“Koleksionisti i syve” shpërfaqi kujtesën kolektive dhe ‘viktimizimin’ e një krimineli

Medina Pasoma

“Të vërtetën mund ta fsheh gjuha, por jo sytë”, kishe thënë dikur Mihail Bulgakov. Dimensioni i përçimit të mesazheve prej syve varion sipas gjendjes reale. Në rastin e paqes, ato shpërfaqin shpirtin njerëzor, në mesin e luftës ato dëshmojnë frikën e njeriut, shkruan KultPlus.

Premiera e shfaqjes “Koleksionisti i syve” në Teatrin Kombëtar të Kosovës dje shpalosi kujtesën kolektive të frikës të viktimave të Ballkanit, gjegjësisht të Kosovës dhe Bosnjes.

Skenari i shkruar nga Ag Apolloni dhe me regjinë e Ben Apollonit mjaftoi të jetësohej vetëm me një aktor, i cili nëpërmjet interpretimeve artistike të tij shpalosi monologjet e një agresori me viktimat e tij.

Pavarësisht pse ishte i vetëm, aktori Agron Shala në skenën e vogël të Teatrit duke hyrë në botën e Stefanit, dëshmoi se barra e veprimeve të së kaluarës më së shumti paguhet dhe ndjehet vetëm.

Në mes të një jete që kishte lënë trauma te këta dy popuj, dëshirave të papërmbushura seksuale dhe vetmisë së thellë shpirtërore, Stefani ishte kthyer në një ‘tranzit’ mes të shkuarës dhe të tashmes.

Në muret e dhomës së tij dhe vjerrun në tavan, qëndronin sytë e 4998 viktimave që ai ua kishte marrë jetën, teksa mungonin edhe dy prej tyre. Në mes të çnjerëzores për të shfarosur një popull vetëm për shkak të etnisë dhe traumave që kanë lënë veprimet barbare në brendinë e tij, ai mbetet një ‘viktimë’ e viktimave të tij.

Nga të gjithë të pafajshmit që ua kishte marrë jetën, më e veçanta mbetet Mira, e dashura e tij që kurrë nuk e kishte arritur plotësisht. Dashuria në versionin e Stefanit shkon deri te vetmohimi i tjetrës, vetëm pse nuk është në krahët e tij. Madje, kur nuk mund të arrihet ‘rrëmbimi’ i shpirtit të saj, ai e mashtron veten se kafka, sytë e mbetjet e tjera kockore kanë më shumë vlerë se kjo e para.

Aktori Shala arriti të interpretoj fuqishëm shpirtëroren njerëzore, duke e jetësuar Stefanin me përplot të qeshura ironike, teksa zemra në brendi i qante.

Për regjisorin Ben Apolloni, përveç rrëfimit emocional që kjo shfaqje ka, “Koleksionisti i syve” mbetet i veçantë për shkak që skenari është i shkruar nga vëllai i tij, profesori Ag Apolloni.

“Pas 17 vitesh, prej se e kam lexu për herë të parë, pata mundësinë sonte që leximin tim të “Koleksionisti i syve” ta ndaj edhe me publikun”, tregon regjisori me nostalgji.

Në anën tjetër, Ag Apolloni e kishte shkruar këtë skenar përgjatë kohës së studimeve, teksa njeriu i parë që e kishte lexuar rrëfimin kishte qenë pikërisht Ben Apolloni, i cili e solli një premierë të re në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Shfaqja shkoi mirë, shpresoj që idetë tona, të autorit e të miat, të kenë qenë të qarta për publikun”, uron Ben Apolloni.

“Koleksionisti i syve” mbetet një shfaqje, rrëfimi i së cilës ka nevojë të ndërkombëtarizohet për shkak të shpalosjes artistike të të kaluarës së dhimbshme. / KultPlus.com

Dy filma shqiptarë fitojnë çmime në festivalin e filmit në Barcelonë

Festivali i Filmit “Star” në Barcelonë ka shpërblyer me çmime dy filma shqiptarë, shkruan KultPlus.

Filmi i metrazhit të shkurtër Më e bukur se pranvera’  me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar Çmimin e filmit më të mirë romantik në ‘Star Film Festival’ në Barcelonë.

Në anën tjetër, Filmi ‘The Van” në këtë edicion nga Erenik Beqiri, ka fituar Çmimin për aktorin më të mirë.

Me rastin e ndarjes së çmimeve, në fjalën e jurisë për filmin “Më e bukur se pranvera” thuhet se kjo vepër artistike është një shtjellim inteligjent dhe romantik.

“Performanca shumë të mira të karaktereve, duke u thelluar në mënyrë perfekte në personazhe. Situata anormale, të çuditshme të cilat e mbajnë spektatorin ne pritje, duke dëshmuar një histori romantike shumë të ndryshme nga ato të zakonshmet. Regji perfekte ne planin artistik dhe atë teknik. Planet dhe kuadrot e krijuara me shumë stil”, kanë vlerësuar juria profesionale.

Në rolet kryesor në këtë film paraqiten aktorët e nohur May-Linda Kosumovic, Agron Shala, Fidan Jupolli dhe Beslidhje Bytyqi. 

Në anën tjetër, filmi “The Van” flet për një djalë rreth të 20-ve i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit. Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dalë vetëm një fitues.

Me role kryesore në këtë film janë aktorët: Phenix Brossard , Arben Bajraktaraj dhe Afrim Mucaj./ KultPlus.com

Vdiq muzikantja e njohur, SOPHIE

Ka vdekur në moshën 34 vjeçare muzikantja nga Skotlanda, SOPHIE, shkruan KultPlus.

Sophie ishte një prej figurave më të njohura për muzikën elektronike, teksa lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur ekipa e saj.

“Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se muzikantja dhe producentja SOPHIE ka vdekur këtë mëngjes në Athinë ku ajo jetonte, pasi kishte pësuar një aksident”, kanë thënë ata.

SOPHIE ishte bërë artistja e parë transgjinore e cila ishte nominuar për albumin më të mirë “Dance/Elektronic”. / KultPlus.com

Festivali i Sanremos do të vazhdoj pa publik

Festivali i Sanremos do të vazhdoj pa publik për shkak të masave anti-Covid.

Në lidhje me Festivalin e Sanremos mbeten në fuqi dispozitat e dekretit të Këshillit të Ministrave të 14 janarit 2021, që lejon realizimin e spektakleve në mungesë të publikut, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Speranza pas kërkesave të kompanive diskografike për performancën e festivalit të Sanremos.

Në letër, ministri i referohet ankimimit të një kompanie regjistrimi në lidhje me edicionin e vitit 2021 të Festivalit të Sanremos, që kërkon përgatitjen e një protokolli sigurie për artistët në skenë dhe pas kuintave.

Speranza deklaroi se do ta paraqiste këtë kërkesë te Komiteti Tekniko-Shkencor në mënyrë që të siguroheshin indikacionet e nevojshme në kohën e duhur, duke marrë parasysh, në çdo rast, se, në lidhje me shfaqjet që zhvillohen në sallat teatrore, siç është Festivali i Sanremos, mbeten në fuqi dispozitat që pengojnë pjesëmarrjen e publikut. /ata/ KultPlus.com

Meghan Markle nuk do ta shoqërojë Princin Harry në vizitën e tij në Pallatin Mbretëror

Dukesha Meghan Markle thuhet se nuk do ta shoqërojë bashkëshortin e saj, Princin Harry në vizitën që ai do të zhvilloj në familjen e tij, në fillim të verës.

Princ Harry raportohet se do ta vizitoj familjen mbretërore për herë të parë që kur çifti u larguan nga Pallati Mbretëror për të krijuar jetën të vetëm në SHBA, kanë deklaruar për Daily Mail burime të afërta me çiftin.

Harry sipas të gjithave gjasave do të vizitoj të afërmit e tij pa qenë i shoqëruar madje as nga biri i tij, Archie.

Sipas burimeve, vendimi i Meghan për të mos e vizituar familjen e bashkëshortit të saj janë personale dhe praktike.

Çifti ishte paraparë që këtë verë të ndiqnin së bashku disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të familjes mbretërore siç janë ditëlindja e 100-të e Princit Philip dhe po ashtu ditëlindja e 95-të e mbretëreshës Elisabeth. /koha/ KultPlus.com

Bekim Fehmiu vizitonte në vitin 1972 Muzeun Historik të Krujës (VIDEO)

Aktori i njohur shqiptar, Bekim Fehmiu, përgjatë vitit 1972 kur kishte vizituar Shqipërinë, kishte shuar edhe në Muzeun Historik të Krujës.

Përmes një dokumentari të krijuar nga Kinostudio “Shqipëria e re” është shkëputur një pjesë nga vizita e aktorit Bekim Fehmiu në Muzeun Historik në Krujë.

Gjatë vizitës në Shqipëri aktori i njohur shprehu gëzimet e tij për arritjet e kinematografisë shqiptare dhe uroi për suksese më të mëdha në të gjitha fushat e kulturës dhe të artit.

Kur e pyetën Bekim Fehmiun nëse do të kishte dëshirë të luante një film shqiptar, ai u përgjigj në mënyrë shumë kuptimplote: “Do të isha i lumtur”.

Tri muaj më vonë, në prill 1972 Bekim Fehmiu do të vizitonte sërish Shqipërinë, kësaj radhe qytetin e Shkodrës.

“Jam i lumtur që mbas 30 vjetëve gjendem në Shkodër, në qytetin ku kam kaluar vitet e para të fëmijërisë sime, rrënjët kishin qenë të thella dhe të pashpërngulta”, është shprehur aktori gjatë vizitës tij. /dp/ KultPlus.com

Covidi po lë edhe pasoja neurologjike, belbëzimi njëra prej tyre

Një pjesë e personave që i kanë mbijetuar sëmundjes Covid-19 kanë përjetuar edhe efekte të konsiderueshme neurologjike, thuhet në një raport të ri.

Një mësues 40 vjeç nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, i cili për shumë vjet ka komunikuar me nxënësit e vet pa probleme, thotë se e gjeti veten duke belbëzuar për herë të parë në jetë.

“Kuptova që disa nga fjalët nuk ndihej se janë në rregull në gojën time, e keni parasysh?”, tha Patrick Thorton, mësues i matematikës.

Ai u infektua me koronavirus në gushtin e vitit të kaluar dhe pati simptoma tipike: dhimbje koke, plogështi, dhimbje në gjoks, shkurtim të frymëmarrjes, pezmatim të fytit që ia humbi zërin, shkruan Daily Mail.

Por edhe kur ishte në rrugë për t’u shëruar, pa që diçka nuk ishte në rregull. “Zëri m’u kthye, por (Covidi) ma dëmtoi gojën. Kjo ishte e tmerrshme”, thotë mësuesi amerikan.

Për muaj të tërë është raportuar se koronavirusi e sulmon trurin, me ç’rast njerëzit e infektuar rrezikohen më shumë nga sulmet në tru dhe në disa raste pësojnë encefalit.

Ka edhe raportime për raste të psikozave ose sondazhe për pasoja afatgjata të koronavirusit. Sipas një hulumtimi me 153 pacientë në Britani, një e treta e tyre raportuan simptoma neurologjike si ënjtja e trurit dhe probleme me kujtesën të ngjashme me demencën.

Një e mbijetuar tjetër e koronavirusit, Amanda Wood nga Indianapolis, ka filluar të belbëzojë pas infektimit me koronavirus në marsin e vitit të kaluar.

Qelizat e turit dhe lidhjet mes tyre, që u mundësojnë dërgim komandash gjatë veprimeve të përditshme si të folurit, mund të dëmtohen lehtë nga inflamacioni. Covid-19 njihet për reagimin inflamator që nxit në organizëm. /express/ KultPlus.com

Rita Ora humb ndjekës në rrjete social për shkak të thyerjes së rregullave anti-Covid

Festimi i datëlindjes së këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, ka bërë bujë të madhe në rrjete sociale, përcjell KultPlus.

Përveç komenteve të shumta dhe raportimeve gazetareske, Ora së fundmi është përballur edhe me ulje të ndjekësve në rrjetin social, Instagram.

Rita Ora ka humbur rreth 220 mijë ndjekës të Instagram ndërsa fansat e zemëruar e heqin yllin nga njoftimet e tyre, për shkak të festës së 30-vjetorit të lindjes së saj, shkruan Daily Mail

Krejt kjo vie si pasojë e mbajtjes së festës në restorantin “Casa Cruz” në Londër, përgjatë kohës kur Anglia ishte në izolim të rreptë.

Ora u cilësua si ‘egoise’ nga policia për shkak të këtij gjesti, teksa në  një   Top of Form

Bottom of Form

seancë u bë e ditur se si përfaqësuesit e yllit i ofruan menaxherit të shkarkuar 5000 funte për hapjen e paligjshme.

Ajo  arriti në shtëpi në fermë më 21 mars përpara se kryeministri Boris Johnson të vinte në bllokim Mbretërinë e Bashkuar për të trajtuar krizën e koronavirusit, raporton The Sun. / KultPlus.com

Anulohen dy festivale të njohura muzikore si shkak i Covid-19

Përhapja e Covid-19 bëri që edhe dy festivale tjera me nam botëror të anulohen për këtë vit, shkruan KultPlus.

Bëhen fjalë për festivalet e muzikës, “Coachella” dhe “Stagecoach”, të cilat as këtë vit nuk do të mund t’i ofrojnë publikut muzikë live.

Lajmin e ka bërë të ditur të premten, Zyrtari i Shëndetit Publik të Qarkut Riverside Dr. Cameron Kaiser.

Ai nënshkroi një urdhër për heqjen e ngjarjeve të prillit, duke përmendur Covid si fajtor.

Qindra mijëra fansa u dyndën në festivale çdo prill përpara pandemisë dhe më shumë do të kishin qenë edhe këtë vit, pas bllokimeve dhe vdekjes së muzikës live, por doktori thotë se nuk është e sigurt që njerëzit të vijnë nga të gjitha anët e botës së shkatërruar nga virusi.

Kjo është hera e dytë me radhë prej kur këto dy festivale nuk po mund të organizohen fizikisht. / KultPlus.com

Rita Ora publikon pamje të reja nga xhirimet e filmit “Twist” (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, krahas aktiviteteve muzikore, së fundmi ka pranuar edhe një rol të ri artistik, shkruan KultPlus.

Ylli i muzikës pop do të luajë rolin e Dodge, një mishërim femër i personazhit Artful Dodger në përshtatjen e re të romanit “Oliver Twist”, dhe ajo tha se ishte tejet e kënaqur që u ftua të luajë një rol të tillë pasi i pëlqen veprat e epokës viktoriane të romancierit Dickens, veprat e tjera të lavdëruara të të cilit përfshijnë ‘Nicholas Nickleby’, ‘A Carol Christmas’ dhe ‘Great Expectations’.

Së fundmi, ajo ka publikuar edhe fotografi të reja nga prapaskena dhe me një kostum të veçantë në të verdha.

Ajo ka falenderuar ekipën punuese, duke thënë se ka fituar shokë dhe familje të re.

Ora, do të luaj krahë aktorit të mirënjohur Sir Michael Caine, i cili luan në rolin Fagin në filmin e Martin Owen. / KultPlus.com

Ava Max merr çmim nga Spotify për rekordin 1 bilionësh të këngës së saj (FOTO)

Sukseset e këngëtareve shqiptare janë duke vazhduar fuqishëm, shkruan KultPlus.

Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria, Ava Max pati një sukses të fuqishëm me këngën e saj “Sweet but Psycho”. Përveç vlerësimeve nga artdashësit, kjo këngë theu edhe rekorde.

1 bilion dëgjime në platformën e njohur muzikore, Spotify bëri që Ava Max të vlerësohet me një çmim, të cilën e ndau me artdashësit e saj.

“Sweet but Psycho më solli te ju, andaj unë do të jem përjetësisht falenderuese për këtë këngë. Ju dua”, ka shkruar Max në postimin e saj në Instagram.

“Sweet but Psycho” është realizuar në vitin që lam pas, në kuadër të albumit “Heaven and Hell”. / KultPlus.com

Festivali i filmit “Sundance” po vazhdon organizimin virtualisht

Festivali i filmit si një ndër ngjarjet më të mëdha kulturore në botë, “Sundance” këtë vit është duke u organizuar virtualisht, shkruan KultPlus.

E nisur të enjten dhe me vazhdimësi deri më 3 shkurt, “Sundance” në këtë edicion nuk do t’i ketë të pranishme turmat e njerëzve.

Pavarësisht kësaj, filmat, paneli i diskutimeve dhe ngjarje të tjera virtuale do ta bëjnë më të lehtë qasjen për artdashësit e saj.

“Sundance” këtë vit në agjendën e saj ka mbi 70 shfaqje, të cilat transmetohen gjatë gjithë javës.

Disa filma tashmë po komentohen shumë dhe janë debutimi i regjisorit të Robin Wright, “Land”, thrilleri psikologjik “Knocking” dhe projekti i fundit i Zoe Lister-Jones, “How It Ends”.

Forma e vetme për t’i ndjekur veprat artistike është nëpërmjet biletave, të cilat janë shitur. / KultPlus.com

98 vjet nga marrëveshja turko-greke për shkëmbim popullate

Sot bëhen 98 vjet nga marrëveshja turko-greke për shkëmbimin e popullatës e cila u nënshkrua në Lozanë të Zvicrës.

Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veçantë turko-greke, mbi shkëmbimin e grekëve të Anadollit, me “turqit” (këtu u përfshinë shqiptarët e besimit mysliman nga Çamëria). Me një dekret Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë dhe jo-zyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lausanne-s për turqit e Greqisë.

Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: “…duhet të kryhet shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks. Grekët e vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman nga të vendosur në tokat greke. Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Ndërsa, në verë të vitit 1924, procesi i shkëmbimit mori karakter masiv.

Pas kësaj në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtet ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të fesë mysliman), nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në 3 banovina: në banovinën e Zetës, Moravës dhe të Vardarit.

K O N V E N T A

Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke * (*Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman) nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi.

Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:

– Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe

– Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t’u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:

Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;

M.

Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.

M.

Ato do të komunikojnë dhe do t’i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:

Neni 1.

Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.

Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.

Neni 2.

Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:

1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:

Rajoni i Malit Sharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:

Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).

3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin:

Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).

Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).

Neni 3.

Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t’i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej 40.000 familjesh. Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.

Neni 4.

Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet , sipas këtyre proporcioneve:

1. Në vitin 1939 4.000 familje

2. Në vitin 1940 6.000 familje

3. Në vitin 1941 7.000 familje

4. Në vitin 1942 7.000 familje

5. Në vitin 1943 8.000 familje

6. Në vitin 1944 8.000 familje

Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje). Koha e emigrimit (shpëmguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 t etor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.

Neni 7.

Qeveria jugosllave duhet t’i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për 40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim. Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave. Sa i përkat pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekistues, i cili i regullon ato.

Neni 8.

Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë (bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 kiste e ndarë për gjashtë (6) vjet.

Neni 9.

Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:

30 % në deviza, të cilat duhet t’ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;

70 % në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë – në favor të Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.

Neni 10.

Për shndërrimin e dinarëve në lira tur ke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.

Neni 11.

Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë për blerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutat e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.

Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë. Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit. Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.

Neni 12.

Personat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t’i kenë cilësitë dhe do t’i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësuesit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t’i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.

Neni 13.

Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t’i likuidojnë ose t’i bartin me vete të gjitha mallrat ( e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.

Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t’i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.

Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.

Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të çertifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

Neni 14

Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.

Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk à «shtë i ndaluar në Turqi. Të gjitha këto mallra do t’i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.

Neni 15.

Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit. Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në JugoslIavi, do t’u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

Neni 16.

Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t’i paguhen ose do t’i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t’i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t’i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.

Neni 17.

Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në rradhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njejtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre. Nën të njejtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.

Neni 18.

Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve. Listat duhet t’u prezantohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportës turke, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.

Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t’u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.

Neni 19.

Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t’u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.

Neni 20.

Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikst turko-jugosllav i përbërë nga nënpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.

Neni 21.

Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.

Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.

E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938. /express/ KultPlus.com

‘Sa kemi mall s’ka deti valë, o moj e bukura Arbëri’ (VIDEO)

Një ndër këngët që dëgjuesve ia fal ndjenjën e nostlagjisë së atdheut është “Moj e bukura Arbëri”, e sjellur nga zëri magjik i Vaçe Zelës, shkruan KultPlus.

Kjo këngë nga Vaçe Zela është xhiruar nga RTSH në Institutin e Arteve, e shndërruar në një studio të televizionit, për programin e Vitit të Ri. Ky regjistrim u improvizua e mbeti një nga regjistrimet më dinjitoze të të pakrahasueshmes Vaçe Zela, nën regjinë e Mevlan Shanajt dhe Vera Grabockës.

KultPlus ua sjell tekstin dhe këngën “Moj e bukura Arbëri”:

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,
N`mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,
moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
moj Shqipëri!

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri./ KultPlus.com

‘Eja të vdesim e dashur, s’ka rëndësi në rron si rob a zot, arkivoli është gati’

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Eja të vdesim, e dashur,
shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti,
a s’e dëgjove në TV si kryelajm?
Eja të vdesim, e dashur,
s’ka rëndësi në rron si rob a zot,
arkivoli është gati,
dy metra vend gjithashtu,
makinë e funeralit,
kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu.
Eja të vdesim, e dashur,
ç’na duhet kjo jetë,
e rëndësishme është të vdesësh si zotni;
mbylle TV-në,
të vdesim qysh tani. /KultPlus.com

Letra e veçantë e Bukowskit drejtuar John Edward Williams

Përshëndetje John, Faleminderit për letrën. Ndonjëherë nuk dhemb edhe aq shumë të kujtojmë se nga vijmë. Dhe ti e di vendin se nga vij unë. Edhe njerëzit që duan të shkruajnë apo të bëjnë filma mbi këtë, nuk e kuptojnë mirë. 

E quajnë “Nga ora 09:00 në 17:00”. Vetëm se kurrë nuk është nga nëntë me pesë. Në ato vende nuk ka orë për të ngrënë dhe, në fakt, në rast se do ta ruash punën tënde, nuk del fare për të ngrënë. Pastaj janë orët shtesë, por orët shtesë kurrë nuk regjistrohen siç duhet në libra, dhe në rast se ankohesh për këtë ka truthatë të tjerë që marrin vendin tënd. Ti e njeh shprehjen time të vjetër: “Skllavëria nuk u shfuqizua kurrë, vetëm u zgjerua që të përfshinte të gjitha ngjyrat”.

Çfarë dhemb është dehumanizimi i njerëzve në përpjekje për të ruajtur vendin e punës, sepse… e di, është tjetri gati. Ata kthehen në trupa të mbushur me frikë. Sytë e tyre e humbasin shkëlqimin dhe ata thjesht shëmtohen, tërësisht. Si i ri nuk e besoja se njerëzit do të bënin kompromise të tilla.

Edhe si i moshuar ende nuk e besoj. Pse duhet t’i bëjnë? Për seks, makinë, për të paguar faturat apo për fëmijët? Për të njëjtët fëmijë që kur të rriten do të bëjnë të njëjtën gjë. Që gjithmonë, kur isha i ri fare dhe kërceja nga puna në punë, isha mjaftueshëm naiv sa që i thoja ndonjëherë të barabartëve të mi: “Eh! Shefi mund të vijë në cilin do moment të na pushojë nga puna, nuk e kuptoni?”.Ata e vetmja gjë që bënin ishte të më shikonin. Po i ofroja diçka që ata nuk donin ta fusnin fare në mendjen e tyre.

Tani, në industri, ka shumë pushime nga puna (fabrika çeliku të vdekura, ndryshime teknike dhe situata të tjera në punë). Pushimi nga puna prek qindra mijëra dhe fytyrat e tyre shpresin habi: “Kam punuar këtu 35 vite…”.“Nuk është e drejtë…”.“Nuk di çfarë të bëj…”.Skllevërit kurrë nuk paguhen mjaftueshëm sa të çlirohen, por aq sa është e nevojshme që të mbijetojnë dhe të rikthehen në punë. Unë mund ta shihja. Pse ata jo? Kuptova se stoli i parkut ishte po aq i mirë, se të punoje në bar ishte po aq e mirë. Pse mos të isha këtu përpara se të shkoja atje? Pse duhet të prisja?Shkrova me neveri kundër të gjitha atyre. Qe një çlirim të nxirrja nga sistemi im gjithë atë mut.

Dhe tani jam këtu: “një shkrimtar profesionist”. Kaluar 50 vitet e para, kam zbuluar se ka neveri të tjera përtej sistemit.Kujtoj që një herë, kur punoja si paketues në një kompani artikujsh ndiçimi, një prej kolegëve të mi më tha befas: “Kurrë nuk do jem i lirë!”.Një prej shefave ecte aty rrotull (emri i tij ishte Morrie) dhe lëshoi një gajasje të shijshme, duke iu gëzuar faktit se ai individ ishte zënë në kurth nga jeta.Kështu që, fati që, më në fund, dola nga ato vende, pa m’u bërë vonë se sa kohë me mori, më ka dhënë një lloj lumturie, lumturinë e gëzueshme të mrekullisë.

Shkruaj tani me një mendje të vjetër dhe me një trup të vjetër, shumë kohë më mbrapa se ç’do besonte të vazhdonte në këtë punë shumica, por duke qenë se fillova kaq vonë, i detyrohem vetes të jem këmbëngulës, dhe kur fjalët të fillojnë të më dështojnë dhe do të më duhet ndihmë për të ngjitur shkallët dhe nuk do mund të dalloj pllakat nga hapësirat ndarëse, ende do të ndjej diçka që brenda meje do të më kujtojë (pa pasur rëndësi se sa larg do kem shkuar) se si arrita në mes të vrasjes dhe pështjellimit dhe dënimit drejt, të paktën, një vdekjeje bujare. Mos ta kem çuar tërësisht dëm jetën duket një arritje, të paktën për mua. Miku yt,Hank / KultPlus.com

Fansat e “The Masked Singer” kërkojnë largimin e Rita Orës nga shfaqja

Fansat e shfaqjes kërkojnë që Rita Ora të heq dorë nga “The Masked Singer” për shkak të thyerjes së rregullave të bllokimit.

Fansat e “The Masked Singer” duan që këngëtarja Rita Ora të hiqet nga shfaqja, pasi ka thyer rregullat e koronavirusit, duke organizuar festë për ditëlindjen e 30-të gjatë bllokimit, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

Rita u kritikua për organizimin e festës për ditëlindjen e 30-të në restorantin luksoz të Londrës, Casa Cruz në Notting Hill gjatë bllokimit në nëntor.

Ajo kërkoi ndjesë dhe u zotua se do të paguante gjobën prej 10,000 funta, por disa besojnë se ajo nuk duhet të lejohet të qëndrojë në The Masked Singer sepse ajo theu rregullat.

Një shikues shkroi në Twitter: “Rita Ora duhej të ishte hequr nga #TheMaskedSinger pasi me vetëdije theu rregullat e bllokimit! Shembull i shkëlqyeshëm Rita !!!”

Një tjetër postoi: “Kur po tërhiqet Rita Ora nga The Masked Singer? Bllokimi është për të gjithë”.

Një i tretë shkroi: “Më pëlqen Rita Ora, por sa më shumë që dëgjoj për këtë rast, aq më shumë mendoj se duhet të largohet nga” The Masked Singer “.

“Qëndrimi i saj në shfaqje duhet të konsiderohet si i paqëndrueshëm nga ITV. Një shembull duhet të jepet”, shton ai.

Një tjetër ra dakord: “Dy herë Rita Ora theu rregullat, ITV duhet ta hiqte atë nga” The Masked Singer “, ajo qartë nuk kujdeset për mirëqenien e njerëzve, prandaj pse duhet të kujdesemi ta shohim atë në TV? Bëni një shembull !!”

Këngëtarja u bë sërish pjesë e “The Masked Singer” pasi theu rregullat. ITV nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua nga The Mirror.

Ndeja e Ritës më 28 nëntor u quajt nga policia “një nga shkeljet më të egra dhe famëkeqe” të rregullave të bllokimit gjatë pandemisë. /Lajmi.net/ KultPlus.com

Shqiptari Bernardo Brizani bëhet asistent i violonçelos në Akademinë e Muzikës në Universitetin e Lubjanës

Nipi i muzikantit Ukë Briznai — Bernardo Brizani, sot është bërë asistent në violonçelo në Universitetin e Lubljanës në Akademinë e Muzikës.

Lajmi është konifrmuar përmes një shkrimi në facebook nga Martin Berishaj.

Berishaj ka thënë se me këtë akt është vërtetuar se tradita muzikore në Familjen Brizani po vazhdon.

“Ai vazhdon traditën e ndritshme familjare duke e ngritur atë me mjeshtri, me tingujt e violonçelos në shkallët më të larta”.

Gjithashtu, Berisha ka treguar për rrugëtimin e Brizanit të ri përmes një shkrimi kronologjik.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Shqiptaret e Sllovenisë mburremi me ty Bernardo!

Bernardo Brizani (  nipi i muzicientit te mirenjohur Ukë Brizanit) nga sot është asistent në violonçelo në Universitetin e Lubjanës në Akademinë e muzikës.

Ai vazhdon traditën e ndritshme familjare duke e ngritur atë me mjeshtri, me tingujt e violonçelos në shkallët më të larta;

Rrugetimi me tinguj filloi

në vitin 2008, menjëherë pas mbarimit të shkollës fillore, kur u regjistrua në studime për violonçel në Akademinë e Muzikës në Lubjanë, ku u pranua për shkak të talentit të tij të jashtëzakonshëm muzikor.  Ai studioi në klasën e prof.  Igor Škerjanc dhe përfundoi studimet në 2012. Paralelisht me studimet e tij në Lubjanë, ai gjithashtu përfundoi një studim gjashtë-vjeçar me profesoren e violonçës me famë botërore Natalija Gutman në Konservatorin e Firences (Scuola di Musica di Fiesole) dhe ndoqi rregullisht violonçel klasa master me profesorët Marianne Chen, asistent Gutman (Parma, Itali) dhe Monika Leskovar.  Në vitin 2011 ai u regjistrua në master në Staatlichen Hochschule für Musik und Darstellende Kunst në Stuttgart me prof.  Claudio Bohorquez, ku mori gradën master në 2016 në Akademinë e Muzikës në Detmold me profesoren me famë botërore Ksenija Jankovič.  Ai gjithashtu vazhdoi specializimin dhe e përfundoi atë në 2017 si më i riu specializantë në Gjermani.

Performancat e tij më të spikatura përfshijnë; performancë solo me Filharmoninë Sllovene në 2006, katërmbëdhjetë shfaqje në Minesota, SHBA në 2007, një performancë me Orkestrën Simfonike të RTV Slovenia në Union Hall në 2007, një performancë solo në Shpellën Postojna në 2008, violonçel e Dvořák koncert dhe orkestër në sallën Gallusova Cankarjev dom me Orkestrën Simfonike RTV në 2010, një koncert nga tre fitues të Konkurseve Alexander & Buono në 2010 në Auditoriumin e famshëm të Fondacionit Kosciuszko në Neë York, një koncert në Filarmoninë Sllovene me Simfoninë RTV Slloveni Orkestra në 2012 dhe të tjerët.  Në vitin 2016 ai interpretoi si përfaqësues i kryeqytetit të gjelbër të Sllovenisë në Bruksel, në vitin 2015 ku fitoi konkursin e violonçelit Joseph Haydn në Semmering (Austri).  Ai studioi klasa master në Akademinë e famshme Kronberg në Gjermani me Prof. Young Chang Cho dhe në festivalin veror të violonçelit Rutesheim.

Në vitin 2012, Bernardo mori Çmimin “Prešernova nagrada” për interpretimin e Koncertit të Çelos dhe Orkestrës së Antonin Dvořák në B minor dhe Kol Nidrei të Max Bruch për violonçel dhe orkestër me Orkestrën Simfonike te RTV Slloven si pjesë e abonmanëve në koncertet 2010 dhe 2011 të Akademisë së Muzikës.

Perndryshe Bernardo Brizani performoi për 30 vjetorin e  Shksh Migjenit ne Lubjanë dhe është antarë i saj. Besoj se së shpejti do të prezentoj të arriturat e tij në Kosovë dhe Shqipëri. /express/ KultPlus.com

‘Zoti na e dha ne dhuratën e jetës, na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë’

François-Marie Arouet që më pas u quajt “Dë Volter” ose Volteri, u lind më 21 nëntor 1694 dhe vdiq 30 Maj 1778, ishte bir i një noteri parisian. Nxënës i kolegjit jezuit “Luigji i Madh”, duke filluar nga viti 1704 ai shkroi vargjet e para dhe tragjedinë e tij të parë (të humbur) nëmoshën dymbëdhjetëvjeçare.

Duke lënë kolegjin më 1711, prirja e tij prej shkrimtari u ndal. Megjithëse i filloi studimet për drejtësi nën trysninë e të atit, i braktisi ato shumë shpejt. Një satirë kundër Regjencës së Filipit të Orleanit, që iu atribuua djaloshit të ri, i kushtoi një qëndrim prej njëmbëdhjetë muajsh në Bastijë. Gjashtë muaj pas lirimit, Volteri dorëzoi në teatër tragjedinë Edipi, që pati një sukses të madh dhe i dha emër si autor tragjik.

Më 1723, botimi i La Henriades, epope e ngjizur gjatë burgimit dhe kushtuar Francës së Hanrit III (që e kishte titulluar në fillim Liga ose Hanri i Madh), e bëri edhe më të famshëm. I kërcënuar më 1727 për t’u futur përsëri në burg për paturpësi të tepruar, shkrimtari parapëlqeu të emigronte në Angli.

Gjatë dy viteve që kaloi përtej Manshit, Volteri u interesua për teoritë e reja të Isak Njutonit mbi shkencat fizike dhe natyrore, si dhe për filozofinë politike të Xhon Lokut.

Volteri luftoi po ashtu për dinjitetin dhe lirinë e individit, në radhë të parë për vetveten: marrëdhëniet e tij me mbretin Frederiku II i Prusisë e bënë të besonte – por vetëm për një kohë – se një filozof dhe një monark absolut mund të flasin si i barabarti me të barabartin. Në betejën e tij kundër Kishës, u bind se një njeri nuk ka nevojë për bekimin e një prifti për t’iu njohur merita e tij.

Më 1791, revolucionarët mbartën triumfalisht eshtrat e filozofit – që ishte varrosur jashtë Parisit – në Panteon, në kishën e vjetër Sentë-Zhenevievë, e shndërruar në mauzole kushtuar “njerëzve të mëdhenj” të “atdheut mirënjohës”.

Thënie nga Volteri:

Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash!

Triumfi i vërtetë i arsyes është se ne aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë!

Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt!

Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi!

Çdo gjë shumë koti për t’u thënë këndohet!

Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë!

Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë!

Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe!

Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye!

Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim!

Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë!

Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që ka dalë

helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi!

Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak!

Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij!

Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë!

Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme: Kjo e bën atë që është e shkëlqyer tek të tjerët të na përkasë edhe neve!

Çdokush që ka fuqinë për të të bërë ty të besosh në absurditete, e ka fuqinë të të bëjë që ti të kryesh padrejtësi!

Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia

dhënë një tjetre!

Unë kurrë nuk kam bërë lutje për Zotin, përveç njërës shumë të shkurtër: “O Zot, bëji armiqtë e mi qesharakë.” Dhe Zoti ma

dëgjoi!

Është e ndaluar për të vrarë; prandaj të gjithë vrasësit ndëshkohen, përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e

borive!

Jeta është e mbjellë dendur me gjemba, dhe unë nuk di asnjë mjet tjetër përveçse të kaloj shpejt nëpër to. Sa më gjatë të

ndalemi në fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar!

Zoti është një komedian, duke luajtur ndaj një audience që ka shumë të frikësuar për të qeshur!

Nga të gjitha fetë, e krishtera sigurisht duhet të frymëzojë tolerancën më të madhe, por deri tani të krishterët kanë qenë më

intolerantët e të gjithë njerëzve!

Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Të gjitha arsyetimet e burrave nuk janë me vlerë sa një ndjenjë e grave!

Çfarë është toleranca? Është pasojë e njerëzimit. Ne jemi të formuar të gjithë nga dobësia dhe gabimi; le të falim të gjithë ne

reciprokisht marrëzinë e njëri-tjetrit – ky është ligji i parë i natyrës!

Unë i urrej femrat, sepse ato gjithmonë i dinë gjërat se ku janë!

Burri i cili vendos të befasojë papritur gruan e tij shumë shpesh e ka befasuar veten!

Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim!

Arti i qeverisjes është për të bërë dy të tretat e një kombi të paguajnë gjithçka që ata mund të paguajnë, për të mirën e një të

tretës tjetër!

Nuk është e mjaftueshme të shohim dhe të njohim bukurinë e një vepre. Ne duhet ta ndjejmë dhe të prekemi prej saj!

Për të patur sukses në botë nuk është e mjaftueshme të jesh budalla, duhet gjithashtu të jesh i sjellshëm!

Është më mirë të rrezikosh shpëtimin e një njeriu fajtor sesa të dënosh një njeri të pafajshëm! /KultPlus.com

‘Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet, don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet’


Poema e mjerimit nga Migjeni:

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

e mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti.
mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

mjerimi s’ka fat. por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.

mjerimi tërbohet n’dashuni epshore.
nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t’verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
dhe aty zajnë fillin t’marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

mjerimi në dritzën e synit t’kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t’tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq
tu’ ndukë gjitë e shterruna t’zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s’e don, por vetëm mallkon.
vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!

mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
atij grusht që n’gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n’bark t’dheut mbaron.

mjerimi punon, punon dit e natë
tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n’gjujë, n’baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
shpërblim qesharak! për qindenjë afsh
në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.

mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s’ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbë,
mund që t’len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
kështu nën kambët’randë t’zotit t’egërsuem –
thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.

dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.
mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n’fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
e gota e turbull, gota satanike
tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
tê gjitha hallet skami n’gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.

mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t’bajnë t’çmendesh,
që t’ap in litarin të shkojsh fill’ e t’varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

mjerimi s’don mshirë. por don vetëm të drejt!
mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë,
t’cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.

mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj. /KultPlus.com

‘Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin’

Fan S. Noli

Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoj gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin. / KultPlus.com

Margariti për Durrësin: Trashëgimia kulturore do të jetë një magnet ekonomik dhe turistik

Ministrja për Kulturë e Shqipërisë, Elva Margariti ka treguar për zhvillimet e fundit në qytetin e Durrësit, shkruan KultPlus.

Ajo ka vizituar qytetin shqiptar bashkë medrejtorët ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli.

Me këtë rast, ministrja Margariti ka thënë se diçka e mirë për Durrësin po vie.

“Vizituam zonën që do të shndërrohet në më tërheqësen për qytetin, ku trashëgimia kulturore do të jetë një magnet i vërtetë ekonomik dhe turistik”, ka shkruar Elva Margariti.

Ky investim do të vie në kuadër të projektit TID Durrës. / KultPlus.com

Fotografia e veçantë e tre fëmijëve me veshje kombëtare në Muzeun Historik

Fëmijët shqiptarë që vizitojnë Muzeun Historik të Krujës janë të shumtë. Në këtë foto kortezi e Muzeu Historik dhe Etnografik, Krujë shihen tre fëmijë të cilët përveçse kanë vizituar Muzeun e Krujës, janë veshur edhe me veshje tradicionale shqiptare, një ndjenjë e bukur atdhedashurie.

Sipas përfaqësuesve të Muzeut, janë të shumtë fëmijët që vizitojnë kalanë dhe muzeun e Krujës duke treguar interes për historinë e vendit.

Fëmijët që jetojnë në Diasporë janë gjithashtu ndër vizitorët më të rregullt  të Muzeut. Çdo vit grupe të organizuara nga mësuesit e shkollave shqipe në Suedi, Gjermani etj., vizitojnë Krujën dhe prezantojnë fëmijët me historinë që mbart ky qytet. /dp/ KultPlus.com

QKRMT fiton rastin në gjykatë ndaj Komisionit Qeveritar për refuzim të statusit të viktimës së dhunës seksuale

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka fituar rastin e parë në Gjykatë ndaj vendimit të Komisionit qeveritar për refuzim të statusit të viktimës, shkruan KultPlus.

“Në janar të këtij viti është ftuar në shqyrtim gjyqësor rasti i parë i përfaqësuar nga QKRMT, ku dje kemi pranuar Aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me të cilin është aprovuar Padia në tërësi dhe rasti është kthyer për RISHQYRTIM dhe RIVENDOSJE në Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar QKRMT në facebook.

Tutje, kjo Qendër e cila merret me të mbijetuarit e dhunës seksuale thekson se kanë paraqitur dhjetëra raste për mos njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale.

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë vepron mbi bazën e aplikimeve të të mbijetuarve, teksa njohja e statusit iu mundëson atyre ndihmesa financiare dhe të tjera. / KultPlus.com