Anna Frank: Kush ka guxim dhe vetëbesim nuk do të mposhtet kurrë nga fati i keq

Anna Frank është vajza që vdiq në vitin 1945 në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, në Gjermani. Ajo u bë e famshme kur ditari i saj iu publikua pas vdekjes, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shkruan KultPlus.

Sot, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të fuqishme të kësaj vajze që tashmë konsiderohet si zëri i të gjitha viktimave të Luftës së Dytë Botërore:

Vërtetë është për tu habitur se si nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia sepse duken shumë absurd dhe të pamundur për ti realizuar. Megjithatë nuk tërhiqem nga ato, përkundër të gjithave edhe më tutje besoj se njerëzit janë të mirë.

Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën, por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd.

Sa mirë është ajo kur askush nuk duhet pritur asnjë çast për ta bërë botën më të mirë.

Në shtigje të gjata, arma më e mprehtë nga të gjitha është shpirtmirësia dhe ndjeshmëria.

Kujto të gjitha bukuritë rreth teje dhe bëhu i lumtur.

Fati meritohet duke bërë vepra të mira dhe duke punuar, duke mos spekuluar dhe duke mos qenë i mërzitshëm e i bezdisshëm.

Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi. Njerëzit janë vetëm njerëz dhe të gjithë njerëzit kanë mangësi dhe veti, por të gjithë ne lindim të mirë.

Mund të jesh i vetmuar madje edhe atëherë kur shumë njerëz të duan, nëse për askënd nuk je një dhe i vetëm.

Të gjithë jetojmë me dëshirë që të jemi fatlum dhe të lumtur. Jetët tona janë të ndryshme, por përsëri të njëjta.

Thellë në vetvete, të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit.

Pse disa njerëz duhet të durojnë urie, përderisa ne viset tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë ashtu të çmendur.

Nuk dua të jetoj kot, si shumica e njerëzve. Dua të jem e dobishme dhe t’u sjellë kënaqësi të gjithë njerëzve, madje edhe atyre të cilët kurrë nuk i kam njohur. Dua të vazhdoj të jetoj edhe pas vdekjes.

Kam kuptuar se bukuria gjithmonë diku ekziston-në natyrë, në rrezet e Diellit, në liri, në ty; e gjithë kjo mund të të ndihmojë.

Prindërit mund të japin këshillë të mirë ose ta orientojnë fëmijën në rrugë të drejtë, por përfundimisht formimi i karakterit të ndokujt qëndron në duart e tij.

Është vetëm një rregull që duhet mbajtur në mend: qeshu për gjithçka dhe harro të gjitha të tjerat! Tingëllon shumë egoiste, por ky është ilaçi i vetëm kundër vetëkeqardhjes (dëshpërimit).

Megjithëse jam 14 vjeçe, e di mjaft mirë se çfarë dua, e di çfarë është e drejta dhe çfarë është e gabuara.

Kam opinionet e mia, idetë e mia dhe pariemt e mia, dhe megjithëse mund të duket çmenduri për një adoleshente, ndihem më shumë përson se sa fëmijë, ndihem më e pavarur se çdokush.

Secili që është i lumtur do ti bëjë edhe të tjerët të lumtur.

Pavarësisht gjithçkaje unë besoj akoma që njerëzit kanë një zemër të mirë.

Nuk e mendoj kurrë mjerimin, por bukurinë që ka ngelur ende. /KultPlus.com

Isaac Newton, ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës

Isaac Newton ishte një fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematicient anglez i cili është konsideruar gjerësisht si një nga shkencëtarët më me influencë të të gjitha kohërave dhe si një figurë kyçe në revolucionin shkencor. Libri i tij “Philosophiae Naturalis Principia Mathematica” (Principet Matematike të Filozofisë Natyrore), botuar së pari në vitin 1687, hodhi themelet për “mekanikën klasike”.

Në Principia, Njutoni formuloi ligjet e lëvizjes dhe gravitetin universal që formësoi këndvështrimet shkencore kryesore deri sa u zëvendësua nga Teoria e Relativitetit. Njutoni përdori shpjegimet e tij matematike të gravitetit për të derivuar ligjet e lëvizjes së planeteve të Keplerit, llogaritur baticat, trajektoret e kometave, precedentët e ekuinikseve dhe fenomeneve të tjera natyrore, duke zvenitur më tej dyshimet për heliocentricitetin e Sistemit Diellor. Ai demonstroi se lëvizja e objekteve në Tokë dhe trupa qiellorë mund të llogaritet nga të njëjta principe. Konkluzioni i Njutonit se Toka është një sferoid i shtypur në pole, u konfirmua më vonë nga matje gjeodezike të Maupertuis, La Condamine dhe të tjerë, duke bindur shumicën e shkencëtarëve Evropianë për superioritetin e mekanikës Njutoniane mbi sistemet e mëparshme.

Njutoni ndërtoi teleskopin e parë praktik reflektues dhe zhvilloi një teori të sofistikuar të ngjyrave të bazuara në vëzhgimet e kryera me një prizëm qelqi që zbërthen dritën e bardhë në ngjyrat e spektrit të dukshëm. Punimet e tij mbi dritën u grumbulluan në librin e tij shumë influencues “Optika”, i botuar më 1704. Ai formuloi gjithashtu një ligj empirik për ftohjen, bëri llogaritjen e parë  teorike për shpejtësinë e dritës dhe prezantoi i pari nocionin e lëngjeve Njutoniane. Në vazhdimësi të punës së tij në llogaritje, si një matematikan, Njutoni kontribuoi në studimin e serive të energjive, gjeneralizoi teoremën binomial të eksponentëve me numra jo të plotë, zhvilloi një metodë për të përafruar zgjidhjet e një funksioni dhe klasifikoi shumë prej kurbave të rrafshit kubik.

Në mekanikë, Njutoni formuloi parimin e inercisë.

Në optikë, ai e ndërtoi teleskopin, zhvilloi teorinë e ngjyrave në bazë të vëzhgimit të një prizmi. (Ngjyra e bardhë zbërthehet në një spektër ngjyrash). Ai gjithashtu formuloi një ligj empirik të ftohjes.

Në matematikë, Njutoni së bashku me Gotfrid Lajbnicin dhe pavarësisht nga njëri-tjetri, zbuluan njësimin diferencial dhe integral. Ai gjithashtu demonstroi teoremën e binomit, zhvilloi të ashtuquajturën “metodë të Njutonit” për gjetjen e zerove të një funksioni dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme. Isak Njutoni së bashku me Gaussin dhe Arkimedin bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “treshe të artë” të matematikës. Ai ka formuluar tri ligjet kryesore të mekanikës: Ligjin e inercisë, Ligjin e veprimit dhe të kundërveprimit, Ligjin e forcës.

Pas Galileut, Isak Njutoni, e thelloi kuptimin e forcës. Ai zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se është njësoj me atë të Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj.

Njutoni, siç demonstrohet nga një sondazh të vitit 2005, është ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës. / KultPlus.com

Politikanë pa makina, pa vila, pa imunitet – vendi pa varfëri

Mund të tingëllojë e çuditshme për njerëzit në shumë vende të tjera, por Suedia nuk ofron luks as privilegj për politikanët.  Pa makina zyrtare ose shoferë privatë, ministrat dhe parlamentarët suedezë udhëtojnë me autobusin apo trenin mbushur me njerëz, njëlloj si qytetarët që përfaqësojnë.

Pa të drejtën e imunitetit parlamentar, para gjykatës janë si çdo person tjetër. Pa sekretar në pritje, zyrat e parlamentarëve janë më pak se 8 m2.

Unë i paguaj politikanët, – thotë Joakim Holm, shtetas suedez – dhe nuk shoh asnjë arsye, për t’u afruar një jetë luksoze”.

Politikanët që guxojnë të shpenzojnë para publike për udhëtim me taksi, në vend që të hipin në tren, përfundojnë në faqet e para të gazetave. Edhe kryetari i parlamentit mori një kartë për përdorimin e transportit publik.

Vetëm kryeministri e ka të drejtën e përdorimit të përhershëm të makinave dhe sigurinë personale.

Parlamentarët suedezë jetojnë në apartamente të vogla në kryeqytet, ku i lajnë dhe hekurosin vetë rrobat. Kjo mund të duket modeste për njerëz të tillë të shquar, por në fakt është shumë më mirë sesa dikur.

Deri në fund të viteve 1980, të gjithë parlamentarët flinin në kanape në zyrat e tyre.

Askush në jetën publike, nuk fiton një pagë të madhe: paga për anëtarët e Riksdag (parlamentit) është rreth dy herë më e lartë se ajo e një mësuesi të fillores.

Në nivelin komunal, çdo dëshirë për punësim në politikë mund të interpretohet si një rast që kërkon vlerësim psikologjik: sepse zyrtarët komunalë suedezë nuk fitojnë pagë, as nuk kanë të drejtën e një zyre dhe punojnë vullnetarisht nga shtëpia.

Përvoja e Suedisë minon idenë e paarsyeshme që politikanëve, duhet t’u jepet respekt si një kastë më e lartë, e përbërë nga zonja dhe zotërinj që janë më të famshëm se një qytetar mesatar dhe për këtë arsye, meritojnë një të drejtë gati hyjnore, për përfitime dhe privilegje.

Është një komb që i trajton zyrtarët e tij qeveritarë dhe përfaqësuesit politikë, si qytetarë të zakonshëm; është një shoqëri që shfuqizoi përdorimin e përemrave zyrtarë në vitet 1960 dhe ku të gjithë quhen “ti”, sepse, sipas sistemit suedez të vlerave, askush nuk është mbi të gjithë.

Pa pabarazi të mëdha shoqërore, Suedia është pa dyshim, një vend më i sigurt dhe më pak i dhunshëm, ku politikanët dhe qytetarët zakonisht nuk kanë pse të udhëtojnë me makina antiplumb. Por, më e rëndësishmja, kjo është një shoqëri që zgjedh politikanë të cilët, duhet të jenë në kontakt me problemet e përditshme të qytetarëve. Politikanët, nuk lejohen të vënë interesat personale mbi ato të përgjithshme, në një shoqëri që tregon se pushteti politik mund të ushtrohet brenda kufijve të mirësjelljes.

Në sistemin gjyqësor, logjika është e njëjtë: nuk ka gjyqtarë që kanë të drejtë për automjete zyrtare, sekretarë ose privilegje.

Ata që janë në pushtet duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të gjitha informacionet duhet të bëhen të disponueshme për publikun: hapja e Suedisë reflektohet në vetë transparencën e fuqisë politike, që monitorohet përmes ligjit më të vjetër në botë, për transparencën. Në 1766, hyrja e publikut në dokumentet zyrtare të qeverisë u bë një e drejtë kushtetuese për të gjithë qytetarët, e përfshirë në një kapitull të veçantë të Aktit të Lirisë së Medies në Suedi.

Në Suedi, është e mundur të monitorohen shpenzimet e ministrave, përfaqësuesve dhe gjykatësve në çdo kohë.

Një nga skandalet më të mëdha politike në vend, ishte ai i viti 1990. Zëvendëskryeministrja Mona Sahlin, bleu çokollatë, pelena dhe disa sende të tjera personale me një kartë krediti qeveritare dhe pagoi e shtrenjtë: ajo humbi punën. Skandali u shfaq në analet e politikës suedeze, si çështja Toblerone.

Në pak më shumë se 100 vjet, Suedia është shndërruar nga një shoqëri e varfër, bujqësore, në një nga vendet më të pasura, më të drejta shoqërore dhe më pak të korruptuara në botë, ku askush nuk është mbi të tjerët. / Konica.al / KultPlus.com

100 arritje në 4 vjet, 12 qendra historike qytetesh u restauruan duke nxjerrë në dritë vlera të jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendjen e publikut restaurimin e qendrave historike të qyteteve, të cilat kanë sjellë zhvillim ekonomik dhe më shumë turizëm.

Rama pyeti ndjekësit në Instagram se sa qendra historike qytetesh u restauruan në 7 vjet duke dhënë dy shifra, 5 qendra apo 12 qendra.

“12 qendra historike qytetesh u restauruan duke nxjerrë në dritë vlerat e tyre të jashtëzakonshme e duke rritur ekonominë e turizmin e zonave përkatëse”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Qendrat historike të restauruara këto vite janë ato në Krujë, Shkodër, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Voskopojë, Vuno, Dhërmi, Përmet, Kaninë  e Theth.

Restaurimi i qendrave historike ka sjellë rivlerësim të pronës së qytetarëve por njëkohësisht ka krijuar mjedisin e duhur për nxitjen e turizmit. /atsh / KultPlus.com

Raporti i DASH: Gazetarët në Kosovë kërcënohen të largohen nga puna nëse publikojnë shkrime kritikuese

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me gjetjet e Raportit të Departamentit të Shtetit i SHBA-ve për Kosovën, në lidhje me kufizimet e padrejta në medie nga vetë pronarët e tyre dhe dhuna ose kërcënimet për dhunë në drejtim të gazetarëve, në raportin e publikuar për vitin 2020.

Raporti evidenton se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare, u kanë bërë presion gazetarëve dhe përfaqësuesve të medieve që të mos publikonin artikuj dhe storje të caktuara.

Sipas raportit, mediet e pavarura në Kosovë ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh, përgjithësisht pa kufizime. Megjithatë, disa gazetarë janë ankuar se pronarët dhe menaxherët e medieve, i kanë penguar ata të publikonin ose transmetonin materiale që kritikonin qeverinë, partitë politike ose disa zyrtarë publikë.

“Në disa raste, pronarët e medieve thuhet se kërcënuan të largonin nga puna gazetarët nëse publikonin shkrime kritikuese. Gazetarët, gjithashtu u ankuan se pronarët e medieve i kanë penguar të raportonin për korrupsionin e nivelit të lartë të qeverisë”, thuhet më tej në raport.
AGK-ja vlerëson se gjetjet e këtij raporti duhet të jenë alarm për institucionet e vendit në funksion të krijimit të një ambienti më të mirë dhe të sigurt të të bërit gazetari. / KultPlus.com

Më 31 mars të vitit 1889 është hapur Kulla Eiffel, deri atëherë ndërtesa më e lartë në botë

Kulla Eiffel e cila ndodhet në Champ de Mars në Paris, është bërë ikonë ndërkombëtare franceze dhe një nga strukturat më të njohura mbarëkombëtare. Kulla Eiffel, që është ndërtesa më e lartë në Paris është monumenti me pagesë më i vizituar në botë. E emërtuar sipas inxhinierit dhe projektuesit Gustav Eiffel, kulla u ndërtua si hark hyrës për Panairin Botëror të 1889-ës, përcjellë KultPlus.

Kulla është rreth 324 metra e lartë. Ishte ndërtesa më e madhe e bërë nga dora e njeriut derisa ndërtesa Chrysler u ndërtua në 1930. Pa përfshirë antenat transmetuese, është ndërtesa e dytë me e lartë në Fracë pas Millau Viaduct.

Kulla ka tri nivele për vizitorë. Biletat mund të blihen për t’u ngjitur me shkallë ose ashensor në nivelin e parë dhe të dytë. Rruga për në nivelin e parë është mbi 300 hapa, si dhe rruga nga niveli i parë në atë të dytë. Niveli i tretë është i arritshëm vetëm me ashensor. Si niveli i parë ashtu edhe ai i dytë, përfshijnë restorante.

Projekti i ndërtimit të një kulle 300 metra, lindi me rastin e parapërgatitjeve të “Exposition universelle”.

Ka afërsisht 2 500 000 ribatina të vendosura në kullë. U deshën pesë muaj për të ndërtuar bazamentin dhe 21 muaj për të ndërtuar konstruksionin metalik të kullës, që përbente një shpejtësi rekord ndërtimi dhe kjo vetëm me 121 punonjës në kullë dhe 100 të tjerë që punonin në parafabrikimin e pjesëve matike në tokë. Këmbët e kullës janë të vendosura në katër pikat e horizontit L-P-V-J me një distancë 125 metra nga njëra tjetra. Gjatësia e kullës në 1889, ishte 321,27 metra; sot me gjithë antenën në maje është 324 metra. Kulla peshon 10 000 ton, dhe në kohë me erë zhvendoset në maje afërsisht 6-7 cm. Nëse do të flisnim për numrin e vizitorëve, Kulla Eiffel është pa dyshim monumenti më i vizituar në botë e cila është hapur pikërisht më 31 mars të vitit 1889. / KultPlus.com

BarCamp Mitrovica rikthehet me edicionin e 19’të nën moton “Trashëgimia kulturore-Nga hulumtimi deri te mbrojtja”

BarCamp Mitrovica rikthehet me edicionin e 19’të nën moton “Trashëgimia kulturore-Nga hulumtimi deri te mbrojtja”, përcjellë KultPlus.

Dy arkitekte, Leunita Syla dhe Gresa Kuleta do të flasin mbi projektin e tyre ideor rreth kishës Sase siç njihet nga banorët e Mitrovicës.

Ky prezantim mëton të shpalos mundësi të reja mbi atë se si mund të shfrytëzohen asetet e trashëgimisë arkitektonike, në dobi të zhvillimit të turizmit kulturor e ekonomik në rrethinën e qytetit të Mitrovicës.

Për më shumë informata, ftoheni të merrni pjesë në BarCamp #19 ditën e shtunë më datë 3 prill, ora 17:00, ku pas prezantimit do keni rastin të bashkëbisedoni me autoret e lartpërmendura. / KultPlus.com

Nga mirëmbajtës tashmë në Oscars, Edon Molla: Takimi me Roberta Flack më ndryshoi jetën

Suada Qorraj

Ndonëse është larguar nga atdheu qysh fëmijë, madje dhe ëndrrat e majat e sukseseve po i realizon dita ditës në tokën e ëndrrave, Edon Molla nuk harron të përmend faktin se krenaria më e madhe është prejardhja e tij, shkruan KultPlus.

“Jam jashtëzakonisht krenar që jam shqiptar, mendoj se është aq e bukur sa kemi kapërcyer kaq shumë dhe njerëzit tanë vazhdojnë të frymëzojnë, duan dhe mbështesin njëri-tjetrin”, fillon kështu tregimin për jetën dhe sukseset e tij Molla.

Kompozitor, këngëtar e producent, të gjitha këto të mbërthyera në karakterin e tij, i hapën rrugë duke mundësuar që zëri e kompozimi i tij të jenë muzika e filmit ‘Mmmmm (Sound of Pain)’, që tashmë është nominuar për çmimet Oscar.

Edon Molla nga New Yorku, ka dhënë një intervistë për KultPlus ku ka rrëfyer emocionin e pas marrjes së këtij lajmi, duke potencuar se ende i duket e pabesueshme.

“Unë ende nuk e besoj që kemi arritur të jemi pjesë e nominimeve Oscar. Të jesh pjesë e një filmi të fuqishëm dhe të tregosh një histori të vërtetë rreth problemeve klimatike e bënë atë që të ndikoj më shumë. Regjisori dhe pjesa tjetër e ekipës së filmit kishin qëllim që të tregojnë një histori që duhej të tregohej dhe unë jam shumë i lumtur që kënga ime e interpretuar dhe kënduar nga unë ka gjetur një përdorim pozitiv”, pohoi Molla.

Tutje ai tregon se Jubair Muhammed, producenti i muzikës së filmit, ishte ai i cili kishte dëgjuar albumin e tij ‘For Merita’, ku dhe ishte lidhur aq fort me tekstin dhe mesazhin e këngës dhe më pas i kishin kërkuar Edonit që të krijonte kolonën zanore për filmin e tyre.

Për Mollën, pjesa më e vështirë e kompozimit të kësaj kënge që tashmë është përdorur si kolonë zanore në filmin ‘Mmmmm (Sound of Pain)’, ishte fakti që duhej të përdorte imagjinatën për të vizualizuar atë që supozohej të ndodhte në film.

“Kam kaluar rreth një javë duke shkruar këngën dhe mendoj se pjesa më e vështirë ishte fakti që nuk e kisha filmin përpara meje në mënyrë që ta shkruaja tekstin. Unë duhej të përdorja imagjinatën time, skenarin dhe imazhet nga filmi për të shkruar një këngë që tregonte historinë që regjisori dëshironte të rrëfente”, tha Edon Molla për KultPlus.

Por, rrugëtimi drejt muzikës i Edonit, nuk fillon këtu dhe nuk është nga historitë e zakonshme sepse në vitet e hershme, ishte basketbolli ai që kishte zënë primatin në jetën e tij. Siç e përshkruan dhe vetë për KultPlus, takimi me Roberta Flack, fituesen e çmimeve Grammy i ndryshoi atij jetën.

“Kam punuar si mirëmbajtës në ‘The Dakota’ në verën e vitit 2015 ndërsa isha në kolegj dhe akoma luaja basketboll në atë kohë, pata mundësinë të këndoja një këngë origjinale për Roberta Flack. Kur më dëgjoi teksa këndoja, asaj i pëlqeu zëri im dhe kërkoi që unë të interpretoja e të shkruaja këngë me të. E dija që muzika ishte profesioni im kur një legjendë si zonja Flack shfrytëzoj kohën e saj të çmuar dhe tërë atë verë e kalova duke krijuar muzikë që do ta kujtoj përgjithmonë”, rrëfeu ai.

Disa vite pas këtij takimi, në Janarin e vitit 2019, Edon Molla publikoi këngën e tij të parë solo, të titulluar ‘Tears’. Molla lansoi albumin e tij të parë ‘Alone’ në vitin 2019, kurse albumi i tij i dytë ‘For Merita’, u lansua në tetor të vitit 2020, emri i të cilit përkon me historinë e një gruaje që lufton me kancerin.

“Albumi im ‘For Merita’ ka arritur mbi tre milion dëgjime nëpër platformat digjitale, dhe unë jam përgjithmonë mirënjohës për njerëzit që lidhen me muzikën time”, vazhdon rrëfimin tutje Molla.

Krejt në fund, Edon Molla ka pohuar se ka dëshirë të bashkëpunoj me artistë dhe producent shqiptarë. Madje ai ka bërë të ditur se tashmë ka një bashkëpunim me një artist shqiptar i cili pritet të publikohet së shpejti, por këngëtari nuk ka shpalosur më shumë detaje.

“Nëse ka ndonjë artist që po e lexon këtë, mos u trembni dhe më drejtohuni drejtpërdrejt në Instagram nëse dëshironi të punoni së bashku”, përfundon kështu intervistën Molla. / KultPlus.com

‘Stirkoff’ shpërfaqi dy rezistenca, fuqia e së cilave tejkalon kufijtë e miqësisë

Suada Qorraj

Historia e ballafaqimit të dy shokëve të fëmijërisë, që ndryshonin shumë nga njëri tjetri, natën e mbrëmshme kishte marrë jetë në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Stirkoff, një idealist që përfaqësonte rezistencën intelektuale, përballë mikut të tij, një detektivi që përfaqësonte rezistencën fizike, shkruan KultPlus.

Gjithçka dukej se filloi si lojë, me hyrjen më të pazakontë, ku dhe vetë regjisori i shfaqjes, Shpëtim Selmani, ishte prezent në skenë gjatë sekondave të parë kur dhe kishte filluar loja e aktorëve. Gjuha e drejtpërdrejtë, përkonte pikërisht mbi bazën në të cilën ishte ngritur shfaqja ‘Stirkoff’ që përmbante artikujt e Charles Bukowski, njëri ndër shkrimtarët më me influencë në letërsinë underground kudo në botë, të cilat në kohën e atëhershme ai i kishte botuar në gazetën Open City.

Me një publik të madh në numër, reagimet e së cilit ishin po aq të paparashikuara, njëlloj si vetë shfaqja, por në fund me një duartrokitje disa minutëshe, si një shpërfaqje për kënaqësinë dhe emocionet e përjetuara për sa kohë ‘Stirkoff’ i mbante sa të qeshur, po aq dhe nën ethe.

Në një prononcim për KultPlus regjisori i kësaj shfaqje Shpëtim Selmani tha se kishte zgjedhur pikërisht artikujt e Bukowksit si bazë të shfaqjes së tij pikërisht për faktin se ai dallohet për një gjuhë të drejtpërdrejtë, të ashpër e direkte.

“Mendoj që Bukowski dallohet për veçoritë e tij të drejtpërdrejta, për një gjuhë më të ashpër pak më direkte dhe e konsideroj që në Kosovë duhet të kemi njëfarë njohurie mbi rezistencën dhe të përballemi me pushtetin pa ndërruar formë”, pohoi ai.

Për aktorin Blend Sadiku i cili në shfaqje luante rolin e detektivit, nuk ka qenë dhe aq e vështirë të përshtatet me rolin, sepse për të ishte mjaft e lehtë të shfaqte forcën fizike dhe një detektiv, ardhja në pushtet e së cilit kishte ndodhur më gllabërime të ndryshme.

Ndërkaq për aktorin Gentrit Shala, bashkëpunimi me regjisorin ka qenë mjaft i lehtë për faktin se ai ka qenë aty gjithë kohës për të ju ndihmuar dhe për t’ju shpjeguar në detaje se si duhet të silleshin.

Tutje ai ka shtuar se është çdo herë një ndjenjë e papërshkrueshme të shfaqësh premierën përballë një publiku të madh në numër, ngase të bënë që të japësh maksimumin nga vetja.

“Kur vie koha e premierës dhe ti sheh një sallë të mbushur me njerëz, atëherë ti bënë të pamundurën për të dhënë maksimumin, me qëllimin e vetëm që publiku të arrijë kënaqësinë më të madhe”, ka pohuar ai.

‘Stirkoff’, ndonëse filloi në një formë komike që bëri publikun të shpërthej në gaz që në sekondat e parë, pati një përfundim tragjik, të pritshëm, por dhe të habitshëm njëkohësisht, sepse shtangu publiku për disa sekonda, para duartrokitjes së madhe. / KultPlus.com

Mjeshtri francez i përrallave merr çmimin “Lindgren”

Një prej çmimeve më prestigjioze për letërsinë e fëmijëve dhe të rinjve është ndarë me një ceremoni online, të martën në Stockholm. Fituesi i sivjetmë i çmimit “Astrid Lindgren Memorial” është autori francez Jean-Claude Mourlevat, që mësoi për trofeun e tij pak para se të niste transmetimi i ceremonisë nga Stockholmi.

I themeluar më 2002 nga Qeveria suedeze, çmimi mban emrin e autores suedeze Astrid Lindgren, krijuese e personazhit popullor fiktiv të Pipi Çorapgjatës. Lindgren vdiq më 2002 në moshën 94-vjeçare, por la pas vetes gjurmën e saj në letërsinë për fëmijë në Suedi dhe më gjerë.

Për çmimin e sivjetmë, në vlerë prej 5 milionë krunash suedeze (489,719 euro), Mourlevat ka dalë i fituar përballë 250 kandidatëve nga 68 vende.

“Nuk mund ta besoj këtë”, ka përsëritur ai, duke tingëlluar sa i tronditur, po aq edhe i ngazëllyer, sapo mori vesh për fitoren. “Është një befasi kaq e madhe saqë nuk mund të them diçka interesante”, ka shtuar ai.

I lindur më 1952 në fshatin francez të Ambertit, Mourlevat ka shkruar mbi 30 libra për tinejxherë e fëmijë të përkthyer në 20 gjuhë.

Ai e nisi karrierën e tij profesionale si mësues gjermanishte, por e ndryshoi punën në atë të aktorit, regjisorit dhe klounit. Ishte rruga teatrore që bëri të zbulonte pasionin e vet për të shkruar përralla, fabula dhe tregime fantastike.

“Jean-Claude Mourlevat është një ripërtritës i shkëlqyer i traditës së përrallave, që janë të hapura si për vështirësinë, ashtu edhe për të bukurën”, shkroi juria. “Koha dhe hapësira janë të pezulluara në botët e tij fiktive, dhe temat e përjetshme të dashurisë dhe synimeve, dobësisë dhe luftës janë të paraqitura me një prozë të përpiktë e ëndërrore. Vepra përhershmërisht befasuese e Mourlevatit e kthen fabrikën e epikës së qëmoçme në një realitet bashkëkohor”, ka thënë Këshilli suedez i Arteve që organizon çmimin në fjalë.

Një prej sukseseve më të mëdha të Mourlevatit ka qenë romani për të rinj “Le combat d’hiver” (Kënga e dimrit, e botuar edhe si “Fundi i dimrit”), që sjell rrëfimin e katër studentëve pa prindër që janë të shtypur e të qortuar në një shkollë konviktore. Mund të jetë frymëzuar nga vetë jeta e Mourlevatit. Ai kaloi tetë vjet të palumtura në një shkollë të rreptë konviktore dhe në intervista ka thënë se leximi ishte shpëtimi i tij i vetëm, sipas biografisë së tij në faqen e çmimit memorial.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt për herë të parë, një vit pas vdekjes së Lindgrenit, dhe fituesit e parmë ishin autori amerikan Maurice Sendack, i njohur për librin e tij të famshëm “Where the Wild Things Are dhe Christine Noestlinger” nga Austria. Fituesi i vjetëm ishte ilustratorja jugkoreane, Baeck Heena. / KultPlus.com

Mediat serbe reagojnë pasi zyrtari i FFK’së detyroi gazetarin spanjoll të thotë “Kosova”

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Bajram Shala, dje ka zënë të gjitha faqet e mediave, pasi në konferencën për media para ndeshjes me Spanjën, ka detyruar gazetarin spanjoll të “AS”, që të përsërit disa herë emrin e Kosovës, meqë kjo gazetë në një tabelë të paraqitur ditë më parë, nuk e kishte shkruar fare emrin e Kosovës.

Një gjë e tillë ka nxitur edhe reagimin e mediave serbe, duke e quajtur një gjest të tillë si “skandal”.

“Ata e detyruan gazetarin spanjoll që të përmend emrin e Kosovës”, është një prej titujve të mediave serbe.

Raportimet e mediave serbe

Kosova sot në 20:45 do të përballet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Katarit 2022.

Reagime të mëdha ka pasur pasi Spanja në njoftimin zyrtar për ndeshjen, i është referuar Kosovës vetëm si “territor”./KultPlus.com

U sulmua në rrugë, gruaja 75 vjeçare do të dhurojë 1 milion dollarë për të luftuar racizmin

Xiao Zhen Xie, 75 vjeç e cila u sulmua në rrugë, ka marrë rreth 1 milion dollarë të dhuruar për faturat e saj mjekësore.

Xiao Xiaozhen po priste të kalonte një rrugë në qendër të San Franciskos kur një burrë e goditi me grusht më 17 mars.

Xiao pësoi të nxira në dy sytë e saj, dorë të enjtur dhe çrregullim post traumatik që e frikësoi për të dalë jashtë shtëpisë së saj, sipas një faqeje në GoFundMe.

GoFundMe grumbulloi më shumë se 930,000 dollarë brenda një jave nga sulmi. Qëllimi fillestar ishte 50,000 dollarë.

Tani familja e saj thotë se Xie dëshiron që paratë të shkojnë në komunitetin aziatiko-amerikan për të luftuar racizmin, duke thënë se çështja është më e madhe se ajo, sipas faqes GoFundMe.

Faqja gjithashtu thotë se shëndeti mendor dhe fizik i Xie është përmirësuar. Tani ajo mund të hapë syrin e saj të dëmtuar dhe është “në gjendje më të mirë shpirtërore”. / Gazeta express/ KultPlus.com

Rahoveci subvencionon me nga 200 euro fëmijët e porsalindur

Komuna e Rahovecit ka vendosur të subvencionojë me nga 200 euro fëmijët e porsalindur në këtë komunë.

Drejtori i Shëndetësisë në Rahovec, Samir Mustafa, ka thënë se është duke u planifikuar që vitin e ardhshme të subvencionohet me nga 500 euro çdo fëmijë i porsalindur.

“E dimë se është shumë simbolike. Shumë stimuluese për nënat e gratë tona që lindin, që të ndihmojmë sadopak në fillim të lindjeve. Është hera e parë që një propozim i tillë miratohet nga Kuvendi Komunal i Rahovecit. Sigurisht se në vitin tjetër, atë 2022, në planifikimet tona buxhetore, këtë kod të subvencioneve do ta rrisim. Fillimisht për këtë vit kemi propozuar si pilot-projekt shumë 200 euro. Nga viti 2022 kemi plan të subvencionohen nga 500 euro të gjitha nënat e gratë tona që lindin. Është stimulim i vogël, por për stimulim të natalitetit vendos Qeveria në nivel nacional”, ka thënë Mustafa në emisionin Sot në KTV.

Sa i përket lindjeve, ai ka thënë se në Komunën e Rahovecit regjistrohen maksimum deri 250 lindje në vit në këtë komunë.

Mustafa ka treguar se procesi i aplikimit për të marrë subvencionin prej 200 euro për fëmijët e porsalindur është i lehtë.

“Është procedurë e lehtë. Me një vërtetim, ekstrat të lindjes me të cilin regjistrohet fëmija dhe një certifikatë të prindërve apo të nënës mund të aplikohet. Vendimi vlen nga muaji prill deri në fund të vitit 2021. Për vitin 2022 do të jetë propozim-vendimi për 500 euro që të subvencionohet secila lindje që ndodh në Komunën e Rahovecit”, ka thënë Mustafa. / KultPlus.com

Ariana Grande i bashkohet jurisë së “The Voice”

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande, do të zë njërën nga karriget e “The Voice” këtë vit.

Grande do të jetë pjesë e jurisë bashkë me Blake Shelton, Kelli Clarkson dhe John Legend.

Sezoni i 20-të aktualisht është duke u mbajtur dhe në juri ka këta tre këngëtarë dhe Nick Jonas, shkruan AP.

“Jam e nderuar dhe e lumtur t’i bashkohem familjes ‘The Voice’. Kam qenë admiruese e kësaj shfaqjeje për shumë kohë. Mezi pres të bashkohem kokë më kohë me trajnerët e mrekullueshëm, të njoh artistët e rinj dhe t’u ndihmoj të kalojnë në nivel tjetër”, ka thënë Grande./ KultPlus.com

‘Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria’

Naim Frashëri ka qenë poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes, shkruan KultPlus.

Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.

KultPlus sonte ju sjellë një nga shprehjet e tij të shumta kushtuar atdheut.

Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.”/ KultPlus.com

“S’harrohet kjo ngrohtësi e parë, kur pranvera ishte në Prishtinë” (VIDEO)

Përmes fuqisë së tij interpretuese, e teksteve të kompozitorëve më të njohur të vendit, Sabri Fejzullahu ka arritur të ngjallë emocione përmes këngëve të tij.

Sytë e tij të mbyllur, e duart në lëvizje janë karakteristikë e përjetimit të veçantë artistik të këngëtarit, shkruan KultPlus.

Këngët e vjetra të Sabri Fejzullahut depërtojnë edhe sot me të njëjtën fuqi artistike tek publiku, madje ato dëgjohen më shumë nostalgji.

Kësisoj sot po sjellim këngën “Pranvera në Prishtinë”, këngë kjo e cila vazhdon të dëgjohet me ëndje nga fansat e Fejzullahut, edhe pse ka shumë kohë nga publikimi i saj.

A t’kujtohet natë e parë,
shi kur binte në Prishtinë?
Unë e ti si dy këng’tarë
pëshpëritnim për dashurinë!

Unë të doja, ti më doje
lugut t’gjelbër të Gërmisë;
Yj’t ne qiell na bënin roje
e lisat gjelb’ronin prej lakmisë!

S’harrohet kjo ngrohtesi e parë
kur pranvera ishte në Prishtinë!
Unë e ti si dy këngëtarë
thurnim vargje për ardhmërinë!

S’harrove dot ngrohtesin e parë
Kur pranvera ishte ne Prishtinë.
Un e ti si dy kengetar
thurrnim vargje per ardhmerine.

A t’kujtohet natë e parë,
Shi kur binte ne Prishtine.
Un e ti si dy kengetar,
pershperisnim per dashurin.

Un te doja ti me doje,
lugut t’gjelber te germise,
yjet n’qiell na benin roje,
e lisa gjelbronin prej lakmise.

s’harrohet dot ngrohtesia e parë,
kur pranvera ishte ne Prishtinë,
Un e ti si dy kengetar
thurrnim vargje per ardhmerine.

s’harrohet kjo ngrohtesi e parë
kur pranvera ishte ne prishtine
un e ti si dy kengetar
thurrnim vargje per ardhmerin.
2x.
Ne Prishtin
ë/ KultPlus.com

Di Caprio vazhdon thirrjen për mbrojtjen e Lumit Vjosa, kërkon nga krerët shqiptarë ti bashkangjiten nismës

Aktori i famshëm hollivudian, Leonardo Di Caprio, po vazhdon mbështetjen e tij për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, kësaj radhe duke ju bërë apel krerëve të shteti shqiptar që ta mbështesin këtë nismë, shkruan KultPlus.

Në një postim në Twitter, Di Caprio ka postuar filmin e lumit Vjosa ku kërkuar që të shpërndahet sa më shumë, dhe ju ka bërë thirrje Edi Ramës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Blendi Klosit që ti bashkangjiten kësaj nisme.

“Javën e kaluar, aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan Qeverisë Shqiptare dhe BE të mbështesin #VjosaNationalParkNoë. BE tani ka premtuar mbështetjen e saj. Ju lutemi shpërndani këtë video dhe pyesni @ediramaal @lulzimbasha_al @BlendiKlosi @ilirmetazyrtar për të ndihmuar në ruajtjen e #BlueHeartofEurope”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Di Caprio dhe në mars të këtij viti kishte bërë thirrje që të firmoset peticioni për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjet e qeverisë, si dhe ndërtimi i hidrocentraleve. Aktori tash e një kohë, ka qenë një nga personat që kanë ngritur zërin më së shumti për këtë çështje./ KultPlus.com

Kcimi i Tropojës dhe Xhubleta, më pranë UNESCO-s, Margariti firmos formularin e kandidimit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti firmosi sot formularin e kandidimit të dukurisë së Kcimit të Tropojës për “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” (lista përfaqësuese e dukurive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale te njerezit) dhe dijebërjes së Xhubletës për në listën e dukurive në rrezik (Urgent Safeguarding List).

Siç njoftoi vetë Margariti, bëhet fjalë për një moment të rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.

Ajo falënderoi komunitetet lokale që e propozuan dhe këmbëngulën, por edhe partnerit The_AADF që, siç u shpreh ajo, “ na mbështetën për ta çuar përpara këtë nismë, që për ne është një mision”.

Xhubleta gëzon statusin kryevepër nga Ministria e Kulturës dhe dosja ka mbaruar në një kohë rekord për UNESCO si një trashëgimi në rrezik.

Xhubleta, veshje tipike e zonavë të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin./ASHT/ KultPlus.com

Dua Lipa do të performojë në ‘Brit Awards’ 2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa kësaj radhe do të kthehet në Britani të Madhe për të përformuar në ‘Brit Awards 2021’, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Twitter ku ndër të tjera ajo ka shkruar se po kthehet në shtëpi për të përformuar.

Një gjë e tillë shkruhet edhe në faqen zyrtare të Brit Awards ku Lipa ka theksuar se është e ngazëllyer për të interpretuar në ceremoninë e sivjetme.

“Unë jam aq e ngazëllyer që do të kthehem të interpretoj për të gjithë në BRIT këtë vit. Do të jetë me të vërtetë e veçantë të rikthehem në skenë në Mbretërinë e Bashkuar”,

Ceremonia e ‘Brit Award’ do të mbahet me 11 maj të këtij viti, kurse nominimet për edicionin e sivjetëm do të bëhen të ditura nesër me 31 mars./ KultPlus.com

E drejta zakonore dje dhe sot

Për Konferencën e Parë Shkencore e Diasporës Shqiptare, në The Academy of Leadership Sciences Switzerland ALSS; “Shkenctarët e Disaporës Shqiptare i shërbejnë botes dhe rrënjeve të veta!”

Shkruan Islam Qerimi

Gjurmët më të vjetra të jetës njerëzore të Shqipërisë së sotme na kthejne mbrapa plot 120,000 vjet mbrapa. Gjetjet e pasura arkeologjike dëshmojnë se zona të Shqipërisë së sotme deri në 10,000 vjet p.e.s duhet të kenë qenë të banuara vazhdimisht (Bartl, Peter (1995): Albanien. Vom Mittelalter bis zur Gegenwart. Regensburg. f. 18).

Siç dihet e drejta zakonore është aplikuar tek shqiptarët gjatë. Periudha kohore e cila është aplikuar për herë të parë është e pamundur të përcaktohet saktesisht. Megjithate, ajo supozohet se ka lindur shumë heret e kjo kohe duhet të ketë qenë në kohën e Ilirëve. Në atë periudhë kohore janë aplikuar disa institute të cilat kanë qenë ndër shekuj të një rëndësie të veçantë për funksionimin e kësaj të drejte të pashkruar. Kështu p.sh. qysh në atë kohë ekzistonte termi Plaku  dhe Plakonia. Këto terme nuk paraqitnin vetem personin e rritur, respektivisht me moshën e shtyer, por kishte të bente me një person, i cili konsiderohej si organ institucional, që ndante drejtësinë në konfliktet e paraqitura në mes të njerëzve në fusha të ndryshme.

E drejta zakonore sipas hulumtimeve (të autorit të këtij punimi) është aplikuar edhe në periudhat e humbjes së pavaresisë së shtetit Ilir (viti 167 p.e.s ramja e Shkodres). Mirëpo edhe pas kësaj faze Senati romak kishte vendosur që shqiptarët të vazhdonin të mbesin autonom, përderisa ata të merrnin pjesë në betejat e romakëve kundër armiqëve të Romës.

Keshtu, që ne burimet e së drejtes romake, gjenden të dhëna për lejimin e aplikimit të së drejës zakonore vendore të Ilirëve. Gjithashtu, edhe në periudhen e Bizantit aplikohej e drejta zakonore shqiptare. Më tutje në kohën e sundimit të Bullgareve dhe të Perandorisë Osmane gjenden shumë burime të cilat dëshmojnë mbi aplikimin e së drejtës zakonore në territoret shqiptare paralel sistemeve juridike – shtetërore të tyre.

Kështu në periudhen s sundimit të Perandorisë Osmane, burime themelore të te se drejtes zakonore shqiptare ishin kanunet. Në territoret shqiptare aplikoheshin një mori kanunesh, por më të njohurat ishin Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni i Arbërit (Skendërbeut) edhe Kanuni i Labërisë. Me karakter regjional vepronin edhe një mori kanunesh tjera. Institutet e përgjithshme të këtyre kanuneve ishin të ngjashme. Kështu si institute të përbashketa konsideroheshin : besa, nderi, mikpritja, burrëria, ndorja, gjakmarrja dhe hakmarrja. Nga këndvështrimi i sotshëm këto institute ndahen në pozitive dhe ato negative. Në ato pozitive bënin pjesë: besa, nderi, mikpritja dhe burreria, ndersa në ato negative do të hynin: gjakmarrja, hakmarrja dhe pabarazia gjinore.

Për ekzistimin e kanunit dhe në përgjithesi për të drejtën zakonore shqiptare, është shkruajtur nga studiuesit vendor e sidomos ata të huaj gjatë shekujve XIX dhe XX. Ndër ta ishin së pari Karl Kaser, Karl Steinmetz, e më tutje Johann Georg von Hahn, Mary Edith Durham,  Leo Freundlich, Franz Baron Nopcsa, Kazuhiko Yamamoto, Margaret M. H. Hasluck, Peter Bartl, Salvatore Villari, Stephanie Schwandner-Sievers, Robert Elsie, at Shtjefën Gjeçovi, Ismail Kadare, Faton Baxhaku, Syrja Pupovci, Ismet Elezi, Diana Gëllci, Ndue Dedaj etj.

Kodifikimin, respektivisht përmbledhjen e Kanunit të Lekë Dukagjinit e ka bërë at Shtjefën Gjeçovi. Ai së pari ka publikuar fragmente me normat e këtij Kanuni në revistat shqiptare që ishin hapur në shtetet e huaja, ndërsa Kanunin në 12 libra e kishte hartuar në pjesën e parë të shekullit XX-të. Përberja, respektivisht strukturimi i këtij Kanuni ishte i ngjashëm me 12 librat e Kodit të Justinianit (Perandorit romak me prejardhje ilire), i cili ishte hartuar në shekullin e VI-të.

Kanuni si burim kryesor i së drejtës zakonore shqiptare në vete ishte një kushtetutë apo, siç thoshte profesori Ejup Statovci edhe më shumë se kushtetuta, meqenëse në te përmbante norma shoqërore e juridike prej lindjes së njeriut e deri në vdekje. Pra, kanuni përmbante rregulla nga e drejta civile (familjare, trashëgimore, detyrimore dhe sendore), e drejta penale (fajësia, përgjegjësia civile dhe penale, pleqëria, djalëria, sanksionet etj), e drejta administrative (organizimi dhe funksionimi i organeve vetëqeverisëse qysh nga familja, fisi, katuni dhe flamuri. Në krye të kanunit ishte caktuar shtëpia e Gjon Markut në fshatin Orosh të Mirditës. Ajo familje kishte rolin e gjykatës supreme dhe kushtetuese. Vendimi i kësaj dere ishte përfundimtar, respektivisht i formës së prerë.

Në lidhje me ekzistimin e normave religjioze nëpër kanune duhet potencuar se ato kanë ekzistuar por ndikimi i tyre ka qenë i ndryshëm. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit, i hartuar nga at Shtjefën Gjeçovi libri i parë i përket të drejtave të kishës dhe detyrimeve të njerëzve ndaj saj. Në këtë kanun përcaktohej roli i jashtëzakonshëm i kishes me paprekshmëri dhe privilegjet e saj.

Gjithashtu, një fakt tjetër për ta përmendur është edhe pabarazia gjinore. Gruaja sipas kanunit shqiptar ishte e pabarabartë në raport me burrin. Ajo piksëpari ishte e përjashtuar nga e drejta e trashëgimit qoftë tek familja e prindërve e qoftë edhe tek familja e burrit. Më tutje ajo kishte edhe shumë kufizime dhe ndalesa tjera në mundësinë e ushtrimit apo krijimit të raporteve juridike. Kështu p.sh. ajo nuk gëzonte të drejtën të ishte pjesëtare e organeve gjyqsëore (Pleqëria dhe këshillat e pleqëve) të mbështetura në dispozitat juridike të së driejtës zakonore shqiptare (shih librin XI i Kanunit të Lekë Dukagjinit). Megjithate, ajo nëse hynte në mes palëve në konflikt të drejtpërdrejtë të armatosur palët ishin të detyruara të pushonin zjarrin menjëherë. Poashtu, nëse vritej apo cenohej nderi i ndonje gruaja, autori i këtyre veprave penale do të pergjigjej dyfish, para dy familjeve, si të burrit e poashtu edhe të prindit

Ndërsa, këto kanune vepronin historikisht në territoret shqiptare, ato kishin rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar, mosasimilimin dhe atdhedashurinë.

Përderisa pothuajse të gjithë studiuesit e huaj dhe vendor në kohen kur aplikohej e drejta zakonore, respektivisht kanunet shqiptare, kishin një qasje dhe pikpamje pozitive për te, ndërsa tani në kohët e fundit, e sidomos në fillim të shekullit XXI, disa autorë të huaj e shohin atë nga këndvështrimi joshkencor me qasje negative. Kështu vlen të përmendet p.sh. disertacioni i Dr. Nina Florack, i paraqitur dhe i mbrotjur në Universitetin e Mynsterit ku ka proklamuar tezen se “kanuni shqiptar është strumbullari i së keqes, në bazë të të cilit është ndërtuar struktura organizative e grupeve të sotshme kriminaleMafia shqiptare””. Në këtë disertacion ajo pretendon se “Mafia shqiptare” është brutale në raste të përdorimit të dhunës, e kjo vie si rezultat i historikut të gjakmarrjeve të lejuara sipas kanunit shqiptar. Kjo tendencë për ta paraqitur kanunin dhe të drejtën zakonore shqiptare si strumbullar i dhunës dhe brutalitetit të “Mafias shqiptare” është kundërshtuar nëpërmes gjuhës së argumenteve shkencore të hartuara dhe të publikuara në recenzionin e autorit të këtij artikulli, në revistën online : Polizei-newsletter.de, e redaktuar nga Prof. Dr. Thomas Feltes, M.A, në Fakultetin Juridik i Universitetit Ruhr të Bohumit.

Ajo në fakt harron ose nuk e din se kanuni kishte të bëjë me respektimin dhe zbatimin e së drejtës për tërë popullatën, ndërsa mafia ka primare anarkinë, gjegjësisht padrejtësinë dhe veprimet kundër të së drejtës, të cilat përdoren me veprime kundërligjore. Të gjitha institucionet e themeluara në bazë të së drejtës zakonore janë deri dikund në baza demokratike, përderisa mafia ësht ëkrijuar në bazë të anarkisë. Poashtu në lidhje me besen, autorja e lartpërmendur pretendon faktin se “ky institut kanunor shqiptari ka shërbyer mafisë” pasi që gjithnjë sipas saj “ata në një mënyrë lidhin marreveshjen per te realizuar nje krim”, përderisa besa shkencërisht e ditur dhe e vërtetuar, ka pasur krejt një qëllim tjetër gjate funksionimit të së drejtës zakonore. Ky institut shërbente të arrihej dhe ruhej paqja, ndalej lufta. Ky institute vepronte edhe kur beteja e palëve zhvillohej me armë, kur edhe në qoftë se në njëren ane ishin të mbetur të vrarë nga pala kundërshtare 100 persona e në tjetren ane pa asnjë të vrarë, po sa te hynte një grua në mes të palëve në konflikt armët e tyre pushonin ne menyre automaitike. Besa mundësonte edhe lëvizjen e lire të familjeve në hasmëri etj.,.

Më tutje, në punimet e tyre serbët Lekën e konsiderojnë si “trim serb (Canon Lex Dux Ivan) i cili ka përkrahur Skënderbeun dhe ka kodifikuar të drejtën zakonore serbe”, e cila sipas tyre “burimin e ka në Kodin e Dushanit”, duke e bërë ate të dallueshme nga e drejta turke. Një tëndencë e tillë me motive politike kundër kanunit që është burim dhe e drejtë autoktone e së drejtës zakonore shqiptare, eshte paraqitur edhe në revisten kroate Zbornik, të Fakultetit Juridik, ku recenzionisti e refuzon pranimin dhe publikimin e punimit me këtë tematikë, kinse me faktin se historianët serbë konstatojnë se Kanuni i Lekës dhe vet Lekë Dukagjini i perkasin  gjenetikes serbe dhe të drejtës mesjetare të tyre.

Duhet theksuar se ndër shume faktet tjera që (nga autori i këtij artikulli) janë përmendur në atë punim shkencor për revistën Zbornik të Rijekes dhe për shumë libra dhe revista në Gjermani, Austri, Kroaci etj, janë sjellur shumë të dhëna të argumentuara shkencërisht, që e pohojnë se Kanuni i Lekë Dukagjinit është burim i së drejtës zakonore shqiptare i cili edhe pse mund të ketë qenë në ndonjë normë i influencuar nga të drejtat tjera zakonore të popujve fqinjë. Vlen të theksohet se takasativisht në Kodin e Car Dushanit (shek XIV) nuk gjendet asnjë normë juridike e cila ka të bëjë me gjakmarrjen. Në këtë kod mesjetar serb inkriminohet secili që nuk u përmbahet normave të përcaktuara në te. Ndërsa në përgjithësi Sllavët e vjetër në rastet e vrasjeve e caktonin çmimin e kokës për ta lehtësuar punën e pajtimit.

Prandaj, duhet potencuar se kanuni dhe e drejta zakonore kanë qenë të rendesishme per kohën që ishin te aplikuara, por që nga periudha kohore e krijimit të shtetit shqiptar e sidomos pas vitit 1928 e kendej kur u fillua me hartimin e legjislacionit modern shqiptar në fushat e ndryshme juridike, kanuni në përgjithesi vendin e tij e gjen vetëm në arkivat dhe muzet historike kombëtare dhe do të duhej të ishte edhe në mbrojtje të UNESCOs.

Përderisa, tani fatkeqësisht është ngatërruar koncepti i kanunit dhe së drejtes zakonore edhe nga vet shqiptaret, pasi që përderisa, shume sulme dhe vrasje të cilat ndodhin jo vetem ndaj burrave, por ato po ndodhin edhe ndaj grave dhe fëmijëve e dëshmojnë të kundërtën që kishte kodifikuar kanuni shqiptar. Në kanun jo vetëm që vrasja ndalohej shprehimisht të shkaktohej në mënyrë mizore, torturuese apo tinzare, ajo sot mjerisht kryhet pa zgjedhur mjetin e sulmit, personin dhe mënyrën apo formën e kryerjes.

Gjithashtu, si perfundim vlen të rrumbullaksohet, se ruajtja e zakoneve të mira shqiptare siç janë p.sh. besa, mikpritja në kontekstin modern, të krahasueshme me rregullat e së drejtës kontraktore dhe ato të së drejtës ndërkombëtare publike se kontratat, respektivisht marrëveshjet e ndryshme të palëve duhet të respektohen sipas parimit Pacta sunt servanda apo kur bëhet fjalë për mikpritjen do të vlente sot për të avancuar sektorin e turizmit e ku do të vlente gjithashtu rregulla e vjetër shqiptare që Shtëpia është e Zotit dhe e mikut, ndërsa tani do të thuhej që Shqipëria është e Zotit dhe e mikut./ KultPlus.com

Agim Ademi: Nëse nuk intonohet himni i Kosovës, kthehemi në Kosovë

Nesër, me fillim prej orës 20:45, Kosova do të luajë kundër Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Një nga çështjet që u komentua më së shumti ishte nëse Spanja do ta lejojë intonimin e himnit të Kosovës dhe flamurin në këtë ndeshje, pasi që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë.

Për këtë çështje ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një lidhje nga Spanja.

Ai deklaroi se nëse nuk do të shfaqet flamuri dhe nuk do të intonohet himni i Kosovës gjatë ndeshjes, Kombëtarja e Kosovës do ta lëshojë fushën dhe do të kthehet prapa.

“Ne i përshëndesim gazetarët tanë dhe referët dhe ikim për Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk do të luhet loja. Por, nuk do të ndodhë ajo, sepse protokolli është në përpikmëri”.

Megjithatë, kreu i FFK-së është i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe ndeshja do të zhvillohet sipas të gjitha protokolleve të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA.

“Unë nuk kam dyshuar asnjëherë në Qeverinë e UEFA-s dhe FIFA-s dhe në rregullat dhe protokollet e UEFA-s dhe FIFA-s të cilat sigurisht që po vërtetohen edhe sot – me himn, me flamur dhe me gjithçka sipas protokolleve të FIFA-s”, ka thënë Ademi në Klan Kosovë.

“E dimë që Spanja është një shtet jashtëzakonisht i fortë dhe i lashtë dhe e ka një histori me shqiptarët. Ju e dini që këtu janë varrezat e Asim Vokshit dhe Xhemajl Kadës që kanë dhënë jetën e tyre për çlirimin e popullit spanjoll. Pastaj te historia e re e Kosovës dhe të krijuarit e Kosovës shtet është një burrështetas pikërisht i Spanjës i cili ka dhënë urdhër për bombardimin e NATO-s në favor të Kosovës. Ai është Javier Solana. Po ashtu edhe ushtarët spanjollë janë pjesë e NATO-s dhe KFOR-it që edhe sot janë pjesë në Kosovë”.

“Duke i marrë parasysh këto unë asnjëherë nuk kam dyshuar. Unë i falënderoj shumë Federatën e Spanjës që na ka pritur jashtëzakonisht mirë me protokoll dhe jashtë protokollit në mënyrën më të mirë shoqërore. Ju ka ardhur keq për detajet, sepse ka qenë më shumë mediale sesa politike. Besoj që e keni vërtetuar këtë sepse është deklaruar edhe Ministrja e Jashtme, madje nga federata na kanë kërkuar edhe falje. Nuk ka qenë e nevojshme për mua. Ne kemi qenë në kontakt gjatë gjithë kohës. Ju e dini që kanë qenë edhe dy zyrtarë të UEFA-s pas deklarimeve të mia se nuk do të luajmë pa himn dhe flamur dhe më kanë garantuar edhe nga Federata e Spanjës se gjithçka do të shkojë sipas protokollit. Dhe ja kjo po ndodh”./KultPlus.com

Letra që Milada Horakova i shkroi të bijës para ekzekutimit: Zoti të fali ty, sepse ai na deshi neve

(Letra e çekes Milada Horakova për të bijën 16-vjeçare, një natë para ekzekutimit)

Në vitin 1950 politikania Çeke Milada Horakova arrestohet nga policia sekrete për “tradhëti të lartë”, sepse dyshohej se ajo kishte organizuar komplotin për përmbysjen e regjimit komunist në vend. Në 27 qershor të atij viti ajo ekzekutohet, pavarësisht kërkesave për lirimin e saj nga Albert Einstein dhe Winston Churchill. Një natë përpara ekzekutimit, ajo i shkroi vajzës së saj 16 vjeçare këtë letër :

“E vogla vajza ime, Jana, Zoti ma bekoi jetën time si grua me Ty. Siç shkruante edhe yt atë në poezinë nga burgu gjerman: “Zoti të fali ty, sepse Ai na desh ne…” Përpos dashurisë magjike e mahnitëse të babait tënd, ti ishe dhurata më e madhe që fati më dhuroi. Mirëpo, Perëndia e ndërtoi jetën time në atë mënyrë që unë të mos mundja të të jepja gjithçka mendja dhe zemra ime kishte përgatitur për ty. Dhe jo sepse unë të doja pak; unë të dua njësoj me dëlirësinë dhe zjarrin e shpirtit si gjithë nënat i duan fëmijët e tyre. Por kuptova se detyra ime në këtë botë ishte të bëja ty të mirë duke u kujdesur që edhe jeta të bëhej më e mirë, dhe të gjithë fëmijët të jetonin në gjendje më të mirë. Prandaj, shpesh na u desh të rrinim larg për kohë të gjatë. Kjo është e dyta herë që Fati po na ndan. Po ti mos u tremb, as mos u ligështo pse unë s’po kthehem më. Mëso bija ime, ta shohësh jetën qysh herët si një çështje me rëndësi. Se jeta është e vështirë dhe s’përkëdhel askënd. Për çdo ledhatim që mund të të dhurojë do të të japë dhjetëra fshikullime. Mësohu sa më shpejt me të dhe mos e lejo që ajo të të verë përfund. Vendos të luftosh. Ki kurajë dhe synime të kthjellëta dhe shpejt do ta shohësh që do të fitosh mbi jetën. Shumë gjëra janë ende të paqarta për mendjen tënde të re, dhe mua s’më mbetet më kohë të të shpjegoj ato për të cilat ti ende dëshiron të më pyesësh. Një ditë kur të rritesh, do të vrasësh mendjen pse nëna jote që të desh aq shumë dhe të kishte dhuratën e saj më të çmuar, e drejtoi jetën e vet kaq çuditshëm. Mbase atëherë do t’i gjesh një përgjigje të drejtë kësaj pyetjeje, një përgjigje ndoshta më të mirë se kjo që të jap unë sot. Natyrisht, ti do të jesh në gjendje ta zgjidhësh korrektësisht dhe me vërtetësi, duke mësuar gjithnjë e më shumë. Jo vetëm prej librave, por edhe prej njerëzve. Mëso prej çdokujt, s’prish punë nëse ata janë të rëndësishëm apo jo! Çaj përmes botës me sytë hapur, dhe mos u merr vetëm me brengat dhe problemet e tua, por edhe me shqetësimet, interesat dhe përgjërimet e të tjerëve. Kurrë mos mendo që diçka s’të përket ty gjithashtu! Jo, gjithçka duhet të të interesojë dhe ti duhet të reflektosh rreth çdo gjëje, duke i krahasuar fenomenet individualisht. Njeriu nuk jeton veçmas botës; ekziston një lumturi e madhe, por edhe një përgjegjësi e pakufi. Në radhë të parë, detyra jote duhet të jetë që të mos qëndrosh dhe të mos veprosh ndarë nga të tjerët, por t’ju bashkohesh nevojave dhe qëllimeve të tyre.

Kjo s’do të thotë të humbasësh në turmë, por ta dish që edhe ti je pjesë e gjithësisë dhe ta mbartësh më të mirën tënde në atë bashkësi. Nëse e bën këtë gjë, ti do të arrish të kontribuosh në qëllimet e përbashkëta të shoqërisë njerëzore. Mbaje parasysh mirë këtë parim, më shumë seç e bëra unë dhe gjithnjë afroju jetës pozitivisht. Ruaju prej kontradiktave boshe por jo prej çdo lloj kontradikte, sepse unë besoj që njeriu duhet t’i rezistojë së ligës. Por që të jesh me të vërtetë person me vlera, duhet që në çdo rrethanë të mësosh të dallosh floririn safi nga xhinglat. Sigurisht është vështirë, se xhinglat shpesh herë shkëlqejnë e të magjepsin. Po të rrëfej fëmija im, se shpesh në jetë jam magjepsur nga xhinglat. Ndonjëherë madje shkëlqenin aq shumë, saqë unë e lëshoja floririn e vërtetë nga dora dhe marrosesha pas xhinglave kallpe.

E di që të organizosh mirë shkallën e vlerave të tua duhet jo vetëm ta njohësh veten mirë e të jesh e prerë në gjykimin e karakterit tënd, por të njohësh në veçanti të tjerët, të njohësh sa më shumë historinë e botës: të kaluarën, të tashmen, dhe zhvillimet e së ardhmes. Pra, me pak fjalë: të zbulosh, të kuptosh. Mos i mbyll veshët në asnjë mënyrë para asgjëje; dhe as mos i përjashto mendimet dhe opinionet e cilitdo që të ka prekur a ndoshta të ka lënduar thellë. Vëzhgo, mendo, kritiko, po, po, kritiko sidomos veten, dhe mos ki turp të pranosh një të vërtetë që ti ke arritur ta kuptosh, edhe nëse kohë më parë ti vetë ke deklaruar të kundërtën; mos u bëj kokëfortë në opinionet e tua, por kur ke arritur ta konsiderosh diçka si të drejtë, atëherë ji aq e vendosur sa të mund të luftosh e të vdesësh për të. Siç ka thënë Ëolker : “Vdekja nuk është e frikshme! Vetëm mundohu të shmangësh vdekjen e ngadaltë, e cila ndodh kur dikush e gjen veten të shkëputur nga jeta e përditshme e të tjerëve…” Ti do t’i hedhësh rrënjët e tua aty ku fati ka vendosur për ty të jetosh. Ti duhet ta gjesh rrugën tënde. Kërkoje atë e pavarur dhe mos lejo asgjë të të kthejë mbrapsht, as kujtimi i nënës apo babait tënd. Nëse i do ata me të vërtetë, nuk i lëndon aspak kur i vështron me sy kritik – thjesht mos shko në një rrugë të gabuar, të pandershme e që nuk harmonizohet me jetën. Unë kam ndërruar mendje disa herë dhe i kam rishikuar shumë vlera, por ajo që më mbeti si vlerë thelbësore, pa të cilën unë s’mund ta përfytyroja jetën time, ishte liria e ndërgjegjes sime. Do dëshiroja që edhe ti e vogla bija ime, të mendohesh nëse unë e kisha drejt.

Një vlerë tjetër është puna. Nuk di kë të rendis të parën dhe kë të dytën. Mëso ta duash punën! Cilëndo punë, por njërën duhet ta njohësh shumë mirë dhe tërësisht. Kështu s’do të kesh frikë për asgjë dhe gjërat do të të ecin mbarë. Dhe kurrë mos harro dashurinë në jetën tënde. Nuk e kam fjalën vetëm për boçet e kuqe që një ditë do të çelin në zemrën tënde, dhe nëse fati ta mban anën, do të gjesh një të ngjashëm në zemrën e një personi tjetër me të cilin do ta shkrish jetën. Po të flas për atë lloj dashurie pa të cilën njeriu s’mund të rrojë i lumtur. Dhe mos e thërrmo dashurinë; mëso ta dhurosh të plotë dhe të vërtetë. Mëso të duash pikërisht ata që inkurajojnë pak dashurinë, e kështu s’do të gabosh. E vogla bija ime Jana, kur ti ta zgjedhësh atë për cilin zemra jote do të digjet, atë që do t’i falësh vërtet veten – kujto babanë tënd! Unë nuk e di nëse do të kesh fatin tim, nuk e di nëse do të kesh fatin të takosh një krijesë aq njerëzore e të mrekullueshme, por zgjidhe idealin tënd sa më afër atij. Mbase ti e vogla ime ke filluar tashmë të kuptosh, mbase tani e kupton deri në dhimbje se çfarë kemi humbur me Atë. Unë ndihem fajtore për atë humbje dhe kjo është më e vështira për t’u përballuar.

Ji e ndërgjegjshme për dashurinë dhe sakrificën e madhe që Pepiku dhe Veruska po të dhurojnë. Jo vetëm që duhet t’u jesh mirënjohëse… por duhet t’i ndihmosh, që ta ngrini lumturinë tuaj të përbashkët pozitivisht e në mënyrë konstruktive. Gjithmonë duhet t’u dhurosh atyre më shumë, për të mirën që po bëjnë për ty. Vetëm kështu do jesh në gjendje t’ua shpërblesh mirësinë.

Mësova nga avokati se po shkon mirë me mësime dhe se dëshiron të vazhdosh më lart… U gëzova shumë. Edhe sikur një ditë të të duhet ta lësh shkollën dhe të punosh për të mbajtur veten, mos ndal së mësuari dhe së studiuari, nëse vërtet do që t’ia arrish qëllimit tënd. Do të kisha dashur që të bëheshe doktoreshë – të kujtohet kur kemi folur për këtë gjë? Natyrisht ti do të vendosësh vetë drejtimin në jetë, edhe rrethanat gjithashtu. Por, nëse një ditë qëndron në traditën e “alma mater”, dhe sjell në shtëpi jo vetëm diplomën e mjekësisë, por edhe aftësinë e vërtetë për t’u dhuruar njerëzve ndihmesën si mjeke, atëherë o e vogla ime nëna jote do të jetë e lumtur pa masë. Megjithatë nëna jote do të jetë… vërtet e lumtur, s’ka rëndësi ku qëndron ti, nëse je tek salla e operacionit, apo tek… një torno; tek djepi i fëmijës, apo tek tavolina e shtëpisë, mjaft që ta bësh punën me shkathtësi, ndershmëri e përkushtimin e gjithë qenies tënde. Atëherë do të jesh e suksesshme. Mos u bëj kërkuese ndaj jetës, por ki gjithnjë qëllime të larta. Ato nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, sepse ajo që unë e quaj kërkuese janë ato nevojat dhe nocionet egoiste. Mos u jep rrugë atyre! Kuptoje që në saje të fatkeqësisë dhe brengës që të ka ndodhur ty, Vera, Pepicek, gjyshja dhe gjyshi… e shumë të tjerë do të përpiqen të të japin gjithçka kanë, ndoshta edhe atë që s’janë në gjendje ta përballojnë. Ti jo vetëm që s’duhet të pretendosh prej tyre, por duhet të mësosh të jesh sa më modeste. Nëse mësohesh me këto gjëra, s’do të jesh e pakënaqur pse të mungojnë sendet materiale. Ti s’e merr dot me mend sa i lirë ndihet njeriu kur e mëson veten me thjeshtësi… e jo si ai që fiton epërsi ndaj të dobëtit, sa më i sigurt dhe i fortë që ndihet. Unë vërtet u përpoqa ta bëj vetë këtë gjë, por nëse ti mund t’i dyfishosh fuqitë e tua, përgatit veten me guxim për qëllime të larta… Lexo shumë dhe mëso gjuhë të huaja. Në këtë mënyrë do të zgjerosh horizontin e jetës dhe do ta pasurosh përmbajtjen e saj. Ka qenë një periudhë në jetën time kur lexoja me etje gjithçka; dhe më pas kohë të tjera kur puna s’më lejonte as të merrja në duar libër tjetër, veç literaturës profesionale. Oh ç’mëkat! Këtu, këto muajt e fundit kam lexuar plot, edhe libra që me gjasë s’do të më interesonin po të isha jashtë, por është detyrë me rëndësi të madhe të lexosh çdo gjë me vlerë, ose së paku sa të jetë e mundur. Në fund të kësaj letre do t’i shkruaj titujt e librave që kam lexuar muajt e fundit, e bindur se do të më mendosh mua kur t’i lexosh ato…

E tani diçka rreth trupit tënd. Jam e gëzuar që merresh me sport. Vetëm bëje në mënyrë sistematike. Unë mendoj se duhet të kryesh ushtrime ritmike, dhe po të kesh kohë, gjithashtu pak gjimnastikë të mirë sistematike. Dhe këto pesëmbëdhjetë minuta çdo mëngjes! Më beso, po të merresh seriozisht, do t’i kursesh shumë bezdi dhe përmasa të pakëndshme shtatit tënd. Kjo është e mirë, sepse të përgatit vullnetin dhe këmbënguljen. Gjithashtu kujdesu rregullisht për pamjen e fytyrës – nuk e kam fjalën për make-up, mos o Zot, por për kujdesin e përditshëm sanitar. Dhe duaji qafën dhe këmbët, siç do fytyrën dhe buzët e tua. Një furçë duhet të jetë shoqja jote e mirë, çdo ditë, dhe jo vetëm për duart dhe këmbët; përdore në çdo cep të lëkurës. Alkooli Salicyl dhe Fennydin, aq mjafton për bukurinë, e pastaj ajër dhe diell. Por për këtë do të gjesh këshilltare më të mira sesa unë…

Fotografia jote më tregoi stilin e ri të flokëve! Duken bukur, por a s’ndihesh keq kur e fsheh ballin tënd të bukur? Gjithë kjo zonjushë në fustan balloje! Vërtet dukeshe mrekulli, por sytë e nënës tënde vunë re një gabim, që mund të jetë pasojë e mënyrës së fotografuarit. A nuk ishte dekolteja pak si shumë e ekspozuar për një gjashtëmbëdhjetëvjeçare? Më vjen keq që unë s’e kam parë foton e palltos tënde të re. Mos ke përdorur manshetat e tezes si jakë të pellushit? Mos u pispillos, por kur të jetë e mundur, vishu me kujdes dhe me thjeshtësi. Dhe mos vish këpucë derisa harku të të drejtohet poshtë në thembër. A je duke i veshur me shollë nga brenda? Po me gjëndrën tiroide si je? Këto pyetje natyrisht s’kanë nevojë për përgjigje, janë thjesht sa për kujtesë nga ana ime.

Në burgun e Leipzig-ut lexova një libër; letrat e Maria Theresa-s drejtuar vajzës së saj Marie Antoinette-s. Më bëri shumë përshtypje mënyra se si kjo sunduese e tregoi veten e saj në të qenit praktike dhe femërore në porositë e saj për të bijën. Ky ishte një libër origjinal gjerman dhe s’e mbaj mend emrin e autorit. Nëse të bie ndonjëherë ta shohësh atë libër, kujtohu që atë kohë më qe mbushur mendja top të të shkruaja edhe ty letra të atilla rreth përvojave dhe porosive të mia. Fatkeqësisht gjithçka mbeti një dëshirë.

Janinkë, të lutem kujdesu shumë për gjysh Kralin dhe gjyshe Horakovan. Tani më shumë se kurrë zemrat e tyre të mplakura kanë nevojë për pak ngushëllim. Shko shpesh tek ata dhe lëri të flasin për rininë e babait dhe nënës tënde, kështu mund t’i ruash në kujtesë për fëmijët e tu. Vetëm kështu një individ bëhet i pavdekshëm; dhe ne do vazhdojmë në ty dhe të tjerë në gjakut tënd.

Edhe diçka tjetër – muzikën. Unë besoj se duhet t’i shfaqësh mirënjohjen gjyshit Horak për pianon që të dhuroi duke e praktikuar seriozisht dhe se do t’ia dalësh me sukses në atë që Pepiku dëshiron aq shumë: ta shoqërosh kur ai luan me violinë o violë. Të lutem, bëja këtë nder. Unë e di që atij do t’i bëhet shumë qejfi dhe do të jetë vërtet diçka e bukur. Dhe kur të luani bashkë, luaj arien nga Martha: “Trëndafili im, ti lulëzon atje në kodër…”, dhe pastaj: “Fli princi im i vogël” nga Mozart; edhe të preferuarën e tët eti “Nën dritaren tënde…” të Chopin-it. Ti do t’i luash për mua, apo jo? Unë do të jem përherë duke të të dëgjuar…

Vetëm diçka ta theksoj. Zgjidhi miqtë me kujdes. Ndër të tjera, mos harro se çdonjëri prej nesh kushtëzohet edhe nga njerëzit me të cilët shoqërohet. Prandaj përzgjidhi me shumë kujdes ata. Ji e vëmendshme në çdo gjë dhe dëgjo opinionet e të tjerëve për shoqet e tua pa thënë asgjë. Nuk do ta harroj kurrë letrën tënde të dashur (sot mund të ta them) dikur një mbrëmje që e kishe ngjitur në jastëkun tim, tek e cila më kërkoje ndjesë kur të zura për herë të parë te porta, në shoqërinë e një vajze dhe një djali. Ti më shpjegove atë kohë sa e domosdoshme ishte që të kishe një rreth shoqëror. Mbaje rrethin tënd vajzë e vogël, por me njerëz të mirë e të ndershëm. Dhe konkurroni mes njëri-tjetrit në çdo gjë të mirë. Vetëm të lutem mos ngatërro pasionin e të rinjve në pranverë me dashurinë e vërtetë. Më kupton, apo jo? Nëse jo, teze Vera do të të shpjegojë çfarë dua të them. Kështu pra, o vajza ime e vetme, o e vogla ime Jana, o jetë e re, o shpresa ime, o falja ime e ardhshme, jeto! Kape jetën me të dyja duart! Deri në frymëmarrjen time të fundit, unë do të lutem për lumturinë tënde, fëmija im i shtrenjtë!

T’i puth flokët, sytë dhe buzët, të përkëdhel dhe të mbaj në krahët e mi (vërtet të mbajta në krahë kaq pak). Unë do të jem përherë me ty. Po e mbyll këtë letër, duke e nxjerrë nga kujtesa poemën që yt atë e shkroi për ty, në burg, në vitin 1940…/ KultPlus.com

Paradë mumiesh në Egjipt

Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit njoftoi se parada e shumëpritur për transportimin e 22 mumieve mbretërore nga Muzeu Egjiptian, që ndodhet në sheshin ”Tahrir” në Kajro, drejt Muzeut Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian, në Fustat, do të zhvillohet në 3 prill, sipas një njoftimi të ambasadës së Egjiptit në Tiranë.

Mumiet mbretërore që do të ekspozohen në muzeun e ri, i përkasin Dinastive XVII, XVIII, XIX dhe XX dhe përfshijnë 18 mumie të faraonëve dhe katër mbretëreshave, që pasqyrojnë një pjesë të rëndësishme të historisë së gjatë dhe të mahnitshme egjiptiane.

Ato do të transferohen me automjete posaçërisht të projektuar për paradën dhe secila prej tyre do të mbajë logon dhe emrin e mumies mbretërore në arabisht, anglisht si dhe me hieroglife.

Ngjarja unike pritet të fillojë me një përshëndetje me 22 të shtëna armësh, për nder të faraonëve, duke sinjalizuar edhe daljen e automjeteve të transportit të mumieve mbretërore nga porta kryesore e Muzeut Egjiptian.

Gjatë rrugës për në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian, parada do të shoqërohet nga tingujt e muzikës tradicionale egjiptiane dhe transmetimet e drejtpërdrejta të një numri artistësh egjiptianë nga vende të ndryshme turistike.

Parada, e cila pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës, do të transmetohet drejtpërdrejt në një numër të madh të kanaleve televizive kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në platformat e mediave sociale, ishte planifikuar më parë të organizohej në nëntor 2020, me pjesëmarrjen e një numri të madh të personaliteteve me famë botërore nga bota e artit, politikës dhe shkencës nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, por sfidat e pandemisë së koronavirusit e bënë të pamundur organizimin si pasojë e kufizimeve të nevojshme duke marrë parasysh numrin e të ftuarve nga e gjithë bota.

”Ne duam që bota të shohë bukurinë e civilizimit të Egjiptit”, deklaroi ministri i Turizmit dhe Antikiteteve Khaled El-Anani.

Muzeu Kombëtar i Qytetërimit Egjiptian, i cili ruan në brendësi të tij mijëra artefakte historike, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 135 000 metrash katrore.

Kjo ngjarje historike është pjesë e një serie projektesh ambicioze të qeverisë egjiptiane, përfshirë koleksionin e plotë të varrit të faraonit më të famshëm egjiptian, Tutankhamon./atsh/ KultPlus.com

Bajroni: Gratë shqiptare në rast rreziku shkojnë në luftë përkrah burrave dhe kurrë nuk dorëzohen për të mbrojtur nderin e tyre

Si mësuese letërsie prej më shumë se tri dekada,kam pasur fatin qe ta studioj dhe ta komentoj veprën e Bajronit me nxënësit e shkollës së mesme. E shoh me vend për situatën e tanishme të bëjmë një udhëtim imagjinar me Bajronin nepër trojet shqiptare, në ato vende,ku i ka lënë të shkruara në kujtimet e tij .
Nuk di deri më sot të jetë bërë një promovim kaqë i detajuar i Bukurive natyrore dhe njerëzore të Shqipërisë siç e ka bërë Bajroni për ne. Nuk ka dokument më autentik se letrat e Bajronit drejtuar nënës dhe miqëve të tij ,200 vjet më parë,që vertetojnë vendbanimet shqiptare deri në Prevezë,ku ai i përshkoi me këmbë.
Brezi i ri duhet ta njohi këte poet, si njeri me temperament të lirë,me aftësi dhe mprehtësi konceptimi,me pjekuri dhe prirje drejt virtytit.Edhe pse mbarte titullin Lord, dëshironte të ishte pranë njerëzive të thjeshtë dhe të eksploronte në vende të pashkelura, të cilat i gjeti, kur erdhi në Shqipëri.
Eshtë krenari për ne shqiptarët, që një i huaj,si Lordi Bajron t’i drejtohet Shqipërisë me këto vargje:”Shqipëri,lejomë të kthej sytë e mi // Mbi ty,o nënë e rreptë burrash t’egër.
Shqipëria për Bajronin qe një botë sa e fshehur aq dhe interesante ku shkruan “Me të vërtetë që unë e kam parë Shqipërinë më shumë se kushdo anglez tjetër, sepse është vend i vizituar rrallë,ndonëse i bollshëm në stoli natyrore .
“Në vendet e Ilirisë dhe të Epirit ka vende pa emër dhe lumenj të pahedhur në hartë,mundet që një ditë, kur të njihen më shumë, të jenë temat më të çmuara e të dorës së parë për penën”….
Ai nga leximet e veta dinte, se Shekspiri i kishte vendosur disa ngjarje në Iliri.Kjo e la me kuptue se këto vise nuk ishin të zbrazta,por kishin vlera historike, kulturore dhe pasuri shpirtërore. Qëndrimi i tij në Patra ,në Prevezë,në gjirin e Artës drejtë Tepelenës,….në majat e Papingjit ……. mrekullohesh duke thënë “Kudo që shohim : rrotull,sipër,poshtë,na lë pa mend magjia ngjyrë ylberi..të gjithë njerëzit që takuam me fustanellat e bardha përshëndetnin shqiptarçe,ushtarët nuk dallohen nga fshatarët nga veshja, të gjithë mbajnë armë të stolisura…..Kur arritëm në Epirin e qëmotshëm,afër malit të Tomorrit,u mirëpritëm nga i pari i vendit Ali Pasha.”
Duke qëndruar në ato vende,kishte mësuar se deri ku shtriheshin krahinat shqipfolëse,si provincë e Turqisë Evropiane ………”Në perëndim ka gjirin e Venecias,në lindje Maqedoninë,Thesalinë dhe Greqinë.Ndërsa në jug mbërrinë deri në gjiun e Lepantos ose , gjiri i Artës”
Tablonë e Shqipërisë së jugut,sidomos pjesën e Çamërisë,poeti anglez e paraqiti me admirim.Ashtu siç bëri më vonë anglezja Meri Edith Durham për Shqipërinë e veriut.
Të dy bashkë e plotësojnë tablonë e Shqipërisë dhe shqiptarët i përshkruajnë trima, të ndershëm dhe bujarë,edhe në varfërinë e tyre.
Kur Bajroni mbërriti në Qefaloni,suliotët të përqëndruar në lartësitë në lindje te Paramithisë, dëgjoheshin së tepërmi me kapedanin e tyre, Marko Boçari.Ata ishin thjeshtë shqiptarë. Ja disa vargje nga “Çajld Harold” ,-Kush ia shkon në trimëri suliotit brun//Me të bardhë fustanellë e me gunë”
Ishin suliotët ata që kërkonin ta kishin si prijës Bajronin në periudhën e Revolucionit Grek.Ishin ata që Bajroni i vlerësonte si luftëtarët më të mirë dhe më besnikë.Edhe pse për Bajronin ishte një detyrë përtej mundësive të poetit, Ai e mori përsipër sepse i printe Ideali i Lirisë,para të cilit nuk tërhiqej kurrë.
Historianët kanë faktuar se Gjon Boçari (paraardhësi i Marko Boçarit) ka qenë një nga luftëtarët më besnikë të Skenderbeut,prandaj Bajroni i drejtohet Shqipërisë:
“O Shqipëri,ku lindi Iskanderi,këngë e trimërisë,fanar i të urtëve.//Dhe Iskanderi tjetër që i tmerroi armiqtë me kordhen e tij kreshnike.(Thuhet se Aleksandri i Maqedonisë e kishte nënen epirote P.L.) Në letrat dërguar miqëve shkruante :
“I dua shumë shqiptarët….nuk janë të gjithë myslimanë,disa nga fiset janë të krishterë, porse feja nuk i bën të ndryshojnë zakonet dhe sjelljet e tyre dhe se janë kaq tolerantë dhe kaq të lirë në paragjykimet fetare..Me sa kam parë vetë….Ata shëmbëllejnë me malësorët e Skocisë,në veshje,në fytyrë dhe në mënyrën e jetesës,trupi i tyre i hollë dhe i gjatë,dialekti keltik dhe zakonet e tyre te rrepta më shpien në Morven .”
Duke u nisur nga këto vlerësime që Bajroni u bënte shqiptarëve,Marko Boçari i përgjigjet letrës së Bajronit “Ju falenderoj për mendimin e mirë që keni për bashkatdhetarët e mi.
Ju falenderoj akoma më shumë për kujdesin,që me kaq zemërgjerësi keni treguar për ta, Me besnikëri, Marko Boçari”
Bajroni duke qenë për një kohë në mes të shqiptarëve,kishte mësuar edhe shumë fjalë shqip ,që i duheshin për të komunikuar.
Interes kishte për këngët popullore siç janë vargjet
e këngës,Tamburxhi, në veprën e tij “Çajd Harold”
“Tamburxhi,Tamburxhi,//Kushtrimi yt u jep shpresë trimave në luftë i cyt //
Ngrihen bijt e maleve si ndonjë sqotë//Himariotë,Ilirë,ezmerët suliotë”
Polifoninë e kishte për zemër, Ai mundi të regjistronte fjalët e disa kengeve popullore:
Në sevda tënde u lavosa//Vetëm u përvëlofsha,//Ah,vajzë më përvëlofshe,//Zemërën më lavose,//Unë të thashë rroba s’dua//Po sytë e vetullat e tua.
Këte këngë Byron edhe e përktheu:”I am wounded thy love,and have loved,//but to scorch muself .// Thou hast consumed me! //Ah maid !Thou has struck me to the heart//
I have said I wish no downy,//But thine eyes and eyelashes//”
Keto këngë Byron i këndonte në shtëpi dhe në rrethe të ngushta.
Kishin kaluar 5 vjet që Bajroni ishte larguar nga Shqipëria,por kënga i zgjoi kujtimin e atij vendi të mrekullueshëm duke u thënë miqëve së bashku me poetin Shellin, me të cilët po bënte një shetitje në Liqenin e Gjenevës:”Tani bëhuni sentimentalë e dëgjomëni me tërë vëmendjen tuaj “Dhe melodia e këngës labe tingëlloi fuqishëm dhe mori udhë bashkë me valet e liqenit.
Shumë pëlqente meloditë baritore, i kishte mbetur në mendje,një djalë 15 vjeçar që kishte bërë një fyell prej krahut të shqiponjës nga ku nxirrte melodi rrenqethëse.
Bajroni kur ishte në Shqipëri, argëtohej duke parë vallet e bukura,sidomos ato me karakter luftarak,që shoqëroheshin me këngë trimërie dhe kërceheshin rreth zjarrit para ose pas përpjekjeve e luftimeve.Sidomos vallja Çame,vallja e vjetër e Konispolit me ate çastin kulminant kur valltari përkulet pas në “urë” me kokën mbështetur përdhe,të tjerët kalojnë mbi gjoksin e tij,duke shprehur kështu guximin e sakrificën sepse: armiqtë do ta shkelin këte truall ,vetëm kur të shkelin mbi gjokset e tyre.
Bajroni pëlqente akoma më shumë veshjen shqiptare,të cilën e quante,petkun më të bukur në botë.”Shih të egrin shqiptar me fustanellë // e rrobat të qëndisura me arë,//
Armët të lara me flori,sa bukur!”
I mahnitur nga kjo bukuri,Bajroni kishte marrë disa veshje popullore .Me kostumin shqiptar Ai pozoi për piktorin Tomas Filips. Ky portret ndodhet në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër (National Portrait Gallery) dhe paraqitet në çdo botim të denjë për Bajronin.
Duke qenë Bajroni përhapës i tematikës shqiptare,me përmbledhjen e këngëve
popullore shqiptare u bë objekt studimi nga albanologët si Gustav Myer,apo baronesha Xhuzepina Knorr,albanologe e njohur austriake, cila për misionin e
Bajronit u shpreh: “T’i bësh mirë njerëzimit është dëshira më bujare” Ndërsa për letrën e Bajronit dërguar nënës së tij ajo thekson se Bajroni e ka marre frymëzimin për Liri nga shqiptarët.
Për burrat shqiptarë ,- shkruan Bajroni – kanë trupa shumë të mirë,nuk shquhen si
kalorës,por në këmbë janë të palodhur dhe shumë të duruar.Armën kur e hedhin supit të djathtë e mbajnë pa asnjë sforcim,ndërsa vrapojnë përpjetë maleve të tyre me lehtësi e zhdërvjelltësi.Ndoshta jane raca më e bukur në botë.
Nga tiparet edhe gratë janë të hijëshme,vajzat arnaute janë shumë të bukura dhe kostumi i tyre është shumë piktoresk.Ata edhe hijeshine e trupit e ruajnë më gjatë pasi rrojnë përjashta në ajër të lirë.Ata bëjnë jetë patriarkale,por kjo ndrydhje e përkohshme e personalitetit të tyre u duket e natyrshme,madje u jep krahë për të gjetur kuptimin e jetës në dashurinë dhe detyrën amtare.Janë po ata gra që në raste rreziku e nevoje shkojnë në luftë përkrah burrave dhe kurrë nuk dorëzohen për të mbrojtur nderin e tyre…..Ishin gratë e fshatit Dhoksat që ndërtuan urën e prishur nga përroi i rrëmbyer,kur morën vesh se do të kalonim ne në udhën e bllokuar nga gurët”
Edhe një numër piktorësh u frymëzuan nga vepra e Bajronit si Eugene Delacroix(1798-1863).
Nuk është rastësi që Delakrua,i cili nuk erdhi kurrë në Shqipëri, por u frymëzua nga vepra e Bajronit duke dhënë kryevepra me temën Suliotët si “Burrë me veshje suliote”, “Etyd për Boçarin”.etj.
Apo kështu Arry Scheffer me pikturën “Gratë e Sulit” frymëzohet nga Bajron për aktin heroik të suliotëve.
Mbi të gjitha, vepra e Bajronit frymëzoi luftëtarët e Lirisë dhe pati jehonë në të gjithë botën,në Spanjë lufta kundër pushtuesit Francez e përjetësuar me vargjet “Vajza e Saragosës “në veprën “Çajld Harold”.Në Itali në luftën kundër pushtimit austriak, ku Bajroni mori pjesë në lëvizjen e Karbunarëve. Më vonë projektuesi i bashkimit të Italisë, Giuzeppe Mazzini.,i çoi më tutje idetë për liri,pavarësi dhe unitet për mbarë Evropën.Vlen për t’u përmendur ndikimi tek arbëreshët,të cilët e treguan veten si luftëtarë të Garibaldit.Pa përmendur,De Raden,Dora D’Istria,Kulluriotin ,Rilindësit tanë, të cilët e kishin në qendër të vëmendjes,Lirinë ,Pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve .
Jehona e poetit të lirisë arriti deri në Amerikë:Ishte koha e ashpërsimit të kontradiktave ndërmjet pushtuesve anglezë dhe kolonive në Amerikën e Veriut që arriti në luftë të armatosur, deri në fitoren e pavarësise.Ai e gjeti veten të përshkruar në gazetat e kohës si poeti më i preferuar i amerikanëve “The favourite poet of the Americans”
Në Shqipëri,Bajroni njohu një popull kryengritës,të lirë e të pavarur në shpirt,trim, besnik,të paepur,krenar,të ndershëm e mikpritës,me të cilët luftoi në “Betejën e Mesolongjit “.
Jehona e tematikës shqiptare në botë në sajë të veprave të Bajronit ishte shumë e gjerë dhe me shtrirje të madhe në kohë.Të gjitha këto shtojnë nderimin dhe mirënjohjen e popullit shqiptar për Bajronin,të cilin askush s’e detyroi të pohonte kaq hapur në favor të shqiptarëve.Bajroni të gjitha këto i gjeti të mbjellura në tokën e Ilirëve, në Sul,Paramithi, në Çamëri.Edhe sot vepra e e Bajronit është nxitje për brezat,për të njohur trojet e shqiptarëve dhe trimëritë e tyre ,që luftuan me Bajronin,prijësin e tyre ,së bashku me luftëtarët grek kundër pushtuesve turq deri në pavarësi,për të cilin vend Bajroni dha edhe jetën.
Vdekja e Bajronit në Greqi është simboli më i bukur i misionit të artit. Bajroni kishte bërë një betim,pa kushte, me kauzën e popullit kur thotë: “Për ty Greqi dhashë gjithçka …..tani po jap edhe jetën.” I gjithë ky angazhim i mendimit dhe veprimit të Bajronit në luftën për liri të popujve kishte të vetmin ideal, emancipimin e shoqërisë njerëzore.Kështu poezia e tij e realizoi misionin e vet, për atëhere edhe për sot, për të zgjidhur kontradiktat mes popujve,si në rastin e shqiptarëve me fqinjët.Në rastin në fjalë,luftëtarët e Sulit dhanë jetën, kundër pushtuesit otoman për lirinë dhe pavarësinë e Greqisë dhe sot shtetet përkatëse duhet t’i venë në ballancë veprimet e tyre në aleanca të ndershme për t’i bërë ballë sfidave të kohës,me urtësi,paqë e drejtësi. Pertefe Leka /KultPlus.com