Sonte nis ‘Kosovë is everywhere’

“Kosovë is everywhere”, është një projekt i madh letrar i Bern is überall nga Berni dhe Qendrës Multimedia nga Prishtina i cili do të zhvillohet në Kosovë nga 28 shtator deri më 13 tetor, njofton kumtesa nga organizatorët, përcjellë KultPlus.

Sipas kumtesës, katërmbëdhjetë autorë nga Kosova dhe Zvicra dalin në skenë bashkërisht dhe prezantojnë letërsinë si një lloj performance. Ngjashëm me një orkestër kamertale, ata prezantojnë kompozime verbale; ata bëjnë vallëzime gjuhësore; rrëfejnë tregime të përditshme; recitojnë poezi të përdala; përsërisin dhe ndryshojnë lista fjalësh; ngërthehen në anekdota të shkurta bizare si dhe përcillen me kitarë, harmonikë, bas kitarë, perkusion e daulle.

Ahengu shumëgjuhësh është i pashmangshëm. Do të vizitojmë gjashtë qytete në Kosovë.

Perfomancën do ta zhvillojmë në gjuhën shqipe, frënge, gjermane, rome, serbe, gjermane (të Zvicrës) dhe turke (të gjitha me titra në shqip). Do të rrëfejmë tregime të cilat janë krijuar për këtë ngjarje të veçantë ndërkombëtare.

Autorët e muzicientët pjesëmarrës janë: Laurence Boissier, Blerina Rogova-Gaxha, Ervina Halili, Arben Idrizi, Dardan Islami, Antoine Jaccoud, Guy Krneta, Meral Kureyshi, Gerhard Meister, Pedro Lenz, Kujtim Paçaku, Shpëtim Selmani, Ariane von Graffenried dhe Milosh Zhivanoviq. Muzikë: Adi Blum (accordion), Art Lokaj (guitar), Michael Pfeuti (bass), Maru Rieben (percussion), Drin Tashi (drums).

Ka shumë arsye përse këta artistë nga Bern ist überall po hyjnë në dialog me artistë nga Kosova. Por natyrisht, njëra nga arsyet është lidhja e pashkëputshme që ekziston mes Kosovës dhe Zvicrës. Kur zbrisni rrugëve të Prishtinës ju ndodh kaq shpesh të dëgjoni kosovar që flasin gjermanishte të Zvicrës. Në Ferizaj takon plot shqipe që shumicën e kohës jetojnë në Renens apo Payerne. Por, fatkeqësisht, shkëmbimet letrare mes dy vendeve janë të lëna mbas dore. Ky projekt ka për qëllim të krijoj lidhje të qëndrueshme letrare. Diçka të tipit A Long and Lasting Love.

Programi do të zhvillohet:

E enjte, 28 shtator, ora 20:00 Prishtinë, Qendra Multimedia
E premte, 29 shtator, ora 20:00 Graçanicë, Hotel Graçanica
E shtunë, 30 shtator, ora 20:00 Ferizaj, teatri “Adriana”
E enjte, 5 tetor, ora 20:00 Prizren, Kino Lumbardhi
E shtunë, 7 tetor, ora 20:00 Gjakovë, Teatri i Qytetit
E enjte, 12 tetor, ora 20:00 Pejë, teatri “Istref Begolli”
E premte, 13 tetor, ora 20:00 Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë.

Ky shkëmbim është mundësuar duke iu falënderuar Great Culture Prize nga Burgergemeinde Bern, të cilin Bern ist überall e ka fituar në vitin 2015, si dhe nga sponsor e partnerë si: grandi Ballkan i fondacionit kulturor Landis & Gyr, Pro Helvetia e Ambasada e Zvicrës në Kosovë. / KultPlus.com

Dorëzohen kioskat për librashitësit në kryeqytet

Librashitësit ambulantë të librit në dy sheshet e kryeqytetit, të mërkurën, janë siguruar që nuk do ta kalojnë dimrin në kushtet e rënda me të cilat janë përballur në 17 vjetët e pasluftës.

Ata i kanë marrë çelësat e kioskave të vendosura në sheshin “Zahir Pajaziti” e atë “Nënë Tereza”, me shpalljen e rezultateve të thirrjes për aplikim për marrjen e tyre në shfrytëzim, që ishte bërë publike në korrik të këtij viti.

Tetë kioskat prej tri metrash katrorë – të vendosura qysh në prill të këtij viti – me vendim të komisionit të Komunës së Prishtinës u janë ndarë librashitësve ambulantë. Në përgjithësi, thirrjes publike i ishin përgjigjur 18 aplikues, prej të cilëve 11 individualë dhe 7 shtëpi botuese. Sipas thirrjes publike, ata që synonin të zinin vend në “Këndet e librave” ishte dashur të dërgonin dëshmi se kanë shitur libra në sheshet e kryeqytetit së paku në tre vjetët e fundit. Ndërsa shtëpitë botuese kishin kritere të tjera, në mesin e të cilave edhe atë për kryerjen e obligimeve tatimore, arka fiskale dhe numri i titujve të botuar në tre vjetët e fundit.

Komisioni pesë anëtarësh, i udhëhequr nga Genc Bashota, drejtor i Drejtorisë për planifikim strategjik dhe zhvillim të qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, ka bërë vlerësimin dhe ua ka dhënë në shfrytëzim kioskat e librit nëntë librashitësve ambulantë. Dy prej tyre janë pajtuar ta ndajnë të njëjtën kioskë.
Çmimi i kioskave aktuale të “Këndit të librave” ishte përllogaritur të jetë 5 mijë e 700 euro./ KultPlus.com

‘Tetori gjerman” në Shqipëri do të sjellë veprimtari intensive

Një përvjetor miqësie, sa diplomatike aq politike, por edhe kulturore përkon me vjeshtën kulturore, ajo që konsiderohet prej vitesh si “tetori gjerman” në Shqipëri. “Ky është viti i njëmbëdhjetë që organizohen javët e kulturës gjermane në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e djeshme të ambasadës gjermane, duke veçuar faktin se “kjo vjeshtë do të interesante, sepse vjen përsëri “Tetori gjerman”, vjeshta kulturore gjermane në Shqipëri.

Filma dhe letërsi, teatër, muzikë, balet, diskutime dhe workshope – edhe për vitin 2017 programi i aktiviteteve ofron diçka për çdo shije”. Deri më 16 nëntor janë parashikuar veprimtari intensive që realizon dhe opusin politik: 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Drejtuesi i sektorit të kulturës dhe shtypit, Johannes Dietrich, u shpreh për mediat mbi programin duke thënë se do të ketë “ekspozita që sjellin në kujtesë histori të ndryshme, aktivitete operistike dhe teatrale, seminare, shkëmbime traditash.

“Aktivitetet do të jenë intensive dhe do nisin më 30 shtator me një Requiem Gjerman në sallën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Koncerti do jepet në bashkëpunim me Teatrin e Operës dhe Baletit. Do të ketë shfaqje të kërcimit Chiping në Teatrin Kombëtar, dhe do të vijojë me premierën e teatrit “Jashtë derës” në Teatrin Eksperimental “Spahivogli”, do të shfaqet filmi “Lamtumirë Europë” nga Mari Shchrader e më gjerë”, tha Dietrich.

Ndërsa ambasadorja gjermane, Susanne Schutz, foli për intensifikimin e marrëdhënieve midis

Shqipërisë e Gjermanisë. “Në harkun kohor të 30 vjetëve, marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Shqipërisë hera-herës kanë qenë disi abstrakte. Ndërkohë që vitet e fundit marrëdhëniet politike janë intensifikuar ndjeshëm, ne kemi vendosur që këtë vit t’i japim më shumë ngjyrë kulturës.

Dhe në konceptin gjerman kulturë do të thotë të lëvizin njerëzit. Kjo është kultura. Përveç aktiviteteve klasike artistike do të ketë edhe shumë tryeza, debate e seminare ku do të jetë në vëmendje mësimi dhe përdorimi i gjuhës gjermane”, u shpreh Schutz.

Mbrëmjet gjermane nisin të shtunën me koncertin “Një Requiem Gjerman”, në sallën e Katedrales së Re Ortodokse, ku bëhet fjalë për rekuiemi Gjerman i Brahmsit, që prej shfaqjes së parë të plotë të tij në vitin 1868 në Katedralen e Bremenit, hyn në mënyrë të padiskutueshme te veprat kryesore të historisë së zhanrit oratorio. Vepra mbart një rëndësi tejet të madhe jo vetëm prej strukturës së dendur muzikore të pazakontë të saj, por dhe për shkak të tekstit, në të cilin Brahmsi përmbledh vargje kryesore nga Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re, të përkthyera nga Martin Lutheri, në mënyrë të tillë që idetë qendrore “trishtim” dhe “ngushëllim” të lidhen qartas me njëra-tjetrën. Për një hapje festive të Tetorit Gjerman, Ambasada Gjermane, së bashku me TKOBAP Tiranë, sjell në skenë këtë vepër në një bashkëprodhim gjermano-shqiptar. Orkestra dhe Kori i Operës do të drejtohen nga dirigjenti gjerman Ekhart Wycik, Profesor në Shkollën e Lartë të Muzikës Weimar, shkruan mapo.al. Krahas sopranos shqiptare Erjona Gjyzeli dhe Eva Golemi, rolin e dytë solo e merr baritoni gjerman Henryk Bohm.

Shfaqje kërcimi: “Chipping”

Koreografja Anna Konjetzky për herë të parë në Shqipëri

Gjithçka vibron: Në “chipping” të Anna Konjetzkyt skena është pa pushim në lëvizje. Kuba rrëshqasin tutje-tëhu – herë ngadalë, pa u vënë re fare, herë shpejt dhe dukshëm duke u rrokullisur mbi gjithçka. Trupi duhet t’u përshtatet vazhdimisht rrethanave të reja, të kërkojë rrugën e tij në një copëz hapësire lëkundëse. Çdo hap një akt balance i ri, çdo lëvizje e rimenduar, e risjellë në ekuilibër, çdo rrugë e rigjetur. Koreografitë e Anna Konjetzkyt sillen rreth pikës lidhëse mes kërcimit, instalacionit dhe performancës, janë në limitet fizike dhe shumë shpesh të strukturuara nga një regji drite dhe skene të sofistikuar. Me ftesë të Qendrës Gëte shfaqja e kërcimit “Chipping” jepet për herë të parë në Shqipëri. Përveç kësaj, Anna Konjetzky dhe kërcimtarja Sarah Huby do të organizojnë një workshop, ku do t’u përcjellin kërcimtarëve shqiptarë eksperiencat e tyre./ KultPlus.com

Era Istrefi paralajmëron diçka të re

Era Istrefi ka bërë një status mbrëmë në rrjetin e saj social, nëpërmjet të cilit i ka përgatitur fansat që të presin diçka nga ajo.

“Waiting for the Friday like”, ka shkruar Era.

Për më tepër kureshtja është rritur pasi që Era ka pozuar nga studiot e produksionit të njohur, pjesë e të cilit është ajo, Ultras Record.

Era para disa dite kishte paralajmëruar se do të sjell një super këngë që do ta lansojë gjatë muajve të vjeshtës.

Është thënë se kënga e re e Erës do të jetë më ritmike dhe dallon shumë prej këngës së saj të mëparshme që këngëtarja e kishte lansuar para disa muajve, Redroom, që anonte më shumë nga baladat, shkruan GazetaExpress./ KultPlus.com

“Tu pi kafe”, Artan Balaj solli një frymë tjetër të punimeve

Jeta Zymberi

“Tu pi kafe” edhe duke parë piktura të mrekullueshme, të pranishmit në mbrëmjen e sotme në “TRAFFIC gallery”, po prisnin hapjen e ekspozitës së dhjetë personale të artistit Artan Balaj, shkruan KultPlus.

Muret e kësaj galerie ishin mbushur plot me ngjyra, falë punës së Artanit, e të pranishmit me nga një pije në dorë po shëtisnin rreth e rrotull për t’i shijuar këto piktura të veçanta e që sillnin një frymë të re për publikun.

Balaj, për adhuruesit e artit sonte shpalosi një frymë tjetër të punimeve. Një stil i ri i punës dhe qasjes në art, por kjo ekspozitë lirisht mund të themi që solli një stil miks.

Momente nga jeta e artistit, ndjenja apo mendime, ishin shkrirë në letër nga dora e artistit për të mbetur përgjithmonë si dëshmi e një kohe të caktuar nga jeta e tij, por të shprehura në formë të eksperimenteve.

Hapja e ekspozitës u bë nga vetë artisti, i cili me pak fjalë tregoi se kjo ekspozitë vjen ndryshe.

“Mos më pyetni shumë për koncept, sepse këto piktura i kam realizuar duke pirë kafe, janë eksperimente”, tha artisti për ta shpallur të hapur ekspozitën.

Por tutje Balaj foli për KultPlus ku tregoi më shumë rreth punës dhe konceptit të kësaj ekspozite.

“Këto punime i kam realizuar për rreth dy muaj e gjysmë, janë punime të reja që i kam realizuar duke pirë kafe, andaj edhe kam vendosur që ekspozitën ta titulloj “Tu pi kafe”. Punime janë eksperimente me ngjyra, me vija me forma dhe me teknika të ndryshme. Unë kam dëshirë të eksperimentoj dhe të sjellë gjëra të reja në art sepse arti e ka atë që duhet të evoluojë, të eksperimentojë dhe gjithmonë të sjellë risi. Ky ka qenë edhe qëllimi ime, që të eksperimentojë sa më shumë kësaj radhe, si
me ngjyra, me forma dhe me gjithçka tjetër”, u shpreh artisti për KultPlus.

Në këtë ekspozitë u prezantuan 14 punime, teknika të kombinuara.

“Ideja për me hapë në Traffic ka qenë spontane dhe mënyra si janë realizuar këto punime, d.m.th. tu pi kafe, andaj nga ana konceptuale kësaj ekspozite i është përshtatë më shumë një ambient i tillë”, u shpreh tutje Balaj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë dhe të gjithë ata që janë të interesuar t’i shohin këto punime, do të kenë rast ta bëjnë një gjë të tillë për gjatë gjithë kohës sa qëndron hapur lokali. / KultPlus.com

‘Trëndafili i egër’, ndikimi i televizionit dhe medias në inspirimin e Dardan Zhegrovës dhe Lola Sylajt

Arbër Selmani

Brooklyn Bridge dhe Times Square janë dy prej lokacioneve më të frekuentuara në Nju Jork të Amerikës. Të njëjtat janë edhe lokacione të rekomanduara për turistët.

Në qëndrimin e tyre disa javë në Nju Jork, Dardan Zhegrova dhe Lola Sylaj zgjodhën këto dy lokacione për videoinstalacionin e tyre të radhës. Lola në Times Square, në dridhje trupi por edhe e shtrirë përtokë, Dardani në Brooklyn Bridge në një mot me shi e gati gati depresiv, duke ecur deri në zhdukje.


Dy video nga kjo eksperiencë artistët i prezantuan sonte në Klubin e Boksit në Prishtinë. “Rosehip” apo Trëndafili i Egër erdhi duke dashur të thumbojë stereotipat e konstruktuara nga media e pas të cilave vrapojmë shumica, ose bëhemi viktimë e tyre, dikur edhe viktimë me dashje dhe e qëllimshme e tyre, derisa bëhemi produkti i asaj që shohim dhe që më pas ndikon në gjykimet, perceptimet, gjithçka që ne jemi.

“Karakteret në video janë gjithmonë në lëvizje. Ideja është të tregojmë se si gjithçka dhe gjithkush përfshihet nga ndikimet e tilla. Prandaj edhe e kemi konceptuar punën si trëndafil i egër, pasi rritet gjithkund, pa dritë, si një bimë e egër që del çdoku” tregon Dardani për KultPlus.

/ Trëndafili i egër je ti, Trëndafili i egër jam unë, Trëndafili i egër jemi ne, Trëndafili i egër janë ata, Trëndafili i egër është ai dhe ajo, Trëndafili i egër është një qen, Trëndafili i egër është një shishe, Trëndafili i egër është një tavolinë / – Lexon kësisoj mes rreshtash koncepti i punës e cila solli dy artistët që kanë fituar jo shumë kohë më parë çmimin “Artistët e së Nesërmes” në Kosovë, në një garë të fortë me artistë tjerë.

Dy karakteret lëvizin, në dy lokacione. Njëri provon famën, më shumë se tjetri. Kjo famë megjithatë mund të jetë mashtruese, tunduese për 15-të minutat e famës në “American Dream” (Ëndrrën Amerikane).

“Ne e kemi njoftë Nju Jorkun vetëm me anë të filmave dhe kësisoj edhe jemi ndiku. Në momentin që kemi zbritë atje, e ndoshta edhe sepse pritjet tona kanë qenë të mëdha, e kemi pa se nuk bëhet fjalë për një mjuzikëll ku të gjithë nisin e vallëzojnë. Kështu është zakonisht Nju Jorku në filma, dhe ne jemi ndikuar prej pamjeve të tilla, prej filmave e muzikës. Trëndafili i egër mundohet ta gjejë të vërtetën e asaj çka na servohet në media dhe asaj çka është e vërtetë” tregon Lola Sylaj për KultPlus.

Sipas artistëve, videoja është menduar të jetë edhe kinematografike, në sensin e faktit se sa lehtë mund të humbasësh në minutat e një vëmendjeje që të vjen nga të gjithë. Lola, shembull, në Times Square shpesh takohet me njerëz që e përshëndesin dhe duan të bëjnë fotografi me të. Magjia gjithsesi ndodhë, e vërtetë ose jo. Ndodhë edhe mashtrimi.


Dy artistët e kanë shfrytëzuar mirë kohën e tyre në rezidencën artistike Residency Unlimited në Nju Jork. Takimet e shpeshta me kuratorë, me artistë, por edhe Rosehip si pikënisje për një hulumtim të vazhdueshëm të dyshes rreth identitetit e gjinisë, janë vetëm disa prej pikave të cilat janë inspirimi i Lolës e Dardanit.
Lola është pjesë e HAVEIT – kolektivit artistik të përbërë nga Hana Qena, Alketa Sylaj dhe Vesa Qena, ndërsa Zhegrova është artist i cili është aktiv në pjesëmarrje artistike në Kosovë dhe jashtë Kosovës, përfaqësuar nga galeria Lambdalambdalambda. / KultPlus.com

Kënga e Flori Mumajesit në reklamën gjigante në mes të New York-ut (FOTO)

Kënga e Flori Mumajesit në bashkëpunim me Klajdi Harunin dhe Brunon me titull ‘Karma’ është padyshim një prej hiteve më të dëgjuara të verës që lamë pas.

Në një qiellgërvishëse pranë lokalit të famshëm ‘Hard Rock Cafe’, shihet posteri i këngës dhe shkrimi: ‘Flori Mumajesi publikon hitin në spanjisht ‘Karma’.

Një gjë të tillë nuk ka arritur ta besojë as vetë producenti i njohur i cili ka shkruar nw rrjete sociale. ‘Për ata që si unë nuk e besojnë. Investigoni dhe na ndihmoni!’/KultPlus.com

Grupi i famshëm “Scorpions” me koncert në Beograd (VIDEO)

“Scorpions”, që më koncertet e tyre kanë tundë skena të mëdha botërore po afrohen me një koncert të ngjashëm në rajon,konkretisht në Beograd, shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet më 7 dhjetor në Serbi. Scorpions është grup gjerman i themeluar në vitin 1965 dhe janë të njohur për muzikën e tyre rock. /KultPlus.com

Dy premiera të Kate Winslet, filma që mund ta dërgojnë aktoren drejt Oscar

Ylli i filmit Kate Winslet do të ketë dy premiera përgjatë sezonit të vjeshtës, dhe pikërisht këta dy filma mund të jenë një shansë që aktorja të nominohet për Oscar, përcjellë KultPlus.
Filmi i parë që do të prezantohet premierë është ai me regji të Vudi Alen “Wonder Whel” që do të prezantohet më 16 tetor.

Filmi i dytë që përflitet shumë më shumë se sa i pari është “Mountain Among us”, me regji të Hani Abu Asad.

Kurse vet Winslet ka thënë për mediet se rolin për në filmin e Woody Alen e ka pranuar duke menduar në atë ‘ose tani o kurrë’, edhe pse, sipas saj, nëna e saj në periudhën e xhirimeve të këtij filmi ishte mjaftë e sëmurë, por shumë e lumtur që bija e saj po luan në një film të Alen.

Dhe pikërisht këta dy filma janë që sipas medieve, Winslet mund të jetë në skenën e Oscar, që për këtë aktore nuk do të jetë hera e parë./KultPlus.com

Haradinaj: ‘Viti i Skënderbeut’ do të bashkojë edhe më tej shqiptarët

Nën kryesinë e dy kryeministrave, Edi Rama i Shqipërisë, dhe Ramush Haradinaj, i Kosovës, në Tiranë është mbajtur sot takimi i parë inaugurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj është shprehur i kënaqur që një organizim i tillë do të bashkojë edhe më tej shqiptarët.

Viti i Skënderbeut do të nisë me mbledhjen e dy qeverive më 27 nëntor e vijon të nesërmen më 28 nëntor në 105 vjetorin e Pavarësisë. Kryeministri Rama e quajti këtë vit si motiv për të ripërtërirë lidhjet me njëri-tjetrin dhe si një yll orientues të rrugës së përbashkët, në funksion të një të ardhme të merituar për të gjithë shqiptarët.

“Nuk kishte se si sot, teksa kryeministri i Kosovës e nderon Shqipërinë me vizitën e tij zyrtare, mos të nguteshim që të çelnim siparin e përpjekjes së përbashkët për konkretizim të një viti simbolik që e duam të favorshëm dhe frymëzues për të gjithë shqiptarët, viti nën shenjën e paperëndueshme të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut” tha kryeministri Rama.

Nën kujdesin simbolik të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Viti i Skënderbeut do të bëjë bashkë në aktivitete të ndryshme botën akademike e universitare të dy shteteve, por edhe të vendeve të tjera ku jetojnë shqiptarët. /KultPlus.com

“Çun Lajçi përbën një risi poetike, krejt unike”

Shkruan: Elvi Sidheri

Për shumëkënd nga artdashësit e sotëm, njësimi i figurës së Çun Lajçit mes poliedrizmit të qenësisë së tij burimore njerëzore pikësëpari, e artistike paskëtaj, përbën një ushtrim akrobatizmi mendësor e thuajse filozofik (filozofia e ekzistencës së këtij personazhi kaq shumëplanësh në krijueshmërinë e tij jetësore) që rrallëherë arrin t’i përvijojë e përcaktojë qartësisht linjat imagjinare të “demarkacionit” mes aktiviteteve të shumëfishta të njeriut të skenës, vargjeve poetike e gjuhës së thiktë gegnishte që thyhet e mplekset në një amalgamë e përjetim të pandashëm me shpatet e atyre maleve, zabeleve e gërxhe ku autori gjen burimin e arsye-shkak-pasojës së Anteut të vet të pashuar.
Po pra, sepse Çun Lajçi gëzon një Ante ekzistencial të lidhur pazgjidhshmërisht me tokën e viset e tij stërgjyshërore, një fuqi burimore ku ndërthuren reminishenca të një epizmi që akoma gjallon e frymon ndër shtigjet e fëmijërisë së hershme e burrërisë së paepur të autorit, aty mes lëndinash e rudinash, thepash e ajri malësie që puqet me qiejt e përjetshëm të shpirtit kreshnik shqiptar të trojeve ku ngjizet fundja edhe thelbi i fjalës, mendimit dhe krejt bota e poezive që lexuesi do të ketë fatin të hasë, takojë, përqafojë, kuptojë e sintetizojë sipas shijes dhe botëkuptimit vetjak të secilit lexues, në këtë libër, këtë përmbledhje kaq të veçantë nën shenjën dhe prekjen tërësisht origjinale e të papërsëritshme të Çun Lajçit, njeriut që endet pandalshëm nëpër gjithë eterin e pakufijshëm të universit artistik prej më shumë se katër dhjetëvjeçarësh, sa në skenë, aq përballë objektivit të kamerës apo edhe në pasionin e tij të pashuar për poezinë.

Nuk është e vështirë të shkruash për poezinë e Çun Lajçit, as për trajtimin e privilegjuar që ai i kushton fjalës në radhë të parë, gjithaq edhe për sendërtimin e mendimit të tij poetik të ndërthurur aq hijshëm me tërë fuqinë e një pasioni burimor të shpirtit të këndonjësit të ngazëlluar të trashëgimisë burimore shqiptare, e njëkohësisht malësore, të njeriut që di ngaherë fort mirë të ngjallë shumësinë e ndjenjave që i vlojnë përbrenda lidhur me dashurinë, atdheun, kolosët e historisë kombëtare e rajonale, që ia del krejt natyrshëm të rrokë një pafundësi personazhesh, dukurish e ngjarjesh, pa lëvizur kurrë as një milimetër nga karakteri i vet kryeneç në personalitet, jetë e padyshim edhe nëpër vargjet që i rrjedhin krijueshëm në çdonjërën poezi që lexuesi ka fatin ta lexojë sot a mot.

Çun Lajçi përbën një risi poetike krejt unike në mënyrën sesi ngjizet dhe i shpërfaqet publikut krijimtaria e këtij poeti e artisti hijerëndë, një risi poetike pra, e mbrujtur sakaq pandashëm me gjithë trashëgiminë më të shquar gjuhësore, burimore, artistike, historike e mendësore të ngërthyer në llavën ngaherë shpërthyese që vlon nëpër venat aq pjellore të krijueshmërisë të poetit që aftësinë e tij të bashkëlindur interpretuese në universin vetjak paralel të aktorit-poet që dominon pushtetshëm skenën, filmin e teatrin ndër vite, arrin ndërkaq ta përçojë edhe në vetë ngjizjen e secilës poezi të tij, poezi që lindin mistershëm e gjithë magji krijuese, sikur të ishin duke qenë të interpretuara ethshëm plot pathos nga mishërimi aktorial i poetit, në një ekzistencë artistike përherë paralele që sfidon ligjësitë e këtyre botëve të njëkohëshme ku gjallon arti i jetësuar nga Çun Lajçi.

Aktrimi e poezia pra, skena dhe faqet e vargjet e librit, aty ku poeti që i është huazuar kaq gjatë skenës, apo aktori që gjen prehje në prehërin krijues të poezisë, pasionanti i fjalës shqipe, kumbuesi i artit të ringjalljes së muzave, zanave e miteve të eposit shqiptar të bjeshkëve të gjakut e origjinës së poetit, buçitësi i andrallave, kumteve, syçeljes, kujtesës historike, dokeve e gjithçkaje vërtet burimore shqiptare që jetësohet aq prekshëm nëpër poezitë e kësaj përmbledhje të tretë me poezi të Çun Lajçit, e nëse do të hasni poezi si “Cilën gjuhë ta flas” apo “Eshtnat tua s’na flasin”, ndër dhjetëra poezi të tjera shajnitëse, sa edhe krejt reale e me një gjuhë të mprehtë që farkëtohet e formësohet me një tingull në kufijtë e epikës moderne, atëherë do ta kuptoni se poeti “flet me gjuhën e tij unike” duke depërtuar gjer në eshtrat e palcën e secilit nga ne, lexuesit. / KultPlus.com

Mentor Shala: Politika po e lë Kosovën jashtë Eurovizionit

Me fitoren e Portugalisë këtë vit në Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion, gjasat që Kosova të debutojë në garën e madhe muzikore fillimisht u menduan si të mëdha.

Megjithatë duket sikur për Transmetuesin Evropian EBU, Kosova prapë nuk do të mund të jetë pjesë e Eurovizionit. Mentor Shala nga Radio Televizioni i Kosovës ka folur sot për EscToday, duke treguar se fillimisht EBU ka thënë që Kosova nuk mund të marrë pjesë në Eurovizion pasi Ukraina – vendi që e mirëpriti këtë vit garën, nuk e njeh pavarësinë e shtetit. Megjithatë, me Portugalinë si nikoqir dalin probleme tjera.

“Së fundmi një letër nga EBU thotë se Kosova nuk mund të jetë pjesë e Eurovizionit pasi nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Është absurd fakti që nuk mund të jemi në Eurovizion edhe pasi Kosova është pjesë e UEFA, FIFA, ABU, FIBA. Një organizatë jo-politike si EBU po përdorë politikën për ta lënë Kosovën jashtë garës” i ka thënë Mentor Shala – Drejtor Gjeneral i RTK-së, EscToday.

“E dimë se Kosova nuk mund të pranohet si anëtar i EBU-së pa qenë pjesë e Kombeve të Bashkuara por krejt çka duam është pjesëmarrja në ESC – në Eurovision Song Contest” vazhdon deklarata e Shalës.

Kosova ende nuk ka debutuar në këtë festival dhe duket se do të kalojë kohë e gjatë deri në ngjitjen e këngëtarëve kosovarë në këtë skenë. Rona Nishliu nga Kosova e përfaqësoi Shqipërinë në këtë garë në vitin 2012-të.
Eurovizioni mbahet me 8,10 e 12 maj 2018-të në Lisbonë të Portugalisë. / KultPlus.com

Donika Gashi ka edhe këngë e hite tjera të moçme (VIDEO)

Para pak ditësh, KultPlus e risolli një video të moçme të këngëtares Donika Gashi.

Sot Donika nuk është këngëtare, por megjithatë ia vlen të shkojmë nëpër disa prej këngëve të saj për të kuptuar sa e respektuar dhe e veçantë ishte ajo në kohën kur bënte muzikë, në një kohë krejt të ndryshme nga kjo sot, së paku në sferën e muzikës.

Donika Gashi, motra e aktores Yllka Gashi, pati krijuar edhe bashkëpunime dikur. Produksioni Labia, ky produksion i cili para luftës ishte i fuqishëm me kaseta televizive për festa të ndryshme, ka në bagazh edhe disa incizime të Donika Gashit.

https://www.youtube.com/watch?v=V5JS1m2arVM

Donika ka pasur edhe këngë të tjera solo, një pjesë e tyre tanimë të harruara por që i takojnë një kohe tjetër, kompozimeve tjera dhe një fryme tjetër në estradë.

Në një kolazh madje e gjejmë Donikën bashkë me Ganimete Abazin dhe me Hatixhen – këngëtaren Ardita Baraku, edhe kjo dikur e famshme me këngë dhe stil provokativ e unik. / KultPlus.com

Këshillat e Umberto Eco që do t’ju bëjnë të reflektoni për jetën tuaj

Shkrimtari i njohur botëror Umberto Eco i la “amanet” nipit të tij para vdekjes disa letra dhe këshilla të cilat juve do t’ju bëjnë të reflektoni shumë për jetën tuaj.

“I dashur nip, nuk do të dëshiroja që kjo letër krishtlindjesh të tingëllonte shumë e sheqerosur (deamicisiana, term sipas librit të autorit De Amicis “Zemra”) dhe të kujtonte ty këshilla për dashurinë ndaj të afërmve tanë, për atdheun, për botën, apo gjëra të ngjashme. Nuk do t’ua vije veshin dhe në momentin e vënies në praktikë (ti i rritur dhe unë i thyer në moshë), sistemi i vlerave do të jetë kaq shumë i ndryshuar sa mundet që rekomandimet e mia të duken jashtë kohe.

Kështu që do të preferoja të ndalesha në një rekomandim të vetëm, të cilin do jesh në gjendje që ta vësh në zbatim edhe tani, teksa je zhytur në iPad-in tënd; por as nuk do të bëj gabimin që mos të ta këshilloj këtë gjë, jo për faktin se do dukesha një gjysh harraq dhe nopran, por sepse atë e bëj edhe unë.

E shumta mund të të rekomandoj, që nëse rastësisht në internet, kalon nëpër ato qindra faqet porno që tregojnë në mijëra mënyra raportin mes dy qenieve njerëzore, apo mes një qenieje njerëzore dhe një kafshe, përpiqu që të mos besosh se ai është seksi, edhe ashtu i shfaqur shumë monoton; kjo sepse bëhet fjalë për një inskenim, i cili synon të të detyrojë të mos dalësh nga shtëpia dhe të shohësh vajzat e vërteta.

Nisem nga parimi se ti je heteroseksual, përndryshe përshtati rekomandimet e mia me rastin tënd. Por shikoji vajzat, në shkollë apo aty ku shkon për të lozur, sepse janë më të mira ato të vërtetat, sesa ato femrat televizive; dhe një ditë do të të japin kënaqësi shumë më të mëdha sesa ato online.
Besoji atij që ka më shumë eksperiencë sesa ty(dhe nëse do të kisha parë vetëm seksin në kompjuter yt atë nuk do kishte lindur kurrë dhe ti kush e di ku do ishe, përkundrazi nuk do ishe fare). Por nuk është kjo, ajo për të cilin doja të të flisja, më tepër sesa për një sëmundje që ka goditur brezin tënd dhe madje edhe atë të djemve më të rritur sesa ty e që ndoshta shkojnë në universitet.

Kjo është humbja e kujtesës. Është e vërtetë se nëse të shkon në mendje të dish se kush ka qenë Karli i Madh apo ku bie Kuala Lumpuri nuk të duhet veçse të shtypësh ndonjë tast dhe menjëherë interneti do të
ta thotë.

Bëje këtë gjë kur duhet, por pasi ta kesh bërë, mundohu të kujtosh çfarë të është thënë për të mos qenë i detyruar që ta kërkosh për herë të dytë nëse do të jetë e domosdoshme, qoftë edhe për një punim në shkollë. Ka rrezik që ndërkohë që ti mendon se kompjuteri mund të ta thotë në çdo moment, ti humbet shijen e të nxënit vetë.

Do të ishte njësoj sikur, duke ditur se për të shkuar nga një rrugë në tjetrën, ka autobusë apo metro që të mundësojnë të zhvendosesh pa u lodhur(që në vetvete është shumë komode dhe bëje sa herë që nxiton) mendon se kështu nuk ke më nevojë të ecësh. Por nëse nuk ecën mjaftueshëm, bëhesh pastaj “i aftë tjetërsoj”, siç thuhet sot për ata që janë të detyruar të lëvizin me karrocë me rrota.

Dakord, e di që merresh me sport dhe kështu vë në lëvizje trupin tënd, por të kthehemi te mendja jote. Kujtesa është një muskul si ata të këmbëve, të cilën nëse nuk e ushtron rrudhet dhe ti transformohesh (nga këndvështrimi mendor) me një tjetër lloj aftësie, pra, që të flasim qartë, një idiot. Për më tepër, sikurse për të gjithë ekziston rreziku që me plakjen vjen edhe Alzheimeri, një nga mënyrat që të shmanget ky incident i pakëndshëm është të ushtrosh memorien.

Dhe ja cila është dieta ime. Çdo mëngjes mëso ndonjë varg, një poezi të shkurtër. Mirë do ishte të bëje ndonjë garë edhe me miqtë e tu për të parë se kush mban mend më shumë. Nëse nuk e pëlqen poezinë atëherë bëje këtë me formacionet e futbollistëve, por kujdes, sepse nuk duhet vetëm të dish se kush janë futbollistët e Romës sot, por edhe ata të skuadrave të tjera, pse jo edhe të skuadrave të së shkuarës(mendo që unë mbaj mend formacionin e Torinos në kohën kur avioni i tyre, me të gjithë lojtarët në bord, u përplas në Superga: Bacigalupo, Ballarin, Maroso etj..). Bëj gara të kujtesës, ndoshta edhe për librat që ke lexuar(kush ishte në bordin e Hispaniolas në kërkim të ishullit të thesarit> Lord Trealëney, kapiteni Smollet, doktor Levesey, Long John Silver, Jim…).

Provo njëherë nëse miqtë e tu do të kujtojnë dot se kush ishin shërbyesit e tre muskëtjerëve dhe të D’Artgnan(Grimaud, Bazin, Mousqueton dhe Planchet)..Dhe nëse nuk do duash të lexosh “Tre muskëtjerët(dhe nuk e merr me mend se çfarë do kesh humbur) atëhëre bëje, ku di unë, me një nga historitë që ke lexuar. Duket një lojë(dhe është e tillë) por do ta shohësh sesi koka jote do të popullohet nga personazhe, histori, kujtime të çdo lloji. Do ta kesh pyetur veten se përse dikur kompjuterët quheshin tru elektronik.

Ndodhte sepse ata konceptoheshin mbi modelin e trurit (tonë) tënd; por truri ynë kë më shumë lidhje sesa një kompjuter. Është një lloj kompjuteri që e mban me vete, që rritet dhe forcohet përmes ushtrimit, kurse kompjuteri që kë mbi tavolinë, sa më shumë e përdor aq më shumë humbet shpejtësinë e veprimeve dhe pas disa vitesh do ndërruar.

Ndërkohë që truri yt mund të zgjasë deri në 90 vjet dhe në këtë moshë(nëse do ta kesh ushtruar) do të kujtojë më shumë gjera nga ato që kujton tani. Dhe falas. Është pastaj kujtesa historike, ajo që nuk ka të bëjë me faktet e jetës tënde apo me gjërat që ke lexuar, por me ato që kanë ndodhur para se ti të lindje. Sot, nëse shkon në kinema, duhet të hysh në një orë fikse, kur filmi fillon dhe sapo fillon dikush të kap si të thuash nga dora dhe të tregon se çfarë ndodh.

Në kohët e mia mund të hyje në kinema në çdo moment, e kam fjalën edhe në mes të spektaklit, arrije aty ndërkohë që po ndodhnin disa gjëra dhe përpiqeshe të kuptoje se çfarë kishte ndodhur më parë(pastaj, kur filmi fillonte nga fillimi, kuptohej nëse ishte kuptuar çdo gjë si duhet-përveç faktit se nëse filmi na kishte pëlqyer mund të rrije ta rishikoje edhe atë pjesë që ishte parë tashmë). Ja pra, jeta është si një film i kohëve të mia.

Ne vijmë në jetë ndërkohë që shumë gjëra kanë ndodhur tashmë, prej qindra e mijëra vjetësh dhe është e rëndësishme të kuptosh atë që ka ndodhur para se ne të lindnim. Kjo për të kuptuar më mirë se përse sot ndodhin shumë gjëra të reja.

Tani, shkolla(përveç leximeve të tua personale) duhet të të mësonte të memorizoje atë që ka ndodhur përpara se ti të lindje, por shihet se ajo nuk ia arrin siç duhet kësaj gjëje, pasi shumë të hulumtime na thonë se të rinjtë e sotshëm, edhe ata të mëdhenjtë që shkojnë në universitet, nëse ta zënë kanë lindur në 1990-ën nuk e dinë(dhe ndoshta nuk duan ta dinë) se çfarë ka ndodhur në vitin 1980(dhe këtu nuk e kam fjalën për ata që ka ndodhur 500 vjet më parë). Statistikat na tregojnë se nëse i pyet disa se kush ishte Aldo Moro të përgjigjen se ishte kapua i Brigadave të Kuqe-në fakt ai u vra prej Brigadave të Kuqe.

Nuk flasim për këto të fundit, që mbeten misterioze për shumëkënd, e megjithatë ishin prezent diçka më pak sesa 30 vjet më parë. Unë kam lindur më 1932, dhjetë vjet pas ngjitjes në pushtet të fashizmit por e dija deri edhe se kush ishte kryeministri në kohën e Marshimit mbi Romë(po ky çfarë është?) Ndoshta shkolla fashiste më kishte bërë ta mësoja emrin e tij, për të më shpjeguar sesa budalla dhe i keq ishte ai ministër(“Faka zemërpula”) të cilin fashistët e kishin zëvendësuar.

Dakord, por të paktën e dija. Pastaj, të heqim shkollën mënjanë, një i ri i sotshëm nuk e di kush ishin aktorët e kinemasë të 20 vjetëve më parë, ndërkohë që unë dija kush ishte Francesca Bertini që luante në filmat pa zë 20 vjet para se unë të lindja. Ndoshta sepse shfletoja revista të vjetra të ngjeshura në dollapin e shtëpisë sonë, por pikërisht, edhe unë të ftoj të shfletosh edhe revista të vjetra sepse është një mënyrë për të mësuar se çfarë ndodhte para se ti të lindje.

Po pse është kaq e rëndësishme të dish se çfarë ka ndodhur më parë? Sepse në shumë raste, ajo që ka ndodhur të jep një shpjegim se përse disa gjëra ndodhin sot dhe në çdo rast, njësoj si për formacionet e futbollistëve, kjo është një mënyrë për për pasuruar kujtesën tonë.

Ki parasysh se këtë nuk mund ta bësh vetëm mbi librat dhe revistat, mund të bëhet shumë mirë edhe në internet. I cili duhet përdorur jo vetëm për të çatuar me miqtë e tu por edhe për të çatuar (nëse mund të shprehemi kështu) me historinë e botës. Kush ishin hititët? Po kamisardët? Dhe si quheshin tri karavelat e Kolombit? Kur u zhdukën dinosaurët? Po arka e Noes a mund të ketë patur një timon? Si quhet paraardhësi i kaut? A kishte më shumë tigra 100 vjet më parë? Çfarë ishte perandoria e Malit? Dhe kush fliste për Perandorinë e të Keqes? Kush ka qenë Papa i dytë në histori? Kur u shfaq Topolino? Mund të vazhdoja në pafundësi dhe do të ishin të gjitha aventura të bukura kërkimi.

Të gjitha këto duhen kujtuar. Do të vijë dita kur do të jesh plak dhe do të ndihesh sikur ke jetuar 1000 vjet, sepse do të jetë sikur ti të kishe qenë i pranishëm në betejën e Vaterlosë, të kesh asistuar në vrasjen e Jul Çezarit, apo të kesh qenë disa hapa larg nga vendi ku Bertoldi i quajtur i Ziu, teksa përziente substanca për të gjetur mënyrën e prodhimit të arit, gabimisht zbuloi barutin dhe hodhi veten në erë(dhe mirë iu bë). Të tjerë miq të tu, që nuk do të kenë kultivuar memorien e tyre, do të kenë jetuar një jetë të vetme, të tyren, që duhet të ketë qenë kush e di sa melankolike dhe e varfër në emocione”. /KultPlus.com

Këngët serbe dhe ‘Kosova e Metohija’ këndohen në Manastirin e Deçanit

Në territorin e Republikës së Kosovës ende dikush mund ta përdorë termin pezhorativ Kosovë e Metohi.

Sava Janjic nga Manastiri i Deçanit shumë shpesh tregon në rrjetet sociale mbi zhvillimet në këtë objekt të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Dje, Janjic ka treguar për vizitën e Patriarkut të Aleksandrisë në këtë Manastir.

“Bashkë me të ishte edhe Patriarku Irinej i Serbisë dhe anëtarë të Kishës së Aleksandrisë nga Serbia. Mes tjerash këtu është folur edhe për vuajtjen e kristiano-ortodoksëve viteve të fundit” ka shkruar mes tjerash Sava Janjic duke bashkangjitur edhe fotografi nga kjo vizitë, shkruan KultPlus.

Ajo çka shihet në këtë postim është se përdoret termi Kosovë e Metohi. Ky term është përdorur për vite nga Serbia për Kosovën, apo siç e quajnë ata – Provincën Autonome të Kosovës e Metohisë. Ky territor edhe sot njihet si pjesë e Serbisë.

“Gjatë drekës, Kori i Fëmijëve nga Kosova dhe Metohija kënduan këngë serbe. Patriarku Teodor bashkë me Patriarkun Irinej më pas u larguan për në Nish ku do të vazhdojë pelegrinazhi i Kishës Ortodokse Serbe” shkruan Janjic.
Disa herë në të kaluarën Janjiq ka mbështetur politikën serbe kundër Kosovës. Në kohën kur Kosova aplikoi për anëtarësim në UNESCO, Janjiq ishte ndër zërat më të fuqishëm kundër këtij anëtarësimi. Janjic është mjaft aktiv në Facebook, aty ku edhe poston mbi aktivitetet që ndodhin në Manastirin e Deçanit.

Manastiri i Deçanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Deçan. Qëndrimin në Deçan mund ta përfundoni me vizitën e Manastirit të Deçanit , i ndërtuar në shekullin XIV dhe pjesë e listës së monumenteve të mbrojtura të UNESCOs . / KultPlus.com

Festina Mejzini këndon “Beggin” të grupit Madcon, performanca e saj pëlqehet nga grupi (VIDEO)

Gjatë një performance në BeerFest në Tiranë, këngëtarja Festina Mejzini ka kënduar këngën e njohur “Beggin” të grupit Madcon, këtë performancë ajo nuk ka vonuar dhe e ka sjellë edhe në Instagram përmes një video, por ajo se kishte menduar që kjo video do të arrinte të shihej nga grupi i njohur botëror, shkruan KultPlus.

Pas një kohe nga lansimi i kësaj video, Grupi Madcon kanë parë performancën e Mejzinit dhe kanë shprehur pëlqim ndaj saj.

Kjo gjë padyshim që këngëtaren e ka bërë të ndihet jashtëzakonisht mirë dhe e ka frymëzuar për të punuar edhe më shumë.

“Kur grupi i këngës Beggin pëlqen performance time, duke kënduar pikërisht këngën Beggin.. çfarë ndjenje”, ka shkruar Mejzini në Instagram. / KultPlus.com

🍻 @madconofficial #BeerFest

A post shared by Festina Mejzini © (@festinamejzini) on


Kështu duket ekspozita e Petrit Halilajt në New Museum në New York (VIDEO)

Zogjtë nuk i largohen Petrit Halilajt. Kafshët e ndryshme e kanë mbushur Instagramin e artistit.

Zogjtë nuk mund të lihen anash edhe në ekspozitën e artistit kosovar e cila u hap dje në Nju Jork të Amerikës. New Museum ka mirëpritur kësisoj punën e artistit kosovar në një hapje ekspozite e cila ka marrë vëmendjen e duhur në këtë institucion arti.

Skulpturat e vogla të zogjve i shohim në ekspozitë, shkruan KultPlus.

Petriti megjithatë ka bërë rolin e hulumtuesit para se ta hapë këtë ekspozitë. Një gërmim arkeologjik në Runik, vendin ku ai ka lindur, ka nxjerrë 505 objekte të panjohura. Petriti ka marrë objekte të ndryshme të banorëve të Runikut për ti ekspozuar në Nju Jork, në ekspozitën me kuratore Helga Helga Christoffersen.


Marrë nga Anna Di Lellio / Facebook

Vetë artisti ka qenë i pranishëm në hapjen e ekspozitës “RU”. Kritikja e artit Hettie Judan ka thënë se RU në fakt simbolizon RUnikun, RUins (gërmadhat), RUmination (Ripërtypjen) RUction (Rrotullimin) apo edhe RUMmage (Rrëkenë).

Në hapësirën ekspozuese, një film zbulon tregimet që kanë lindur prej këtyre objekteve të nxjerra nga toka. Halilaj bisedon me fqinjët për të zbuluar mitet dhe historinë e këtyre objekteve. / KultPlus.com

Balerini i famshëm Angelin Preljocaj, nga Franca vjen në Prishtinë

Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, do të organizojë një mbrëmje të jashtëzakonshme të shfaqjes së baletit nga balerini Angelin Preljocaj në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Të dy pjesët “Un Trait d’Union & Création 2017” do të shfaqen të shtunën më 7 tetor në orën 20:00, shkruan KultPlus.

Angelin Preljocaj, koreograf francez me prejardhje shqiptare, është sot një nga artistët më të shquar të vallëzimit bashkëkohor ndërkombëtar. Baleti i tij do të performojë në Prishtinë si pjesë e një turneu ekskluziv në Shqipëri dhe në Kosovë për prezantimin e premierës botërore të shfaqjes së tij të re “Création 2017”, e prezantuar në Francë me 21 shtator 2017.

Angelin Prejlocaj ka lindur në Francë në vitin 1957, nga prindër shqiptarë. Ai filloi studimet në vallëzim klasik para se të vazhdoj me vallëzimin bashkëkohor. Themeloi kompaninë e tij në dhjetor 1984. Që nga ajo kohë ka bërë koreografinë e 50 shfaqjeve, nga solo deri në format e mëdha.

Krijimet e tij janë rimarr në repertorin e shumë kompanive, nga të cilat gjithashtu merr porosi, si për shembull nga La Scala e Milanit, nga Baleti i New York City dhe nga Baleti i Operës Kombëtare në Paris. Sot Baleti Prejlocaj përbëhet nga 24 valltarë dhe lokalizohet në Pavillon Noir në Aix-en-Provence prej tetorit 2006, një vend i dedikuar tërësisht për vallëzim, me Angelin Prejlocaj për drejtor artistik.

“Me mbështetjen e Teatroskopit në kuadër të FranceDanse Orient-Express. Teatroskopi është program i iniciuar nga Instituti Francez, ministria e Kulturës dhe ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme”

Një konferencë për medie do të mbahet të premten më 6 tetor në orën 13:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë./ KultPlus.com

‘Arts&Crafts’ solli tradicionalen e modernen përmes gjashtë artisteve në Muzeun e Kosovës

Sarandë Selimi

Muzeu i Kosovës, në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane me moton ‘Ditët e Hapura’, nisi mbrëmë me hapjen e ekspozitën me fotografi të autori nga Turqia, Erhan Bayladi. Ndërsa sot ditën e dytë nga katër ditë sa do të zgjasin këto aktivitete Muzeu i Kosovës e nisi me aktivitetin ‘Arts&Crafts’, ku solli gjashtë artiste të ndryshme që janë inspiruar nga tradita për të sjellë gjëra interesante e të veçanta për qytetarët.

Salla e madhe e Muzeut të Kosovës, ishte mbushe me tavolina pune, aty ku edhe prezantoheshin punimet më të hershme të artistëve. Ato përveç punimeve që kishin sjellë me vete për tri ditë sa do të jenë pjesë e aktiviteteve të Muzeut të Kosovës, do të krijojnë aty për aty punime si: varëse, byzylyk, unaza, pjata nga dheu, kartolina… Sot në këtë aktivitet përpos shumë qytetarëve që ishin të pranishëm morën pjesë edhe fëmijët e shkollave fillore në kryeqytet. Ata përpos që patën rastin të shohin se si bëhen këto krijime artistike, edhe vetë provuan të bëjnë diçka të tillë.

Vlora Hajredini-Hajrullahu, Saba Berisha-Ismaili, Mire Canolli, Ilire Lepaja, Granita Grezda-Lila, Dafina Vitija dhe Ardita Begu janë artistët e këtij aktiviteti në Muzeun e Kosovës.

KultPlus, vizitoi sot këtë punëtori, ku edhe bisedoi me dy artiste. Saba Berisha Ismaili e cila solli në muze Hand Made Accessories ‘Terra’, e cila tregoi për KultPlus, se me këtë punë ka filluar të merret si e vogël. Ajo ka studiuar për pikturë dhe kjo pak a shumë i ka ndihmuar që ta perfeksionoi këtë zanat.

“Interesimi për stoli ka ekzistuar që nga kohërat parahistorike si te femrat si te meshkujt varësisht prej statusit si luftarake apo statuse të ndryshme, stoli për evente të ndryshme, martesa etj.. interesimi është gjithmonë në rritje kërkesat më të shumta janë ndërmjet modernes dhe elementeve nga e kaluara”, u shpreh Saba, e cila falënderoi shumë Muzeun e Kosovës për këtë mundësi që punimet e tyre të prezantohen në një event të tillë siç është ai i Ditëve të Trashëgimisë Evropiane.

Ndërkohë në këtë workshop kishte edhe pjata të bëra me argjilë. Është Granita Grezda Lila që solli ‘DHE-by Granita’ në Muzeun e Kosovës. Punimet e saj ishin mjaft të veçanta, të bëra krejt në mënyrë natyrale.

“Të gjitha punimet i ndërtoj prej argjilës edhe terrakot apo argjile e bardh dhe kuqe. E gjithë puna bëhet me dorë ku i jepet forma, terja bëhet në mënyrë natyrale e cila merr pak kohë. Në fund e bëjë dizajnin dhe i jap një glazurë që të ketë shkëlqimin e duhur”, tregoi procesin Granita, duke vazhduar tutje të thotë se me këtë profesion ka nisë të merret që të përmbushë nevojën e sa si artiste pasi që, është e diplomuar në pikturë dhe kjo që e bënë ka goxha lidhje me atë që ka studiuar.

“Kjo është hera e parë që mu dha mundësia të kem një ekspozitë, pasi që, punën e bëjë në shtëpi, por besoj që në të ardhmen të kem një dyqan apo atele ku njerëzit mund t’i shohin punimet nga afër”, u shpreh ajo.

Për krejt këto aktivitete KultPlus, foli edhe me drejtorin e Muzeut të Kosovës Skënder Boshtrakaj. Boshtrakaj, tha se është shumë e rëndësishme që si muze çdo vit gjatë Ditëve të Trashëgimisë Evropiane të prezantojnë risi, si për muzeun ashtu edhe për opinioni. Ai tha se këto që paraqiten në muzeu gjatë këtyre ditëve janë mesazhe të shumëfishta, si për muzeun ashtu edhe për opinionin brenda dhe jashtë Kosovës.

“Sivjet kemi vendos që t’i ftojmë artizanët tonë që trashëgiminë kulturore e përdorin për shprehje arti. Është një formë e re e shprehjes nëpër Evropë, ajo haset kudo por në Kosovë ka filluar pak të paraqitet në formë të suvenir-shop, nëpër qytet të Prishtinës, e vende të tjera. Në këtë rast në muze i kemi ftuar gjashtë duar të arta, që janë artiste shumë të mira dhe trashëgiminë kulturore dhe motivet e trashëgimisë i përdorin për shprehje artistike dhe sjellin produkte që janë atraktive për treg”, pohoi Boshtrakaj duke vazhduar tutje të thotë se sot patën vizitorë nga Kina, Spanja, Malajzia, dhe pa përjashtim të gjithë, sipas tij, ishin të interesuar ku edhe blenë gjëra të ndryshme.

“Kjo na inkurajoi që ne sa më shpejt të hapim një dyqan të muzeut dhe një pjesë të madhe të këtyre vlerave që në një mënyrë përfaqësojnë traditën e vendit t’i kemi në Muzeun e Kosovës në dispozicion të publikut dhe turistit. Këto shprehje në një formë e bëjnë pak më prezent Kosovën në një hartë të turizmit dhe vizitorin e rastit e dërgon me një shenjë të këtij vendi duke sjellë promovime të reja për kulturën dhe imazhin tonë”, përfundoi ai.

Këto gjashtë artiste të cilat po prezantojnë artin e tyre në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Muzeun e Kosovës, do të keni mundësi t’i takoni edhe në ekspozitën e tyre që do të hapet të shtunën mbrëma në muze me fillim nga ora 19:30 ./ KultPlus.com

Gjykimi

Poezi e shkruar nga Esad Mekuli.

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona…

Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë
si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,
fabrika dhe katunde…

Si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë…
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shum vullnet…)

Bunkerët e Shqipërisë komuniste po marrin tjetër formë të përdorimit

Pronari i një hoteli në Shqipëri, Kujtim Roçi, asnjëherë nuk do ta harrojë vitin 1992. Ishte viti kur djali i tij i madh Elesio u lind dhe koha kur ai nisi një biznes të vogël afër plazhit në qytezën bregdetare të Golemit.

Pak kohë pas rënies së komunizmit, Roçi vendosi që t’i transformojë në bar bunkerët në plazhin e Golemit me qëllim që të bëjë para për të kaluar kohët e vështira. Derisa shumë miq të tij qeshën me këtë ide, biznesi shumë shpejt nisi të rritej. Bari më pas u bë restorant, i cili më pas u rrit në hotel të madh të ndërtuar rreth bunkerëve dhe mori emrin e djalit të tij të madh.

“Kjo copë betoni më bëri ai që jam sot”, ka thënë Roçi, derisa ka treguar një pjesë të bunkerit që ende shihet nga hyrja e hotelit, transmeton “Koha Ditore” një reportazh të Euronews. Bunkeri të cilin Roçi e zhvilloi në biznes është vetëm një prej mijëra të tillëve që ndodhen në mbarë Shqipërinë – një mbetje e qëndrueshme e epokës komuniste.

Nga frika e pushtimit nga të huajt, lideri shqiptar komunist, Enver Hoxha, kishte urdhëruar që të ndërtoheshin 173 mijë e 371 bunkerë në mes të viteve 1975 dhe 1983, që shqiptarët të fshiheshin dhe të luftonin nga aty. Sidoqoftë, sulmet e tilla kurrë nuk ndodhën. Në fakt, vetëm atëherë kur shqiptarët si Roçi i kthyen bunkerët në bare të plazhit, restorante, depo, kolibe për qentë dhe muze, atëherë ata hynë në përdorim. I ndërtuar për Hoxhën dhe asistentët e tij, kompleksi i fshehur është bërë hapësirë kulturore ku zënë vend ekspozita, performanca dhe koncerte. Tani tërheq shumë turistë dhe rangohet si atraksioni numër një i Tiranës në “TripAdvisor”.

Pas suksesit të operatorit “Bunk’Art”, asociacioni shqiptar “Qendra Ua” hapi një tjetër muze të quajtur “Bunk’Art2” në qendër të Tiranës në nëntor të vitit 2016. Lokacioni i muzeut të dytë është ish-bunker nuklear që i përkiste Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Bunk’Art” thotë se është një prej dëshmive më të mira të projektit për “bunkerizim” të Hoxhës. Sidoqoftë, ndërtimi i një hyrjeje në formë të kupolës në muze ishte vonuar për shkak të protestave politike kundër asaj që disa e quajtën si “nostalgji për kohët e kaluara të dhunshme”. Për të luftuar këtë perceptim dhe për t’i përdorur bunkerët për një Shqipëri moderne, disa artistë vendorë po ashtu i kanë përdorur bunkerët për të promovuar mesazhe për pozitivet dhe prosperitet.

Projekti “Treffpunkt Bunker” i udhëhequr nga një grup i studentëve gjermanë, të mbledhur disa herë me artistët shqiptarë të cilët ngjyrosën dhe ridizajnuar pjesë të ndryshme të bunkerit në një kodër të Tiranës, është një prej tyre.

“Edhe pse kishte aq shumë trishtim dhe vuajtje në atë kohë, njerëzit prapë gjenin mënyra për të shijuar jetën dhe doja që të ruaja kujtimin tim të asaj kohe”, ka thënë një prej artistëve, Stela Sulioti, e cila qëllimisht ka përdorur vetëm ngjyra të lehta në dizajnin e saj.

Arkitekti Arnen Sula për një kohë të gjatë ka eksploruar mënyra të ndryshme të ripërdorimit të bunkerëve, prej sallave të tatuazheve e deri te strehimoret e kafshëve. Ai thotë se disa bunkerë, të cilët janë dëmtuar dhe shkatërruar pas kolapsimit të regjimit komunist, duhet të lihen në atë mënyrë.

“Tregon zemërimin që njerëzit kishin me të kaluarën tonë komuniste dhe vështirësitë tona ekonomike, pasi që ata morën gjithçka që mundën prej tyre, duke filluar nga orenditë, kabllot elektrike, materialet për filtrimin e ajrit apo edhe tullat”, ka thënë ai. Por Sula mendon se bunkerët që ende janë në gjendje të mirë mund të ndihmojnë në ekonominë e vendit duke u transformuar në zona të brendshme të blegtorisë, dhoma të ftohjes, kinema, hotele, hapësira për ekspozim dhe punëtori të ndryshme.

“Do të rriste numrin e punësimit, do të përkrahte turizmin dhe do të gjeneronte kushte ekonomike për rajonet ku bunkerët janë të vendosur”, ka shtuar ai./ KultPlus.com

Tur i koncerteve në kujtim të David Bowie

Koncertet do të nisin me Parisin, për tu mbyllë me Portland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tur i koncerteve që ka për qëllim kujtimin për këngëtarin e madh David Bowie, shkruan KultPlus.

Ky tur nisë më 10 janar në Paris dhe do të mbyllet më 11 mars në SHBA, tur i koncerteve që përfshinë vende të rëndësishme të Evropës dhe të Amerikës.

Ky tur nisë pikërisht në datën e vdekjes së Bowie, i cili pat vdekur më 10 janar të vitit 2016, dhe me këtë rast dhimbja për humbjen e këtij këngëtari ishte tejet e madhe./KultPlus.com

Shtetndërtimi i Kosovës dhe fshirja e kujtesës historike! (FOTO)

Shkruan: Jusuf Buxhovi

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë veni dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë ishte dhe çfarë është…” Edwad R. Murrov.

Këto fjalë të publicistit të njohur Eduard R. Morrov, të cilat qëndrojnë si moto e “Kosovës” në pesë vëllime (2015), edhe si të shkëputura flasin për vrasjen e kujtesës historike, por edhe të historisë konkrete, me të cilën lidhet qenia e një populli të gjykuar për t’u zhdukur, përvojë kjo e njohur që ka të bëjë me gjenocidet e ushtruara ndaj disa popujve, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët.

Sigurisht se metafora e Morrovit për fshirjen e kujtesës historike si dhe rishkrimin e saj, ka një mesazh tepër dramatik për viktimat e historisë, në mënyrë që ajo të mos u përsëritet. Për shqiptarët e Kosovës, që brenda një shekulli e gjysmë përjetuan tre gjenocide, ndërsa këtij të katërtit (në fundvitet e nëntëdhjeta) i shpëtuan në saje të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s të drejtuar nga SHBA-të, kujtesa historike ka rëndësi të veçantë, ngaqë me të lidhet edhe çlirimi, lidhet liria, lidhet edhe demokracia, e mbi të gjitha lidhet krijimi i shtetit të Kosovës, që paraqet të arriturën më të madhe historike të shqiptarizmit.

Dhe, kujtesa historike e shtetit të Kosovës, krahas kohës së pushtimit nga Beogradi (1912-1999), ka edhe përpjekjet e vazhdueshme për çlirim dhe liri, që si proces i pandalshëm, në binarët historik u vu me krijimin e Lëvizjes Kombëtare te fundviteve të tetëdhjeta dhe atyre të nëntëdhjeta e drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në të cilën morën pjesë të gjithë shqiptarët pa përjashtim ideologjie dhe përkatësi sociale. Kjo lëvizje kombëtare ndër më të fuqishmet dhe njëherësh ndër më të sukeseshmet e historisë sonë, ka kalendarin dhe arkitekturën e vet politike, që kaloi nëpërmes legjitimitetit të infrastrukturës demokratike të domsdoshme për një shtet të pavaur: Deklaratën për Pavarësi të 2 korrikut 1990, Kuvendin e Kaçanikut të mbajtur më 7 shtator 1990 dhe, sidomos, Referendumin për Pavarësi të 26 shtatorit 1991, ku qytetarët e Kosovës votuan për pavarësi, me ç’rast iu dha drita jeshile themelimit të shtetit të Kosovës, i cili filloi të jetësohet me zgjedhjet e para pluraliste dhe presidenciale më 24 prill 1992, që për pasojë patën krijimin e Qeverisë së Kosovës dhe atë që u shfaq si shtet paralel, që mori përsipër organizimin e jetës institucionale, ku bënte pjesë edhe rezistenca e armatosur, e cila, edhe përkundër vështirësive të njohura, në çastet e domosdoshme, u kthye në mjet të dobishëm të politikës me të cilën u legjitimua edhe ndërhyrja e armatosur ndërkombëtare. Pra, 26 shtatori i vitit 1991 është themel i shtetit të Kosovës, që u konfirmua me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Por, kujtesa historike e shtetit të Kosovës si dhe datat e saj që u përmendën më lart, jo vetëm që kanë filluar të anashkalohen, por edhe “të harrohen” fare dhe qëllimisht madje nga mohuesit e historisë së njëmendtë, nga brenda të lidhur edhe nga jashtë. Kjo u pa më së miri me rastin e 26 shtatorit, ditës së Referendumit për Pavarësi, të aktit historik dhe legjitim të vetëvendosje, kur jo vetëm nuk u shënua kund, por thuajse u injorua fare nga mediet dhe veçmas nga historianët tanë si dhe institutet (ai i Historisë dhe Albanologjisë), që kanë për detyrë t’i shënojnë këto data, por edhe të organizojnë tribuna dhe botime shkencore për to, në mënyrë që historia e shtetndëritmit të Kosovës të shpjegohet në përputhje me zhvillimet politike e shoqërore si dhe proceset historike shumëshekullore nëpër të cilat ka kaluar, dhe jo me përrallat, “heroizmat” folklorike si dhe thashethemet e politikanëve zullumçarë që kanë uzurpuar shtetin e Kosovës duke e kthyer në plaçkë të veten dhe mendojnë se ai mund të mbahet dhe të mbijetojë me permendore të paqendrueshme shumë prej tyre të shpifura dhe jashtë konsensuzit kombëtar.

Me këtë qëndrim antihistorik dhe antikombëtar, me logjikën e “Fermes së kafshëve” të Orvellit dhe dokrrat e “qytetarisë amorfe” të diktatit ahtisarian, Kosova kthehet në një shtëpi pa themel, e mbi të gjitha në një feud kaçakësh pa kujtesë historike, pa trashëgimi shpirtërore, pa identitet etnik dhe kulturor të një qytetërimi të lashtë antik (dardan-ilir), në një si çorbë e mbetjes islamike dhe hiç tjetër, ku zhvlerësohen konceptet intelektuale, shoqërore, që lidhen edhe me ato të Rilindjes kombëtare dhe shtyllave kryesore mbi të cilat qendronte shqiptarizmi si program politik që nuk është përnybllur ende, ngaqë ajo që po ngjet tani te ne dhe sjelljen tonë përkon me akuzat që Beogradi ka ngritur kundër nesh në memorandumet e akademikëve serbë, atë të vitit 1937, 1944 dhe të vitit 1986!

Mudrov fliste për shkatërrues të kujtesës historike dhe të historisë, ndërsa te ne po ndodh vetë-harresa historike, vetë-shkatërrimi i historisë, vetë-shkatërrimi i identietit kulturor dhe shpirtëror (duke u zëvendësuar kombëtarja me fetaren dhe arabizmin brutal). Dhe kështu, po ndodh vetë-shkatërrimi i shtetit të Kosovës në përputhje me planet e armiqëve të tij shekullor, e me këtë edhe vetë-shkatërrimi ynë!
Dhe, nga mallkim i vetë-shkatërrimit, nuk ka shpëtim, e as fajtor madje!…/KultPlus.com

Dhjetë vendet me numrin më të madh të siteve të trashëgimisë kulturore në botë

Një vend është referuar si një Site i Trashëgimisë Kulturore Botërore kur ai është e listuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara UNESCO si i një rëndësie të veçantë kulturore ose fizike.

Deri në korrik të vitit 2017 , ka 1073 vende të trashëgimisë te shpërndara ne 167 shtete të ndryshme: 832 janë kulturore, 206 janë natyrale dhe 35 janë me karakter miks, historiko -natyrore.

Më poshtë është një listë e vendeve që kanë numrin me te madh te site-ve të trashëgimisë kulturore.

Italia – 48 vende të trashëgimisë kulturore

The Santa Maria delle Grazie, në të cilën ndodhet vepra “The Last Supper” nga Leonardo da Vinci, Milano, Itali
Italia mund të mos jetë një nga vendet më të mëdha të botës, por historia e saj e gjatë dhe e thellë e vë në krye të listës së vendeve persa i perket trashëgimisë kulturore. Disa nga këto site janë Venecia dhe laguna e saj, Piazza del Duomo në Pisa, qendrat historike të Sienës, San Gimignano, Firence dhe Napoli, qendra historike e Romës dhe Vatikanit, qyteti i Verona, Santa Maria delle Grazie me “Darkën e Fundit” nga Leonardo da Vinçi në Milano, dhe shumë më tepër.

Spanja – 40 vende të trashëgimisë kulturore

Ujësjellësi romak në Segovia, Spanje
Jo shumë larg Italisë, Spanja është krenare për shumë site të trashëgimisë kulturore botërore. Disa nga këto 39 vende janë: qendrat historike të Toledos dhe Córdobas, qyteti i vjetër i Salamancës, katedralja e Burgos, veprat e Antoni Gaudit (në Barcelonë), qyteti i vjetër i Segovia dhe ujësjellësi i famshëm romak, Shpella e Altamira me pikturat e saj prehistorike, Alcazari në Sevilje, Kulla e Herkulit etj.

Gjermani – 38 vende të trashëgimisë kulturore

Pallati Sanssouci, Potsdam, Germani
Ne jemi ende në Evropë dhe Gjermania nuk është shumë larg Spanjës me numrin e vendeve të trashëgimisë kulturore. Në përgjithësi, vendet e trashëgimisë në Gjermani janë nga periudhat me te vonshme se ato në Itali dhe Spanjë. Disa nga vendet e trashëgimisë kulturore të Gjermanisë janë Museumsinsel (Muzeu Island) në Berlin, Pallatet dhe Parqet e Potsdamit dhe Berlinit, Katedralen e Këlnit, qytetin e Bambergut etj.

Franca – 38 vende të trashëgimisë kulturore

Amfiteatri Arles në Francë – site i trashëgimisë kulturore botërore
Franca ka të njëjtin numër vendesh si Gjermania. Është e mrekullueshme që të gjitha 4 vendet e para në këtë listë janë evropiane dhe kanë së bashku një total prej 160 vende të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s nga gjithsej 832 vende të trashegimise ne botë. Disa nga vendet në Francë janë: Katedralja Bourges, Katedralja e Chartres, Katedralja e Amiens, Belfries e Belgjikës dhe Frances, ujësjellësi romak Pont du Gard, amfiteatri romak Arles dhe pikturat shpellore parahistorike në Grotte Chauvet-Pont.

Kina – 36 vende të trashëgimisë kulturore

Muri i madh kinez – site i trashëgimisë kulturore botërore
Kina ka 36 vende të trashëgimisë kulturore botërore, nder te cilat Murin e Madh të famshëm, Qytetin e Ndaluar dhe Mauzoleun e Perandorit të Parë Qin.

Meksika – 27 vende të trashëgimisë kulturore

El Castillo, Chichen Itza, Mesikë – site i trashëgimisë kulturore botërore
Disa prej 27 vendeve të trashëgimisë kulturore të UNESKO-s në Meksikë janë qytetet Pre-Hispanike të Teotihuacan, Palenque, Chichen Itza (shtëpia e piramidës së famshme El Castillo) dhe El Tajín.

India – 27 vende të trashëgimisë kulturore

The Taj Mahal – një nga më të famshmit site të trashëgimisë kulturore botërore
Komiteti i UNESCO-s deklaroi 26 vende në Indi si vende të trashëgimisë botërore për kriteret kulturore. Më i famshëm nga të cilat është Taj Mahal.

Mbretëria e Bashkuar – 26 vende të trashëgimisë kulturore

Westminster Palace në Londër – simbol i qytetit dhe site i trashëgimisë kulturore botërore
Mbretëria e Bashkuar ka 26 vende të trashëgimisë botërore sipas kritereve kulturore. Disa prej tyre janë Pallati Westminster dhe Abbey Westminster, Kulla e Londrës, Stonehenge, qyteti i Bath dhe Qyteti i Vjetër dhei Ri i Edinburgut.

Irani – 21 vende të trashëgimisë kulturore

Bazaar of Tabriz në Iran – site i trashëgimisë kulturore botërore
Disa nga 21 vendet e Iranit janë Kopshti Persian, Tabriz Baza e Kompleksit Historik, dhe Shejh Safi al-Din Khānegāh dhe Ansambli i Shenjtë.

Rusi – 17 vende të trashëgimisë kulturore

Kompleksi i Kremlinit në Moskë, Rusi – site i trashëgimisë kulturore botërore
Vendi më i madh në botë është shtëpia e vetëm 17 vendeve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë Kremlinin e Moskës dhe Sheshin e Kuq, ansambli i Konventës Novodevichy në Moskë dhe qendra./ KultPlus.com