‘Me një buzëqeshje në fytyrën time vetëm duke menduar për ty’

Poezi nga Jim Morrison
Duke shikuar dallgët rrokullisur në oqeanin blu
Me një buzëqeshje në fytyrën time vetëm duke menduar për ty
Kujtimet e ëmbla, momentet e ëmbla që kemi ndarë
Më përkëdhelin si fllad i butë që mbush ajrin
Ndjenja e dashurisë që kam kur mbaj dorën tënde
Natë vere kur ecë në rërë
Valët që derdhen mbi shkëmbinjtë përgjatë vijës bregdetare
Më sjell lot në sytë e mi duke e ditur që je imja
Ndarja e një dashurie si e jona, zemra ime e lumtur psherëtin
Duke shikuar retë vjollcë që lundrojnë shkujdesshëm./ KultPlus.com

Portreti i rrallë i Princeshës Diana shitet 10 herë më shumë se çmimi i pritur

Një portret i rrallë i Princeshës Diana u shit për 201,600 dollarë – 10 herë më shumë se çmimi i pritur, njoftoi të premten Sotheby’s.

Piktura në vaj, e cila është një studim i kokës, nga artisti i ndjerë amerikan Nelson Shanks është bërë në vitin 1994, tre vjet para vdekjes së saj.

“Diana, Princesha e Uellsit” pritej të shitej deri në 20,000 dollarë, sipas shtëpisë së ankandit, transmeton rtv21.

Diana shfaqet me një fustan ngjyrë jeshile nga stilistja Catherine Walker. Ajo ka një palë vathë dhe sytë i shikojnë poshtë.

Diana u ul për më shumë se 35 orë për një portret të plotë të porositur, i cili fillimisht u var në Pallatin Kensington dhe tani banon në shtëpinë e saj stërgjyshore në Althorp në Northamptonshire, tha shtëpia e ankandit.

Shanks pikturoi një version të dytë të plotë të portretit të Dianës nga kujtesa në 2010./ KultPlus.com

‘Kur pata nji lule t’bukur’ (VIDEO)

Isuf Myzyri lindi në Elbasan, në mars të vitit 1881.

Myzyri njihet për zërin e veçantë e tejet të këndshëm për veshin e secilit dhe njihet për mënyrën e jashtëzakonshme se si luante në violinë, një instrument ky të cilin këngëtari e kishte mësuar prej shokëve të tij.

Krijimtaria e Myzyrit bazohet në atë të popullit, meloditë e tij u bazuan në intonacionet popullore.

Repertori muzikor i Isuf Myzyrit përbëhet nga 16 këngë, kyesisht me përmajtje erotike, fetare dhe patriotike. Ndër më të njohurat janë: “Ma mirë n’pyll se n’qytet”, “Errësin’ e pyllit”, “Kur hyna n’port t’Kalasë”, “Në zabel të gjeta”, “Nji lulisht’ me trëndafila” etj.

Mirëpo, ndër këngët më të njohura të interpretuara nga Myzyri, është kënga ‘Kur pata një lule të bukur’, një këngë kjo vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe sot e kësaj dite, por është vetëm zëri i këngëtarit shkodran ai që këtë këngë e bënë. të frymojë si askush tjetër.

Sonte, KultPlus ju sjell po këtë këngë. Më poshtë gjeni tekstin dhe videon e këngës.

Kur pata nji lule t’bukur
thashë se do ta kem përherë
iku fluturoi si flutur
edhe s’mujta me i marrë erë.

Lulen n’dorë unë kur e pata
kimetin nuk ia dita
vaj sa shpejt na u ngrysë nata
unë këtë gja nuk e prita

Lulja prej dorës ç’më ra
unë nga gjumi u zgjova
më la të shkretë si gur varri
dhe nga mendja shkallova

Unë prej lules s’kam t’largu
si asht’ gjithë kjo dashuni
dhe sa vjen duke u shtu
merre kupën edhe pi

Dy herë leva n’Elbasan
njofta lulen e vërtetë
pije myzyr si t’kam thanë
kjo është jeta e vërtetë.

Vdiq në tetor të vitit 1954 dhe 22 vite pas vdekjes, iu dha titulli ‘Artisti i Popullit, ndërsa në vitin 2006 u shpall ‘Qytetar Nderi i Elbasanit’. / KultPlus.com

‘Zgjoi’ një hap larg nominimit për ‘Oscars’, Basholli: Po ndihem falënderuese sot për shumë arsye

Anëtarët e jurisë së Akademisë së Filmit nga 27 janari kanë filluar votimet e tyre për nominimet e çmimeve ‘Oscars’ dhe do të vazhdojnë deri më 1 shkurt, përcjell KultPlus.

E në listën e ngushtë për nominimet për ‘Oscars’ është edhe filmi kosovar me regji të Blerta Bashollit ‘Zgjoi’.

Sot, regjisorja Basholli përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që po e mbështesin gjatë kësaj periudhe.

KultPlus ua sjell postimin e plotë:

  Po ndihem shumë falenderuese sot për shumë arsye:

1. Për fatin që kam pasë me taku një zonjë inspiruese si Fahrije Hoti dhe gjitha gratë e Krushës;

2. Për ekipin e mrekullueshëm të filmit Zgjoi, pa punën e bukur të të cilëve ky film nuk do të ishte aty ku është sot;

3. Për familjen time të dashtun;

4. Për krejt shqiptarët kudo që janë që na kanë mbështetë me zemër e nuk na kanë lënë vet;

Faleminderit e shumë dashni për krejt juve!/ KultPlus.com

Ekipi olimpik udhëton drejt Pekinit të Kinës

Ekipi olimpik i Kosovës ka udhëtuar sot drejt Pekinit të Kinës, ku prej 4 deri më 20 shkurt 2022, do të mbahen Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore, përcjell KultPlus.

Ekipi që është nisur sot nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” përbëhet nga dy skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

Ekipi do të udhëtojë për në Pekin përmes Stambollit të Turqisë.

Për shkak të masave të marra ndaj pandemisë Covid 19, të katër anëtarët e kipit kanë pranuar dy teste negative për Covid 19, një tjetër test do t’iu bëhet me të mbërritur në aeroportin e Pekinit, ndërsa gjatë ditëve të qëndrimit në Fshatin Olimpik, do t’iu bëhen çdo ditë teste.

Para nisjes, përzgjedhësi Agim Pupovci, është shprehur optimist se të dy skitarët do të përfaqësojnë denjësisht Kosovën./ KultPlus.com

Përzgjedhet fituesit e ‘Talia e Flakës 2022’, ‘Viganët’ marrin çmimin për shfaqjen më të mirë

Janë ndarë çmimet për fituesit e Festivalit të Dramës Origjinale shqipe,’Talia e Flakës 2022’, përcjell KultPlus.

Juria profesioniste e përbërë nga Elmaze Nura, Arian Krasniqi dhe Shkurë Aliu kanë përzgjedhur shfaqjen ‘Viganët’ realizuar nga Teatri i Qytetit – Gjilan, si shfaqjen më të mirë.

Festivali i dranës origjinale shqipe ‘Talia 2022’ në Gjilan është mbajtur nga 13 deri më 28 janar në kuadër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’.

Më poshtë gjeni listën e të gjithë fituesve./KultPlus.com

Anton Çehov: 8 cilësitë e një njeriu të kulturuar

Çfarë do të thotë të jesh ”i kulturuar”?

Çekov shkruan nga Moska më 1886:

Sipas mendimit tim, njerëzit me kulturë duhet të përmbushin kushtet që vijojnë:

– Ata respektojnë personalitetet njerëzore, dhe aty për aty, janë gjithmonë të dashur, të sjellshëm dhe të gatshëm për të bërë për të tjerët. Ata nuk bëjnë sherr për një çekiç apo sepse humbin një copë kauçuku, nëse jetojnë me të tjerët nuk e marrin këtë gjë si nder, dhe kur largohen, nuk thonë “asnjeri nuk do të mund të jetonte me ty.” Ata ia dalin me zhurmën, të ftohtët, vërejtjet e mprehta dhe me praninë e të huajve në shtëpi.

– Ata nuk kanë dhembshuri vetëm për lypsarët apo macet pa shtëpi. Zemra e tyre dhemb për atë që syri nuk shikon… ata ngrihen natën për të ndihmuar… për të paguar për vëllezërit që janë në universitet, dhe për të blerë rroba për nënën e tyre.

– Ata respektojnë hapësirën e të tjerëve dhe i shlyejnë detyrimet.

– Ata janë të sinqertë, dhe i frikësohen gënjeshtrës sikurse zjarrit. Nuk gënjejnë as për gjërat më të vogla. Një gënjeshtër është fyese për dëgjuesin dhe e ul atë në sy të folësit. Ata nuk shtiren, ata sillen në rrugë ashtu si në shtëpi, dhe nuk mburren para miqve modestë. Nuk janë të dhënë pas dërdëllitjeve dhe të detyrojnë të tjerët mbi besimet e tyre. Pas shpinës së tjetrit parapëlqejnë të heshtin më shumë sesa të flasin.

– Ato nuk i ulin vlerat e tyre për të zgjuar dhembshuri. Nuk luajnë me telat e zemrës së njerëzve që më vonë të psherëtijnë dhe të ndiejnë këqardhje. Ata nuk thonë “ jam keqkuptuar,” ose “jam lënë pas dore,” sepse gjithë kjo përpjekje, është vulgare boshe, false…

– Ata nuk kanë krenari të cekët. Ata nuk duan t’ia dinë për diamantet fallso si të njohurit e të famshmëve, për t’i dhënë dorën “P”-së [me gjasë Palmin, poet i padëgjuar] së dehur, të dëgjojnë entuziazmin e një spektatori të humbur në një shou pikturash, të qenët të njohurit e tavernave…. Nëse bëjnë diçka të vogël, ata nuk krekosen për të sikur të kishin dhuruar diçka me vlerën e 100 rublave, dhe nuk mburren që kanë arritur aty ku të tjerët nuk janë pranuar…. Ata që janë vërtet të talentuar, gjithmonë anojnë nga ana e turmës, sa më larg reklamimit…Edhe Krivol ka thënë se një fuçi boshe bën më shumë jehonë sesa një e plotë.

– Nëse kanë një talent, e respektojnë atë. E sakrifikojnë atë për të tjerët, gruan, verën, krenarinë… Ata janë krenarë për talentin e tyre.

– Ata zhvillojnë ndjenjen estetike tek vetja e tyre. Nuk bien dot të flenë me rrobat e tyre, të shohin të çarat e mureve plot me insekte, të thithin ajër të keq, të ecin në një rrugë të pështyrë, të gatuajnë vaktet në vaj të ndenjur. Ata kërkojnë sa më shumë të mposhtin dhe të fisnikërojnë instiktet seksuale… nuk e duan për shoqe shtrati një femër… nuk kërkojnë inteligjencën që shfaq veten në një gënjeshtër të vazhdueshme. Nëse janë artistë, ata duan në veçanti, freski, elegancë, njerëzi dhe kapacitet për amësinë…Ata nuk rrokullisin vodka në çdo orë të ditës dhe natës, nuk kërkojnë në rafte, nuk janë derra dhe e dinë që nuk janë. Ata pinë vetëm kur janë të lirë, me raste… Ajo çfarë duan është një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm (mens sana in corpe sano).
E kështu me radhë. Kështu janë njerëzit e kulturuar. Që të jesh i kulturuar dhe të mos jesh nën nivelin e atyre çfarë të rrethojnë nuk mjafton të kesh lexuar “The pickwick Papers” dhe të kesh mësuar një monolog nga “Fausti”…

Ajo çfarë duhet është një punë konstante, natë dhe ditë, lexim i vazhdueshëm, studim, vullnet…
 / KultPlus.com

Ushtari që s’u bë dashnor i Mbretëreshës Teutë  

Tregim nga Binak Kelemendi

Një anije e madhe që ai nuk e dinte dot në ç’formë gjeometrike ishte dhe as ç’ngjyrë mbante, kishte ndritur paksa mbrëmjen e vonë me qiellin ende të purpurtë nga dielli që kushedi se ku kishte shkuar, ujin e zi të valëzuar me shkëlqim të kuq, dhe, i kishte ndritur sidomos njerëzit që i dukeshin aq të panjohur, shumë të largët, nga pak të huaj, të ardhur nga një planet tjetër, shumë të ftohtë, edhe pse ai e dinte ose thoshte kot se deti i ngroh njerëzit dhe ndjenjat njerëzore në brigjet e veta.

Në port, pos anijes me të cilën ai do të udhëtonte, kishte dhe shumë anije të tjera, ca të mëdha e ca të vogla, të zeza e të bardha, pothuaj me të gjitha ngjyrnat  e mundshme, ose të paktën me të gjitha ngjyrnat që ai i dallonte me sy.

Tek i shikonte ato dhe tek i vështronte njerëzit në platformë, ai përnjëherë dhe me rrëmbim, para vetes, nga njëra anë e detit, nxori lembat e Teutës e të Agronit me shumë lundërtarë e me shumë ushtarë me shqyta e me ushta, me tërfurq e me sëpata, me topuzë e shigjeta, ndërsa nga ana tjetër e detit, i renditi një për një, si me spango, galerat e Romës me shumë remtarë, me shumë shigjetarë, me shumë hobistë, me shumë shpatarë…

Zjarre të vogla e të mëdha dilnin nga uji e hije të zeza e të kuqe binin në ujin shumë të trazuar të detit. Aty për aty dhe përnjëherë, në paraport, te këmbët e tij, para gjithë atyre njerëzve e anijeve dhe sidomos para syve të tij, u zhvillua një betejë e ashpër detare, me të gjitha mjetet e forta luftarake. Atij iu duk, madje, se në betejë, pos njerëzve dhe armëve, u përfshinë edhe peshq e peshkaqenë nëpër valët e mëdha të ujit.

Duke shikuar këtë skenë, ose dhe duke e udhëhequr vetë luftën detare, betejën, e korrigjoi ai veten, nuk e mori vesh dot se kush dhe cili fitoi: Teuta e Agroni dhe ai bashkë me ata, apo ushtria e Romës me senatorin që ngriste dorën dhe bënte me gisht para syve të mbretit e mbretëreshës e të atij dhe me peshqit e peshkaqenët që kohë pa kohe dilnin mbi valë duke tundur bishtin dhe duke nxjerrë ujë nga shpina.

Senatori thoshte me kërcënim që asnjë lembë e mbretëreshës të mos binte më nëpër det e të mos ndalej në brigje, ndërsa Teuta po i krihte flokët para çadrës duke u qeshur dhe duke i ftuar me gisht ushtarët një për një që të futeshin në çadrën e madhe.

Pak më vonë, ose dhe ndoshta mu në momentin e ngritjes së armëve, të zjarreve, të dorës e të zërave nga uji, edhe lembat e edhe galerat, i përbiu një e valë e madhe deti dhe i futi përnjëherë shumë thellë në brendësinë e zezë të ujit.

 Ai, duke shikuar me habi njerëzit në mol, anijet që tundeshin në ujë, ofshani, gjëmoi, nga dhembja ose nga frika, bëri me duar e me këmbë sikur të notonte për të shpëtuar nga ajo valë që kurrë s’e mori vesh nga dhe si i erdhi aq afër, dhe lëvizi me hapa shumë të ngadalshëm, sikur i penduar, as vetë s’e dinte përse, drejt shkallëve për t’u ngjitur në kuvertë. Pastaj u ndal në mes të shkallëve dhe shikoi poshtë, atje ku gjendej grumbulli i madh i njerëzve. 

Ai nuk foli.

Nuk kishte si të fliste, iu mor goja dhe mendja: Përpara tij, pranë çadrës së madhe të verdhë, Teuta, me tunikën e zezë në supet e bardhë, me balluket nën helmetë te vetullat, me flokët në bel, me gjoksin shumë të nxjerrë, me sytë si deti, me duart që vërtisnin shpatën vërdallë dhe sipër kokës së tij, e kishte ngulur heshtën në tokë dhe po i nxirrte ushtarët e zgjedhur një nga një nga rreshti duke ua treguar me duar e me majë shtize çadrën nga duhej të ecnin.

Ushtarët e zgjedhur, të trembur, e lëshuan rreshtin ushtarak dhe iu afruan Mbretëreshës duke e futur në mesin e tyre.  

– Rreshtohuni, iu tha pastaj Teuta ushtarëve.

Ushtarët u rreshtuan me shpejtësi shumë të madhe.

Edhe ai bëri të rrinte gatitu me ta.

Teuta ia nisi rivistës.

“Një, dy, një, dy”, numëroi hapat ushtarakë ai. 

– Ti, ti dhe ti, pas meje, bëri Teuta me zërin e dridhur duke hapur me shpatë dyert e kuqe të çadrës së verdhë.

Ushtarët e ndoqën nga pas.

Teuta hyri në çadër. Edhe ushtarët pas saj. 

Edhe ai bëri të ecte.

“Dua të jem ushtar i Mbretëreshës”, “dua të jem ushtar në çadrën e saj”, tha ai.

– Shporrmu sysh! Qëroho, menjëherë, nga këtu! Ti nuk je ushtar, nuk je as për ushtar dhe nuk ka si të jesh ushtar as për çadrën time, në asnjë mënyrë nuk mund të jesh ai ushtari që e dua dhe që e dëshiroj unë, bëri, udhëroi mbretëresha duke mbyllur me majë shpate dyert e kuqe të çadrës së verdhë dhe duke larguar tunikën nga supet e duke nxjerrë jashtë krahët e bardhë si tamli. 

Ai u struk, u bë një grusht njeri, mbylli sytë, veshët, gjithë shikimin para vetes, të gjitha zhurmat e ujit, njerëzve, anijeve tek dëgjonte zëra dhe klithma dashurie që nuk e dinte dot se nga vinin dhe se nga dilnin.

Pastaj hapi sytë dhe veshët: As çadër e verdhë, as ushtarë të rreshtuar, as mbretëreshë e shpupurisur flokësh.

Ndoshta as ai nuk ishte më./ KultPlus.com

Sot publikohen fituesit e festivalit të dramës ‘Talia e Flakës 2022’

Sot do të publikohen fituesit e festivalit të dramës ‘Talia e flakës 2022’.

Rezultatet do të shpallen sot nga ora 12:00 në Varg e Vi dhe në Tearin e qyteit të Gjilanit

Festivali i dranës origjinale shqipe ‘Talia 2022’ në Gjilan është mbajtur nga 13-eri më 28 janar në kuadër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’./ KultPlus.com

‘Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë’

Poezi nga Andon Zako Çajupi

Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë
Lotët që kam derdhur, s’më janë tharë
Shumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjete
Që kur më ke lënë dhe s’të shoh ne jete!

Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S’të vjen keq për mua?S’të vjen mallë për djalë ?
O ëngjëll I bukur mos meno në botë
Kthehu të të shomë të na mbeten lotë

S’rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?
Motëmot që rrojtëm bashkë s’më urreve
Atje tek rri janë qipariz’ e varre
Kthehu të të shomë mos na lër përfare

Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë
Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë
E ke lenë foshnje tani u bë burrë
S’arrite ta rritje s’të ka parë kurrë

Për ty shumë herë çoç do të më thotë
Por s’mund ti përgjigjem se më mbytin lotë
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë
Duke psherëtitur te zot’ I vërtetë

O zot I vërtetë s’të erdhi keq për djalë
Kur i more mëmën dhe më le të gjallë
Të më keshe marrë do të qe më mirë
Dhe të rronte mëma të rriste të birë
Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë
Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë
Doje dritë o qiell more dritën time
dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime
Tani rroj pa shpresë ndaj s’dua të rroj
Se dhe perëndinë tani s’e besoj./ KultPlus.com

The Guardian: Turistët britanikë ‘pushtojnë’ Shqipërinë, si u ndikuan nga Rita Ora dhe Dua Lipa

The Guardian i ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë. Sipas medias britanike, vendi ynë është kthyer në dstiancion për turistët nga Britania e Madhe, ndërsa këtë janar ka pasur një shtim te rezervimeve.

Operatorët turistikë anglezë zbulojnë se ky shyim i turistëve drejt Shqipërisë ka ardhur edhe për shkak të ndikimit të shqiptarëve të famshëm në Britani, futbollisti Armando Broja dhe3 duy yjet e popit, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Artikulli i plotë:

Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë po parashikojnë se vendi i Ballkanit juglindor do të bëhet një destinacion kryesor pushimesh për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar pas një rritjeje të rezervimeve këtë janar.

Interesi në vend është rritur gradualisht gjatë dekadës së fundit, pasi është hapur ngadalë pas një diktature 44-vjeçare. Operatorët turistikë kanë parë një rritje të dukshme të rezervimeve për vitin 2022 ndërsa Shqipëria.

“Shqipëria është një nga ato destinacione të vogla dhe të larmishme që mund të ofrojë pak nga gjithçka për këdo, ngjashëm me Malin e Zi apo Slloveninë,” tha Tine Murn, bashkëthemelues i New Deal Europe, agjenci marketingu për turizmin ballkanik.

Ai tha se Shqipëria apeloi sepse ishte një “perlë e pazbuluar mesdhetare” dhe “ende mban një ndjenjë ekzotike, edhe pse gjeografikisht është shumë afër”.

“Kjo ishte veçanërisht tërheqëse për momentin, ndërkohë që njerëzit hezitonin të udhëtonin për distanca të gjata për shkak të pandemisë, jo vetëm sepse Shqipëria ka pasur shkallë shumë të ulëta të infektimit me Covid dhe nuk ka kufizime për pjesën më të madhe të pandemisë, tha ai.

Agjencia kombëtare e turizmit shqiptar e sheh Britaninë si “një treg në zhvillim” dhe ka promovuar në mënyrë aktive turizmin vitet e fundit. Vendi po bëhet gjithashtu shumë më i lehtë për të udhëtuar përreth pasi standardi i akomodimit të tij është përmirësuar dhe shpenzimet për infrastrukturën janë rritur, me një rrugë të re që lidh malet perëndimore me vijën bregdetare lindore që do të hapet këtë vit.

Diaspora e madhe shqiptare e Mbretërisë së Bashkuar dhe kampionët e famshëm vokal, si futbollisti i Southampton, Armando Broja dhe yjet e popit Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë ndihmuar më tej në ngritjen e profilit të vendit.

Fluturimet nga Britania e Madhe drejt kryeqytetit, Tiranë, janë gjithnjë e më të disponueshme dhe të kërkuara. Faqja e internetit e rezervimeve Skyscanner tha se kishte parë një rritje prej 48% të rezervimeve në Shqipëri krahasuar me vitin 2019, duke reflektuar interesin për “destinacionet më pak të njohura”. Rezervimet mesatare ishin për 2.1 persona, duke sugjeruar se aktualisht po rezervojnë kryesisht çifte dhe miq.

Megjithatë, Elton Caushi, i cili drejton operatorin turistik “Albanian Trip” me bazë në Tiranë, tha se vizitorët ishin “ndryshuar ndjeshëm” vitet e fundit nga çanta shpine në familje, veçanërisht nga vendet e BE-së, dhe familjet britanike tani janë gjithnjë e më të dukshme.

“Kroacia hyri në hartë në fund të konflikteve ish-Jugosllave, Bullgaria dhe Rumania befasuan Evropën me bukurinë dhe historinë e tyre kur u bënë pjesë e BE-së, dhe tani kontinenti është i etur për të zbuluar më shumë. Ka ardhur dita për një nga sekretet e fundit të Evropës”, ​​tha ai.

Zina Bencheikh, drejtoresha menaxhuese për Evropën në Intrepid Travel, tha se ka pasur një rritje të rezervimeve këtë vit, pjesërisht për shkak të faktit se Shqipëria ofron aventura pa fluturim të gjatë.

Wild Frontiers, një nga operatorët e parë që nisi turne në Shqipëri, tha se kërkesat për udhëtimet e saj njëjavore me guidë, të vetmet që ofron nën 1,000 paund  u rritën me 30% në janarin e kaluar. Themeluesi i saj, Jonny Bealby, tha se vendi ishte “i vendosur të lulëzojë” në vitet e ardhshme.

Ai tha se Shqipëria kishte bërë një rrugë të gjatë që nga koha e komunizmit. Ai kujtoi se kur nisi për herë të parë udhëtimet në vend 12 vjet më parë, infrastruktura turistike mungonte plotësisht.

Ai e sheh Shqipërinë si pjesë të një vale të re destinacionesh, duke përfshirë Gjeorgjinë, Sllovakinë dhe Pakistanin, që po rriten në popullaritet teksa udhëtarët kërkojnë t’i shpëtojnë turistëve të tepërt. “Këto ishin vende që ishin destinacione shumë të veçanta një dekadë më parë dhe tani ato po bëhen më të zakonshme teksa njerëzit kërkojnë vende të çuditshme dhe të ndryshme dhe për t’u larguar nga turmat.”

Pikat kryesore historike të Shqipërisë

Gërmoni në të kaluarën e pasur të Shqipërisë duke vizituar qytete dhe fortesa në majë të kodrave si Kruja, kryeqyteti i parë i vendit, apo Gjirokastra dhe Berati. Rrënojat greke dhe romake ka edhe në Apolloni dhe Butrint. Për një pasqyrë të historisë më të fundit të vendit nën diktatorin komunist Enver Hoxha, eksploroni një nga shumë bunkerët e ndërtuar për të mbrojtur qytetarët nga regjimi paranojak, i vendosur në të gjithë peizazhin.

Alpet Shqiptare janë një varg malor spektakolar me shtigje të shkëlqyera ecjeje që do t’ju çojnë rreth disa prej lumenjve më të pastër të Evropës, fshatrave të largëta dhe pamjeve mahnitëse. Shqipëria ka gjithashtu disa liqene të mëdhenj; Ohër, Prespë dhe Shkodër, për të eksploruar. Rruga e re e Arbrit do të hapet në vitin 2022 që do të lidhë anët perëndimore dhe lindore të vendit dhe zemrën tradicionale në male me vijën e saj bregdetare më moderne.

Një kryeqytet i gjallë

Ka shumë për të parë dhe bërë në Tiranë, e cila është e sigurt, zhurmshme. Ka një skenë të lulëzuar baresh dhe restorantesh, veçanërisht në rrethin e Bllokut, dhe shumë muze për t’u vizituar. Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022 dhe do të presë një program aktivitetesh arti dhe kulinarie, si dhe koncerte nga Dua Lipa dhe Rita Ora.

Vija bregdetare e bukur

Ashtu si vendet e tjera të Adriatikut, Shqipëria ka një vijë të gjatë dhe të bukur bregdetare me det dhe plazhe të bukura, dhe me më pak turma, ka më shumë mundësi të ketë hapësirë ​​të bollshme edhe për peshqirin tuaj.

Kulturë bindëse

Shqipëria ka zhvilluar një kulturë të veçantë pasi ka qenë e izoluar nga vendet e tjera evropiane për kaq shumë kohë, pjesërisht për shkak të vargmalit të saj malor, i cili mbante larg ndikimin e jashtëm. Kuzhina shqiptare është një përzierje befasuese e shijeve mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme, e bazuar në produkte me cilësi të lartë. Vendi është gjithashtu një destinacion gjithnjë e më popullor për festivalet muzikore, duke përfshirë festivalin e muzikës elektronike Unum./ KultPlus.com

Ekspozitë arti për internetin, punimet prezantohen në qendrën për hapje dhe dialog

Në kërkim të artit është ekspozita e artistit Helidon Gjergji në Qendrën për Hapje dhe Dialog.

Një ekspozitë që ka në qendër internetin dhe ftohtësinë e kaosin që mbizotëron në rrjet, e vënë përballë emocionit që përcjell arti dhe kurorëzohet me punën e disa fëmijëve. Mënyra se si ata e shohin imazhin është shumë unike dhe në antitezë me atë që ofron motori i kërkimit.

Perceptimi i artistit për marrëdhënien e tij mbi imazhet është një ndër subjektet kryesore të punës së tij. Në botën e sotme ku gjithçka ka në qendër një pëlqim apo mos pëlqim emocionet po humbasin kuptimin e tyre. Sepse gjithçka sot në drejtim të thjeshtësimit.

Por sa e fortë është ndjeshmëria sociale e njeriut? Kjo ekspozitë kërkon një përgjigje.

Në fund arti dhe krijimtaria nuk kanë kufij. Këtë shpreh dhe Helidon Gjergji në këtë ekspozitë./ KultPlus.com

23 vite nga masakra në Rogovë të Hasit

Sot bëhen 23 vite nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Po në këto data, kujtohen dhe nëntë të rënë të tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës.

Me këtë rast, sot bëhen homazhe tek “Monumenti i dëshmorëve” në Rogovë si dhe tek varrezat e dëshmorëve./ KultPlus.com

Si erdhe ti

Poezi nga Goethe

Si, erdhe ti?! Plot mall syte s’i ngrita

Dhe s’te dallova, kur u ktheve, jo!

O çast i lumtur e qe s’kthehesh! Ç’prita?

Mos jam i verber? Si me ndodhi kjo?

Ti mua do me japesh pak te drejte

Ne do mundohem te te ngushulloj

Kur afer je nga syte me shket lehte

Kur ndodhesh larg me shfaqesh para, moj!/ KultPlus.com

Çehovi, novelisti gjenial që tregoi jetën siç është

Nga: Shpend Topollaj

Kur në 29 janar të vitit 1860 lindi në qytetin provincial Taganrog, Anton Pavlloviç Çehovi, Rusia kishte njohur lavdinë e penave të mrekullueshme si ajo e Pushkinit, Lermontovit, Gogolit,Turgenievit, Gonçarovit, Tjutçevit, Dostojevskit e Tolstoit dhe po zgjohej e ndërgjegjësohej nga orientimi filozofik i mendimtarëve të mëdhenj si Bjelinski, Herceni, Nekrasovi, Dobrolubovi e Çernishevskij, vepra e të cilëve bëri që ajo kohë të njihet anë e mbanë rruzullit si “Shekulli i artë”. Pavarësisht kësaj dhe fatit të keq; që tuberkulozi ia dorëzoi vdekjes në moshën 44 vjeçare, asgjë nuk i pengoi, si lexuesit e panumërt, ashtu dhe kritikët e mirëfilltë që ta quanin atë një ndër novelistët, pse jo edhe dramaturgët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Dhe ndofta më mirë se kushdo e ka përcaktuar talentin e tij, miku i tij Maksim Gorki, kur thoshte se: “Çehovi poshtërsitë dhe prapësitë i paraqiti me gjuhën fisnike të poetit dhe me buzagazin e hollë të humoristit”. Për këtë shkrimtar, që duke mos trashëguar asgjë nga ashpërsia e të atit, gjë që më vonë e detyroi të pohonte se “Në vogëli unë nuk kam pasur fëmijëri”, dhe që mbeti simbol i të shkruarit thjeshtë, me edukatë të spikatur, humanizëm dhe pa asnjë banalitet, njeriu vihet në vështirësi po t`i kërkohet se ku duhet ta rendisë atë, krahas Gi de Mopasanit, Prosper Merimesë e Stefan Cvajgut. Pas vdekjes së të atit, që merrej me një farë tregtie, i detyruar nga ngushtica ekonomike, qëndroi në vendlindje gjersa mbaroi gjimnazin, sistemoi disi atë çka ai u kishte lënë dhe më pas iu bashkua familjes që kishte shkuar në Moskë. Këtu, në vitin 1879 fillon studimet në fakultetin e Mjekësisë, por edhe nis e shkruan me organet humoristike. Emrin e tij të butë e zbuti akoma më shumë, duke nënshkruar: Antosha Çehonte. Studimet për mjek i vlerësonte seriozisht, duke u kushtuar shumë më tepër rëndësi se talentit të tij letrar. Në dy – tre vjet pas përfundimit të Universitetit, ai boton dy librat e parë: “Tregime laragane” dhe “Shkrime të”, të cilat lajmëruan se ai ishte mjeshtër i tregimit të shkurtër. Në vitin 1884 boton “Tregimet e Melpomenës”. Qysh në këto krijime bie në sy, butësia, ngrohtësia dhe ëmbëlsia e këtij shkrimtari, çka me të drejtë identifikohet me shpirtin e vetë atij. Ajo që i dallon ato, është respekti për njeriun, lirinë dhe dinjitetin e tij. I joshur nga pritja mjaft entuziaste e publikut, ai vijon të shkruaj pa reshtur. Ngjarjet të cilat i përshkruan Çehovi marrin spunto nga të vërtetat jetësore. Ato, në vetvete duket se nuk kanë ndonjë peshë të madhe, janë fare zakonshme, por tepër njerëzore dhe të mbrujtura ose më mirë të qëndisura nga një dorë mjeshtri të lindur, nga një magjistar i fjalës së bukur, i cili sikurse thotë vetë: “Arti i të shkruarit është arti i të shkurtuarit”. Këtu, duhet të sqarojmë diçka: Vetëm një vit para se të lindte Çehovi, Ivan Aleksandroviç Gonçarovi (1812 – 1891), që nuk ka lënë asnjë krijimtari të shkurtër, kishte botuar romanin e bujshëm “Obllomovi”, një vepër madhështore, ku ai kishte derdhur gjithë artin superior, paçka se të shkruarit e zgjaste pa fund. Pra, ashtu sikurse edhe vetë Tolstoi (1828 – 1910) me, fjala vjen “Lufta dhe paqja”, “Ana Karenina” apo “Ringjallja” etj. tregoi se talenti i gjeniut nuk kushtëzohet nga zhanri që zgjedh.

Po le të vazhdojmë me jetën e Çehovit. Në moshën 24 vjeçare e emërojnë mjek bashkie në një qytezën e Voznjesenskut, pranë Moskës. Këtu punon me mjaft përkushtim për t`iu gjendur njerëzve në nevojë, dhe i njohu mirë ata dhe shqetësimet e tyre, gjë që pasqyrohet edhe në tregimet që shkroi. Që këtu, sapo mbushi 30 vjeç, ndërmori një udhëtim drejt Sahalinit, ku kolera po merrte shumë jetë njerëzish. Por, pikërisht në këtë kohë, ai sëmuret nga tuberkulozi. Ai, më mirë se kushdo e dinte se si do përfundonte, pasi aso kohe kjo sëmundje ishte e pashërueshme. Heq dorë nga profesioni i mjekut dhe mendja i tij i përkushtohet vetëm letërsisë. Kuptohet, se pas kësaj, gjendja e tij shpirtërore trazohet dhe kjo reflektohet në ato që shkruan; kuptohet dëshpërimi dhe ajo që quhet “psherëtima çehoviane”, pavarësisht se ai nuk hoqi asnjëherë dorë nga e qeshura e sinqertë dhe humori fin. Tipike mbetet novela “Pavioni nr. 6”, të cilin e shkroi nën përshtypjet e vizitës në Sahalin dhe ku me një zemëratë të pazakontë stigmatizon ligësitë dhe arbitraritetet, si shtysa drejt padrejtësisë shoqërore.

 Por njeriut e keqja mund t`i vijë edhe nga vetja

Kjo duket te “Murgu i zi”, ku ndjenja e madhështisë, e nxitur nga psikika e turbulluar, e fut Kovrinin në ëndërrime haluçinante, derisa mendon se është i zgjedhur i Zotit, dhe nga njeri pa vese, u hap telashe edhe të tjerëve. Tani, Çehovi që shkruan aq këndshëm për çaste dashurie e flirtesh, qoftë dhe për disa oficerë artilerie që hutohen para dritares së një kompartimenti treni që ka ndaluar në një stacion, nga hiret e një vajze që bën sikur nuk i vë re (“Bukuroshet”), arrin në përfundimin se shoqërisë nuk i duhen më profetët, por ata që veprojnë konkretisht. Dhe a nuk e ka shprehur mjaft mirë këtë Xhon Belushi ynë, kur thotë: “Nëse jeta bëhet e fortë, atëherë të fortët duhet të përballen me të”. Veç novelave të paharruara si “Vdekja e nëpunësit’, “E bija e Albionit”, “Në det”, “Kameleoni”, “I trashi dhe i holli”, “Nënoficeri Prishibejev”, “Armiqtë”, “Zonja me kone”, “E fejuara” etj. ai shkroi dhe gjashtë drama si “Kopshti i qershive”, “Tri motrat”, “Xhaxha Vanja” e “Pulëbardha”…,  nga të cilat, dy të fundit, të inskenuara nga i madhi Kostandin Sergejeviç Stanislavski në teatrin Artistik të Moskës, i dhanë një kënaqësi të veçantë. (Edhe Teatri ynë Popullor ka vënë në skenë drama të Çehovit). Ai, gjithmonë lë të kuptohet se shpëtimin e shoqërisë duhet ta kërkojmë te ideja e punës së lirë. E parë kështu, edhe pse ishte mik me të, ai nuk ka asgjë të përbashkët me këndvështrimin e Gorkit, pra zor se besonte te revolucioni, e ca më shumë asqë e predikoi ndonjëherë atë. Ai ishte i butë, ndaj shpresonte në evolucion dhe se jeta pas 20 a 50 vjetësh do të qe më e mirë, por gjithmonë duke pastruar dhe duke e bërë më të mirë shpirtin. Këtë e kanë theksuar edhe autorët që kanë shkruar ma aq dashuri kujtimet e tyre për të, si e shoqja Ollga Kniper, e dashura Lidia Avillova, i vëllai Mihali dhe miku i tij M. Gorki, për mospranimin e të cilit si anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 1902, ai dorëzoi në mënyrë demonstrative titujt e nderit. E megjithatë, ky njeri që kishte si devizë; “Njeriu duhet të ketë gjithçka të bukur: edhe fytyrën, edhe shpirtin, edhe mendimet, edhe sjelljen, edhe veshjen” dhe që ishte i tillë edhe vetë, paradoksalisht, kur mbylli sytë më 2 korrik të vitit 1904 në Badenvajler të Gjermanisë, ku kishte shkuar për kurim,  trupin e tij të mbyllur në arkivol e sollën në një vagon ku shkruhej “Për midhjet”. Dhe për atë që në vogëli nuk kishte pasur fëmijëri, trillet e jetës bënë që të mos kish as pleqëri. Por ashtu sikurse për Gogolin që vdiq po në moshën e tij dhe ju bë një varrim madhështor, “njësoj ditët do të kalojnë, kurse ndikimi i veprës së tyre në botë do të mbetet i madh dhe kurdoherë në rritje”.

Dhe a nuk e ka shprehur mjaft mirë këtë Xhon Belushi ynë, kur thotë: “Nëse jeta bëhet e fortë, atëherë të fortët duhet të përballen me të”. Veç novelave të paharruara si “Vdekja e nëpunësit’, “E bija e Albionit”, “Në det”, “Kameleoni”, “I trashi dhe i holli”, “Nënoficeri Prishibejev”, “Armiqtë”, “Zonja me kone”, “E fejuara” etj. ai shkroi dhe gjashtë drama si “Kopshti i qershive”, “Tri motrat”, “Xhaxha Vanja” e “Pulëbardha”…,  nga të cilat, dy të fundit, të inskenuara nga i madhi Kostandin Sergejeviç Stanislavski në teatrin Artistik të Moskës, i dhanë një kënaqësi të veçantë. / KultPlus.com

Si e shpëtoi pikturën e Maks Velos nga djegia Ismail Kadare

Në parathënien e librit “Jetë paralele”, libri me dosjen sekrete të përndjekjes nga Sigurimi i Shtetit të Maks Velos (UET PRESS), Alda Bardhyli tregon për historinë e një pikture të Maks Velos që mundi t’i shpëtojë sekuestrimit apo djegies, pasi u ruajt me kujdes nga familja Kadare.

Kadarenjtë e fshehën në dhomën e gjumit. Ky është një rast unikal në historinë e vendeve komuniste kur një shkrimtar ndihmon një artist duke i fshehur pikturat. Dihet miqësia e hershme që Kadare ka pasur me Velon.

Krijimtaria e Velos piktor ndahet në dy periudha: atë nga fillimet deri në vitet 1978 (kur i sekuestrohen dhe digjen nga policia me vendim gjykate 249 vepra të ndryshme arti) dhe periudhën pas viteve ’90, që është më e pasura për sa i përket krijimtarisë jo vetëm në pikturë, por edhe letërsi, studime e skulptura.

Periudha e parë fatkeqësisht nuk njihet, për shkak të eliminimit fizik të veprave të cilësuara nga pushteti komunist i kohës si “dekadente”, “me ndikime të artit perëndimor”, vepra të cilat u bënë dhe aktakuza kryesore e dënimit të Velos me 10 vjet heqje lirie.

Në këtë libër ne kemi bashkangjitur disa nga fotot e veprave të fotografuara në hetuesi, më pas të djegura në kaldajën e Gjykatës së Tiranës nga Ruko Sako, me urdhër të kryetarit të gjykatës, Viktor Konomi.

Nga ky koleksion kanë shpëtuar disa vepra që artisti ia pat dhuruar mikes së tij franceze, Odile Daniel dhe një vepër e ruajtur në familjen Kadare. Bëhet fjalë për veprën “Vallja labe” që çifti Kadare e vendosi në dhomën e gjumit për ta ruajtur për gati 20 vjet.

Vetë Kadare e shihte këtë vepër si të bukur e dramatike, duke parë aty reflektimin e një bukurie që arrinte të sfidonte dhe frikën e një bastisjeje që mund t’ia behte nga momenti në moment. Ky është një rast unikal në historinë e vendeve ish-komuniste, kur një shkrimtar mbron një artist duke i strehuar veprën në shtëpinë e tij.

“Ndonjëherë mendoja në duhet t’ia ndryshoja emrin, pasi do të ishte më e lehtë për ta ruajtur dhe emri i tij Velo mezi dallohej”, do të kujtonte Kadare kohë më parë teksa e pyeta për këtë histori”, shkruan Bardhyli./gazeta-shqip/ KultPlus.com

Poema e Ismail Kadaresë kundër sistemit komunist të Enver Hoxhës

Në tetor të 1975- s, Ismail Kadare do të sfidonte një regjim të tërë më vjershën reaksionare “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, apo siç njihet ndryshe “Pashallarët e kuq”, përcjellë KultPlus.

Asokohe, shkrimtari tentoi ta botonte por korrigjuesit dhe kritikët në redaksinë e gazetës “Drita” ngritën alarmin.

Poema denonconte hapur dështimin dhe përlyerjen me gjak të sistemit diktatorial.

Ju kujtojmë se në 2016- n, 41 vite pas zbulimit të ditarit sekret të udhëheqësit komunist u gjetën shënime të vetë Hoxhës mbi Kadarenë dhe poemën e tij.

“Ky poet i lig e përgjithëson për të atakuar Partinë, bazën, socializmin, që janë të fortë si çeliku dhe zbatojnë një rrugë të drejtë të palëkundshme marksiste- leniniste të bazuar në luftën e klasave”, shkruan Enver Hoxha në ditarin e tij.

Për Kadarenë thotë se mendoi se kësaj here vërtet do ta pësonte dhe se “lart e poshtë thuhej gojë më gojë që arrestimi i Kadaresë ishte çështje ditësh”.

Në mesditë Byroja Politike u mblodh

Në mesditë Byroja Politike u mblodh.
Vallë ç’ka ndodhur në kufijtë veriorë.
Në kufijtë e jugut vallë ç’ndodh.
Qielli është me re dhe dimri sjell dëborë.
Mos lëvizën klasat e përmbysura,
Mos ka katastrofë në prodhim.
Vallë ambasadorët mos kanë nisur
Radiograme plot shqetësim.
Jo. Kufijtë e shtetit janë të qetë.
Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka.
Dhe nën diktaturë të proletariatit,
Dimërojnë kokëulur ish kastat e mëdha.
Dhe prodhimi është normal dhe ditët
Rrjedhin të zakonshme në dhjetor…
Po ahere pse kështu papritur
Në mesditë Byroja Politike umblodh?

2.
Shtetet s’prishen kurrë nga çatitë.
Shumë shumë mund të pikojnë diku.
Nga themelet ata prishen
Këtij ligji
Shteti socialist i bindet gjithashtu.
Mund që lart çdo gjë të duket bukur,
Gara socialiste, merrja këngës, haj.
Dhe pankartat dhe heronjtë e punës
Në gazetë lokale në Një Maj.
Telegrame urimi, diell i ndritur
Në mitingje e vjersha letrarësh të rinj
Kurse poshtë
pikërisht në themelitë
Rritet ngadalë tumor i zi.
Për armiqtë kemi topat, himnet, vallet.
Ambasadat që rrëfejnë diçka për ta.
Për burokratizmin ç’kemi vallë?
Topat s’pijnë ujë
dhe konsuj atje s’ka.

3.
Midis shkresash, telefonash,
letërthithësesh
Ata skenat mbushin gjithnjë
Mjaft me këtë qeshje dashamirëse
Burokratët janë tjetër gjë.
Jo me bojë pelikan përjargur,
Si tuafë të këndshëm ho, ho, ho,
Por të kobshëm
me duar të përgjakura
Gjer në bryle unë ata i shoh.
I shoh atje thellë tek rrëmojnë.
Në themelet e revolucionit pikërisht.
Ç’bëjnë ashtu
pse trupat e dëshmorëve
Kthejnë djathtas, majtas dhe
përmbys?
Pa shiko,
trupat sikur i lajnë.
Nga themelet gjakun duan të fshijnë shpejt.
Dhe pas gjakut amanetet q’ata lanë,
Idealet dhe parimet krejt.
Dhe vulën e gjakut si ta zhdukin,
Oh, e dijnë se është lehtë pastaj
Të ndryshojnë revolucionin, diktaturën
E punëtorëve
thelbin e saj.
Ja kështu, atje në gjunjë të ulur
Lajnë e shplajnë gjakun pa pushim
Po ç’patën papritur
Pse u ndalën
Tek një yrt i shkretë, tek një djerrinë.
Këtu janë varrosur të përmbysurit:
Pashallarë, bejlerë, familjet e mëdha
Ata sulen, trupat kthejnë përmbys e nisin
Që t’i zhveshin me një vrull hata.
Rrobe sundimtarësh të përgjakta
Me nishane e grada veshin shpejt.
Dhe me to mbi supe nëpër natë
Ikin drejt mëngjezit si rrebesh.

4.
Dhe mëngjezi erdh,
Të zbetë, të ngrirë,
Nën mantelet me nishane e me kurorë
Ata shkojnë në zyra, ministrira,
Madje ngjiten gjer në Komitet Qendror.
Pashallarë të kuq. Bejlerë me tesera partije
Baron-sekretarë. Bosë të naftës. Varg.
Në kortezh të zymte, nën himne liturgjie
Çojnë tabutin e revolucionit për në varr…

5.
Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe
Buzëqeshje, tundje grushti në miting
Thjeshtësi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,
Dhe fjalët “Enver” “parti”, “autokritikë”.
Kështu ishte ditën, kurse natën
Zbrisnin në themel ata sërish.
Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit
Që duronte ditën ngre e ngre e natën prish.

6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe ahere në themele të shtetit
Zbriti si në baladat e mëdha.
Një pishtar të kuq mbante në dorë.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e dëshmorëve
Tek ndanin mantelet seç i pa.
“Ja, ku qenkeni!”
Ata u ngrinë.
– Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!-
Por ai i mvrejtur me dhembjen në çdo thinjë
Si një mal në dimër bubulloi.
Krisht ai nuk ish që t’i dëbonte
Nga pushteti me kamçik dhe stap.
Ai klasën ngriti të punëtorëve.
Për ta bërë burokratizmin zap.

7.
Si dikur patrullat partizane
Shtegëtojnë ekipet e kontrollit punëtor.
Që të mos i marrin ministritë me topa Nesër.
Sot i marrim me kontroll.
Diktaturë e klasës s’është veç në vjersha
Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor.
Je për socializmin?
Vrapo në rrjeshta
Shpall kudo dhe mbi këdo
kontroll punëtor.
Bjeri ditë e natë burokratizmit,
Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit
Të të vejë në mur tek Bulevardi i Madh.

8.
Ditët ikin.
Vorbullat e ngjarjeve
Nëpër stinë e vite shtjellen me furi
Vijnë plenumet e partisë porsi ushtarët
E revolucionit
në stuhi.
Ecën klasa pas partisë në ditë epike,
Populli pas klasës derdhet oqean
Dhe n’u mbledhtë prapë Byroja Politike
Mesditë a mesnatë
gati të gjithë janë. / KultPlus.com

Filmi ”Pa Vend” triumfon në Sundance Film Festival, fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër


Filmi kosovar ”Pa Vend” triumfon në Sundance Film Festival.

“Pa Vend” nga Samir Karahoda fiton çmimin e jurisë si filmi më i mirë i shkurtër dokumentarë në edicionin e vitit 2022 të Festivalit të Filmit Sundance.

Juria e filmave të shkurtër përbëhet nga: Penelope Bartlett, Kevin Jerome Everson, dhe Blackhorse Lowe.

Ata deklaruan motivacionin: “Xhiruar dhe montuar me mjeshtëri, me një ndjeshmëri sfilitëse që e bën atë pothuajse të ndihet si film narrativ, ky vëzhgim delikat, i saktë i një komuniteti të vendosur për të pasur sukses dhe të shkëlqejë në sportin e tyre të dashur, pavarësisht mungesës së burimeve, apo edhe një vendi për t’u mbledhur për lojë, flet fuqishëm për qëndrueshmërinë njerëzore.”

Kjo konsiderohet si një sukses tjetër i jashtëzakonshëm në kinematografinë kosovare. / KultPlus.com

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho shpërblehet me mirënjohje nga organizata e Oviedos në Spanjë


Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho e cila gjithmonë shkëlqen dhe mahnit me performancat e veçanta, së fundmi ka arritur edhe një sukses tjetër, shkruan KultPlus.

Sporanoja shqiptare ka arritur të marë një mirënjohje nga organizata Astutian Lyrical Association Alfredo Kraus.

“Sot më shumë se kurrë, na duhet shpirti ynë të lidhet dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është muzika dhe arti, sepse ato na mësojnë të ndjejmë, të vlerësojmë gjërat e bukura dhe të jemi në harmoni me njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.

Më poshtë KultPlus ju sjell njoftimin e saj të plotë:

Jam shumë e emocionuar, që kam nderin, të marr këtë mirënjohje nga Asturian Lyrical Association Alfredo Kraus. Që nga momenti i parë që këndova në Oviedo, ndjeva një lidhje shumë të veçantë. Dhe unë jam vërtet mirënjohëse ndaj jush, për dashurinë tuaj për artin dhe artistët.

Sot më shumë se kurrë, na duhet shpirti ynë të lidhet dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është muzika dhe arti, sepse ato na mësojnë të ndjejmë, të vlerësojmë gjërat e bukura dhe të jemi në harmoni me njëri-tjetrin.

Njerëzimi ushqehet dhe rritet me kulturë, dhe është trashëgimia më e mirë që mund t’ua lëmë gjeneratave të reja. Ashtu siç bënë artistët e mëdhenj si Alfredo Kraus, la Callas ose la Caballé.

Ju falënderoj për këtë njohje, që do të thotë shumë për mua, sepse do të më japë akoma më shumë forcë për të përmirësuar dhe për të lënë shpirtin tim, të shprehet lirshëm në skenë.

Rroftë muzika dhe rroftë opera. Faleminderit, me gjithë zemër. / KultPlus.com

Jusuf Buxhovi u mirëprit nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork


Sot, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ata patën nderin të presin shkrimtarin, historianin, intelektualin dhe aktivistin e mirënjohur politik të Kosovës, profesorin Jusuf Buxhovi.

Fillimisht, Ambasadori Isufaj e informoi profesorin Buxhovi për aktivitetet dhe funksionimin e Konsullatës në Nju-Jork ku, përpos shërbimeve të rregullta konsullore që ofrohen për qytetarët tanë në këtë pjesë të botës, ata janë përkushtuar edhe në zhvillimin dhe ruajtjen e raporteve me OKB-në dhe përfaqësuesit e Misioneve të Përhershme pranë kësaj organizate.

Nga ana tjetër, profesori Jusuf Buxhovi, përveç që bëri një përshkrim të shkurtër mbi historiografinë e tyre, që nga kohërat e lashta e deri në historinë më të re, duke qenë dhe vetë dëshmitar i saj, ai inkurajoi që si përfaqësues të shtetit të Kosovës të shpërfaqin historinë e tyre, gjithnjë të bazuar në argumente të besueshme historike.

Dëshmi që e përthekon tërë këtë historiografi është dhe vëllimi i tre librave të profesor Buxhovit, që kur flitet për rrënjët shqiptare-nga Dardania në kohërat antike dhe të Mesjetës te periudha e Perandorisë Osmane e deri te historia e tyre më e re-nga okupimi e deri te Protektorati Ndërkombëtar.

Këta libra nuk i kontribuojnë vetëm një realiteti historik, shoqëror, kulturor e politik të shqiptarisë, porse do të mbesin edhe përjetësisht në sirtarët e një historie të pamohueshme-histori që do t’u shërbejë gjeneratave të reja.

Me këtë rast, profesor Buxhovi i dhuroi atyre disa pako të vëllimit të fundit në gjuhën angleze të librave të tij, “Kosova”. / KultPlus.com

Presidentja Osmani: Distria Krasniqi me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme



Sot xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë, duke bërë një popull shqiptar, krenarë, shkruan KultPlus.

Ndërsa sot Presidentja Vjosa Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka uruar xhudisten tonë, duke e cilësuar atë si një ikonë të sotme të Kosovës.

“Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria!”, ka shkruar Osmani.

Më poshtë gjeni postimi e plotë të saj:

Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë.

Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin.

Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria!

I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme! / KultPlus.com

Kolegji “Pjetër Budi”, përfitues i projektit nga Fondi Regjional Sfidues

Themeluesi i Kolegjit “Pjetër Budi”, Besim Ajeti dhe Prorektorja për Mësim, Hulumtim dhe Zhvillim Akademik, Luljeta Aliu Mulaj, morën pjesë në Ceremoninë Kombëtare të Ndarjes së Granteve, si përfitues të projektit të Fondit Rajonal Sfidues (Regional Challenge Fund).

Ky fond është një iniciativë e ndërmarrë nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Projekti nga Kolegji “Pjeter Budi” është përzgjedhur ndër 6 projektet fituese nga Kosova në konkurrencë me 205 projekteve të tjera nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor. Ky projekt synon rritjen e punësueshmërisë përmes arsimit cilësor dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet institucionieve të arsimit dhe industrisë.

“Pjeter Budi” College benefits from Regional Challenge Fund

The founder of the “Pjeter Budi” College Mr. Besim Ajeti and Vice-rector for Teaching, Research and Academic Development Ms. Luljeta Aliu Mulaj, participated in the first National Grant Award Ceremony, as a beneficiary of project by Regional Challenge Fund. RFC is an initiative undertaken by German Development Bank (KfW) and financed by German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ).

The project by College is selected among 6 successful projects form Kosova for financing in the competition of 205 other projects from 6 Western Balkan countries.

The project aims at increasing the employability through qualitative education and strengthen the relation among Education providers and industry. / KultPlus.com

Hapet ekspozita me dokumente origjinale për Kongresin e Lushnjës

“Kongresi i Lushnjës”, titullohet ekspozita me dokumente origjinale e hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Galerinë e Artit Tiranë (GAT), me rastin e 102-vjetorit të organizimit të këtij kongresi.

Ekspozita u hap në mjediset e Galerisë së Artit Tiranë dhe në të janë ekspozuar procesverbalet e secilës mbledhje të Kongresit të Lushnjës, shoqëruar me vendimet përkatëse, fotografitë e delegatëve të kohës, akti i caktimit të Tiranës si kryeqytet i përkohshëm, themelimi i Regjencës, si edhe fotografitë e personaliteteve kryesore që e përbënin atë.

Në një dalje të përbashkët për mediat, drejtori i DPA-së, prof.asoc.dr.Ardit Bido dhe drejtori i GAT-it, Abaz Hado, u shprehën se ekspozita “Kongresi i Lushnjës”, vjen si rezultat i një bashkëpunimi të vijueshëm, me qëllimin e paraqitjes së dokumenteve dhe fotografive origjinale të ngjarjeve më të rëndësishme në historinë kombëtare.

“Është kënaqësi të prezantojmë një ekspozitë me dokumente origjinale për këdo që është i interesuar, në lidhje me një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë tonë, Kongresin e Lushnjës, që ndikoi në themelimin e shtetit modern shqiptar. Ne zhvillojmë ekspozita të tilla me dokumente origjinale, të cilat janë të pazëvendësueshme, pasi nëpërmjet tyre jo vetëm krijojmë idenë për veprimtarinë dhe ngjarjen e kohës, por edhe ‘shijen’ që përcillet përmes letrës apo fotografive, të cilat ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror. Prandaj ne u themi nxënësve, studentëve, të apasionuarëve pas historisë, si edhe njerëzve të zakonshëm, që duan të njohin të shkuarën përmes dokumentit apo fotografisë origjinale, të vijnë në një mjedis publik siç është Galeria e Artit e Tiranës, që ndodhet në një nga rrugët më qendrore të kryeqytetit”, tha Bido.

Në fjalën e tij, Hado bëri me dije se në kuadër të bashkëpunimit me DPA-në, parashihet nënshkrimi i një memorandumi dhe realizimi i ekspozitave të një trajte tjetër.

“Ne kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Arkivin e Shtetit, sepse kemi një synim të qartë. Sallat e AKT nuk ekspozojnë vetëm artin pamor, por edhe dokumente. Kemi rënë dakord që së shpejti të bëjmë një memorandum bashkëpunimi, kemi plane të tjera përveç ekspozitave të këtij karakteri. Do bëjmë ekspozita edhe me fondin e pikturave që ka Arkiva e Shtetit. Ne jemi duke diskutuar. Janë vepra shumë të rëndësishme, të panjohura për publikun, dhe do kenë fatin të ekspozohen për herë të parë në Galerinë e Tiranës”, tha Hado.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 1 shkurt 2022 në Galerinë e Artit Tiranë. / KultPlus.com

16 vjeçarja, Argjenda Aliu bëhet pjesë e “The Voice of Finland” (VIDEO)

Se kosovarët janë të talentuar në muzikë tashmë kjo është dëshmuar. Së fundmi 16 vjeçarja, Argjenda Aliu është bërë pjesë e “The Voice of Finland”, përcjell KultPlus.

Ajo interpretoi mahnitshëm këngën ‘Yours’ të këngëtares së njohur, Ella Henderson, me ç’rast ajo ka bërë që të gjithë anëtarët e jurisë të kthejnë karriget e tyre e të jenë të habitur pas zërit të mrekullueshëm të saj që vazhdimisht pushtonte skenën. Ata në fund edhe u ngritën në këmbë duke duartrokitur këngëtaren e vogël.

Së bashku me skenën, ajo arriti edhe të kaplonte zemrat e publikut, duartrokitjet e së cilëve dëgjoheshin furishëm në transmetimin e sotshëm në “The Voice of Finland”.

Ndërsa, lajmin për të e ka bërë të ditur mësuesja e saj, Teuta Kurti.

E lumtur e lumtur e lumtur 🙂 Argjenda bëre që të kthehen të gjithë pjestarët e jurisë, kemi rrugë të gjatë për të bërë. Të dua“, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale. / KultPlus.com