Rizvanolli: Shqipëria është afër nesh për t’i zbukuruar më shumë festat

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka falënderuar shtetin e Shqipërisë për ndihmën që do ta ofrojë në fundvit rreth furnizimit me energji elektrike, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, Rizvanolli ka thënë se dy ditët e ndërrimit të viteve kanë simbolikë të veçantë, se përfaqësojnë fillim të ri e është koha që ndajmë me më të afërmit.

“Shqipëria është afër nesh për t’i zbukuruar edhe më shumë këto ditë festive, jo për të filluar por për të vazhduar të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit”, shkroi ajo.

Tutje, Ministrja e Ekonomisë pati një falënderim të veçantë për Ministren Belinda Balluku, e cila bashkëpunoi vazhdimisht me Kosovën.

“Së bashku do të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë në të dy anët e kufirit”, tha në fund Rizvanolli.

Kosova është duke kaluar nëpër një krizë energjetike, ku edhe janë rikthyer reduktimet e rrymës. /KultPlus.com

KEDS – SECURITY CODE | Kompania e Sigurimit | Security Company

81 vjet nga vdekja e At Gjergj Fishtës

Shkrimtari i madh shqiptar i “Lahutës së Malsisë, Gjergj Fishta, vdiq më 30 dhjetor të vitit 1940 në spitalin civil të Shkodrës, shkruan KultPlus.

Në varrimin e tij morën pjesë personalitete të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. At Gjergj Fishta u varros me nderime të mëdha më 31 dhjetor të vitit 1940.

Hafiz Ali Kraja ishte një ndër personalitet e larta që mori pjesë në atë ceremoni dhe aty mbajti një fjalim brilant për mikun e tij të çmuar, At Gjergj Fishtën. Hafiz Ali Kraja ishte një ndër intelektualët e famshëm mysliman nga qyteti i Shkodrës.

Fjalimi i tij në ceremoninë e varrimit të klerikut të shquar, At Gjergj Fishta, është një ndër fjalimet më të bukura të mbajtura në raste të tilla.

Ajo çfarë e bën më të veçantë, është fakti se si një hoxhë i thurr një tekst të tillë të lartë një prifti. Ata ishin intelektualë të shquar dhe ajo ishte me të vërtetë bashkëjetese fetare.

 Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i “Lahutës së Malësisë” në 1937. /KultPlus.com

May be a black-and-white image of 3 people
May be a black-and-white image of 1 person and outdoors
May be an image of 8 people, people walking, people standing and outdoors

Specialja televizive e ‘Harry Potter’ përcjellet me kritika të shumta

Viti i ri për dashamirët e filmit “Harry Potter” do të fillojë me një speciale televizive që ribashkon anëtarët e kastit të “Harry Potter”, shkruan KultPlus.

Megjithatë, bashkimi i kastës së aktorëve ka marrë komente të ndryshme nga kritikët, e ku shumë prej tyre kanë vënë në dukje mungesën e autores JK Rowling.

Ka pasur spekulime se shkrimtarja ishte përjashtuar nga programi pasi komentet e saj të mëparshme për njerëzit trans ndanë opinionin publik.

Rowling nuk shfaqet me anëtarët e kastit në speciale dhe shihet vetëm në videoklipet e arkivave.

Specialja sheh ish-yjet e fëmijëve Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint të ribashkohen me anëtarët e tjerë të kastit, duke përfshirë Robbie Coltrane, Helena Bonham Carter, Jason Isaacs, Gary Oldman dhe Ralph Fiennes, transmeton rtv21.tv

Sidoqoftë, ndërsa disa aktorë si Coltrane i referohen Rowling gjatë intervistave të tyre, vetë Rowling shfaqet vetëm përmes videoklipeve të regjistruara në vitin 2019.

Harry Potter 20th Anniversary – Return To Hogwarts publikohet më 1 janar. /KultPlus.com

Ronela Hajati fiton Festivalin e Këngës në RTSH

Festivali i Këngës në RTSH ka përfunduar natën finale me shpalljen e këngës fituese, që dhe do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision, shkruan KultPlus.

Është këngëtarja Ronela Hajati që me këngën ‘Sekret’ rrëmbeu fitoren e këtij festivali.

Festivali i këngës në RTSH përgjatë këtyre tre netëve erdhi me përlot surpriza dhe këngë e interpretime mjaft të bukura.

Pandemia që ka goditur botën që në fillimet e këtij viti nuk ndaloi mbajtjen e këtij festivali, por përkundrazi i shtoj hijeshinë e shesheve shumëngjyrëshe e përplot histori të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Ndërkaq vendin e dytë e zuri kënga ‘Theje’ kënduar nga Alban Ramosaj.

Kursve vendin e tretë e ndanë artistët Eldis Arrnjeti me këngën “Refuzoj” dhe Rezarta Smana me këngën “E jemja Nuse”. /KultPlus.com

Franca, Italia dhe Greqia thyejnë sërish rekorde

Evropa vijon të shënojë shifra të larta infektimesh me Covid-19, teksa humbjet e jetëve duken të qëndrueshme.

Franca ka thyer sërish rekordin e një ditë më parë, teksa këtë të mërkurë raportoi mbi 208 mijë infektime ditore. Në vend çdo sekonda dy persona rezultojnë pozitiv me virusin vdekjeprurës. Shtrimet mbeten të larta dhe autoritetet i frikësohen një kolapsi spitalor.

Në këtë 24 orësh në Itali kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 mbi 98 mijë qytetarë, duke vendosur kështu një rekord absolut që prej fillimit të pandemisë. Humbjet e jetës kanë shënuar një ulje të ndjeshme në 148 nga 202 që ishin një ditë më parë. 

Situata duket jashtë kontrollit edhe në Greqi, e cila gjithashtu ka thyer rekordin e një dite më parë. Autoritetet shëndetësore greke bën të ditur se janë konfirmuar afro 28 mijë raste, nga 21 mijë që ishin një ditë më parë.

Këtë të mërkurë Autoritetet Shëndetësore në Gjermani raportuan mbi 40 mijë raste të reja infektimesh. Ministri i Shëndetësisë gjermane u shpreh se shkalla e infektimeve ka gjasë të jetë dy ose tri herë më e lartë se ajo çfarë raportohet duke bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë festave.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe është shprehur se mbi 90 % e infektimeve të reja në vend janë të variantit Omicron. Në vend janë konfirmuar më shumë se 200 mijë raste nga ky variant./Tv Klan /KultPlus.com

Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj edhe në film

Gazeta britanike “Observer” ka njoftuar së fundmi se Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj në aktrim, përcjell KultPlus.

Suksesi i saj i jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës ka rezultuar që të bëjë hapjen e rrugeve të tjera në jetën e Lipës.

26 vjeçarja pritet që të bëjë debutimin e saj në aktrim në filmin “Argylle”, një thriller që tematikën e filmit e shtjellon rreth “spiunit më të madh të botës”.

Përveç Lipës dhe Cavill, në film do të luajnë Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson. /KultPlus.com

Image

‘Zgjoi’ filmi më i shikuar në Cineplexx gjatë vitit 2021

Kinemaja “Cineplexx” ka bërë publike së fundmi filmat më të shikuar gjatë vitit 2021, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Cineplexx, njoftoi se “Zgjoi” ishte filmi më i shikuar këtë vit me plotë 31,920 bileta të shitura në Prishtinë dhe Prizren.

Në anën tjetër, filmi “Fast and Furious 9” arriti që të shiste 15,794 bileta, derisa në vendin e tretë dhe të katërt ishin Tom & Jerry dhe Spider-Man.

Filmi “No Time To Die” i agjentit James Bond zuri vendin e pestë për shikime në Cineplexx.

‘Zgjoi’ paraqet historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ata gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre. /KultPlus.com

May be an image of 8 people and text

Çeku pas takimit me Ramën: Vazhdojmë ndërtimin e urave të bashkëpunimit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur sot në takim Kryetarin e ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, shkruan KultPlus.

“Investimet kapitale strategjike ne sektorin e kulturës, studimi i fizibilitetit dhe plani rregullues i hollësishëm për Qendrën Historike të Qytetit të Prishtinës, mbrojtja dhe promovimi i aseteve të trashëgimisë kulturore, përmirësimi i infrastrukturës fizike sportive, bienalja nomade Manifesta, janë vetëm disa nga pikat për të cilat u pajtuam të bashkëpunojmë gjatë vitit 2022, duke bashkërenduar përpjekjet institucionale për krijimin e kushteve të dinjitetshme për komunitetin artistik e sportiv”, shkroi mes tjerash Çeku në “Facebook”.

Ai gjithashtu tregoi se vitin po e përmbyllin me shumë nisma që trasojnë rrugën për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të kulturës e sportit në kryeqytet dhe më gjërë.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë të jetë partner serioz zhvillimor, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me të gjitha institucionet publike dhe shoqërinë civile”, shkruhet në fund të postimit.

Përpos mesazheve, Çeku e Rama ndanë edhe disa fotografi. /KultPlus.com

May be an image of 3 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 1 person, sitting and indoorMay be an image of 1 person, sitting and indoor

Endri dhe Stefi fitojnë çmimin prestigjioz ‘Ferdinand Deda’ në Festivalin e Këngës në RTSH

Për herë të parë në historinë e Festivalit të Këngës në “RTSH”, është dhënë çmimi prestigjioz “Ferdinand Deda”, shkruan KultPlus.

Orkestra e RTSH-së ka ndarë për herë të parë çmimin “Ferdinand Deda”, ku këngëtarët Endri dhe Stefa triumfuan me këngën e tyre “Triumfi i Jetës”.

Pjesëmarrësit, të cilët janë në garë për çmimin e madh, do e përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e radhës të kontekstit muzikor “Eurovision”.

Ky është edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës dhe në garë janë Kelly, Mirud, Urban Band, Evi Reci, Kastro Zizo, Ester Zairi, Viola Xhemaili, Eldis Arrnjeti, Kejsi Rrustja, Xhuli Pjetraj, Olimpia Smajlaj, Shega, Gjergj Kaçinari, Denis Skura, Endri&Stefi Prifti, Janex, Ronela Hajati, Sajmir Çili, Rrezarta Smaja, Alban Ramosaj, të cilët dhuruan momente madhështore me performimin e tyre në dy netët e para. /KultPlus.com

Featured Image

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears në mesin e pesë vokalistëve më të mirë të ‘Eurovision’

Dy këngëtarë shqiptarë janë nominuar për çmimin e vokalit më të mirë të edicionit të fundit të “Eurovision”, shkruan KultPlus.

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears janë në mesin e pesë të nominuarve për të fituar çmimin e vokalistit/es më të mirë në Eurovision vitin e kaluar.

Peristeri, këngëtarja e njohur nga Shqipëria, ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision vitin e kaluar.

Derisa, Gjon’s Tears, këngëtari shqiptar përfaqësoi Zvicrën në këtë garë, ku fituesi do të bëhet i ditur sot. /KultPlus.com

Për herë të parë, shoqata e shkrimtarëve ‘Beqir Musliu’ do të shpallë shkrimtarin e vitit

Për herë të parë që nga themelimi (1997), shoqata alternative e shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Club “Beqir Musliu”, do ta shpallë shkrimtarin e vitit, shkruan KultPlus.

Si vlerë kryesor do të jetë mbështetja në cilësinë dhe vlerat artistike të veprave të botuara brenda një viti kalendarik.

“Ky Çmim, sado simbolik, do të nderojë autorin e veprës dhe do të nxis shkrimtarët edhe më tej të krijojnë e garojnë për vlera, vit pas viti.Të drejtën e konkurimit e kanë anëtarët e këtij asociacioni, qofshin nga Gjilani a Krahina e Anamoravës por edhe më gjerë, të cilët veprat e tyre i botojnë përmes shtëpive botuese që veprojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Një Juri letrare e emëruar nga Këshilli Drejtues i Ars Clubut “Beqir Musliu”, (Nexhat Rexha, Albinë Idrizi e Sabit Rrustemi), nesër në mesditë, përmes një ceremonie ad hoc, do ta bëj publike emrin e fituesit të parë të për vitin 2022. /KultPlus.com

May be an image of 2 people, book and text

BBC bën përmbledhjen e vitit 2021 përmes fotografive të shkrepura nga agjencitë më të njohura të lajmeve

Gazeta britanike, BBC, ka bërë një përzgjedhje të disa prej fotografive më të fuqishme të bëra nga fotografët e agjencive të lajmeve në mbarë botën këtë vit, përcjell KultPlus.

A pro-Donald Trump protester carries the lectern of US Speaker of the House, Nancy Pelosi, through the Rotunda of the Capitol Building
Më 6 janar, mbështetësit e dhunshëm të ish-presidentit kaluan barrikadat dhe hynë në ndërtesë, ndërsa Kongresi po vërtetonte fitoren zgjedhore të Joe Biden.
Kamala Harris (L), standing next to her husband Douglas Emhoff,, is sworn in as US vice-president by Justice Sonia Sotomayor (R)
Kamala Harris bëhet nënpresidentja e parë femër, e zezë dhe e Azisë Jugore e SHBA-së, pasi u betua në detyrë nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomayor.
Family members of Vijay Raju mourn before his cremation ain Bengaluru, India
Anëtarët e familjes së Vijay Raju, i cili vdiq si rezultat i koronavirusit, vajtojnë në një terren krematoriumi në fshatin Giddenahalli në periferi të Bengaluru, Indi, në maj.
A child points to a balloon while sitting on a motorbike with an adult
Një fëmijë tregon një tullumbace në Karaçi, Pakistan, pas lutjeve të Fitër Bajramit, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit në maj.
Search and rescue teams work on the site of a collapsed 12-storey apartment complex in Surfside, near Miami in Florida
Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit punojnë në vendin e një kompleksi apartamentesh 12-katëshe të shembur në Surfside, pranë Miami në Florida, ku 98 njerëz u vranë më 24 qershor. Një pjesë e mbetur e bllokut të apartamenteve u shkatërrua në fillim të korrikut për shkak të frikës së sigurisë. Shkaku i shembjes është ende duke u hetuar.
Orphaned mountain gorilla, Ndakasi, lies in the arms of her caregiver, Andre Bauma, shortly before her death in a gorilla orphanage at Virunga in the Democratic Republic of Congo
Gorilla malore jetime, Ndakasi, shtrihet në krahët e kujdestarit të saj, Andre Bauma, pak para vdekjes së saj në shtator në një jetimore gorillash në Virunga – parku kombëtar më i vjetër i Afrikës – në Republikën Demokratike të Kongos. Z. Bauma e shpëtoi Ndakasin si dy muajshe në 2007 pasi gjuetarët pa leje vranë prindërit e saj. Pa të afërm, rojtarët vendosën se ishte shumë e pasigurt ta linin Ndakasin të dilte në natyrë dhe kështu e rritën atë në jetimoren e gorillave.
Imam Aleksander Bazarewicz says a prayer during the funeral ceremony of a 19-year-old Syrian refugee Ahmed
Imam Aleksander Bazarewicz thotë një lutje gjatë ceremonisë së varrimit të një refugjati sirian 19-vjeçar, Ahmed, i cili u mbyt në lumin Bug duke u përpjekur të shkonte në Poloni, në nëntor. Ceremonia u zhvillua në varrezat lokale të një komuniteti të vogël tatarët myslimanë në Bohoniki.
A person raises their arms after the verdict in the trial of former Minneapolis police officer Derek Chauvin, in front of Hennepin County Government Center, in Minneapolis, Minnesota
Turmat festojnë verdiktin fajtor të ish-oficerit të policisë së bardhë Derek Chauvin jashtë Qendrës Qeveritare të Qarkut Hennepin, në Minneapolis, SHBA, në prill. Një juri e shpalli Chauvin fajtor për tre akuza për vrasjen e George Floyd: vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje nga pakujdesia.
An installation entitled Together, by Lorenzo Quinn, is displayed next to the Great Pyramids of Giza in Cairo, Egypt
Një instalacion i titulluar Së bashku, nga Lorenzo Quinn, shfaqet pranë Piramidës së Madhe të Gizës në Kajro në tetor. Ekspozita, Forever Is Now, shfaqi skulptura rreth pllajës së Gizës, me vepra të artistëve bashkëkohorë egjiptianë dhe të huaj.
Picture provided by the US Air Mobility Command appears to show hundreds of Afghans fleeing Kabul on board an American C-17 cargo plane
Qindra afganë hipin në bordin e një aeroplani të ngarkesave ushtarake amerikane ndërsa largohen nga Kabuli pas pushtimit të vendit nga talebanët në gusht. Uebfaqja amerikane e analizave të mbrojtjes Defence One raportoi se një zyrtar amerikan kishte thënë se ekuipazhi kishte vendosur se ishte më mirë të ngrihej, sesa të detyronte njerëzit të largoheshin nga avioni.
Principal deputy press secretary Karine Jean-Pierre holds a press briefing at the White House in Washington, US
Zëvendës sekretarja kryesore e shtypit Karine Jean-Pierre u bë gruaja e parë me ngjyrë në 30 vjet që organizoi një konferencë të përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, SHBA, në maj. “Është një nder i vërtetë të qëndrosh këtu”, tha ajo. “Por unë besoj se të qenit pas këtij podiumi, të qenit në këtë ndërtesë, nuk ka të bëjë me një person; ka të bëjë me atë që ne bëjmë në emër të popullit amerikan.”
A health worker vaccinates a woman in Siaya, Kenya
Një punonjës shëndetësor mjekësor që kryen vizita derë më derë i injekton një gruaje vaksinën AstraZeneca Covid-19 në Siaya, Kenia, në maj.
An image of the surface of planet Mars
Sipërfaqja e Marsit e parë nën roverin Mars Perseverance në shkurt. NASA ndau qindra imazhe të planetit ndërsa roveri filloi misionin e tij për të gjetur shenja të jetës së lashtë dhe për të mbledhur mostra të shkëmbinjve dhe regolithit (shkëmbi dhe dheu i thyer) për një kthim të mundshëm në Tokë.
Tokyo 2020 Olympics gold medallist Julio Cesar La Cruz of Cuba holds his medal up to his mouth, which has gold on his teeth
Në gusht, Julio Cesar La Cruz nga Kuba pozoi për foto pasi fitoi boksin e peshave të rënda për meshkuj në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
The inside of a tornado-damaged home in Mayfield, Kentucky, US, in December 2021
Pjesa e brendshme e një shtëpie të dëmtuar nga tornado në Mayfield, Kentaki, SHBA, në dhjetor. Tornadot pushtuan shtetin, me zyrtarët që thanë se ishin më shkatërruesit në historinë e Kentakit. Më shumë se 70 persona dihet se kanë vdekur.
Local volunteers gather in an open field and wait to support fire fighters during a wildfire next to the village of Kamatriades, Evia island, Greece
Vullnetarët vendas mblidhen në një fushë të hapur dhe presin të mbështesin zjarrfikësit gjatë një zjarri pranë fshatit Kamatriades, ishulli Evia, Greqi
Icebergs are seen at the at the mouth of the Jakobshavns ice fjord during sunset near Ilulissat, Greenland
Ajsbergët shihen në grykën e fjordit të akullit Jakobshavns në perëndimin e diellit pranë Ilulissat, Grenlandë, në shtator.
Matt Stutzman, of the US, competes in archery at the Tokyo 2020 Paralympic Games
Matt Stutzman, nga SHBA, i njohur si Shigjetari pa krahë, konkurron kundër Marcel Pavlik të Sllovakisë në garën individuale të komponimit të harkut për meshkuj në Lojërat Paralimpike Tokio 2020 në gusht.
US rapper Lil Nas X arrives for the 2021 Met Gala at the Metropolitan Museum of Art in New York on 13 September
Reperi amerikan Lil Nas X në Met Gala 2021 – një nga ngjarjet më të mëdha dhe më me yje të modës – në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, në shtator. Gala u rikthye pasi u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Two astronauts walk in spacesuits during a training mission for planet Mars at a site that simulates an off-site station at the Ramon Crater in Mitzpe Ramon in Israel's Negev desert
Dy astronautë me kostume hapësinore marrin pjesë në një mision në Kraterin Ramon në shkretëtirën Negev të Izraelit, i projektuar për të ndihmuar në përgatitjen për një ulje të ardhshme në Mars, në tetor. Forumi Austriak i Hapësirës dhe Agjencia Hapësinore e Izraelit po bashkëpunojnë në misionin tre-javor.

Bota ishte e mbushur me befasi nga më të ndryshmet në vitin 2021, derisa viti i ardhshëm do të na pres në vitin e tretë pandemike, pa zgjidhje dhe me probleme të ndryshme. /KultPlus.com

*Photos are taken by: AFP, Getty Images and Reuters*.

Dua Lipa do të performojë sonte në eventin e bamirësisë për galanë e UNICEF-it

Korporata “LuisaViaRoma” ka një partneritet të vazhdueshëm me UNICEF-in dhe ishte pjesë në 4 raste gala bamirësie të organizuara në ishujt Sardenja dhe Capri të Italisë. Kurse tani, korporata është duke pritur në internet një përsëritje të formatit të Amerikës së Veriut më 29 dhjetor në resortin me pesë yje të St. Barth’s “Eden Rock”, ku edhe është bërë e ditur se do të performojë ylli botëror, Dua Lipa, përcjell KultPlus.

Një nga ofertat vendimtare të parashikuara për M&A brenda tregtisë së stilit milanez ka ndodhur së fundi.

Firma italiane e kapitalit privat “Style Capital” investoi 130 milionë euro për të grumbulluar 40% të aksioneve në kompaninë multibrandale elektronike me pakicë me bazë në Firence, “LuisaViaRoma”, një nga shumë 4 pikat kryesore të blerjeve luksoze online në Evropë dhe SHBA.

Operacioni u krye kryesisht me anë të rritjes së kapitalit, që synon të mbështesë progresin afatgjatë të platformës së tregtisë elektronike, e cila ka një qarkullim prej rreth 230 milionë euro.

Pas blerjes, e cila ndoshta do të finalizohet në krye të vitit 2021, Andrea Panconesi, gjyshja e të cilit Luisa Jaquin në 1929 hapi një butik të vogël në Firence’s “Through Roma”, fara kryesore e suksesit të firmës shtëpiake, do të bëhet kryetar, ndërsa emërimi i një shefi të ri qeveritar ndoshta do të prezantohet shpejt.

“Unë besoj se pandemia dha një nxitje dhe përshpejtoi ndryshimin në mënyrën më të mirë që njerëzit blejnë sende luksoze që tashmë po ndodhnin më herët se. Ky kurs mund të ketë një bisht të zgjatur dhe është një sekondë thelbësore për të zbuluar liderët e vërtetë të tregut në planin afatgjatë,” përmendi themeluesja dhe CEO e “Fashion Capital”, Roberta Benaglia.

“LuisaViaRoma” ka një partneritet të vazhdueshëm me UNICEF-in dhe ishte pjesë në 4 raste gala bamirësie të organizuara në ishujt Sardenja dhe Capri të Italisë; ata janë duke pritur në internet një përsëritje të formatit të Amerikës së Veriut më 29 dhjetor në resortin me pesë yje të St. Barth’s Eden Rock./ KultPlus.com

Çeku në takim me ekipin e filmit ‘Zgjoi’: Kinematografia e Kosovës po ec në hap me botën

Ekipi i filmit “Zgjoi” është takuar me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, Çeku njoftoi se ka pritur në takim ekipin që po bën historinë drejt çmimin prestigjioz “Oskar”.

“Institucionet e shtetit janë duke e ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë rrugëtim të përbashkët”, shkroi Ministri në “Facebook”.

Ai tutje shtou se ky takim ishte një kënaqësi e veçantë për të. “Artistët tanë vazhdojnë të na përfaqësojnë dinjitetshëm. Kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën”, përmbylli postimin.

“Zgjoi” së fundmi është përfshirë në listën e ngushtë për nominimet në Oskar. /KultPlus.com

‘Kush ta fali bukurinë’

Lasgush Poradeci

Kush ta fali bukurinë
Qe t’ë më trerosh te zinë!

Kur të pashë për të vluar,
Pëllumbeshë pendë-shkruar,
Bubu! Plumb në kraharuar,
Plumb që vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me një qoshe,
Dic, m’ju flisje, dic m’ju thoshe,
Gushë-e-llerë-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckëzat e tua,
Sy-larme! C’më fole mua.

Leshrave t’ju binte hija,
Yll i ndezur me shkëndija,
Ndezur mun në mes ne ballë,
Të më vesh në dhe të gjallë. /KultPlus.com

Sonte bëhet e ditur kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’ – nata finale e Festivalit të Këngës

Nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH do të fillojë sonte nga ora 21:00, shkruan KultPlus.

Dy netët e kaluara u përcollën me performanca të magjishme, të cilat i dhanë një tjetër ndriçim skenës së madhe të festivalit.

Pjesëmarrësit, të cilët janë në garë për çmimin e madh, do e përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e radhës të kontekstit muzikor “Eurovision”.

Ky është edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës dhe në garë janë Kelly, Mirud, Urban Band, Evi Reci, Kastro Zizo, Ester Zairi, Viola Xhemaili, Eldis Arrnjeti, Kejsi Rrustja, Xhuli Pjetraj, Olimpia Smajlaj, Shega, Gjergj Kaçinari, Denis Skura, Endri&Stefi Prifti, Janex, Ronela Hajati, Sajmir Çili, Rrezarta Smaja, Alban Ramosaj, të cilët dhuruan momente madhështore me performimin e tyre në dy netët e para.

Sabri Fejzullahu, Mihrije Braha, Naim Abazi, Pirro Çako, Gili e Irma Libohova ishin në mesin e artistëve që performuan mbrëmë së bashku me këngëtarët që janë në garë. /KultPlus.com

May be an image of text

Kosova me suksese edhe në ski, Kiana Kryeziu shkruan histori

Garuesit e Kosovës janë udhëhequr nga Selektori Agim Pupovci, ku gjatë ditës së sotme kanë shkëlqyer në disiplinën e Sllallomit të Madh (GS), shkruan KultPlus.com

Kiana Kryeziu u radhit e 4-ta dhe bëhet femra e parë në historinë e Kosovës që arrinë rezultatin e parë për përmbushjen e normës Olimpike me 148.61 pikë të FIS-it.

Drin Kokaj pas suksesit të djeshëm në SL sot ai ka fituar edhe normën e parë olimpike edhe në Sllallom të Madh (GS) me 148.80 pikë. Ai u radhit i 12-ti.

Arbi Pupovci u radhit i 9-ti dhe arriti 114.08 pikë të FIS-it, i cili me këtë rezultat përmbush kriterin edhe për disiplinën e GS.

Arba Pupovci radhitet e 10-ta dhe ka arritur pikët më të mira në karrierën e saj me 215 pikë në GS. /KultPlus.com

May be an image of 1 person and skiing

Rama dhe Çeku në takim, diskutojnë për ndërtimin e Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar së fundmi një takim me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Rama ka njoftuar se kanë diskutuar për një varg çështjes të cilat i kanë prioritet si qeverisje komunale.

“Ministrit Çeku i kërkova bashkëpunim për projekte të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kulturore, siç janë ndërtimi i Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor. Nga ana e tij, ministri Çeku më shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona”, ka shkruar Rama mes tjerash.

Ndër të tjera, si temë e takimit ishin edhe përgatitjet e përbashkëta për Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta, që vitin tjetër vjen në Prishtinë. /KultPlus.com

Kuvendi i Kosovës miraton vendimin e Qeverisë, gjendje emergjente e krizës energjetike

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë, më 24 dhjetor, për gjendje emergjente që do të zgjasë 60 ditë, gjendje e cila ka të bëjë me krizën energjetike, shkruan KultPlus.

Për arsye të rritjes së çmimit të energjisë elektrike nëpër vende të ndryshme, e gjithashtu rritjen e konsumit të madh gjatë sezonit të dimrit, e gjitha kjo ka ndikuar që të ketë një krizë energjetike në vend.

Ngarkesa e madhe dhe shkaktimi i problemeve të mëdha në rrjeti, ka ndikuar që Blloku B në vend të pësojë probleme të mëdha.

Përpos këtij vendimi emergjent, Qeveria e Kosovës gjithashtu ka bërë ndarjen e 20 milionë eurove për kompaninë KEDS, pasi këta të fundit ishin në gjendje të vështirë financiare si rezultat i importit të rrymës me çmim shumë të lartë. /KultPlus.com

Muzeu Arkeologjik i Durrësit bëhet me audioguidë

Muzeu Arkeologjik i Durrësit i shtohet muzeve që ofrojnë shërbimin e audioguidave.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh sot se tashmë vizitorët mund të shijojnë jo vetëm objektet arkeologjike që kanë udhëtuar përmes shekujve, por edhe historinë e tyre.

“Audioguida përbëhet nga 44 qëndrime, me një kohëzgjatje prej 35 minutash, si një ftesë e bukur për të gjithë vizitorët”, tha Margariti.

Audioguida në Muzeun Arkeologjik të Durrësit ofrohet në 2 gjuhë.

Sistemi i audioguidave po aplikohet po ashtu edhe në muzetë e tjerë, sitet turistike dhe kulturore, duke pasuruar eksperiencën e vizitorëve të tyre./atsh/KultPlus.com

2318 euro për fëmijët me autizëm nga shitja e librit ‘Kosova në 14 tregime kulturore -2’

Autori i librit ‘Kosova në 14 tregime kulturore -2’, Arbër Selmani, ka njoftuar se nga shitja e këtij libri  në këtë vit janë mbledhur 2318 euro e të cilat janë dhuruar donacion te Shoqata ‘Autizmi’, përcjell KultPlus.

‘Kosova në 14 tregime kulturore-2’ përmbledh gjithsej 14 intervista që në fokus kishin rrëfimin e karrierës dhe jetës së 14 personazheve si: Xhevat Syla, Mixha Ramë, Adelina Thaqi Meta, Agim Qena, Luan Hajra, Hana Cakuli, Lala Meredith-Vula, Naser Berisha, Rifat Kukaj, Bajram Bylykbashi, Malda Susuri, Zake Prelvukaj, Kenneth Andresen dhe Abdullah Konushevci.

E të gjitha mjetet e siguruara nga shitja e këtij libri shkojnë për Shoqatën ‘Autizmi’

KultPlus ua sjell postimin e plotë të Arbër Selmanit:

2318 euro këtë vit për fëmijët me autizëm!

Sot e dërgova te Shoqata “Autizmi” – Prishtinë edhe donacionin e fundit për këtë vit, prej shitjes së librit tim të dytë. Gjithsejt, në tri donacione, janë mbledhë 2318 euro, për të cilat e falenderoj edhe i përulem secilit e secilës prej juve! PA JU nuk është e mundur as bamirësia, as blerja e librit, as kjo ndihmë. Paçit veç t’mira.

Prej një thirrjeje times personale, veç për tri javët e fundit janë mbledhë rreth 500 euro. Po e falenderoj këtu, te ky donacioni i fundit, sidomos shoqen time Zana Hoxha e cila me ekipin e saj i kanë ble 20 kopje të librit këtë fundvit, dhe shoqen tjetër Rudinë Jakupi e cila poashtu i ka ble 5 kopje për veten dhe kolegët e saj. Jam tepër i nderum që më keni ndihmu prej marsit të këtij viti kur libri ka dalë në shitje.

Sot, për fatin e mirë, edhe këngëtarja e shoqja ime Dafina Zeqiri e vizitoi Shoqatën Autizmi. Dafina, shitjet fizike të albumit të saj të fundit i ka dediku për këtë shoqatë dhe mirëqenien e këtyre fëmijëve, dhe edhepse nuk më takon mu me e thonë, shuma që po dhurohet donacion prej Dafinës është përtej pritjeve e parashikimeve, e kjo më gëzon shumë. Dafina sot premtoi që nuk do të ndalet me kaq, dhe kjo ish dashtë me shërby si inspirim për çdo artist tjetër! Besa as unë nuk do të ndalem me kaq!

‘Kosova në 14 tregime kulturore -2’ prej ditës së parë e ka pasë efektin e vet te blerësi dhe te shpirti bamirës. Emocionalisht, plotësohem sa herë që e shoh që artistët ndihmojnë në kauza. Sot, këtij plotësimi iu shtua edhe një shtresë tjetër. Për me e përfundu, e falenderoj prapë secilin dhe secilën që e ka ble librin tim (fizikisht në Kosovë apo edhe e ka porositë për në diasporë), sepse keni ndihmu jetërat e plot fëmijëve me autizëm, në Prishtinë dhe në Prizren. Shëndet, dashni./KultPlus.com

Më 5 janar, Lea Ypi promovon në Prishtinë librin ‘Të Lirë’

Më 5 janar nga ora 18:00, në librarinë Dukagjini në Prishtinë do të bëhet promovimi i librit “Të Lirë”, ku do të marrë pjesë edhe vetë autorja Lea Ypi.

Libri “Të Lirë” nga autorja Lea Ypi sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm.

Ky roman është botuar në 15 gjuhë të ndryshme të botës./KultPlus.com

Dhjetë vjet nga kënga ‘Suus’, Rona Nishliu shpalos arsyen e pjesëmarrjes

Në 10-vjetorin e krijimit të këngës ‘Suus’, Rona Nishliu ka ndarë me publikun arsyen e pjesëmarrjes në edicionin e 50-të të Festivalit të Këngës në RTSH, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në Facebook, Nishliu thotë se ajo që e bëri të marrë pjesë në këtë festival ishte kthimi i Orkestrës së plotë pas më shumë se dy dekadash.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të saj:

Shpesh më keni pyetur “pse konkurrove në FiK 50”?

Dihet se çdo festival fton në sesione informative muzikantët në lidhje me zhvillimet që sjell çdo edicion i ri. Prof Shpetim Saraci, Drejtor Artistik i Festivalit, na mblodhi në Prishtinë për të rejat e edicionit 50. Ajo që më bëri të marr pjesë ishte kthimi i Orkestrës së plotë pas më shumë se dy dekadash! E mendova si privilegj pjesëmarrjen dhe mundësinë për t’u prezantuar në një format të tillë. Rreth 10 ditë prova për “Suus” me Orkestrën e mrekullueshme nën dirigjimin e prof. Alfred Kacinari dhe në piano me profën tim Shpetim Saraci ishin ditë magjike me plot emocione pozitive, dhe s’kishte ku të shkonte më mirë se kaq. E pa ngarkuar totalisht nga ambicia për garë (këtë e dijnë më së miri miqtë e mi backvokalë me të cilët zbardhëm shumë mëngjese bashkë El-Tina Minarolli dhe Armando Likaj) konsiderova këtë prezantim si një pikë të një koncerti solistik që e ëndërroja, aq më tepër që në prova e në çdo ambient përfliteshin emra të tjerë për triumf si Elton Deda, Elhaida Dani, Frederik Ndoci, Kamela Islamaj, etj. Gjithsesi unë e shijova në maksimum këtë eksperiencë dhe në këtë 10 vjetor vendosa të ndaj me ju këtë kujtim të bukur për pyetjen tuaj të shpeshtë. Ju dua./KultPlus.com

‘Aurora’

Poezi nga Carl Spitteler

Përktheu: Skënder Buçpapaj

Aurora

E ka parë kush Aurorën, motërzën time, vallë?
Ajo është nusja ime, ndaj atë dua ta kem prapë.
Ne po kërcenin bashkë. Pastaj erdhi murlani
Dhe ma mori të ngratit.
E pra unë e di se ç’pati:
Ajo është e bukur tejet,
Dhe gjithë prej ajri!
Shtatin kaq latuar e flatrat kaq praruar
Dhe në skaje flatrat sipër
Plot me lajlelulexhingëlamingël! “”

Seç ia behu Aurora mu tek unë flakërimë,
Qull e lagur, krahët thyer, e pafrymë.
“Oh Zot!” thirri ngjethshëm, me ankth e drojë,
“Ç’kohë janë, vallë, këto që ne jetojmë!
Vetëm hidhërim dhe pikëllim miliona herë,
Dhe frikë, dhe zemërim dhe vuajtje paprerë!
Papritur në çast:
Rashë në lum sakaq.
Dhe po të mos ishte mrekullia vetë
Pra, më s’do kishe dëgjuar për mua në kët jetë;
Dhe unë nuk do të isha ulur më atje.
– Çfarë mendoni se ka ndodhur, de?

Dy njerëzushë shumë të bukur pak të bardhë, sa unë kurrë nuk kam parë të tillë kaq të bardhë,
U ngjitën deri në lum me mamanë e tyre krah për krahu bashkë.

Unë nuk e di si quheshin dhe kush ishin vallë.
Në kokë në vend të flokëve ata kishin ar,
Dhe gojë të vogël! – Gojë të vogël! Të thashë ty! Për gjiri!
Dhe në sytë e tyre ata manushaqe kishin.
– Papritmas, gruaja e bukur mua m’u vërvit zëçjerrë:
“Ah, pa shihni atje në ujë,” bërtiti ajo, “kafsha e mjerë!
Si përpëlitet dhe përplaset nëpër shtjellë
Dhe me brirëthit lutet e kërkon ndihmesë! ”

Dhe djemtë e mirë kishin një fletë në duar
E me të katra për tek unë u çapëluan
Gati me një frymë.
Ata mua më shtynë
Dhe në breg me butësi edhe kujdes më nxorrën mua.”

“Dhe të ndriçoi ideja
T’i falënderosh nga zemra?”

“Oh, nuk arrita dot ta shqiptoj falenderimin, do pranuar hapur:
Në frikë dhe përshtjellim e pashë veten të kapur! ”

” E pra, kjo shihet qartë me sy!
– Uluni për pak çaste
Tek këto manushaqe
Dhe thani kockat mirëfilli
Nën këto rreze dielli.
Më pas fluturojmë për në shtëpinë e njerëzve
Dhe iu trokasim shpëtimtarëve të jetës tënde.
Ty të pëlqen në gojët e tyre të vogla të shuash etjen.
Por kryesorja, ata sytë e saj të manushaqtë
I puth unë tashmë vetë, njëzet e katër herë pa ndarë.
Ajo e ka merituar atë. Mos jini ziliqarë! “./KultPlus.com