Portali italian “Scene Contemporanee”, i dedikon një shkrim interpretimit të Donika Rudit

Kompozitorja e muzikës elektroakustike dhe instrumentale Donika Rudi, jeton dhe ushtron aktivitetin e saj në Bruksel, Belgjikë. Ajo ka performuar me projektin e saj të fundit “Të ndjesh / Të dëgjosh” në edicionin e 46-të të “Pergine Festival”, qyteti i Trentos, Itali.

Portali italian “Scene Contemporanee”, i ka dedikuar një shkrim interpretimit të artistes shqiptare, duke vlerësuar artin e saj.

“Sfida e Donikës ishte të kuptonte se si mund të flasim për të dëgjuar dhe çfarë mundësish shfaqin tingujt, veçanërisht ato të jetës së përditshme, të dëgjohen, madje edhe nga një auditor i shurdhër.

Edhe një herë ishte një ngjarje që zhvendosi qendrën e gravitetit të kënaqësisë muzikore nga njëra ndjenjë në tjetrën, nga një funksion në tjetrin. Në një dhomë të Palazzo Hippoliti dëgjuam dhe, mbi të gjitha, pamë se çfarë mund të thotë muzika për një person të shurdhër, i cili e jeton atë mbi të gjitha si një përvojë shqisore prekëse. Gjatë hapësirës për pyetje dhe komente, shumica e pjesëmarrësve deklaruan se nuk mund të perceptojnë asgjë përveç dridhjeve shumë të lehta, ndjesi që përmirësohen duke mbyllur derën e hyrjes që shikonte rrugën. Dikush mendon se sa ky lloj dëgjimi mund të takojë vërtet një auditor, në të njëjtën mënyrë që ne kemi kënaqësinë të zgjedhim, në kontekstet në të cilat ne zakonisht shijojmë muzikën, një këngë më shumë sesa një tjetër” – citon portali.

http://www.scenecontemporanee.it/pergine-festival-46ma-edizione-limpero-dei-sensi/?fbclid=IwAR33ff9FPrp0mHc2-lNUCWebmiSQ1fLzTWilWDSdPI9Gh4JCbNuZ7EYCsRA / KultPlus.com

“Bach is Back”, një koncert ku muzika baroke takon atë tradicionale shqiptare

Violonçelisti Redi Hasa, i cili ka zhvilluar karrierën në Itali, do të performojë në një event muzikor ku muzika baroke takon atë tradicionale shqiptare.

“Bach is back” është projekti, i cili tregon për artistin shqiptar, historinë dhe prejardhjen e tij.

Ky event zhvillohet më 19 gusht në komunën Galatone, Itali.

“Muzika baroke takon atë tradicionale shqiptare “Bach is Back”. Një projekt që flet për mua, historinë time dhe rrënjët e mia”, shkruan violonçelisti shqiptar në faqen e tij në Facebook. / KultPlus.com

Një ode për dashurinë, del numri i ri i revistës arbëreshe “Katundi ynë”

Doli në qarkullim numri 167 i revistës arbëreshe “Katundi ynë”. Revista “Katundi ynë” është një ndër revistat më jetëgjata arbëreshe, e cila vijon të botohet rregullisht prej vitit 1970.

Drejtuesja e kësaj reviste, Maria Stefania Emmanuele ka njoftuar se sapo ka dalë numri më i ri i kësaj reviste dhe sipas saj, “çdo dalje e revistës përbën një mrekulli të vogël. Ky numër është një ode për dashurinë dhe bukurinë. Angazhimi për Arbërinë rrjedh nëpër venat e gjakut tim”- thotë Emmanuele.

Kujtojmë se revista “Katundi Ynë” botohet një herë në tre muaj në qytezën arbëreshe të Çiftit (Civita) të Kalabrisë. Tirazhi i saj është 3500 kopje dhe nuk shpërndahet vetëm në Itali, por edhe në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Kopje të saj shkojnë deri edhe në Amerikën e Jugut, ku edhe jeton një komunitet i madh arbëresh, i shpërngulur nga kjo pjesë e Italisë së Jugut. / KultPlus.com

Si e përshkroi Barleti heroizmin e shkodranëve dhe dyndjen në Itali

Më 10 janar 1504 në Venedik u botua latinisht vepra e Marin Barletit, “De obsidione Scodrensi”- “Rrethimi i Shkodrës”, një nga veprat më të njohura historike që bëri të njohur luftën e shqiptarëve kundër perandorisë osmane në mesjetë.

I mbështetur në kujtimet e veta, si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në ngjarjet që rrëfen, Barleti ia kushton librin jetës politike e ushtarake gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës, më 1478.

Vepra “De obsidione Scodrensi”- “Rrethimi i Shkodrës“, është e ndarë në tre kapituj, aspo siç quheshin pas zakonit të shkrimtarëve antikë, në tre libra. Në librin e parë kemi parathënien, kushtuar dukës së Venedikut Leonard Loredano, ndërsa më pas bën fjalë për prejardhjen e turqve, deri me pushtimin e Konstantinopojës me 1453 dhe mbaron me shënimet historike rreth Shkodrës dhe përshkrimin e pozitës së saj.

Libri i dytë është më voluminozi apo më mirë të themi pjesa qendrore, mbi rrethimin e Shkodrës në vitin 1474 dhe 1478, ku përshkruhen operacionet e rrethimit, sulmet, dhe mbrojtja heroike e Kalasë nga shqiptarët. Ndërsa në fund, në librin e tretë, prezantohen në formë të sintezës ngjarjet e rrethimit të Shkodrës, si dhe dorëzimin e saj nga ana e venedikasve përfaqësuesve të Perandorisë Osmane.

Duke lexuar veprën “De obsidione Scodrensi” – “Rrethimi i Shkodrës”, del qartë se autori ka marrë shënime në formë ditari, edhe pse si i tillë nuk na paraqitet në libër.

Por, nëse në rrethimin e parë ishte dëshmitarë okular, në ate të dytin merr pjesë aktive si bashkëluftëtar në mbrojtjen e saj. Si e tillë kjo vepër është përgatitur për një kohë të gjatë, si vëzhgues okular, por edhe në saje të kujtimeve të bashkëvendasve të tij pasi u vendosen në Venedik, ku përfundimisht u botua në vitin 1504.

Edhe pse autori ishte prift, ai na rrëfen ngjarjet e rrethimit të Shkodrës, si rrallë kush deri më tash. Madje, ky botim është informacioni i vetëm dhe autentik i këtyre ngjarjeve deri më tash. Në libër prezantohen të dhëna të mjaftueshme për rrethimin e këtij qyteti nga Perandoria Osmane, municionet e përdorura, luftimet, vrasjet, krimet dhe heroizmin e shkodraneve në mbrojtje të Kalasë së Rozafatit.

Ajo u mbrojt me dinjitet, sakrificë e ndjenjë fetare dhe kombëtare. Ajo ishte kështjellë e pamposhtuar e krenarisë kombëtare, ku nuk mundi ta pushtojë as sulltani ma famëkeq i kohës më ushtrinë dhe artilerinë ma të madhe të kohës. Ajo iu dorëzua Perandorisë nga ana e Venedikut në sajë të marrëveshjes së arritur në janar të vitit 1479.

Pasojat e dorëzimit të Shkodrës, janë të njohura për opinionin, sepse me dorëzimin e saj së bashku me venedikasit u largua edhe paria e Shkodrës, ku llogaritet se në drejtim të Venedikut shkoj edhe pjesa dërrmuese e popullsisë së qytetit.

Me heroizmin e treguar Shkodra mbeti lavdia e shqiptarëve dhe pengesa e osmanlinjve në drejtim të Perëndimit. Lufta që zhvilluan shkodranet nuk ishte vetëm një luftë e shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj, por kishte përmasat më të gjëra sepse ajo njëherit ishte një luftë e krishterëve kundër turqve myslimanë.

Marin Barleti, prift katolik, historian, shkrimtar e patriot shqiptar i kohës së humanizmit, botës kulturore i ka dhuruar një vepër më vlerë të jashtëzakonshme për historinë e popullit shqiptar në njërën prej kohëve më të vështira e të errëta të historisë që ka përjetuar.

Së bashku me kujtimin e luftës heroike në mbrojtje të Shkodrës, vepra e tij është dëshmi autentike e luftës heroike të popullit shqiptar për liri dhe si e tillë është vepër tejet e rëndësishme e historiografisë shqiptare në shek. XV.

E kujtojmë se vepra “Rrethimi i Shkodrës” e Marin Barletit, është shkruar në latinisht (De obsidione Scodrensi) dhe u botua për herë të parë në Venedik më 1504, pothuajse 100 vjet pas lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Veprën e përktheu në shqip për herë të parë studiuesi i shquar Henrik Lacaj më 1962, në përvjetorin e 50-të të Pavarësisë së Shqipërisë. Më vonë është ribotuar në gjuhën shqipe shtëpia botuese Onfuri më 2012, duke u mundësuar lexuesve shqiptarë për ta njohur përmes saj historinë e vendit e vlerat e kombit shqiptar.

Mbi librin

Është viti 1478. Evropa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t’u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Evropës Perëndimore për t’u përgatitur për sulmin e pashmangshëm. Historia botërore e ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.

Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh i thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve turq.

Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund, senati venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë, shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikutm për në portet e sigurta të Venedikut.

Marin Barletit, siç mund të kuptohet lehtë, i duhej të shkruante në latinisht, sepse vepra duhej të qarkullonte dhe të njihej nëpër Europë. Ashtu siç edhe ndodhi, pasi pas botimit më 1504 në Venedik, u rishtyp disa herë në Zvicër (1556), Gjermani (1578 dhe 1596). Pas botimeve në latinisht do të vijnë përkthimet në italisht (1565), polonisht (1569), frëngjisht (1576).

Mbi autorin

Dom Marin Barleti (rreth 1450 – 1512), i njohur edhe si Dom Marinus Barletius, çmohet si historiani i parë shqiptar. Prift katolik dhe qytetar i Shkodrës, ai qe dëshmitar e luftëtar në dy rrethime osmane të këtij qyteti. Kur Venediku, së fundmi, ua dorëzoi Shkodrën osmanëve, si shumë bashkatdhetarë të tjerë të rinj, ai emigroi në Itali. U vendos në Padova e në këtë dioqezë kishtare, Dom Marin Barleti, apo Barleci, shërbeu i prift famullitarë e më vonë, si rektor i Kishës së Shën Shtjefnit.

Megjithëse “Rrethimi i Shkodrës” ishte vepra e tij e parë, ai njihet më shumë për veprën e tij të dytë “Historia e Skënderbeut”. Barleti tërhoqi vëmendjen e lexuesit europian të shekullit XVI, i cili me turqit në portat e Vjenës më 1529, po shqetësohej gjithnjë e më shumë për mundësinë e pushtimit të të gjithë Europës Perëndimore nga osmanët. / KultPlus.com

Michele Scutari dhe kontributi për arbëreshët në Siçili

191 vjet më parë vdiq një nga figurat më të rëndësishme të kishës arbëreshe në San Costandino Albanese, Michele Scutari.

Ai lindi me 7 tetor të vitit 1762. Për tridhjetë e gjashtë vjet ai ishte kryeprift, pikërisht nga 16 tetori i vitit 1793 deri në vitin 1830.

Në vitin 1825 ai botoi shkrimin me titull “Informacione historike mbi origjinën dhe vendosjen e shqiptarëve në Mbretërinë e Dy Sicilive, mbi natyrën, gjuhën dhe ritualin e tyre”.

Vdiq në San Costantino Albanese, më 11 gusht 1830. / KultPlus.com

Arbëreshi Mario Caliva mes finalistëve të Çmimit Letrar Kombëtar në Itali

Dramaturgu dhe shkrimtari arbëresh Mario Caliva është përzgjedhur mes finalistëve të çmimit letrar kombëtar në Itali “Shpëto gjuhën tënde lokale”, ku morën pjesë qindra autorë.

Ky çmim i dedikohet dialekteve dhe pakicave gjuhësore të pranishme në Itali. Mario është përzgjedhur për rrëfimin e tij në gjuhën arbëreshe me prozën “Mushku” (Il Mulo).

Vepra më e fundit e Marios është përmbledhja dygjuhëshe poetike “Poezi arbëreshë” që doli në dritë më 25 shkurt të këtij viti. Ndërkaq më herët Mario ka botuar edhe “Nostalgjia”, “Deti me ngjyrë Portokalli” etj.

Më 29 gusht 2021, Mario Caliva do të jetë në Vjenë për të prezantuar librin ‘Nostalgjia’, në ambientet e Europahaus Wien me ftesë të shoqatës “Ka”. Takimi realizohet me mbështetjen nga Ambasada e Shqipëriseëdhe Ambasada e Kosovës në Vjenë, si dhe përkrahur nga Lidhja e Shkrimtareve dhe Krijueseve shqiptar në Austri. / diasporashqiptare.al / KultPlus.com

8 gusht 1991, kur shqiptarët “pushtuan” Barin (FOTO)

Më 8 gusht 1991, anija shqiptare e mallrave “Vlora”, mbërriti në portin e Barit, e tejmbushur me refugjatë nga Shqipëria.

Autoritetet e qytetit dhe rajonit, me mbështetjen e agjencive të lajmeve, gazetave lokale e jo lokale apo lajmeve televizive, përkujtuan ngjarjen si një lloj feste të ndjenjës së mirëpritjes, tanimë e humbur.

Por ngjarjet kanë pasur një rrjedhë të ndryshme: imigrantët fillimisht u mbyllën në stadiumin e vjetër Della Vittoria, dhe më pas u riatdhesuan për në Shqipëri.

Gjendje shëndetësore e mjeteve tona të komunikimit duhet të jetë e lëkundur deri sa dembelizmi pengon rindërtimin e ngjarjeve, të bujshme, që kanë ndodhur vetëm njëzet vjet më parë.

Le të shohim pra se kanë shkuar gjërat, duke ndjekur kronikat e asaj kohe.

Anija Vlora, mbërrin nga Durrësi, gati pa karburant, mundohet të hedhe spirancën në Brindisi, por nuk pranohet dhe drejtohet për në Bari.

Në bord ka edhe njerëz të armatosur, përveç imigrantëve në arrati nga 45 vjet regjimi komunist, tanimë i shkërmoqur, ka dhe gra e fëmijë. Komandanti Halim Milaqi i rrëfen gazetarit Antonio Padalino të revistës ‘Panorama’ se anija e tij kishte mbërritur në port nga Kuba, plot me sheqer, dhe shkarkimi i saj nuk kishte përfunduar akoma, kur e pa që po afrohej ky det njerëzish.

Atëherë jep urdhër që të fillojë lundrimi, por disa policë, që kanë arritur të hipin, i vënë një thikë në fyt dhe e detyrojnë të kthehet prapa për të marrë të gjithë ata njerëz.

Sa janë në bord? Gazetat e 9 gusht 1991 shkruanin se bëhej fjalë për 11 000 persona, ndërsa në kronikat e sotme flitet për 20.000. Një gjë është e sigurt, ishte një morì mbresëlënëse njerëzish, e shumë prej tyre ishin kapur edhe në shtizën e flamurit.

Fotografitë e Luca Turi dhe Vittorio Arcieri janë tronditëse dhe kanë përjetësuar edhe njerëz që, pas mbërritjes në port, janë hedhur në ujë nga anija.

Në orën 11e 30 lumi i njerëzve ndodhet në platformë. Kërkojnë bukë dhe ujë. Vlora është kthyer në një nevojtore me erë të keqe. Policia i drejton të gjithë në stadiumin e vjetër të futbollit, ne pritje të vendimeve.

Kryeministri, Giulio Andreotti, dikton nga Roma këtë deklaratë: ‘Nuk jemi absolutisht në gjendje të mirëpresim shqiptarët që po dynden në brigjet italiane dhe vetë qeveria e Tiranës është dakord me ne që ata duhet të riatdhesohen në vendin e tyre’.

Në stadium plas revolta.

Më të rinjtë shkulin pllakat e shkallëve dhe hedhin gurë kundër policisë. Përleshje të ashpra zgjatën tre ditë, më të dhunshmet qenë ato të së dielës, më 11 gusht, me 40 të plagosur mes policisë dhe një numër i pacaktuar mes protestuesve.

Shqiptarëve u jepet ushqimi dhe uji nga qielli, më thasë të hedhur nga helikopterët. Ishin skena Apokalipsi.

Ndërkohë organizohet operacioni më i madh i riatdhesimit në historinë e Republikës së Italisë. Në të marrin pjesë 11 avionë ushtarakë C130 dhe G222, së bashku me tre Super80 të Alitalia-s dhe motobarka si Tiepolo, Palladio dhe Tiziano, në të cilën hipën klandestin gazetari i ‘Il Messaggeros’ Marco Guidi.

Ai u hoq si shqiptar për të mund të njohur historitë e imigrantëve. Në fillim shumë prej tyre nuk e dinë se po i kthejnë. ‘Është e vërtetë që do na çoni në Venecia?’ pyet njëri ekuipazhin, sipas rrëfimit të Marco Guidi.

Të riatdhesuarit qenë 17 mijë e 400, më shumë nga pasagjerët e Vlorës (e përsërisim sipas shifrave të asaj kohe), sepse u riatdhesuan edhe imigrantë që kishin mbërritur me anije të tjera.

Mbetën në Itali 1.500 vetë që kishin paraqitur kërkese për stremi politik.

Gianni De Michelis, ministër i Punëve të Jashtme, fluturoi për në Tiranë për të ilustruar një plan italian ndihme: 90 miliardë lireta për ushqime, 60 miliardë për industrinë dhe furnizimet për hapjen në tetor të shkollave, dhe bashkëpunim në rendin publik për të parandaluar ikje të tjera.

Në Parlament pati polemika mbi metodat e rrepta, madje brutale, të këtij operacioni. Shumë më pak mbi thelbin e tij. Në një konferencë shtypi deputetët e PDS (Partia Demokratike Italiane e sotme) ‘megjithëse kuptojmë vendimin e dhimbshëm për riatdhesimin e refugjatëve në Shqipëri’ ata denoncuan ‘zgjedhjen e pamenduar për të mos respektuar të drejtat e njeriut, duke u mohuar atyre një asistencë të denjë.’

Kjo është e vërteta e fakteve, që askush sot nuk mund t’i ndryshojë. Megjithatë, në ato vite, Italia në përgjithësi dhe Puglia në veçanti dhanë prova shumë të mëdha mikpritjeje.

Më pas mes Romës dhe Tiranës do të lidhet një marrëveshje model, e cila arriti të lehtësojë emigracionin e rregullt të të shumë shqiptarëve.

Por historia e anijes Vlora është kjo.

Marrë nga kronikat mediatike të kohës. / KultPlus.com

Dokumentari “Becoming Led Zeppelin” do të shfaqet në festivalin e Venecies

Dokumentari i ardhshëm “Becoming Led Zeppelin”, i autorizuar nga anëtarët e grupit, do ta shënojë premierën në kuadër të edicionit të sivjetmë të Festivalit të filmit në Venecie, i cili mbahet muajin e ardhshëm.

Projekti me regji të Bernard MacMahonit do të përfshijë intervista të reja me muzikantët si: Jimmy Page, John Paul Jones dhe Robert Plant, si dhe intervista të rralla nga arkiva bateristin e ndjerë, John Bonham, i cili vdiq në vitin 1980.

Dokumentari është vendosur të shfaqet jashtë konkurrencës për “Luanin e Artë”, në festivalin e njohur italian i cili mbahet nga 1 deri më 11 shtator, në qytetin e bukur, Venecie. 

Kjo është hera e parë që anëtarët e bendit “Led Zeppelin” kanë marrë pjesë në një dokumentar, në këto 50 vjetët e fundit. Bendi madje i ka ofruar regjisorit MacMahon qasje të paparë në arkivat e tyre. 

Ende nuk ka datë të lansimit të filmit “Becoming Led Zeppelin”, për publikun e gjerë. / KultPlus.com

Ofertë në Itali: shtëpi në bregdet, çmimi vetëm 1 euro

Shitja e shtëpive për një çmim simbolik po bëhet modë në disa zona të Italisë. Qëllimi i autoriteteve lokale është rijetësimi i komuniteteve dhe ruajtja e banesave të vjetra.

Interesant është fakti që për 1 euro kanë dalë në shitje edhe shtëpi në zona bregdetare, si në Sardenjë, Pulja apo Kalabri.

Autoritetet po kontaktojnë me pronarët e shtëpive të braktisura në bregdet dhe po u kërkojnë atyre që t’i restaurojnë ato. Nëse nuk pranojnë, këto banesa do të ofrohen për 1 euro te blerësit që do të pranojnë të investojnë në to për rehabilitim dhe t’i mirëmbajnë minimalisht për një periudhë 3-vjeçare.

Iniciativa të ngjashme po ndërmerren edhe në vende të tjera si Kroaci dhe Spanjë. / KultPlus.com

“Estate Sanpaulese 2021”, festa arbëreshe përgjatë muajit gusht

Gjatë muajit gusht Komuna San Paolo Albanese, në bashkpunim me Museo Della Cultura Arbëreshe organizojnë festën e gushtit “Estate Sanpaulese 2021” (Verja Shënpaljote).

Ditët e festës do të zgjasin deri në fund të muajit gusht. Ditët e para do të nisin me aktivitete sportive, për të vijuar më pas me programe artistike. / KultPlus.com

Robert Bisha me koncert në edicionin e parë të festivalit ‘Midfest’

Pianisti, kompozitori dhe multi-instrumentalisti nga Shqipëria, Robert Bisha do të jetë pjesë e edicionit të parë të festivalit ‘Midfest’, që nisi rrugëtimin të enjten dhe pritet të mbyllet të dielën, përcjellë KultPlus.

“Tinguj, dialogë, kujtime, imazhe të Mesdheut” është nëntitulli i edicionit të parë të festivalit që i kushtohet Shqipërisë.

Bisha do të jetë në skenë të dielën me pianon e tij, një mundësi unike dhe e bukur për të hyrë në një marrëdhënie me natyrën dhe artin dhe në të njëjtën kohë të hyni në botën muzikore të Bishës.

Në blogun e tij personal në “La Repubblica”, gazetari dhe kritiku i muzikës në Itali Ernesto Assante shprehet:

“Pianoja solo e Robert Bishës, një muzikant eklektik dhe i shumanshëm, është i zhytur në dimensione herë mistike dhe herë romantike, tinguj bashkëkohorë, akordë të qëndisur me meloditë e thjeshta dhe të thella të bluzit ballkanik. Temat që kompozon Roberti janë frymëzuar nga gadishulli magjepsës, për të prekur më pas brigjet e Lindjes së Mesme të Mesdheut dhe për ta kaluar atë duke shkuar deri në veriun ekstrem të Perëndimit. Në MediFest ai do të luajë këngë të kompozuara për këtë rast. Pjesëmarrësit në koncert, të cilët do të takohen në lindje të ditës së 1 gushtit në gjirin Acquaviva, do të zhtyen në kërkimet muzikore personale të Robert Bishës, të cilat e çojnë atë të krijojë një gjuhë origjinale dhe tërthore që prek xhazin improvizues, ritmet shumë të pasura të Ballkani i zgjeruar të duket si valle shamanike. Temat e ndërthurura me shije të rafinuar dhe me një ndjenjë të thellë shtrirjeje në hapësirë. Kështu shprehet ai mbi kërkimet artistike të kryera për këtë koncert: “Dëshira për t’i bërë homazhe udhëtimit që është të bërë. Homazh për pavetëdijen dhe guximin që e shtynë njeriun të shkojë përtej asaj që dihet. Të emigrojë. Si dhe një homazh për qetësinë që i lejon njeriut të vëzhgojë veten në pikën në të cilën ndodhet. Një homazh për Dashurinë që përgjon marrëzinë e të tjerëve. Për dashurinë që idealizon dhe çon në dhënien e vetes pa kërkuar asgjë në këmbim”.

Robert Bisha është autori i muzikës për dokumentarin “Anija”, fitues i çmimit të filmit David di Donatello. Ai ka bashkëpunuar me artistë të tillë si: Vinicio Capossela, Roy Paci, Michel Godard.

Ai ka qenë disa herë mysafir i festivaleve puliane, përfshirë ‘Notte della Taranta’. Protagonist i disa festivaleve evropiane me projektin e fundit “Frymë” (Respiro), një projekt transversal që bashkon gjuhët bashkëkohore të pianos personale me dinamikën nëntokësore të këndimit iso-polifonik shqiptar. / KultPlus.com

Në Itali gjendet anija e lashtë romake e shekullit II para Lindjes së Krishtit

Një anije e lashtë romake, që besohet se daton nga shekulli II para Lindjes së Krishtit, është zbuluar në ujërat e Detit Mesdhe, afër bregdetit të qytetit jugor italian, Palermo.

Anija është gjendur në 92 metra thellësi, afër Isola delle Femmine. Nga fotografitë e para, të bëra nga një robot nënujor, vërehet se me këtë anije po transportoheshin shishe për verë, shkruan The Guardian.

“Mesdheu vazhdimisht na jep elemente të çmueshme për rindërtimin e historisë sonë të lidhur me tregtinë detare, llojin e barkave, transportin që është kryer”, tha një zyrtare e rajonit të Palermos, Valeria Li Vigni.

Ky zbulim nga autoritetet siciliane u përshkrua si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike të vjetëve të fundit.

Pak javë më parë, arkeologët sicilianë zbuluan një objekt tjetër të fundosur – një anije të lashtë romake në rreth 70 metra thellësi afër ishullit Ustica. Në këtë anije kishte shishe me verë të shekullit II para Lindjes së Krishtit.

Çdo vit, qindra shishe të lashta të periudhës romake, të marra ilegalisht, gjenden nga policia italiane në shtëpitë e tregtarëve të artit.

Në qershor, autoritetet italiane gjetën qindra objekte arkeologjike, të grumbulluara ilegalisht nga një koleksionist belg. Objektet datonin që nga shekulli VI para Lindjes së Krishtit dhe kishin vlerën e 11 milionë eurove. / Gazeta Express / KultPlus.com

Një rrugë e lashtë romake zbulohet në fund të lagunës së Venecias

Rritja e nivelit të ujit po kërcënon trashëgiminë kulturore të Venecias, por thesare të patreguara mund të jenë fshehur tashmë në shtratin e detit. Nën valët e errëta të Lagunës së Venecias, studiuesit kanë zbuluar mbetjet e një rruge antike Romake dhe objekteve të tjera të mundshme, si një bankinë e të akuzuarve, që mund të paraprijnë themelimin e qytetit italian. Gjetjet e tyre u botuan të enjten në revistën Scientific Reports, transmeton KultPlus.

Udhëheqësja e studimit, Fantina Madricardo, një gjeofizikane në Institutin e Shkencës Detare (ISMAR) në Venecia, në vitin 2013 filloi një hulumtim në kanalet e Lagunës së Venecias për të kuptuar më mirë peizazhin antik të qytetit. “Është një paradoks që në një mjedis kaq të njohur si Laguna e Venecias, kanalet e baticës nuk ishin studiuar mirë”, tha ajo për ARTnews.

Ujërat e turbullta të Venecias dhe rrymat e shpejta të baticës e bëjnë të vështirë të eksplorosh shtratin e detit duke përdorur metodat tradicionale të arkeologjisë nënujore si zhytja. Sidoqoftë, teknologjitë më të reja kanë lejuar studiuesit si Madricardo të krijojnë harta 3D me rezolucion të lartë të dyshemesë së detit pa veshur rroba të veçanta për zhytje.

Përderisa po vëzhgonte të dhënat nga sistemet nënujore, Madricardo vuri re disa struktura që dukeshin të bëra nga njerëzit në një pjesë të lagunës së njohur si Kanali Treporti, në verilindje të Venecias qendrore. “Të gjithë ishin në rreshtim,” tha ajo. “Mendova: Kjo nuk mund të jetë rastësi”.

Pas një hetimi të mëtejshëm, Madricardo mësoi se arkeologët në vitet 1980 kishin gjetur një pjesë të kësaj karakteristike të gjatë dhe të çuditshme dhe spekuluan se mund të ketë qenë një rrugë. Duke përdorur të dhënat e tyre të reja, Madricardo dhe kolegët e saj numëruan 12 struktura të vendosura në një hapësirë prej 3,740 metrash në një thellësi prej rreth 13–16 metra.
Me ndihmën e pamjeve nënujore të kapura nga zhytësit e policisë, Madricardo dhe kolegët e saj konfirmuan se këto struktura kishin gurë të rregullt, me fytyrë të lëmuar, që zakonisht përdoreshin për të asfaltuar rrugët romake. / KultPlus.com

Kur kabineti i ministrit të jashtëm të Italisë kërkoi të shoqëroi Nënë Terezën

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e dhjetë

Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, të cilat i përkasin një periudhe kohe nga (1969-1991), ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, flet-palosje, fotografi, etj., ku bëhet fjalë për Nënë Terezën e Kalkutës, Bamirësen dhe Shenjtoren e famshme me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, si: “Padmashir”, dhe “Nehru”, nga qeveria indiane në vitin 1963 dhe 1972, “Magnasia” nga qeveria filipinase e cila e shpalli gjithashtu si “Gruaja e merituar e Azisë”, disa çmime paqeje nga SHBA, “Ambrogino i artë” nga Milano, “Nëna universale” në 1974 nga qendra e orientimit të emigrantëve, dhe çmimi ‘Nobel’ për Paqen, në 1979-ën.

Kalvari i Nënë Terezës që nga viti 1969, e cila nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze dhe italiane, i kërkoi Tiranës zyrtare, që të vinte në Shqipëri, në atdheun e saj, për të vizituar nënën, Roza Bojaxhi, që në atë kohë ishte në moshën 86 vjeçare dhe e sëmurë, si dhe motrën e saj, Age, të cilat banonin në Tiranë. I gjithë dokumentacioni i plotë, (tashmë i deklasifikuar), i nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar, bëhet publike për herë të parë nga Memorie.al, ku hidhet dritë mbi të gjithë aktivitetin bamirës së Shenjtores së famshme, në ndihmë të të varfërve në të gjithë botën dhe dëshirën e saj të jashtëzakonshme për të ndihmuar bashkatdhetarët e saj në Shqipërinë komuniste, si dhe heshtjen totale të Tiranës zyrtare dhe udhëheqjes së lartë komuniste të asaj kohe, me në krye Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën, të cilët me pretekse të ndryshme,  penguan ardhjen e saj në Shqipëri dhe e lejuan vetëm në vitin 1989, në sajë të presionit të madh ndërkombëtar!

Edhe pse në të gjithë botën ajo njihej si Nënë Tereza e Kalkutës, Bamirësja dhe Shenjtorja e famshme Gonxhe Bojaxhi, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare dhe e çmimit ‘Nobel’ për Paqen në vitin 1979, nuk e fshehu kurrë origjinën e saj shqiptare, madje duke kërkuar që nga viti 1969, nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze, italiane etj.,(ku u angazhuan krerët më të lartë të diplomacisë së këtyre dy shteteve), që të vizitonte nënën dhe motrën e saj që jetonin në Tiranë.

Por edhe pse lidhur me kërkesën e vazhdueshme për të vizituar atdheun e saj, asokohe dhe më pas u angazhuan disa prej diplomatëve kryesore të këtyre dy shteteve Perëndimore me të cilat Tirana zyrtare kishte marrëdhënie diplomatike, regjimi komunist i Enver Hoxhës, nuk e lejoi atë kurrsesi të vinte dhe të shikonte nënën e saj që ishte në momentet e fundit të jetës dhe Age Bojaxhi, u nda nga jeta me pengun e madh që s’mundi ta shihte edhe njëherë të bijën e saj, Gonxhen, të cilën s’e kishte pare, që kur ajo ishte fëmijë, kohë kur ajo ishte larguar nga shtëpia për t’u bërë murgeshë.

Por edhe pas kësaj, Nënë Tereza e Kalkutës, siç njihej ajo në të gjithë botën për shkak të misioneve të saj të bamirësisë në ndihmë të të varfërve dhe të vobektëve kudo që ata ndodheshin, në të gjitha skajet e globit, jo vetëm që nuk u zemërua me ata që nuk e lejuan të shihte nënën e saj, para se të ndërronte jetë, por përkundrazi, u lut për ta dhe vijoj të kërkonte pa u lodhur, për vite me radhë, që ajo të vinte një ditë në vendlindjen e të parëve të saj, qoftë dhe për të vënë një tufë me lule mbi varrin e nënës dhe motrës së saj, që tashmë ishin larguar nga jeta.

Por kërkesat e saj, për dy dekada  (nga viti 1969, deri në 1989-ën), hidheshin poshtë me pretekste nga më absurdet nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më pas, pasuesit të tij, Ramiz Alisë e Nexhmije Hoxhës, të cilët shikonin pas saj dhe njerëzve që e shoqëronin: një “agjente të Vatikanit”, etj.!

Lidhur me këto si dhe të gjithë kalvarin e saj prej më shumë se dy dekadash për të ardhur në Shqipëri, ku mendonte që të hapte Shtëpitë e Bamirësisë, siç kishte bërë në vende të ndryshme të botës, si dhe arsyen e vërtetë sepse Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, vendosën që ta pranonin atë në vitin 1989, kur dhe erdhi për herë të parë në atdheun e saj, bëhet fjalë në shumë dokumente arkivore, ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, revista, flet-palosje, fotografi, etj., etj., të cilat publikohen për herë të parë nga Memorie.al., në rubrikën historike dossier, duke filluar nga ky numër.

Relacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë për Komitetin Qendror të PPSH-së, lidhur me kërkesat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë pranë ambasadës shqiptare në Romë, për të plotësuar propozimet e Nënë Terezës

I n f o r m a c i o n

Sikurse dihet në datën 28 nëntor, Grafini zëvëndës-shefi i kabinetit të Ministrit të Jashtëm të Italisë, De Mikelis, thirri ambasadorin tonë në Romë dhe i parashtroi sa vijon:

  1. Propozoi që së bashku me motrat e Nënë Terezës, të vijë në Shqipëri dhe një prift që do t’u shërbejë atyre. Ky propozim, bëhet me kërkesën e Ministrit të Jashtëm të Vatikanit, dhënë De Mikelisit.
  2. Grafini, informoi se zyrën e atasheut të kulturës të ambasadës së tyre në Tiranë, do t’ia japin për përdorim 6 Popajve, meqënse janë ngushtë. Në këtë kuadër, ai theksoi se kjo gjë është e nevojshme meqënse nuk do ishte mirë që Popajt, të gjendeshin në kushte të vështira, në kohën e largimit të tyre nga Shqipëria, që do të realizohej me ndërhyrjen e organizatës së Kryqit të Kuq dhe në praninë e përfaqësive Perëndimore e asaj italiane.

Nga takimi i mësipërm del qartë se pala italiane e konsideron të mbaruar, vendosjen e grupit të motrave të Nënë Terezës këtu, ose dëshiron ta finalizojë që edhe Vatikani, të dërgojë në Shqipëri një përfaqësuesin e vet, në rolin e priftit për t’u shërbyer motrave. Në këtë mënyrë, indirekt Vatikani kërkon që të krijojë marrëdhënie me vendin tonë.

Së dyti, pala italiane, në vijim të bisedës së ministrit Ruxhero, me shokun Reiz Malile, shtron përsëri largimin e 6 Popajve nga Shqipëria me një ndërhyrje ndërkombëtare. Gjë që tregon se ata e konsiderojnë të pa qenë, se midis dy palëve është gjetur një zgjidhje. Lidhur me sa më sipër, mendojmë se ambasadori ynë në Romë, të marrë takim me Grafinin dhe t’i thotë sa vijon:

  • U informova në Tiranë për çështjen e misionit të motrave të Nënë Terezës dhe rezulton se nuk është pranuar nga ana jonë dhe nuk është vendosur me Nënë Terezën, që motrat e saj të hapin këtu një ‘Shtëpi Bamirësie’. Pra, kërkesa e Vatikanit për dërgimin e priftit, mbetet pa objekt, pa përmendur këtu që Shqipëria nuk mban lidhje me Vatikanin.
  • Përsa i përket rregullimit të 6 Popajve, brenda selisë së ambasadës italiane, kjo është një çështje e brendshme e tyre. Por në bisedën me ju, në datën 28 nëntor, na tërhoqi vëmendjen propozimi i zgjidhjes së çështjes së Popajve, me anë të ndërhyrjes ndërkombëtare, të Kryqit të Kuq dhe në praninë e përfaqësuesve perëndimorë dhe italianë. Kjo mënyrë e zgjidhjes, tashmë është kapërcyer sepse siç e dini, propozimi italian nuk është pranuar dhe se problemin e tyre u zgjidh me anë të bisedës së prof Lazrit me Andreotti, kur ky i fundit, ishte Ministër i Jashtëm. Ne jemi në pritje të realizimit të kësaj zgjidhjeje. Kjo është theksuar dhe në bisedën e ministrit Ruxhero me ministrin tonë të Jashtëm në Tiranë dhe në bisedën që kam pasur me zotin Pikoli, në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit.

Në fund të bisedës, ambasadori ynë të theksojë, qëndrimin e qeverisë sonë, për zhvillimin e marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit me Italinë.

Tiranë më 1 dhjetor 1989

Relacioni i ambasadorit Dashnor Dervishi për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me telegramin e urimit të Papa Gjon Pali të Dytë, me rastin e Vitit të Ri

AMBASADËS SË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË NË ROMË

                                      Romë më 12 janar 1990

Lënda: Mesazhi i Vitit të Ri nga Papa Pauli II 

MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

(Drejtorisë së Parë)

                                                   TIRANË

Bashkëngjitur ju dërgojmë, sipas porosisë tuaj për materiale të tilla, mesazhin e Vitit të Ri nga Papa Pauli II, që i dërgon përfaqësuesi i përhershëm i Vatikanit, në FAO përfaqësuesit tonë të përhershëm në këtë organizatë.

                                         AMBASADORI

                                      (Dashnor Dervishi)

Raport-informacioni i diplomatit Vladimir Pulaj pranë Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me kërkesat e Vatikanit për të hyrë në kontakte me Tiranën zyrtare

I n f o r m a c i o n

Kohët e fundit, vihet re një aktivizim i madh i diplomacisë së Vatikanit, karshi vendit tonë. Nunca të tij, në vende të ndryshme por edhe miq e të njohur, u kanë folur diplomatëve tanë jashtë, për kënaqësinë e shprehur nga Selia e Shenjtë, lidhur me lejimin e ushtrimit të besimit fetar, në vendin tonë si dhe dëshirën për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë.

Në kushtet kur vendi ynë ka marrë vendime të rëndësishme, në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe besimit fetar, ka filluar tanimë të ushtrohet. Por njëkohësisht, dhe në kuadrin e përpjekjeve që po bëhen nga ana jonë, për tu pranuar me të drejta të plota në KSBE, dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike me TPE, vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë, do të ketë një efekt shumë pozitiv, në komunitetin ndërkombëtar dhe qeveritë e shumë vendeve, duke pasur parasysh influencën e Vatikanit mbi to.

Një hap i tillë, do të shërbente dhe për të treguar se vendi ynë është angazhuar thellësisht në procesin e demokratizimit të vendit dhe se kështu, i heqim nga dora një armë shumë të fortë disa qarqeve të huaja, që po e përdorim kundër vendit tonë.

Për sa më sipër, mendojmë që ambasadorët tanë në Athinë e Algjer, të kontaktojnë këto ditë nuncat e Vatikanit dhe në bisedë e sipër, t’ju lëmë të kuptojnë se do të mirëprisnim kërkesën nga ana e tyre, për të vendosur marrëdhënie diplomatike me vendin tonë.

Tiranë më 22 janar 1990

                                      Vladimir Pulaj

Relacioni i Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, për letrën e dërguar nga shoqëruesja e Nënë Terezës, Zhanet Petrie

KOMITETIT                                  Tiranë, me 20.3.1990

I n f o r m a c i o n

Xhanete Petrie, me anë të një kartë burimi, pasi falenderon për tërë kujdesin që u tregua gjatë vizitës së Nënë Terezës në vendin tonë, bën të ditur se Nënë Tereza, gëzon shëndet të plotë e ka filluar rregullisht nga puna. Interesohet të dijë se ç’bëhet me motrat në Shqipëri dhe nëpërmjet letrës, Petrie, njofton se Nënë Tereza, është e interesuar që të vijë përsëri në Shqipëri.

                                   Kryetari

                                 Jorgo Melica

Korespondenca me telegrame sekrete e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë me ambasadat shqiptare në Beograd, Pragë dhe Romë, lidhur me kërkesat e Vatikanit për të hyrë në kontakte e marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë

DËSHIFRIM

                                                                                        TEPËR SEKRET 

Nr. 12064

Nga: Praga

Datë: 20.4.1990

MINISTRISË SË JASHTME

MPJ na ka ftuar edhe ne me tërë përfaqësuesit diplomatikë të Pragës, me rastin e vizitës së Papës. Mendojmë të mos shkojmë.

Idrizi

                                                                                     SHIFRIM

                                                                                 TEPËR SEKRET

Datë: 21.4.1990

Adresa: Pragë

Dakord, që të mos shkoni në pritjen e Papës. Po t’u pyesin për këtë problem, i thoni që nuk kemi gjë kundër tyre, por nisemi nga rrethanat, që vendi ynë nuk ka marrëdhënie me Vatikanin.

                                                                                 DËSHIFRIM

                                                                              TEPËR SEKRET

Nr. 15748

Nga: Beogradi

Datë: 25.5.1990

MINISTRISË SË JASHTME

Në një pritje tek këshilltari francez, më takoi zëvendës titullari i ambasadës së Vatikanit. Isha me Leonidhën. Tha se i kishin bërë përshtypje, zërat që përhapen në Beograd, se gjoja shqiptarët myslimanë, shkojnë në Itali tek arbëreshët dhe atje konvertohen në katolikë dhe si të tillë, rikthehen në Kosovë.

(vijon)

                                                                             DËSHIFRIM

                                                                            TEPËR SEKRET

Nr. 15749

Nga: Beogradi 

Data: E dyta

Pyeti a është e vërtetë një gjë e tillë. I thanë se ne e dimë propagandën serbe, që i cilëson shqiptarët fondamentalistë, apo që flet për keqtrajtimin e popullsisë, së krishterë nga ajo myslimane, por për rastin konkret nuk e besojmë.

(vijon)

                                                                              DËSHIFRIM

                                                                           TEPËR SEKRET

Nr. 15750

Nga: Beogradi

Data: mbaroi

sepse në plan të parë ka dalë çështja kombëtare dhe këtu, jemi të gjithë të bashkuar ortodoksë, katolikë, myslimanë, ateistë. Ai tha se do të interesohej para priftërinjve arbëreshë, për të marrë ndonjë informatë.

Kujtimi

                                                                              DËSHIFRIM

                                                                           TEPËR SEKRET

Nr. 17802

Nga: Roma

Data: 19.6.1990

                                      MINISTRISË SË JASHTME

Profesori i historisë në Universitetin e Romës, Andrea Rikardi, i tha Miroshit, se kohët e fundit në Vatikan kanë filluar të mendojnë ndryshe për Shqipërinë. Sipas një bisede që ai ka pasur me monsinjor Fortinon, arbëresh që njihet si “eminenca gri” në Vatikan, ka mësuar se atje është arritur në konkluzionin se

(vijon)

                                                                            DËSHIFRIM

                                                                          TEPËR SEKRET

Nr. 17803

Nga: Roma

Data: e dyta

se nuk duhet përsëritur ai gabim historik, që u bë me Skënderbeun, që u la pa përkrahje. Frika që futi Vatikani për urrejtjen e pushtetit të Skënderbeut në Adriatik, bëri që të sigurohej një ndikim i dobët i Perandorisë Osmane, në vend të një mbretërie.

(vijon)

DESHIFRIM

                                                                           TEPER SEKRET

     Nr.17804           Nga: Roma

     Nr.941            Data: e treat

Fuqishme shqiptare pruri atëherë zgjerimin e pushtetit musliman e ortodoks në Adriatik e Ballkan, gjë që bëri që katolicizmi të mbetej në minoran dhe i pafuqishëm. Gjithashtu është konsideruar i ashpër, qëndrimi që u mbajt në vitet ’60, i cili lejojë një ndarje të madhe nga (vijon)

                                                                                      DESHIFRIM

                                                                                    TEPER SEKRET

Nr.17805                           Nga: Roma

Nr.942                             Data: e katërta

Ajo që do të krijonte ateizmi shqiptar. Prandaj sipas Fortinos, ndaj Shqipërisë, veçanërisht pengesave që ajo ndërmerr në drejtim të të drejtave të njeriut, nga Vatikani do të tregohet maturi, inkurajim ndaj veprimeve të Perëndimit me Shqipërinë. 2) Aktualisht Vatikani sheh rrezik të (vërtetë)

                                                                                        DESHIFRIM

                                                                                     TEPER SEKRET

Nr. 17806                            Nga: Roma

Nr. 943                              Data e pesta

Interesave të tij aktivitetin e kishës ortodokse, në Ballkan si rezultat i zgjerimit të nacionalizmit në Serbi dhe në Greqi pas fitores së “Demokracia e Re”. Vatikani është i ndjeshëm gjithashtu edhe ndaj zhvillimeve që ka midis fundamentalistëve muslimane (vijon)

Letra e shoqërueses së Nënë Terezës, regjisores Zhanet Petrie, dërguar Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica

    Z, Jorgo Melica

Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme.

  I dashur Zoti Melica

Duke ju uruar shkurtimisht gëzuar Vitin e Ri dhe duke duke ju shprehur mirënjohjen ndaj jush, për gjithçka bëtë në vizitën tonë në Shqipëri. Në çdo vizitë që unë bëj, shoqërohet me rritjen e respektit dhe konsideratës për popullin shqiptar.

Nënë Tereza po përmirësohet dhe mjekët janë të kënaqur me gjendjen e saj shëndetësore, të cilën e konsiderojnë mjaft të mirë. Nëna, ka rifilluar aktivitetin e saj dhe së shpejti, do të jetë në gjendje që të ndërmarri udhëtimet.

Ajo është shumë e interesuar që të rikthehet në Shqipëri, së bashku me motrat e saj. Dhe njëherë, shumë faleminderit për kujdesin tuaj dhe takohemi në një të ardhme të afërt.

Përshëndetjet më të mira

Jeanette Petrie Janar, Janar 31, 1990 – Romë

Korespondenca me telegrame sekrete e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë me ambasadën shqiptare në Kajro, lidhur me jehonën e vizitës së Nënë Terezës në Shqipëri dhe vendosjen e dy statujave te varri i nënës dhe motrës së saj në Sharrë

DËSHIFRIM

                                                                             TEPËR SEKRET

Nr. 31090

Nga: Kajro

Data: 7.12.1990

                                          MINISTRISË SË JASHTME

Në pritjen e Tajlandës më takoi nunci apostolik Antonis Magnoni, ku më shprehu kënaqësinë për vizitën e Nënë Terezës dhe takimet e marra.

(vijon)

                                                                          DËSHIFRIM

                                                                        TEPËR SEKRET

Nr. 31091

Nga: Kajro

Data: mbaroi

Ai më tha se bëni shumë mirë që prisni nivele të tilla, pasi Nënë Tereza, është një nga figurat më të rëndësishme në botë. E mbi të gjitha, theksoi ai, që Nënë Tereza realizoi ëndrrën e saj, të takimit në tokën amtare përpos faktit që fjala e saj ka peshë.

Alkyzi

Proçes – verbal

Mbi marrjen në dorëzim të dy statujave të vogla, të cilat janë për t’i vendosur, në dy varret e njerëzve, familjes së Nënë Terezës. Ato, duhen ruajtur dhe do të vendosen sa herë që do të bëhen vizita në këto dy varre.

Tiranë më 2 maj 1990

Dorëzuesi 

(Maksim Dinga)

Përfaqësuesi i Komitetit për Marrëdhëniet Kulturore me Botën e Jashtme

Marrësi

(Xhafer Vila)

Përgjegjësi i varrezave të Sharrës. /Memorie.al

Fshatrat që ju paguajnë 28 mijë euro për të jetuar atje

Rajoni i Kalabrisë në Itali planifikon të ofrojë deri në 28 mijë euro, për maksimumi 3 vjet, për njerëzit që dëshirojnë të zhvendosen në fshatrat e saj, me shpresën për të rigjallëruar jetën dhe për të shtuar popullsinë.

Për të përfituar këtë fond, banorët e rinj duhet të angazhohen për të nisur një biznes të vogël, ose duke pranuar oferta pune nga banorët vendas. Aplikantët duhet të jenë maksimumi deri në 40 vjeç dhe të gatshëm të zhvendosen në Kalabri brenda 90 ditëve nga konfirmimi i aplikimit të tyre.

Gianluca Gallo, një këshilltar rajonal, thotë për CNN se të ardhurat mujore mund të jenë në kufijtë e 800 deri në 1 mijë euro, për dy deri në tre vjet. Alternativa tjetër, mund të jetë një financim i vetëm për të mbështetur fillimin e një aktiviteti të ri tregtar, qoftë restorant, bar, fermë rurale ose dyqan.

“Ne duam që ky të jetë një eksperiment i përfshirjes sociale. Të tërheqim njerëz të jetojnë në rajon, të shijojnë mjediset, të shfrytëzojnë vende të papërdorura të qytetit. Turizmi i pasigurtë dhe shtëpitë me një euro nuk janë mënyrat më të mira për të rimodeluar jugun e Italisë”, -thotë Gianpietro Coppola, kryetari i bashkisë së Altomonte.

CNN shkruan se në fillim italianët mund të ndihen disi të humbur në Kalabri, pasi vendasit janë një komuniteti shqiptar i larguar në vitet 1400 dhe që flasin gjuhën arbëreshe.

Procesi i aplikimit pritet të nisë në internet në javët e ardhshme, ndërsa autoritetet kanë caktuar më shumë se 700,000 € për projektin.

Rajoni i Molise dhe qyteti Candela, në Puglia, kanë miratuar skema të ngjashme në vitet e kaluara. Një shtëpi për më pak se një filxhan kafeje, është “oferta” që është bërë nga fshatra e qyteza të ndryshme italiane gjatë viteve të fundit, por shpesh është parë si një problem fakti që autoritetet lokale kërkojnë depozita bankare apo kushte të tjera shtesë. / Express / KultPlus.com

‘The Van’ i Erenik Beqirit fiton çmimin ‘Rai Cinema Channel’ në Cinelido

Regjisori shqiptar Erenik Beqiri me dramën ‘The Van’ ka fituar çmimin ‘Rai Cinema Channel’ në Cinelido (Festival i Filmit në Itali), përcjellë KultPlus.

‘’Një skenë e papërpunuar dhe e drejtpërdrejtë, një shfaqje reale dhe bindëse nga interpretimi i shkëlqyeshëm i protagonistit që kërkon të fitojë një të ardhme tjetër, larg dhunës dhe varfërisë me një kosto. Një dramë njerëzore që godet shikuesin dhe e shtyn atë të vërë në dyshim vlerën e paçmuar të së ardhmes’’, thuhet në njoftimin e bërë nga kompania e prodhimit ‘Rai Cinema’.

Filmi i metrazhit të shkurtër “The Van” me regji të Erenik Beqirit dhe me kooproduksion mes Shqipërisë dhe Francës, ka qenë edhe në shumë festivale prestigjioze të filmit, ku ka marrë edhe çmime të shumta.

Me role kryesore në këtë film janë aktorët: Phenix Brossard, Arben Bajraktaraj dhe Afrim Mucaj. / KultPlus.com

Mbështetja ndërkombëtare për parkun kombëtar ‘Vjosa’ arrin edhe në Itali

Kërkesa që lumi “Vjosa” të shndërrohet në park kombëtar ka tash e sa kohë që i bëhet Qeverisë së Shqipërisë, duke përfshirë kështu mbështetjen e yjeve me famë botërore, me ç’rast së fundmi edhe një tjetër slogan është shpalosur në sheshin Duomo në Milano, Itali, përcjellë KultPlus.

Marka e veshjes ‘’Patagonia Milano’’ së bashku me aktivistë të tjerë kanë mbështetur sloganin #VjosaNationalParkNow.

@Paolo Aralla

Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Andaj, kërkesa vazhdon ndaj Qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit ‘të egër’ në Evropë.

@Paolo Aralla

Lumi Vjosa në Shqipëri është lumi i fundit i egër në Evropë jashtë Rusisë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin lirshëm nga malet në Greqi deri në bregdetin Adriatik në Shqipëri. Kjo zonë e shkretëtirës përbëhet nga një mozaik i madh i llojeve të ndryshme të habitateve nga grykat e ngushta në pjesën e sipërme deri në pjesët e gjera të lumenjve të endur në pjesën e mesme deri në deltën gati-natyrore në Detin Adriatik. Vetëm shtrirja e mesme përbëhet nga të paktën 8 lloje habitatesh që kanë rëndësinë më të lartë të ruajtjes në nivelin e BE-së.

Njohuritë shkencore rreth biodiversitetit dhe proceseve fizike të Vjosës janë të kufizuara. Është një nga lumenjtë më pak të eksploruar në Evropë. Por disa studime ekzistuese nënvizojnë rëndësinë e luginës së lumit si pika e nxehtë e biodiversitetit në Shqipëri që ofron habitate ujore ideale për specie të shumta. Lumi është mikpritës i mbi 1,100 specieve, përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe 2 specie bimore, dhe të paktën 50 kafshë dhe 24 specie bimore janë të përfshira në Listat e Kuqe të Shqipërisë.

@Paolo Aralla

Pellgu ujëmbledhës përreth u siguron fshatrave tokë pjellore për aktivitete bujqësore të tilla si prodhimi i bimëve dhe blegtoria. Bollëku dhe shumëllojshmëria e peshqve është jetike për mirëqenien e peshkatarëve vendas kryesisht në pjesën e poshtme të Vjosës. Ekoturizmi në Vjosa dhe degët e saj është gjithnjë në rritje, veçanërisht në vitet e fundit në të cilat entuziastët kanë filluar të shijojnë aktivitete të tilla si rafting, Janji, kayaking, not, etj. / KultPlus.com

@Paolo Aralla

Ilire Vinca pjesë e shfaqjes teatrale ‘La Riparazione’ në Itali

Aktorja e njohur kosovare, Ilire Vinca do të jetë pjesë e shfaqjes ‘La Riparazione’ të regjisorit Cesar Brie. në teatrin italian ”Koreja”, në qytetin e Puglias, shkruan KultPlus.

Lajmin për KultPlus e bëri të ditur vetë aktorja, e cila theksoi se të qenurit pjesë e kësaj shfaqjeje për të është një kënaqësi e rrallë.

”Jam e lumtur që jam pjesë e shfaqjes ”’La Riparazione”. Procesi i punës ka qenë një kënaqësi e rrallë. Duke u bazuar në rrëfimet tona, Cesar ka marrë disa fragmente të cilat mjeshtërrisht i ka rishkruar me një përkujdesje e shije të hollë artistike, duke na dhënë një detyre të mrekullueshme e të vështirë në të njëjtën kohë. Nga intima në publike është rruga të cilën e ka shtruar, në të cilën ecim me shpresë, që unë, do të bëhem ti, e më pas, ne. Në humbje, dashuri, luftë e paqe, ekziston njeriu me kuroren e ndjenjave që gdhenin fjalën, gjestin e zërin”, ka theksuar tutje Vinca për KultPlus.

Ndërkaq, shfaqja është bashkëprodhim i Italisë me Shqipërinë, Teatri Metropol, Mali i Zi si dhe me aktorin Bashkim Alaj ddhe Molize. Kurse, premiera pritet të shfaqet nesër para publikut italian. / KultPlus.com

“Darka mistike” e shekullit XVIII

Vepra që i atribuohet Eftimi dhe Terpo Zografit, titulluar “Darka mistike” ose “Darka e fundit”, daton në fundin e shekullit XVIII.

Ikona është marrë nga ikonostasi i kishës “Lindja e Shën Mërisë” në fshatin Vokopolë të Beratit.

Në përshkrimin nga Qendra Muzeore Berat, thuhet se është një ndër ikonat e programit ikonografik të “Festave të mëdha” në liturgjinë kristiane.

“Teknika e përdorur është temperë mbi pano druri. Ikona shquhet për kompozimin e veçantë. Krishti në qendër, rrethohet nga 12 apostujt, të kompozuar në formë rrethi. Në të majtë të Jezuit dhe në plan të parë, Joani dhe Juda, pa aureolën e shenjtorëve, thyejnë simetrinë e kompozimit në formë rrethi. Tavolina është e rrumbullakët, tipike e stilit oriental. Edhe orenditë që plotësojnë skenën, janë po ashtu objekte të kulturës orientale. Ibriku, për shembull, ka pasur përdorim të gjerë në territorin ballkanas përgjatë dominimit otoman. Ky stil harmonizohet bukur, me subjektin e krishterë të “Darkës së fundit”. E gjithë skena përfshihet brenda arkitekturës trenefëshe të kishës. Emërtimi i ikonës është në greqisht” – bëhet me dije në materialin detajues.

Kjo vepër është ekspozuar në Munih të Gjermanisë, më 2001, si dhe në Ankona dhe Vicenza, Itali, më 2002. / Konica.al / KultPlus.com

Njeriu që bleu shtëpinë e lirë në Itali: Është Arcadia ime personale, Nirvana ime, vend terapeutik

Shtëpitë e lira në Itali po vazhdojnë të joshin qindra blerës të interesuar, pavarësisht situatës pandemike ku së fundmi Roy Patrick, një fanatik i makinave dhe motoçikletave 67-vjeçare britanike, ka blerë një shtëpi në fshatin malor verior të Carrega Ligure për rreth 16,500 dollarë, të cilën ai e konsideron si një aventurë me fatkeqësi por edhe një gëzim, shkruan CNN, transmeton KultPlus.

Pas një lundrimi mesdhetar në portin e Genova, Patrcik nga Oksfordi, takoi njerëz që i treguan për mrekullitë e fshatit që ishte i vendosur në kufirin e rajoneve të Piemonte dhe Ligure të Italisë, dhe kështu ai vendosi të vizitojë dhe të hedhë një vështrim dhe u magjeps nga ky vend duke rënë në dashuri me një ndërtesë e cila u krijua në vitin 1930 dhe në fund vendosi që ta blejë atë në vitin 2017.

“Shtëpitë e tjera ishin të këndshme, por nuk kishin asgjë të veçantë, ato mund të kishin qenë në ndonjë fshat të vogël italian të zhytur në rrugica. Por kjo ishte e veçantë, pamja është unike: mënyra se si dielli perëndon mbi male kur perëndon, ju do të thoni ‘wow’”, thotë Patrick.

“Është Arcadia ime personale, Nirvana ime, vend terapeutik ”, thekson ai.

Prona, e cila u shkarkua nga bashkia lokale e qytetit si pjesë e një iniciative për të rritur popullsinë e komuniteteve në rënie është e vendosur në lagjen e qetë të Connio, ku jetojnë vetëm 12 njerëz.

“Kryesorja e listës është mirëdashja e njerëzve vendas, e ndjekur nga pamjet mahnitëse që marr ndërsa vështroj nga dritaret duke parë përtej luginës. E imja është panorama më e mirë në fshat. Gjithashtu, unë jam jashtëzakonisht me fat që kam, disa metra larg, një burim i cili ushqehet nga uji gjallërues i ftohtë që zbret nga majat e maleve”, shpalos Patrick.

Por, takimi i tij fillestar me shtëpinë e tij të re ishte më pak se premtues. Ai ka kujtuar kur kryetari i bashkisë iu desh të ngjitej një shkallë për të hyrë në një dritare në mënyrë që të hapte ndërtesën për arsye se ishte e mbyllur për dekada dhe dera ishte bllokuar, me çelësat që askund nuk gjendeshin.

Po ashtu, një katastrofë strukturore e mëvonshme u kthye në një histori pozitive, kur në prag të Krishtlindjes, një oxhak i paqëndrueshëm u shemb për shkak të borës së madhe dhe një nga fqinjët e Patrikut doli vullnetarisht të ngjitej në çatinë e tij për ta bërë atë të sigurt.

Njerëzit po mirëpresin, tregon Patrick, ata duan të ndihmojnë të sapoardhurit dhe nuk duan asgjë në këmbim. Më së shumti, një gotë verë të kuqe kokërr për të gllënjkë së bashku. Miqësia me ta në fshat duket se ka pasuar edhe në darka italiane.

Në ndërkohë, gjatë rinovimeve minimale të nevojshme për ta bërë ndërtesën e vjetër të banueshme, është zbuluar një thesar zbulimesh historike.

Në papafingo, pronari zbuloi relike nga jeta e dikurshme e ndërtesës: grumbuj me pluhur të librave të vjetër, bojëra, shishe qelqi, regjistra nxënësish dhe sende të tjera të çuditshme që kalonin ditët e kaluara kur 20 nxënës mësoheshin në atë që tani është dhoma e jetesës së Patrick.

Në pragun e derës ka një mozaik me numra romakë që tregojnë vitin e shkollës, ndërsa pronari ka vendosur të mbajë dyshemetë origjinale të pllakave dhe muret e mbuluara me dru.

Në këtë vend konsiderohet se nuk ka absolutisht asgjë, vetëm pamje të shkëlqyera, heshtje të plotë, ajër të pastër, ahengje me muzikë me zë të lartë që vazhdon deri në mëngjes, cicërima zogjsh dhe një mjedis të pacenuar. Pa bare, supermarkete, dyqane apo restorante, por që një automjet është thelbësor për të lëvizur.

Kurse, rivendosja e kësaj shtëpie ishte mjaft e ndërlikuar, thotë pronari.

“Instalimet elektrike ishin tipike për një fshat të vogël të vjetër Italian, të hollë të frikshme dhe jo të përshtatshme për pajisje moderne të teknologjisë. Mund të ndezja vetëm dritat, asgjë tjetër, madje as mikrovalën. Kishte pak kilovat energji dhe vazhdonte të binte”, thotë ai.

Shtëpia kishte disa pajisje kur Patrick e bleu atë, por ai disponoi me aneks kuzhine “të tmerrshme” që ishte përdorur nga familja që jetonte atje pasi u mbyll shkolla. Për mobilje, ai vizitoi tregjet lokale të pleshtave, duke mbajtur kujdes për sendet e pazakonta.

“Dekori i brendshëm është eklektik, ka pak moderne dhe retro: një tryezë tipike mermeri italiane, mobilje të vjetra prej druri kuzhine, piktura bukolike, koka e një derri të egër të mumifikuar, një karrige e rehatshme divani. E kuqja është ngjyra mbizotëruese. Ka një sobë e kuqe, një mikrovalë e kuqe, kazan i kuq, karrige të kuqe. Unë kam një batanije të bukur dhe elektrike për të më ngrohur që është luksi im “.

Sipas tij, kur diçka nuk rregullohet, Patrick kalon kohën duke gatuar dhe duke dëgjuar muzikë dhe kur vendasit dëgjojnë meloditë që luajnë nga dritarja e tij, ata e dinë që ai është kthyer në qytet dhe është koha e festës.

Edhe pse rinovimi nuk i ka kushtuar atij një pasuri duke pasur parasysh se prona ishte larg shkatërrimit, nuk ka qenë e gjitha lundrim i thjeshtë. Ai thotë se i duhej të sillte skela për të rregulluar dhe pikturuar pjesën e jashtme, të cilën ai e kujton si “një detyrë të rrezikshme”, e pastaj duhej të vendoste një dush të ri në banjë pasi kishte vetëm një tualet.

Një tjetër kapje ishte se ai luftoi për të siguruar shtëpinë duke qenë se ajo ndodhet, si shumë pjesë të bukura të Italisë, në një zonë të prirur për tërmete. Këshilla më e mirë e tij që dëshiron të ndajë me njerëzit që mendojnë të blejnë një shtëpi në Carrega, është të mendojnë me kujdes paraprakisht.

“Përveç një shpërndarje javore të djathit me njerëz që trokasin në dyer, nuk ka absolutisht asgjë në fshat.”

Dispozitat duhet të blihen nga fshati aty pranë Cabella, i cili edhe pse më pak se 10 milje larg, kërkon më shumë se 30 minuta për të arritur përgjatë një rruge të mbushur me kthesa. / KultPlus.com

Ekspozitë fotografike për 30-vjetorin e eksodit shqiptar në Itali

Ekspozita fotografike dokumentare “IntegrAzione: 30 vitet e eksodit të madh shqiptar në Itali” do të hapet në Leçe më 26 qershor.

Prezantohet nga Integra Onlus nën kurimin e fotoreporterit Vittorio Arcieri. Të pranishëm në këtë event të shtunën në bibliotekën Bernardini del Convitto Palmieri dot ë jetë i pranishëm edhe kryetarja i Këshillit Rajonal Loredana Capone, konsullja shqiptare Genta Mbruimi.

Me këtë ekspozitë fotografike Integra Onlus Aps, e impenjuar prej vitesh në promovimin e dialogut ndërkulturor dhe në projekte të mikpritjes dhe integrimit real për emigrantët, kujto kështu përvjetorin historik të eksodit të shqiptrëve në brigjet pulieze, duke kujtuar dhimbjen dhe shpresën e një populli të shtypur ga regjimi që e shihte Italinë si një tokë e premtuar, si dhe bujaria e jashtëzakonshme e qytetarëve të Puglias që bënë çmos për të përballuar këtë emergjencë.

Ekspozita, e cila pati suksesin e parë në mars të 2011, me rastin e 20-vjetorit të eksodit si një dhuratë e vëllazërisë mes dy popujve vjen e rinovuar me rastin e 30-vjetorit.

Pas Leçes, ekspozita do të ndalet në Bari nga 20 korriku deri më 10 gusht, për të ardhur në Tiranë 3-15 shtator e më pas në Vlorë 16-30 shtator, si dhe më pas në Romë dhe Milano.

Kjo ekspozitë përmes punës së palodhshme të kreut të Integra Onlus Klodiana Cuka, synon të tërheqë vëmendjen për atë eksod që ka shënuar historinë tonë politike dhe shoqërore dhe ka përcaktuar historinë e politikave të migrimit në Itali, për të kërkuar më pas një analizë e thellë e problemeve të lidhura me fenomenet migratore të sotme dhe për të kërkuar një reflektim mbi nevojën e shtjellimit, strategji të reja evropiane dhe kombëtare për një integrim efektiv të emigrantëve dhe për të shmangur tragjeditë e mëdha që vazhdojnë të ndodhin në detet tona. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Itali: Kërkohet dëmshpërblim prej 10 mijë eurove për personat që kanë marrë vaksinën e AstraZenecas

Italia ka vendosur të mos lejoj vaksinimin e personave nën moshën 60 vjeç me vaksinën Anti-Covid AstraZeneca.

Ky vendim u mor pas dy rasteve fatale të një 54 vjeçari e një vajze 18 vjeç të cilët pas marrjes së kësaj vaksine humbën jetën për shkak të trombozës.

Problemi aktual mbetet se janë një numër i madh i personave nën moshën 60 vjeç, që kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca e janë në pritje të dozës së dytë, e vendimi i marrë nga Ministria Italiane e Shëndetësisë ka krijuar konfuzion e preokupim tek qytetarët

Agjencia Italiane e Barnave pak orë më parë ka marrë vendimin se personat e vaksinuar me dozën e parë të Astrazenecas e nën moshën 60 vjeçe, dozën e dytë do ta kenë me vaksinën Pfizer ose Moderna e në një afat kohor nga 8 në 12 javë nga marrja me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Mbi këtë vendim të Komitetit tekniko shkencor pranë Qeverisë Draghi e të Ministrisë së Shëndetësisë ka reaguar Shoqata Kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.

Në një notë publike e përmes avokatëve të saj, kjo shoqatë ka informuar për një aksion kolektiv dëmshpërblimi për të gjithë ata qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Ata kërkojnë 10 mijë euro dëmshpërblim për secilin prej tyre për shkak të kaosit e panikut që ka shkaktuar ky vendim.

Sipas kësaj Agjencie. të vaksinuarit me dozën e parë jetojnë me frikën e efekteve që ajo mund t’ju shkaktoj e dëmi i dytë është se janë të detyruar të vaksinohen me një vaksinë ndryshe nga doza e parë Anti-Covid, raporton oranews.

Marco Romadori, presidenti i Codacons, thotë se “ky aksion kolektiv, nuk është një fushatë no-vax, përkundrazi. Qytetarët kanë të drejtë të kenë qartësi e siguri në vaksinat që kryejnë. Ka një paqartësi totale.”

Në Itali ekziston një ligj i cili mbron të gjithë ata persona që pësojnë efekte kolaterale të përhershme pas vaksinimit. / KultPlus.com

Rikthehet edicioni i tretë i Festivalit të Filmit Shqiptar në Itali

Edicioni i tretë i “Festivalit të filmit shqiptar” në Romë do të nisë më datë 1 korrik deri më 4 korrik 2021.

Filmi i parë që do të shfaqet do të jetë “Il Cavaliere di Kruja” i Carlo Campogalliano.

Filmi tregon historinë e Stefano Andriani, një gazetar italian i dërguar në Shqipëri në fund të viteve ‘30, i cili është përfshirë në një grindje midis qeverisë shqiptare dhe një familje të fuqishme nga Kruja.

Filmi, i xhiruar menjëherë pas aneksimit të Shqipërisë nga Italia, është një dekalog i propagandës kolonialiste. Shqiptarët janë “pikturuar” me një seri stereotipesh negative dhe pozitive, disa prej të cilave vazhdojnë edhe sot.

Pas luftës së 1920 në Vlorë, ​​e cila detyroi italianët të braktisnin planin e aneksimit dhe kolonizimit të Shqipërisë së Jugut të filluar në fund të vitit 1914, midis qeverive të Romës mbizotëroi ideja që për të marrë përfitime politike dhe ekonomike nga vendi fqinj nuk duhet të përdorë forcën, por depërtimin “paqësor”. Italia fashiste e bëri këtë tezë të vetën dhe në periudhën e mesluftës vazhdoi politikën kolonialiste të qeverive të mëparshme, duke arritur të merrte koncesione të mëdha për shfrytëzimin e burimeve lokale dhe, duke filluar nga vitet 1930, të vendoste kolonët.

Shqipëria i ishte nënshtruar gjithnjë e më shumë ndikimit politik dhe kulturor të Italisë, madje edhe para se të aneksohej në Prill 1939. Filmi, i xhiruar menjëherë pas aneksimit, është një dekalog i propagandës koloniale. Shqiptarët janë pikturuar me një numër stereotipesh negative dhe pozitive, disa prej të cilave vazhdojnë edhe sot. Në analogji me fjalimet e fundit, shqiptarët karakterizohen si njerëz të magjepsur nga kultura italiane. Shqipëria duket kryesisht e populluar nga njerëz krenarë dhe të ndershëm, por tepër e kufizuar nga traditat e tyre që e bëjnë vendin primitiv, megjithëse piktoresk dhe me vlera morale.

Racizimi i personazheve ndjek logjikën e modelit politik kolonial. Disa shqiptarë flasin me theksin që zakonisht u atribuohet “zezakëve” për të theksuar shkallën e prapambetjes gjenetike që karakterizonte vendin. Të tjerët, si anëtarët e aristokracisë lokale, besnikë ndaj Italisë, flasin me një theks “korrekt”. Italia qëndron si agjenti që i shpëton shqiptarët nga qeveria e tyre dhe nga kultura e tyre, e cila dënon burrat me dhunë dhe gratë me ndarje. /dsh/ KultPlus.com

“Muzeu i Kulturës Arbëreshe” vlerësohet me çmim nga Ministria e Kulturës në Itali

Komuna e San Paolo Albanese, në provincën e Potenza, ka marrë një vlerësim të rëndësishëm nga Ministria e Kulturës në Itali për projektin “Muzeu i Kulturës Arbëreshe”.

Në edicionin e VII të “Premio Nazionale del Paesaggio del Consiglio d’Europa” (Çmimi Kombëtar të peizazhit të Këshillit të Evropës), mbajtur marsin e kaluar, projekti i komunës së San Paolo Albanese, la gjurmët e tij për sa i përket shtjellimit dhe përmbajtjes midis 96 projekteve të paraqitura nga e gjithë Italia.

Komisioni ministror, ​​i cili vlerësoi projektin u shpreh se përpjekjet për të ruajtur identitetin duhen vlerësuar: “Përpjekjet për të ruajtur identitetin dhe ndjenjën e përkatësisë pasqyrohen në menaxhimin e territorit dhe hapësirave publike, duke e bërë ekomuzumin një pajisje me vlerë të lartë socio-kulturore dhe një referencë që të tregoi jetën e përditshme të qytetarëve ”.

Certifikata, e nënshkruar nga Ministri Dario Franceschini, iu dorëzua Komunës së San Paolo Albanese ditët e fundit, pasi nuk ishte e mundur të organizohej dorëzimi i çmimit si pjesë e ceremonisë së zakonshme të dhënies në ambientet e Ministrisë për shkak të pandemisë dhe protokolleve ende në fuqi.

Një çmim që sjell kënaqësi, por edhe shumë përgjegjësi, një angazhim për të vazhduar dhe për tú përmirësuar: “Kënaqësia është e lartë pasi është rezultat i një përkushtimi të madh ndër vite – nënvizon Mose ‘Antonio Troiano, kryetari i San Poalo Albanese – jo vetëm nga ana ime, sidomos nga administratorët që më paraprinë nga vitet e themelimit të Muzeut të Kulturës Arbëreshe e deri më sot”. Shumë aktivitete socio-kulturore të kryera në dekadat e kaluara kanë kontribuar në marrjen e këtij rezultati të shkëlqyeshëm. “Sigurisht që angazhimi nuk përfundon, tradita do të vazhdojë të ruajë këtë veçori, jo vetëm sepse është pjesë e kulturës dhe traditave tona, por sepse duhet të jetë një vlerë etnodemoantropologjike për brezat e ardhshëm”.

Muzeu u krijua, në përputhje me Statutin e Komunës për mbështetjen e kulturës: Këshilli Bashkiak i San Paolo Albanese me rezolutën nr. 84 të datës 13.04.1984 vuri në funksion ripërdorimin e ndërtesave të vjetra të pabanuara në qendrën historike të qytetit, në të cilën janë vendosur mikro-mjedise me mbetjet materiale të kulturës lokale; mjetet, materialet, produktet dhe mënyrat e transformimit të objekteve ndër vit. Një muze që dokumenton kulturën e një populli i cili u strehua në këto vende në fillim të shekullit XVI, pas pushtimit osman në Shqipëri dhe Greqi. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com