Hapet Instituti i Artit Bashkëkohor ARKIV, ministri Çeku pritet nga themeluesi Sislej Xhafa

Objekti i SHFMU ”Vaso Pashë Shkodrani” në Pejë, tash do të ketë një tjetër funksion.

Kjo hapësirë është shndërruar në institucionin më të ri të artit në Kosovë, Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV.

Hapja u bë me ekspozitën e Artan Hajrullahut ”Silence Took a Hold of the Rooms”.

Ministri Çeku vizitoi ARKIV-in bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ku u pritën nga artisti Sislej Xhafa, njëkohësisht edhe themeluesi i këtij institucioni.

ARKIV, Instituti i Artit Bashkëkohor është institucioni i parë publik i dedikuar artit bashkëkohor në rajonin e Pejës. Duke bashkuar artistë vendas dhe

ndërkombëtarë në të gjithë disiplinat, do të jetë një qendër e krijuar për kërkime të avancuara, të menduarit kritik, eksperimentim dhe dialog. / KultPlus.com

“Pietro Marubbi, një fotograf në Shqipërinë osmane”, udhëton në Prishtinë

“Pietro Marubbi, një fotograf në Shqipërinë osmane”, kështu titullohet ekspozita e Muzeut Marubi në Manifesta 14, në Muzeun Etnologjik të Prishtinës.

Ekspozita e cila instalohet në një banesë me arkitekturë orientale, na kujton stilin e strukturës ku Marubi erdhi e ndërtoi studion e tij fotografike. Koncepti kuratorial i ekspozitës ashtë i bazuar në një përzgjedhje imazhesh që na tregojnë edhe për marrëdhëniet ndërmjet refugjatëve italiane në Shkodrën e shek. XIX.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 30 tetor të këtij viti dhe realizohet në kuadër të bienales nomade e cila për këtë vit i takon Prishtinës.

Manifesta, Bienalja Europiane e Artit Bashkëkohor, e ndryshon vendndodhjen e saj çdo 2 vjet. Kjo bienale përpiqet të qëndrojë larg atyre që njihen gjerësisht si qendra që prodhojnë art, duke e kërkuar atë në terrene të freskëta e më të begata. Kjo është dhe njëra nga arsyet përse u përzgjodh Prishtina për edicionin e saj të 14-të. / KultPlus.com

Përmes një ekspozite, gratë e Srebrenicës nderohen për ruajtjen e së vërtetës dhe kërkimin e drejtësisë

Në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, është hapur ekspozitë me fotografitë e grave që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe pasi i mbijetuan masakrës së Srebrenicës të vitit 1995, në të cilën ishin mbi 8,000 të afërm të tyre meshkuj të vrarë, gra nga qyteti i vogël në Bosnjën lindore i kushtuan vitet e mbetura të jetës së tyre për të ritreguar traumën e tyre në botë, duke nderuar viktimat dhe duke i sjellë përgjegjësit e vrasjeve para drejtësisë.

(AP) – Ishin ato që është dashur të jetonin në një botë në të cilën u masakruan burrat, djemtë, vëllezërit, xhaxhallarët dhe nipërit e tyre. Janë ato që po luftojnë për t’u siguruar që bota as nuk do ta mohonte dhe as do ta harronte të vërtetën e asaj që ndodhi në Srebrenicë.

Ndërsa mijëra njerëz mblidhen në qytetin lindor të Bosnjës për të përkujtuar të hënën 27-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, roli vendimtar që gratë kanë luajtur në krijimin e një kuptimi global të masakrës së 1995 po njihet gjithashtu.

Një ekspozitë e përhershme fotografike e portreteve të grave të Srebrenicës u hap të shtunën në një qendër përkujtimore kushtuar më shumë se 8,000 viktimave të masakrës.

Të dielën është mbajtur konferenca ndërkombëtare e grave, të cilat kanë rrëfyer se si kanë gjetur forcën për të kërkuar drejtësi, pasi janë dëbuar nga shtëpitë dhe panë me sy vrasjen e më të dashurve të tyre.

“Pasi i mbijetova gjenocidit në të cilin u vra fëmija im më i dashur dhe burri im, dhe kur vrasësit e tyre filluan të mohonin se unë kisha fëmijë, ishte padrejtësia e vrasësve të tyre, refuzimi i tyre për të pranuar atë që bënë dhe për t’u penduar, që më shtyu të luftoj për të vërtetën dhe drejtësinë”, tha Munira Subashic.

 (AP Photo/Armin Durgut)

Të afërmit e Subashiqit ishin në mesin e më shumë se 8 mijë burrave e djemve myslimanë, që për dhjetë ditë u masakruan nga forcat serbe të Bosnjës. Gratë boshnjake dhe fëmijët me autobusë u dëbuan nga qyteti.

Ushtarët serbë të Bosnjës futën trupat e viktimave në varre masive të bëra me ngut, dhe më pas gërmuan vendet me buldozerë dhe shpërndanë mbetjet midis vendeve të tjera të varrimit për të fshehur provat e krimeve të tyre.

Gratë dhe fëmijët boshnjakë u futën në autobusë dhe u dëbuan nga qyteti.

Por sapo lufta mbaroi, Subasiç dhe gra të tjera që kishin ndarë fatin e saj u zotuan të gjenin eshtrat e të dashurve të tyre, t’i kthenin në qytetin e tyre dhe t’i varrosnin atje.

Për ta bërë këtë, ato krijuan një organizatë, “Nënat e Srebrenicës”, e cila u angazhua në protesta në rrugë dhe aksione të tjera për të qëndruar në sy të publikut. Ato kërkuan që të gjenden varret masive, të identifikohen eshtrat dhe të dënohen përgjegjësit e masakrës.

“Shpesh njerëzit na pyesin se kush na ka përkrahur, kush na nxiti që prej fillimit. Mirëpo nuk ishte askush, ne e bëmë këtë vetë”, ka thënë Sehida Abdurahmanoviq, e mbijetuara tjetër e masakrës së Srebrenicës.

“Dhimbja është edukimi më i mirë dhe më i vështirë, por edhe më i sinqerti, sepse vjen drejtpërdrejt nga zemra”, shtoi ajo.

Në vitet e menjëhershme të pasluftës, turmat e serbëve të Bosnjës të zemëruar bënë çmos për të parandaluar gratë që kishin përjetuar gjakderdhjen të vizitonin varret masive të sapo gjetura për të kërkuar sende që dikur u përkisnin të dashurve të tyre. Për t’i frikësuar ato, turmat u rreshtuan përgjatë rrugëve, duke bërtitur dhe duke gjuajtur me gurë autobusët që transportonin gratë.

Por gratë vazhduan të ktheheshin. Për një kohë të gjatë, ato duhej të shoqëroheshin nga paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO, por megjithatë ata refuzuan t’i varrosnin të vdekurit e tyre të identifikuar diku tjetër përveç në Srebrenicë.

Më në fund, në vitin 2003, autoritetet serbe të Bosnjës u dorëzuan nën presion dhe lejuan të mbijetuarit të përuronin varrezat përkujtimore për viktimat në qytet.

Deri më tani, eshtrat e më shumë se 6600 njerëzve janë gjetur dhe varrosur në varreza. Eshtrat e 50 viktimave të tjera, të gjetura së fundmi në varreza masive dhe të identifikuara përmes analizës së ADN-së, do të prehen atje të hënën.

Dhjetëra gra të Srebrenicës dëshmuan para gjykatës së OKB-së për krimet e luftës për ish-Jugosllavinë, duke ndihmuar në mbylljen pas hekurave të afër 50 zyrtarëve serbë të Bosnjës të kohës së luftës, të dënuar kolektivisht me mbi 700 vjet burg.

“Pasi më vranë burrin dhe qëndrova vetëm me dy fëmijët tanë, mendova se nuk do të mund të funksionoja, por dhimbja na mbajti në këmbë”, tha Abdurahmanovic.

Mirëpo duke jetuar në shoqërinë patriarkale, gratë e Srebrenicës pritet të vuajnë në heshtje dhe të mos përballen me liderët serbë që vazhdojnë ta mohojnë masakrën e vitit 1995. Në vend të kësaj, gratë ndryshuan jetën e tyre, duke krijuar grupe dhe duke rrëfyer përjetimet tek ata që ishin të gatshëm të dëgjonin, prej mbretëreshave, presidentëve, kryeministrave, diplomatëve dhe gazetarëve.

“Historia e asaj që ndodhi në Srebrenicë është shkruar me gurët e varrit prej mermeri të bardhë në varrezat përkujtimore, të cilat nuk do të kishin ekzistuar po të mos insistonim ne,” tha Suhra Sinanoviç, e cila humbi burrin e saj dhe 23 të afërm të tjerë meshkuj në masakër.

Ajo tha se autoritetet serbe të Bosnjës kishin nënvlerësuar gratë e Srebrenicës.

“Nëse, Zoti na ruajt, një luftë do të shpërthente përsëri në Bosnje, ndoshta (serbët) do t’i bënin gjërat ndryshe duke i lënë burrat të jetonin dhe duke vrarë gratë,” tha ajo. / KultPlus.com

 (AP Photo/Armin Durgut)

BKSH, ekspozitë në 140-vjetorin e lindjes së Fan Nolit

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Konferencës shkencore me rastin e 140-vjetorit të lindjes së një prej personaliteteve më të rëndësishme të kombit, Fan S. Noli, organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, hapi sot një ekspozitë që synon të sjellë në vëmendje kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Kjo ekspozitë nga fondi i Bibliotekës Kombëtare tenton të përmbledhë diapazonin e rrallë të Nolit si njeriu i letrave, dramaturg, poet, shqipërues, publicist, muzikant, por edhe politikan e klerik.

Si njeri i letrave, Noli ka shkruar dhe ka përkthyer tekste të shumëllojshme nga zhanre të ndryshme, si dhe ka kontribuar në publicistikën e kohës si drejtues, redaktor dhe shkrues nëpër disa të përkohshmeve. Nisi duke përkthyer dramaturgji, më pas përktheu Samiun, tekste fetare ortodokse dhe vepra madhore të letërsisë botërore nga Shekspiri, Khajami dhe Cervantesi. / KultPlus.com

“Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”, ekspozita që tregon autoktoninë shqiptare në Sanxhakun e Pazarit të Ri

“Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare” është projekti i shoqatës “Kosova për Sanxhakun” përkrahur nga shoqata humanitare “Sali Çekaj” në Gjermani, përmes të cilës organizatorët po synojnë të paraqesin trashëgiminë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri përmes fotografive.

Ky projekt do të implementohet në fushën e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore, i cili do t’i ekspozojë fotografitë të cilat tregojnë autoktoninë shqiptare në Sanxhakun e Pazarit të Ri. 

Me këtë aktivitet organizatorët synojnë të ndikojnë në njohjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar me të kaluarën, kulturën dhe traditën e popullit shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri dhe më gjerë.

“Të gjeturat tona që do të prezantohen nëpërmjet kësaj ekspozite, jo vetëm në Muzeun Kombëtar të Kosovës, por edhe në qendrat e ndryshme kanë qëllim të njohjes me të kaluarën jo të largët, rëndësinë në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe argumentimin e së kaluarës shqiptare në krahinën e Sanxhakut në veçanti”, thuhet nga organizatorët.

Fiset shqiptare (Kelmend, Kuç, Hot, Shalë, Shkrel, etj.) iu nënshtruan asimilimit të gjatë shekullor,  fillimisht si myslimanë dhe përfundimisht si boshnjakë. Por, të gjitha dëshmitë flasin se kjo trevë edhe në ditët e sotme është e banuar nga shqiptarët, edhe pse pjesa dërmuese e tyre deklarohen boshnjak, jo më larg se në brezin e dytë na dalin puro shqiptarë.

Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike- tregojnë histori të pa thëna apo të pa shkruara me fjalë. Sa i përket Sanxhakut të Pazarit të Ri forma më e mirë për të dëshmuar të kaluarën shqiptare të tij kujtojmë se është fotografia.

“Nëpërmjet fotografisë ne do të dokumentojmë traditën, mënyrën e jetesës, veshjen, kulturës, mjetet e punës, shtëpitë e banimit, ushqimit, si dhe toponimet. Nëpërmjet fotografisë ne do t’i paraqesim edhe traditën e kësaj popullate, bie fjala dasmat, eposin e lahutarëve, folklorin, lojërat tradicionale popullore, doket, zakonet, zejet, mjetet e punës, mënyrën e jetës në fshat, objektet e banimit dhe imazhet të ndryshme të vendbanimeve”, thuhet tutje.

Ekspozita do të ndikoj në masë të duhur tek studentët aktual dhe te ata që vijnë që të merren me studimin e këtij rajoni. Ekspozita mendohet të jetë një kontribut i madh  në ngritjen e vetëdijes kombëtare  shqiptare në këto vise të cilat pothuajse janë krejtësisht të asimiluara. / KultPlus.com

Udhëtim në botën e dëshirës

Nga Luan Rama

Nga ekspozita e fundit “Udhëtimi onirik” në Bruksel muajin e kaluar, Dastid Miluka na fton tashmë në Paris, në “Maison d’Albanie”, në një udhëtim të ri, në atë të “Dëshirës”, “Le Désir”.

Tani nuk kemi para nesh ëndrrën e supozuar si në Bruksel por realen e prekshme, ajo reale që ngacmon shqisat dhe shpirtin e të bën njëherësh të ndjesh dëshirën. Që në librin e tij të famshëm “Banketi”, Platoni pohonte se “dëshira të nxit aty ku ajo të mungon; Thomas Hobbes pohonte se “dëshira është në thelb në burim të motiveve të çdo veprimi njerëzor”. Dhe ja tek jemi përpara këtyre vizatimeve plot ngjyra që na fusin njëherësh në botën e dëshirës. Janë vizatime dhe akuarele, krijuar më së shumti gjatë kohës së kovidit, ku në atmosferën e rëndë, artisti ka gjetur prehjen e tij drejt dëshirës, rikrijimit të imazhit të gruas, gruas universale, herë-herë lozonjare, ku pulson jeta që në kohën antike, jo vetëm atë çka kemi parë në veprat e Praksitelit apo piktori Eufronios por dhe në terrakotat e kuqe apo të zeza të mjeshtrave anonimë me linjat e amazonave apo femrave të adhuruara.

Që nga epoka e Renesancës, artistët e kuptuan se një dimension i jashtëzakonshëm piktural ishte dëshira, që e ndrydhur, më pas ajo do të shprehej me tablotë plot dritë të Botiçelit, Rafaelos, etj., duke na shfaqur trupin njerëzor në perfeksionin dhe drithmën e saj. Dhe që atëherë shprehja e kësaj ndjesie humane gjeti shprehjet e veta pikturale, çka e gjejmë dhe në këto vizatime ku objekt është dëshira, çka është e pandashme nga jeta jonë. Çdo të ishte jeta pa dëshirë, do të thonim ndërkohë që jemi të rrethuar nga këto vizatime ku primon e bukura, elokuenca e figurës, ngjyrat që ngjizen mes tyre, dhe ato në dëshirë. Gjashtë tablo të mëdha prijnë në këtë ekspozitë, gjashtë figura të një feste pranverore që të kujtojnë vajzat e antikitetit që nxitonin në ditën e hyjnisë Afërdita për tu mbledhur në tempullin e saj, në festën e madhe për t’iu dhënë dashurisë. Shohim këto vizatime plot hire dhe vetvetiu na vjen muzika e Stravinskit “Kurorëzimi i Pranverës”. Gjithçka është e lehtë, ajrore, frymëzuese dhe delikate, ku me to bashkohen vizatimet në bardh e zi, ato portrete femrash e trupash të kolmë të « origjinës së botës » çka na ngasin në një tjetër dëshirë…

Lapsi i tij udhëton mbi trupa femërore nëpër torse, gjinj, kofshë, vithe ku një nudo adhuron një lule, shihet në pasqyrë, ndërsa një tjetër na kundron paqësisht, portrete në interiore, ulur në divane, një nudo me një nargjile çka na evokon Matisse-in kur shkonte në kasbahun e Algjerit për të vizatuar këto krijesa në “shtëpitë e gëzimit”. Portrete ovale të Milukës ku dhe pse ne B/Z ka mbi ball dhe një njollë të kuqe, blu apo violet, që e bëjnë portretin akoma më origjinal dhe shprehës.

Duke folur për dëshirën, në një shënim të tij kritik Baudelaire shkruante dikur: « Është i lumtur artisti që zien brenda tij nga dëshira!… Ka gra që të ngasin dëshirën për ti bërë për vete dhe të lumturohesh nga ato, por kjo në fakt të jep dëshirën të vdesësh ngadalë nën vështrimin e tyre… » Dhe unë thjesht mund të shtoj : Dastid Miluka ka dëshirën për të zbuluar hiret e botës femërore… dhe ne kemi dëshirën të prehemi ëmbëlsisht para figurave të tij! / Gazeta Shqiptare / KultPlus.com

Artistja shqiptare hap ekspozitë në Greqi, i dedikohet Frida Kahlos

Fondacioni “Andreas Lentakis” për Kulturë dhe Edukim po organizon një ekspozitë arti nga Amandia Rokai, kushtuar Frida Kahlo, një personalitet i çuditshëm që gëzon popullaritet në mbarë botën.

Ekspozita e cila do të hapet më 20 maj 2022 në ora 20:00 është në vetvete një ngjarje artistike, pasi do të prezantohet për herë të parë në Athinë nga një artiste e re.

Amandia Rokai është përfshirë në art në forma të ndryshme këto dymbëdhjetë vitet e fundit. Frymëzimi i saj kryesor është Frida Kahlo dhe veprat e saj pasqyrojnë në radhë të parë pasionin për punën e saj, origjinalitetin, por edhe një admirim të pamasë për Frida Kahlo.

Ekspozita është kuruar nga kritikja e artit Naka Evangelia.

Në këtë ekspozitë, gjithashtu do të marrë pjesë dhe Vilma Zioga, violiniste e Orkestrës Simfonike të ERT (Radio Televizioni Kombëtar). / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Piktorët shqiptarë Ben Kamili dhe Artan Shabani ekspozitë të përbashkët në Vjenë

Në praninë e një numri të madh dashamirësh të artit pamor, në Galerinë “Desiderio“ në qendër të Vjenës, të premten, me datë 22 prill, u hap ekspozita e përbashkët e dy artistëve shqiptarë Ben Kamili nga Tetova dhe Artan Shabani nga Vlora.

Me një fjalim shumë të thellë e domethënës me rastin e hapjes, u paraqit historiani i artit, gjermani, Wilhelm Ziehr, i cili i vlerësoi lart veprat e piktorëve që ishin të shfaqura në muret e galerisë, por edhe ato që autorët i kanë në thesaret dhe atelietë e tyre.

Benin dhe Artanin nuk i lidh vetëm viti i njëjtë i lindjes, por edhe e bukura, e pathëna me fjalë, e pikturuara, e fshehta, harmonia e ngjyrës, thellësia e imagjinatës, muza etj. Prandaj ekspozita mban emrin “Fuqia e ngjyrës“, sepse në veprat e tyre vërehet një shpërthim ngjyrash, zhvillimi i tyre i brendshëm shpërfaq tërheqshëm ndjenjat dhe idetë e autorëve, gjersa motivi është i ndryshëm dhe na sjell pamje nga përditshmëria, impresionizmi, abstraksioni, erotizmi, peizazhi etj. Në disa piktura paraqiten mjedise të ndryshme shqiptare, brigje e lumenj, por edhe pamje nga vende të ndryshme të botës, ku autorët e kanë gjetur frymëzimin e tyre. Prania e femrës është gjithashtu një element përmbajtësor i veprave, ku ajo shfaqet në akte të ndryshme, e bukur, me stil dhe veçori romantike e artistike. Njashtu edhe gjelbërimi, lulet e bota bimore, objektet e jetesës, kasollet etj. janë në një përputhje të mahnitshme. Veprat flasin për një shije estetike dhe një cilësi të ngritur krijuese të dy piktorëve.

Historiani i artit, Wilhelm Ziehr pasi tregoi disa të dhëna mbi personalitetin e piktorëve, Benit dhe Artanit, teksa lexoi sukseset e tyre me ekspozitat individuale dhe kolektive në shumë vende të botës, paraqiti para të pranishmëve mbresat e tij nga veprat figurative të ekspozuara këtu në Vjenë, duke gjetur fjalët e veçanta, duke analizuar mprehtësinë krijuese dhe frymëzimin e artistëve.

Të pranishëm në ekspozitë ishin një numër i madh bashkatdhetarësh shqiptarë nga Vjena, si: shkrimtari Besim Xhelili, kompozitori Jozef F. Pjetri, piktori Endrit Mema, afaristët Aki Nuredini dhe Argtim Hani etj., gjersa ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, z. Roland Bimo pasi i përshëndeti autorët dhe të pranishmit, i përgëzoi piktorët Kamili dhe Shabani, duke u treguar i befasuar nga arti i tyre dhe njëkohësisht i gëzuar me arritjet e tyre.

Ekspozita do jetë e hapur një muaj dhe mundet të vizitohet në Galerinë “ Desiderio”, në adresën: Johannesgasse 17, 1010 Vjenë./ Diaspora shqiptare/ KultPlus.com

Një ekspozitë në 160 vjetorin e lindjes së albanologut, Theodor Ippen

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë i kushtoi ditën e mërkurë një vëmendje kontributit të jashtëzakonshëm dhe personalitetit shkencor të albanologut austro-hungarez, Theodor Ippen, në kuadër të 160-vjetorit të lindjes, përmes ekspozitës së titulluar “Theodor Ippen (1861-1935)”.

Biblioteka Kombëtare sjell përmes kësaj ekspozite si thesare të vyera të studimeve albanologjike botimet shkencore, si: “Rrënoja të kishave të vjetra në Shqipëri” (1899); “Monumente të vjetra në Shqipëri” (1900); “Shcypnia : t’gnoftmé dhéshkrimtaré : t’shtumuna e t’nnrécuna” (1902); “Përmendore të grupmoshave të ndryshme në Shqipëri” (1907); “Shkodra dhe sipërfaqja bregdetare e Shqipërisë veriore” (1907); “Malet e Shqipërisë veri-perëndimore” (1908); “Krahina e Shpatit në Shqipërinë e Mesme” (1916); “Dy episode të historisë së Shqipërisë” (1927); “Kontribut për historinë e brendshme të Shqipërisë në shek. XlX” (1939); “Shqipëria e vjetër : studime gjeografike, etnografike, historike” (2002) etj.

Theodor Anton Ippen lindi më 1861, në krahinën e Bohemisë, asokohe pjesë e perandorisë austro-hungareze. Pasi kreu studimet e mesme në Pragë, u regjistrua në Akademinë Orientaliste të Vjenës, ku u diplomua më 1884. Po në këtë vit emërohet në konsullatën e Austro-Hungarisë në Shkodër.

Ai ka qenë për shtatë vjet me radhë konsull i përgjithshëm i monarkisë austro-hungareze në Shkodër (1897-1904) dhe është autor i një radhë studimesh e librash për historinë, etnografinë, arkeologjinë dhe shoqërinë shqiptare.

Vepra e tij shkencore është përqendruar thuajse e tëra mbi Shqipërinë. Studimet e Theodor Ippen-it kanë hedhur dritë në shumë aspekte të jetës fisnore të Shqipërisë së Veriut, të historisë së Lidhjes së Prizrenit etj., duke hyrë kështu në radhën e shkëlqyer të albanologëve austro-hungarezë, që fillon me Johann Georg von Hahn e vijon me Gustav Meyer, etj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në sallën shkencore të bibliotekës. / KultPlus.com

‘Nuk është diçka e njëanshme’

Shkruan: Milot Gusia, Kritik i Artit

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, u hap ekspozita me titull “Nuk është diçka e njëanshme” nga artisti Adem Dërmaku, kuruar nga Eleni Laperi. Artisti Dërmaku u prezantua me 50 punime në teknika të ndryshme të artit të grafikës.

Titulli “Nuk është diçka e njëanshme” ka të bëjë me marrëdhënien e artistit me shikuesin e tij. Dërmaku dëshiron që veprat e tij asnjëherë të mos mbesin të njëanshme. Artisti dhe audienca e tij varen nga njëri tjetri për të plotësuar rolet e veta, artisti si krijues dhe audienca si pranues. Nganjëherë ata ndërveprojnë si bashkë-krijues. Marcel Duchamp, figura lidere e lëvizjes Dada, pohonte se: “të dy artisti dhe shikuesi janë të domosdoshëm për kompletimin e veprës së artit.” Ai argumentonte se vepra e artit nis me artistin – shpesh duke punuar i izoluar në studion e tij – dhe nuk është e kompletuar derisa është e vendosur jashtë në botë dhe e shikuar nga të tjerët. “Akti i krijimit nuk është i performuar vetëm nga artisti; spektatori sjell veprën në kontakt me botën e jashtme duke deshifruar dhe interpretuar përmbajtjen e vet të brendshme dhe ashtu duke shtuar kontributin e tij në aktin kreativ” (Duchamp).

Megjithëse arti është i krijuar për audiencën, kjo nuk do të thotë se i gjithë arti i krijuar është ekspozuar për audiencën, dhe normalisht edhe arti i paekspozuar mbetet art. Veprat artistike mund të jenë të humbura, shkatërruara, apo nganjëherë të fshehura, por ato përsëri mbeten vepra arti. Madje veprat e shumë artistëve, fillimisht të konsideruara si të pavlera dhe joprofesionale, më vonë kanë fituar miratimin ndërkombëtar dhe janë bërë pjesë e muzeve të shumta bashkëkohore. Ndoshta audienca e kohës nuk kishte konsideruar krijimet e artistit si vepra arti. Nganjëherë koha duhet të kalojë për një audiencë të vlerësojë një vepër të caktuar artistike. Por, duhet pranuar idenë se audienca është ajo që kompleton veprën e artit. Një vepër arti është e krijuar për të komunikuar një ide, ndjenjë, koncept apo përvojë, dhe duhet të ekzistojë një shikues për ta përjetuar atë.

1.”Shaqiri” Foto Galeria e Ministrisë së Kulturës

Dërmaku në këtë ekspozitë tenton të përqafoj një art më shumë konceptual dhe të lirë pamor.

Ai poashtu në artin e tij tregon elemente të artit fëmijëror dhe vernakular. Arti fëmijërorë është një term i krijuar nga Franz Cizhek në vitin 1890. Sipas Cizhekut: “Arti i çdo fëmije reflekton nivelin e tij të vetëdijes për veten dhe integrimit të tij në mjedisin e vet”. Vlerësimi estetik i artit fëmijëror si një forme krijimi të pazbutur nga shoqëria ishte lartësuar nga Franz Cizheku, i cili vizatimet e fëmijëve i quajti “Mrekullia e Artit”. Zbulimi i cilësive estetike të shprehjeve të pa shkathëta vizuale të fëmijëve është e ndërlidhur me vet artin modern, dhe shumë drejtime në art, në mes tyre

dhe Secesionin Vjenez. Madje, vet Pikaso kishte thënien e tij të mrekullueshme: ”çdo fëmijë është një artist. Problemi është si të mbetemi artist pasi të rritemi”. Arti vernakular dhe fëmijërorë i Dërmakut ngjason me gjuhën e thjeshtë të lirë nga kufizimet e gjuhës dhe dialogut akademik. Ashtu si një dialekt i folur në përditshmëri, arti i tij krijon një klasifikim autodidakt, si një idiomë vizuale e mënjanuar nga ndikimi akademik.

2.”Zogu i Zi” Foto: Galeria e Ministrisë së Kulturës

Në veprën “Zogu i Zi” e gjithë sipërfaqja e kompozicionit është e mbushur me një mur, prapa të cilit është i vizatuar një zog me ngjyrë të zezë. Muri është një motiv i përhapur në veprat e Dërmakut. Muret na mbajnë të sigurt por edhe na ndajnë. A duhet ti jemi mirënjohës mureve apo ti frikësohemi?

Muret janë kufizime, por jo të gjithë muret na ndalojnë. Muret e shtëpive janë qëllimisht të kalueshëm. Megjithatë, ato mbesin mure, aty për të formuar një perde dhe barrierë pas të cilës njerëz me bindje të ndryshme mund të qëndrojnë. Muri gjithmonë ka dy anë dhe dy koncepte të ndryshme për njerëzit në secilën anë të tij. Madje edhe muret që përbëjnë shtëpitë tona na krijojnë një ndjenjë të strehimit. Ata që lejojmë të kalojnë murin në hapësirën tonë intime poashtu tregon për një dimension të besimit.

Qyteti i Berlinit ishte i ndarë në dy gjysma me ngritjen e murit në mes të lindjes dhe perëndimit, një barrierë fizike e shoqëruar me gjerësinë e tokës së askujt të njohur si “shiriti i vdekjes”, mbi të cilin kullat vrojtuese dhe ushtarët e armatosur mbanin roje. Nëse ndonjëherë muri do të kishte një rol simbolik si dhe fizik, atëherë do ishte shembulli i Murit të Berlinit. Ai ishte një simbol i perdes së hekurt që i bëri kushtet e jetesës njerëzore aq të kundërta.

Muret i hasim edhe në bisedën e përditshme, dhe konotacionet janë gjithmonë negative. Nëse dikush nuk na dëgjon, ne jemi duke hasur “një mur” metaforik. Ndoshta nganjëherë themi se dikush ka ndërtuar një mur mes nesh. Joseph Fort Newton dikur kishte thënë “Njerëzimi ka ndërtuar shumë mure dhe aq pak ura”. Muret janë gjëra të ngurta, të palëvizshme dhe të fuqishme. Ato mund të na ofrojnë siguri, por poaq shpesh ato janë simbol i ngujimit.

3.”Mbledhja” – Foto Galeria e Ministrisë së Kulturës

Në veprën “Mbledhja” kemi prezentë një grumbull karrigesh të vendosura në rreth. Shpesh përdorimi i karrigeve të zbrazëta nënkupton përfshirjen e njerëzve në hapësirë – të kaluar apo të tashme, apo, mungesën njerëzore. Karrigia simbolizon mungesën dhe shpresën e kthimit. Ajo nënkupton vetminë apo një vend të qetësisë dhe pushimit. Karriget në këtë hapësirë të papritur sigurojnë një evidencë të prezencës së afërt njerëzore apo evidencën e banuesve të harruar të një hapësire të braktisur. Ajo është poashtu një simbol i fuqisë që nga fronet mbretërore deri tek ulëset e politikanëve. Karrigia mund të bëhet një “mik” në kohëra të vetmisë, dhe miqësia me te në kuptimin metaforik është e vështirë të harrohet.

Karriget kanë personalitet. Van Gogu kishte pikturuar karrigen e verdhë me llullë në te si një autoportret. Ajo është e përulur dhe e thjeshtë krahasuar me pikturën e karriges arrogante, te dekoruar dhe autoritative së Goginit. Tek Dërmaku, poashtu një karrige është më e veçantë se të tjerat: Ajo është e kthyer me shpinë. Dërmaku në veprën “Mbledhja” ka përzgjedhur karriget për të treguar lojën politike për pushtet, ndërsa karrigia e kthyer nënkupton një lojë mashtruese dhe jo të drejtë.

4.Vizatim “Duart” Foto Galeria e Ministrisë së Kulturës

Tek vizatimet e Dërmakut na paraqiten dhe duart, si elemente që shpërfaqin vlerat kulturore të shoqërisë sonë dhe kanë një kuptim personal për artistin. Duart njerëzore kanë qenë në qendër të historisë së artit pamor jo vetëm si mjete kryesore të krijimit, por poashtu si një fokus i rëndësishëm i prezantimit, zbulimit dhe zhvillimit të shkathtësive artistike dhe trendëve kulturore në periudha të ndryshme kohore.

Në të vërtetë, duart e pikturuara mund të jenë forma më e vjetër e artit e njohur në historinë njerëzore.

Artet më të mrekullueshme në shpella parahistorike, si ato të gjetura në Argjentinë, në “Cueva de las Manos”, kanë kuptimin “Shpellat e duarve”. Sipas Qendrës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, këto piktura janë të krijuara qysh para 13,000 vjetësh.

Gjatë periudhës së Renesansës, duart ishin poashtu në fokus të rëndësisë dhe vëmendjes poaq sa dhe fytyrat, sepse ato ishin e vetmja pjesë e dukshme e trupit. Prandaj, prezantimi i pozitës së duarve u bë një element artistik që ishte poaq i rëndësishëm sa dhe fytyra. Kështu, duke marrë parasysh dukjen e tyre të theksuar, gjestet e duarve në portrete dhe piktura ishin njëri nga mënyrat më efektive të përcjelljes së sekreteve, kodeve dhe mesazheve. Nga këndvështrimi historik dhe religjioz, shenjat e duarve në artet pamore siguronin të dhëna rreth simboleve latente ikonografike.

Tek Dërmaku, duart poashtu kanë simbolet e veta dhe sjellin ndërmend fëmijërinë e artistit dhe rrethin e tij familjar, ku të vjetrit ne mbledhi të ndryshme tregonin storie dhe fjalë të urta të cilat i shoqëronin me plot gjeste, por gjithashtu nganjëherë nuk mund të fshihnin frikën e tyre dhe nervozizmin.

5. Qielli

Ndër veprat e shumta, shquhen edhe disa punime abstrakte, të cilave Dërmaku i kthehet akoma kohëpaskohe si një pasioni të vjetër të tij. Dërmaku vazhdon të eksperimentojë, dhe natyrisht abstrakcioni është gjithmonë një medium tërheqës për eksperimentime. Por, edhe në veprat abstrakte artisti nuk mund ti shmanget shprehjes së nënvetëdijshme të gjendjes shpirtërore të tij./ KultPlus.com

QKLL kujton Nënë Terezën me një ekspozitë me 400 vepra, Bardhyli: Ndjeshmëria e saj e rëndësishme për shoqërinë sot

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me rastin e 111-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, organizoi aktivitetin “Nënë Tereza, Kujtesa, Kombi”, në nderim të figurës së një prej personazheve më të rëndësishëm të kombit shqiptar. Aktiviteti u shoqërua dhe me hapjen e një ekspozite me më shumë se 400 ekxemplarë të ndryshëm librash, kushtuar jetës dhe veprës së shenjtores nga autorë shqiptarë.

Ditë të tilla kujtese, siç është 111 vjetori I lindjes së një prej figurave që ka lartësuar kombin shqiptar, janë ditë të bukura reflektimi jo vetëm shpirtëror, por ditë që na lidhin me nevojë për tu mbështetur tek mesazhet që figura kaq vizionare vazhdojnë të japin nga pafundësia.

Kur vendosëm të kujtonim përmes kësaj ceremonie modeste dhe ekspozite me libra që autorë të ndryshëm I kanë kushtuar figurës së Nënë Terezës, pyetja që mu orvat në mëndje ishte : Në kemi arritur të kuptojmë deri në fund Nënë Terezën?

Të kuptosh do të thotë të bëhesh i ndërgjegjshëm mbi dashurinë për veprim. Stili I punës së saj ishte fjalë pak dhe shumë punë dhe veprim. Ndoshta ky stil I saj është më shumë se asnjëherë I domosdoshëm tek ne sot, pasi ashtu si ajo shprehej “Shqipëria bëhet duke punuar së bashku””, u shpreh drejtoresha e QKLL-së Alda Bardhyli.

Imzot Dom Gjergj Meta rrëfeu njohjen e tij jo të drejtpërdrejtë me Nënë Terezën, nëpërmjet punës së madhe që ajo përfaqëson për mbarë njerëzimin, punë, e cila përveç përkushtimit dhe vokacionit të saj, theksoi Dom Gjergj Meta, është kryer edhe për shkak të « kokëfortësisë » së saj, për t’i shkuar gjërave deri në fund, cilësi kjo e përbashkët e Nënë Terezës dhe e shqiptarëve.

Dashnor Dervishi, ish-Ambasador i Shqipërisë në Itali, rrëfeu mbresat e takimit të tij të parë me Nënë Terezën në Ambasadën Shqiptare në Romë, në vitin 1989, duke rrëfyer çudinë e tij se si ky personalitet i lartë, fituese e Çmimit Nobel për Paqen, mbërrin në Ambasadë me një makinë Fiat shumë të vogël, me një derë, duke mbajtur brenda 5 vetë, se si veshja e saj dhe qëndrimi ishin shumë të thjeshta, e po ashtu natyra e saj refuzuese ndaj ofrimit të diçkaje për të konsumuar. « Kisha përgatitur, ashtu si gjithnjë kur kemi pritje në Ambasadë, diçka të thjeshtë për t’i shërbyer. Sikundër natyrës dhe statusit të saj të veçantë, kishim lënë në tavolinë për qerasje disa çokollata dhe luleshtrydhe. Ajo refuzoi të provonte sikur edhe një luleshtrydhe, duke shpjeguar se përkushtimi i saj nuk ia lejonte të konsumonte gjatë ditës, përveç orëve të paracaktuara për ushqim, dhe se ky ishte një mëkat. Duke pasur parasysh natyrën e shqiptarëve që s’mund të pranojë ta lërë mikun pa i afruar diçka, unë, le të themi, e shtyva në një mëkat të vogël. I thash se nëse ajo nuk hante sikur edhe një luleshtrydhe, atëherë nuk do ia jepja vizën. Nënë Tereza si duket u tremb se mos kjo ndodhte dhe e mori luleshtrydhen për ta ngrënë. Ky ishte një mëkat i vogël ndaj dëshirës së madhe të saj për të vizituar Shqipërinë » tregoi Dervishi. Sipas tij, personaliteti i Nënë Terezës përshfaq vlerat më të mira të kombit shqiptar. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi,tha se Nënë Tereza është një figurë bashkuese dhe se këndi me veprat e saj në Muze është ndër më të vizituarit. Mehmet Gëzhilli botues i pjesës më të madhe të veprave të Nënë Terezës, tha se duhet bërë më shumë për botimin e veprave kushtuar jetës dhe veprës së saj në mënyrë që të rinjtë të njihen më shume më figurën e saj.

Ekspozita e hapur në ambientet e Qëndrës Kombëtare të Librit dhe Leximit është e hapur për publikun deri më 5 shtator, që shënon dhe ditën e shenjtërimit të saj.

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

Shenjt Tereza, por që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.” Një grua e thjeshtë që ia arrin tia dalë vetëm duke iu përgjigjur idealit të saj, e vetme mes sëmundjeve, varfërisë, erërave, duke besuar se zgjedhja e saj ka vlerën e një revolucioni, vetëm duke hapur zemrën. Kur shfletoja këto libra mbi jetën e saj, të cilët reflektojnë dhe mendimin bashkëkohor shqip mbi një fenomen, ajo që më përshkronte ishte ndjeshmëria e saj poetike. Ndoshta se lutja vetë të con tek poezia.Uroj që ky takim të mos jetë vetëm një çast kujtese, por të lërë gjurmë në ndjeshmërinë tonë”, tha Bardhyli. /balkanweb/ KultPlus.com

Ndotja e ajrit në Londër shndërrohet në art për të rritur ndërgjegjësimin

Marina Vitaglione ka përdorur një teknikë tradicionale fotografike për të prodhuar imazhe të ndotjes së ajrit në Londër.

Duke punuar së bashku me shkencëtarët nga Rrjeti i Cilësisë së Ajrit në Londër, pjesë e Imperial College London (ICL), Marinës iu dha qasje në mostrat e ajrit nga i gjithë kryeqyteti, përfshirë Brixton Road dhe Lewisham, në jug të Londrës, transmeton KultPlus.

Disa i vuri në një kasetë letre dhe pas i fotografoi përmes një mikroskopi.

Të tjerët ajo u zgjerua në mënyrë dixhitale përmes spektroskopisë Raman, matjes së intensitetit dhe gjatësisë së valës së dritës së shpërndarë nga molekulat.

“Unë zgjodha këtë teknikë sepse lejoi Diellin të zbulojë grimcat toksike në letër dhe në këtë mënyrë të jenë pjesë e printimit,” tha Marina për BBC News.

Imazhet e Marinës për ndotjen e ajrit janë paraqitur në ekspozitën What On Earth, në Koppel Project Exchange, në Londër, deri më 25 korrik.

‘Gjërat po ndryshojnë dhe është optimiste’, hapet ekspozita e artit bashkëkohor afrikan

“Shpesh, ne duhet ta pyesim historinë, si:‘ A jeni duke fjetur. Çfarë po ndodh? Zgjohu! Zgjohu!”, tha Victor Ehikhamenor, një artist multidisiplinar nigerian, për Guardian.

Trupi i tij i punës, i cili përfshin portrete në shkallë të gjerë, punime metalike dhe portrete pointilizmi, është paraqitur në ekspozitën e re Afrika Retro, transmeton KultPlus.

“Për një kohë të gjatë, nëse shikoni historinë e artit perëndimor, ka shumë përfaqësim të burrave të mëdhenj të bardhë, të patriarkatit dhe e gjithë kjo është një shfaqje e maskulinitetit të bardhë”, tha Ehikhamenor.

“Ju shkoni në muze, kjo është ajo që shihni. Dhe ne shikojmë, duke pyetur ‘Ku është babai im? Ku është stërgjyshi im? Ku janë paraardhësit e mi? Si përfaqësohen ata, nëse jo në fotografi antropologjike që janë marrë nga mjeshtrat kolonialë që erdhën? Si përfaqësohet vepra jonë artistike në muze?”.

Ekspozita tregon fushën e larmishme të artit bashkëkohor afrikan dhe me bazë afrikane, të historive të treguara përmes metaleve, bojërave të vajit dhe sixhadeve rruzare me imazhe të ngjashme me mozaikun.

“Shumë prej veprave janë shumë historike, por ato janë gjithashtu shumë bashkëkohore”, tha Ehikhamenor.

Për të, arti mund të jetë një evolucion i referencave dhe materialeve tradicionale vendase, diçka që ai mendon se humbet kur perëndimorët shikojnë artin afrikan.

 “Mënyra se si arti bashkëkohor afrikan konsumohet është pak më ndryshe. Ka një lente të caktuar që njerëzit e sjellin në të, e cila ndonjëherë mund të jetë pak miopike. Unë me të vërtetë shpresoj që njerëzit t’i përkushtohen kësaj me një mendje të hapur, “thotë Ehikhamenor./ KultPlus.com

Faton Kryeziu vjen me ekspozitë personale e cila përcjellët edhe me promovim libri

Artisti Faton Kryeziu, së shpejti do të hap ekspozitën e tij personale të titulluar ‘Tension&Emocion’, ku artisti do të prezantohet para publikut me gjithsej 42 punime, përcjellë KultPlus.

Përveç ekspozitës, në të njëjtën ditë, njëkohësisht do të bëhet edhe promovimi i librit me po të njëjtin titull, i punuar nga studiuesja e njohur, Suzana Varvarcia.

Kjo ekspozitë dhe promovim i librit do të mbahen nesër, më datë 30 qershor në Hotel Sheraton në Prishtinë, duke filluar nga 18:00. / KultPlus.com

Ekspozitë fotografike për 30-vjetorin e eksodit shqiptar në Itali

Ekspozita fotografike dokumentare “IntegrAzione: 30 vitet e eksodit të madh shqiptar në Itali” do të hapet në Leçe më 26 qershor.

Prezantohet nga Integra Onlus nën kurimin e fotoreporterit Vittorio Arcieri. Të pranishëm në këtë event të shtunën në bibliotekën Bernardini del Convitto Palmieri dot ë jetë i pranishëm edhe kryetarja i Këshillit Rajonal Loredana Capone, konsullja shqiptare Genta Mbruimi.

Me këtë ekspozitë fotografike Integra Onlus Aps, e impenjuar prej vitesh në promovimin e dialogut ndërkulturor dhe në projekte të mikpritjes dhe integrimit real për emigrantët, kujto kështu përvjetorin historik të eksodit të shqiptrëve në brigjet pulieze, duke kujtuar dhimbjen dhe shpresën e një populli të shtypur ga regjimi që e shihte Italinë si një tokë e premtuar, si dhe bujaria e jashtëzakonshme e qytetarëve të Puglias që bënë çmos për të përballuar këtë emergjencë.

Ekspozita, e cila pati suksesin e parë në mars të 2011, me rastin e 20-vjetorit të eksodit si një dhuratë e vëllazërisë mes dy popujve vjen e rinovuar me rastin e 30-vjetorit.

Pas Leçes, ekspozita do të ndalet në Bari nga 20 korriku deri më 10 gusht, për të ardhur në Tiranë 3-15 shtator e më pas në Vlorë 16-30 shtator, si dhe më pas në Romë dhe Milano.

Kjo ekspozitë përmes punës së palodhshme të kreut të Integra Onlus Klodiana Cuka, synon të tërheqë vëmendjen për atë eksod që ka shënuar historinë tonë politike dhe shoqërore dhe ka përcaktuar historinë e politikave të migrimit në Itali, për të kërkuar më pas një analizë e thellë e problemeve të lidhura me fenomenet migratore të sotme dhe për të kërkuar një reflektim mbi nevojën e shtjellimit, strategji të reja evropiane dhe kombëtare për një integrim efektiv të emigrantëve dhe për të shmangur tragjeditë e mëdha që vazhdojnë të ndodhin në detet tona. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Antikuarë të rrallë nga Arkiva e Shtetit ekspozohen tek Kalaja e Tiranës

Në mjediset e Kalasë së Tiranës është çelur sot ekspozita “Thesare nga Biblioteka e Arkivit”.

Të pranishëm në këtë ekspozitë të organizuar nga Drejtoria e Arkivave të Shqipërisë ishin edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe drejtori i Arkivit Qendror, Ardit Bido.

Interesant nga kjo ekspozitë vjen fakti që materialet e ekspozuara deri para një viti ndodheshin të magazinuara në thasët e Arkivës megjithëse vlera e tyre si letrare, por edhe historike është e rrallë. Tashmë ato jo vetëm që kanë dalë në dritë por edhe janë bërë pjesë e projektit të digjitalizimit të materialeve me vlerë të arkivit. Tashmë ato mund të aksesohen nga të gjithë nxënësit, qytetarët apo edhe studiuesit e ndryshëm vetëm duke klikuar në faqen e internetit të Arkivit.

Në këto materiale gjenden botime të vjetra që lidhen me historinë, shkencën, botime fetare, letërsinë, fjalori i Sami Frashërit etj., që janë të shkruara në përgjithësi në “Osmanishte” por edhe në “Greqishte”. Këto materiale janë klasifikuar edhe si shumë të rëndësishme, ndaj edhe ndodhen këtu në këtë ekspozitë. Këtu do të gjenden të ekspozuara edhe antikuarë që i përkasin vitit 1600.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për dy ditë ku mund të shihen thesare që nuk mund të shihen herë tjetër.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se e kishte pranuar me shumë kënaqësi ftesën, pasi jo vetëm që kalaja e Tiranës kthehet edhe njëherë si një ambient argëtimi, por edhe hapësirë që flet për artin dhe historinë.

“Gjithashtu edhe për faktin që këto thesare përçojnë vlera të rralla dhe dëshira që kemi ne për t’i parë. Zbulova që nga Arkiva e Shqipërisë është bërë një punë kolosale gjatë vitit të pandemisë duke nxjerrë në pah një bibliotekë të fjetur prej 30 vjetësh. Tashmë janë të digjitalizuar një numër prej 15 mijë titujsh. Arkiva është kthyer si një hapësirë e hapur dhe jo vetëm ku ruhen vlera dhe kjo është bërë duke afruar sa më shumë kategori të ndryshme për ta vizituar. Edhe ne në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare gjatë pandemisë kemi nxjerrë në dritë thesare të rralla të fshehura dhe që na përkasin të gjithëve ne. Nëse nuk do ta bënim këtë gjë, ne nuk do të kishim bërë punën tonë”, theksoi ajo.

Ndërsa drejtori i Arkivave, Ardit Bido falënderoi Ministren e Kulturës, e cila, siç tha ai, ”gjendet gjithmonë krahë ekipit tonë, pavarësisht se ne nuk kemi lidhje administrative”.

“Gjysma e punës së arkivit lidhet me kulturën, kështu që bashkëpunimin  dhe mbështetjen e vlerësoj. Edhe “Kalaja e Tiranës” na ka dhënë një ndihmë për hapësirën që na siguron për punën tonë. Këto antikuarë janë vlerë e kombit tonë e cila ka qenë e fshehur dhe tashmë është e aksesueshme prej të gjithëve. Këto ekspozita kanë vlera të rralla, sepse të magjepsin dhe sjellin sa më afër publikun. Po përpiqemi që t’iu ofrojmë të interesuarve të gjitha materialet të cilat ata kanë interes dhe t’i kenë të disponueshme të gjitha si një “One stop shop”. Ne këtu kemi kopje të cilat janë unike në vendin tonë duke datuar nga shekulli XVI dhe janë pasuri e veçantë. Jam i sigurt që do të mahniteni, sikurse kemi bërë ne kur i kemi parë për herë të parë”, tha Bido./atsh/ KultPlus.com

Hapet ekspozita e parë e Holokaustit në botën arabe, pjesë e saj edhe ndihma e shqiptarëve

Një ekspozitë përkujtimore e Holokaustit, e para e këtij lloji, është hapur në Lindjen e Mesme. Ekspozita “Ne kujtojmë!” u hap në Dubai për publikun muajin e kaluar dhe për rabinin e Këshillit Hebre të Emirateve, Elie Abadie, kjo ekspozitë është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi asgjë e ngjashme nuk është organizuar ndonjëherë në këtë rajon.

Ai thotë se Holokausti ndodhi gjithashtu edhe në vendet e Lindjes së Mesme në vitet 1940, ku hebrenjtë arabë në Libi, Tunizi dhe Irak u persekutuan për shkak të ndikimeve të frymëzuara nga nazistët, dhe ideologjive të Hitlerit që kishin kapërcyer përtej Europës.

Misioni i ekspozitës është të edukojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për Holokaustin në mesin e mbi 200 kombësive të ndryshme të Dubait. Nazistët vranë më shumë se gjashtë milionë hebrenj gjatë Holokaustit, së bashku me miliona të tjerë përfshirë personat me aftësi të kufizuara dhe LGBT, disidentët politikë dhe pakicat fetare dhe etnike. Ahmed Obaid Almansoori, një Emirat i cili themeloi muzeun privat, thotë se ishte koha për të hapur një ekspozitë të Holokaustit në rajon, për të kujtuar një ngjarje të tmerrshme, një krim kundër njerëzimit.

Në një fjalim në hapjen zyrtare të ekspozitës, Peter Fischer, ambasadori i Gjermanisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se Holokausti është “një shenjë e përjetshme turpi për vendin tim”, dhe kjo është arsyeja pse ai është kaq i kënaqur të shohë ekspozitën.

Ekspozita ka në qendër historitë e shumë fëmijëve që vdiqën në kampet e Holokaustit, pjesë nga ditari i Anna Frankut, si dhe arabëve dhe myslimanëve që ndihmuan në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Në të theksohet historia e bashkëjetesës midis arabëve, myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve në shekullin e 20-të.

Përfaqësuesi i Ekspozitës, Yael Grafy, thotë për CNN se ka kaq shumë histori rreth arabëve dhe myslimanëve që kanë ndihmuar hebrenjtë me kalimin e kohës, dhe kjo është ana pozitive që njerëzit nuk e dinë. Qindra hebrenj kërkuan strehë në Shqipëri në vitin 1943 dhe u mirëpritën nga shumica e popullsisë myslimane.

Ekspozita ndër të tjera i kushtohet një prej traditave kulturore më të shenjta të Shqipërisë, njohur si “Besa” (“fjala e nderit”) që vë theksin në mbrojtjen e njerëzve në kohë nevoje, pavarësisht nga vijnë. “Shqipëria është i vetmi vend nga ku hebrenjtë me të vërtetë po ngriheshin pas Holokaustit”, thotë ai.

Një histori tjetër thekson trimërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore të Selahattin Ulkumen, Konsull i Përgjithshëm i Turqisë në ishullin grek të Rodosit, të pushtuar nga gjermanët. Në vitin 1944, ishte një komunitet i vogël me rreth 1700 hebrenj që jetonin në ishull, të cilët rrezikonin të vriteshin. Ulkumen arriti të shpëtonte më shumë se 42 hebrenj, por pagoi një çmim të rëndë si rezultat. Gjermanët bombarduan shtëpinë e tij, duke çuar në vdekjen e gruas së tij shtatzënë. Kur u pyet pse e bëri, ai u përgjigj, “gjithçka që bëra ishte të përmbushja detyrën time ndaj njerëzimit”.

Ekspozita mbyllet, me një varg nga Kurani i shkruar në arabisht dhe i përkthyer në anglisht: “Kush shpëton një jetë, shpëton tërë botën”./ KultPlus.com

Shpaloset ekspozita multidisiplinare ‘Frymë’, inkuadrohen teknika të veçanta punimi

Era Berisha

Pikturat multidisiplinare të cilat janë punuar me tre teknika të veçanta por krejtësisht ndryshe nga njëra-tjetra ku shikuesi futet në një botë jo edhe aq të zakonshme, erdhën në një formë unike nga tre autorë si: Sali Shkupolli, Ilirjana Luzha dhe Flutra Hyseni, të cilët shpalosën një eksperiment të ri përmes punimeve të tyre në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, shkruan KultPlus.

Në amfiteatrin e sheshit ‘Zahir Pajaziti’ të vendosura ishin rreth 35 piktura të cilat i përkasin tre teknikave diversive si: reliefi, ndryshku dhe skulptura. Vizitorë të shumtë dhe dashamirë të artit pamor arritën të shihnin nga afër këto punime nga ku edhe po dominonte ngjyra kafe që po njëlloj si materiali, tërhiqte vëmendjen e të pranishmëve.

Ekspozita e titulluar ‘Frymë’, mblodhi rreth vetes një admirim që po shihej në sytë e vizitorëve e po ashtu edhe në sytë e autorëve të cilët kanë vendosur mbi këtë bashkëpunim, me ç’rast po dukeshin të kënaqur me punën e tyre. Andaj, për të folur më shumë rreth procesit të punës, i pranishëm ishte edhe skulptori Sali Shkupolli, i cili për KultPlus shpalosi edhe idenë për të realizuar një ekspozitë të tillë.

“Ideja ishte e thjeshtë sepse gjatë pandemisë ishim më të lirë dhe kishim kohë në duar tona dhe kështu në bisedë e sipër erdhi ideja për ta realizuar një ekspozitë të tillë”, thotë Shkupolli.

Sipas tij, karakteristikë e ekspozitës është se këtu paraqitet teknika relief e punuar nga vetë ai, teknika pikturë me ndryshk dhe jo me ngjyra që do të thotë se është një risi sepse deri më sot, Shkupolli beson se askush nuk e ka punuar në botë këtë eksperiment të realizuar nga Ilirjana Luzha si dhe Flutra Hyseni e cila ka punuar mjaft shumë me qeramikë, polister dhe skulpturë.

“Procesi me dy studentet e pikturës të cilat njëkohësisht punojnë së bashku me mua në skulpturë, ishte një proces mjaft i mirë që ka nisur qysh nga muaji janar e deri më sot ku çdo ditë kemi qenë aktiv për të arritur deri në fund të realizmit”, përfundon Shkupolli për KultPlus.

Ndërsa, artistja Ilirjana Luzha për KultPlus foli rreth punimeve të saj të punuara në teknikën e ndryshkut.

“Jemi munduar që teknikat tona të jenë të veçanta dhe të jemi secili në stilin tonë, prandaj gjithsej tetë pikturat e mia janë në dimensione 100 me 120cm, të cilat janë të punuara në teknikën e ndryshkut e të cilat titullohen me emrin: ‘Gjurmët e urbanizmit'”, shpalos Luzha.

Sipas saj, të gjitha pikturat janë të punuara me një dashuri të madhe për të sjell një frymë sa më ndryshe dhe më të re në një teknikë mjaft interesante.

“Padyshim që nuk ka qenë lehtë sepse për tu ekspozuar diçka e veçantë nevojitet kohë, mund dhe një dëshirë e madhe për art. Por, tani mundimi im po më duket shumë i lehtë kur po e shoh se sa shumë po vlerësohen këto punime”, përfundon Luzha për KultPlus.

Po ashtu, artistja Flutra Hyseni për KultPlus foli rreth veprës së veçuar nga vetë ajo, e që njëkohësisht kjo vepër tashmë është e njohur për shumë kë por që Hyseni e solli në një formë ndryshe.

“Nga gjithsej nëntë punime të punuara në një periudhë kohore rreth pesë muaj me kermaikë, poliester dhe dru, do e veçoja ‘Hyjneshën në fron’, për arsye se më ka marrë kohë më shumë për shkak se derisa është formuar modelimi sepse është dashur të deformohet në një madhësi më të gjatë”, thotë Hyseni për KultPlus.

Ekspozita multidisplinare me emrin ‘Frymë’ do të jetë e hapur për publikun deri në orën 20:00./ KultPlus.com

‘Moshe: Një tregim në vazhdim’ nga Orhan Kurtolli, një mospajtim për atë se çfarë po ndodhë

Era Berisha

Pikturat e vendosura në muret shumëngjyrëshe po merrnin frymë nën ashpërsinë kaotike të ngjyrave intensive të cilat përplasnin vëmendjen e të pranishmëve në mëdyshjen e zbulimit të enigmës së fshehur e cila ndoshta është një gjëegjëzë e shkëlqyer e veprave artistike të Orhan Kurtollit që mbrëmë erdhën në ekspozitën e titulluar ‘Moshe: një tregim në vazhdim’, të kuruar nga Albert Heta në Klubin e Boksit, shkruan KultPlus.

Në një hapësirë që i ngjasonte një labirinti që nuk kishte një rezultat apo përfundim të menduar, audienca fillimisht pati rastin t’i admiroj dy piktura të përmasave të mëdha të cilat ishin të vendosura në hyrje të ekspozitës e po një lloj si ambienti, këto piktura po portretizonin një gjendje fort të ngatërruar e cila shprehej në një dominim të ngjyrës së verdhë që stimulonte emocione dhe ndjenja të strukura në thellësinë e ndezur nga prezenca verbuese e pikturave.

Ndërkohë, disa piktura të cilat ndodheshin në kënde të vetmuara, ishin pikërisht ato që komunikonin një vetmi e një brengë të errët por që frymonin në ngjyra krejtësisht të gjalla. Ngjyra rozë që kishte kapluar atmosferën në këto piktura, po rrëmbente edhe kuriozitetin e secilit për të soditur britmat e heshtura të cilat mbyteshin brenda trubullimës së shkaktuar nga plotësimi shpirtëror i qetësisë së pikturave.

Tutje në vazhdim ndodheshin edhe piktura të cilat vinin në kontrast me pikturat e mëparshme për arsye se tani në një imazh monokromatik po shfaqej një përsosje e pandryshuar e gjendjes së njeriut në boshllëkun e mendimeve çoroditëse të cilat ishin të rafinuara kujdesshëm nga mëndafshi i penës që ka mbizotëruar mbi kanvaset e definuara në kënde nga një vijë e bardhë që përshtatej këndshëm me prapavijën e murit të bardhë.

Kurse krejt në fund të ekspozitës, të vendosura ishin piktura të cilat dukshëm dëshmojnë edhe periudhën kohore të tyre. Prandaj, për të folur më shumë rreth përmbajtjes së tyre, për KultPlus foli artisti Orhan Kurtolli, i cili tregoi se përmbajtja e tyre ndahej në tre faza.

“Një pjesë janë nga një cikël më i hershëm, një pjesë janë piktura pak më të vjetra që kanë të bëjnë kryesisht me preokupimin tim në pikturë, me kaosin urbanistik që ka ndodhur në qytet dhe pasojat e atij kaosi. Disa punime reflektojnë një tjetërsim apo tërheqje në vetmi. Pastaj, piktura më të qeta nga tërë ajo tollovi që është formuar në qytetin tonë dhe në fund shfaqet një cikël i pikturave që datojnë qysh nga viti 1970, të realizuara në mënyrë mjaft interesante sepse kam qenë shumë i ri kur i jam rikthyer pasionit tim përsëri”, thotë Kurtolli.

Sipas tij, ky tregim ende po vazhdon sepse ‘Moshe: një tregim në vazhdim’ është ekspozita e tretë personale e artistit e cila erdhi si pasojë e një bisede të zhvilluar me kuratorin i cili ka përzgjedhur këto punime të gatshme që vulosën pikënisjen e kësaj ekspozite.

“Pikturat janë realizuar pa menduar për një ekspozitë sepse janë thjesht një punë të cilën unë e zhvilloj në një vazhdim më ndryshe nga ekspozitat e kaluara por me probleme të njëjta. Ndërsa, ajo se çfarë dominon është situata dhe atmosfera surreale ku gërshetohet nostalgjia dhe situatat e tanishme ku unë si krijues jam munduar ta reflektojë një mospajtim për atë se çfarë po ndodhë”, thotë Kurtolli për KultPlus.

Tutje ai ka falënderuar miqtë dhe artistët që ishin prezent në ekspozitë ku ai shpresonte se të gjithë janë ndarë të kënaqur.

“U ndjeva mirë sepse ishte një hapje jo e rëndomtë sepse papritmas u hap dera dhe filloi ekspozita e cila do të qëndroj për një muaj”, përfundon ai.

Kjo ekspozitë konsiderohet shfaqja e parë e një projekti hulumtues në vazhdim sepse artisti tashmë ka realizuar dy ekspozita personale ndërsa ekspozita e tretë me emrin “Moshe: Një tregim në vazhdim” është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK, x-print dhe DZG.

“Moshe: Një tregim në vazhdim” është pjesë e Programit Hapësinor të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. / KultPlus.com

Nesër hapet ekspozita ‘’Frymë’’, prezantohen punime të veçanta

‘Frymë’, një ekspozitë multidisiplinare vjen nesër në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Kjo ekspozitë mbledh rreth vetes tre autorë si: Sali Shkupolli, Ilirjana Luzha dhe Flutra Hyseni, me ç’rast do të prezantojnë punime dhe teknika të veçanta ku të pranishmit do ta kenë mundësinë ti shohin ato, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë do të mbahet pikërisht tek Amfiteatri në sheshin Zahir Pajaziti në orën 18:00, ndërsa është rekomanduar që të mbahet distanca dhe maska gjatë kësaj vizite për të respektuar rregullat anti-covid19. / KultPlus.com

“Moshe: Një tregim në vazhdim” me Orhan Kurtollin, ekspozita e radhës në ‘Stacion’

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë prezenton ekspozitën “Moshe: Një tregim në vazhdim”, projekt kuratorial nga Albert Heta i konstruktuar në hulumtimin e veprave të zgjedhura artistike të Orhan Kurtollit, dhe dokumentacionin e zgjedhur personal arkivor të artistit.

Orhan Kurtolli (1952) ka lindur dhe jeton në Prishtinë. Pikturat e tij i referohen vrojtimit të angazhuar të ambientit, kushteve, njerëzve dhe arkitekturës së këtij qyteti, dhe shoqërisë kosovare. Gjatë vrojtimit të tij të gjatë, Kurtolli ka përjetuar edhe zhvillimet e hovshme historike në skenën e artit pamor në Kosovë, dhe zhvillimet e përmbysjet në kontekstin shoqëror dhe politik kosovar. 

Ekspozita “Moshe: Një tregim në vazhdim” është shfaqja e parë e projektit hulumtues në vazhdim, bashkëpunim me artistin “duke na shikuar neve dhe duke i parë me sy të ri edhe punimet e tija” në Klubin e Boksit. 

“Moshe: Një tregim në vazhdim” është pjesë e Programit Hapësinor të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Ekspozita hapet më datë 25 maj në ora 19:00 tek Klubi i Boksit në Prishtinë.

Ekspozita “Moshe: Një tregim në vazhdim” është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, x-print dhe DZG. / KultPlus.com

Në Muzeun e Kosovës ekspozohet kutitë lëvizëse të inspiruar nga motivet e trashëgimisë kulturore

Dita Ndërkombëtare e Muzeve përfaqëson një moment unik për komunitetin ndërkombëtar muzeor. Me qëllim të shënimit të kësaj dite të rëndësishme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, kanë organizuar një agjendë me aktivitete të ndryshme, përcjellë KultPlus.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, filloi me aktivitetin e organizuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës, “Muzeu në Kuti”. Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Festivalin e Muraleve në Ferizaj, ku pjesëmarrësit student dhe nxënës, kanë krijuar kutitë lëvizëse të inspiruar nga motivet e trashëgimisë kulturore nga koleksioni i Muzeut. Kutitë lëvizëse të drurit janë pikturuar dhe dizajnuar me motive të trashëgimisë kulturore duke nxjerrë pjesë të ngritura që mund të ndihen me prekje, ndërsa replikat janë punuar me materiale nga argjila, fimo, tekstil dhe metal.

Rezultatet e këtij aktiviteti u ekspozuan në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës, në prani të Ministrit Hajrulla Çeku, dhe pjesëmarrësve tjerë. Certifikatat për pjesëmarrje në këtë aktivitet për nxënësit dhe studentët, u shpërndanë nga Ministri Çeku. Në fjalën e tij Ministri Çeku, theksoi evoluimin e rolit dhe rëndësisë së muzeve, si institucione demokratike që i shërbejnë komunitetit dhe zhvillimit të tij, duke u ndërlidhur edhe në rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë.

“Jam mëse i kënaqur që sot në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve vizitova punimet e krijuara nga pjesëmarrësit në këtë aktivitet, ku theksohet rëndësia e transmetimit të vlerave të trashëgimisë kulturore nëpërmjet institucionit të muzeut. Ekspozita e krijuar nga pjesëmarrësit ofron edhe dimzensionin shumë të rëndësishëm të promovimit dhe edukimit, që do të ndikojë në transmetimin e këtyre vlerave te gjeneratat e ardhshme.”

Ai gjithashtu shtoi për obligimet dhe angazhimin për ngritjen e kapaciteteve të muzeve në Kosovë.

“Dua të theksoj rëndësinë dhe prioritetin tonë në fushën e ngritjes së kapaciteteve të muzeve në Kosovë, si në aspektin përmbajtësor, duke pasuruar fondin muzeor por edhe në përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit. Gjithashtu krijimi i bazës ligjore që do të mundësojë kategorizimin dhe organizimin funksional të muzeve ekzistuese në Kosovë, dhe do të hap rrugë për themelimin e muzeve të reja, me qëllim të dokumentimit, interpretimit dhe promovimit të kulturës sonë të pasur.”

Gjithashtu, Pranvera Sylejmani, udhëheqësja artistike në festivalin e muraleve në Mural Fest Kosova, për KultPlus ka treguar se si erdhi bashkëpunimi me Muzeun Kombëtar të Kosovës. 

“Është hera e parë që ndodh një bashkëpunim i tillë me Muzeun Kombëtar të Kosovës, bashkëpunim ky që erdhi si pasojë e punës tonë paraprake dhe mjaft serioze me anëtarët e festivalit tonë, me ç’rast jemi ftuar nga Muzeu i Kosovës për ta realizuar këtë projekt pikërisht në këtë ditë”, ka thënë Sylejmani. 

Sipas saj, gjithsej 20 arkat e paraqitura janë realizuar në ditët paraprake dhe ato kanë ardhur si pasojë e inspirimit të pjesëmarrësve nga ekspozita arkeologjike dhe etnologjike që ndodhet në Muzen e Kosovës ku edhe sot këto punime janë ekspozuar. Ndërkohë, ajo është shprehur se po ndjehet mjaft e lumtur për rezultatin e punës së 14 pjesëmarrësve.  

Po ashtu, Dija Shabani, pjesëmarrëse në këtë ngjarje, për KultPlus ka treguar domethënien e punës së saj e cila ka zgjatur 2 orë.

“Unë kam paraqitur antikitetin dardan ku shpaloset vajtimi i një ushtari ilir por edhe burrat edhe gratë kanë vajtuar. Edhe pse fillimisht nuk e kam menduar që do të dal në këtë formë për shkak të periudhës të shkurtër kohore, procesi i punës ka zgjatur rreth 2 orë dhe punimi është punuar me akril në ngjyrën e arit” përfundon Shabani.

Aktivitet i radhës për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, do të mbahet më 20 Maj 2021, në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ku do të bëhet Hapja e Ekspozitës së veçantë të koleksionit të figurës qendrore të trashëgimisë muzikore folklorike të ndjerit Shaqir Hoti. / KultPlus.com

“Vullkani i Kosovës”, hapet në Tiranë ekspozita në kuadër të 40-vjetorit të demonstratave të Prishtinës

 “Vullkani i Kosovës” titullohet ekspozita e çelur në Tiranë nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të 40-vjetorit të demonstratës së pranverës të vitit 1981 në Prishtinë, të cilësuara si një moment kyç në historinë e Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, tha në hapjen e ekspozitës se “kjo është një ekspozitë shumë e rëndësishme e organizuar nga ASHAK-së e cila vendosi ta sjellë edhe në Tiranë si një mundësi që edhe shqiptarët të kenë një qasje ndaj dokumenteve, gazetave të kohës të një prej momenteve më të rëndësishme të historisë sonë bashkëkohore. Ato rindezën pas aspiratën kombëtare të saj që do të realizohej pas 3 dekadash, Pavarësia e Kosovës”.

I pranishëm në këtë ceremoni çeljeje të ekspozitës, historiani Paskal Milo ndan atë që ndodhte në Tiranën e vitit 1981 lidhur me këtë moment historik.

Prof. Paskal Milo, historian u shpreh se “kam qenë bashkëkohës në Tiranë, pedagog në universitet dhe si ligjërues i historisë së vendeve të Ballkanit, rrjedhimisht edhe historisë së Kosovës. Politikisht në atë kohë, Shqipëria u angazhuara e gjitha dhe kam parasysh si opinionin publik por edhe çdo gjë tjetër, shtypi i kohës por edhe takimeve, mbledhjeve për të shprehur solidaritetin me studentët e Kosovës. Është një ngjarje e madhe në historinë e Kosovës, një pikë kthese. Dhe jo vetëm për të por edhe për ish-Jugosllavinë”.

Prej 11 Marsit ekspozita që u çel në nisje në Prishtinë, nisi të rrugëtojë në disa qytete të Kosovës.

Bedri Zyberaj, Kryeshef i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës tha se “në nisje kjo ekspozitë që shënon këtë jubile u hap pikërisht në mensën e studentëve, aty ku nisi gjithçka më 11 mars të vitit 1981. Protesta e studentëve në nisje kishte karakter më tepër social por ajo brenda pak ditësh u rrit pasi më 26 Mars të po atij viti studentët nga qendra e tyre, dolën rrugëve të Prishtinës dhe ftuan e më pas ju bashkuan një pjesë e mirë e rinisë shkollore të asaj kohe”.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në 20 maj, në hyrjen kryesore të Pazarit të Ri./ atsh / KultPlus.com

Arti në shërbim të shkencës në shekullin XIX

Ekspozita “Origjina e botës” ju fton të zbuloni se si shkenca, kafshët, botanika apo biologjia frymëzuan artistët e shekullit XIX.

Në anijen e Muzeut të Orsayt, prania e elefantit Marguerite është intriguese.

Me më shumë se pesë muaj vonesë, kjo ekspozitë e jashtëzakonshme, fryt i tre viteve punë, hapet më në fund për publikun të mërkurën.

Ajo do të zgjasë deri më 18 korrik pas negociatave intensive me huadhënësit.

Ekspozita u realizua në bashkëpunim me ekipet shkencore të Muzeut të Historisë Natyrore.

Ai vijon nga ekspozitat e tjera tematike si “Modeli i Zi” vitin e kaluar, i cili hulumtoi një tjetër evolucion të madh të përfaqësimeve në art në shekullin e XIX.

Sa i përket “Modelit të Zi”, periudha e ruajtur është “shekulli i gjatë XIX”, deri në fund të luftës së 14-18.

Në mes të kësaj periudhe, u shfaq “Origjina e Specieve” (1859) nga Charles Darwin. Ky mendimtar kryesor i evolucionizmit do të dominojë në dëm të të tjerëve, të harruar padrejtësisht.

Tetëdhjetë vepra të mara hua pasuruan ekspozitën, me nëntitullin ndjellës: “shpikja e natyrës në shekullin XIX”. Kartelet e kapërcyer nga një siluetë elefanti vareshin posaçërisht në lartësinë e fëmijës.

Ekspozita rikrijon bashkëveprimet e shumëfishta midis shkencës dhe arteve në një kohë kur shkencëtarët imponojnë vizionin e tyre për botën, ndërsa rendi i vjetër i njohurive i bazuar në fe është duke u thyer./atsh / KultPlus.com