FRANCE 3, në vitin 1989: “Vetëm Rugova rrezikoi të fliste me ne” (VIDEO)

Fmimages.net publikon për herë të parë intervistën e parë të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, atëherë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, dhënë kanalit FRANCE 3, në prill të vitit 1989.

Kur askush nuk merrte guximin për të folur për represionin serb në Kosovë, gazetari francez thotë: “Vetëm një shqiptar i Kosovës e pranoi rrezikun për të folur me ne, dhe ai ishte Ibrahim Rugova”.

Ibrahim RUGOVA: “Mund t’ju them se është shumë e vështirë, sepse ekziston gjithashtu një shtypje psikologjike, një atmosferë arrestimesh. Edhe unë vetë, personalisht, nuk ndihem i sigurt. Unë jam për një autonomi më të madhe. Ata na thonë për shembull se ‘ju nuk keni të drejtën për të patur një republikë, sepse tashmë ekziston një shtet kombëtar shqiptar dhe nuk ka pse të ketë dy shtete shqiptare’, e të tjera, çka për mua janë arsye banale.”

Gazetari francez: A dëshironi të jetoni në Shqipëri?

Ibrahim RUGOVA: Jo, sepse unë kam lindur në Kosovë, jam autokton këtu dhe do të jetoj këtu.

Hapet ekspozita kushtuar Nënë Terezës, “Shenjtorja shqiptare, letërkëmbimet”

Humanistja dhe nobelistja shqiptare, Nënë Tereza sot shënon 107 vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor të ditëlindjes së saj nuk po mungojnë edhe aktivitetet e shumta kulturore dedikuar në adresë të saj, shkruan KultPlus.

Instituti i Historisë “Ali Hadri” nga Prishtina, në bashkëorganizim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Ipeshkvinë e Republikës së Kosovës, kanë përgatitur një ekspozitë me fotografi e dokumente të titulluar “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës.

Fjalë rasti do të mbajnë përfaqësuesit e tri institucioneve të lartpërmendura.

Ekspozita do të hapet sot në ora 14:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe do të jetë e hapur deri më 5 shtator 2017. / KultPlus.com

10 misteret e fshehura në pikturat e famshme (FOTO)

Arti nuk është vetëm një burim frymëzimi, por gjithashtu një mister i madh. Artistët shpesh shtojnë detaje të vogla të çuditshme në pikturat e tyre, ose lënë mesazhe që janë të pamundura të vërehen në shikim të parë.

Bota.al sjell më poshtë një listë të kryeveprave të pikturës, me sekrete të papritshme. Në fund të artikullit, edhe një bonus: një nga hipotezat më të çuditshme në lidhje me Mona Lizën.


10. Veshi i gabuar

Auto-portreti i Vincent Van Gogh me veshin e fashuar paraqet artistin me një vesh të djathtë të plagosur. Në realitet, ai kish prerë veshin e majtë. Mospërputhja shpjegohet me faktin se Van Goghu përdori një pasqyrë për të krijuar portretin e tij.


9. Piktura nën pikturë

Nëse shikoni nga afër Kitaristin e Vjetër nga Pablo Picasso, mund të shihni një siluetë femre të zbehtë prapa kokës së njeriut. Pas marrjes së imazheve me rreze infra të kuqe dhe X të pikturës, studiuesit nga Instituti i Arteve të Çikagos zbuluan disa forma të tjera të fshehura nën të. Me shumë gjasa, artisti nuk kishte para të mjaftueshme për të blerë pëlhura të reja, dhe duhej të pikturonte.


8. Ora e natës është e vendosur gjatë ditës

Gjatë restaurimit të pikturës së Rembrandt The Shooting Company of Frans Banning Cocq and ëillem van Ruytenburch (e njohur më mirë si “Ora e Natës”) në vitin 1947, ajo u pastrua nga një shtresë e trashë bloze. Pas kësaj, u bë e qartë se skena e portretizuar në pikturë nuk ndodh gjatë natës, por gjatë ditës.


7. Kodi anatomik i Kapelës Sistine

Një imazh i trurit njerëzor është i dallueshëm jo vetëm në Krijimin e Adamit nga Michelangelo, por edhe në një tjetër afresk të Kapelës Sistine: Ndarja e Dritës dhe e Errësirës. Shikoni qafën e Perëndisë: nëse e mbivendosni atë në një foto të trurit njerëzor, siç shihet nga poshtë, do të merrni një mbivendosje të përsosur të vijave.


6. Simboli i forcës

Figurat e Davidit dhe Goliathit në një tjetër afresk të Kapelës Sistine, të krijuara nga Michelangelo, formojnë gërmën hebraike gimelin, e cila simbolizon forcën në traditën mistike të Kabalas.


5. Vështrimi i vëngërt i Rembrandit

Margaret Livingstone dhe Bevil Conuay studiuan auto-portrete të Rembrandt dhe provuan se piktori vuante nga stereoverbimi. Kjo veçori bënte që piktori të perceptonte botën pak ndryshe: ai e shihte realitetin në 2D dhe jo në 3D. Megjithatë, është e mundur që stereoverbëria e ndihmoi Rembrandin të krijonte kryeveprat e tij të pavdekshme.


4. Hakmarrja për të dashuruarit

Një nga pikturat më të famshme të Gustav Klimt portretizon Adele Bloch-Bauer. Ajo u pagua nga burri i saj, baroni i sheqerit Ferdinand Bloch-Bauer. Ai zbuloi se Adele dhe Klimt kishin një lidhje dhe besonte se pas qindra skicave, piktori në fund do ta urrente dashnoren e tij. Puna rutinore me të vërtetë bëri që ndjenjat midis gruas dhe artistit të ftoheshin.


3. Parashikimi i fundit të botës

Studiuesja italiane Sabrina Sforza Galitzia propozoi një interpretim të pazakontë të Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit. Ajo është e sigurtë se në pikturën e tij, artisti la një parashikim për fundin e botës, i cili do të ndodhë më 21 mars 4006. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesja deshifroi kodin matematikor dhe astrologjik të pikturës. Ky nuk është mister vetëm i Darkës së Fundit. Duart e Krishtit dhe apostujt, së bashku me bukët në tryezë, formojnë diçka që mund të lexohet si disa nota muzikore. Pas testimit, kjo tingëllon si një melodi e shkurtër.


2. Bota në të verdhë

Pothuajse të gjitha pikturat e Vincent van Goghut shfaqin një të verdhë dominante. Profesor Paul Uolf shpjegon se është një efekt anësor i një ilaçi epilepsie që ndryshon perceptimin e ngjyrës. Bota e artistit mund të dukej vërtetë ashtu si e shohim ne, në pikturat e tij.


1. Mozarti dhe masonët

Ka dëshmi të forta se Volfgang Amadeus Mozart ishte një Mason. Edhe në portretin e tij të fëmijës nga Pietro Antonio Lorenzoni, mund të shohim një simbol masonik: një dorë e fshehur që tregon një gradë hierarkike në shoqërinë sekrete.


Bonus: Mona Liza

Stomatologu dhe eksperti i artit Joseph Borkovski studioi me kujdes pikturën e Leonardo da Vinçit dhe pretendon se ka zbuluar sekretin pas buzëqeshjes së La Giocondas. Ai beson se ajo kishte humbur dhëmbët e saj të parë dhe kjo ndikoi në shprehjen e saj të fytyrës. / KultPlus.com

107 vjetori i lindjes së humanistes dhe nobelistes shqiptare, Nënë Tereza

Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës, gjithashtu e njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, lindi më 26 gusht të vitit 1910, shkruan KultPlus.

Në këtë përvjetorë të ditëlindjes së nobelistes shqiptare, sot në mbrëmje, në Katedralen e Prishtinës do të bëhet hapja e “Ditët e Nënë Terezës”, të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator. Kjo ditë shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila do të kremtohet më 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Për këtë rast është përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës, si dhe një ekspozitë e fotografive.

Programi:

Gjon Gjevelekaj “Nënës së mirë”, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)
“Lamtumirë” (poezi), Jehona Gashi
Një fjalë përshëndetëse me këtë rast do ta mbajë edhe Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës.
Alfredo Catalani: EBBEN! NE ANDRÒ LONTANA, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)
Recitim të Poezive të Nënë Terezës, Lumnie Sopi
Shenjtëresha e Dashurisë – Shën Nënë Tereza, Don Lush Gjergji
Avni Mula: AGIMET SHQIPTARE, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)
Poezi të Nënë Terezës, Bislim Muçaj
Ekspozitë me fotografi si dhe koktej rasti. / KultPlus.com

Një yll në Bulevardin e Famës në Hollywood për Charles Aznavour

I përket thuajse një epoke tjetër dhe është dashur të kalojë shumë kohë, por këngëtari legjendar, Charles Aznavour më në fund e ka një yll në Bulevardin e Famës në Hollywood.

I njohur për shumëkënd si Frank Sinatra francez, Aznavour ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në 80 vende të ndryshme, këndon dhe flet shumë gjuhë.

Ai ia ka dedikuar madje edhe jetëgjatësinë e tij trashëgimisë së tij kulturore: “Unë jam francez dhe armen. E të dyja këto nuk mund t’i ndaj nga njëra-tjetra. Është si t’i hedhësh qumësht kafesë. Nuk mund t’i ndash. Unë jam i tillë. Kam një emër armen, Sharl Aznavurian dhe në frëngjisht unë jam Sharl Aznavour. Është fantastike të kesh dy kultura të ndryshme”.

Në moshën 93-vjeçare, Aznavour vazhdon të performojë dhe pritet që vitin e ardhshëm të ndërmarrë edhe një turne ndërkombëtar./ KultPlus.com

Murakami: Nuk e kam pasur kurrë qëllim që të bëhesha shkrimtar

(Ese e Haruki Murakamit mbi marrëdhënien mes muzikës dhe letërsisë. Publikuar tek New York Times, më 8 Korrik 2007)

shqipëroi Alfred Bushi

Nuk e kam pasur kurrë qëllim që të bëhesha shkrimtar – të paktën jo deri sa u bëra 29 vjeç. Kjo është e vërteta.

Lexoja shumë që kur isha i vogël, dhe përfshihesha aq shumë në botën e romaneve dhe novelave që lexoja saqë do tregohesha gënjeshtar po të thoja se nuk jam ndjerë sikur isha unë që po i shkruaja. Por kurrë nuk kam menduar se kisha talent për të shkruajtur. Në adoleshencë pelqeja shkrimtare si Dostojevski, Kafka dhe Balzaku dhe nuk e imagjinoja dot se mund të shkruaja diçka, e cila të krahasohej me çfarë ata kishin shkruar. Për rrjedhojë, në moshë të re, hoqa dorë nga çdo mundësi për të shkruar. Dëshiroja të vazhdoja të lexoja libra për hobby, e kështu vendosa të kërkoj ndonjë mënyre tjetër për të jetuar.

Fusha profesionale me të cilën vendosa te merresha ishte muzika. Punova shumë, kurseva para, shumicën ua mora borxh miqve dhe njerëzve të afërt dhe sapo lashë universitetin hapa një lokal të vogël Jazz-i ne Tokyo. Shërbenim kafe gjatë ditës dhe pije të ndryshme në darkë. Shërbenim edhe gjëra të thjeshta për të ngrënë. Gjatë gjithë kohës vinim muzikë të regjistruar ndërsa në fundjavë ftonim të luanin live muzikantë të rinj jazz-i. E gjithë kjo zgjati për shtatë vjet. Pse? Për një arsye të thjeshtë: kjo më jepte mundësinë të dëgjoja muzikë Jazz nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Takimin tim të parë me Jazz-in e kam pasur në vitin 1964, kur isha 15 vjeç. Art Backley dhe Jazz Messengers në Janar të atij viti jepnin një shfaqje në Kobe dhe mua më bënë dhuratë një biletë. Kjo ishte vërtetë hera e parë që dëgjova Jazz dhe që nga ky çast mbeta i magjepsur prej tij. Isha si i shushatur. Grupi ishte i mrekullueshëm: Wayne Shorter-i në saks tenor, Freddie Hubbard-i në trombë, Curtis Fuller-i në trombonë dhe Art Blakey-i me stilin e tij solid dhe fantazioz në bateri. Mendoj se ky është një nga grupet më të mira të historisë së Jazz-it. Nuk kisha dëgjuar kurrë muzikë më magjepsëse dhe ndjehesha i tëri si i pushtuar prej saj.

Para një viti pata një drekë në Boston me pianistin panamian të muzikës jazz Danilo Perez dhe kur i tregova këtë histori ai nxori celularin dhe më pyeti, “ A do t’i flasësh Wayne-it, Haruki? “,

“ Sigurisht ” iu përgjigja duke kërkuar fjalët. Ndërkohë ai i telefonoi Wayne Shorter-it në Florida dhe ma kaloi mua. Thelbi i asaj çfarë i thashë ishte se nuk kisha dëgjuar kurrë muzikë më mahnitëse, as më parë dhe as më pas. Jeta është kaq e çuditshme, nuk e di kurrë se ç’do të ndodhë. Në këtë kohë isha 42 vjeç, duke shkruar novella, jetoja në Boston dhe flisja me Ëayne Shorter-in në celular. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që të ndodhte diçka e tillë.

Kur bëra 29 vjeç, krejt papritur dhe pa menduar, pata një ndjesi sikur doja të shkruaja një novelë – dhe mund t’ia dilja mbanë. Sigurisht, nuk mund të shkruaja diçka e cila të krahasohej me veprën e Dostojevskit apo Balzakut, por i thashë vetes se kjo nuk ishte e rëndësishme. Nuk duhej të bëhesha një gjigand i letërsisë. Për më tepër nuk ia kisha idenë se si shkruhej një novelë dhe as mbi çfarë mund të shkruaja. Nuk kisha absolutisht asnjë lloj eksperience dhe asnjë stil të para përgatitur në dispozicion. Nuk njihja askënd që të më mësonte si të shkruaja dhe nuk kisha as miq me të cilët të flisja mbi letërsinë. Mendimi i vetëm që kisha në ato çaste ishte se sa e mrekullueshme do kishte qenë sikur të mund të shkruaja ashtu siç luaj në instrumenta.

Kur isha fëmijë luaja në piano, lexoja muzikë mjaftueshem sa për të luajtur një melodi të thjesht, por nuk zotëroja teknikën e nevojshme për t’u bërë muzikant profesionist.

Në brendësi të kokës sime shpesh kisha ndjesinë, në formë mendimi, sikur muzika ime vërdallisej rreth e përqark në formë vorbulle si një valë deti e lartë dhe e dendur. Pyesja veten nëse do të ishte e mundur ta shndërroja këtë muzike në shkrim. Në këtë mënyre lindi stili im.

Ashtu si në muzikë dhe në të shkruar gjëja më e rëndësishme është ritmi. Stilit tënd i nevojitet një ritëm i mirë, natyror dhe constant, ndryshe njerëzit nuk të lexojnë më . Unë e mësova rëndësinë e ritmit prej muzikës – kryesisht prej muzikës Jazz. Pas ritmit vjen melodia – e cila, në letërsi, do të thotë vendosja e duhur e fjalëve në mënyre të atillë që të përputhen me ritmin. Nëse mënyra se si fjalet përputhen me ritmin është e butë (smooth) dhe e këndshme, atëhere nuk të nevojitet tjetër gjë. Tjetër element i rëndësishem është harmonia – tingujt e brendshëm, të përjetshëm që mbështesin fjalët. Më pas vjen elementi që më pëlqen më tepër: improvizimi i lirë (free improvisation). Kështu, përmes disa kanaleve të veçanta, historia buron lirshëm nga brendësia . E vetmja gjë që duhet të bëj është t’i bashkangjitem rrjedhës. Më në fund vjen dhe ajo që mund ta quajmë pjesa më e rëndësishme: lartësimi i eksperiencës tënde pas mbarimit të veprës – mbarimit të performancës, dhe ndjesia së ia ke dalë mbanë me sukses të arrish në një hapësirë të re dhe kuptimplotë. E nëse gjithçka shkon mirë, këtë ndjesi lartësimi duhet ta ndash me lexuesit e tu (audiencen tënde). Ky është kulmimi i mrekullueshëm i cili nuk mund të arrihet në asnjë mënyre tjetër.

Praktikisht çdo gjë që di mbi të shkruajturit, e kam mësuar nga muzika. Mund të tingëllojë paradoksale e thënë në këtë mënyrë por sikur të mos kisha qenë kaq i obsesionuar nga muzika mund të mos isha bërë shkrimtar. Edhe tani, gati 30 vjet me vonë, vazhdoj të mësoj shumë mbi të shkruajturit duke dëgjuar muzikë të mirë. Stili im është thellësisht i influencuar nga ripërsëritja e riff-eve të shkujdesura të Charlie Parker-it, ashtu dhe nga rrjedhshmëria elegante e prozës së F.Scott Fitzgerald-it. Ndërkohë vazhdoj të marr si model letrar cilësinë e vazhdimësisë së vetëpërtëritjes që mbart muzika e Miles Davis-it.

Një nga pianistët e mi jazz më të preferuar i të gjitha kohërave është Thelonious Monk. Një here, kur dikush e pyeti se si arrinte të nxirrte tinguj aq të veçantë, Monk-u u ul në piano dhe tha: “Nuk mund të ketë asnjë notë të re. Kur hedh sytë mbi tastierë, vëren se të gjitha notat gjenden aty tashmë. Por nëse e ke fjalën thjesht për një notë atëhere ajo do të tingëllojë ndryshe. Duhet të zgjedhësh notat të cilat vërtet kërkon ! “

I risjell shpesh në mendje këto fjalë ndërsa jam duke shkruajtur dhe i them vetes, “ Është e vërtetë. Nuk ka fjalë të reja. Detyra jonë është t’u japim kuptime të reja dhe ngjyrime të veçanta fjalëve të zakonshme.” Një mendim i tillë më duket bindes. Kjo do të thotë se përpara nesh shtrihen hapësira të pafundme dhe të panjohura, territore pjellore që presin të kultivohen prej nesh. / KultPlus.com / Tirana Calling

Poezi për gjëra që nuk janë

Poezi nga Shqiptar Oseku.

Jetojmë në apartamentin që s’e blemë kurrë.
Pasdite luajmë me vogëlushen
të cilën nuk e bëmë:
ajo i ka kaçurrelat tua
e rritet me shumë gjuhë.
Ti qesh kur të them që të ngjan ty.
Je e lumtur më në fund.
Nëna jote plakë, motrat, vëllai,
që s’më njohën asnjëherë,
ndjejnë lehtësim të mirë,
si kur arrin njeriu dikur te pika
pas një fjalie të gjatë e komplekse.
Nganjëherë ne mblidhemi pa ty,
vec pse na shkon biseda
që s’e nisëm ndonjëherë.
Kur vogëlushja jone flen
ulemi në anët e kundërta të divanit
që s’e kemi, e lexojmë secili librin e vet,
duke flirtuar me këmbë
mun ashtu si thonim se do të bënim,
para se të ndaheshim.
Nganjëherë rrimë me miq të përbashkët
që nuk i zumë kurrë, që duan të ikin.
Ata na pyesin se ku eshte jeta më e mirë.
Përgjegja, qe nuk e thamë kurrë troç, është
se jeta është e mirë kudo ka dashuri.

Shkrimtari Jorge Luis Borges propozon të lexohen këta 74 libra

Në vitin 1985, shkrimtari i njohur Jorge Luis Borges nisi të radhiste librat të cilët atij i kishin ndihmuar në jetë, ia kishin ndryshuar jetën dhe librat të cilët ai do ti rekomandonte për lexim.

Detyra iu dha nga Hyspamerica – një botues nga Argjentina, ndërsa kësisoj shkrimtari i njohur nisi të krijonte listën e tij. Libraria personale e tij përmban tituj nga më të ndryshmit, disa të përkthyer në anglisht e disa vetëm në gjuhën spanjolle.

Një pjesë e librave janë edhe në gjuhën shqipe, sikur Dino Buzzati, Dostojevski, Søren Kierkegaard, Daniel Defoe e autorë tjerë.

Po e paraqesim këtu listën e 74 librave të cilët ju duhet ti lexoni:

1. Stories by Julio Cortázar (not sure if this refers to Hopscotch, Blow-Up and Other Stories, or neither)
2. & 3. The Apocryphal Gospels
4. Amerika and The Complete Stories by Franz Kafka
5. The Blue Cross: A Father Brown Mystery by G.K. Chesterton
6. & 7. The Moonstone by Wilkie Collins
8. The Intelligence of Flowers by Maurice Maeterlinck
9. The Desert of the Tartars by Dino Buzzati
10. Peer Gynt and Hedda Gabler by Henrik Ibsen
11. The Mandarin: And Other Stories by Eça de Queirós
12. The Jesuit Empire by Leopoldo Lugones
13. The Counterfeiters by André Gide
14. The Time Machine and The Invisible Man by H.G. Wells
15. The Greek Myths by Robert Graves
16. & 17. Demons by Fyodor Dostoyevsky
18. Mathematics and the Imagination by Edward Kasner
19. The Great God Brown and Other Plays, Strange Interlude, and Mourning Becomes Electra by Eugene O’Neill
20. Tales of Ise by Ariwara no Narihara
21. Benito Cereno, Billy Budd, and Bartleby, the Scrivener by Herman Melville
22. The Tragic Everyday, The Blind Pilot, and Words and Blood by Giovanni Papini
23. The Three Impostors
24. Songs of Songs tr. by Fray Luis de León
25. An Explanation of the Book of Job tr. by Fray Luis de León
26. The End of the Tether and Heart of Darkness by Joseph Conrad
27. The Decline and Fall of the Roman Empire by Edward Gibbon
28. Essays & Dialogues by Oscar Wilde
29. Barbarian in Asia by Henri Michaux
30. The Glass Bead Game by Hermann Hesse
31. Buried Alive by Arnold Bennett
32. On the Nature of Animals by Claudius Elianus
33. The Theory of the Leisure Class by Thorstein Veblen
34. The Temptation of St. Antony by Gustave Flaubert
35. Travels by Marco Polo
36. Imaginary lives by Marcel Schwob
37. Caesar and Cleopatra, Major Barbara, and Candide by George Bernard Shaw
38. Macus Brutus and The Hour of All by Francisco de Quevedo
39. The Red Redmaynes by Eden Phillpotts
40. Fear and Trembling by Søren Kierkegaard
41. The Golem by Gustav Meyrink
42. The Lesson of the Master, The Figure in the Carpet, and The Private Life by Henry James
43. & 44. The Nine Books of the History of Herodotus by Herdotus
45. Pedro Páramo by Juan Rulfo
46. Tales by Rudyard Kipling
47. Vathek by William Beckford
48. Moll Flanders by Daniel Defoe
49. The Professional Secret & Other Texts by Jean Cocteau
50. The Last Days of Emmanuel Kant and Other Stories by Thomas de Quincey
51. Prologue to the Work of Silverio Lanza by Ramon Gomez de la Serna
52. The Thousand and One Nights
53. New Arabian Nights and Markheim by Robert Louis Stevenson
54. Salvation of the Jews, The Blood of the Poor, and In the Darkness by Léon Bloy
55. The Bhagavad Gita and The Epic of Gilgamesh
56. Fantastic Stories by Juan José Arreola
57. Lady into Fox, A Man in the Zoo, and The Sailor’s Return by David Garnett
58. Gulliver’s Travels by Jonathan Swift
59. Literary Criticism by Paul Groussac
60. The Idols by Manuel Mujica Láinez
61. The Book of Good Love by Juan Ruiz
62. Complete Poetry by William Blake
63. Above the Dark Circus by Hugh Walpole
64. Poetical Works by Ezequiel Martinez Estrada
65. Tales by Edgar Allan Poe
66. The Aeneid by Virgil
67. Stories by Voltaire
68. An Experiment with Time by J.W. Dunne
69. An Essay on Orlando Furioso by Atilio Momigliano
70. & 71. The Varieties of Religious Experience and The Study of Human Nature by William James
72. Egil’s Saga by Snorri Sturluson
73. The Book of the Dead
74. & 75. The Problem of Time by J. Alexander Gunn

Baladë për gruan e mirë, për ty Arlindë

Nga Flutura Açka

Ishte natë e vonë mbrëmë, kur mora lajmin e hidhur për ty, Arlindë, dhe ngaqë jam mësuar të të gjej gjithmonë kah drita, nuk desha të shkruaja natën.

Edhe më vonë, një mesazh i shkurtër i tët bije nëpër natë, thirrja e fikur e saj “Ah, ç’ë bëri!”, m’i bëjnë edhe më të vështirë këto rreshta. Liria për të cilën ke shkruar shpesh edhe ti, liria për të cilën ke luftuar edhe ti, nuk më jep të drejtën të të gjykoj në vendimin tënd, por të gjykoj një Shqipëri që ka ajër gjithnjë e më pak për gra si ti. Nëpër median shqiptare, ku je vërtitur shpesh mes pasionit dhe pasigurisë, këmbënguljes dhe drojës, dashurisë dhe hezitimit, ti ishe një specie e veçantë, ti dije vetëm të punoje, jo të shiteshe.

Ka plot gra si ty, por kemi nevojë t’i njohim, sepse ato kurrë nuk bërtasin, ato vetem i japim Shqipërisë dhe kurrë nuk i marrin. Ty kurrë nuk të vinin ftesa për koktejle ministrore, për shëtitje turistike shoqëruese të tipit escort girl, nuk psherëtive kurrë për ndonjë çantë Hermes, as nuk u ankove se Tirana t’I thyente këmbë për të mbijetuar ti dhe familja jote, nuk bëre zhurmë kurrë për romanet e tu, edhe pse ishte një vajzë e talentuar, që nuk pati kohë – prej kësaj jete që po shpjegoj – as t’i ribotonte, nuk u përqave kurrë edhe pse e dite bukur mire se sa e vështirë është të rezistosh e papërlyer në kohë si tonat.

Ti dije të falje bujarisht, aq sa ndonjëherë kam mendur se kjo ishte një e “metë” e jotja. E lumja ti! Por si ia dole e vetme, e pandotur, pritëse, përjetësisht e qeshur, pranuese, e pafjalë, e painat, e pamërzi, që të mbetesh ti, vetvetja, në kohën e tjetërsimit të madh që jetojmë?

Gati pesëmbëdhjetë vjet të shkuara, kur botuam bashkë romanin tënd të parë “Dashuri bjonde”, që u shit marramendthi, kemi qeshur shumë me faktin se do ta çudisnim dynjanë me titullin. Disa herë pata këmbëngulur ta merrje seriozisht talentin tënd, por ti nuk kishe kohë për të, nuk të tepruan kurrë minuta të mendoje për të.

Ti, takëngrëna nga vrapi, ti mirësia Arlindë, je në paqen tënde tani, atje ku as moti, as stina, as koha, as fryma, as paraja nuk bëjnë sens, dhe mbase qesh me baladat e të gjallëve që kanë vendosur të vazhdojnë. Por ata duhet të vazhdojnë, për të bërë një mjedis ku Arlindat të mos ndjehen të vetmuara, dhe ku bijat dhe bijtë e Arlindjave të mos ndjehen të braktisur nga fati, dhe shoqëria. Pushofsh në paqe!

Dua Lipa sërish në vend të parë, këtë herë e rrëzon Justin Bieber

Dua Lipa edhe këtë herë ka siguruar pozitën e parë në toplistën britanike.

Lipa ishte në konkurrencë me këngën e saj të re “New Rules”, me këngën e re të Justin Bieber & BloodPop, me këngën “Friends”, transmeton Koha.net.

Megjithatë, zyrtarisht Lipa është sërish në vendin e parë edhe këtë javë.

Calvin Harris me Pharell Williams, Katy Perry dhe Big Sean me këngën “Feels” është në vend të tretë, ndërkaq Pink me këngën “What About Us” në vendin e katërt. / KultPlus.com

Nexhmije Pagarusha: Nuk i ka kënduar kurrkush këngët e mia

Për herë të parë, Nexhmije Pagarusha në Tiranë shkon në vitin 1971. Pak vonë për këngëtaren shqiptare por megjithatë kjo ishte koha kur rrethanat e mundësuan një udhëtim të tillë.

“Atëherë kur hapen pakëz rrugët, kur takohet me këngëtarë në zë të asaj kohe, sidomos me Vace Zelën, me të cilën thotë se e lidhin shumë gjëra të përbashkëta, se kanë shumë ngjashmëri shpirti” tregon Nexhmija kur flet për këtë përvojë në librin e shkruar nga Sanije Gashi – “Ecje nëpër kujtesë”, shkruan KultPlus.

“Me vetë paraqitjen e saj në skenë, Vaçja ka pasur diçka madhështore, ka qenë një mrekulli. Kur e kam parë së afërmi- kam menduar – s’ka krijesë më të bukur, me fjalët që fliste, me atë pasurinë shpirtërore. Fatkeqësisht, nuk kemi mundur të rrinim gjatë së bashku, se, siç e dimë, ishte kohë pa kohë. E kam vizituar edhe në Zvicër, kisha takuar edhe Luçie Milotin, edhe Fitnete Rexhën, tani që të dyja të ndjera. Fitnetja ka qenë një shpirt i madh, këngëtare e madhe, por ka pasur një jetë të rëndë, gjithë vuajtje… Po më vjen mirë që sot këngët e Vaçes po i këndojnë të gjithë këngëtarët. Se, ka pasur vërtet, repertor të pasur! Unë kam një repertor shumë të larmishëm, por s`i ka kënduar kurrkush këngët e mia, nuk e di c`është puna, ndoshta pse nuk kam CD, pse nuk më kanë dëgjuar shumë, veç “Bareshës” e cila ka qenë në long play, e incizuar shumë herët nga Lidhja Turistike e Kosovës (Botim i Beogradit) dhe më vonë, në një audiokasetë të botuar në Shtëpinë e kasetave në Prishtinë, para shumë vjetësh. Përzgjedhjen e atyre këngëve e kanë pas bërë ata të radios, natyrisht që nuk më ka pas pëlqyer, por edhe ka qenë ndaluar shitja e saj! Eh” tregon Nexhmija në një pjesë të bisedës së saj realizuar brenda librit.

Marrë nga “Ecje nëpër kujtesë” – Sanije Gashi.

Chuck Norris i mbijeton dy infarkteve në zemër

Aktori Chuck Norris sot i ka mbijetuar dy infarkteve në zemër.

77 vjeçari, ushtrues i arteve marciale, producent e skenarist, sot ka pasur një atak kardiak kur po pastrohej ndërsa të dytin e pati në spital.

U mendua se aktori ka vdekur, ndërsa gjithçka ka ndodhur në 50-të minuta. Aktori është i fortë fizikisht dhe kjo tregon se ai ka shpëtuar, ndërsa siç shkruajnë mediet e huaja në këto raste zakonisht pacientët nuk mund të mbijetojnë. / KultPlus.com

Filmat e “Valës së re gjermane” vijnë në ekranin e Kino Lumbardhit

Fondacioni Lumbardhi në bashkëpunim me Qendra Multimedia nga Prishtina e prezanton një përzgjedhje të filmave nga regjisorë të së ashtuquajturës “German New Wave”. Në katër seanca, publiku do ti sheh filmat e katër regjisorëve të rëndësishëm gjerman siç janë Werner Herzog, Harun Farocki, Margarethe von Trotta dhe Alexander Kluge.

Të gjithë regjisorët janë të lindur pas luftës së dytë botërore, përveç Alexander Kluges që është i lindur një dekadë më herët dhe ka qenë pioner i kësaj lëvizjeje. Në vitet 1960’ këta regjisorë të ri -së bashku me shumë të tjerë- e kanë nisur një epokë të eksperimentimit artistik dhe politik në film, në një kohë kur filmi Gjerman pothuajse i harroi eksperimentimet e veta të periudhës para luftës së dytë botërore. Shumica e filmave të prodhuar janë politikisht dhe formalisht relevant edhe në ditët e sotme. Kjo periudhë produktive konsiderohet se ka vazhduar deri në fund të viteve 80’.

Programi është kuruar nga Tevfik Rada dhe është mundësuar nga Goethe Institut, me mbështetje të Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

PROGRAMI:

Werner Herzog: Aguirre, Tërbimi i Perëndisë (1972)
26 Gusht, e Shtunë
20:00
LUMBARDHI

Harun Farocki: Punëtorët duke dalë nga Fabrika (1995) & Shprehja e duarve (1997)
29 Gusht, e Martë
20:00
LUMBARDHI

Margarethe von Trotta: Hannah Arendt (2012)
2 Shtator, e Shtunë
20:00
LUMBARDHI

Alexander Kluge: Vajza e Djeshme (1966)
5 Shtator, e Martë
20:00
LUMBARDHI

Dy artistë sjellin një Donald Trump që ngacmon në Prizren (FOTO)

Arbër Selmani

Një lider si Donald Trump, nëse deri sot nuk ka shërbyer për asgjë, së paku për një numër artistësh është inspirim për krijim veprash arti.

Fytyra e tij krenare është vendosur në Prizren, në qendër të qytetit. Siç thotë koncepti artistik i veprës, vepra është vendosur në qytetin e bukur të Prizrenit, ku puthen tri ideologjitë: modernizmi, minarja që u shkatërrua në vitin 1963 me pretekstin se po e dëmtonte modernizimin e Prizrenit dhe të gjeturat arkeologjike të periudhës romake.

“Think Big” është fotografi e grupit artistik OPA – Obsessive Possessive Aggression, e cila është pjesë e bienales Autrostrada Biennale e cila ka nisur para disa ditësh në Prizren. OPA përbëhet nga Slobodanka Stevceska dhe Denis Saraginovski, dy artistë që kanë studiuar në Shkup dhe punojnë së bashku në inspirimin e tyre artistik.

Monumenti i ri në Prizren, me fytyrën e Trump, si në gur kufitar që shënon kufirin e tri ideologjive që përmendëm më lartë, gjendet saktësisht në vendin ku kanë ekzistuar portrete të bronzit që përkujtonin heronjtë e Luftës së Dytë Botërore. Të gjitha ato janë zhdukur.

“Për neve, Donald Trump është një imazh i njëjtë si Nikola Gruevski. Kuptohet, më i fuqishëm. Duke e vënë portreti e Trump në vendin e monumentit të braktisur, duam të theksojmë momentin e lindjes së idiokracisë. Ai është vendosur në një lokacion ku dikur ishte një simbol i betejës anti-fashiste. Duke pasur në mendje deklaratat e fundit të Trump, monumenti kthehet në vend të konfliktit dhe paralajmërimit” tregojnë artistët për KultPlus.

OPA reagojnë ndaj zhvillimeve me anë të narratives artistike. Projektet specifike artistike, ndërhyrjet si ky në Prizren, ekspozitat, mockumentaries, videot, dokumentarët televizivë janë në mesin e mediumeve që ata përdorin për të reaguar.

Ata kanë ekspozuar në Estoni, Kroaci, Gjermani, Francë, Holandë e në Shtete të Bashkuara të Amerikës.
“Me këtë punë tonën, qyteti tani ka simbole edhe të kristianizmit edhe të islamit. Duke e pasur parasysh se të dyja religjionet janë përmendur disa herë në fjalimet e Trump-it por edhe janë përdorur si justifikim për konflikte e luftëra, puna merr edhe një tjetër dimension” tregojnë artistët.

Ardhja e tyre në Prizren dhe në Autrostrada Biennale duket se përbën një moment të rëndësishëm në karrierën e tyre artistike, shkruan KultPlus.

“Na pëlqen kompleksiteti i Autostrada Biennale. Nuk është vetëm një ekspozitë, por një hapësirë për edukim dhe një vend ku qytetarët e Prizrenit mund të shohin më shumë art. Për regjionin në përgjithësi është e rëndësishme një Bienale e tillë” tregojnë artistët, puna e të cilëve po qëndron e ekspozuar në Prizren. / KultPlus.com

Fotografitë nga: Tuğhan Anıt

“Super Shkupi” sot dhe nesër në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Me performimin e Triks, Goca Tërzhan Cena dhe Goce SAF sonte në sheshin “Skënderbe” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit vazhdon manifestimi “Super Shkupi” që filloi javën e kaluar në Skelën “13 Nëntori”.

Përveç në sheshin “Skënderbe”, sipas Alsat-m, këtë fundjavë yje muzikore do të performojnë dhe në hapësirën para kishës “Sveti Spas”, ku të shtunën argëtimi do të fillojë prej orës 21, ndërsa do të performojnë Ofkestra, Fanki Guru, Enerxhi bend dhe Fic.

Projekti “Super Shkupi” realizohet me nismë të pronarëve dhe menaxherëve të objekteve hotilerike prej disa vendeve në Shkup. Organizator kryesor është Qendra e Kongresit “Aleksandar Makedonski”, dhe për realizimin është i angazhuar “Gorila Vajled entertejment grup”.

Në pajtim me vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ditët kur mbahet “Super Shkupi”, turni i punës në objektet hotilerike është vazhduar për një orë. / KultPlus.com

Ornela Kapetani: Çmimi në Festivalin e Sarajevës nuk ishte një fitore personale, por një mundim kolektiv

Aktorja shqiptare Ornela Kapetani, e cila me rolin e saj në filmin “Dita zë fill” nga Gentian Koçi fitoi çmimin e aktores më të mirë në edicionin e 23-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, një sukses ky goxha i madh për aktoren shqiptare, tregon se të marrësh një çmim të tillë në një festival me kaq garë brenda tij, është sukses i madh dhe arritje e një grupi njerëzish që synuan perfeksionin kinematografik.

Ornela, aktorja e dëshmuar tanimë me role në “Hostage”, “Correction” dhe me rolin e Letës në filmin me të cilin fitoi çmim në Sarajevë, në një intervistë për KultPlus ka shpalosur emocionet e saj nga kjo natë ku ajo doli fituese, si dhe ka zbuluar më shumë rreth projekteve që po e presin në vazhdimësi.

Ardianë Pajaziti

KultPlus: “Dita zë fill”, po del të jetë filmi që përmbushi një ëndërr tuajën, pasi që pikërisht për rolin e këtij filmi u shpërblyet me “Zemra e Sarajevës”, në Festivalin e Filmit në Sarajevë, për aktoren më të mirë. Të kanë lëshuar emocionet tashti, apo akoma je me këtë ndjenjë të bukur?
Ornela Kapetani:
Ndihem shumë mirë, jam ende e emocionuar por puna nuk më ka lënë shumë kohë të mendoj për Sarajevën. I jam kthyer normalitetit ditor.

SARAJEVO, Bosna i Hercegovina – 17. avgust 2017: Nagradu za najbolju glumicu 23. SFF-a dobila Ornela Kapetani iz filma “Buđenje dana”. ( Mustafa Öztürk – Anadolu Agency )

KultPlus: Lotët dhe emocionet që të solli ky çmim u panë edhe me rastin e pranimit të këtij çmimi, pse ishte kaq i rëndësishëm për ju ky çmim?
Ornela Kapetani:
Kjo nuk ishte një fitore personale por një mundim kolektiv. Vështirësitë për tu bërë ky film kanë qenë shumë të mëdha. Ky çmim ishte i rëndësishëm për të gjithë ne që punuam me përkushtim për këtë projekt. E kam të nevojshme të falënderoj të gjithë stafin grek e shqiptar për dedikimin e tyre. Sidomos drejtorin e fotografisë Ilias Adamis.

KultPlus: Festivali i Sarajevës tashmë ka krijuar një traditë dhe po konsiderohet si një ndër festivalet më të rëndësishme evropiane, dhe pikërisht suksesi i këtij filmi nisi me këtë festival. Po pret një rrugëtim edhe më të suksesshëm me këtë film?
Ornela Kapetani:
Sigurisht që ‘Dita Zë Fill’ tashmë duket se do të ketë një rrugëtim të gjatë dhe interesant në festivalet evropiane dhe më tej. Sarajeva i dha shtyrjen e duhur. I uroj rrugëtime të mbara e të gjata Gentit dhe filmit!

KultPlus: Në anën tjetër, Gentian Koci ka debutuar me këtë film të metrazhit të gjatë, sa patët besuar atëherë në punën e këtij regjisori kur ta ka ofruar këtë rol?
Ornela Kapetani:
Skenari më tërhoqi që në fillim dhe e besova. Më intrigoi shumë Genti sepse nuk njeh shpesh meshkuj që shkruajnë për femra në këtë mënyrë intime. Nga punët e tij të mëhershme, kuptova që kisha të bëja me një njeri shumë të ndjeshëm por dhe me një vend qëndrim interesant. Na është dashur të punojmë shumë afër me Gentin për të krijuar të gjitha nuancat psikologjike të Letes. Gjithashtu ndikim pozitivë kishte dhe trupi Grek, me të cilët kisha punuar në projekte të tjera në Athinë.

KultPlus: Në bazë të trailerit, është dashur një përkushtim i madh të sillni atë karakter të përvuajtur, sa dhe si jetuat me këtë rol?
Ornela Kapetani:
Leten e njoha në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe kam jetuar me të pothuajse 12 muaj. Më është dashur të jetoj me të dhe mbasi xhirimet kishin mbaruar. E kishim të vështirë të ndaheshim nga njëra-tjetra. Në mënyrë figurative mund të themi që i dhashë jetë, ashtu siç linda dhe tim bir. Të afroja sa më afër personazhin dhe të gjeja vërtetësinë e saj, si aktore mu desh të kërkoja në thellësi të vetvetes materiale dhe ndjenja të cilat do t’i jepnin një frymë Letes. Sa më thellë zhytesha aq më shumë konfrontoja dhe po aq më shumë kërkonte personazhi. Personazhi vetë gjeti një rrugë dhe arsye të jetojë. Shpresoj mos ta kem zhgënjyer Leten.

KultPlus: Ju jetoni jashtë Shqipërisë, dhe pikërisht ky film ju riktheu aty prej ku edhe keni dalë. Sakrificë që ka vlejtë, besoj?
Ornela Kapetani:
Të gjitha sakrificat kanë vlerë. Aq më tepër ato që të sjellin më pranë njohurisë se vetvetes. Leta për mua ishte një zbulim i vërtetë. Qëndrimi im në Tiranë ishte shumë domethënës. Erdha përsëri në kontakt në pjesë të vetvetes të harruara dhe shpesh të përçmuara. Të cilat kishin nevojë, kushtrim, vëmendje dhe vlerësim.

KultPlus: Dhe për fund, keni ndonjë ofertë tjetër në Shqipëri, apo në ndonjë projekt filmik ndërkombëtar?
Ornela Kapetani:
Punoj për një film në Greqi dhe një seri komike për TV-n britanike. Oferta shqiptare nuk kam pasur. / KultPlus.com

Promovohet libri “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”

Organizatat ekstremiste serbe asnjëherë nuk e kanë shkëputur marrëdhënien e tyre me Kosovën, ndërsa vazhdojnë aktivitetin e tyre inteligjent. Kështu është thënë të premten me rastin e promovimit të librit “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, të autores Fetnete Ramosaj.

Libri është përkthyer në gjuhën bullgare nga albanologu i njohur Anton Panchev nga Universiteti i Sofjes.

Njëri nga recensentët e librit, Kolë Krasniqi ka thënë se autorja në këtë libër ka trajtuar çështjen e sigurisë në Kosovë, e cila ka zgjuar interesim të madh të lexuesve vendorë dhe ndërkombëtarë. Ai tha Ramosaj me këtë rast ka argumentuar ekzistimin e organizatave ekstremiste serbe në Kosovë, që sipas terminologjisë bashkëkohore mund të emërohen edhe si formacione paramilitare dhe organizata terroriste.

“Ushtria Çlirimtare Serbe’, themeluar në vitin 2000, përkatësisht 2007, ishin organizata tipike militante, të cilat kishin për qëllim fillimin e luftës së armatosur me qëllim të ripushtimit ushtarak të Kosovës. Organizatat e tjera si ‘Shqiponjat e bardha’, ‘Dora e Zezë’, ‘Tigrat’ e kështu me radhë, për nga organizimi i tyre dhe veprimtaria, ishin organizata të qarta terroriste. Duhet theksuar faktin se disa nga interesat e këtyre organizatave ekstremiste serbe, përkatësisht aktivistë të tyre, asnjëherë nuk e kanë shkëputur marrëdhënien e tyre me Kosovën, por e vazhdojnë aktivitetin e tyre inteligjent”, tha ai.

Albanologu bullgar, Anton Panchev, njëherësh përkthyes i librit, ka thënë se publiku bullgar ka pasur nevojë për një libër të tillë me të vërteta, pasi që mediat serbe po përpiqen vazhdimisht që të krijojnë një opinion të rrejshëm për shqiptarët. Ai vlerësoi librin si një punim të shkëlqyeshëm, duke thënë se autorja ka përdorur burime të shumta.

“Unë kam pasur dëshirë që këtë libër të përkthej në bullgarisht, sepse libri do të jetë interes jo vetëm për ekspertët e sigurisë, por edhe ekspertët e politikës së jashtme për historinë e rajonit dhe do të jetë me interes për të gjithë lexuesit bullgarë, të cilët kanë dëshirë të kuptojnë gjërat për historinë e Ballkanit. Gjuha e librit është e përkryer. Në nivelin e opinionit, publiku bullgar nuk di shumë gjëra për Kosovën dhe në mediat tona shpesh po hyjnë lajme prej Serbisë, të cilat përpiqen të krijojnë një opinion kundër të vërtetës së shqiptarëve dhe për marrëdhëniet shqiptare-serbe”, tha Panchev.

Ai tutje u shpreh se ky hulumtim është i nevojshëm të përkthehet në sa më shumë gjuhë dhe lexuesit të kuptojnë për të vërtetën e Kosovës, pasi që mediat serbe po përpiqen të krijojnë opinion të rrejshëm për shqiptarët në Bullgari. Autorja e librit, Fetnete Ramosaj, është shprehur se ndjehet mirë që libri është vlerësuar nga ekspertë të fushës dhe nga vetë lexuesit, ndërsa ka vlerësuar lart punën e përkthyesit të librit, profesorit Anton Panchev, duke thënë se ndihet e nderuar që ai ka zgjedhur të përkthejë librin e saj, shkruan rtv21.

“Më vjen mirë që ky studim është mirëpritur nga lexuesit dhe është vlerësuar nga ekspertët e fushës, por dua t’i falënderoj me këtë rast të gjithë miqtë e mi dhe bashkëpunëtorët, të cilët në çfarëdo mënyre kanë ndihmuar dhe kanë kontribuar që ky libër ta shohë dritën e botimit”, tha Ramosaj.

Ndryshe, ky libër ka pasur edhe dy botime të tjera në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën angleze. / KultPlus.com

Këmisha e qëndisur nga Sabiha Kasimati në Muzeun Historik Kombëtar

Një këmishë e qëndisur nga duart e Sabiha Kasimatit është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit, 23 gushtit, shpallur si dita që dënon çdo formë të totalitarizmit nga Parlamenti Evropian.

Me këtë rast Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë ku përveç këmishës së shkencëtares Sabiha Kasmiatit janë ekspozuar edhe disa objekte të tjera të viktimave të terrorit nazistit e komunizmit stalinist shqiptar. Të bëjnë përshtypje veshjet e shpuara nga plumbat të masakrës gjermane të Borovës në vitin 1943, ku nazistët gjermanë i mblodhën në një shtëpi e i pushkatuan pothuajse të gjithë burrat e djemtë e kij fshati.

Veshjet e arnuara me flokët e nënës

Jo më pak gjurmë të dhimbshme ruajnë edhe objekte e ekspozuara nga viktimat në kampet e internimit komunist, ku duket këto pantallona të armuar të të internuarit Gjon Vutnikaj, ta arnuara me flokët e nënës së tij. Një pamje që transmeton shumë dhimbje.

Njollat e gjakut të djemve të rinj të pushkatuar në kufi në vitet ‘90, nga sigurimi i shtetit janë një detaj edhe me ekstrem i dhimbjes kur sheh këtë ekspozitë.

Këtu janë bluza me njolla gjaku e Pëllumb Pëllumbit dhe këmisha e një të riu tjetër që ka tentuar të kalojë kufirin.

Ndërsa këmisha e Sabiha Kasimatit e qëndisur me mjeshtëri nga duart e saj, na sjell një copëz nga jeta e saj. Ko është një këmishë tradicionale që vajzat e merrnin në pajën e martesës. Duart e Sabihasë kanë lënë këto gjurmë jete e dashurie në këtë këmishë. Diktatura komuniste ka kryer një nga aktet kriminale me vrasjen e shkencëtares së njohur Sabiha Kasimati.

Ajo u pushkatua në natën e 26 shkurtit 1951, e lidhur me tela me gjemba me 22 burra të tjerë, dorë më dorë. U pushkatuan një nga një diku pranë urës së Beshirit dhe trupat e tyre u hodhën të gjithë në një gropë të madhe, shkruan shqiptarja.com.

Fatkeqësisht Sabiha Kasimati ishte e vetmja që nuk e kapi plumbi direkt në zemër dhe u varros mizorisht e gjallë bashkë me viktimat e tjera duke vuajtur orë të tëra tmerri derisa dha frymën e fundit./ KultPlus.com

Elhame Gjyrevci sjellë romanin “Dështimi në jetë”

Elhame Dervisholli- Gjyrevci, tashmë një krijuese e njohur në letërsinë tonë, krijimtarinë e saj letrare e filloi me disa përmbledhje poetike, por fuqishëm këtyre viteve të fundit debutoi me romanet e saj si “Kokomilo” dhe “Luisi”, kurse tash Gjyrevci para lexuesve të gjerë të letërsisë sonë vjen me romanin tjetër “Dështimi në jetë”.

Çdo studiues kur bën analizë të veprës letrare gati çdo herë do të ndalet te titulli i veprës. Titulli i një romani apo edhe i çfarëdo vepre tjetër poetike, në shumicën e rasteve është çelës i interpretimit të saj, me ç’ rast në masë të madhe e lehtëson punën e diskursit kritik, por në disa raste edhe e vështirëson. Në rastin tonë titulli Dështimi në jetë e lehtëson interpretimin, sepse që në titull krijojmë një përfytyrim se edhe pse është çdo gjë në rregull dhe shkon bukur, ka diçka që e dërgon rrjedhën e rrëfimit drejt dështimit dhe se gjatë gjithë leximit lexuesi mbetet me përqendrim të vëmendjes së personazhit apo heroit kryesor kur do t’i ndodhë ajo situatë e dështimit.

Romani “Dështimi në jetë” për temë dhe motiv ka kërkimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të familjeve tona të emigruara jashtë atdheut. Kurse konkretisht në roman trajtohet dhe zhvillohet jeta e një familje arbëreshe. Nga historia e dimë saktësisht se kur arbëreshët tanë u vendosën në tokat e Italisë, por këtu tash kemi një familje që ka bërë emigrim nga Italia për në Amerikën e Largët. Pra ngjarja nuk zhvillohet as në atdheun tonë e as në Itali, por në Amerikë. Personazhet kryesorë janë Tereza, me burrin e saj Adrianin dhe me dy vajzat e tyre, Dora e Soni, të cilët edhe janë bartës të krejt ngjarjes që nga fillimi e deri në fund. Kjo familje jeton e lumtur, ku Tereza është një dizajnere e suksesshme, e cila falë punës së saj arrin që të shpallet edhe si kreatorja më e mirë e modës në Amerikë dhe në shumë vende të Evropës, kurse Adriani, një punëtor i zellshëm që udhëheq një firmë të suksesshme. Tereza një figurë letrare e veshur me të gjitha virtytet e një nëne shqiptare, vajzat e saj i edukon për mrekulli, që njëherit ato edhe i informon për prejardhjen e tyre arbëreshe dhe për simbolet kombëtare, sidomos për flamurin kuq e zi me shkabën dykrenore. Pra, vajzat e saj, Dora dhe Soni rriten dhe shkollohen me kulturën amerikane, por të brumosura me traditat tona kombëtare përmes nënës së tyre. Dora pas shkollimit arrin të bëhet një aktore e suksesshme në Holivud, kurse Soni ende pa e përfunduar shkollën e mesme bie në dashuri me Filipin. Por, brenda një dite jeta e kësaj familje të lumtur merr kahe tjetër, pra drejt dështimit, kur Sonin e grabit një bandë amerikane, e cila jeton në rezervatet e pashkelura nga pushteti dhe populli i qytetëruar amerikan.

Kjo është fabula e romanit Dështimi në jetë në vija të trasha, që unë do ta quaja shkëlqimi dhe dështimi i një jete të një familjeje arbëreshe në Amerikë. Autorja rrëfimin e kësaj ngjarje, në disa raste e pazakontë, e ndërton njëtrajtshëm, pa thyerje të mëdha tekstore e kategori stilistike, por lexuesin din ta mbajë pezull deri në faqet e fundit. Këtë ajo e arrin përmes stilit të saj të veçantë letrar, përmes situatave në disa raste shumë emocionuese, të përcjella me shumë lot, vuajtje e dhembje, siç është rasti i Terezës nga momenti kur ajo merr lajmin për zhdukjen e vajzës së saj, Sonit, por edhe të situatave shumë të tmerrshme të mbështjella me dhembje e trishtim gati deri në çmenduri, kur Soni grabitet nga një bishë njerëzore që jeton në mes të maleve, siç është Vidi, i cili edhe e përdhunon dhe bëhet baba i fëmijëve që do t’i lind ajo.

Autorja të gjitha këto i arrin me një mjeshtëri të lartë artistike, estetike e letrare. Pra ky stil i të rrëfyerit, ose ky krijim i rrëfimit dëshmon se shkrimtarja Elhame Gjyrevci ka një vetëdije të lartë krijuese dhe letrare.

Për fund dua të ceku se romani Dështimi në jetë na vjen si perlë në letërsinë tonë, i cili të lë pa frymëmarrje nga kureshtja se ç’do të ngjet në faqet pasuese të tij. Është roman, i cili vazhdimisht ngeh idenë e kërkimit dhe ruajtjes së identitetit tonë kombëtar. / KultPlus.com
Shkruan: Fatmir Halimi

Rita Ora e mrekullueshme në performancën e saj në ‘Boy Band’ (VIDEO)

Rita Ora feston finalen në ‘Boy Band’ duke performuar live këngën e saj të re ‘Your song’. Si gjithmonë edhe kësaj radhe Ora ishte e mrekullueshme në performancë dhe në dukje, shkruan KultPlus.

“Sonte në @abcnetwork @boybandabc ishte kënaqësi dhe nder të jem pjesë e sezonit të parë !! aleminderit për të gjithë që ishin të përfshirë! #yoursong”, ka shkruar Ora në Instagram.

“Boy Band” është një seri e re ku këngëtarët e talentuar luftojnë për t’u bërë pjesë e së ardhshmes në muzikë. Shikuesit mund të votojnë nga shtëpia për të preferuarin e tyre dhe e formojnë pesëshen me anë të votave. Grupet në muzikën amerikane janë gjithmonë në rritje dhe ‘Boy Band’ është në kërkim të talentëve të rinj. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=V4hUCUuAYyw

Ëndërr e Prerë

Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli.

Mos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari,
Ka rënë në ullishtë mizë e ullirit.
Hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s’ka dalë nga plisi kërcelli i misrit

Ne ëndërronim të bënim një anije,
Kurkush s’e mendonte më ç’dru do ta ngrinim,
Kishim ndërmend ta ndërtonim me degë hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t’i mbushnim me poçe me verë
Dhe të lundronim në ishujt e Havajës;
Ta pinim verën me vajzat e ishujve në Belvedere,
Zezaku të bënte fresk me fletën e palmës.

Mos vdis se kalit i ra në vrapim një patkua
Dhe nisi ta ngrejë nga dhimbja këmbën e parë;
Kërkojmë patkonj e s’na jep njeri hua,
S’e gjejmë as nallbanin e marrë.

Ne ëndërronim të shkonim në hipodrome,
në vende të lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali çalon e s’na ha as barin e njomë;
me sy si gota na sheh si të huaj…

Mos vdis, se dielli në oborr e ka shtruar sofrën e madhe
Dhe presim të vijnë vajzat të gjitha,
Të gjitha ato që ti u thoshje “sorkadheve”,
Kur grisnin fustanet në driza.

Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë
Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh!
Ne ëndërronim një vdekje më të mirë:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim në pikën e vesës. / KultPlus.com

Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit më 1912

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur.

Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajm-ëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija.

Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni! Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.

Rroftë Flamuri!

Rroftë Shqipërija!

Taylor Swift publikon këngën ‘Look What You Made Me Do’ (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Taylor Swift ka publikuar këngën “Look What You Made Me Do”, këngë kjo e cila i paraprinë albumit të saj të ri të quajtur “Reputation”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë vjen vetëm më tekst, ndërsa pritet t’i realizohet edhe videoklipi.

Javën e kaluar, Taylor Swift fshiu gjithçka nga llogaritë e saj në mediat sociale, duke nxitur spekulimet se po përgatitej publikimi i një albumi të ri.

Me albumin e fundit, “1989”, Swift fitoi çmimin ‘Grammy’ në 2015-ën dhe arriti të shesë mbi 6 milionë kopje.

Taylor Swift është 27 vjeçe dhe nga viti 2006 e deri në 2014-ën, ka publikuar pesë albume, një në çdo dy vite, ndërsa i gjashti është vonuar tre vite nga paraardhësi. / KultPlus.com

Krijimi i parë i Mitrush Kutelit në moshën 12 vjeçare (FOTO)

Ish-drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari ka postuar në rrjetet sociale disa foto që tregojnë krijimin e parë të Mitrush Kutelit në moshën 12-vjeçare.

Ai shkruan se sprova e parë e adoleshentit Kuteli ishte një vjershë naive e asaj moshe, dedikuar Skënderbeut.

Ky krijim i tij është botuar në një kalendar “të humbur” të Pogradecit në vitin 1919.
Mitrush Kulteli 12-vjeçar

“I pari krijim i adoleshentit Dhimitër (Pandi) Pasko, më vonë Mitrush Kuteli, i botuar në një kalendar “të humbur” të Pogradecit më 1919, pra kur shkrimtari i ardhshëm ishte vetëm 12 vjeç, ndonëse mund ta ketë shtuar një vit moshën që t’ia botonin “veprën”. Padyshim një vjershë naive e asaj moshe, por domethënës fakti që e para sprovë e adoleshentit i kushtohej pikërisht Skënderbeut. Botuesit e kalendarit i kanë shtuar edhe një shënim interesant për prejardhjen e tij tok me urimin: “Rroftë filizi i ri e vaftë gjer në veshët e Perëndisë!” Urim profetik në atë moment sot historik”, shkruan Plasari. / KultPlus.com