivjemë të Festivalit.

Pas tetë netësh shfaqje teatrore të produksioneve ndër më të mira të sivjemë, juria e festivalit e përbërë nga Fadil Hysaj, Blerta Rrustemi-Neziraj dhe Nexhat Xhokli dhanë këtë vlerësim:

1. Çmimi i gazetarëve ferizajas, Shfaqja “Gratë”, Teatri Shqiptar- Shkup;

2. Skenografia më e mirë: Mentor BERISHA, për shfaqjen, “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu”-Prizren;

3. Kostumografia më e mirë: Samka FERRI, për shfaqjen, “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren;

4. Roli më i mirë episodik: Vjosa ABAZI, Teatri “Adriana” -Ferizaj;

5. Roli dytësor më i mirë (Femër): Armenis Jovanovska Nokshiqi, Teatri Shqiptar -Shkup

6. Roli dytësor më i mirë (Mashkull): Avni Shkodra, Teatri Qytetit-Gjilan

7. Aktorja më e mirë – Çmimi “Adriana”: Elia ZAHARIA, Teatri ”Andon Zako Çajupi” – Korçë;

8. Aktori më i mirë – Çmimi “Ismail Rama”: Shpëtim Selmani, Teatri Kombëtar i Kosovës

9. Regjia më e mirë: Qëndrim RIJANI, Teatri Shqiptar-Shkup

10. Çmimi për shfaqjen më të mirë të festivalit: shfaqja “Gratë” Teatri Shqiptar-Shkup.

Për tetë netë të festivalit, pas çdo shfaqje u mbajtën diskutime për shfaqjen të udhëhequra nga Haqif Mulliqi. Në këtë edicion të Festivalit në dërrasat e Teatrit “Adriana” u ngjitën mbi 100 aktorë dhe pati mbi 2000 shikues./ KultPlus.com

Sibel Halimi: Rrëfimi i Vasfije Krasniqit duhet të jetë alarm për autoritetet politike

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit duhet drejtuar edhe institucioneve të Kosovës, duhet të jetë alarm për autoritetet politike, të cilat e kanë shpërfillë problemin e grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës.

Fillimisht, realiteti kosovar mbylli çështjen e të mbijetuarave gjatë luftës në sirtarët e politikës. Pastaj, mbi këtë çështje, shteti nuk ndërtoi asnjë premisë diskutimi. Çfarëdo tentative që erdhi jashtë politikës përfundoi si zë i mekur karshi gjuhës dominuese të kësaj kulture politike.

Reagimet të përcjella me gabime nga më të ndryshme nga sfera politike, përqendruan vëmendjen e grave të mbijetuara nga dhuna seksuale, të cilat iu nënshtruan një dhunimi për së dyti, por kësaj here të karakterit verbal dhe mostrajtimit të plagëve të tyre. Situatë kjo, e cila stigmatizoi gratë jo vetëm në sferën publike, por ndikoi negativisht edhe tek vet gratë dhe familjet e tyre.

Rrëfimet si ky është dashtë që moti të dëgjohen, por konsensusi shoqëror bëri që ato të mbyllen për 20 vite rresht. Tash, vargut të rrëfimeve duhet t`i bashkëngjiten të tjera rrëfime për t`i dhënë fund atyre me një epilog. Qoftë në bisedimet politike me Serbinë, qoftë në rregullimin e statusit të tyre./ KultPlus.com

Femrat e forta nuk luajnë viktimën, nuk e justifikojnë veten dhe nuk ia drejtojnë gishtin e tyre tregues askujt

“Femrat e forta nuk luajnë viktimën, nuk e justifikojnë veten dhe nuk ia drejtojnë gishtin e tyre tregues askujt. Ato qëndrojnë të forta dhe bien dakord me situatat që u prezantohen”. – Mandy Hale

“Femrat me muret më të forta dhurojnë dashuritë më të mëdha”. – r. h. Sin

“Një femër që hap zemrën e saj të lënduar për të të dashur ty, është më e guximshme se çdo person që do takosh”. – Steven Benson

“Kur femrat mbështesin njëra tjetrën, gjëra të mrekullueshme fillojnë të ndodhin”. – Anonim

“Femra që nuk kërkon vlerësime nga askush, është personi më i frikshëm në planet”. – Mohadesa Najumi

“Mbaji takat, kokën dhe standardet e tua të larta”. – Coco Chanel

“Ti mund ta lëndosh atë, por do të jetë e përkohshme. Ajo di të dashurojë, por di të dashurojë edhe veten e saj dhe nëse e kalon kufirin dhe asaj i duhet të vendosë, dije se do të humbasësh”. – JmStorm

“Një femër e fortë është një femër e vendosur për të bërë gjërat që të tjerët nuk i bëjnë dot”. – Marge Piercy

“Bëhu një vajzë e zgjuar, një femër me prezencë dhe një zonjë me klas”. – Anonim

“Femra më e rrezikshme nga të gjitha është ajo që refuzon të mbështetet tek fuqia jote për ta shpëtuar, sepse ka fuqinë e saj që mund ta shpëtojë”./filozofia

Gratë kanë nevojë për individualitet, që secila grua të projekton rrugën e vet

Sibel Halimi

Idea e një solidariteti brenda vet grave nënkupton tendencën për të lokalizuar problemin brenda llojit. Andaj, kërkesa për një solidaritet mekanik në mes grave është gracka e radhës e shoqërive kolektiviste për t`i mbajtur nën kontroll qoftë edhe nëpërmjet “zhvillimit” të tyre. Por, në cilado rrethana, gratë kanë nevojë për individualitet, rruga e cila ia jep mundësinë që secila grua të projekton rrugën e vet.
Secila grua në Kosovë sot ballafaqohet me probleme jo për shkak të seksit të tyre, por gjinisë, qasjes së shoqërisë që gratë janë të detyruara që rolin e tyre “biologjik” të mos e harrojnë dhe të mos e anashkalojnë kurrë, përndryshe, asgjë tjetër nuk ka kuptim. Fatkeqësisht, që edhe konceptet si “emancipim” janë të ndërtuara mbi kontekstin kulturor dhe shoqëror, përcaktimin se deri ku i lejohen kufinjtë e zhvillimit. Andaj, një grua e sukseshme në cilëndo sferë, nuk është e detyruar të dëshmoj dhe të potencoj domosdoshmërisht ekzistimin e saj biologjik, madje edhe solidaritetin. Si në çdo zhvillim tjetër, të cilësdo dimension të shoqërisë, gjithmonë duhet të mbështemi fuqishëm në mendim kritik dhe luftën ndaj çdo dogme që pengon individin dhe e detyron të mendon kolektivisht.
#pastrojmë shoqëri kolektiviste.

Ky opinion nuk paraqet domosdoshmërisht qëndrime të redaksisë së KultPlus-it./ KultPlus.com

Për të bukurën pa shtrat

Poezi nga Valdete Andoni

Kur ajo vdiq
burrat që e deshën
nuk ishin në përcjellje
U panë vetëm gratë e tyre
buzëpafshira
Dyzetë ditë më pas, në mesnatë
të martuarve
diçka e ftohtë, diçka e bardhë
u hyri nga dritarja në shtrat
dhe perdet u mekën si fustane nusesh
Nëntë muaj, asnjë ditë më pas
Zoti u fali atyre nga një vajzë
Me buzët dhe sytë e të vdekurës./KultPlus.com

Anibar në edicioni e 9-të kërkon përfshirjen e grave në animacion

Në edicionin e 9-të Anibar ka vendosur të nxjerrë në pah pabarazinë gjinore duke kërkuar reprezentim të grave në animacion, shkruan KultPlus.

Popullariteti i animacionit vazhdon të rritet si në Kosovë dhe në të gjithë botën. Mirëpo, pjesëmarrja e grave në studime për animacion, animatore por edhe shikuese është rritur, por gjithashtu ka ekspozuar shumë pabarazi.

Sipas organizatës Woman in Animation, “Gratë përbëjnë 60% të studentëve të animacionit, por vetëm 20% e animatoreve janë gra.” Kjo ka bërë që gratë të jenë të nënpërfaqësuara në industrinë e animacionit veçanërisht si skenariste, regjisore dhe producente.

Prandaj, Anibar përmes edicionit të nëntë të festivalit do të bëjë një ndryshim duke inspiruar gratë dhe burrat në botën e animacionit për ti adresuar çështjet gjinore. Një proces më gjithëpërfshirës, kreativ dhe teknik, do të përmirësojë punën e burrave dhe të grave duke krijuar mundësi për ta shpërndarë filmin e animuar në të gjithë botën.

Duke theksuar pabarazinë gjinore në festivalin e këtij viti, Anibar do të jetë në gjendje të arrijë një audiencë më të gjerë përmes vizitorëve të saj vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe anëtarëve të shumtë të medias që do të mbulojnë dhe ndjekin festivalin.

Anibar planifikon të përfshijë komunitetin në këtë proces duke inkurajuar njerëzit jashtë Anibar për të marrë rolin e tyre udhëheqës në promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Anibar do të ti bashkohet lëvizjes së Women in Animation duke nënshkruar zotimin për reprezentim të grave në animacion për të arritur 50/50 deri në vitin 2025.

Ky mesazh inkurajimi do të kurohet nga një ekip kreativ që do të prodhojë art në hapësira publike, do të ndërtoj kinema të hapura, shfaqje filmash, organizim të koncerteve dhe instalim të kinemave të hapura në parqe dhe në qendra të qyteteve. /KultPlus.com

FemArt zbulon muralin e gruas që shkëlqen e udhëheqë përtej telasheve

Alberina Haxhijaj

FemArt ka zbuluar dje muralin “FemArt – WE RUN THE SHOW”, të realizuar nga studentet e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Aurela Hajdini, Rrezarta Berbatovci, Olta Qeska, Aurrita Katona, Drenusha Dalipi, Puhizë Mjeku, Renea Begolli, Albana Bislimi dhe Luiza Thaqi, mentoruar nga Rudina Xhaferri, shkruan KultPlus.

FemArt këtë vit ka dashur që mesazhet e veta ti përcjell edhe përmes muraleve. Për ta bërë këtë ata kanë zgjedhur një nga muret afër Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sportit për ta ngjyrosur. Mbishkrimet seksiste dhe shkarravinat e vendosura në atë mur u shndërruan në një mural fuqizues për gratë duke shpërfaqur pengesat që hasin ato gjatë jetës.

Murali është realizuar nga studentët të cilat më shumë dashuri e kanë punuar atë. Një mural i cili ka për qëllim që të rinjtë gjersa kalojnë andej të magjepsen me këtë vepër arti dhe jo të lexojnë mbishkrime seksiste që do nguliteshin në mendjet e tyre tha për KultPlus Drenusha Dalipi, njëra nga studentet e cila zbuloi më shumë për muralin dhe punën e tyre.

“Kemi dashur që të sjellim fuqizimin e femrës por aty gjenden edhe disa elemente të cilat lidhen më të. Fillimisht është një portë e cila sjellë rrugën drejt fuqizimit por edhe pengesat që ajo hap. Po ashtu ka edhe elemente të tjera si cikli menstrual, lindja, pastaj femra të cilat nuk e marrin vullnetin që dalin në pah, të tjera të cilat nuk dëshirojnë që të depilohen, femra të ndryshme të cilat kanë karaktere të ndryshme por që janë vetvetja. Nuk kemi nevojë që të jemi perfekt thjeshtë vetvetja”, tha ajo duke treguar se në qendër bie vajza me diellin prapa e që paraqet shkëlqim.

Realizimi i murali u ka marrë pesë ditë punë mirëpo puna e tyre ka hasur edhe në vështirësi kjo pasi që ato janë penguar për të realizuar muralin ka treguar Jeta Berisha pjesë e stafit të Festivalit FemArt. Ajo tutje tha për KultPlus se akoma nuk dihet se çfarë do të ndodh më muralin pasi që i njëjti është kërkuar që të largohet dhe muri të kthehet siç ka qenë.

“Të martën është ndaluar puna nga inspektorë të Komunës së Prishtinës. Ndërsa sot kemi marrë një dokument nga Drejtoria për Shërbime Publike ku kërkohet që pas festivalit murali të kthehet në gjendjen e mëparshme. Ajo që po kërkohet është absurde pasi që kthimi i muralit në gjendjen e mëparshme nënkupton edhe kthimin e mesazheve seksiste”, tha ajo duke theksuar se edhe në fillim e kanë pasur të vështirë sigurimin e lejes për ta realizuar këtë mural duke marrë pëlqimin e Drejtorisë së Kulturës së Pallatit të Rinisë dhe Agjensioni Kosovar i Privatizimit.

Ky është viti i parë që festivali në kuadër të tij ka përfshirë edhe muralet. Ndërsa është bërë e ditur se festivali do të shikojë mundësit për ta vazhduar këtë aktivitet edhe në të ardhmen./ KultPlus.com

Janë gra dhe janë me ngjyrë por arti i tyre nuk ka të bëjë me këtë

Një ekspozitë e re në Muzeun Kombëtar i Grave në Art po përballet me dy supozime të gabuara të cilat janë ngulitur në botën e artit.

Së pari, gratë duhet të krijojnë art femëror dhe së dyti, artistet afrikano-amerikane duhet të bëjnë njëkohësisht art figurativ dhe “aktivist”, pra vepra që ballafaqohen me çështjet e racës, pabarazisë, padrejtësisë dhe historisë së gjatë të dhunës ndaj njerëzve të zinj, shkruan The Washington Post, përcjell KultPlus.

“Fushatë Magnetike: Zgjerimi i Abstraksionit Amerikan, nga 1960 deri më sot” përqendrohet tek artistet me ngjyrë të zezë të cilat punojnë përtej ose jashtë këtyre diktateve. Puna përfshin abstrakte në ngjyrë të zjarrit të bëra me oqeane të ngjyrosura me ngjyra dhe printime delikate duke përfshirë ngjyrime të trëndafilave të kuq dhe të rafinuar. Disa piktura dilnin nga muret dhe dominonin hapësirën, të tjerët pasqyrojnë një heshtje intime dhe tërheqin shikuesit gjithnjë e më afër mendjes së tyre enigmatike. Por të gjitha ndeshen me pritjet estetike të rrënjosura në kategoritë arbitrare të racës dhe gjinisë.

Siç shpjegohet në një ese hyrëse në katalogun e tregimeve, këto artiste janë “duke punuar në një periferi të një periferie”. Ku janë këto periferi të shumëfishta? Në asnjë mënyrë të veçantë të prioriteteve, mos e konsideroni gjininë si abstraksionin e parë. Nëpërmjet mesit të shekullit të kaluar, kjo fushë u dominua nga burra që i paraqitnin idetë e shekullit të 19-të të lidhura me artistin heroik dhe fuqitë e shprehura emocionale. Gratë që punonin në stile jo objektive u anashkaluan, margjinalizuan ose keqinterpretoheshin. Kur arritën të kishin sukses me konceptet e tyre, shpesh ndodhte që gjuha vizuale që ato e përdornin reflektonte pritjet për trupat dhe sjelljet e tyre, gjeste të vogla, delikate, ngjyra të mbytura ose forma të përsëritura që ta zbutnin syrin. Kishte përjashtime, natyrisht, por përjashtimet përforcuan pritjet tradicionale.

Mildred Thompson, një nga artistët më të mirë në këtë ekspozitë, thotë “Për të kopjuar simbolet që dikush nuk i kupton ose përdorimi i qëllimshëm i një formë që dikush nuk di ta analizojë ose vlerësojë ishte për mua kulmi i prostitucionit”.

Dhe ajo nuk ishte e gatshme t’i jepte abstraksion artistëve të “elitës”. “Ndoshta sepse kisha jetuar dhe studiuar me “të bardhët” që kisha mësuar të vlerësojnë ngjyrën time të zezë”./ KultPlus.com

‘Gratë shqiptare, myslimane e të krishtera, heroina’

Shkruan Aurenc Bebja

Hyacinthe Hecquard (Iasint Ekuar), konsull i Francës në Shkodër, Kalorës i Legjionit të Nderit, në librin e tij “Histoire et Description de la Haute Albanie ou Guégarie – Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Sipërme ose Gegëri – Paris, 1858 ”, ka përshkruar asokohe në mënyrë të hollësishme Shqipërinë Veriore.

Autori, ndër analiza të ndryshme historike, gjeografike, politike, fetare, të cilat i hasim gjatë leximit të veprës së tij prej 550 faqesh, nuk ka harruar të flasë edhe për gruan shqiptare dhe ndikimin e saj në aspektin familjar dhe publik.

Në vijim, do të gjeni fragmentin e shkëputur nga libri i tij, që trajton çështjen e gruas shqiptare, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Gratë shqiptare

Gratë shqiptare myslimane, ashtu si dhe malësoret e krishtera, që jetojnë në varësinë e burrave të tyre, por që flasin me lehtësi me ta për çështjet e tyre dhe ato të vendit, shpesh kanë treguar prova heroizmi. Kur ushtritë e Sulltanit kërcënonin pavarësinë dhe privilegjet e Shkodrës, ato ishin të parat që shpallnin alarmin dhe nxitnin burrat dhe djemtë që të marshonin në mbrojtjen e tyre, dhe i ndiqnin ata në betejë. Duke ditur se si t’i mbajnë lotët, për ti bërë ballë dhimbjes së tyre në rast vdekjeje të dashurve të zemrës, këto gra shpesh kanë bartur kufomat e gjymtuara mes luftëtarëve për të nxitur të mbijetuarit që të hakmerren. Përmenden nëna që kanë dëbuar djemtë e tyre nga shtëpitë, sepse ata ishin kthyer nga dobësia apo frika dhe i kanë rikthyer po vetë ato në betejë. Në Shkodër, thuhet se ka bashkëshorte të ndara nga burrat e tyre, dhe se ato nuk i pranojnë më, sepse ata ishin larguar nga fronti qoftë dhe vetëm për një çast.

Edhe pse shqiptarët janë shumë indiferentë në marrëdhëniet dashurore, gratë, si në asnjë vend tjetër, janë objekt i një respekti të madh dhe ushtrojnë një aksion të fuqishëm. Nderi i vendit dhe i familjes u ngulitet vajzave shqiptare që në fëmijëri, dhe kam parë disa herë tek unë, gjatë pajtimit të gjaqeve (hakmarrjeve), disa vajza të reja, tetë apo nëntë vjeçe, të më luten që t’i ndihmoi që Pashai të mos i detyrojë të falin gjakun qoftë edhe një të kushëriri të largët dhe të pranojnë këtë vendim që do t’i njolloste.

Gruaja është gjithashtu shumë e respektuar në male ; ajo mund të udhëtojë e vetme dhe kudo, e pa shqetësuar nga ngacmimi më i vogël. Njeriut që i jep besën dhe e mbron, gëzon të njëjtat privilegje ; nën mbrojtjen e saj, ai mund të kalojë pa frikë fisin e armikut, dhe nëse takon gjatë rrugës edhe djalin e njeriut që sapo ka vrarë, askush nuk do të guxonte ta prekë atë.

Shqiptarja është më pak krenare për bukurinë, lindjen apo pasurinë e saj, sesa numrin e djemve të saj dhe vlerën (rëndësinë) e tyre. Ajo ndihet e lumtur dhe e dashur vetëm duke i dhënë një familje të madhe burrit të saj. Gruaja, nënë e shumë djemve, gëzon respektin e të gjithë familjes dhe ka autoritet të madh mbi burrin e saj, i cili e ka për detyrë t’i sigurojë asaj një pleqëri të lumtur, dhe, për sa kohë që babai është i gjallë, bijtë qëndrojnë në shtëpinë e tij, dhe, edhe nëse ata martohen, nuk duhet të braktisin babanë apo nënën e tyre, por t’i ndihmojnë gjatë pleqërisë. Të ngritura para agimit, gratë e qyteteve bëjnë punët e shtëpisë ; ato të maleve tjerrin leshin e destinuar për rrobat e familjes, ose pas ditëve të kaluara në ara, pushojnë vetëm kur të gjithë kanë rënë gjumë.

Kurrë, një grua nuk shfaqet në publik përkrah burrit të saj. Nëse ai largohet, ajo nuk merr pjesë në largimin e tij dhe po ashtu fshihet gjatë kthimit. Pa marrë parasysh se sa kohë mund të zgjasë një udhëtim, ajo kurrë nuk duhet të kërkojë të reja. Këto zakone, kaq të rënda dhe të kundërta me tonat, u janë transmetuar nga paraardhësit e tyre, të cilët, të gatshëm, gjatë çdo momenti, që të lënë familjet për të shkuar në luftë, mendonin se brezat e rinj nuk duhet të ishin të dobët e të qanin për njerëzit e zemrës, se në këtë rast do të dështonin në detyrën e tyre./ KultPlus.com